Rruga e Xhenetit @rrugaexhenetit1 Channel on Telegram

Rruga e Xhenetit

@rrugaexhenetit1


Rruga e Xhenetit (Albanian)

Rruga e Xhenetit është një kanal në Telegram që sjell informacione të rëndësishme rreth udhëtimit nëpër botë. Në këtë kanal, do të gjeni udhëzime, këshilla dhe sugjerime për udhëtime të paharrueshme në destinacione të ndryshme. Nëse jeni një udhëtar i zjarrtë ose thjesht kërkoni inspirim për destinacione të reja, kanali Rruga e Xhenetit është vendi i duhur për t'u abonuar

Kush është Rruga e Xhenetit? Është një kanal i krijuar për të ndihmuar udhëtarët në kërkimin e aventurave të tyre, duke ofruar një gamë të gjerë të informacioneve dhe udhëzimeve për të bërë udhëtimin e tyre më të lehtë dhe më të këndshëm. Me një qëllim të thjeshtë, ky kanal synon të frymëzojë njerëzit për të eksploruar botën dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme

Gjithashtu, në kanalin Rruga e Xhenetit do të gjeni recensione të detajizuara të destinacioneve të ndryshme, nga plazhet e egzotike deri te qytetet historike. Kanali ofron një burim të pasur të informacioneve për të gjithë ata që janë të interesuar të shkojnë larg dhe të zbulojnë bukurinë e botës. Nëse keni nevojë për këshilla praktike për të organizuar udhëtimin tuaj ose dëshironi të mësoni më shumë për një destinacion specifik, Rruga e Xhenetit është kanali që i përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja për udhëtimet

Abonimi në kanalin Rruga e Xhenetit është falas dhe shumë i thjeshtë. Me një klikim të thjeshtë, ju mund të merrni akses të menjëhershëm në informacione të vlefshme dhe të freskëta për destinacionet e preferuara të udhëtimit. Prandaj, mos hezitoni të bashkoheni me komunitetin e udhëtarëve të pasionuar në kanalin Rruga e Xhenetit dhe filloni rrugën tuaj drejt aventurave të papara.

Rruga e Xhenetit

10 Jan, 13:06


“ Nuk t’ka urdhëruar Allahu ﷻ që të kesh teuhidin e Muhamedit ﷺ, ndërsa edukatën dhe sjelljen e Ebu Xhehlit; as nuk t’ka urdhëruar të kesh teuhidin e Ebu Xhehlit dhe sjelljen e edukatën e Muhamedit ﷺ.”

Por Allahu ﷻ të ka urdhëruar në Kur’an:

“ O ju që keni besuar, hyni në Islam tërësisht (pranojeni atë me të gjitha urdhrat, ndalesat dhe rregullat e saj) dhe mos ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i përbetuar.” [Kur’an, El-Bekareh].

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ Besimtari me teuhid dhe iman më të plotë e më të pastër është ai që ka sjelljen dhe edukatën më të lartë.”

[ Tirmidhiu ]

“ Imani dhe edukata janë binjakë që duhet të lindin në zemrën e njeriut menjëherë njëra pas tjetrës.”

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

07 Jan, 06:21


“ Paramendo sikur Allahu t'i kishte dërguar pejgamberit të Tij, Muhamedit ﷺ, të cilin e ka dërguar rahmet për dunjan, rreth tij njerëz që koka dhe zemra e tyre e përkufizojn këtë rahmet vetëm në dy metra katrorë, ku do të arrinte islami?!"

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

10 Dec, 08:29


“Ofendimi, shpifja, përgojimi dhe sulmi i furishëm e i mbushur me vrull gjatë polemikës janë hile [dredhi] e të paaftit dhe kapital i të falimentuarit.”

Demantimi i zhveshur nga argumentimi dhe i veshur me ofendime, të shara dhe kërcënime është demantim që të gjithë njerëzit mund ta bëjnë.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

‎[مجموع الفتاوى ص.٤/١٨٦].

