Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota.” Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.“ (el-Isra, 81)
Rruge e vështirë, metodologji qe kërkon durim, qëndrim, dhe stabilitet ne parime.
Është rruge qe kërkon mund ,ambicie, sakrificë, përpjekje të vazhdueshme, ballafaqim me sfida, ndërsa të gjitha këto duhet te stolisen me durim permanent..
Është rruge e durimtarëve, vetëm ata mund te I bëjnë ballë sfidave dhe peripecive qe dalin nga kjo rrugë.
Faktori kohe në këtë rrugë, në realizimin e objektivave të davetit dhe misionit Islam në përgjithësi, është i predispozuar të jetë i gjatë, por suksesi është i sigurt..
Në momentin kur ndokush nga pasuesit e këtij menhexhi "lodhet", e kaplon plogështia, i duket rrugë e gjatë, ngase natyra e njeriut është e tille që kërkon rezultate të shpejta, pra është i ngutshëm, i tilli nuk heziton ta “shkurton” këtë rruge, në emër të davetit duke u futur neper rrugica, qorrsokake, dhe ajo qe është me e keqja këtë devijim e quan"hikmet", "largpamësi".
Shumë nga ata që i proklamojnë dhe i pretendojnë strategjitë demode, kane dështuar dhe vazhdojnë të dështojnë. Aspiratat e tyre për bashkim po bëhen realitet. Jemi dëshmitarë se si kokat e bidatçive po bashkohen, ata që kanë shembur shtyllat e fesë Islame! Bashkim në çka?! Bashkimi i atyre që në prapavijë mbajnë kishën gjatë predikimeve të tyre, apo i atyre që dalin në foto me priftërinjtë në kuadër të projektit për tolerancë dhe bashkim të feve, apo atë atyre që marrin pjesë nëpër seminare të orkestruara nga armiqtë e Islamit, e që në fokus kanë sulmin ndaj të vërtetës dhe pasuesve të saj, apo të atyre që sheriatin e Allahut e quajnë sheriat i havarixhve dhe pasuesit e saj havarixh, apo të atyre që u urojnë festat jobesimtarëve nëpër media të ndryshme, apo të atyre që me gojët e tyre kanë dëshmuar se do ta ndihmojnë fenë e demokracisë, apo të atyre që janë të gatshëm të sulmojnë myslimanët, për të mbrojtur të krishterët, duke dëshmuar me gojët e tyre se do të flijonin edhe jetën e tyre për të mbrojtur të krishterët, ndërkohë që shajnë dhe ofendojnë heronjtë e umetit?!! Çfarë bashkimi na qenka ky?? Bashkim i imamëve të devijuar, bashkim në të kotën, në një qëllim, në një objektivë, në një flamur, për të sulmuar të vërtetën dhe pasuesit e saj. Ata po bashkohen sepse kanë qenë të paaftë dhe të pafuqishëm, pavarësisht tendencave të tyre, duke menduar se bashkimi i tyre do tu sjell fuqi, duke harruar se ky bashkim i tyre do të jetë fundosje, dhe që të gjithë do të mbarojnë në koshin e mbeturinave!
“Le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të dërguarit) se ata do t’i zërë ndonjë telash ose do t’i godasë dënimi i idhët.” (Nur,63)
I Dërguari alejhi selam ka thënë:
“Më së shumti frikësohem për Ummetin tim nga IMAMËT DEVIJUES”
Sot po pastrohen safet, e vërteta dhe pasuesit e saj në njërën anë, dhe e kota dhe pasuesit e saj në anën tjetër. Andaj kujdes në cilën palë do të jesh!
Por ajo që na habit më së shumti, është fakti, se si disa pretendus të hakut, ua kane lakmi, dhe për njëherë i shikon ata bëhen “largpamës”, duke gjurmuar pas rrugicave të cilat sipas tyre do të mundësonin arritje dhe realizim sa më të shpejtë të objektivave të thirrjes Islame. Mjerim!
Dhe si rezultat kemi ndryshim te kursit te thirrjes Islame, fasadës dhe thelbit te metodologjisë, e gjithë kjo ne vete ngërthen zgjidhjen e imponuar nga jashtë. Kanë zgjedhur të heshtin për çështjet thelbësore të fesë, ndërsa nga ana tjetër krenohen me “heronjtë” e futbollit!!! Pra, kjo te kujton një shfaqje teatrale, qe e kthen umetin ne spektator pasiv te dramës, e gjeja me e madhe qe mund te beje spektatori ne një shfaqje është te duartrokasë apo te shpreh pakënaqësi, sipas rrjedhës se subjektit dhe mesazhit te tij.
Daveti nuk mundë të jetë i frytshëm, nëse nuk flitet apo heshtet për çështjet bazike, kështu duke anashkaluar elementet bazë, pa te cilat nuk mund të jep fryt daveti.