Hoxhë Rexhep Memishi @rmemishi Channel on Telegram

Hoxhë Rexhep Memishi

@rmemishi


Kanal zyrtar!

Hoxhë Rexhep Memishi (Albanian)

Hoxhë Rexhep Memishi është një kanal i njohur në Telegram që ofron mësimet dhe ligjëratat e Hoxhës Rexhep Memishi. Për ata që duan të ndjekin dhe të mësojnë nga një hoxhë me eksperiencë dhe dije të thellë në fushën e fetës islame, kanali i tij është një burim i vlefshëm. Hoxha Rexhep Memishi ka një reputacion të ndërtuar si një udhëheqës fetar dhe një mësues i mirë për besimtarët e tij. Ligjëratat e tij janë të kuptueshme dhe inkurajojnë të mirën dhe moralin. Në këtë kanal zyrtar, besimtarët gjithashtu mund të gjejnë artikuj dhe video të tij, duke i bërë të lehtë për ta ndjekur mësimet e tij. Hoxhë Rexhep Memishi përdor Telegramin si një mjet efektiv për të shpërndarë mesazhet e tij fetare dhe për të ndihmuar njerëzit të rriten në rrugën e tyre të besimit. Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë në lidhje me Islamin dhe për të mbështetur një hoxhë të respektuar, "rmemishi" është kanali që duhet të ndiqni.

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Jan, 18:10


Live stream finished (43 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Jan, 17:27


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Jan, 15:58


Sonte jemi drejtëpërdrejtë pas namazit të Jacisë me temën:

Tërësia e kuptimit të fesë prej të gjitha lëmive të Islamit!

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Jan, 14:41


Mos u vesh dhe mos vozit për t’i plasur disa njerëz, sepse nuk e plas dikë pos vetveten!

Nga Ebu Derdaja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thuhet:
“Kush hipën mbi një kafshë të famshme (për luks apo krenari) ose vesh rroba të famshme (për t’u dukur), Allahu largohet prej tij sa kohë që është mbi të, edhe nëse ai është i nderuar tek Allahu.”

Ez-Zuhd nga Hennad bin Es-Sari (2/428).

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Jan, 13:33


Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Allahu e mëshiroftë atë njeri që merret me punët e veta, kufizon fjalët e tij, i përkushtohet leximit të Kuranit, qan për kohën e tij, studion vazhdimisht dy Sahihët (Buhariun dhe Muslimin), dhe e adhuron Allahun para se ta befasojë vdekja. O Allah, ndihmën dhe mëshirën tande e kërkojmë.”

Tedhkiretul-Huffadh, 2/86

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

12 Jan, 21:46


https://youtu.be/rzujLHvBdcM?si=3zjk5yIvy1AYcTrL

Hoxhë Rexhep Memishi

12 Jan, 13:57


https://youtu.be/V0uRISEdS4w?si=xO4DwJfaFKlp4sOY

Hoxhë Rexhep Memishi

12 Jan, 12:24


- Kush duhet t'i cakton temat e Muslimanëve!?

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Jan, 18:27


Live stream finished (1 hour)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Jan, 17:25


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Jan, 13:55


Sonte pas namazit të jacisë jemi drejtëpërdrejtë në Telegram

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Jan, 13:49


Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nëntë të dhjetat e sjelljes së mirë qëndrojnë në mosvërejtje.”

[Tehdhib el-Kemal (19/370)]

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

10 Jan, 21:37


Live stream finished (1 hour)

Hoxhë Rexhep Memishi

10 Jan, 20:01


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

10 Jan, 15:43


https://youtu.be/ghZXps-qDBQ?si=Tmm3lzW0E1Pk94uK

Hoxhë Rexhep Memishi

10 Jan, 13:45


ℹ️ Pas ligjëratës do të kemi Pyetje dhe Përgjigje.

Hoxhë Rexhep Memishi

09 Jan, 16:37


Parashtrimi i Pyetjeve dhe Temave që na Brejnë: Udhërrëfyes drejt Qëllimit Final për të cilin jemi Krijuar

Të bësh pyetje që i tejkalojnë kufijtë e sferës njerëzore, padyshim të shpijnë në shqetësim të sigurt. Për këtë arsye, jemi muslimanë – të dorëzuar ndaj Allahut. Kureshtja e tepërt e njeriut ishte edhe shkaku i mëkatit të babait tonë, Ademit (alejhi selam), në Xhenet.

Disa njerëz, kur u thuhet se është e ndaluar të bëhen pyetje të caktuara në fe, mendojnë se kjo është vetëm një strategji për t’i larguar ose për të zgjatur zgjidhjen e dyshimeve të tyre. Në veçanti kjo vlen për pyetjet hipotetike, ato që nuk kanë asnjëherë mundësi të ndodhin, apo ato që shkaktojnë shkatërrim shpirtëror. Këto lloje pyetjesh futin dyshime në zemër dhe shkatërrojnë besimin e besimtarit deri në vdekje.

Duhet të dini se shejtani nuk pushon, sidomos kur njeriu udhëzohet ose afrohet drejt udhëzimit të Allahut të Plotfuqishëm. Kjo është një nga arsyet kryesore të devijimit pas udhëzimit. Pasi udhëzohet në Islam, njeriu përballet me dyshime të shumta: dyshime në besim, në abdes dhe pastërti, në numrin e rekatëve, dyshime dhe turp nga vëllezërit muslimanë, frikë për rizkun dhe jetën, si dhe një mori pyetjesh që i vijnë në mendje.

Ai do të sprovohet me rënien në mëkatin ose bidatin më të afërt me karakterin e tij. Prandaj, besimtari duhet të ketë një hoxhë, sikurse babain e tij, tek i cili ndan dyshimet dhe pyetjet që i shfaqen. Ky hoxhë duhet të jetë një njeri me besueshmëri të lartë dhe dije të thellë, që t’i japë përgjigje akademike dhe të drejta, duke e udhëzuar drejt njohjes së Zotit të tij, vetes së tij dhe armikut të tij të përbetuar, shejtanit të mallkuar.

Për këtë arsye, i Lartësuari na ndaloi të bëjmë pyetje që nuk i shërbejnë qëllimit të krijimit tonë. Allahu i Lartësuar thotë:

“O ju që keni besuar! Mos pyetni për gjëra të cilat, nëse ju bëhen të njohura, do t’ju mërzisin…”
(Sureja El-Maide, 101)

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, thotë në I’lam el-Muekiine (1/58):

“Ky urdhër nuk ka pushuar së zbatuari. Nuk është e përshtatshme që njeriu të bëjë pyetje për diçka që, nëse i bëhet e qartë, do ta shqetësojë. Përkundrazi, ai duhet të shmangë pyetjet sa të mundet dhe të pranojë faljen e Allahut.”

Për këtë arsye, Omeri ibn el-Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: “O zotërues i ullukut, mos na trego!” – kur një shok i tij e pyeti për pastërtinë e ujit të ullukut, nëse ishte i pastër apo jo.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

09 Jan, 05:10


Sa e sa pushtetarë kanë ardhur dhe kanë shkuar në tokën e Zotit, por feja e Tij ka mbetur dhe do të mbetet deri në Ditën e Fundit. Atë ditë, çdo kundërshtar i fesë së Tij do të bëhet pishman, por do të jetë vonë. Andaj, pendohu sot në tokën e Allahut; largoju populizmit dhe kërkimit të pushtetit me çdo kusht. Sepse këtë fe e kanë luftuar të shumtë, por nuk kanë arritur ta mposhtin kurrë, ngase është feja e Atij që ta mban shpirtin në trupin tënd. Prandaj, mos i beso kurrë demagogjisë tënde për të arritur pushtetin!

