Dobi islame e mjeksore @dobiislamemjeksore Channel on Telegram

Dobi islame e mjeksore

@dobiislamemjeksore


꧁﷽꧂
Allahut i mbështetemi e lusim për sinqeritet në zemra e nijetet tona.
Ky channel ka për qëllim të jetë i dobishëm për zemrën dhe shëndetin tonë.Bashkohu,përfito,ndaje me mike.

Dobi islame e mjeksore (Albanian)

Kanal i ri 'Dobi islame e mjeksore' është një burim i vlefshëm i informacionit për të gjithë ata që duan të mbajnë shëndetin e tyre në nivel të lartë dhe të ruajnë mirëqenien e tyre. Në këtë kanal, do të gjeni këshilla dhe udhëzime nga mjekë të kualifikuar dhe ekspertë në fushën e mjekësisë islame. Me një fokus të veçantë në praktikat shëndetësore islame, kanali synon të promovojë një stil jetese të shëndetshëm dhe të harmonizuar me bindjet islame. Bashkohu me ne për të marrë këshilla të vlefshme dhe për të ndarë përvojat dhe informatat me miqtë tuaj. Le të bashkohemi në këtë udhëtim drejt një shëndeti më të mirë, duke u bazuar në qëllime të përbashkëta dhe sinqeritet të zemrës. All-llahu është burimi i vërtetë i shëndetit dhe ne lutemi që të na udhëzojë drejt rrugës së drejtë dhe të na japë forcën për të ndjekur këtë udhëtim të dobishëm dhe frytdhënës. Mirësevini në 'Dobi islame e mjeksore' - kanali që do të ndihmojë në shpirtin, zemrën, dhe trupin tuaj.

Dobi islame e mjeksore

13 Feb, 06:12


❀•┈┈•••❁🌙❁•••┈┈•❀
┊┊ ⇣
┊ ⇣
🌙Ramazani është gati të fryjë erërat e mirësisë dhe shpirti ynë tretet në aromën e tij.Ai nuk vjen në asnjë shtëpi muslimane, përveç që Allahu i mbush ato me gëzim dhe lumturi, i largon ankthin familjarëve të saj, i fshin shqetësimin, i lehtëson punët , i shëron të sëmurët dhe i mëshiron të vdekurit e tyre.💛

https://t.me/dobiislamemjeksore


❀••┈┈• ♡ ••┈•••❁🌙

Dobi islame e mjeksore

12 Feb, 11:05


MENDOHUNI PARA SE TË FLISNI!

📌Një vëlla viziton motrën e tij dhe mes shumë bisedave e pyet:
"Si jetoni në këtë shtëpi? Është kaq e vogël".
Kur burri i saj kthehet ,e gjen gruan e tij të zemëruar dhe debatojnë deri në atë pikë sa ai e shkurorëzon.
Kur filloi e gjithë kjo? Ajo ishte në rregull derisa vëllai i saj,e pyeti atë.

📌Një burrë e pyet shokun e tij:
"Sa ju paguan shefi juaj? Ai përgjigjet '1000€ në muaj'.1000€ në muaj?! Ti meriton më shumë se kaq! Ai i kërkon shefit të tij rritje të pagës, por ai refuzon kështu që ai e la punën. Tani ai nuk ka
asnjë punë. Si ndodhi kjo?

Këshillë: Gjithmonë mendoni para se të flisni. Ju nuk e dini se çfarë mund t'i bëjnë një familjeje pyetjet tuaja të pavenda e pa takt.
Pasi largoheni, shejtani ndërhyn dhe shkakton lloj-lloj problemesh mes njerëzve.
Nëse e doni dikënd dhe ju vjen keq për gjendjen e tyre,ndihmoni nëse keni mundësi ose së paku thuajini fjalë të mira e motivuese..Mos fusni fesad mes njerëzve!!!

#përkthyer_e_përshtatur_nga_
https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

12 Feb, 10:49


✎؁

●Mësojini vajzat tuaja të jenë të guximshme,mësojini atyre se si të mbijetojnë në shkretëtirën e peshkaqenëve dhe krokodilëve që do të jenë në gjueti për to.
●Gjuetarët me qëllime të pasinqerta kërkojnë të dobëtit dhe të pambrojturit nga gjahu i tyre. ●Prandaj, ato vajza që kërkojnë gjithmonë vëmendje,janë një objektiv i lehtë.
●Vajzat e guximshme, inteligjente dhe të mësuara sipas edukatës Islame ,nuk nënshtrohen ndaj shthurjes.
●Mësojuni vajzave tuaja, se nënshtrimi që pritet prej saj është ndaj burrit të saj, jo ndaj çdo burri në rrugë.
●Ajo duhet ta mbajë veten me dinjitet dhe nder, që një i shthurur të mos guxojë t'i afrohet me fjalë të pamoralshme.
●Mësojini vajzat tuaja se duke e vënë veten të stolisur përballë syve të meshkujve,nuk fitojnë rëndësi, por në realitet humbasin vlerat e tyre.
●Mësojini se sa të çmuara dhe të vlefshme janë ato,dhe nuk janë sende të ekspozuara në një tavolinë tregu, për t'i inspektuar çdo i shthurur e kureshtar.
●Nëse i lejoni vajzat tuaja "të kenë liri kërkimi për shokut e jetës e të veçohen me djem" dijeni se ata do të marrin pafajësinë e tyre.Madje çdo fije dinjiteti e dëlirësie që kanë patur,do të shkërmoqet para syve tuaj.
●Vajzat tona janë xhevahire të paçmueshme, stërvitini ato të jenë të tilla.
●Mos i lini të humbasin mendjen e tyre ndaj një bote që pretendon se dëshiron t'i lirojë, kur ajo që dëshiron të bëjë me to, është t'i zhveshë rrobat e tyre, për të zbuluar lakuriqësinë e tyre,ti zhvesh nga moralet e larta e ti bëjë si një mall që ka të drejtë ta përdor kushdo që ia do qejfi...
●Vërtet që do të jepni llogari para Krijuesit, në Ditën e Gjykimit për fëmijët tuaj...,ndaj kini frikë Allahun në edukimin e tyre!

#përkthim_nga_
https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

12 Feb, 06:43


Sa per dijeni, personi me këtë nr ndodhet në Arabi dhe atje nuk hyjnë thirrjet me telefon apo video nga whatssapi,vetem mund ti shkruani mesazh..

Dobi islame e mjeksore

12 Feb, 06:00


(InshaaAllah për ju ka shpërblime të shumëfishta,pasi nxënësit e dijes i përdorin ato para në rrugën e dijes fetare,pra për sigurimin e librave të dijetarëve të mëparshëm të sunnetit e bashkëkohorë,si dhe materialeve që i duhen për vazhdimin e marrjes së kësaj dijeje të dobishme.)

Dobi islame e mjeksore

12 Feb, 05:37


📖Erdhi një grua nga Hath’ami te i dërguari i All-llahut ﷺdhe i tha :O i dërguari i All-llahut vërtetë babain tim e kishte nxënë obligimi i All-llahut ﷻ,haxhi në moshën e vjetër, dhe nuk ka mundësi të rrijë në shpinën e devesë a mund që të kompensohet për te, të bëjë haxhin për te? Pejgamberi ﷺtha :Po

📖Po ashtu hadithi tjetër i transmetuar nga Ibni Abasi رضى الله عنه thotë: “Kishte ardhur një grua te Pejgamberi ﷺ nga Xhuhejni dhe i tha: ”Vërtetë nëna ime kishte premtuar që ta bënë haxhin, por nuk e bëri haxhin derisa vdiq, a mund që ta bëj haxhin për te ? Pejgamberi ﷺ i tha :”Bëje haxhin për te, si e shihni sikur nëna juaj të ketë pasur borxh a do ta kishit kryer/plotësuar atë? Atëherë borxhi i All-llahut është më prioritar për plotësim”.

Dobi islame e mjeksore

08 Feb, 15:57


⌛️

Edhe pak ditë na ndajnë nga Ramazani⌛️

‎O Allah, na mundëso ta arrijmë Ramazanin!
O Allah, na ndihmo në drejtësi dhe dashamirësi në të!
O Allah, pranoji veprat tona të mira gjatë tij dhe na shpëto nga zjarri i Xhehenemit,ne dhe të gjithë muslimanët!

All-llahumme Amiin!🤲

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

06 Feb, 18:29


Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

"Kush lexon dy ajetet e fundit te sures El Bekare në një natë, i mjaftojnë ato".

📔 Transmeton Muslimi.

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

06 Feb, 18:16




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

27 Jan, 10:32


HADITHI 20

Ebu Mes'ud Ukbe ibën Amër el-Ensarij el-Bedrij رضى الله عنه thotë:
Ka thënë Pejgamberi ﷺ :

"Vërtet, nga fjalët (urtësitë) që bota i ka mbajtur mend nga predikimet e pejgamberëve të mëparshëm është:
"Nëse s'ke turp,bëj ç'të duash."

(Buhariu)

https://t.me/haditheteneveviut

Dobi islame e mjeksore

27 Jan, 09:46




Jeta të kalit.
Sa më shumë që shkon mosha, mëson.
Kështu ndalon së vlerësuari gjërat e luksit dhe ua jep atë vlerësim gjërave, që për njerëzit sot po duken të vogla, por kanë peshë të madhe për atë që di t'i vlerësojë:
- koha e kaluar në vetmi me Allahun,
- gjumi i mjaftueshëm,
- regjimi i mirë ushqimor,
- koha e dobishme e kaluar me familjen.


Kështu pra, thjeshtësia merr fronin dhe bëhet synim kryesor.

#përshtatje
https://t.me/shkrimetedobishme

Dobi islame e mjeksore

27 Jan, 09:43


https://t.me/haditheteneveviut

Dobi islame e mjeksore

26 Jan, 13:51


●●●

“Iniciativa e parë e suksesshme që një grua merr për fëmijët e saj, është zgjedhja e një babai të mirë për ta.”

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

26 Jan, 13:50


🌹Statusi i femrës në Islam...💎

❝Ajo nuk është një objekt i ulët që të merret me duar dhe të vështrohet nga sytë (e njerëzve). Përkundrazi, ajo është një perlë e ruajtur; e mbrojtur për burrin që Allahu ia ka lejuar asaj dhe ia ka lejuar atij.
Kjo është gruaja brenda Islamit.❞

-Shejkh Salih El-Feuzan(Allahu e ruajttë).

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

23 Jan, 17:16




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

23 Jan, 11:30


💔Për të gjithë të sëmurët kronikë me sëmundje të rënda e të mundimshme, bëni durim dhe shpresoni në shpërblimin e Allahut, që të fitoni Xhennetin gjerësia e të cilit është sa madhësia e qiejve dhe e tokës.

🎙Sheikh Sad al Khathlan

https://t.me/lutjedheperkujtime

🚫 *Ndalohet kopjimi, shkëputja, apo çfarëdolloj ndërhyrje në video pa autorizim!

Dobi islame e mjeksore

21 Jan, 14:55




Prindërit nuk kanë nevojë për lotët tuaj kur vdesin. Ata kanë nevojë për përqafimet, të qeshurat, dashurinë dhe kujdesin tuaj sa janë ende gjallë.Ndaj jepjani atë kohë sa e keni mundësinë,sepse lotët sa për sytë e botës kur ata të vdesin,nuk i hyjnë më në punë!!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

20 Jan, 15:26


Ibn Hibani رَحِمَهُ اللَّه  ka thënë:

“Nëse intelekti do të kishte dy prindër, njëri do të ishte durimi dhe tjetri qëndrueshmëria.”

