Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip @shejhtarifi Channel on Telegram

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

@shejhtarifi


Këtu mund të lexoni thënie, këshilla, urtësi e perla të fushave të ndryshme nga dijetari i madh i hadithit Shejh Abdulaziz Et-Tarifi.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip (Albanian)

Ju përshëndesim në kanalin tonë të Telegramit 'Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip'! Në këtë kanal do të gjeni një gamë të gjerë të thënieve, këshillave, urtësive dhe perlave të diturisë nga shejhi i madh i hadithit, Abdulaziz Et-Tarifi. Shejh Abdulaziz Et-Tarifi është një dijetar i shquar që ka kontribuar në shumë fusha të dijes islame dhe këto thënie dhe këshilla janë burim frymëzimi për të gjithë besimtarët. Në kanalin tonë, ju do të merrni pjesë në një udhëtim të thellë në diturinë islame dhe do të pasuroni të shpirtin tuaj me urtësi të vlefshme dhe mendime frymëzuese nga shejhi i njohur. Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë dhe për të zgjeruar njohuritë tuaja në fushën e dijes islame, ky kanal është për ju! Nuk ka përse të kërkoni më larg, abonohuni tani për të filluar udhëtimin tuaj drejt mësimit dhe frymëzimit në shoqërinë tonë të mrekullueshme të besimtarëve! Shejh Abdulaziz Et-Tarifi ju pret me thënie të mëdha dhe urtësi që do të ndriçojnë rrugën tuaj drejt njohurisë dhe frymëzimit islame.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

21 Jan, 15:28


Adhurimi në fshehtësi është më i mirë se adhurimi në publik; për këtë arsye, namazi i vitrit, që është një rekat, është namazi më i miri ndër ndër namazet nafile, sepse është namazi i fundit i natës dhe më i fshehti. Aq më shumë që vonohet gjatë natës, është më mirë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

20 Jan, 16:17


"Instrumentet muzikore janë të ndaluara për shkak të natyrës së tyre. Çdo instrument që përdoret për të luajtur muzikë dhe është krijuar për këtë qëllim është i ndaluar, edhe nëse nuk ka poezi apo fjalë bashkë me të. Kjo bazohet në thënien e Profetit (sall-Allahu alejhi ue sel-lem), i cili ka thënë: "Do të ketë disa njerëz nga umeti im që do ta lejojnë përdorimin e mëndafshit, të verës dhe instrumenteve muzikore." Ky hadith është transmetuar nga Buhariu. Për këtë hadith, Ibn Hazmi ka thënë se ka ndërprerje, por ky mendim është i gabuar. Ne kemi sqaruar se hadithi është i saktë dhe pa ndërprerje në librin "el-Gina fi-l-mizan" (Muzika në peshore)."

📔 Et Tefsir vel bejan, shejh Abdulaziz Tarifi.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

19 Jan, 16:23


Me të madhe bëjnë haram dhe i akuzojnë përmirësuesit se po preokupohen duke thënë që çdo gjë është haram. Sikur ta kishin lënë haramin, nuk do ta dëgjonin zërin e përmirësuesve, ashtu si të sëmurët; sikur të ishin të shëndetshëm, nuk do ta dëgjonin zërin e mjekëve.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

19 Jan, 09:19


Njerëzit e Gazas vdesin që krenaria të jetojë, e sa njerëz ka që e shesin krenarinë që të jetojnë të poshtëruar; e njohin rëndësinë e shpirtit, por s'e dinë vlerën e dinjitetit.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Allahu ekber kebira!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

18 Jan, 15:11


Uniteti gjatë fatkeqësive është nga shenjat e të sinqertëve, ndërsa përçarja është nga shenjat e njerëzve të tekave dhe lakmisë:

"Dhe respektojeni Allahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit." (El Enfal, 46)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

15 Jan, 22:47


Nga shkaqet fetare për
arritjen e fitores:

1.Shtimi i lutjeve
2. Kërkimi i ndihmës dhe fitores nga Allahu
3. Mbështetja e plotë tek Ai.