Një popull pa fe shuhet dhe dështon. Nëse dëshiron shembull, shiko Bashkimin Sovjetik, i cili nuk është larg prej kohës sonë, dhe si e shkatërroi pafetarizmi yt!

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

08 Jan, 15:52


Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“E kam dëgjuar Shejhul Islamin të thotë:

Zuhdi është të braktisësh atë që nuk të bën dobi, ndërsa devotshmëria është të braktisësh atë që të dëmton.”

(I’ddetu es-Sabirin, fq. 226)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

07 Jan, 16:22


https://youtu.be/oj2dXDG0so4?si=6uiIBOyAJqTVT7JD

Hoxhë Rexhep Memishi

07 Jan, 04:50


Umeri ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:

“Nuk ka asnjë njeri që posedon ndonjë begati, veçse do të gjejë dikë që e ka zili. Edhe sikur një njeri të ishte më i drejtë se shigjeta, do të gjeje dikë që e kritikon. Dhe nuk dëmton asnjë fjalë që nuk gjen dikë ta mbështesë.”

Reudatul Ukala, 1/133.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

06 Jan, 18:06


Live stream finished (49 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

06 Jan, 17:17


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

06 Jan, 11:44


https://youtu.be/xWMEKtug2Tg?si=dZL5CwEj4WKJidOm

Hoxhë Rexhep Memishi

06 Jan, 11:31


Shkatërrimi qëndron në lënien pas dore të asaj që njeriu ka mundësi të bëjë për thirrjen në këtë fe.

Dijetari, Sa’di (Allahu e mëshiroftë), ka thënë:

“Allahu e mëshiroftë këdo që ndihmon fenë, qoftë edhe me gjysmën e një fjale. Ndërsa shkatërrimi qëndron në lënien pas dore të asaj që njeriu ka mundësi të bëjë për thirrjen në këtë fe.”

(El-Kaul es-Sedid, 1/37)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

05 Jan, 18:46


- Mos u bëj fabrikë prodhuese e mëkateve!

Hoxhë Rexhep Memishi

05 Jan, 18:23


Live stream finished (1 hour)

Hoxhë Rexhep Memishi

05 Jan, 17:16


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

30 Nov, 15:58


https://youtu.be/xXv2dpYdxik?si=2JxJsl-502QZTvdA

Hoxhë Rexhep Memishi

29 Nov, 21:25


Live stream finished (1 hour)

Hoxhë Rexhep Memishi

29 Nov, 20:03


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

29 Nov, 14:56


https://youtu.be/FL16HbLcNyU?si=V6l8W2VtInKWhpLE

Hoxhë Rexhep Memishi

29 Nov, 12:02


ℹ️ Pas ligjëratës do të kemi Pyetje dhe Përgjigje.

Hoxhë Rexhep Memishi

28 Nov, 16:04


- Qëllimet e Sheriatit

Hoxhë Rexhep Memishi

28 Nov, 03:13


I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte i dërguar me qasje dhe mëshirë për të gjitha botët. Fuqiploti tha:

“Ne nuk të kemi dërguar ty, përveçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija, 107)

Të tilla duhet të jenë edhe qasjet e trashëgimtarëve të tij dhe të atyre që e pasojnë atë deri në Ditën e Kijametit. Nuk duhet asnjëherë që qasjet e Tij (alejhi selam) të bien ndesh mes vete, e aq më pak të luftohen mes vete!

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

27 Nov, 12:21


Mikpritja dhe mirësjellja e Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, ishte në nivel të njëjtë me vërtetësinë e argumenteve të fesë Islame. Andaj, edhe ata që sot pasojnë të vërtetën duhet të pajisen me mikpritje dhe mirësjellje, sepse njerëzit i tërheq më shumë mirësjellja sesa vetë e vërteta. Larg përplasjes së së vërtetës në fytyrë njerëzve, nëse e duam Muhamedin, alejhi selam, me të vërtetë!

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

26 Nov, 14:38


“Mos ua trego ëndrrën vëllezërve tu që të mos të bëjnë ndonjë kurthë.” Jusuf, 5

Ky lloj njerëzish ekziston edhe sot. Prandaj, duhet të jesh i kujdesshëm me dhuntitë e Allahut Fuqiplotë, që të mos të bëjnë kurtha!

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

26 Nov, 05:35


Shigjetat e tij janë mendime të papritura që ai(shejtani) hedh.. reagimi ynë me mendime të drejta është përgjigjja më e mirë.

Një person pyeti për gjendjen tonë me Iblisin: si mund të kemi forcë kundër tij, kur ai na sheh ndërsa ne nuk e shohim atë?
Përgjigjja është:

Nëse armiqësia me të do të kërkonte luftë dhe përleshje fizike, atëherë mospasja mundësi për ta parë do të ishte një dëm për ne.
Por, duke qenë se dëmtimi i tij është në formën e hedhjes së dyshimeve në zemra dhe ngacmimit në kraharorë, përgjigjja ndaj kësaj është nga vetë brendësia jonë. Siç thuhet: Shigjetat e tij janë mendime të papritura që ai hedh, por mendimet e sakta që burojnë nga arsyetimi i shëndoshë dhe mendjet e pastra nga epshet, janë ato që i përgjigjen dhe i kthejnë ato në mënyrën më të mirë. Nëse ai hedh te shpirtrat gjëra që nuk janë të drejta, reagimi ynë me mendime të drejta është përgjigjja më e mirë.

Ibn Akili,rahimehullah në Funun,fq.705

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Nov, 17:47


Live stream finished (41 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Nov, 17:06


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Nov, 15:57


Sonte pas namazit të jacisë jemi drejtëpërdrejtë në Telegram me temën:

"Vullneti i vërtetë që duhet pas besimtari!"

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Nov, 10:21


Ibn Kajjimi,rahimehullah, ka thënë:

“Kushdo që i kthen shpinën Allahut plotësisht, Allahu ia kthen shpinën tërësisht. E kush i drejtohet Allahut herë pas here, Allahu do t’i sillet atij po ashtu herë pas here.”

(Et-Tefsir el-Kajjim, fq. 656)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Nov, 06:43


Imami Muhamed bin Abdul Uehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Thelbi i veprave të banorëve të Xhenetit është teuhidi (njësimi i Allahut). Kushdo që vjen me të (teuhidin) Ditën e Gjykimit, është padyshim prej banorëve të Xhenetit, edhe nëse ka mëkate sa malet.

Ndërsa thelbi i veprave të banorëve të Xhehenemit është shirku ndaj Allahut. Kush vdes mbi këtë (shirk), edhe nëse Ditën e Gjykimit paraqitet me adhurim ndaj Allahut natë e ditë, me sadaka dhe bamirësi, ai është padyshim prej banorëve të Xhehenemit.”

El-Xheuahir el-Mudijje (fq. 15).

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Nov, 00:31


https://youtu.be/FptgZUAAZAk?si=S7MFQ1-yWKSBhqzu

Hoxhë Rexhep Memishi

24 Nov, 19:04


https://youtu.be/3qRacsS-7EQ?si=cia05cYRGL1hmQ8q

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Nov, 22:28


I thanë Hasan el-Basriut: “A nuk i vjen turp dikujt nga Zoti i tij që kërkon falje për mëkatet e tij, pastaj i kthehet (mëkatit), pastaj kërkon falje dhe i kthehet prapë?” Ai u përgjigj: “Shejtani dëshiron shumë që ta arrijë këtë (t’ju bëjë të ndaloni së kërkuari falje). Duke u thënë:mos u lodhni duke kërkuar falje.”