Ismail Kadriu
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

08 Dec, 15:41


“ Kështu pra popullit keqbërës iu pre edhe rrënja e fundit, Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet i qofshin Allahut, Rabul Aleminit.”

[Kur’an El-En’am 45].

“ Vërtet Allahu ia shtyen afatin zullumqarit, mirëpo po e morri e shtrengoi, s’ka kush që e liron dhe shpëton më.”

I Dërguari i Allahut ﷺ.

[Buhariu, Muslimi ].

" Atë të cilin nuk e gëzon ajo që i gëzon besimtarët dhe atë të cilin nuk e mërzit ajo që i mërzit besimtarët, nuk është prej tyre.”

Shejhul Islam ibnu Tejmijjeh, Allahu e mëshiroftë.

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

03 Dec, 18:57


“Nëse nuk ta rrudh zemrën ithtësia e mëkateve, atëherë vetëmse të është tretur ëmbëlsia e imanit.”💔

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

24 Nov, 16:00


Fjalë e moçme.

Rruga e Xhenetit

22 Nov, 10:52


“ Oj zemra ime, ti je prishur, jo vëllau im.” 💔

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

19 Nov, 16:05


“ Përveç statuseve, çfarë kemi përgatitur tjetër për ditën kur të dalim para Allahut?!” 💔

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

19 Nov, 14:36


“ Nuk kanë parë sytë e mi dikë si Ebu Hanifja.”

Sufjan ibnu Ujejneh, Allahu e mëshiroftë.

[ مناقب الإمام أبي حنيفة ]

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

16 Nov, 15:13


“Sa e sa të vrarë nga ana e Iblisit (me epshe dhe devijime) i kanë ringjallur dijetarët (me Kur’an dhe Sunet).”

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë.

[إعلام الموقعين ص.٢/١٣]

Ismail Kadriu
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

15 Nov, 22:45


“ Prej cilësive të ulemave të jehudëve dhe krishterëve ishte se ata i hidhnin librat e tyre pas shpine kur librat i kundërshtonin epshet e tyre, e sot umeti vuan fitnet dhe budallallëqet ngase ata të cilët pretendojnë dituri e kanë hedhur pas shpine hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ ku thotë:

“ Vendosni njerëzit në pozitat e tyre të cilat i meritojn.”

Asnjëherë në historinë islame nuk kemi gjetur që dijetarët ta tradhtonin amanetin e diturisë dhe fenë e Allahut duke e ngritur në pozitën e dijetarit atë që është larg diturisë sikurse qe është lindja larg perëndimit, e të flasë për fenë e Allahut, e ta përdhosë fenë e Allahut me paditurinë e tij dhe mendjen e tij të mangët.

Përderisa ibn Mes’udi Allahu qoftë i kënaqur me të, po lexonte suren Jusuf, iu afrua një person dhe i tha:” Nuk është zbritur kjo sure ashtu siç po e lexon “

I tha ibn Mes’udi:” e lexova këtë sure në prani të Dërguarit të Allahut ﷺ e ai më tha : “ Të lumtë”.
E pas pak ai nuhati nga personi aromën e alkoholit, dhe i tha:

” A po ta mban fytyra që ta përgënjeshtrosh librin e Allahut dhe të pish alkohol, pastaj e goditi me kamxhik.” [ Buhariu ]

T’i dorëzohet në dorë feja e Allahut atyre të cilëve u është dehur zemra dhe mendja e tyre me injorancë është kamxhiku më i keq që e denon dhe godet përmes tij xhematin e muslimanevë.

Keni frikë Zotin e tuaj, i Cili do t’ju marrë në llogari për kopenë tuaj.

Allahu tha në Kur’an :” Andaj, pyesni ata që dinë ( ulemat ) nëse nuk dini.”

[ Kur’an El-Nehl 43 ]

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

12 Nov, 15:42


“ O vëllau im, dije se pallatet e xhenetit nuk ndërtohen me material të xhehenemit.”