Allahu i Lartësuar thotë:

"Atyre që njerëzit u thanë: Njerëzit
janë mbledhur kundër jush, prandaj frikësojuni atyre!' Kjo vetëm sa ua
shtoi besimin dhe ata thanë: 'Na mjafton Allahu; Ai eshtë mbrojtësi
më i mirë."

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

15 Jan, 16:54


Dëshpërimi është një shenjë se lehtësimi është afër. Asnjë Pejgamber nuk u bë ngadhënjimtar, përveç se pasi gati humbi shpresën:

"Derisa të dërguarit gati e humbën shpresën, dhe menduan se u përgënjeshtruan, mu atëherë u erdhi ndihma Jonë." (Jusuf, 110)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

15 Jan, 13:50


Allahu e ngre lart njeriun më shumë për adhurimin që bën në fshehtësi, edhe nëse ai është i pakët, sesa për adhurimin që bën në publik, edhe nëse ai është i shumtë.

Shejh AbdulAziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

13 Jan, 16:25


"Banorët e Mekës, duke qenë se kishin përbrendësuar një natyrshmëri të korruptuar, e pritën Islamin me kryeneçësi dhe mendjemadhësi. Grupi që e pranoi Islamin ndër ta provoi se ishte më i qëndrueshëm se të tjerët pasi e njihte dhe kishte përjetuar ekstremin e devijimit dhe qe kthyer. Kjo është një nga arsyet e privilegjimit të besimtarëve të Mekës kundrejt atyre të Medinës. Në momentin që thirrësi merr të ftojë një person të caktuar në Islam duhet të diagnostikojë paraprakisht shkallën e devijimit të natyrshmërisë së personit në fjalë në mënyrë që ta pozicionojë “enën” mirë e më pas ta mbushë. Thirrësi i njerëzve me natyrshmëri të korruptuar, pavarësisht se mund të ketë më pak pranim a ndjekës, gëzon më shumë shpërblime tek Allahu i Madhërar. Të gjithë profetët me vendosmëri të lartë (ulu el-azm) u dërguan në popuj me natyrshmëri të trazuar."

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi "El Megribije", së shpejti në duart e lexuesve shqipfolës.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

11 Jan, 16:54


"Më cakto përgjegjës për depot dhe thesarët e vendit, sepse unë jam ruajtës dhe kam njohuri të thella mbi këto punë." (Jusuf, 55)

Jusufi (alejhi selam) u burgos, dhe pas daljes nga burgu, u mundua të çlirojë popullin e vendit të tij dhe ata që e mbajtën të burgosur, duke u përballur me krizat e tyre. Një shpirt që e tejkaloi urrejtjen, hakmarrjen dhe pastrimin e llogarive personale.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

10 Jan, 10:23


Prej njerëzve që më së shumti meritojnë shefatin (ndërmjetësimin) e Profetit Muhamed ﷺ janë ata që më së shumti dërgojnë salavate për të, dhe dita më e mirë për t'i dërguar atij salavate është dita e Xhumasë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

🖇 https://t.me/ShejhTarifi

Shpërndaje me të tjerët!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

07 Jan, 16:55


Prej terreneve të rrëshqitshme (rrezikshme) për dijetarët është edhe ndërrimi i qeverive, me ç'rast secili dijetar ia mban anën udhëheqësit, në emër të Allahut, kësisoj, argumenton me Librin e Allahut, jo për Allahun, duke e ngujuar të drejtën e një populli të tërë brenda interesave të një personi a shteti.


Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

06 Jan, 09:43


Në muajt e shenjtë Dhul-kade, dhul-hixhe, muharram dhe raxheb, mëkati dhe adhurimi që bëhet në to është më i madh sesa në muajt tjerë: "Prandaj, mos i bëni vetes dëm në ta (duke i shkelur këta muaj)!" (Teube: 36) E, pasi që mëkati i bërë në to është më i madh, atëherë adhurimi është edhe më i madh.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

03 Jan, 15:15


Një nga dhuratat më të mëdha të Allahut është që të dobëtit i bën të triumfojnë pa ndihmën e të fortëve.

"Ne duam t'i lartësojmë ata që janë të shtypur në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë ata trashëgues." (El Kasas, 5)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

02 Jan, 13:54


Nuk vërtetohet asnjë hadith nga Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) për vlerën e muajit Raxheb dhe nuk lejohet që të veçohet me ndonjë adhurim; si namaz a agjërim. Megjithëse ai është nga muajt e shenjtë ku vepra e keqe e bërë në të konsiderohet më e madhe.

"Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!" (Et Teube, 36)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

🖇 https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

30 Dec, 14:08


Forca dhe ndihma e Allahut për ummetin do të vijë pa dyshim, por ajo mund të vonohet për një brez që nuk e meriton fitoren për shkak të dobësisë së besimit dhe prishjes së veprave të tij.
"Allahu u ka premtuar atyre prej jush që besojnë dhe që veprojnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në tokë." (En Nur, 55)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

29 Dec, 16:56


7- Nuk lejohet urimi i të krishterëve për krishtlindje me konsensusin e katër medhhebeve dhe nuk di ndonjë thënie kundërshtuese sa i përket kësaj çështjeje, me përjashtim të asaj që është transmetuar tani vonë dhe ato janë qëndrime që nuk merren në konsideratë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

28 Dec, 18:08


6- Martesa me ithtare të librit nuk nënkupton domosdoshmërinë e urimit për festën e saj. Të lejohet martesa me vajzën e vrasësit të babait tënd dhe nuk pajtohesh me gëzimin e saj për vrasje, gjithashtu as gëzimin e (ithtares së librit) me lindjen e “birit të Zotit.”

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

26 Dec, 21:56


📘 𝐓𝐞𝐟𝐬𝐢𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐮𝐫𝐚𝐧𝐢𝐭 nga muhadithi bashkëkohor, shejh Abdulaziz Tarifi, është një pasuri e çmuar për të gjithë ata që dëshirojnë të kuptojnë më mirë fjalën e Allahut.

Kjo vepër përbëhet nga 𝟒 𝐯ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞, të gjitha tani të përkthyera në gjuhën shqipe.

Së shpejti në duart e lexuesve shqipfolës.

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

26 Dec, 20:23


5- Të krishterët i shenjtërojnë murgjit e tyre nga gratë dhe fëmijët kurse këto ia atribuojnë Allahut! I lartësuar qoftë Allahu nga ajo që ia përshkruajnë dhe mveshin Atij!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

25 Dec, 15:02


4- Në lindjen e Isait të krishterët përkujtojnë se ai është i biri i Zotit: “Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar.” (Merjem, 88-90)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

23 Dec, 21:16


3- Etërit kishtarë dhe historianët e tyre pothuajse janë unanim se lindja e Isait zyrtarisht u caktua vonë në shekullin e tretë pas lindjes së tij dhe se caktimi ishte simbolik dhe i paargumentuar për një ditë të caktuar.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

22 Dec, 14:22


2- Nuk është vërtetuar saktësisht dita e lindjes së Isait. Mospajtimi vazhdon të ekzistojë tek ortodoksët dhe katolikët deri më sot, ata nuk e ruajtën librin e tyre, e si mund ta ruajnë ditëlindjen e të zotit të librit?!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

21 Dec, 17:42


1. Nuk lejohet urimi i të krishterit për shpifjen e lindjes së “birit të Zotit” edhe nëse (i krishteri) të uron për festën islame (bajramin) ngase normat e Allahut nuk janë shkëmbim i ndërsjellë. Nuk të lejohet të madhërosh idhullin për faktin se idhujtari ka hyrë bashkë me ty në xhami.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

21 Dec, 06:42


Urimi dhe kremtimi i krishtlindjeve

1. Nuk lejohet urimi i të krishterit për shpifjen e lindjes së “birit të Zotit” edhe nëse (i krishteri) të uron për festën islame (bajramin) ngase normat e Allahut nuk janë shkëmbim i ndërsjellë. Nuk të lejohet të madhërosh idhullin për faktin se idhujtari ka hyrë bashkë me ty në xhami.