Për më tepër, është transmetuar se ai ka thënë: “Nuk mendoj se kjo është gjë tjetër përveçse nga morali i besimtarëve,” duke nënkuptuar se besimtari, sa herë që bën një mëkat, pendohet.

“Xhamiu’l-Ulum ue’l-Hikem” nga Ibn Rexhebi, fq. 393.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Nov, 17:36


https://youtu.be/4l-AW0MnNr0?si=P3iaDBiwwceVYoAR

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Nov, 17:20


“Idhujt e vërtetë që ende nuk janë thyer…”

“Teuhidi dhe ndjekja e epsheve janë të kundërta, sepse epshi është një idhull, dhe çdo rob ka një idhull në zemrën e tij, sipas epshit që ndjek. Allahu i Lartësuar i ka dërguar të dërguarit e Tij për të thyer idhujt dhe për ta adhuruar Atë të vetëm, pa asnjë ortak.

Por, qëllimi i Allahut nuk është thjesht të thyhen idhujt e materialë dhe të lihen të paprekur idhujt që ndodhen në zemër. Përkundrazi, qëllimi i Tij është që së pari të thyhen idhujt e zemrës.

Meditoni fjalët e Ibrahimit (alejhi selam) drejtuar popullit të tij: ‘Çfarë janë këto statuja ndaj të cilave përkushtoheni?’ [El-Enbija, 21:52]. Si e gjeni këtë pyetje në përputhje me statujat që zemra dëshiron, përkushtohet ndaj tyre dhe i adhuron në vend të Allahut?”

(Ibn Kajjim el-Xheuzijeh - “Reudatul Muhibbine” (514))

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Nov, 19:35


- Fenomeni i shenjtërimit të dijetarëve, hoxhallarëve.

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Nov, 15:19


Nëse jemi të këtillë, atëherë nuk na e ka fajin askush përveç vetes!

Një popull që nuk ia do njëri-tjetrit të mirën nuk mund ta shohë dritën e suksesit asnjëherë. Andaj: “Nuk ka besuar asnjëri prej jush derisa t’ia dojë vëllait të vet atë që ia do vetvetes.”

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Nov, 05:38


Çdo e keqe ka një zanafillë që mbështetet në një pretekst të mirë, por mos u mashtro nga kjo zanafillë!

Kur në jetë fillon të arsyetohesh dhe flet për pjesën që e ke bërë mirë për të mbuluar pjesën e keqe për të cilën kritkohesh, bëhu i sinqertë. Mund t’i mashtrojmë njerëzit dhe mund të na besojnë, por veten dhe Allahun Fuqiplotë nuk mund t’i mashtrojmë. Prandaj, të jemi të sinqertë dhe të pendohemi.

Shpirti ynë është një krijesë që di shumë. Në momentin që bën keq, nuk ndjehet mirë dhe fillon beteja me vetveten. Kjo betejë duhet përfunduar me pendim dhe të dalim më të mirë se më parë. Mëkatin dhe mangësinë nuk duhet kurrë t’i bëjmë ligj apo t’i legjitimojmë, por të jemi të drejtë edhe kundër vetvetes, sepse ajo shpesh na mashtron.

Nuk duhet të lejojmë që mangësitë tona, sado të mëdha të jenë, të shndërrohen në bindje, rutinë apo akide. Nuk duhet t’ia lejojmë vetes këtë, as të tjerëve. Nëse dëshiron ta kuptosh këtë, shiko si shejtani e pranoi mangësinë e zilisë së tij ndaj Ademit (alejhi selam) dhe e shndërroi atë në bindje, duke formuar qëndrimin: “Ose unë, ose ai!” Shiko Fir’aunin, Ebu Xhehlin dhe shumë të tjerë, të cilët mangësitë e tyre i kthyen në akide dhe bindje.

Prandaj, kur të jemi të mangët, zanafilla e shndërrimit të mangësisë në akide është arsyetimi i vetes me fraza si: “E kam bërë këtë të mirë aty,” apo “Nuk e kam pasur qëllimin e keq.” Por, kundërshto këto mendime dhe mos i beso trillimeve të epshit që të verbojnë dhe të bëjnë kundër të vërtetës. Mos merr shembull në të keqe!

Epshi është ai që të mashtron me pjesën e mirë apo me nijetin e mirë. Në këtë botë, asnjë e keqe nuk shfaqet hapur në petkun e të keqes, por çdo herë del e mbuluar me petkun e nijetit të mirë. Kjo është mënyra se si njeriu mashtrohet dhe hyn në mëkat, madje deri në kufër. Allahu na ruajttë!

I njëjti petk i nijetit të mirë përdoret për të qëndruar në rrugë të gabuar dhe për të arsyetuar veprimet e padrejta. Ky pretekst është i njëjtë gjatë arsyetimit dhe mashtrimit të vetvetes, por edhe të të tjerëve!

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

19 Nov, 15:24


Çdonjëri prej nesh le ta mendojë këtë skenë dhe t’i kthehet të vërtetës absolute, sepse mendimet e të tjerëve për ne në varr nuk bëjnë dobi. As grupi, as klani, as hoxha dhe as xhemati nuk do të na bëjnë dobi natën e varrit. Ndjenjat tona për veten dhe rrethin që kemi duhet të na zgjojnë nga inatet e kësaj bote të përkohshme dhe të mallkuar.

Ka thënë Imam Ibn Kajjimi (rahimehullah):

“Shumica e banorëve të varreve janë të dënuar, dhe të shpëtuarit mes tyre janë të paktë.
Pamjet e jashtme të varreve janë dhe, por brendësitë e tyre janë plot dëshpërime dhe dënime. Pamjet e jashtme janë të ngritura me dhe dhe gurë të skalitur, ndërsa brenda tyre ka sprova të rënda dhe fatkeqësi.

Ziejnë nga dëshpërimet ashtu si ziejnë enët mbi zjarr.
Dhe kjo është e drejtë për ta, sepse janë ndarë nga dëshirat dhe shpresat e tyre.

Për Zotin, varret kanë këshilluar dhe nuk kanë lënë fjalë për ndonjë këshillues tjetër.
Kanë thirrur: ‘O ju që ndërtoni dhe zbukuroni këtë botë, e keni ndërtuar një vend që shumë shpejt do të zhduket për ju dhe e keni shkatërruar një vend ku shumë shpejt do të transferoheni.’

Keni ndërtuar shtëpi që të tjerët do të përfitojnë prej tyre dhe do të banojnë në to, ndërsa keni shkatërruar shtëpi ku nuk keni banesa të tjera përveç tyre.
Kjo botë është vendi ku mblidhen veprat dhe ku korrni atë që keni mbjellë; është vendi i mësimeve dhe reflektimeve, një kopsht nga kopshtet e Xhenetit ose një gropë nga gropat e Zjarrit.”

(“Kitabu’r-Ruh” 1/229-230)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

19 Nov, 15:24


Sinqeriteti është të zhvishemi nga ndikimi i lavdratave dhe kritikave!