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

10 Nov, 20:48


“ Nuk është jetim ai të cilit babai i ka vdekur, mirëpo jetim i vërtetë është ai që në dituri dhe edeb jetim ka mbetur.”

Aliju, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

07 Nov, 21:40


Zoti im, ti e di më së miri se unë kur shtrihem mbi shtratin tim, veprat e mia të këqija i kanë mundur veprat e mia të mira, mirëpo ajo që mi mbyll sytë dhe më jep forcë që të zgjohem në mëngjes është fjala jote që e ke shkruar mbi arshin Tënd kur i krijove njerëzit se:

“ Vërtet, mëshira Ime e ka paraprirë hidhërimin Tim “.💔

[ Buhariu ]

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

05 Nov, 20:39


#provo.

“ Uji i detit i kripur ngjitet lart në qiell në formë të avullit pastaj shndërrohet në re të bardhë, pastaj kthehet në tokë shi i pijshëm, i ëmbël e i pastër, e ti provo të ngjitesh me zemrën tënde drejt qiellit dhe shiko se në çfarë gjendje kthehet në tokë.”

Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë.

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

02 Nov, 18:04


“ Vëllazëri është ti luftosh bashkë me mua gabimet e mia, e jo të më luftosh mua për shkak gabimeve të mia.”

Amrul Busati ✍️

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

01 Nov, 15:34


“ O Zoti im, më mbaj larg mëkateve ashtu siç e mban lindjen larg perëndimit.”

I Dërguari i Allahut ‎ﷺ.

[ Buhariu, Muslimi ]

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

30 Oct, 15:29


“ E lë namazin, ndërsa të tjerët falin edhe namaz nate; e heq mbulesën, ndërsa të tjerat mbajnë edhe nikab!? Jo pse është e vështirë, por sepse i udhëzuar dhe i ndihmuar është vetëm ai të cilin Allahu e udhëzon dhe e ndihmon.”

“Beni Israilët ngurruan me pavendosmëri në therrjen e një lope, ndërsa Ibrahimi - alejhi selam - u urdhërua me therrjen e birit të tij dhe iu përgjigj menjëherë urdhrit të Allahut.”

Kasim ✍️

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

27 Oct, 17:44


Nëse ne pasi që të vdesim lihemi në asgja,
do të ishte vdekja rehati për çdo të gjallë,

Mirëpo ne pasi që të vdesmi do të ringjallemi,
dhe do të mirremi në llogari pas kësaj për çdo gjë.

Abdurrahman ibnul Xheuzij, Allahu e mëshiroftë

[بحر الدموع ص.٣١ ]

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

23 Oct, 19:55


“E gjithë gjërësia e lumturisë gjendet në ngushtësinë e rreshtave të librit.”💎

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

20 Oct, 10:31


“ Nëse të thërret nefsi yt që t’i bësh mëkat Zotit tënd, atëherë foli nefsit tënd me butësi, duke i lexuar këtë ajet kuranor:

“Thuaj: A është më i mirë ky apo xheneti i përhershëm, i cili është përgatitur për të devotshmit?” [Kur’an, El-Furkan 15].

Ibnul Xheuzij, Allahu e mëshiroftë.

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

18 Oct, 16:27


Të pretendosh ndjekjen e menhexhit së pejgamberit ﷺ me moton e nomadit, i cili tha: "O Allah, më mëshiro mua dhe Muhamedin, e me ne mos e mëshiro askënd tjetër", është prej nomadizmit dhe nuk ka të bëjë me çiltërsinë e shpalljes dhe të fesë.

Me mendjen dhe zemrën e ngushtë të nomadit, mos e ngushto gjërësin dhe mëshirën e fesë së pejgamberit ﷺ, për atë i Dërguari i Allahut ia ktheu duke i’a qartësuar menhexhin e tij dhe i tha: " Vetëmse e ngushtove të gjerën."