2. Nuk është vërtetuar saktësisht dita e lindjes së Isait. Mospajtimi vazhdon të ekzistojë tek ortodoksët dhe katolikët deri më sot, ata nuk e ruajtën librin e tyre, e si mund ta ruajnë ditëlindjen e të zotit të librit?!

3. Etërit kishtarë dhe historianët e tyre pothuajse janë unanim se lindja e Isait zyrtarisht u caktua vonë në shekullin e tretë pas lindjes së tij dhe se caktimi ishte simbolik dhe i paargumentuar për një ditë të caktuar.

4. Në lindjen e Isait të krishterët përkujtojnë se ai është i biri i Zotit: “Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar.” (Merjem, 88-90)

5. Të krishterët i shenjtërojnë murgjit e tyre nga gratë dhe fëmijët kurse këto ia atribuojnë Allahut! I lartësuar qoftë Allahu nga ajo që ia përshkruajnë dhe mveshin Atij!

6. Martesa me ithtare të librit nuk nënkupton domosdoshmërinë e urimit për festën e saj. Të lejohet martesa me vajzën e vrasësit të babait tënd dhe nuk pajtohesh me gëzimin e saj për vrasje, gjithashtu as gëzimin e (ithtares së librit) me lindjen e “birit të Zotit.”

7. Nuk lejohet urimi i të krishterëve për krishtlindje me konsensusin e katër medhhebeve dhe nuk di ndonjë thënie kundërshtuese sa i përket kësaj çështjeje, me përjashtim të asaj që është transmetuar tani vonë dhe ato janë qëndrime që nuk merren në konsideratë.

8. Ndalimi i urimit të krishterëve për festat e tyre si krishtlindjet, assesi nuk nënkupton të sillemi ashpër dhe vrazhdë me ta, por të përpiqemi të fitojmë simpatinë e zemrës së njeriut të rëndomtë me thirrje të butë për të medituar realitetin e këtij “zoti të lindur”, i lartësuar qoftë Allahu!

9. Nuk i lejohet myslimanit të merr pjesë në festat fetare të idhujtarëve sipas konsensusit të dijetarëve: “ Edhe ata të cilët nuk dëshmojnë gënjeshtrën (nuk rrinë aty ku flitet dhe punohet gënjeshtra)” Gënjeshtra këtu ka për qëllim festën e tyre. Prej gjeneratave të para këtë e kanë thënë: Ebu El Alijeh, Tavusi dhe Ibn Sirini.

10. Sa i përket ndalimit të pjesëmarrjes në festat fetare të idhujtarëve njëzëshëm pajtohen dijetarët si Maliku, Ebu Hanife, Shafiu dhe Ahmedi. Këtë njëzëshmëri e përcjell Ibn Kajimi në librin e tij “Ahkam Ehli edh-Dhimmeh” dhe të tjerët.

11. Sahabët nuk e lejojnë pjesëmarrjen në festat e idhujtarëve dhe urimin për festat e tyre fetare. Umer ibn Hatabi ka thënë: “Largohuni nga armiqtë e Allahut në festat e tyre.” E përcjell Bejhekiu me zinxhir transmetuesish të saktë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

🖇 https://t.me/ShejhTarifi

Shpërndaje me të tjerët!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

20 Dec, 09:14


Gjatë historisë, shumica e Pejgamberëve dhe thirrësve kanë qenë të varfër që i përkisnin klasës e mesme. Urtësia qëndron në faktin se ata kanë për t'i pasuar vetëm ata që janë të sinqertë dhe nuk kanë interesa të tjera.