Kur ndokush na kritikon, madje edhe me kulmin e kritikës, besimtari duhet të ketë kritere të tjera përballë kritikës dhe sulmit që i bëhet. Besimtari, prej fillimit deri në mbarim të jetës së tij, jeton për hir të Allahut Fuqiplotë dhe është i zhveshur nga ndikimi i lavdërimit dhe qortimit. Prandaj, nëse gjen të vërteta në kritikën dhe qortimin që i bëhet, ai e pranon dhe përpiqet të përmirësohet, pa ia zënë për të madhe kundërshtarit.

E nëse kritika e tij është e padrejtë, besimtari nuk ndikohet, por e pret me zemërgjerësi dhe me shpresë që Allahu ta udhëzojë atë. Ndërkohë, besimtari vetë fiton shpërblim për shqetësimin që i është bërë padrejtësisht.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

19 Nov, 15:24


Kur e keqja dhe të gjitha derivatet e saj të bëhen standard dhe të merren si shembull – “Nëse ai e ka bërë, pse unë të mos e bëj?” – kjo është pika nga e cila fitneja dhe ata njerëz kthim nuk kanë. Ata njerëz i kemi humbur me një biletë pa kthim.

Pikërisht për këtë arsye, në fenë Islame, e keqja nuk lejohet të bëhet ligj dhe shembëlltyrë, sepse çdo shpikës i një mëkati apo bidati mban mëkatin e të gjithëve që e ndjekin atë. Pejgamberi (alejhi selam) na ka paralajmëruar për pasojat e rënda të këtij veprimi.

Për këtë arsye, strehuesi i mëkatit është i mallkuar, dhe ai që ndryshon ligjin e Allahut me një ligj tjetër ka dalë nga feja. Prandaj, Pejgamberi (alejhi selam) na ka porositur që asnjëherë të mos e marrim të keqen si shembull, por të ndjekim të vërtetën dhe rrugën e drejtë pa u ndikuar nga shembujt e të keqes.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

18 Nov, 17:57


Live stream finished (46 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

18 Nov, 17:11


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

18 Nov, 15:15


"Sonte pas namazit të jacisë jemi drejtëpërdrejtë në Telegram me temën:

"Menhexhi i Pejgamberit alejhi selam në Thirrje."

Hoxhë Rexhep Memishi

18 Nov, 11:51


Ka thënë imami Ibn Battali (Allahu e mëshiroftë):

“Dhënia e selamit për njerëzit që nuk i njeh është një mënyrë për të hapur rrugën për lidhje dhe afërsi, që besimtarët të jenë të gjithë vëllezër dhe që askush të mos ndihet i vetmuar nga të tjerët. Lënia e selamit për njerëzit që nuk i njeh i ngjan sjelljes së njerëzve që janë të zënë inat me njëri-tjetrin, gjë që është e ndaluar. Prandaj, një besimtar duhet të shmangë një sjellje të tillë.”

[Shpjegimi i Ibn Battalit: (vëllimi 9 / faqe 18)].

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

17 Nov, 18:41


në Islam. Këto risi kanë prishur besimet e tij, kanë shkatërruar moralet e tij dhe e kanë bërë të paqartë fenë për muslimanët, saqë të vërtetat e tij janë në një luginë, ndërsa mendjet e tyre në një luginë tjetër.

Kjo do të vazhdoj kështu derisa dijetarët të mos fillojnë tua shpalosin umetit thesaret e fshehura në Librin e Allahut – librin e njerëzimit të lartë – dhe në jetën e Muhamedit,kushtetutën e jetës e të vërtetës, mirësisë dhe përsosmërisë.

Vërejtje shtesë:

Sikur Allahu të ia kish mundësu dijetarit të nderuar (Muhamed el-Beshir el-Ibrahimi)të është gjallë, çfarë do të thoshte po të shihte disa dijetarë të kohës sonë duke puthur duart, kokat apo supet e atyre që kanë ndryshuar ligjin e Allahut dhe kanë imponuar ligje njerëzore mbi umetin me forcë? Vetëm Allahu na mjafton dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.

Ebu Hafs Sufjan el-Xhezairij,në hyrje të librit “Llojet e dijetarëve”,fq.3

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

17 Nov, 18:41


Cilësitë e dijetarëve, llojet e tyre dhe ndikimi i tyre në ummet

Fuqia dhe autoriteti kanë ndikim te trupat, por gjithashtu ndikojnë edhe te shpirtrat. Ndikimi më i fortë dhe më i qëndrueshëm, që shfaqet më qartë dhe mbetet më gjatë, është ai që ushtrohet mbi shpirtrat. Sepse kontrolli mbi trupat vjen përmes frikës, e cila është një ndjenjë kalimtare dhe e paqëndrueshme. Ndërsa kontrolli mbi shpirtrat buron nga dëshira dhe bazohet te bindja dhe zgjedhja.

Dijetarët e Islamit kanë një autoritet mbi shpirtrat që buron nga fryma shpirtërore e fesë islame dhe nga lehtësia e qasjes së saj te shpirtrat. Njerëzit e zakonshëm u binden atyre me dëshirë dhe pranim të natyrshëm, pa asnjë detyrim, pasi i konsiderojnë si referencën e saktë për sqarimin e fesë. Ata i shohin dijetarët si përfaqësues të vërtetë të ligjeve dhe të sheriatit, si kujdestarë të besuar për mbrojtjen e tij dhe si trashëgimtarë të vërtetë të pozitës së pejgamberisë.

Dijetarët përmbushnin detyrën e sqarimit të çështjeve të adhurimit dhe gjithashtu kishin rolin e përcaktimit të rregullave në marrëdhëniet njerëzore. Ndërkohë, funksioni i halifëve në të vërtetë ishte vetëm zbatimi i asaj që dijetarët e shihnin si të dobishme në marrëdhëniet individuale apo shoqërore.

Ky autoritet ishte më i dukshëm dhe më i fuqishëm në periudhën e parë të Islamit, kur dijetarët ishin të përkushtuar ndaj Librit (Kur’anit) dhe Sunetit. Ata ndiqnin rrugën e tyre dhe qëndronin brenda kufijve të tyre, duke zbatuar detyrën e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja bazuar në atë që njihnin si të drejtë dhe të gabuar. Ata nuk udhëzonin umetin (popullin musliman) përveçse sipas udhëzimit të tyre. Kështu, autoriteti i tyre ishte i fuqishëm madje edhe mbi halifët, dhe gjuha e tyre ishte e lirë për të kritikuar çdo njeri që devijonte nga rruga e fesë, pavarësisht pozitës së tij. Opinionet e tyre ishin referencë për çështjet e fesë dhe të botës.. Me kalimin e kohës, autoriteti i dijetarëve dhe halifëve për t’i udhëhequr këto çështje u dobësua, dhe vendimmarrja kaloi në duart e komandantëve dhe udhëheqësve ushtarakë. Kjo u pa si një ndëshkim nga Allahu ndaj halifëve për arrogancën e tyre dhe ndaj dijetarëve për kompromiset e tyre. Dhe kështu, ajo që ndodhi në çështjen e besimarrjes(për halifatin) ndodhi edhe në shumë aspekte të tjera të interesit të umetit, që u bënë objekt i përplasjeve mes dy autoriteteve..

(Beshir Ibrahimij,rahimehulla,në Ujun el Besair)

Megjithatë, dijetarët vazhduan të qëndrojnë në të vërtetën, duke udhëhequr umetin në mënyrë të vërtetë, përveç atyre çështjeve që lidhen me pushtetin material të rremë. Ata ishin të vëmendshëm ndaj çdo ngjarjeje që ndodhte në Islam, duke ndërhyrë menjëherë sa herë që shihnin hijen e një bidati (risi të paautorizuar) për ta eliminuar. Sa herë që ndjenin një devijim ose të keqe në fe, vepronin për ta ndryshuar atë me fjalë dhe me vepra.

