Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh @thirrjanekurandhesunneh Channel on Telegram

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

@thirrjanekurandhesunneh


Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh (Albanian)

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh është një kanal i Telegramit që ka për qëllim të promovojë dhe të ndajë përmbajtje të rëndësishme nga Kur'ani dhe Sunneti. Në këtë kanal do të gjeni postime të rregullta me fragmente nga Kur'ani, hadithe nga Profeti Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe interpretimet e tyre. Përmes këtij kanali, ju do të mësoni më shumë për doktrinën islame dhe traditat e saj të rëndësishme. nnKush është ai? Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh është një kanal i krijuar për të qenë një burim i rëndësishëm për ata që duan të mësojnë më shumë për fenë islame dhe të kuptojnë thelbin dhe mësimet e saj. Kanali është i hapur për të gjithë, pa dallim të feve, dhe synon të promovojë harmoninë dhe respektin mes njerëzve të ndryshëm. nnÇ'të gjeni në këtë kanal? Përveç fragmenteve nga Kur'ani dhe haditheve të Profetit Muhamedit, në kanalin Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh gjithashtu do të hasni shkrime dhe analiza të thella mbi tematika të ndryshme fetare. Do të shpjegojnë rregullat dhe praktikat e zakonshme të fesë islame, duke ju ndihmuar të kuptoni më mirë mësimet dhe urdhrat e saj. Në këtë mënyrë, ju do të zgjeroni njohuritë tuaja për fenë islame dhe do të arrini një kuptim më të thellë për thelbin e saj. nnThirrja: në Kur'an dhe Sunneh është një burim i çmuar për të gjithë ata që janë të interesuar për studimin dhe kuptimin e Islamit. Mos hezitoni të bashkoheni në këtë kanal dhe të merrni pjesë në diskutimet dhe shkëmbimin e idesë mbi tematikën fetare. Ju lutemi, përhapni fjalën dhe ndani këtë nismë të rëndësishme me miqtë tuaj! Islam, si fe e madhe dhe e rëndësishme, meriton të studohet dhe të kuptohet, dhe kanali Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh është një hap i mirë për të filluar këtë udhëtim në mësimet e tij.

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

16 Oct, 22:04


https://youtu.be/sl7vM1PmIV8?si=-z7ENN9xdMz0500r

https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

16 Oct, 15:11


Nuk është zbritur ndonjë ajet më i rënd dhe më trishtues për banorët e zjarrit se sa ky ajet:

“Shijoni dënimin, vuani, se Ne nuk do t’u shtojmë juve tjetër vetëm se dënim dhe vuajtje.” [Kur’an En-Nebe’ 30]

“Pra ata do të shijojnë shtimin e dënimit, dënim mbi dëmin, vuajtje mbi vuajte, deri në pafundësi.”

Abdullah bin Amr, Allahu qoftë i kënaqur me të.

[عمدة التفسير ص.٣/٦٢٩]
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

15 Oct, 22:10


Një ndër mëkatet më profitabile të shejtanit, menjëherë pas shirkut, është besimi në paragjykime në mënyrë të verbër dhe me një drejtim të vetëm. Shejtani i mpinë aq shumë disa njerëz në paragjykimet e tyre vetëpëlqyese, saqë ata fillojnë t’u besojnë atyre më shumë sesa fakteve dhe provave! Madje, disa arrijnë të besojnë se edhe në parimet themelore të fesë kanë të drejtë bazuar në paragjykimet e tyre. Disa të tjerë shkojnë deri aty sa të marrin hakun e njerëzve dhe të shpifin duke u bazuar në paragjykime të pabaza, pa asnjë fakt të vërtetë.

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, na mësoi se duhet të flasim vetëm me fakte të qarta, sikurse dielli që ndriçon në kupën e qiellit. Përndryshe, nëse nuk kemi fakte, duhet të heshtim dhe të mos flasim pa prova!
H.H
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

15 Oct, 12:08


Reagimi i fëmijëve kur ua marrim pajisjet elektronike nga duart, shkatrrimi i fëmijëve tanë përmes internetit apo lojërave elektronike...

O ju, që keni besuar! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.
Surja Et'Tahrim Ajeti 6
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

15 Oct, 11:56


Nën hijen e ajeteve të sures Ankebut...

Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?!

Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.
(Ankebut ajeti 2-3 )
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

15 Oct, 08:59


Nese dikur mjekrën e ke lëshuar per shkak se është sunnet i Resulullahut salallahu Alejhi ue selem, ndërsa sot e ke shkurtuar,a devijuan argumentet apo devijove ti?
Nese dikur i shkurtove pantollat nën nyjën e kembes per shkak se profeti salallahu Alejhi ue selem ka thënë se pjesa rrobes e cila varet nën nyjën e kembes është ne zjarr , atëherë sot qe i zgjate poshte pantollat a devijuan argumentet apo devijove ti?
argumentet e sakta nuk munden me devijuar porse ti Po.!
Nese dikur i thoje se pas filanit apo alanit nuk falem për shkak të kufriateve apo bidateve etj,ndersa sot ke shkuar je ul në prehrin e tyre ,a u rregulluan ata dhe u kthyen në rrugën e drejtë apo je ti që devjove dhe re ne prehrin e tyre?
Ka ardhur koha ku secili duhet me ndalu dhe me marr vetën në llogari per te gjitha lëshimet që i bënë prej fesë së Allahut Subhanehu ue teala...
Allahu na ruajt neve dhe juve Vllazni dhe motra të cilët e doni dhe e pasoni sunnetin e Resulullahut salallahu Alejhi ue selem...
Allahu mos na devijofte zemrat nga udhezimi dhe nga pasimi i sunnetit të Resulullahut salallahu Alejhi ue selem.
Në këtë dunja e kemi shumë të lehtë mu arsyetu ndaj njeri tjetrit porse qeshtja është se a te vlejnë tek Allahu kto arsyetime diten kur nuk te bën dobi as dinari as dirhemi as pasuria as familja etj...

O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën, kur Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që besuan bashkë me atë. Drita e tyre do të shkëlqejë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: “O Zoti ynë, përsose dritën tonë dhe falna ne! Vërtet Ti je i Fuqishëm për çdo gjë”.

Surja Et'Tahrim Ajeti 8

https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

14 Oct, 19:34


https://youtu.be/9fNOqRP7xB0?si=1rgw2o-ANiK704Sd

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

14 Oct, 16:39


Toka është drithëruar, qielli errësuar, fatkeqësi janë shfaqur në tokë e në det, si pasojë e padrejtësisë së tiranëve. Nuk ka më bereqet, të mirat janë pakësuar dhe gjahu është zhdukur si pasojë e krimeve të njerëzve shkatërrimtarë. Oh! Edhe drita e ditës dhe errësira e natës kanë filluar të vajtojnë për shkak të punëve të ndyra dhe veprave të fëlliqura që bëjnë njerëzit! Engjëjt që shkruajnë dhe ata që udhëtojnë, kanë filluar të ankohen te Zoti për imoralitetin që është shtuar, për të këqijat që janë shfaqur, për poshtërsitë që janë përhapur… dhe kjo padyshim, për Zotin, nuk është veçse një re e zezë që paralajmëron për shtrëngatën e ndëshkimit që po vjen, një shenjë për belanë që po sjell kjo natë e errët! Largohuni pra nga rruga e kësaj furtune duke u penduar sinqerisht, sepse porta e pendimit, akoma është e hapur dhe kthimi te Zoti, akoma është i mundur! Por ja, porta para jush do të mbyllet, pengu i borxhit do t’u merret dhe krahët do t’u lidhen, “dhe ata që bëjnë padrejtësi, do ta shohin se ku kanë për të përfunduar.” (Shuara, 227)
[Ibn Kajjim Rahimehullah]
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

14 Oct, 16:00


Kur njerëzit i kthyen shpinën Kur’anit dhe Sunetit, nuk vendosnin më sipas tyre dhe besuan se këto të dyja nuk mjaftojnë, por i dhanë përparësi opinioneve të tyre, analogjisë, asaj që u dukej atyre e mirë dhe fjalëve të të parëve të tyre, e gjithë kjo erdhi si pasojë e prishjes së natyrshmërisë së tyre, errësirës në zemra, paqartësisë në të kuptuar, shpëlarjes së trurit dhe të gjitha këto u bënë karakteristikë e përgjithshme, ku njeriu lindej, rritej dhe plakej me këto ide, duke mos iu dukur aspak të këqija, tamam atëherë mbi ta erdhi një shtet tjetër, ku vendin e Sunetit e zuri bidati, vendin e logjikës, dëshirat, vendin e arsyes, pasionet, vendin e udhëzimit, humbja, vendin e së mirës, e keqja, vendin e dijes, injoranca, vendin e sinqeritetit, hipokrizia, vendin e së vërtetës, e kota, vendin e ndershmërisë, mashtrimi, vendin e këshillës, lajkat, vendin e drejtësisë, tirania, pra, tërë pushteti u takonte këtyre veseve. E të gjitha këto që thashë, janë për banorët e këtij vendi, ashtu siç ishin edhe të parat, po për ta...