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

17 Oct, 11:32


" O vëlla im musliman, edhe sikur ta adhuroje Allahun gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë vite rradhazi, nuk do të mjaftonte për të qëndruar para madhështisë së Tij në Ditën e Gjykimit.
Si do të jetë gjendja jote kur shumicën e viteve tua i ke shpenzuar në atë që nuk të bën dobi në ahiret, e për më tepër, ato vite që i ke shkatërruar në mëkate?” 💔

Ja Rab, rahmetin tënd.

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

12 Oct, 11:56


“ I mallkuar është ai i cili e çorienton të verbërin nga rruga e tij.”

I Dërguari i Allahut ﷺ

[ Ahmedi ].

Kjo me çorientu të verbërin në dunja, nga rruget e dunjas, e mendoje tash ti me atë që e fol ti në fen e Allahut me çorientu atë të cilin e ka të verbuar zemrën e tij me injorancë, ai e kërkon rrugën për të arritur te Allahu dhe xhenetet e Tij, e ti e çorienton atë me fjalën tënde apo fetvan tënde nga qellimi kryesor për të cilin është krijuar?!

Ai i cili nuk e ka kuptuar rrëzikun e të folurit në fenë e Allahut pa dituri, ai ende nuk e ka kuptuar realitetin e shirkut.

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

11 Oct, 22:51


@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

11 Oct, 11:09


Një nga cilësitë më të shëmtuara që gjendet në brendësinë e shejtanit është mashtrimi dhe munafikllëku. Ai të hedhë në humnerën e mëkateve dhe pastaj distancohet nga ti, duke u fshehur pas petkut të hipokrizisë, si të ishte në radhët e melekëve.

"Kur shejtani ua zbukuroi atyre (mushrikëve) veprat e tyre dhe u tha: 'Sot nuk ka askush që mund t’ju mposhtë, unë jam mbrojtësi juaj.' Por kur u ndeshën dy ushtritë, ai e ktheu shpinen dhe iku duke vrapuar dhe u tha (mushrikëve): 'Unë jam i distancuar nga ju, unë shoh atë që ju nuk e shihni. Unë i frikësohem Allahut, Allahu dënon ashpër.'"

[Kur’an, El-Enfal 48]

"Ashtu si shembulli i shejtanit, i cili i tha njeriut: 'Moho!', dhe kur njeriu mohoi (Zotin e tij), shejtani i tha: 'Unë jam i distancuar nga ti, unë vërtet i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.'"

[Kur’an, El-Hashr 16]

O vëlla musliman, a i ka hije një zemre që është ngritur dhe nderuar lartë me iman t’ia dorëzojë atë zemër një mashtruesi dhe hiporiki sikurse qe është shejtani, që ai ta hedhë në fundin e humnerës së shkatërrimit?!

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaxhenetit1

Rruga e Xhenetit

04 Oct, 11:34


Thanë islamofobët: “ Ua kanë larë hoxhallarët trurin rinisë.”

Ne themi: “ Allahu i shpërbleftë hoxhallarët që na kanë larë trurin e përlyer nga injoranca me ujin e çiltër të Kur’anit dhe Sunetit.”

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

03 Oct, 17:55


"Asnjëherë nuk ka qenë mesatarja e pejgamberit ﷺ në fe që të qortojë vazhdimisht ata që e teprojnë, dhe t’i lërë anash ata që në neglizhencë vazhdimisht frymojnë.

Kushdo që dëshiron të thërrasë në mesataren e pejgamberit ﷺ ,atëherë le ta lexojë jetën e tij, që nga dita kur iu shpall Kur’ani e deri në ditën kur Medinja u errësua me vdekjen e tij."