Ata kishin kujdes të madh edhe për çështjet e vogla, duke i trajtuar ato me të njëjtën rëndësi si ato të mëdha. Nuk tregoheshin të shkujdesur dhe nuk toleronin përjashtime, duke mbyllur çdo derë që mund të çonte në fitne apo devijim. Gjithçka që bënin dhe vendosnin, e bazonin në Librin e Allahut dhe Sunetin , duke u mbështetur në argumente të qarta dhe të padiskutueshme. Për këtë arsye, umeti kthehej te ta si burim uniteti në fe, i cili parandalonte përçarjet dhe ndasitë në mendime.

Por më vonë, ndasitë mes shkollave juridike dhe debatet për çështjet bazë dhe dytësore të fesë i bënë të humbnin këtë unitet. Fanatizmi sektar ua mbuloi atyre fytyrën e të vërtetës. Për rrjedhojë, populli filloi të shihte tek ata një ndryshim nga ajo që më parë ishte një bashkim në fe, burim i bashkimit në dynja, dhe një unitet në dituri, që parandalonte përçarjet në interesa. Si pasojë, populli u tërhoq nga ndasitë e dijetarëve dhe i tërhoqi ata drejt kaosit ku ata vetë ndodheshin.

Hoxhë Rexhep Memishi

17 Nov, 18:41


Dobësimi i kësaj lidhjeje çoi në rënien e autoritetit të dijetarëve mbi popullin. Çështjet u përvetësuan nga sundimtarë të këqij dhe komandantë të paditur, të cilët bashkëpunuan për t’i shfrytëzuar masat. Ata i zëvendësuan dijetarët si udhëheqës shpirtërorë dhe vendosën figura që mbanin maskën e fesë për të mashtruar popullin. Këta të fundit refuzuan dijen, pasi nuk ishin pjesë e saj, dhe mbështetën pushtetin e tyre mbi forcën e udhëheqësve.

Të dyja palët u bashkuan në interesat dhe përfitimet e tyre të ndërsjella, duke heshtur për të këqijat. Ata mashtronin popullin në fe për ta nënshtruar në dynja. Umeti ra në gjumë nën pretekstin e fesë, duke u joshur nga padituria dhe duke iu larguar dijes. Ata u mashtruan me premtime të afërta për xhenetin, ndërsa, në të vërtetë, u largoheshin rrugëve që të çonin drejt Allahut, duke u ndjekur nga risitë dhe shpikjet në fe.

Dijetarët në këtë fazë u zhytën në një gjumë më të thellë se ai i banorëve të shpellës (në tregimin kuranor). Kur hapën sytë, gjetën një fe të ndryshme nga ajo që njihnin. Ata u bënë ndjekës të tjerëve, pasi më parë ishin liderë. Ata e forcuan injorancën dhe u jepnin autoritet atyre që mashtronin popullin. Ata madje në disa raste u atribuonin atyre cilësi hyjnore, duke i trajtuar si të shenjtë mbi bazën e trillimeve, e jo mbi bazën e fesë.

Këta risimtarë (bidatçi) kuptuan dobësinë e dijetarëve, të cilët ranë pre e lakmisë dhe dëshirave të ulëta. Kështu, ata filluan t’i nënshtronin dijetarët dhe t’i poshtëronin. Dijetarët e humbën dinjitetin e tyre, dhe u bënë të varur nga ata që më parë i udhëhiqnin. Ata iu shërbenin atyre me përulësi, duke legalizuar gjëra të ndaluara dhe dëshmuar për rrena në emër të Allahut dhe fesë së Tij.

Në këtë gjendje ka arritur edhe epoka jonë. E megjithëse këto defekte kanë ekzistuar prej kohësh, kulmi i tyre është arritur tani.

Kam parë vetë, disa vite më parë, në një rrugë të Tunisit, një dijetar të shquar të xhamisë së Ez-Zejtunës duke puthur dorën e një të padituri, risimtar, dhe arrogant. Sikur të më jepej e drejta e gjykimit, do të vendosja që ky i fundit të ishte shërbëtor i atij dijetari. Atë ditë kuptova se si idhujt adhurohen dhe si një dijetar mund të bëhet turp për diturinë e tij. Mendova për vargun e famshëm të Mutanebit:

Një grup njerëzish u mashtruan
nga idhujt e tyre dhe ranë në dashuri me ta,
por një frymë e erës mjaftoi për t’i rrëzuar ata.

Ai dijetar ra nga vlerësimi im. Nuk e përmenda me të mirë sa ishte gjallë, as nuk kërkova mëshirë për të pas vdekjes. Nuk e konsiderova vdekjen e tij – siç është vdekja e dijetarëve të vërtetë – një humbje për Islamin!

Allahu nuk ishte i padrejtë me dijetarët, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Ata nuk e falënderuan Allahun për mirësinë e dijes, prandaj Ai ua hoqi frytet e saj: krenarinë, udhëheqjen dhe lidershipin. Për rrjedhojë, mungesa e dijetarëve në fushën e autoritetit dhe udhëzimit pati një ndikim shkatërrues mbi besimin dhe moralin e muslimanëve. Ndër pasojat e kësaj ishte që umeti ia dorëzoi çelsat e vendimarrjes atyre që vetëm e devijuan dhe nuk e udhëhoqën: mashtruesve dhe gënjeshtarëve. Ata e larguan atë nga rruga e drejtë dhe hapën derën për sëmundje të rënda që prekën Islamin dhe muslimanët, më i rëndë nga të cilët ishte kolonializmi. Ky i fundit gjeti tek disa nga këta njerëz mjet për të nënshtruar njerëzit dhe për të arritur qëllimet e tij të liga kundër Islamit dhe muslimanëve.

Sikur dijetarët të kishin qenë udhëheqësit, sikur të kishin pasur zemra të gjalla dhe ndjenja të ndërgjegjshme, sikur të kishin qenë – siç ishin më parë – të fortë në vendosmërinë dhe vullnetin e tyre, kolonializmi do të kishte gjetur në ta kalatë që e pengonin dhe fortifikata që e refuzonin, si në lindje ashtu edhe në perëndim të botës islame.

Pasha Allahun! Deri sa muslimani i sinqertë, me ndërgjegje të pastër dhe zemër të lirë, të kthejë respektin dhe autoritetin e dijetarëve në vendin që meritojnë në zemrat e umetit, kjo nuk do të ndodhë derisa ata të përmbushin amanetin e Allahut për të shpallur të vërtetën dhe të bashkohen për të luftuar bidatet dhe devijimet që kanë hyrë

Hoxhë Rexhep Memishi

17 Nov, 18:22


https://youtu.be/vibtOUIe45A?si=DZpE2LPD6KRqxFj0

Hoxhë Rexhep Memishi

17 Nov, 17:56


Live stream finished (45 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

17 Nov, 17:10


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

15 Nov, 12:46


Pas ligjëratës me lejen e Allahut do të kemi edhe Pyetje dhe Përgjigje.