Ibn Kajjim el Xheuziji - Rahimehullah
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

13 Oct, 10:05


|Ruajuni prej njerëzve të cilët kur i peshojnë të tjerët i peshojnë me peshoren e epshit dhe jo me peshoren e teuhidit!|

Hoxhë Shkelzen Salihu,(Allahu e ruajt)
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

13 Oct, 07:49


Nga: Enes ibn Malik Ensariu - Radijallahu anhu.

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehab Thekafiu, e këtij i ka treguar Ejubi nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i ka këto tri gjëra, e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit:
1. Që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se çdo gjë tjetër,
2. Që të dojë një person vetëm për hir të Allahut,
3. Që të urrejë kthimin në mosbesim ashtu siç urren të hidhet në Zjarr.

Referenca në libër: Buhariu 16
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

12 Oct, 19:43


https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

12 Oct, 08:07


Nën hijen e ajeteve të sures: Esh'shuara...

ٱلَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهۡدِينِ
Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua,

-Surja Esh-Shu'ara, Ajeti 78
وَٱلَّذِي هُوَ يُطۡعِمُنِي وَيَسۡقِينِ
Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë,

-Surja Esh-Shu'ara, Ajeti 79
وَإِذَا مَرِضۡتُ فَهُوَ يَشۡفِينِ
Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,

-Surja Esh-Shu'ara, Ajeti 80
وَٱلَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحۡيِينِ
Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,

-Surja Esh-Shu'ara, Ajeti 81
وَٱلَّذِيٓ أَطۡمَعُ أَن يَغۡفِرَ لِي خَطِيٓـَٔتِي يَوۡمَ ٱلدِّينِ
Ai te i cili kam shpresë se do të m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.

-Surja Esh-Shu'ara, Ajeti 82
رَبِّ هَبۡ لِي حُكۡمٗا وَأَلۡحِقۡنِي بِٱلصَّٰلِحِينَ
Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët!

-Surja Esh-Shu'ara, Ajeti  83
وَٱجۡعَل لِّي لِسَانَ صِدۡقٖ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ
Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,

-Surja Esh-Shu'ara Ash, Ajeti 84
وَٱجۡعَلۡنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ ٱلنَّعِيمِ
Më ben prej trashëgusve të Xhennetit të begatshëm,

-Surja Esh-Shu'ara, Ajeti 85
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

11 Oct, 15:34


Fjala nuk ka vlerë veçse e shoqëruar me vepër. Fjala dhe vepra nuk kanë vlerë veçse të shoqëruara me nijet. Dhe fjala, vepra dhe nijeti nuk kanë vlerë veçse nëse janë sipas sunetit (të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem)!"
Hasan el Basri, Allahu e mëshiroftë
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

11 Oct, 09:41


#DërgoSalavate mbi Pejgamberin ﷺ

“Është e vërtetë, se Allahu dhe engjëjt e Tij e lavdërojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, lavdërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”.
[[Ahzab: 56]]

اللهم صل وسلم على نبينا محمد 🤍
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

10 Oct, 23:52


#Shpërndajeni sa më shumë linkun e faqes tonë në mënyrë që të përfitojmë të gjithë nga mësimet të cilat i postojmë... Allahu na dhëntë sinqeritet dhe na pranofte çdo vepër të cilën e bëjmë vetëm per kenaqesine e Tij Subhanehu ue teala...

https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

10 Oct, 22:01


Adhurimi i hoxhallarëve - Hoxhë Shkelzen Salihu (Allahu e ruajt)
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

10 Oct, 21:54


Sheriati i Allahut - Hoxhë Abdurrahim Balla ( حفظه الله )
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

Thirrja: në Kur'an dhe Sunneh

10 Oct, 21:17


Sjellja e njeriut është e çuditshme: nëse ka ndonjë nevojë i lutet dhe i përkushtohet Allahut me të gjithë energjinë e tij, në mënyrë që t'i realizohet kërkesa, mirëpo nuk i lutet Zotit që t'i japë gjallëri jetës së zemrës, që ajo të mos i vdesë nga injoranca dhe shkujdesi, dhe nuk i lutet ta shërojë nga sëmundjet e pasioneve tokësore dhe dyshimeve. Në qoftë se këtij njeriu i vdes zemra, ai nuk e ndien mëkatin.

Ibn Kajjimi -Allahu e mëshiroftë-
El-Fevaid 144
https://t.me/ThirrjaneKurandhesunneh

1,219

subscribers

909

photos

292

videos