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

26 Sep, 11:08


“ Aq shumë i kanë djegur zemrat e tyre muslimanët me mëkate, sa që zemrat e tyre janë shndërruar në gur të zi prej mëkateve, deri në atë masë që e sheh vëllain e tij musliman me zjarr në gojë e në dorë në këtë dunja , e që do të jetë për të zjarr në Ahiret, e megjithë atë as nuk e ndalon, as nuk e këshillon ! Apo ndoshta nuk e keni kuptuar mirë domethënien e tradhtisë?
Nuk ka tradhti mat madhe se sa kur vëllau yt musliman të tradheton në fenë tande.”

A mundeni me paramendu një sahabi duke i bë mëkat Allahut hatpazi në publik, ndërsa sahabët e tjerë të ulen me të e ti buzëqeshin në fytyr ? Shumë tradhti do të zbulohen në Ahiret, e ti vëlla dije se:

'Ata ditë, miqtë dhe të dashurit do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve.' [Kur’an, Ez-Zuhruf 67].

Tradhtia më e rëndë është ajo që bëhet e qartë në Ditën kur fletët janë mbyllur dhe lapsat janë tharë, dhe për çdo vepër në llogari duhet me u marrë.”

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

23 Sep, 11:33


“ Dallimi mes nesh dhe sahabëve është se ata, kur falnin, trupat e tyre ishin si shtylla prej druri që nuk lëviznin nga frika e Allahut, ndërsa zemrat e tyre fluturonin nga imani. Ndërsa ne, kur falemi, zemrat tona janë si prej druri që nuk lëvizin dhe as nuk ndikon namazi në to, ndërsa trupat tona vazhdimisht lëvizin, si pasojë e mungesës së frikërespektit të zemrës ndaj Allahut." 💔

Pejgamberi i Allahut ﷺ kur pa një njeri duke luajtur me mjekrën e tij në namaz, tha:

"Sikur të ishte nënshtruar zemra e tij me frikërespekt ndaj Allahut, do të ishin nënshtruar edhe gjymtyrët e tij."

[ Hadithi ka dobësi, mirëpo kjo fjalë është e njohur nga Seid ibnul musejeb ].

Kur Ebu Bekri - Allahu qoftë i kënaqur me të - falte namaz, ishte si një shtyllë prej druri që nuk lëvizte nga frika e Allahut.

"Ata e kuptuan realitetin e qëndrimit para Allahut në dunja, para se të qëndrojnë para Tij në ahiret, gjë që ne ende nuk ia kemi nuhatur aromën."

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

13 Sep, 10:54


"Ndodh që mëkati yt të fshihet dhe të falet, derisa ti je në gjumë."

Tha : “ Zoti im, më fal mua dhe vëllanë tim, dhe na fut në mëshirën Tënde.”

[ Kur’an, El-A'raf, 151]

Duaja e vëllait tënd të sinqertë për ty.

Kasim ✍️

Ismail Kadriu
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

12 Sep, 10:57


"Nxitja e injorantëve dhe ngarkimi i tyre që t’i bëjnë tekfir dijetarët e muslimanëve është një nga veprat më të urryera dhe më mizore tek Allahu, kjo vepër ka prejardhje nga havarixhët dhe rafiditë, të cilët shpallin tekfir ndaj imamëve të këtij umeti."

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë

‎[ مجموع الفتاوى ص ٣٥/١٠٠ ].

Ismail Kadriu
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

27 Aug, 12:42


💔.

Rruga e Xhenetit

21 Aug, 17:09


“ Nuk i lejohet askujt që të përkatësohet vetëm te një hoxhë, ti miqësoj ata që e pasojnë atë hoxhë e ti armiqësoj të tjerët, mirëpo ai duhet të miqësoj çdo person i cili është prej besimtarëve, ata të cilët njihen me devotshmëri prej hoxhallarëve dhe të tjerëve pos tyre, e mos ta veçoj ndonjërin prej tyre me dashuri me të tepërt pos nëse shfaqet te ai hoxhë iman dhe devotshmëri e tepërt, ai duhet ti japë përparësi atij të cilit i ka dhënë përparësi Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ dhe ta çmoj e ti jep prioritet atij të cilit i ka dhënë Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ.”

