***
❓ Më ka pyetur më shumë se një student rreth disa rrugëve apo shkaqeve përmes së cilave Allahu i bënë dobi studentit gjatë periudhës së mbledhjes së njohurive dhe realizimit të veprave, me ç'rast thashë:
🔸️ E para dhe më e rëndësishmja:
🪴 Lutja, kërkimi i ndihmës prej Allahut dhe ta vendosësh para syve varfërinë tënde për Të, gjatë kuptimit dhe nxjerrjes së dobive ( kjo është pajisja, fuqia dhe përgatitja e besimtarit në të gjitha çështjet e tij ).
🪴 Anadaj, prej teje kërkoj që çdo libër, mësim apo mesele ta hapësh me lutje, ta shkruash këtë ( lutjen ) përballë teje, në tavolinën apo dhomën e leximit, që të mos e harrosh, ashtuqë ta kesh ndërvetëdije kuptimin e të qenurit ROB I ALLAHUT në të gjitha gjendjet tua.
🔸️ E dyta:
🪴 Ta bësh nijet që atë që e mëson t'ia mësosh dhe komunikosh të tjerëve, dobia e kësaj = se ti ke shpërblim për këtë pasiqë ua dëshiron të mirën dhe dobinë të gjithëve.
Pastaj, ti do përpiqesh që ta përsosësh atë mësim, libër apo mesele, ngase ti nuk synon vetëm kuptimin e saj, tani ti synon krahas kuptimit edhe sqarimin e shtjellimin.
👉 Kjo ndihmon në të qenurit i PËRQËNDRUAR.
🔸️ E treta:
🪴 Shënimi, ruajta dhe renditja e çdo dobie që vëren dhe nxjerr prej leximit (hulumtimit), pavarësisht se sa merr kohë.
Nëse ti lexon një libër, ngulite në mendjen tënde se ti nuk ke për ta shfletuar më atë, në mënyrë që të të mos ikën asnjë dobi apo paqartësi prej tij.
Supozoje se pas leximit libri yt do të zhduket dhe ske mundësi ti kthehesh prap, MOS LEJO ASNJË DOBI QË TË IK PREJ TEJE.
🔸️ E katërta:
🪴 Mos i zë besë memorizimit tënd, d.m.th: Nëse je në rrugë, duke pritur, duke ecur... dhe të vie në mendje ndonjë dobi, paqartësi, çështje etj.
Kape atë, shkruaje, në mënyrë që tollovia e jetës të mos jetë shkak për ta harruar apo kthyer përsëri asaj çështje (meseleje).
🔸️ E pesta:
🪴 Mësimi dhe diskutimi i përbashkët me vëllezërit tu, të përfitosh prej tyre dhe të përfitojnë prej teje.
[ qoftë edhe nëse mësimi i përbashkët është përmes rrjeteve sociale ] besimtari e shfrytëzon çdo mundësi në atë që e afron tek Allahu dhe i sjell dobi.
🔸️ E gjashta:
🪴 Burgosja e vetes me libra dhe mësime, stërvitja e vetes me durim, vështirësi dhe vetmi me librat, ligjëratat dhe lapsat.
Mos ji prej atyre që nxitojnë dhe shpejt mërziten, nuk arrihet dituria [ expres ], hap pas hapi.
🪴 Pakësoi angazhimet dhe detyrat në mënyrë që ti përsosësh ato me të cilat angazhohesh.
Jo çdo gjë që të del përpara meriton vëmendje dhe preokupim!
🔸️ E shtata:
Hiqi, largoji çdo gjë e cila ndërhyn mes teje dhe arritjes së synimit tënd, braktisi gjërat e panevojshme ( prej: fjalëve, lidhjeve, daljeve, internetit ).
📌 Kjo është bazike, ai që nuk e rregullon = i është pështjelluar litari i jetës, bënë plane, mbledh libra, antarësohet në shumë grupe dhe qendra mësimi, i zvarrit gjërat...kalojnë vitet dhe ai vazhdon duke planifikuar e ende ska filluar e as realizuar diqka konkrete.
✍️Husejn Abdurrazik, Allahu e ruajtë!
#kërkimi_i_diturisë
https://t.me/medresejaebesimit