💐 Dobi nga Shejkh Abdur-Rezzak el-Bedër
💎 [49] Hajdutët e fesë
Shumë njerëz janë të ndërgjegjshëm për rrezikun që kanosin hajdutët e pasurive dhe prandaj i ruajnë më së miri pasuritë e tyre se mos ua vjedhin ata. Por ama, ata nuk janë të ndërgjegjshëm për rrezikun e hajdutëve të fesë dhe as nuk e vrasin mendjen fare se çfarë kanë vjedhur hajdutët nga feja e tyre, e lëre më që të ruhen nga hajdutët e fesë. Çdo ditë që kalon, feja e tyre zhvatet vazhdimisht nga hajdutët, kurse ata nuk e vrasin mendjen fare. Por ama, sikur hajdutët të kishin vjedhur sadopak nga pasuria e tyre, ata do të trembeshin dhe do të alarmoheshin menjëherë!
💎Hajdutët janë pikërisht ashtu siç ka thënë Ibnul-Kajjim:
“Ka aq shumë lloje hajdutësh saqë nuk llogariten: disa prej tyre janë hajdutë që vjedhin me duart e tyre, disa janë hajdutë që vjedhin me lapsat e tyre, disa janë hajdutë që vjedhin me besën e tyre, disa prej tyre janë hajdutë që vjedhin duke shfaqur fetari, varfëri, devotshmëri dhe asketizëm, ndërsa përbrenda fshehin të kundërtën e tyre, kurse disa të tjerë janë hajdutë që vjedhin duke përdorur hiletë dhe mashtrimet e tyre.” [Iëlaam el-Mu-uaki’iin, vëll.3/fq.332]
Ama, robi i nënshtruar dhe i suksesshëm e shpëton fenë e tij me mbrojtjen që ia ka dhënë Allahu, kurse gjynahqarit i ikën feja e tij ngaqë ia zhvatin ata hajdutët.
💎Ka thënë Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë:
“Në të vërtetë robi i nënshtruar e ka rrethuar kopshtin e devotshmërisë së tij me një mur të fortifikuar që nuk e thyejnë dot kurrë armiqtë e tij. Frutat, lulet, bimët dhe bukuritë e tij rriten dhe shtohen vazhdimisht. Ndërsa gjynahqari ka hapur një të çarë dhe një plasaritje në murin e kopshtit të tij, e kështu hajdutët dhe armiqtë arritën që të futen brenda dhe shkaktuan dëm në çdo drejtim: ia dëmtuan gjymtyrët, ia prishën muret, ia këputën frutat, e dogjën anë e mbanë, ia ndërprenë ujin dhe i mangësuan vaditjen. Atëherë qysh do të arrijë ai që të kthehet në gjendjen që kishte qenë më përpara? Por, nëse ai e ndreq murin, e drejton dhe ia kthen shkëlqimin që kishte, si dhe e përmirëson atë që u prish në të, pastaj hap sërish kanalin e ujit vaditës dhe e ringre atë që ishte rrëzuar në të, atëherë, ai ose do të rikthehet ashtu siç ka qenë, ose do të rikthehet i mangët, ose akoma më i mirë se ç’ka qenë. Por ama, ai nuk e arrin dot kopshtin e shokut të tij që mbeti i padëmtuar me shkëlqimin dhe bukurinë e tij, përkundrazi, vazhdimisht i shtohen, i rriten dhe i shumëfishohen frutat dhe bimët e tij.” [Medarixh es-Salikin i Ibnul-Kajjim, vëll.1/fq.295-296]
🔹Burimi: https://www.al-badr.net/muqolat/3121
Përktheu: Alban Malaj
✅#dobi_të_shkurta
Mund të na ndiqni në:
📱 Telegram 📱Facebook 📱 TikTok
📱 WhatsApp 📱Instagram 📱Viber
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