[روضة العقلاء (٤٥)]

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

20 Jan, 15:26


Malik ibn Dinar رَحِمَهُ اللَّه ka thënë:

“O njerëz!
Kur qenit i hidhet ar dhe argjend, ai nuk i njeh. Por nëse i hidhet një kockë, ai hidhet mbi të.

Po kështu,injorantët prej jush nuk e njohin të vërtetën.”

📗[Hiljetu El-Eulija’1/419]

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

20 Jan, 15:17


❀•┈┈•••❁💜❁•••┈┈•❀
┊┊ ⇣
┊ ⇣

📚Ebu Hazim
(Allahu e mëshiroftë) thotë: 

“Nëse e do një vëlla besimtar
për hir të Allahut,
atëherë pakësoji ndërhyrjet
në jetën e tij të kësaj bote!” 

(Hiljetu El-Evlija’,3/281)

https://t.me/dobiislamemjeksore

❀••┈┈• ♡ ••┈•••❁💜

Dobi islame e mjeksore

18 Jan, 11:31


●●●

Këshillë për vëllezërit dhe motrat muslimane të martuara..

🩷Motra të dashura,kurdo që burri juaj të kthehet në shtëpi, në momentin që ai hyn në shtëpi, si grua, ndërprisni menjëherë çdo gjë që po bëni:

-Nëse jeni në një telefonatë,përfundojeni atë.
-Nëse jeni duke lundruar në rrjetet sociale,lëreni telefonin.
-Nëse jeni në një bisedë,ndaleni atë.
-Nëse keni vizitorë,merrini leje dhe dilini para burrit tuaj.
-Çfarëdo pune që bëni, braktiseni, nëse nuk mund të braktiset, thuajini diçka pozitive e të bukur atij.
-Nëse jeni duke gatuar,uleni zjarrin dhe shkoni tek ai.
●Me të vërtetë, burri juaj është "mbreti juaj" dhe nëse një mbret hyn në pallatin e tij, nuk është me vend që ai të mos jetë i mirëpritur. Prandaj nxitoni ta mirëprisni mbretin tuaj, merreni ngarkesën e tij, ndihmoje të ulet,pastroni djersën në ballin e tij,hiqjani këpucët dhe çorapet, përgatitni rrobat për banjën e tij dhe shërbeji vaktin e tij.
E kurrsesi mos e prit në derë me ankesat për fëmijët tuaj,për të afërmit apo ndonjë mërzitje që mund të kesh,fundja çiftet gjithmonë duhet të bashkëbisedojnë në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme familjare,por në momentin e duhur.

Është një akt shpërfilljeje për bashkëshortin tënd që të kthehet në shtëpi, dhe ti vazhdon të bësh çfarëdo që je duke bërë.
Ti nuk mund ta dish kurrë se çfarë ka kaluar ai jashtë shtëpisë,në punë apo me provokimet e njerëzve.Vlerësoje sakrificën e tij teksa ka kaluar nëpër shumë sprova për të siguruar mirëqenien e familjes tuaj.

🤍Edhe kur gruaja kthehet në shtëpi nga kudo që ajo ka qenë,çfarëdo që të jeni duke bërë vëllezër ,lëreni atë nëse është e mundur:
-Merrjani ngarkesën e saj.
-Përqafoje ngrohtë.
- Shtrëngoni duart me të.
-Thuajini fjalë të ëmbla e motivuese.
-Hiqja hixhabin ose nikabin e saj.
-Bëjeni të ndjehet mbretëresha juaj..

●Me të vërtetë, Profeti ﷺ e priste vajzën e Tij Fatimen ( رضى الله عنها )duke ecur për ta takuar, duke e puthur dhe duke i bërë vend të ulej në vendin e tij.

●Të gjitha këto dhe më shumë, do ta bëjnë gruan tuaj të ndihet e lehtësuar dhe e dashur, do ta bëjë atë të harrojë stresin apo lodhjen që kaloi jashtë shtëpisë..

●Për sa kohë që ne refuzojmë t'i zbatojmë këto gjëra 'të vogla' në jetën tonë, shumë martesa nuk do t'i rezistojnë kohës, apo do të jenë të mbushura me mosmarrveshje e grindje.
●Dijeni se mirësia sjell veçse mirësi edhe nëse në sasi të vogël, për zemrat që duhen, ajo ka vlerë shumë të madhe..

Allahu e përmirësoftë gjendjen e familjeve tona! Amiiin🤲

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

16 Jan, 21:09


•┈┈•••┈┈•🌹•┈┈•••┈┈•
┊┊┊ ⇣
┊┊ ⇣
┊ ⇣

🌹 Tashmë e Xhuma..🌙

Shtojini salavatet për më të dashurin e njerëzimit,të Dërguarin tonë ﷺ dhe përkujto për to.🌙

💎اللهم صل وسلم على نبينا محمد

••┈┈• ♡ ••┈┈•••┈┈•🌹

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

14 Jan, 17:52


📩────── ೄྀ࿐

Kur jeni të zemëruar, fjalët mund të jenë të drejta por mënyra juaj e të thënit e gabuar.! Prandaj, mos lejoni që gjuha juaj të lëvizë më shpejt se mendja,sepse dialogu ekspozon mendjet dhe zemërimi ekspozon moralet tuaja...

https://t.me/dobiislamemjeksore

📩────── ೄྀ࿐

Dobi islame e mjeksore

14 Jan, 17:49


----------💌----------

Një bashkëshorte e mirë, bën të gjitha shkaqet që çojnë në lumturinë e bashkëshortit dhe i zgjedh të gjitha rrugët që të çojnë në zemrën e tij...

https://t.me/dobiislamemjeksore

----------💌----------

Dobi islame e mjeksore

13 Jan, 14:27


Linku:

https://www.gofundme.com/f/urgent-help-for-elkeda?fbclid=PAY2xjawHx_lNleHRuA2FlbQIxMQABpl4SmeXH8_-FZVKcxIRtqO5b88tM2icOtwW9rNnLOW2CUd2tum14K0xLKQ_aem_Se8v2gjqHz-L_kVXYmFCjQ

Dobi islame e mjeksore

12 Jan, 17:29


Imam El-Euzai رحمه الله ka thënë:

"Më parë thuhej:
Do t'u vijë një kohë njerëzve, ku gjëja më e paktë në atë kohë do të jetë një vëlla ngushëllues, apo një dirhem i fituar hallall, apo një vepër (e bërë) në Sunnet."

📝Safuetu Es-Safueh 2/405

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

12 Jan, 17:28


🤍°•||🤍

Ibën Tejmije رحمه الله ka thënë:

"Nëse përmirësohet ana e brendshme, atëherë Allahu ta përmirëson anën e jashtme."

(Mexhmul Fetaua,3/277)

https://t.me/dobiislamemjeksore

🤍°•||🤍

Dobi islame e mjeksore

10 Jan, 09:04




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

08 Jan, 09:40


https://t.me/haditheteneveviut

Dobi islame e mjeksore

08 Jan, 09:38


Hadithi i 15

Nga Ebu Hurejra ( رضى الله عنه ) transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë.
Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë fqinjin e tij.
Dhe kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin e tij."


(Buhariu dhe Muslimi)

https://t.me/haditheteneveviut

Dobi islame e mjeksore

07 Jan, 08:26


☕️🍪||°•

Kafenë ☕️:

Nëse e pini kur jeni të uritur,
atëherë është e mirë për ju..
Nëse e pini kur jeni të ngopur,
atëherë është e mirë për tretjen,
por nëse e pini me miq të vërtetë,është e "shëndetshme"
për zemrën tuaj.🥰

https://t.me/dobiislamemjeksore

☕️🍪||°•

Dobi islame e mjeksore

07 Jan, 08:26


🖤||°•

Ebu Hurejra رضي الله عنه ka thënë:

"Kur dikush vdes, melaiket thonë:“Çfarë ka vepruar”, ndërsa njerëzit thonë:“Çfarë ka lënë pas”!?


📚(Ez-Zuhd li Ebi Daud,282)

https://t.me/dobiislamemjeksore

🖤||°•

Dobi islame e mjeksore

07 Jan, 08:26


❈↓

Imam Sufjan eth-Theurij رَحِمَهُ اللَّه  ka thënë:

"Mos u shoqëro me atë që t’i numëron të mirat që të ka bërë!"

(Shuabul lman,8882)

https://t.me/dobiislamemjeksore

❈❈❈

Dobi islame e mjeksore

07 Jan, 08:26


📩||°•♡

I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: 
“Me të vërtetë, çdo popull ka sprovë dhe sprova e popullit tim është pasuria.” Hadith autentik.Tirmidhiu, Ahmedi, Ibën Hibani dhe Hakimi. “Sahihu et-Tergib uet-Terhib”.

https://t.me/dobiislamemjeksore

📩||°•♡

Dobi islame e mjeksore

03 Jan, 08:07




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

31 Dec, 21:09


#Hadith_i_dobët

“O Zot, na e bëj të bereqetshëm muajin Rexheb dhe Shaban dhe na mundëso ta arrijmë Ramazanin.”

E kanë bërë të dobët këtë hadith Imam Neveviu, Ibn Rexhebi, dhe shejh Albani (Allahu i mëshiroftë).

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

31 Dec, 21:09




Shejh Ibën Uthejmin رَحِمَهُ اللَّه  ka thënë:

"Muaji Rexheb nuk ka ndonjë veçori (përparësi) nga muajt e tjerë të shenjtë dhe nuk veçohet me kryerjen e umres, as me agjërim, as me namaz (të veçantë) dhe as me lexim të Kuranit. Përkundrazi, ai është njësoj si muajt e tjerë të shenjtë. Të gjitha hadithet që transmetohen për vlerën e faljes së namazit në të (Rexheb) apo të agjërimit, konsiderohen të dobëta dhe nuk ndërtohet me to gjykimi fetar.

📚(El-Lika esh-Shehrij)

╰⊰⊹✿✿⊹⊱╮ | ʲᵒⁱⁿ ☟︎︎︎

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

31 Dec, 21:09


||°•💙

Ebu Bekr El-Belhij (رَحِمَهُ اللَّه ) thoshte:

"Muaji Rexheb është muaji i mbjelljes (së veprave të mira). Muaji Sha'ban është muaji i ujitjes. Ndërsa, Ramazani është muaji i korrjes së asaj që është mbjellë."

(Letaif El-Me'arif, 121)

https://t.me/dobiislamemjeksore

||°•💙

Dobi islame e mjeksore

31 Dec, 08:28


⚠️A e dini nga e ka prejardhjen festimi i vitit të ri!?

Në Romën e lashtë, rreth vitit 46 p.e.s., perandori Jul Çezari bëri 1 Janarin fillimin e kalendarit të tij të ri. Muaji u emërua sipas Janusit, perëndisë romake të fillimeve dhe mbarimeve(statuja e këtij idhulli akoma mbahet në muzetë e Vatikanit). Romakët besonin se ky zot "me dy fytyra" shikonte pas në vitin e kaluar dhe përpara në vitin tjetër. Së bashku me sakrificat për Janusin, ata i bënë edhe premtime për të kryer vepra të mira në vitin e ardhshëm. Kjo praktikë ka evoluar gjatë shekujve. Më vonë, disa sekte të krishtera apo individë e morën natën e vitit të ri si një mundësi për të reflektuar mbi keqbërjet e tyre gjatë gjithë vitit dhe për të vendosur të ndryshojnë sjelljen e tyre për mirë në vitin e ri.Gjithashtu Romakët përdornin degët e bredhit për të dekoruar tempujt e tyre në festivalin e zotit të tyre Saturn ku gjatë asaj kohe festonin me dëfrime të shthurura e sakrifica njerëzore. Paganët besonin se bredhi do t’i mbajë larg shtrigat, fantazmat, frymët e liga dhe sëmundjet. Kështu,festimet e vitit të ri i kanë rrënjët në paganizëm, mosbesim dhe sekularizëm.