Hoxhë Rexhep Memishi

14 Nov, 17:20


El Bikaij, rahimehullah, thotë:

“Nuk do të gjesh diçka më të lidhur me sinqeritetin sesa përkrahja e të dashurve të Allahut dhe kundërshtimi ndaj armiqve të Tij. Kjo, në fakt, është thelbi i sinqeritetit. Dhe kush anon drejt një personi që devijon nga feja e tij ose tregon butësi ndaj një risimtar në besim, Allahu ia largon dritën e teuhidit nga zemra.”

(Nadhm ed-Durar, 19/399)

- Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

14 Nov, 00:10


Ibn Abdul-Selam, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ria(syefaqësi)është kur vepron për dikë tjetër përveç Allahut, ndërsa suma(dëshira për tu dëgjuar)është kur e fsheh veprën për Allahun, por më pas u flet njerëzve për të.”

[Fet’hul Bari, vëll. 18, f. 336].

Hoxhë Rexhep Memish

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Nov, 15:30


MËSIME AKAIDORE
- Prej ku duhet të fillojmë!?

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Nov, 14:39


Kuptimi i saktë dhe qëllimi i mirë janë boshti i çdo mirësie.

Ibn al-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Saktësia e të kuptuarit dhe qëllimi i mirë janë ndër begatitë më të mëdha që Allahu i dhuron një robi të Tij.” Më tej, ai thotë: “Saktësia e të kuptuarit është një dritë që Allahu e hedh në zemrën e robit, me të cilën ai dallon mes të saktës dhe të gabuarës, të vërtetës dhe të pavërtetës, udhëzimit dhe humbjes, të drejtës dhe të shtrembërës.”

‘Ialam El Muekiine’, 1/87.

- Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Nov, 11:12


Kuptimi dhe perceptimi i dobët shpien deri te devijimi ndaj Allahut të Fuqiplotë. Prandaj, largoju argumentimeve sipërfaqësore dhe të ngutshme dhe mos u mbështet vetëm te përshtypjet e para. Bëhu prej atyre që thellohen në dije dhe që ndjekin argumentet e qarta (muhkeme), dhe jo ato me më shumë kuptime të paqarta (muteshabih). Analizo argumentet nga të gjitha këndvështrimet dhe mos i përvetëso ato sipërfaqësisht. Largoju formimit të bindjeve të shpejta dhe më parë kërko dhe gjej argumentin e saktë. Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Burimi i së keqes është dobësia e kuptimit dhe dobësia e shpirtit, si dhe ulëtësia e tij. Ndërsa burimi i së mirës është plotësia e kuptimit, fuqia e shpirtit, dinjiteti dhe guximi i tij.”

El-Xheuab el-Kafi, fq. 539

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

13 Nov, 00:12


Imam Esh-Shatibi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Me të vërtetë, disa njerëz kanë devijuar për shkak të shmangies nga argumenti dhe mbështetjes tek njerëzit (duke i ndjekur qorrazi). Ata, për këtë arsye, janë larguar nga rruga e sahabëve dhe tabi’inëve, duke ndjekur dëshirat e tyre pa dituri dhe kështu janë humbur nga rruga e drejtë.”

El-I’tisam, 2/863.

- Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

12 Nov, 17:01


- A kanë mëkat ata vëllezër që nuk japin selam?

Hoxhë Rexhep Memishi

12 Nov, 12:44


https://youtu.be/z6hSzeGorDI?si=_6JiXsBDxO7Y4uI_

Hoxhë Rexhep Memishi

12 Nov, 11:17


Niveli i lartë i brengës për fenë e Allahut ishte cilësia që i ngriti shokët e Muhamedit, alejhi selam, aty ku i ngriti. Kjo, sepse shqetësimi i thellë për fenë sjell dituri dhe kuptime të larta, të cilat, kur mungon ky shqetësim, vështirë se mund të arrihen apo të paramendohen!

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 18:03


Live stream finished (25 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:37


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:37


Live stream finished (14 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:22


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:22


Live stream finished (1 minute)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:21


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:20


Live stream finished (29 seconds)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:20


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:20


Live stream finished (42 seconds)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:19


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:19


Live stream finished (1 minute)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:18


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:18


Live stream finished (51 seconds)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:17


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:16


Live stream finished (28 seconds)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:16


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:16


Live stream finished (58 seconds)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:15


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:14


Live stream finished (35 seconds)

Hoxhë Rexhep Memishi

11 Nov, 17:13


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

26 Oct, 12:29


Sonte pas namazit të jacisë Live!

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Oct, 20:35


Live stream finished (1 hour)

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Oct, 19:00


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Oct, 13:59


Pas ligjëratës me lejen e Allahut do të kemi edhe Pyetje dhe Përgjigje.

Hoxhë Rexhep Memishi

25 Oct, 09:52


I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dita më e mirë mbi të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma; në këtë ditë është krijuar Ademi, në këtë ditë është futur në xhenet, në këtë ditë është nxjerrë prej tij, dhe Kiameti nuk do të ndodhë veçse në ditën e xhuma.”

E transmeton Muslimi në Sahihun e tij.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

24 Oct, 21:30


Ibn Tejmije,Allahu e mëshiroftë,ka thënë:

“Shumë prej njerëzve, kur shohin ndonjë të keqe ose ndryshim të shumtë të gjendjes së Islamit, shqetësohen dhe vajtojnë si ata që vajtojnë për goditjet që u ndodhin, e kjo është e ndaluar. Përkundrazi, njeriu është urdhëruar për durim, mbështetje te Allahu, dhe qëndrueshmëri në fenë e Islamit, duke besuar në Allahun së bashku me ata që kanë devotshmëri dhe ata që janë bamirës. Dhe duhet ta din se përfundimi i mirë është për devotshmërinë.”

El-Fetaua (18/295)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

24 Oct, 17:20


Ibn Kajimi رحمه الله ka thënë: “Ruaje veten nga mendimi i çastit, sepse nëse nuk e bën, ai do të shndërrohet në ide; ruaje veten nga idea, sepse nëse nuk e bën, ajo do të shndërrohet në dëshirë; luftoje dëshirën, sepse nëse nuk e bën, ajo do të shndërrohet në vendosmëri dhe qëllim; nëse nuk e përballon, ajo do të shndërrohet në veprim; nëse nuk e kundërshton me të kundërtën e saj, ajo do të shndërrohet në zakon, dhe atëherë do të jetë e vështirë për ty të shkëputesh prej saj.”

El-Fauaid nga Ibn Kajimi, fq. 31.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

23 Oct, 21:57


Largimi i së keqes është një proces i udhëhequr nga dituria hyjnore dhe njohja e realitetit në terren. Nuk është thjesht përmbushje e dëshirave apo emocioneve të momentit. Kjo vepër madhore mund të shkatërrohet nga nxitimi, emocionet e tepërta, papërgjegjshmëria, frika prej njerëzve dhe mungesa e brengosjes për fenë e Allahut.Në këtë projekt nuk guxon me ndiku injoranca,zilia,ianti,nijeti i dobët dhe asnjë qasje larg qasjeve të Muhamedit salallahu alejhi ue selem.Prandaj, Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Refuzimi i së keqes ka katër nivele:

1. Niveli i parë: E keqja të largohet dhe ta zëvendësojë e kundërta e saj.
2. Niveli i dytë: E keqja të zvogëlohet, edhe nëse nuk largohet plotësisht.
3. Niveli i tretë: E keqja të zëvendësohet me diçka të ngjashme me të.
4. Niveli i katërt: E keqja të zëvendësohet me diçka më të keqe se ajo.