Shejh AbdulAziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

20 Nov, 16:49


Lëshimi i shikimit është një litar që lidhë zemrën, prandaj ai që tregohet i paaftë për ta braktisur shikimin e ndaluar (haram) patjetër se do të vazhdojë me atë shikim derisa zemra e tij të lidhet për të. Për këtë arsye, kur Profeti ﷺ u pyet rreth shikimit të rastësishëm tha: "Largoje shikimin tutje!"

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

18 Nov, 16:45


Një grup i njerëzve që përhapin gënjeshtra mund të ndikojnë në mendimin tënd:

"Sikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të nxirrte nga udha e drejtë." (En Nisa, 113)

Ky të cilit iu drejtua Allahu është Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem. Kush tjetër ka mirësinë nga Allahu dhe mëshirën e Tij si Profeti, e të ndjehet aq i sigurt sikurse ai?!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

15 Nov, 09:02


Prej njerëzve që më së shumti meritojnë shefatin (ndërmjetësimin) e Profetit Muhamed ﷺ janë ata që më së shumti dërgojnë salavate për të, dhe dita më e mirë për t'i dërguar atij salavate është dita e Xhumasë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

🖇 https://t.me/ShejhTarifi

Shpërndaje me të tjerët!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

14 Nov, 17:53


Ky është njëri nga librat e parë të shejh Abdulaziz Et-Tarifit: "Ishretu-nisa" nga libri "el-Mugni".

Në foto mund të shohësh një hulumtim të gjërë të haditheve dhe një punim shencor. Në atë kohë shejhu ishte vetëm 19 vjeçar.

Thuhet se ka shkruar edhe disa libra, mirëpo i ka djegur.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

13 Nov, 16:01


Vuajtjet, fatkeqësitë, e mjerimet, nuk vijnë me humbjen e dunjasë dhe pakësimin e saj, përkundrazi këto ndodhin për shkak të humbjes së fesë nga ana e njeriut dhe neglizhencës ndaj saj.

"Kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, e as nuk do të bjerë në mjerim." (Taha, 123).ë

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

12 Nov, 16:25


Pikësynimi kryesor i munafikut është që t'i kënaqë njerëzit, ndërsa besimtari i vërtetë pikësynimi kryesor është që të kënaqë të Vërtetin (Allahun)!

"Ata ju betohen për Allahun për t'ju kënaqur, por është më e drejtë të kënaqin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nëse janë besimtarë." (Et Teube, 62)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

11 Nov, 14:21


I forti mposhtet nëse nuk e njeh peshën e vet, dhe shumica mposhtet nëse nuk e di vlerën e vet. Profeti ﷺ na lajmëroi se umeti do të pësojë disfatë për shkak të injorancës rreth fuqisë së tij, e jo për shkak të pafuqisë së tij dhe fuqisë së armikut të tij. Ai tha:

"Atë ditë ju do të jeni shumë, por do të jeni shkumë (sikur shkuma e detit)..."

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

09 Nov, 20:35


Nuk ka libër nga librat e dijetarëve të hershëm, dhe nuk di në cilën do shkencë qoftë, vetëm se e kam lexuar një apo dy herë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

09 Nov, 14:27


Lloji më i rrezikshëm i fitnes është shtrembërimi i fakteve. Kështu që, e kota ligjësohet, kurse e vërteta akuzohet, pra heshtja në këtë rast konsiderohet fitne.

Allahu i Madhëruar ka thënë: "Ata edhe më parë përpiqeshin të të nxirrnin ngatërresa (fitne) dhe t'i pështjellonin punët e tua."
(Et Teube, 48)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

07 Nov, 17:39


I humburi (nga rruga e Allahut) mendon se Allahu e furnizon atë sepse Ai e do, por Allahu e përshkallzon atë ta devijojë dhe të harrojë, e pastaj ta shkatërrojë.