Nuk i takon një muslimani t'a festojë,ta urojë e as ta miratojë për të tjerët.Muslimani duhet të jetë larg politeizmit dhe imitimit të jobesimtarëve.
📌Profeti ( ﷺ) na ka treguar se festat e besimtarit janë dy dhe ato janë Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami.
Muslimani gjithmonë beson,adhuron,shpreson dhe ka frikë vetëm Allahun e Lartësuar dhe në vazhdimësi, përpiqet në përmirësim për të kënaqur Allahun dhe shpresuar faljen ,mëshirën dhe Xhennetet e Tij.
🔸Profeti ﷺ ka thënë se:"Kush i ngjason një populli ,ai është prej tyre."(Ebu Davud,Ahmedi)

📌Allahu i Lartësuar thotë:"..Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata të ndryshojnë veten e tyre.."(koment i sures Rad:11)
📝Shejh Es-Sa'adi رَحِمَهُ اللَّه në tefsirin e tij rreth këtij ajeti thotë: -Nëse Allahu i Lartësuar i ka dhuruar një populli lumturi,mirësi dhe begati,kurrë nuk ka për t'ua larguar këto mirësi,derisa ata vetë të bëhen shkak për këtë gjë.

Ndaj o musliman/e, mos festo,mos uro askënd për këtë "festë"të tyre!
Ne kemi të Adhuruarin tonë Allahun e Lartësuar,Zotin tonë Një të Vetëm e të Pashoq,ndjekim rrugën e të Dërguarit të Tij ﷺ dhe festojmë festat tona të ligjësuara që janë Dy Bajramet.
Mos u bëj përbuzës i mirësive të Allahut ,ti bësh shirk Atij dhe të mbetesh i përbuzur (nëse nuk pendohesh)në zjarr të Xhehenemit përjetësisht!!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

31 Dec, 08:27


🚫Mos më uroni,s'kam asgjë për të festuar.Jam muslimane dhe si e tillë,nuk festoj,nuk uroj,e nuk marr pjesë në festa ku Allahu hidhërohet.

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Dec, 07:53


#MOS‼️

Mos bini në këtë vepër ,pasi ne kemi fenë tonë dhe festat tona islame.
💎Allahuﷻka thënë:
إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ ۗ

"Vërtet feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami.."(Ali-Imran:19)

I Dërguariﷺ ka thënë:"Kush i ngjason një populli ,ai është prej tyre."(Ebu Davud,Ahmedi)

KUJDES❗️
Ruaje fenë dhe imanin tënd.

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Dec, 07:52


---------📩---------

(Mos e hidhëro Krijuesin për krijesat!

Mos u bashko në festimet e jobesimtarëve,për ti kënaqur ata apo se mendon meqë i njeh dhe bën biznese me ta,ke frikë se të largohen!)

📥Shejh Salih el-Feuzan حفظه الله thotë:

"Mos thuaj: Këtë ndjekin të gjithë njerëzit! Porse shiko veten tënde!
Shpëto veten tënde! Lëri njerëzit nëse ata nuk e pranojnë të vërtetën!
Ti qëndro në të vërtetën dhe mos u mashtro nga ajo që bëjnë njerëzit!"

📚(It'haful Kaarij, 2/87)

https://t.me/dobiislamemjeksore

---------📩---------

Dobi islame e mjeksore

29 Dec, 13:20


Produktet e duhura për ju gra e vajza😍

Dobi islame e mjeksore

29 Dec, 13:18


https://www.instagram.com/p/DEKDVT1o182/?igsh=YWNwNm1janN1Mjdl

Dobi islame e mjeksore

26 Dec, 17:42




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

26 Dec, 10:19


⁉️LLOJET E BURRAVE QË KEQPËRDORIN DHE SHTREMBËROJNË LEGJISLACIONIN ISLAM TË POLIGAMISË

❝#Poligamia është një pjesë integrale e legjislacionit islam, duke mishëruar urtësinë dhe objektivat që lidhen me çështje të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm e ka ligjëruar atë dhe ishte pjesë e udhëzimit të Profetit, Allahu ia ngritë gradën dhe i dhëntë paqe, si dhe udhëzimi i shumë prej shokëve të tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Megjithatë, ata ishin shembullorë në trajtimin e kësaj çështjeje, në sjellje, integritet, dhembshuri dhe respekt. Fatkeqësisht, lloje të ndryshëm burrash e kanë shtrembëruar këtë praktikë. Ndër ta janë:

1️⃣Ata që e kanë bërë këtë legjislacion islam në një kullotë për tekat dhe dëfrimet e tyre, duke mos treguar respekt për shenjtërinë e grave dhe as duke i trajtuar ato me dinjitetin që do të prisnin për të afërmet e tyre femra.

2️⃣Një tip tjetër i pamatur, që nuk i japin çështjes kujdesin e duhur të kërkimit dhe soditjes së duhur. Në vend të kësaj, ata ndjekin shembullin vetëm sepse e bëjnë të tjerët, pa e kuptuar se poligamia nuk është e lejueshme për ta, as e përshtatshme dhe as nuk duhet të ndërhyjnë në të.

3️⃣Një lloj i tretë, të cilët mashtrohen nga bashkëmoshatarët që sfidojnë burrërinë e tyre, ku mospraktikimi i poligamisë e bën njeriun të duket i ndrojtur, frikacak dhe i mangët në sytë e tyre, ndërsa praktikimi i saj e bën të duket i fortë, i guximshëm dhe i pakrahasueshëm. Kështu, ata e shtyjnë atë në det, duke e lënë të mbytet në vend që t'i japin këshilla të vërteta.

4️⃣Lloji i katërt, të cilët joshen nga shejtanët në marrëdhënie të paligjshme dhe komunikim të ndaluar, duke shkelur nevojat e grave dhe dëshirën e tyre për dinjitet. Ata veprojnë si një dhelpër dinake, qëllimi i vetëm i së cilës është të kënaqin dëshirat e veta, duke u luhatur midis premtimeve për martesë ose qëllimeve të divorcit, pa asnjë llogari ndaj Krijuesit të tij apo turp para të tjerëve.❞ 

📚Shejkh Dr. Muhammad bin Ghalib el-'Umari حفظه الله

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

23 Dec, 10:36


✧═══•❁ ✿ ೃ࿔ ✿ ❁•═══✧

🍀السلام عليكم ورحمة الله 🍀

🌹Mirë se vini në kanalin e mësimeve “Kaide Nuranije”🌹

https://t.me/Mesimet_Kaide_Nuranije

✧═══•❁ ✿ ೃ࿔ ✿ ❁•═══✧

Dobi islame e mjeksore

22 Dec, 14:23


#Mos_u_bëj_pjesë_e_festave_të_jobesimtarëve!

✎؁

🚫Ibën Kajjim(رَحِمَهُ اللَّه )ka thënë:

"Të urosh (krishtlindjen) është mëkat më i keq se sa të urosh pirjen e alkoolit, vrasjen, tradhtinë bashkëshortore, etj."

📚[Ahkam,1/4]

(📌Me urimin e festës së jobesimtarëve,ke pranuar atë që ata festojnë.Dihet që sipas tyre Allahu ka bir,që ai biri është zot,e që edhe një shpirt i shenjtë është zot(Allahu na ruajtë)
Kjo festë e tyre është SHIRK që i bëhet Allahut të Lartësuar,Një dhe i Vetëm, që s'ka të Adhuruar me të drejtë përveç Tij,ndaj mos u bëj pjesë e festave të tyre.
Mendon ti kënaqësh se i ke komshi,punëdhënës(sidomos kush punon në perëndim),madje dhe të afërm!?
Epo dije se duke dashur të kënaqësh krijesat ,ke hidhëruar Allahun e Ai سبحانه وتعالى është hidhëruar me ty.
Këtë barrë të rëndë s'di në e mban,sepse është edhe më e rëndë se pirja e alkoolit,vrasja,tradhëtia..
Këto janë gjynahe të mëdha porse Shirku është që Allahu nuk e fal kurrë!
Dikush mund të thotë se nuk besoj tek festat e tyre por e bëj për respekt.Shpejt do ta besosh po nuk u largove nga kjo gjë sepse ti s'po ke respekt për Allahun duke dashur të respektosh krijesat (dhe do i respektosh për çdo vit,epo se ke respekt😏🤔)
Mjerë,mjerë për ata!
Mjerë edhe për ju që shkoni pas tyre.Allahu ju udhëzoftë! )

F.Xh

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

20 Dec, 08:34


🤲O Allah! Bëje këtë ditë xhumaje, ditë
pranimi lutjesh për ne dhe të dashurit tanë!

https://t.me/lutjedheperkujtime

Dobi islame e mjeksore

20 Dec, 05:51




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

19 Dec, 15:23


Hadithi 13

Ebu Hamza bin Malik رضى الله عنه shërbëtori i të Dërguarit të Allahut(ﷺ),transmeton se Profeti (ﷺ) ka thënë:

"Askush prej jush nuk ka besuar,derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vete."

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

https://t.me/haditheteneveviut

Dobi islame e mjeksore

15 Dec, 14:39


Kur dëshiron që Allahu të të ndihmojë dhe ta ndryshojë gjendjen për të mirë, atëherë shtoje thënien La haule we la kuwwete ila bilah.

Transkriptim.

https://t.me/postimeislame

Dobi islame e mjeksore

15 Dec, 14:36


Shejh Mukbil el-Uadi’i (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Jemi në një kohë sprovash. Sa herë që përfundon një sprovë, vjen një tjetër edhe më e madhe se ajo."

"Tuhfetul-Muxhib", fq. 256.

https://t.me/islamiautentik

Dobi islame e mjeksore

15 Dec, 05:14


🔠🔠🔠🔠🔠🔠🔠🔠

🔠🔠🔠🔠🔠🔠🔠❗️

💝Të dashur fëmijë dhe ju motra të nderuara të kanalit tonë "Hadithe për fëmijë"!

💖💖💖💖💖💖💖💖💖💖💖

👑E lusim Allahun e Madhëruar të jeni mirë kudo që jeni! Allahu ju begatoftë në ditët tuaja, ju ndriçoftë zemrat tuaja me iman dhe ju zbukuroftë moralin me moralin e më të mirit të njerëzimit alejhis salatu ues selam!

🫰🌟 Falënderime të përzemërta për ju, motra të dashura, që ndiqni postimet e kanalit tonë dhe ndihmoni fëmijët tuaj që t’i mësojnë këto hadithe madhështore të Profetit Muhamed alejhis selam!

🎈Kjo që po bëni është nga detyrat më fisnike në fushën edukimit. Ju inkurajojmë të vazhdoni me ndërgjegje dhe përkushtim, duke ndihmuar fëmijët tuaj në këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Me dashurinë dhe kujdesin tuaj, do jetë rruga e lumturis për ta, por dhe një burim kënaqësie dhe e gëzimit për ju.



⭐️Mirësia më e madhe në këtë botë (pasi Allahu na udhëzoi), është kuptimi i drejtë i fesë.
⭐️Për këte i dërguari i Allahut -sal-la Allahu aljehi ue sel-lem- ka thënë: "Kujt ia do Allahu të mirën ia bën të kuptueshme fenë.....". {Buhariu 64}.