Dy nivelet e para janë të ligjshme, i treti është vend për ixhtihad (gjykim të pavarur), ndërsa i katërti është i ndaluar.”

I’lam el-Muuekiine (3/12-13)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

23 Oct, 14:51


Ibn Haxheri,rahimehullah,ka thënë:

“Vërtet, ai që është i sinqertë me Allahun, nuk e dëmtojnë sprovat, dhe Allahu u jep rrugëdalje të dashurve të Tij kur ata sprovohen. Kjo ndonjëherë vonohet për disa prej tyre në disa raste për t’i pastruar dhe për t’u shtuar shpërblimin.”

[Fet’h el-Bari 6/557]

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

23 Oct, 14:50


Akideja e imamëve të pagabueshëm është akide e rafidave, jo e ehli sunnetit!

Natyra e sëmundjeve të zemrës bën që njeriu të kërkojë padrejtësinë dhe gabimin te vëllai i tij, dhe ai gjithmonë do ta gjejë atë. I tillë ishte Dhul-Huejsire, i cili shikonte të gjenë të metat te i Dërguari i Allahut ﷺ gjatë ndarjes së pasurisë prej luftës së Hunejnit. Ai mori guximin nga padrejtësia që ishte në mendjen e tij të sëmurë dhe i tha: “Bëhu i drejtë, o Muhammed!” Mund ta paramendoni këtë sëmundje të zemrës (kompleksin e inferioritetit) sot, sa shumë padrejtësi të paqena mund të gjejnë disa njerëz te vëllezërit e tyre, të cilët nuk mund të krahasohen me Muhamedin ﷺ! Gjatë historisë, kërkimi i përsosmërive të pagabueshmërisë ka qenë gjithmonë strehim për ata që ia hedhin fajin të tjerëve. Nëse pagabueshmëria do të ishte kusht për të këshilluar, këshilla nuk do të ekzistonte fare. Por këshilla është obligim në çdo kohë dhe situatë, dhe mosdhënia e këshillës së sinqertë është mëkat më i madh se të gjitha mëkatet e tjera, përveç shirkut. Ky është peshimi i duhur i gjërave sipas sherijatit dhe jo sipas inferioriteteve të injorancës.

Shërimi i kësaj dukurie, që sot është një fitne për umetin, gjendet në Jetëpërshkrimin e njeriut më të mirë, Muhamedit ﷺ, i cili nuk e bëri kusht që përgjegjësit e muslimanëve të jenë të pagabueshëm. Ai na mësoi se respekti ndaj tyre mbetet, përderisa nuk shohim prej tyre një argument të qartë për kufrin, Allahu na ruajt prej tij. Kjo është shembëlltyra jonë, dhe jo kërkimi i një të ngjashmi me Muhamedin ﷺ në përsosmëri, i cili nuk vjen më.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

22 Oct, 19:41


https://youtu.be/LWcMNI_C870?si=2Fm6iuEUohvEHQGv

Hoxhë Rexhep Memishi

22 Oct, 18:20


Thirrja drejt vetes apo thirrja drejt Allahut të Plotfuqishëm – kjo është pyetja që të gjithë duhet t’ia parashtrojmë vetes. Lufta më e madhe që shejtani bën kundër thirrjes së vërtetë është përmes adhurimit të vetvetes. Çdo devijim dhe fe e rreme e kanë rrënjën në adhurimin e vetes dhe në derivatet që burojnë prej tij. Çdo zili, urrejtje dhe fitne lindin nga zëvendësimi i adhurimit të Allahut me adhurimin e egos. Prandaj, dije se çdo i adhuruar përveç Allahut, sa më afër të jetë me vetveten, aq më mashtrues bëhet.

Çdo thirrës drejt Allahut duhet të kuptojë se hapi i parë në thirrjen e tij është shtypja e vetes, pa parë te vetja asnjë meritë. Çdo dhunti dhe begati duhet t’ia atribuojë Allahut, duke folur me përulësi dhe duke përjetuar thellësisht mirësinë që i është dhuruar. Kështu, thirrja bëhet më e sinqertë dhe më e pastër, e mbështetur plotësisht te fuqia e Allahut dhe jo te ambicia apo vetëkënaqësia.

Ekspozimi dhe shprehja e dashurisë së tepruar për vetveten është një nga shkaqet kryesore që bllokon thirrjen e pastër. Kjo thirrje, e cila është shqetësimi më i madh i Iblisit, e bën adhurimin e vetes të dalë përballë thirrjes së vërtetë, e cila është detyra e të Dërguarve (alejhimu selam) dhe trashëgimtarëve të tyre. Kjo vetëdashuri bën që individi të largohet nga misioni hyjnor, duke lënë në hije thirrjen për Allahun dhe duke bërë që adhurimi i vetvetes të bëhet pengesë për përhapjen e mesazhit të Tij. Në Ditën e Kijametit, të gjitha krimet e bëra kundër thirrjes së Allahut, të fshehura nën mantelin e adhurimit të vetvetes, do të dalin në shesh. Andaj, të pendohemi sa nuk është bërë vonë, sepse krimet kundër thirrjes së Allahut janë luftë kundër asaj thirrjeje, dhe hidhërimi i Allahut të Plotfuqishëm është i madh kundër këtij nijeti!

Pikërisht për këtë arsye, Shejh Muhamed ibn Abdul Uehabi (rahimehullah) në “Mes’elet” e Kitabu Teuhidit tha: “Këtu kemi përkujtimin e Allahut për sinqeritetin, sepse shumë njerëz, kur të thërrasin te e vërteta, thërrasin te vetvetja!”

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

22 Oct, 14:22


Njerëzit nuk shqetësohen për interesin tënd në këtë botë, e paramendo sa pak interesohen për interesin tënd të botës tjetër, që mos të të ikë diçka prej saj. Dhe, edhe pas kësaj, vazhdojnë të pretendojnë dhe pretendojnë!

Pasha Allahun, nëse dëshiron të kesh një parametër matës për një mik, hoxhë apo bashkëbisedues, shiko se sa shqetësohet për interesin tënd në këtë botë,po edhe më shumë për atë të botës tjetër. Andaj, bëhu prej bijëve të ahiretit, i cili i matë punët me syrin e asaj bote.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

22 Oct, 14:22


Imam Fudajl bin Ijadi,rahimehullah,ka thënë:

« Shenja e asketizmit në këtë botë dhe ndaj njerëzve është: që të mos e duash lavdërimin e njerëzve për ty, dhe të mos të bëhet vonë për qortimin e tyre. Nëse ke mundësi që të mos të njihesh, atëherë vepro kështu, nuk është problem nëse nuk njihesh, nuk ka rëndësi nëse nuk lavdërohesh, dhe nuk ka rëndësi të jesh i qortuar nga njerëzit nëse je i lavdëruar tek Allahu ».

|[ Hiljetu’l-Eulija,(90/8) ]|

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 18:25


Live stream finished (46 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 17:39


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 17:05


https://youtu.be/DrVVVInnS3Q?si=EdyIaS9vU22I7dBW

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 14:55


Disa njerëz të urrejnë kur të jesh gjallë dhe të duan kur të vdesësh!

Një cilësi e neveritshme dhe e kahmotshme te njerëzit është që, kur të jesh gjallë, nuk ta dinë vlerën dhe flasin për ty me fjalë të pavlera. Por të njëjtët njerëz, kur të ndërrosh jetë, i dëgjon duke bërë deklarata ku të fusin në xhenet me lavdëratat e tyre. Madje, disa folës në xhenaze të frikësojnë t’i thërrasësh, sepse me deklaratat e tyre super lavdëruese te varret duket sikur e fusin të vdekurin në xhenet.