Shejhul Islam ibn Tejjmijeh, Allahu e mëshiroftë.

‎[ مجموع الفتاوى ص.١١/٥١١ ]

Ismail Kadriu.
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

16 Aug, 03:41


“ Zoti ynë, Ti na e dhe islamin pa ta kërkuar, kështuqe mos na privo nga xhenetet e Tua, e ne këtë gjë duke ta kërkuar.”💔

@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

15 Aug, 21:50


“ Prej krimeve dhe tradhëtive më të mëdha ndaj xhematit është që t’ju servohet atyre ndonjë nxënës dije e të vendohet në krye të mejdanit të davetit, ndërsa ai diturisë as te këmba nuk i ka mbërri.”

Rahmet ju pas shpirti ulemave që kanë thanë:

“ Gjysmë hoxhë t’a prish fenë.”

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

13 Aug, 10:50


"Kur vdes njerzillëku dhe frika ndaj Allahut atëherë lind çdo e keqe."

Ismail Kadriu ✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

05 Aug, 19:26


Fjala e juaj se: “ nuk lejohet të folurit keq për hoxhallarët dhe se selefi e ka ndaluar këtë gjë.” jemi dakord në këtë fjalë me juve, mirëpo me qëllimin e juaj përmes kësaj fjale nuk jemi dakord, ngase ne ju gjejm juve pasi ta thoni këtë fjalë duke folur për hoxhallarë që nuk janë në mendimet e juaja, apo ju kundërshtojnë në disa mesele në mënyrën më të vrazhdë e më të shëmtuar, duke i cilësuar ata me lloj-lloj gjëra, duke qenë këta hoxhallarë në kornizat e ehlu sunetit, atëherë unë e kuptoj se gjuha e gjendjes tuaj do të thotë:” mos folni keq për hoxhallarët ( që unë i dua ) “, e jo të gjithë hoxhallarët që janë në kornizat e ehlu sunetit.

Ose bëhuni të drejtë e gjykoni me drejtësi, ose heshtni derisa shpirti në fytë të ju ketë mbërri.

Nëse hoxha gabon, duhet të këshillohet nga kolegët e tij fillimisht në fshehtësi, e nëse nuk e këshillojn atëherë të tillët e kanë tradhëtuar, e nëse këshillohet e vazhdon me këmbëngul në gabimin e tij, ai është përgjegjës për gabimin e tij para Allahut.

“ Feja është këshillë “.

Thotë Allahu subhanehu ue te’ala në Kur’an:

“ O ju të cilët keni besuar bëhuni të qëndrueshëm në urdhërat e Allahut dhe bëhuni dëshmues të drejtë e gjykoni me drejtësi, mos të ju nxisë urretja ndaj një populli për të bërë padrejtësi, bëhuni të drejtë ngase kjo është më afër devotshmëris, dhe keni frikë Allahun, s’ka dyshim se Allahu është i Gjithëdijëshëm për çdo gjë që punoni.” [ Kur’an El-Maideh 8].

Ismail Kadriu.✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

04 Aug, 19:03


“ Pasha Allahun nuk ka diçka më të nevojshme për robin kur ai humbet në mjegullat e fitneve sesa të gjykoj me drejtësi, dhe se sot bartja e maleve mbi supe është bë më e lehtë se sa të frymoj njeriu me drejtësi.”💔

Ismail Kadriu.✍️
@rrugaexhenetit1

Rruga e Xhenetit

04 Aug, 04:42


“ vëllau im, nëse ti gjithë ditën nuk përton me i lexu statuset e njerëzve në facebook, e pastaj përton me e lexu fjalën e Zotit tënd ( Kur’anin ) atëherë ke problem me imanin, bile problem goxha serioz.”

Ismail Kadriu.✍️
@rrugaexhenetit1

1,366

subscribers

176

photos

43

videos