⭐️Ibën Kajjim -Allahu e mëshiroftë!- thotë: "Kjo qëndron nëse me të kuptuarit e fesë synohet dituria e cila shoqërohet me vepër. Por nëse është për qëllim vetëm dituria, atëherë ky hadith nuk tregon se ai i cili e kupton fenë, Allahu ia ka dashur të mirën."

☀️Allahu i bëftë fëmijët tanë pasues të sunnetit profetik, duke pas dobi me dijen e fituar!

💎Bëhu sebep duke e shpërndarë linkun me të afërmet, nënat, motrat, shoqet tuaja. Treguesi për punë të mira, shpërblehet siç shpërblehet vepruesi!
"Kush thërret në udhëzim, do ketë shpërblimin edhe të atyre që e pasojnë duke mos iu pakësuar nga shpërblimet e tyre asgjë.”(Muslimi)

https://t.me/haditheperfemije

❤️❤️❤️❤️❤️❤️

Dobi islame e mjeksore

15 Dec, 05:14


https://t.me/haditheperfemije

Dobi islame e mjeksore

14 Dec, 07:29


✎؁

Nënat e vetme apo të veja,
luajnë rolin e të dy prindërve dhe nuk është kurrë e lehtë për to! Megjithatë,ato nuk japin justifikime por përkundrazi, bëhen nënat që fëmijët e tyre meritojnë, pa marrë parasysh se a janë të stresuara, të dëshpëruara, të rraskapitura apo disa edhe të paragjykuara!
Madje nëse ndonjëherë dëshirojnë të shtrihen,të qajnë,t'i ankohen dikujt,ato bëhen të durueshme,të forta,sidomos të udhëzuarat në Islam.

Po të shikoni historinë islame,ka shumë të tilla.Disa nga ato nëna të vetme,rritën burra të mëdhenj që do të njihen përgjithmonë, si:

●Nëna e Imam Shafiut(رَحِمَهُ اللَّه ).
●Nëna e Imam Ahmedit(رَحِمَهُ اللَّه ).
●Nëna e Imam Buhariut(رَحِمَهُ اللَّه ).

Allahu u dhëntë të gjitha nënave të vetme kurajo për t'i rritur dhe edukuar fëmijët e tyre me vlerat e duhura islame, duke i bërë ata kënaqësinë e syve të tyre dhe një mënyrë për të arritur Xhennetin bashkë me ta. Amiin.🤲

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

14 Dec, 07:27


●♡●💌●♡●

Jeta bëhet kuptimplotë kur ne kurrë nuk ndalojmë së dashuri njerëzit afër zemrës sonë,qofshin pranë apo larg nesh. Madje edhe kur ata nuk janë më të dukshëm për sytë tanë(kanë vdekur),gjithmonë prekin ndjenjat tona me gjërat që ata bënë për ne,për të cilët jemi mirënjohës për atë që jemi bërë. Është gjithmonë një thesar të duam pa kushte të dashurit tanë dhe ata që na lidhi dashuria për Hir të Allahut të Lartësuar.

Allahu ju dashtë!❤️

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

12 Dec, 18:38




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

11 Dec, 18:00


🎊🎊🎊🎊

Elhamdulilah,përfundoi edhe kapitulli i pastërtisë nga "Umdetul Ahkam". 😊Hadithi 43 ishte i fundit i këtij kapitulli.
InshaaAllah në një kohë të afërt, do të mundohemi të vazhdojmë me kapitujt pasardhës!

Dobi islame e mjeksore

11 Dec, 17:49


UMDETUL AHKAM
Hadithi 43

Nga Muadha që thotë:

E pyeta Aishen رضى الله عنها dhe i thashë:
"Çfarë është puna me një grua me menstruacione
(lë agjërimin dhe namazin)e cila (më pas) agjëron por nuk e fal namazin?"
Ajo më tha:"A Harurije je ti?"
I thashë:"Nuk jam Harurije por po pyes!"
Ajo(Aishja)tha:
"Kur kjo na ndodhte
(në kohën e Profetitﷺ),urdhëroheshim që të agjëronim(ta kompensojmë), por nuk urdhëroheshim për faljen e namazit(kaza)."

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

11 Dec, 16:37


UMDETUL AHKAM
Hadithi 42

Aishja رضى الله عنها thotë:
I Dërguari i Allahut ﷺ e mbështeste kokën në prehërin tim,kur isha me menstruacione dhe lexonte Kur'an."


(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

11 Dec, 12:52


UMDETUL AHKAM
Hadithi 41

Aishja رضى الله عنها tregon:

"Unë dhe Pejgamberi ﷺ laheshim të dy duke marrë ujë nga e njëjta enë, duke qenë xhunub. Ndërsa kur isha me zakone, më urdhëronte të vishja izar(fund) (duke u mbuluar nga mesi e poshtë)dhe më ledhatonte e më përqafonte. Kur ishte në Itikaf, ai e nxirrte kokën jashtë duke ma afruar mua dhe unë ia laja, ndonëse isha me menstruacione"

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

05 Dec, 05:06


✎؁

❤️‍🩹Është shumë e papëlqyeshme kur sheh fëmijët në ditët e sotme që tallen me të moshuarit ose nuk tregojnë aspak respekt ndaj tyre‼️

📝Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Nuk është prej nesh ai që nuk i mëshiron të vegjlit tanë dhe nuk i respekton të moshuarit tanë”.
📚(سنن الترمذي و صححه الألباني)

Ndaj,mësojini fëmijët tuaj të jenë të respektueshëm dhe të dashur ndaj të moshuarve.Fundja, një ditë edhe ju do të plakeni..
Vërtet, fëmijët që rriten pa respekt dhe dashuri për të moshuarit, nuk e kanë aspak problem t'i braktisin apo t'i çojnë në azile prindërit e tyre të moshuar!!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

04 Dec, 07:11


UMDETUL AHKAM
Hadithi 40

Aishja رضى الله عنها transmeton se:
"Ummu Habibeh رضى الله عنها kishte istihadha për shtatë(7)vite me rradhë dhe e pyeti Profetin ﷺ për këtë.Ai e urdhëroi që të lahet kur ti mbarojnë ditët e menstruacionit.
(Aishjaرضى الله عنها tha:)Dhe ajo(Ummu Habibe)tha se lahem për çdo namaz."

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

(Obligim është abdesi para se të falet gruaja me istihadha por edhe nëse lahet siç bënte Ummu Habibeh mirë është,por nuk është detyrë.)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

04 Dec, 06:29


✎؁

ISTIHADHA- është gjak që del jashtë kohës së ciklit të gruas,prej ndonjë sëmundja,anomali...
Del nga ndonjë damar i çarë si në cikël edhe jashtë tij dhe nuk e ndalon gruan nga namazi,agjërimi,intimitetit sepse ajo është e pastër.
(Gruaja me Istihadha quhet Mustehadha)
MUSTEHADHA ka tri gjendje:
1)Gjendja e parë.
Të ketë menstruacionin e caktuar dhe nuk falet aq ditë sa e di kohën e tij para istihadhas.Kur mbaron ditët e ciklit lahet dhe falet dhe në vazhdim gjatë istihadhas pastrohet dhe merr abdes për çdo namaz.(argument hadithi ku Profeti ﷺ e urdhëroi që të lahet kur ti mbarojnë ditë e menstruacionit,Ummu Habiben.
2)Gjendja e dytë.
Mos të dijë kohën e menstruacionit por gjaku të dallojë mes veti(në cilësi)
CIKLI ka gjak të trashë,të errët dhe me erë.
ISTIHADHA ka gjak të kuq dhe pa erë.
Kur mbarojnë shenjat e gjakut të menstruacionit lahet dhe falet dhe për istihadhan merr abdes për çdo namaz dhe falet(argument hadithi ku Profetiﷺ i thotë Fatime bint Hubejshit..(hadithi i mësipërm)
3)Gjëndja e tretë.
Kur gruaja nuk di kohën e ciklit të saj dhe nuk di të dallojë cilësitë e gjakut istihadha.Ajo lë 6-7 ditë si kohë menstruacioni dhe nuk falet,pastaj e quan gjakun tjetër istihadha dhe për cdo namaz merr abdes(pasi ka larguar rrobën me gjak apo e ka pastruar)
Rrinë edhe sipas kohës së menstruacioneve të grave të fisit të tyre,nëse nuk di kohën apo s'di të dallojë cilësitë e gjakut."

Përmbledhje nga libri:
"Shpjegim i shkurtër i Legjislaturës Islame në dritën e Kur'anit dhe Sunnetit"
Përgatitën:
Grup dijetarësh

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

04 Dec, 06:25


UMDETUL AHKAM
Hadithi 39

Aishja رضى الله عنها transmeton:
"Fatime bint Ebi Hubejsh e pyeti Profetinﷺ:"Në të vërtetë,mua më del shumë gjak dhe nuk pastrohem.A ta lë namazin?"
Profeti ﷺ i ka thënë':"Jo!Në të vërtetë ai nuk është menstruacion por gjak del prej ndonjë damari.Lëre namazin për aq ditë sa ke pasur menstruacionin,pastaj lahu dhe falu.
Dhe në transmetim tjetër:
"Ai nuk është gjak menstruacionesh,por kur të vijë koha e tyre lëre namazin dhe kur të mbarojë koha e tyre,atëherë lahu (merr gusul),pastroje gjakun dhe falu.


(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

03 Dec, 11:58


UMDETUL AHKAM
Hadithi 38

Xhabir ibni Abdilahi رضى الله عنهما transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Më janë dhënë pesë gjëra, të cilat nuk i janë dhënë asnjë Pejgamberi para meje:
1. Allahu më bëri triumfues në sajë të frikës së armiqtë të mi(në zemrat e tyre)në një largësi sa një muaj udhëtim;
2. Toka më është bërë vendfaljeje dhe e pastër (për tu falur mbi të dhe për Tejemum),nëse një njeri do që të falet,ai mund të falet kudo që të jetë, në çdo kohë falje;
3. Plaçka e luftës më është bërë e lejuar edhe pse ajo nuk ka qenë e lejuar për askënd para meje,
4. Më është dhënë e drejta e ndërmjetësimit (në Ditën e Gjykimit),
5. Çdo Pejgamber dërgohej vetëm për popullin e tij, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzimin."

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

03 Dec, 04:25


✎؁

⚠️ MOS THUAJ:

❌️ Kam bërë më të mirën dhe pjesa tjetër i takon Allahut!


●Dije se askush nuk arrin asgjë në jetën e tij, pa ndihmën edhe suksesin nga Allahu سبحانه وتعالى ,ndaj duhet të tregojmë përulje ndaj Madhështisë dhe Fuqisë së Tij dhe të shprehemi me etikën e duhur,siç ishte edhe fjala Shuajbit عليه السلام e cila ndodhet në Kur'an,që është Fjalë e Allahut të Lartësuar:

وَمَا تَوْفِيقِي إِلَّا بِاللَّهِ ۚ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ

"..Dhe suksesi im varet vetëm nga Allahu.Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem."
(Hud:88)

Shejkh Ibn Uthejmin رَحِمَهُ اللَّه ka thënë të themi;
"Kam bërë më të mirën dhe e lus Allahun të më ndihmojë(e të më jap sukses)!"