Gjithashtu, disa të tjerë të duan shumë sa je i burgosur, por kur lirohesh dhe je i lirë, fillojnë të ndihen të penguar prej teje, sikur të kishe dalë nga varri. Kështu janë sjelljet e njerëzve që ndryshojnë sipas situatave në jetë, dhe shpesh këto ndryshime ua rrëzojnë maskat, duke zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë. Duke parë këtë cilësi, poeti Ibn el-Mu’tez, rahimehullah, ka thënë:

“E pashë se jeta e njeriut ia ul vlerën…
Por, kur ai vdes, e shtrenjtojnë vdekjet që përhapen.”

[“Behxhetu el-Mexhalis”, f. 19].

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 12:29


Sonte pas namazit të jacisë Live!

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 12:01


Armiqësia i verbon sytë dhe shtrembëron dukjen e realitetit!

“Abdur-Rahman ibn Ebi Lejla ka thënë: ‘Mos rri me armikun tënd, sepse ai i mban mend gabimet e tua dhe të kundërshton edhe kur ke të drejtë.’”
(Bahxhet el-Mexhalis, f. 20)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 12:01


Ibën Batta, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ta dini, o vëllezër të mi, se kam menduar për arsyen që i largoi disa njerëz nga Suneti dhe xhemati, dhe i çoi ata në bidat dhe shëmtim … dhe e gjeta atë për dy arsye:

• E para: Kërkimi dhe hulumtimi i thellë, dhe pyetjet e shumta për atë që nuk ka rëndësi, që nuk i sjell dëm njeriut të mençur nëse nuk e di, as nuk i sjell dobi besimtarit që e kupton.
• E dyta: Shoqërimi me ata që nuk janë të sigurt nga sprova e tyre, dhe qëndrimi me ata të cilët, nëse rri me ta, të prishet zemra.”

(el-Ibane el-Kubra, 302)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 22:28


Ibn Tejmija, rahimehullah,thotë:

“Çdo kush që është më afër të Dërguarit të Allahut ﷺ, shokëve të tij dhe tabi’inëve që i pasuan ata me mirësi, është më afër përkryerjes së teuhidit, besimit, mençurisë dhe njohjes.

Dhe çdo kush që është më larg prej tyre, është më larg nga këto cilësi.”

Minhaxhu s-Sunneh, vëll. 2, fq. 293.

Hoxhë Rexhep Memishi


https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 21:16


https://youtu.be/IJbkwAoblGw?si=Mw0ZXmNLBqa9p0wS

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 18:22


Live stream finished (46 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 17:36


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 13:38


Njoftim❗️

🔴 Sonte pas namazit të Jacisë do të vazhdojmë me shpjegimin e librit të akides "Hakaik në Teuhid" të Ali Hudejrit, me transmetim të drejtëpërdrejtë vetëm në Telegram.

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 13:09


Brenga e Muhamedit ﷺ

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 11:50


Të ftuarit në Islam nuk janë njerëz që nuk e kuptojnë tendencat dhe nijetet tona, ata poashtu e kuptojnë edhe nivelin e drejtësisë dhe njerëzillëkut tonë. Kjo është ajo që ndikon te ata më së shumti. Andaj, është e rëndësishme të hyjmë në mendjet dhe zemrat e tyre para se t’u flasim. Mjafton të mendosh për periudhën kur nuk dije asgjë për Islamin; kështu edhe sot, shumë nga punët e Islamit na janë të panjohura. Prandaj, le të lëmë një hapësirë për mësim dhe të mos sillemi me njerëzit sikur ne jemi në xhenet dhe ata janë akoma në këtë botë.

Sa shpesh e vërejmë këtë te të udhëzuarit, duke mos e shprehur asnjëherë? Pasha Allahun, kjo është një nga shkaqet kryesore të mossuksesit në thirrjen me njerëzit!

Shumica e thirrësave, pas 10 vjetësh udhëzimi, harrojnë këto ndjenja dhe flasin me njerëzit sikur ata vetë ishin po aq të udhëzuar. Harrojnë se edhe ne jemi ndikuar nga ndonjë rast të veçantë që na ka prekur. Njerëzit shpesh kanë paragjykime të mëdha për Islamin; mos e humb mundësinë për t’ua demantuar ato me fjalët, veprat dhe qasjet që kemi para tyre. Ata kanë shumë komplekse që duhet të hiqen që të udhëzohen. Kjo nuk bëhet me një fjalë, por me bisedë dhe me detektimin e problemeve që ka çdo njeri. Kjo është urtësia që është obligim në thirrje: “Atij që i është dhënë urtësia, i është dhënë një mirësi shumë e madhe.” (Surja Bekare, 269)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

19 Oct, 19:51


Si ta ruajmë shëndetin e zemrës përmes tryezës së Allahut?

Shejhul Islam Ibn Tejmije,Allahu e mëshiroftë,thotë:

“Shëndeti ruhet me të ngjashmen, ndërsa sëmundja largohet me të kundërtën. Shëndeti i zemrës ruhet me besim, duke e ushqyer atë me gjëra që i sjellin besim, siç janë dituria e dobishme dhe veprat e mira. Ato janë ushqime për zemrën, ashtu siç thuhet në hadithin e transmetuar nga Ibn Mesudi, (qoftë merfu apo meukuf): ‘Çdo mikpritës dëshiron që tryeza e tij të vizitohet nga vizitorë dhe tryeza e Allahut është Kur’ani.’ Mikpritësi është Allahu dhe kjo është mikpritja e Tij për robërit e Tij.

Shembuj të këtyre janë:

• Lutja në pjesën e fundit të natës,
• Kohët midis ezanit dhe ikametit,
• Gjatë sexhdes,
• Dhe pas faljes së namazit.

Gjithashtu, duhet shtuar istigfari (kërkimi i faljes), pasi ai që kërkon falje prej Allahut dhe pastaj pendohet sinqerisht, Allahu do ta begatojë me një jetë të mirë deri në një kohë të caktuar.

Duhet të bëhet zakon recitimi i ‘dhikreve’ gjatë ditës dhe para gjumit, dhe të kihet durim ndaj çdo pengese që mund të dalë përpara, sepse, nuk kalon shumë kohë derisa Allahu ta mbështesë atë me shpirtin e Tij dhe të shkruajë besimin në zemrën e tij.

Po ashtu, duhet të kihet kujdes për përmbushjen e obligimeve fetare, si pesë namazet, të cilat duhet kryer si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, sepse ato janë shtylla e fesë.

Fjalët e zakonshme të tij duhet të jenë ‘La haule ve la kuvete ila bil-lah’, sepse me to njeriu bart peshat e rënda, përballon vështirësitë dhe arrin gjendje të larta.

Të mos lodhet nga lutja dhe kërkesa, sepse robi i Allahut do t’i pranohet lutja përderisa nuk ngutët duke thënë: ‘Kam lutur dhe lutur, por nuk më është përgjigjur.’

Duhet ta dijë se fitorja vjen me durim, lehtësimi vjen me vështirësinë dhe se me çdo vështirësi vjen edhe lehtësimi. Askush nuk ka arritur diçka të madhe nga të mirat e fundit, qoftë ai një i Dërguar apo të tjerët pas tij, përveçse me durim.”

[Mexhmu’ul Fetaua 10/136-137].

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi