•┈┈••┈┈•••⊰❀❀⊱•••┈┈••┈┈•
✍️🏻Shejkh Abdul-Azijz ibn Baz – Allahu e mëshiroftë
Pyetje: Gjithashtu, ajo thotë: Nëse në trupin tim kam diçka prej yndyrnave, dhe jo në gjymtyrët e abdesit, pastaj marr abdes dhe harroj apo lë heqjen e saj, a është abdesi im i saktë apo jo?
Shejkh bin Baz: Prania e gjalpit në gjymtyrët e abdesit ose në trup, nuk e pengon ujin (të prekë lëkurën) dhe nuk ka ndonjë problem në këtë. E nëse është në pjesë të tjera të trupit përveç gjymtyrëve të abdesit, nuk ka lidhje me abdesin. As në larjen nga xhunublliku, gjithashtu nuk dëmton. Nëse në trup ka yndyrë, gjurmë vaji, gjalpë apo diçka të ngjashme nga yndyrat, kjo nuk e pengon ujin të arrijë te lëkura, kështu që nuk dëmton në këtë gjë. Pra, nëse ajo merr abdes dhe në dorën e saj ka gjurmë yndyre, apo në parakrahun apo në këmbën e saj, atëherë ajo nuk dëmton. E njëjta gjë vlen edhe për guslin e xhunubllikut apo të menstruacioneve: nëse në trup ka gjurmë yndyre, ajo nuk e pengon ujin. Yndyra e njohur që nuk ka trup (d.m.th shtresë yndyre të ngurtë), por është thjesht një lëngëzim në trup, kjo nuk e pengon vlefshmërinë e guslit dhe as vlefshmërinë e abdesit. Dhe të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut.
🖥Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/4915/الدهن-والدسم-لا-يمنع-وصول-الماء-إلى-الجسم
Përktheu: Altin Dallashi
❀ https://t.me/rrugaesunetit ❀
┈┉┅━✿🍃🌼🍃✿━┅┉┈