Përkthyer nga:
https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

03 Dec, 04:24


✎؁

Fati i prindërve është të presin fëmijët e tyre.
Ata presin gjatë shtatzënisë, presin pas shkollës, presin që të kthehen në shtëpi pas një nate jashtë.
Ata presin derisa fëmijët e tyre të fillojnë jetën e tyre.
Ata presin që të kthehen nga puna në një darkë të ngrohtë.
Ata presin me dashuri, me ankth dhe ndonjëherë me zemërim kalimtar që zhduket sapo shohin fëmijët e tyre dhe mund t'i përqafojnë.
Sigurohuni që prindërit tuaj të moshuar të mos presin më.
Vizitoji ata, duaji ata, përqafoji ata që të kanë dashur si askush tjetër. Mos i mbani në pritje; ata e presin këtë nga ju!
Vërtet trupat plaken, por zemrat e prindërve nuk plaken kurrë.
Duajini sa më shumë që të mundeni sepse askush nuk do t'ju dojë si prindërit tuaj.

╰⊰⊹✿✿⊹⊱╮ | ʲᵒⁱⁿ ☟︎︎︎

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

03 Dec, 00:20


#Mos_harro❤️‍🩹


Mbajini në duatë tuaja muslimanët e sprovuar në Palestinë,në Siri e kudo...

O Allah, jepi fitoren Tënde vëllezërve dhe motrave tona në Palestinë e kudo!
O Allah,ndihmo ata që janë në të vërtetën dhe forco zemrat e tyre!
O Allah,poshtëro dhe shkatërro zullumqarët përbindësha të pashpirtë, për çdo krim që bëjnë mbi vëllezërit dhe motrat tona në Islam.🤲

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

02 Dec, 21:46


📬💌
Për çdo kënd që ankohet nga vështirësia e pjesës ditore nga Kur’ani, dhe nuk arrin ta plotëson atë…
🗣️Po të këshilloj nga përvoja:

🤍 Filloje pjesën ditore me Hawkaleh:
La haule ue la kuuete il-la biLah.
Nuk ka ndryshim dhe forcë pa lejen e Allahut.

Nuk po të them provoje, por të them ji e bindur dhe ki parasysh vlerën e këtij dhikri madhështor e do shohësh çudira!
🎁

🔆Ibn Tejmijje -Allahu e meshirofte- ka thënë:
“Thënia ‘La haule ue la kuuete il-la biLah’ thuhet para adhurimeve, dhe jo gjatë fatkeqësive”.

Dobi islame e mjeksore

01 Dec, 19:21


🤝🤝

➨Dhënia e dorës mes jomahremëve apo çdo lloj prekje mes tyre ,bie ndesh me ndalesat e Allahut të Lartësuar,me parimin dhe mësimet e të Dërguarit të Allahut ﷺ,dhe ai nuk ka prekur kurrë një grua të huaj.

📌I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Që dikush prej jush të goditet në kokë me një gjilpërë hekuri është më mirë për të,sesa të prekë një grua që nuk i lejohet”.
📚(Transmetuar nga Taberaniu,Bejhekiu,Albani në Sahih el Xhami)

Këto janë parime bazë të fesë tonë dhe qëllimi "i pastër dhe i mirë" i ndokujt,nuk ka të bëjë me Islamin.
Në fenë tonë ne ecim sipas asaj që Allahu i Lartësuar na tregon në Kuran dhe sipas sunnetit të të Dërguarit tonë ﷺ.

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

01 Dec, 17:38


✎؁

"Ditët nuk do të jenë pa telashe ashtu siç dëshironi të jenë, por ajo që ju lehtëson atë që nuk ju pëlqen në to, është të jeni për Allahun ashtu siç do Ai.
Kush kërkon kënaqësinë e Tij, Ai i kënaq ata, e kush kërkon udhëzimin e Tij, Ai i udhëzon ata."

(Shejkh Salih El Usajmi حفظه الله)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Nov, 08:10


🔖Vendosni perde mes jush e syve të Xhinëve me fjalën "BismiLah",për të mos ju parë pjesët intime kur ndërroni rrobat apo kur të hyni në banjo(tualet,WC).

📌I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Mbuloni atë që është në mes të syve të xhinëve dhe pjesëve intime të bijve të Ademit(të njerëzve kur zhvishen),dhe nëse njëri prej tyre hyn në banjë,të thotë: بسم الله (BismiLah) në emër të Allahut.”

📗(Tirmidhiu)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Nov, 08:09


🖌Imam Ibn Baz رَحِمَهُ اللَّه :

"Veshjet e ngushta janë të ndaluara si për burrat ashtu edhe për gratë."

📗[ مسائل اﻹمام إبن باز ١١٥/١]

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Nov, 08:09


🖌Ka thënë Shejkh Ibn Uthejmin,رَحِمَهُ اللَّه :

"Nuk ka njeri që bën një vepër duke kërkuar Fytyrën e Allahut, përveç se ai rritet në status dhe gradë."

📗[شرح رياض الصالحين (١ /٥٨)]

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

29 Nov, 06:54


💎‏اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

✎؁

Përfitoni dritë duke dërguar salauate mbi Pejgamberinﷺnë mënyrë që Allahu të dërgojë salauate mbi ju, siç përmendet në hadithin prej tijﷺ: “Kush e dërgon një salavat për mua, Allahu dërgon mbi të dhjetë salavate."

Dhe me salauatin e Allahut, shpirti nxirret nga errësira në dritë, siç ka thënë Ai i Lartësuari:
{ هُوَ الَّذِي يُصَلِّي عَلَيْكُمْ وَمَلَائِكَتُهُ لِيُخْرِجَكُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ }

"Është (Allahu)Ai që ju mëshiron ju(me faljen e me mëshirën e Tij).Edhe melekët e Tij luten për ju(që Allahu t'ju falë), për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë.."(Ahzab:43)

(Shejkh Salih El Usajmi حفظه الله)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

29 Nov, 06:53




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

27 Nov, 19:14


#Reflektim

"Mjerisht, ky është realiteti i shumë njerëzve!
Ata kujdesen më shumë për atë që krijesat do të mendonin për ta ose me ç'sy do ti shikonin, se sa për Krijuesin që di e sheh çdo gjë që bëjnë!
Vërtet që robi i Allahut është i çuditshëm dhe mbi të gjitha, shumë mosmirënjohës ndaj Krijuesit të tij!😢

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

27 Nov, 08:10


••••••

Allahu e shpërbleftë atë njeri,që ndërmjetëson apo këshillon për mirësi e harmoni mes një çifti,qoftë ai i afërm apo i huaj.

Allahu e mallkoftë atë njeri ,që shpif,nxit për keq e përçan mes një çifti,qoftë ai i afërm apo i huaj.

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

25 Nov, 09:14


•••••

📌Shejkh Seid Raslan (حفظه الله) ka thënë:

"Kur burrat të bëhen burra, atëherë edhe gratë do të bëhen gra; defekti (faji) nuk është i gruas.

(Sherh el-Adab el-Mufrad;16)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

25 Nov, 09:11


UMDETUL AHKAM
Hadithi 37

Transmetohet nga Amar Ibni Jasiri رضى الله عنهما se ka thënë:
Më dërgoi i Dërguari i Allahut ﷺ për një nevojë dhe mua më zuri xhunublliku,pastaj fillova të rrotullisem në pluhur ashtu siç rrotullisen kafshët.Pastaj shkova tek Profeti ﷺ dhe ia përmenda atij veprimin tim.Ai ﷺtha:"Vërtet do të mjaftonte ty që të bëje me duart e tua kështu;pastaj i fërkoi të dy duart në pluhur(dhe')një herë,pastaj fërkoi dorën e tij të djathtë me pjesën e poshtme të dorës së majtë dhe pjesën e sipërme të dy duarve të tij dhe fytyrën e tij."
(
d.m.th i tregoi si të marr tejemum)

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

24 Nov, 07:21


UMDETUL AHKAM
Hadithi 36

Nga Imran Ibn Husejni رضى الله عنهما transmetohet se :I Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë që ishte ulur i vetëm dhe nuk ishte falur me njerëzit(me xhemat).Ai e pyeti:-"O filan,çfarë të pengoi ty nga falja e namazit me njerëzit?"Ai ju përgjigj:'O i Dërguar i Allahut,mua më ka zënë xhunublliku dhe këtu nuk ka ujë.Ai(ﷺ)i tha:"Duhet të pastrohesh me dhe(tejemum),sepse me të vërtetë ajo të mjafton ty."

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

24 Nov, 06:56


UMDETUL AHKAM
Hadithi 35

Transmetohet nga Ebu Xhafer Muhammed Ibn Ali Ibnul Husejn Ibn Ali Ibn Ebu Talib(رضى الله عنهما);se ai ka qenë bashkë me babain e tij tek Xhabir ibn Abdilah(رضى الله عنه) dhe tek ai ishin disa njerëz.
Ata e pyetën Xhabirin për guslin(larjen).Ai i tha-"Mjafton një saa ujë(afërsisht 4 grushta ujë)"
Një burrë tha:'Mua nuk më mjafton!'
Xhabiri tha-"I kanë mjaftuar atij që i ka pasur flokët më të dendur se ti dhe ishte më i mirë se ti(kishte për qëllim të Dërguarin e Allahutﷺ).Pastaj i priu njerëzve në namaz,duke u falur me një rrobë të vetme."

Në një transmetim tjetër:"Pejgamberi ﷺ hidhte në kokën e tij tre herë ujë."

Njeriu që tha:'Mua nuk më mjafton' ishte El Hasen bin Muhamed ibn Ali ibn Ebu Talib dhe babai i tij ishte Ibnul Hanefije.

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

23 Nov, 19:54


•••••••

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli حفظه الله:

Personi i famshëm vdes dhe varroset.
Personi i panjohur vdes dhe varroset.
I pasuri vdes dhe varroset.
I varfëri vdes dhe varroset.
Njeriu me status të lartë vdes dhe varroset.
Personi i parëndësishëm vdes dhe varroset.
Plaku vdes dhe varroset.
I riu vdes dhe varroset.
Dhe mbi të hidhet dheu, pastaj të gjithë ata që erdhën me të dhe e ndoqën largohen dhe veprat e tij mbeten. Aty qëndron(fillon) faza e parë e Akhiretit. Nëse ai shpëtohet prej saj, ajo që vijon është më e lehtë; nëse ai nuk shpëton prej saj, ajo që vijon është më e rëndë. Aty i drejtohen tri pyetje: Kush është Zoti yt? Kush është Profeti juaj? Cila është feja juaj? Përgjigja nuk është duke mësuar përmendësh ose duke përsëritur me të tjerët, por nga besimi i dikujt.

Pra, ruaju, o rob i Allahut, se vdekja është afër teje. Jetoni me Teuhid, jini me njerëzit e Teuhidit dhe mos vdisni vetëm se me Teuhid. Bëj vepra të mira, largohu nga veprat e ndaluara, pendohu gjithmonë dhe kërko falje dhe lute Allahun për qëndrueshmëri dhe përfundim të mirë.

O Allah, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit.

(Përkthim nga faqja e Shejhut)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

23 Nov, 05:00


●●●

Shejkh ibnul Uthejmin رحمه الله ka thënë:

"Unë jam i lirë të bëj çfarë të dua!" - kjo është e pasaktë.

Ne themi: Ju nuk jeni të lirë të mos i bindeni Allahut.

Përkundrazi, nëse nuk i bindeni Zotit tuaj, nuk mund ta quani më veten rob të Allahut, sepse jeni bërë skllav i Shejtanit dhe i tekave dhe dëshirave.

📖 (Mexhmu’u El-Fetaua 3/81)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

23 Nov, 04:59


●●●

Shejh Abdus Selam Es Suhejmi, Allahu e ruajtë, ka thënë:

"Është më mirë për ty të jesh i urryer nga njerëzit, ndërkohë që ua sqaron të vërtetën, sesa të të duan ata, ndërsa ua zbukuron gënjeshtrën."

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

23 Nov, 04:40


https://www.facebook.com/100062028222578/posts/913432890734310/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v


https://www.gofundme.com/f/sara-affetta-da-leucemia?utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=whatsapp

Dobi islame e mjeksore

22 Nov, 09:45




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

21 Nov, 07:08


Shejkh Salih El-Hudejthi رَحِمَهُ اللَّه ka thënë:

"Ti je krijuar për të adhuruar Allahun, ndërsa Dunjaja është krijuar për ty. Prandaj, mos u angazho me atë që është krijuar për ty dhe të harrosh atë për të cilën je krijuar!"

(Shpjegimi i Umdetul Ahkam)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

21 Nov, 07:02


UMDETUL AHKAM
Hadithi 34

Ebu Hurejrah رضى الله عنه,transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Nëse ai
(burri) ulet midis katër gjymtyrëve(duarve dhe këmbëve) të saj (gruas së tij) dhe kryen marrëdhënie me të, atëherë obligohet larja.”
Në një transmetim
(të Muslimit shtohet) : “… edhe nëse ai nuk derdh menij(lëng i burrit).”

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

(Nga hadithi kuptohet se;nëse bashkëshortët kryejnë marrëdhënie intime të plotë obligohet gusli,larja e tyre, derdhen apo nuk derdhen lëngjet e tyre)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

19 Nov, 18:06


UMDETUL AHKAM
Hadithi 33

Aishja رضى الله عنها ka thënë:

“Unë e laja menijun(lëng që del nga burri në fund të marrëdhënies intime) prej rrobave të Dërguarit të Allahut ﷺ,kështu ai dilte për namaz dhe kishte njolla uji në rrobat e tij(nuk ishte tharë plotësisht)”.
Dhe sipas një versioni të Muslimit : "Me të vërtetë e fërkoja menijun nga rrobja e të Dërguarit të Allahut ﷺdhe pastaj ai falej me të".

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

(Kur ishte i njomë meniju e lante dhe kur ishte i thatë e fërkonte apo kruante,shkundte nga rroba me thua apo diçka tjetër.)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

19 Nov, 07:23


⚠️KUR THYEN ZEMRËN 💔E NJË GRUAJE‼️

●Kur thyen zemrën e një gruaje,ajo do të vërë në dyshim vlerën e saj.
●Mund të jetë shumë e vështirë për të që të shërohet.
●Fryma e saj edukative e cila është thelbësore për ata që e rrethojnë, bëhet burim dhimbjeje në vend të ngushëllimit.
●"Besimi" që ajo kishte tek njerëzit thyhet.
●Tek ajo mbesin plagë të thella emocionale, të cilat mund të ndikojnë në marrëdhëniet,vetëvlerësimin dhe pikëpamjen e saj për jetën.
●Kur thyen zemrën e një gruaje,mbani mend se ajo ka lindur për të ushqyer jetën.
●Dhimbja që ajo ndjen mund të ndjehet në çdo aspekt të jetës së saj,si në punën e saj, miqësitë madje edhe shëndetin e saj fizik.
●Ndjenja e saj e sigurisë rrezikohet dhe e ka të vështirë të afrohet me të tjerët, duke pasur frikë nga tjetër lëndim apo tradhti.
●Madje prek edhe ata që e duan dhe varen prej saj.
●Rruga e rimëkëmbjes së saj është e gjatë,e mundimshme,e mbushur me momente dyshimi dhe beteje në veten e saj.
●Dijeni se plagët e saj mund të mos zbehen kurrë plotësisht.
●Kur thyeni zemrën e një gruaje, duhet të përpiqeni të mësoni nga gabimet tuaja.
●Duhet të kuptosh peshën e dëmit që ke shkaktuar dhe ky është hapi i parë drejt pendimit për ç'ka ke bërë.
●Bëhu një person më i mirë dhe mos i shkaktoni një dhimbje të tillë askujt tjetër në të ardhmen.
●Për çdo baba,burrë,vëlla,djalë është përgjegjësi shumë e madhe të kujdeset për femrat që ka në përgjegjësi.Ju nuk po kujdeseni vetëm për një femër; JU PO KUJDESENI PËR VETË JETËN...

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

19 Nov, 06:37


📌 Mbani mend❗️

Profeti Muhammed ﷺ ishte nga:
🔸FISI KUREJSH
🔸FAMILJA HASHIMIJE

📌 PRINDËRIT:
🔸 Abdullah
🔸 Amina

📌 GRATË:
🔸 Hadixhe bint Huuejlid
🔸 Seude bin Zem’ah bint Kajs
🔸 Aisha bint Ebu Bekr
🔸 Hafsa bint Umer bin Khattab
🔸Zejneb bint Hazimeh
🔸 Ummu Seleme Hind bint Ebi Umejje
🔸 Zejneb bint Xhahsh
🔸 Xhuuejrije bint el-Harith
🔸 Ummu Habibeh bint Ebi Sufjan
🔸Safije bint Hujej
🔸Mejmune bint el-Harith
🔸Në përgjithësi përmenden 11 gra por gruaja dhe nëna e djalit të Profetitﷺ(Ibrahimit) ishte Maria bintu Shem’un (nga Egjipti).

(Marrja e kaq shumë grave qe e lejuar vetëm për Profetin Muhammed ﷺ ,sepse ishte në dobi të Islamit,ndërsa për muslimanin lejohen deri në 4 gra,por kush ka frikë Allahun nga padrejtësia ndaj tyre,merr vetëm 1 grua)

📌 FËMIJËT:
🔸Kasim
🔸Zejneb
🔸Rukaja
🔸Fatima
🔸Ummu Kultum
🔸Abdullah
🔸Ibrahim

📌 GJIDHËNËSET:
🔸 Nëna Amina
🔸 Thuuejbe
🔸 Halime

📌 GJYSHI:
📎 Pas vdekjes së prindërve të tij, Muhamedi ﷺ u rrit nga gjyshi i tij.
🔸 Abdul-Muttalib
📌 XHAXHAI që e mori pas vdekjes se gjyshit:
🔸 Ebu Talib
📌 PARAARDHËSIT NGA BABAI:
🔸 Abdullah,
🔸 Abdul-Muttalib(emri i tij ishte Shejbe)
🔸 Hashim (emri i tij Amr)
🔸 Abd Menaf (emri El-Mughira)
🔸Kusaj(emri Zejd )
🔸Kilab
🔸Murra
🔸 Ka'b
🔸 Lu'aj
🔸 Ghalib
🔸 Fahr
🔸 Malik
🔸 En-Nadr
🔸 Kinana
🔸 Khuzejme
🔸 Mudrika
🔸 Iljas
🔸 Mudar
🔸 Nizar
🔸 Ma'ad
🔸 'Adnan
📎 Gjenealogjia e Adnanit shkon deri te Profeti Ismail, te Profeti Ibrahim paqja qoftë mbi ta.
📌 PARAARDHËSIT NGA NËNA:
🔸 Amina
🔸 Vehb
🔸 Abd Manaf
🔸 Zuhrat
🔸 Kilab
📎 Kilab ishte paraardhësi i përbashkët i prindërve të Profetit ﷺ prandaj nga Kilab e më tej të gjithë paraardhësit e tyre janë të përbashkët.

📌KHALIFËT E DREJTË:
🔸 Ebu Bekr Es-Sidiku
🔸 Umer ibn Khattab
🔸 Uthman ibn Afan
🔸 Ali ibn Ebu Talib

📌 10 SAHABËT E PËRGEZUAR ME XHENNET(رضي الله عنهما):
🔸Ebu Bekr Es-Sidiku.
🔸Umer ibn Khattabi.
🔸Uthman ibn Afani.
🔸Ali ibn Ebi Talib.
🔸Talha ibn Ubejdilah.
🔸Zubejr ibn Auam.
🔸Abdurrahman ibn Auf.
🔸Sad ibn Ebi Uekas.
🔸Seid ibn Zejd.
🔸Ebu Ubejdeh ibn Xherrah.

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

18 Nov, 05:50


UMDETUL AHKAM
Hadithi 32

Ummu Seleme رضى الله عنها,bashkëshorte e Profetitﷺ. transmeton se Ummu Sulejm,gruaja e Ebu Talhas,i ka thënë të Dërguarit të Allahut ﷺ:

"O i Dërguar i Allahut,Allahu nuk turpërohet nga e vërteta(e unë nuk turpërohem të pyes).
A është e detyruar gruaja të lahet(të marr gusl) nëse ajo sheh një ëndërr nga e cila i ka dalë lëng?
Ai u përgjigj:"Po,nëse ajo sheh lëng(ujë)."


(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

18 Nov, 05:39


https://t.me/haditheteneveviut

Dobi islame e mjeksore

16 Nov, 17:36


Lexova Kuranin dhe kuptova që Allahu asnjëherë nuk e ka lavdëruar ndonjë njeri pa e sprovuar atë.

Ebul Abbas ibn Ataa (rahimehuLlah)
📚Telbis Iblis-Ibn Xheuzi

https://t.me/penaedijes

Dobi islame e mjeksore

15 Nov, 20:57


🏵 #URTËSI 🏵

#MOS_E_PYET...!

Mos e pyet jetimin: "Si vdiqën prindërit e tu?"
E as mos i pyet prindërit: "Si vdiq djali juaj?"

Mos e pyet të papunin në mexhlisin e burrave: "Ti përse nuk punon?"

Mos e pyet të varfërin: "A do para?" Por, jepi atij pa të kërkuar ai.

Mos e pyet gruan e cila nuk lind (duke e ditur këtë): Ti nuk ke fëmijë?

Mos e pyet mikun: "A dëshiron të hash apo të pish diçka? Por, vendosi atij të hajë e të pijë pa e pyetur.

Dobi islame e mjeksore

15 Nov, 06:38




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

13 Nov, 07:02


UMDETUL AHKAM
Hadithi 31

Abdullah ibn Umer tregon se Umer Ibn Hattab(رضى الله عنهما)ka thënë(ka pyetur Profetinﷺ):

"O i Dërguar i Allahut,a mund të flej ndonjë nga ne duke qenë xhunub(i papastër)?
Ai (Profeti ﷺ)tha:"Po,në qoftë se ai merr abdes,mund të flejë."


(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

13 Nov, 07:00


UMDETUL AHKAM
Hadithi 30

Mejmuneh bint el Harith رضى الله عنها bashkëshorte e të Dërguarit të Allahut ﷺtransmeton dhe thotë:

"I solla Profetit ﷺ ujë për tu larë nga xhunublliku,i lau duart e tij duke çuar ujin nga e djathta në të majtë dy apo tre herë,lau organin gjenital,i fshiu duart pas toke apo muri 2 apo 3 herë(për të larguar papastërtinë)pastaj e shpëlau gojën,futi ujë në hundë,e lau fytyrën,duart deri tek(bashkë me)bërrylat,pastaj hodhi ujë në kokë,më pas lau tërë trupin,më pas u zhvendos nga vendi ku ishte dhe lau këmbët e tij.
Unë i solla një copë për tu fshirë por ai nuk e deshi dhe ujin e fshinte me duar"


(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

13 Nov, 06:32


UMDETUL AHKAM
Hadithi 29

Nga Aishja رضى الله عنها transmetohet se ka thënë:
"Kur i Dërguari i Allahut ﷺ lahej nga xhunublliku,lante duart e tij(jashtë enës),pastaj merrte abdes si për namaz, pastaj i fërkonte flokët me dorë,dhe kur ia mori mendja se iu lag lëkura e kokës,hodhi ujë mbi kokë tri herë,pastaj e lau të gjithë trupin.
Aishja رضى الله عنها më pas tha:"I Dërguari i Allahut dhe unë laheshim nga e njëjta enë ,nga e cila merrnim ujë të dy njëkohësisht."