"A mos mendojnë ata që Ne, duke ardhur në ndihmë me pasuri dhe djem, po nxitojmë drejt tyre me të mira?! Kurrsesi, por ata nuk janë të vetëdijshëm (për këtë)."

(El Muminun, 55-56)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

04 Nov, 16:38


Fjalët dhe veprat u kushtohen vetëm të mëdhenjve, nëse e madhëron Allahun, ia kushton veprat vetëm Atij, e nëse i madhëron të tjerët, do t'ia kushtosh veprat atyre; zemrat madhërojnë, ndërsa gjymtyrët veprojnë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

27 Oct, 16:43


Dhimbjet e mëdha në trupin e ummetit janë një mesazh hyjnor për ta zgjuar atë, sepse nëse trupi është i mpirë ose në gjumë, dhimbjet e mëdha e zgjojnë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

27 Oct, 16:23


Ummeti është duke përjetuar dhimbje të ngjashme me dhimbjet e lindjes, nga çdo dhimbje vjen një i porsalindur, e nga çdo i porsalindur vjen një britmë dhe dhimbje. O Allah, forcoje fenë Tënde dhe poshtëroje armikun Tënd!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

25 Oct, 20:07


Allahu është i Gjithëfuqishëm që ta shpejtojë fitoren dhe të përgatisë mjetet për ndalesë dhe përfundim (të luftës), por Ai e vonon atë për ndonjë urtësi të përsosur.

"Atyre që po sulmohen me luftë iu është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e Allahu ka fuqi për t'i ndihmuar ata (muslimanët)."
(El Haxh, 34)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

24 Oct, 20:09


Havarixhët janë grupi që më së paku e marrin një dijetar si shembull dhe Librin (Kuranin) si burim ku mbështeten. Ata janë të pavarur në interpretimin e tyre që ua bëjnë dy shpalljeve hyjnore (Kuranit dhe Sunetit).

Profeti ﷺ ka thënë: "Ata e lexojnë Kuranin," duke shpresuar kot se e madhërojnë shpalljen hyjnore, kur në realitet i madhërojnë mendimet e tyre.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

23 Oct, 17:06


Armiqtë më të rrezikshëm të umetit janë mynafikët; ata angazhohen me pengimin e atyre që punojnë për rregullimin e umetit për t'i dobësuar ata, ndërsa heshtin për shkatërruesit për t'i forcuar ata; ata talleshin me sahabët ndërsa heshtnin ndaj jehudëve të Medinës.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

21 Oct, 13:49


Allahu krijon kriza për të nxjerrë në pah atë që fshehin shpirtrat e hipokritëve si urrejtja ndaj së vërtetës dhe gëzimi me të kotën.

"Vallë, a mendojnë ata që i kanë zemrat e sëmura (me hipokrizi), se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në shesh urrejtjen (ndaj besimit të vërtetë)?!" (Muhammed, 29)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

20 Oct, 19:11


Një ndër dënimet e përshpejtuara është dënimi për shkak të braktisjes dhe tradhtisë ndaj muslimanëve të shtypur.

Shumë dënime bijnë mbi shtete, e ata janë në mosdijeni për shkaqet e tyre; mendojnë se Allahu i dënon vetëm ata që bëjnë vetë padrejtësi.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

19 Oct, 10:34


Gjurmët e begatisë së Shamit vërehen edhe përgjatë fitneve; ajo i dallon radhët, mendimet dhe shtetet kur ndodhin fitnet më shumë se në ndonjë vend tjetër. Për këtë, i Dërguari, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Në të vërtetë, imani, kur të ndodhin fitnet, gjendet në Sham."


Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

18 Oct, 08:34


Prej njerëzve që më së shumti meritojnë shefatin (ndërmjetësimin) e Profetit Muhamed ﷺ janë ata që më së shumti dërgojnë salavate për të, dhe dita më e mirë për t'i dërguar atij salavate është dita e Xhumasë.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

🖇 https://t.me/ShejhTarifi

Shpërndaje me të tjerët!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

17 Oct, 20:17


E Vërteta, haku nuk vdes kur ndokush të ndërrojë jetë; për faktin se nëse ajo s'vdiq me vdekjen e profetëve, atëherë është më parësore të mos vdes me vdekjen e njerëzve të zgjedhur.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

17 Oct, 18:03


Vrasja nuk është mposhtje për të vërtetën, por mund të jetë një nga dyert e shfaqjes së saj, për këtë, janë vrarë pejgamberë, por jo e vërteta.

🖋 Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

🖇 https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

17 Oct, 17:00


Dëshpërimi është një shenjë se lehtësimi është afër. Asnjë Pejgamber nuk u bë ngadhënjimtar, përveç se pasi gati humbi shpresën:

"Derisa të dërguarit gati e humbën shpresën, dhe menduan se u përgënjeshtruan, mu atëherë u erdhi ndihma Jonë." (Jusuf, 110)

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

15 Oct, 13:01


Zullumqari mund të triumfojë për njëfarë kohe mirëpo pushteti i tij nuk do të zgjasë, sepse përfundimi i mirë është në llogari të së vërtetës (hakut).

Allahu thotë: "Kërkoni ndihmë tek Allahu dhe bëni durim. Vërtet toka është e Allahut, ia lë atë trashëgim kujt dëshiron Ai prej robërve të Tij, ndërsa përfundimi i mirë është për të devotshmit."

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

11 Oct, 08:38


Të ndihmuarit e atyre që u është bërë padrejtësi është obligim. Duaja është ndihma më e madhe për ta, ndërsa që kërkon më së paku fuqi (më e lehta për t'u kryer).

Ai, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë në një hadith: "Nuk ka gjë më fisnike tek Allahu sesa duaja."

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shpërndaje me të tjerët!

Shtoji duatë në këtë ditë xhumaje.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

07 Oct, 14:17


Poshtërimi dhe nënçmimi i jehudive do të jetë i përheshëm. Ata nuk kanë pushtet mbi muslimanët, e nëse do të fitojnë pushtet e sundim, kjo për shkak të vëllezërve të tyre munafikë!

"Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve (munafikë)."
(Ali Imran, 112)

📃 Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

07 Oct, 09:25


Lufta do të vazhdojë derisa të bëhet Kiameti; vendimi për të nuk pezullohet nga toka asnjë ditë, përderisa Kurani vazhdon të jetë. Në koleksionin e haditheve të vërteta të Muslimit, përcillet nga Xhabiri se i Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:
«لَا تَزَالُ طَائِفَةٌ مِنْ أُمَّتِي يُقَاتِلُونَ عَلَى الْحَقِّ ظَاهِرِينَ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ»
“Një grup njerëzish nga umeti im do të vazhdojnë të luftojnë për të vërtetën, triumfues deri në Ditën e Kiametit.” (Muslimi)

🖋 Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

🖇 https://t.me/ShejhTarifi

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

06 Oct, 04:31


Në kohën e fundit (para Kiametit) do të ndodhë siç është trasmetuar në hadith: "Njeriu gdhin si besimtar dhe ngryset si jobesimtar."

Në gjysëm dite duke besuar dhe duke mohuar, kjo luhatje ndodh për shkak të një luhatje të shpejtë, e mendoj se kjo është për shkak të mediave.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi


Shpërndaje me të tjerët!

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip

03 Oct, 18:40


Liria e njeriut përfundon aty ku fillojnë kufijtë e Allahut.
"Këto janë urdhërimet e Allahut; kushdo që i kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm vetvetes." (Et Talak, 1)

Shejh Abdulaziz Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi

Shpërndaje me të tjerët!