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

13 Nov, 06:31


UMDETUL AHKAM
Hadithi 28

Transmetohet nga Ebu Hurejra رضى الله عنه i cili ka thënë:

“E takova Profetin ﷺ tek sa po ecja nëpër rrugët e Medinës,ndërsa unë isha xhunub.U largova fshehurazi prej tij dhe shkova të lahesha.Pastaj erdha dhe Profeti ﷺme tha:"Ku ishe o Ebu Hurejrah?"I thashë: Isha xhunub dhe e urreja të ulesha pranë teje duke qenë i papastër.
I Dërguari i Allahutﷺ tha:Subhanallah (I Lartësuar pa të meta është Allahu)! Besimtari nuk është i pisët(i papastër).

Buhariu dhe Muslimi

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

13 Nov, 04:41


Në të kaluarën, kur dëshironin të poshtëronin një burrë musliman, ia rruanin mjekrën. Ndërsa sot, ai e poshtëron veten e tij pa e kuptuar.

Shejh Albani, rahimehullah.

https://t.me/islamiautentik

Dobi islame e mjeksore

09 Nov, 17:57


🌹❤️🌹

Një grua u pyet...

Pse burri juaj ju do dhe nuk sheh askënd tjetër ?? A thua s'ka më të mirë e më të bukur se ty?!

Ajo tha: Mund të mos jem më e mira ose më e bukura..,por nëse burri më lëndon, unë e fal.. dhe nëse ai vjen tek unë i pikëlluar, e dëgjoj..,dhe nëse më jep shumë e falënderoj.. e nëse më jep pak sërish e falënderoj.. kështu më mësoi Zoti im.. Mirësinë nuk e ndërpres me të..Bindjen nuk e ndal dhe sado gjemba të korr, unë do të vazhdoj të mbjell trëndafila në jetën e tij..

https://t.me/dobiislamemjeksore

🌹❤️🌹

Dobi islame e mjeksore

09 Nov, 17:56


✎؁

♡Femra është pjesë e jetës së një mashkulli dhe jo qendra e saj.

♡Burri është qendra e jetës së një gruaje(nëse janë të martuar).

Për një grua, pas detyrave të saj ndaj Allahut, burri i saj është qendra e jetës. Trajtimi i saj ndaj tij, përkushtimi i saj dhe të qenit i kënaqur ose i pakënaqur me të, është një arsye që ajo të hyjë në Xhennet ose Xhehenem. Kjo është pas përmbushjes së pesë namazeve të saj ditore dhe tjera,siç thuhet në hadith:

🌷Thotë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Kur gruaja fal pesëshen (namazet) e saj, agjëron muajin e saj, ruan nderin e saj,dhe i bindet burrit të saj,i thuhet asaj: Hyr në Xhennet nga cila derë të duash.”
(Trasmeton Ibn Hibani,Albani e saktëson në Sahih el Xhami)

⚠️Hadithi nuk thotë BURRA, ai thotë nëse një grua..
Elhamdulilah,
sa të lehtë ia ka bërë Allahu ﷻ gruas rrugën e fitimit të Xhennetit dhe sa shumë ia vështirësojnë disa vetes.
Nga ana tjetër, një mashkull ka shumë përgjegjësi dhe detyra të tjera.Pas obligimeve ndaj Allahut,ai ka obligimet ndaj prindërve të tij, obligimet ndaj ummetit,për kërkimin e diturisë,për kërkimin e rrizkut,obligimin për t'u kujdesur në çdo aspekt për familjen e tij, obligimet e tij për mbrojtjen e Islamit dhe lista mund të vazhdojë shumë e gjatë..

Ne duhet të largohemi nga ky këndvështrim modernist që e vendos gruan në qendër të botës, sikur gruaja është mbi burrat.Madje po marrin dhe të drejta që janë obligime të burrave.Disave veç emri ju ka mbetur gra,sepse edhe veprat po i bëjnë sikur burrat,veten po e rëndojnë,po sfiliten aq sa po harrojnë se duhet të edukojnë,përkujdesen për fëmijët e burrin!
Mes nesh nuk do të ketë më kurrë burra si Ebu Bekri, Umeri, Aliu, Uthmani, Talha, Halid apo Ebu Ubejdeh e tjerë sahabë,(Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata) por muslimanë të mirë gjithmonë do të ketë,ashtu siç do të ketë edhe muslimane të mira që e vlerësojnë vendin e nderuar që Allahu i dha në këtë botë,por edhe pranë burrit të saj.
Ndaj nuk i takon mashkullit që synim kryesor mbi çdo gjë të ketë kënaqjen e gruas së tij.Gjithsesi ato janë një pjesë plotësuese për jetën e tij,për imanin,familjen dhe padyshim janë shumë të rëndësishme. Synimi kryesor i çdo mashkulli duhet të jetë përmbushja e të gjitha obligimeve të tij(ku përfshihen dhe obligimet ndaj gruas)për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe për të qenë pjesë e kthimit të këtij umeti në ditët e kaluara të lavdishme edhe një herë.
Ummeti përmirësohet kur zgjedh burri një grua të mirë e fetare,që e lartëson veten me virtyte e morale të larta,që adhuron Allahun,që edukon breza të hajrit,që përhap të mirën e i largohet sherreve e intrigave,që ruan "fytyrën" e burrit të saj ,dhe është falënderuese për mirësitë ndaj Allahut së pari,pastaj edhe ndaj bashkëshortit.
Fundja Islami i ka qartësuar vendet dhe pozitat e secilit prej bashkëshortëve dhe mjafton vetëm t'i respektojmë ato. Të gjithë do jenë të kënaqur me jetën e tyre(edhe pse mund të ketë sprova në këtë botë),InshaaAllah të kënaqur do jenë edhe në Akhiret.
Harrojeni feminizmin!
Ajo rrugë e bën femrën si plaçkë,si mall pa vlerë por Islami e ka venë atë në një pozitë shumë të lartë e të nderuar.
Elhamdulilah🩷

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

08 Nov, 04:38


اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dobi islame e mjeksore

08 Nov, 04:38


EMBRIOLOGËT:

Gruaja muslimane është gruaja më e pastër në tokë.

Një grua e divorcuar nga burri i saj duhet të presë (të paktën) 3 perioda mujore dhe një grua të cilës i ka vdekur burri duhet të presë (të paktën) 4 muaj e 10 ditë para se të mund të martohet përsëri.

Nëse rezulton se është shtatzënë, atëherë periudha e pritjes së saj zgjat deri në lindjen e fëmijës.
Kjo ka befasuar shkencën moderne pas zbulimit (të gjurmëve të "ujit" të njeriut).

Gjurma e lëngshme e një mashkulli përmban 62 proteina dhe ndryshon nga njëri mashkull te tjetri, ashtu si gjurmët tona të gishtave. Është si një kod personal për çdo mashkull dhe trupi i një gruaje mban kompjuterin ku mund të vendoset kodi.

Nëse një grua martohet me një burrë tjetër menjëherë pas divorcit, ose lejon kode të tjera të hyjnë në të, është si viruset që hyjnë në kompjuter. Kjo do të shkaktojë çekuilibër dhe do të sjellë sëmundje infektive të rrezikshme. Është vërtetuar shkencërisht, gjatë menstruacioneve të para pas divorcit, gruaja largon 32% deri në 35%.
Periudha e dytë 67% në 72%,
dhe periudha e tretë 99.9% e gjurmës së mashkullit.
Mitra pastrohet nga gjurmët e mëparshme pas 3 periudhave menstruale dhe do të jetë gati për të marrë gjurmë të re pa lëndime apo dëmtime.

Prandaj praktikimi i prostitucionit, apo fjetja me më shumë se një mashkull shkakton sëmundje të rrezikshme si pasojë e përzierjes së lëngut të burrave në mitër. Periudha e pritjes së një gruaje të ve ka nevojë për më shumë kohë për të hequr këtë kod. Sepse pikëllimi bën që gjurmët të vendosen brenda mitrës në një mënyrë shumë të fortë dhe koha pritjes është më e gjatë .

Kjo periudhë është që gjurmët e ujit të burrit të zhduken plotësisht brenda barkut të një vejushe.
Ky fakt bëri që një embriolog të kryente një hetim në lagjen e muslimanëve afrikanë në Amerikë. Ai zbuloi se të gjitha gratë mbajnë vetëm gjurmët e burrave të tyre. Hetimi në një lagje tjetër të grave jomuslimane, tregon se ato posedojnë gjurmë të shumëfishta mashkullore, nga dy në tre.
Nga kjo ata zbuluan se Islami është feja e vetme që garanton imunitetin e gruas dhe mbajtjen e shoqërisë(me moral).

Prandaj femrat muslimane janë më të pastrat në tokë...SubhanAllah ❤️

(Përkthim)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

07 Nov, 20:07




اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

07 Nov, 12:34


✎؁

NGA NATYRSHMËRIA E PASTËR E NJERIUT JANË EDHE 5 VETI TË TJERA QË PËRMBLIDHEN NË HADITHIN E AISHES رضى الله عنها.


Aishja رضى الله عنها transmeton dhe thotë se Profeti ﷺ ka thënë:

"Dhjetë gjëra janë të natyrshmërisë së pastër:
Shkurtimi i mustaqeve,
zgjatja e mjekrrës,
misvaku,
thithja e ujit në hundë(kur merr abdes),
prerja e thonjve,
larja ndërmjet gishtave(nyjeve),
shkulja e qimeve të sqetullave,
rruajtja e vendeve intime,
pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës fiziologjike('Istinxhaja' nga jashtëqitja)
Njëri prej transmetuesve të hadithit Mus'ab Ibn Shejbe thotë:"E harrova të dhjetën po mendoj se është
shpëlarja e gojës."

(Muslimi)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

06 Nov, 13:25


UMDETUL AHKAM
Hadithi 27

Nga Ebu Hurejra رضى الله عنهqë thotë:
E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:

"Pesë gjëra janë prej natyrshmërisë së pastër:
Synetimi,
rruajtja e vendeve intime,
shkurtimi i mustaqeve,
prerja e thonjve dhe
shkulja e qimeve të sqetullave.


(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

06 Nov, 13:24


UMDETUL AHKAM
Hadithi 26

Enes bin Malik رضى الله عنه ka thënë:

“Një beduin hyri në xhami dhe urinoi në një qoshe të xhamisë. Si rezultat i kësaj njerëzit e qortuan atë, ndërsa Profeti ﷺ i ndaloi ata. Pasi që ai mbaroi urinimin, Profeti ﷺ urdhëroi që të derdhet një kovë me ujë mbi vendin ku kishte urinuar, dhe kështu vepruan.”


Buhariu dhe Muslimi

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

02 Nov, 07:23


📖Këshillat madhështore të Lukmanit të urtë drejtuar djalit të tij.

🎙Recituar mrekullisht nga Sheikh Jasir al Dosary

@Ajete_te_qarta

Dobi islame e mjeksore

01 Nov, 06:19


اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dobi islame e mjeksore

01 Nov, 06:15


UMDETUL AHKAM
Vazhdim i Hadithit 25

Aishja,nëna e besimtarëve رضى الله عنها transmeton: Një foshnje mashkull(që ushqehej veç me gji)e sollën tek Profeti ﷺ dhe ai urinoi në rrobat e Profetit.Ai kërkoi ujë dhe e spërkati mbi të(urinën)."

Në transmetimin e Muslimit thuhet :"Ai spërkati disa ujë mbi urinën e tij,por nuk e lau atë."

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

(Urina e foshnjës mashkull veç me gji,spërkatet vendi siç bëri Profetiﷺ .Ndërsa urina e foshnjës femër edhe pse pi veç gji,lahet mirë sikur edhe e një të rrituri, deri sa mos mbesë gjurmë në të(lahet ,shtrydhet ose me lavatriçe)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

01 Nov, 06:14


UMDETUL AHKAM
Hadithi 25

Ummu Kajs bint Mihsan رضى الله عنها tregon:
“Unë ia çova djalin tim, i cili ushqehej vetëm me qumësht gjiri(dhe nuk ushqehej me tjetër ushqim) Profetit ﷺ, i cili e uli në prehër dhe foshnja urinoi në rrobat e tij. Profeti ﷺ kërkoi ujë. Ai spërkati rrobën(ku urinoi foshnja) por nuk e lau atë”

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

01 Nov, 06:13


UMDETUL AHKAM
Hadithi 24

Abad ibën Temimi transmeton nga Abdullah Ibn Zejd bin Asim El Mazinij رضى الله عنه i cili tha:E pyeta Profetinﷺ në lidhje me një njeri, i cili ndjente diçka në barkun e tij, ndërkohë që ishte duke u falur. Profeti ﷺiu përgjigj:
“Ai nuk duhet ta lërë (namazin), derisa të dëgjojë zë apo të nuhasë ndonjë erë(gazrash)”.

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

01 Nov, 06:12


UMDETUL AHKAM
Hadithi 23

Nga Ali Ibn Ebi Talib رضى الله عنه që thotë:

“Kam qenë nga ata(burra) që u dilte shumë nga ky lloj lëngu(Medhij). Kisha turp të pyesja Profeti ﷺ për këtë, prandaj dërgova Mikdad Ibn El Esued që ta pyesë. Profeti ﷺ i tha atij: “Le ta lajë organin dhe të marr abdes!”

Dhe nga Buhariu :"Laje organin dhe merr abdes."
Nga Muslimi:"Merr abdes dhe pastrojini(lajini)pjesët tuaja intime"

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

(Medhij;lëng që del nga burrat pa epsh dhe jofuqishëm ,ndonjëherë as nuk ndjehet.Ai është i ndyrë dhe duhet të merret abdes dhe lahet vendi intim.)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

01 Nov, 00:50


اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Oct, 15:26


UMDETUL AHKAM
Hadithi 22

Nga Hudhejfe Ibn Jemani رضى الله عنهما që thotë: Isha me Profetin ﷺ në udhëtim.Ai urinoi,pastaj mori abdes dhe i dha mes'h mesteve
(fërkoi me duar të lagura pjesën e sipërme të çorapeve të lëkurës)

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Oct, 15:24


UMDETUL AHKAM
Hadithi 21

Nga Mugire Ibn Shu'abeh رضى الله عنه që thotë:

"Isha me të Dërguarin e Allahut ﷺnë një udhëtim. I zgjata duart për t'ia hequr mestet(që të merrte abdes) dhe ai tha:Lëri se i kam veshur i pastër(pasi i kishte veshur kur e kishte plotësuar abdesin bashkë me këmbët) dhe i dha mes'h atyre."(në pjesën e sipërme të tyre me duar të lagura me dorën e djathtë sipër mestit të djathtë e me dorën e majtë sipër mestit të majtë)."

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

(Mestet janë çorape lëkure)

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Oct, 15:19


UMDETUL AHKAM
Hadithi 20

Transmetohet se Ebu Musa El-Esharij رضى الله عنه ka thënë:

"Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ e ai po pastronte gojën me një misvak të njomë. Njëri cep i misvakut ishte mbi gjuhën e tij, ndërsa ai thoshte: "Ua'! Ua'!" Me misvak në gojë, sikur donte të villte."

(Buhariu dhe Muslimi)


"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

30 Oct, 14:03


UMDETUL AHKAM
Hadithi 19

Aishja رضى الله عنهاtransmeton dhe thotë: "Hyri Abdurrahman ibn Ebu Bekr Es -Siddik(Allahu qoftë i kënaqur me ta) tek i Dërguari ﷺ ndërkohë që ishte i mbështetur i Dërguari ﷺ në krahërorin tim.Abdurrahmani kishte një misvak të njomë,me të cilin po pastronte gojën e tij.I Dërguari ﷺ e drejtoi shikimin gjatë drejtë tij(si ai që do diçka), atëherë unë e mora misvakun,e preva(largoi pjesën e përdorur),e pastrova,pastaj e shtypa me dhëmbë (për ta zbutur).Më pas ia dhashë atë të Dërguarit ﷺ dhe ai pastroi me të gojën.Nuk e kam parë të Dërguarinﷺ që ta pastronte gojën me misvak,më mirë se atëherë.Sapo mbaroi ngriti gishtin e tij lart dhe tha:"O Allah,me shoqërinë më të lartë" dhe e tha këtë tre(3) herë,pastaj vdiq(ﷺ)
Aisha رضى الله عنها tha:Vdiq (i Dërguari i Allahut ﷺ) mes krahërorit dhe mjekrës time.

Dhe në një tjetër transmetim thotë Aishja رضى الله عنها:"E pashë atë(të Dërguarinﷺ) që po shikonte(Abdurrahmanin)dhe kuptova që e donte misvakun dhe i thashë:"Ta marr atë për ty?" Ai (ﷺ)bëri me shenjë me kokën e tij(për po).

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

25 Oct, 08:42


اللهم صل وسلم على نبينا محمد ﷺ

Dërgo salavate
     dhe përkujto për to!

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

23 Oct, 18:08


https://youtu.be/Ozyt9iyKWsQ?si=GiQ2MBuKUIV9xWmw

Dobi islame e mjeksore

23 Oct, 04:43


Rikthehemi pak në kohë, në një histori të njohur, që na jep mësime të vlefshme edhe në këtë kohë.

Ibrahimi, paqja e Allahut qoftë mbi të, në vizitën që i bëri të birit të tij Ismailit, që kishte kohë pa e parë, i dha një porosi gruas së tij, pa u identifikuar si babai i burrit të saj: “Ndrysho pragun e derës”, teksa e dëgjoi atë që u ankua për vështirësitë e jetës, që po jetonin.
Kur Ibrahimi, paqja e Allahut qoftë mbi të, erdhi për herë të dytë, që ta vizitonte të birin, ai gjeti një grua tjetër, që ishte falënderuese dhe e kënaqur për gjithçka që kishin. Kësaj radhe, Ibrahimi, paqja e Allahut qoftë mbi të, i tha asaj që ti thoshte Ismailit:
“Lëre pragun e derës ashtu siç është”, pêr tu kuptuar se e miratonte zgjedhjen e re të tij.

Nga ky fragment historie përfitohen shumë dobi dhe mësime, do të pêrzgjedh tre më të dobishmet (në këndvështrimin tim):
1- Jeta bashkëshortore përballet shpesh me vështirësi të mëdha dhe përmirësimi i tyre kërkon gjithnjë të jemi mirënjohës për ato që kemi dhe të bëjmë durim në vështirësi. Nëse arrijmë të jemi falënderues Allahut për atë që kemi dhe të jemi durimtar në përballimin e vështirësive, do të jetojmë të qetë dhe të kënaqur, pavarësisht rrethanave që mund të kemi.
2- Marrëdhëniet, sidomos ato familjare dhe martesore, janë thelbësore për jetën e njeriut, prandaj duhet të zgjedhim njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ne, në mënyrë që të krijohen baza të forta që këto marrëdhënie të jenë qëndrueshme e të lumtura.
3- Këshilla me mençuri dhe me dashuri është mjet i fuqishëm për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë rrugën e duhur në jetë. Sot, ashtu si dhe në kohën e Ibrahimit, paqja e Allahut qoftë mbi të, këshillat që jepen me takt dhe maturi janë më të pranuara dhe mund të ketë një ndikim të madh.

Adelina Kuçana

Dobi islame e mjeksore

22 Oct, 03:55


UMDETUL AHKAM
Hadithi 17

Ebu Hurejrah رضى الله عنه transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Sikur të mos ishte e vështirë për Ummetin tim, do t'i urdhëroja të përdornin misvakun para çdo namazi.”

(Buhariu dhe Muslimi)

"Umdetul Ahkam"
Autori i librit:Hafidh Abdul-Ganij El-Makdisi

https://t.me/dobiislamemjeksore

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


Këtu "e gabuar" sepse s'do të thotë të urinojmë në ujin që rrjedh në çdo rrethanë,si p.sh në ujëra që rrjedhin por aty pinë njerëzit e sidomos kur është edhe në sasi të pakët! Këtu merren për bazë edhe mendimet e dijetarëve ku shumica e bën të papëlqyer këtë vepër,pasi njerëzit pështirosen apo hapen sëmundje mes tyre.

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


Këtu e saktë është "të jemi të sigurtë se vendi është pastruar nga papastërtia" sepse ky është edhe qëllimi i pastrimit.
Sipas shumicës së dijetarëve,tek pastrimi me gurë tek(dhe vetëm në nr tek duhet),nuk mjafton nëse nuk ke larguar papastërtinë.Sa për ujin mjafton kur është i vetëm, por është e pëlqyer(edhe më mirë) të përdoret pas Istixhmarit(sepse ashtu arrinë pastërti më të plotë).

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


Këtu "e saktë" argument është hadithi nr 8..

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


👆

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


👆

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


👆

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


Për disa, përgjigjet e kuizit mund të duken të çuditshme,por për këto hadithe(ku jam bazuar) ka argumente edhe pse mund të duken kontradiktorë mes tyre për një çështje.Feja nuk është sipas logjikës sepse po të ishte ashtu,p.sh kur i japim mes'h çorapeve,i japim nga sipër e jo nga poshtë këmbës ku do ishte më logjike.

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


Këtu është versioni "E gabuar.." dhe argument është hadithi 13.
Lejohet të urinosh përballë ose i kthyer nga Kibla kur ke pengesë mes saj dhe banjos apo vendit ku urinon (p.sh në ambjent të hapur).

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


👆

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


Këtu e sakta është "E merr nga fillimi" argument hadithi nr 2 ,sepse nuk lejohet ndërprerja e gjatë e larjes së gjymtyrëve të abdesit p.sh të thajmë një pjesë e të nisim me tjetrën apo mbasi kemi mbaruar e nisim një punë tjetër siç është formuluar pyetja.Është i saktë abdesi vetëm kur bëjmë ndërprerje të vogla,p.sh kur në abdes'hane apo banjo këmbët i lan në një vend tjetër nga ku lanë gjymtyrët e sipërm,etj.

Dobi islame e mjeksore

20 Oct, 05:20


Këtu edhe pse pak kanë gabuar,dimë se me të majtën pastrohemi nga të papastrat si nga jashtëqitja apo nuk preket organi me të djathtë kur nis urinon,apo kur hyjmë në banjo duhet me të majtën të hyjmë(nga hadithet që kemi hedhur deri tani ,argument është i 15-ti).Me gjymtyrët e majtë fillojmë ato punë që janë të papastra apo kur janë argumentat se duhen nisur me të majtën.

Dobi islame e mjeksore

18 Oct, 07:59


Kuizi ka lidhje me hadithet që janë dërguar nga libri "Umdetul Ahkam"