وعن وعن ابن عباس رضي الله عنهما أن رسول الله صلى الله عليه وسلم لقي ركبا بالروحاء فقال : "من القوم؟" قالوا: المسلمون، فقالوا: من أنت؟ قال: "رسول الله" فرفعت إليه امرأة صبياً فقالت : ألهذا حج؟ قال: "نعم ولك أجر"
((رواه مسلم)).
Nga Ibën Abbasi radija Allahu anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-la Allahu alejhi ue sel-lem ka takuar një grup kalorësish në Reuha dhe u ka thënë: "Cili popull jeni ju?" Thanë: "Ne jemi muslimanë." Ata e pyetën: "Kush je ti?" Tha: "Unë jam i Dërguari i Allahut." Pastaj një grua e ngriti fëmijën e saj nga Pejgamberi dhe i tha: "Edhe për këtë ka haxh?" Pejgamberi tha: "Po, por edhe ti ke shpërblim." (Transmeton Muslimi)
🔎Shpjegimi i hadithit
✏️Reuha është një vend mes Mekës dhe Medinës.
Kjo ngjarje ndodhi në haxhin e lamtumirës.
💎Kush e ndihmon një person në një adhurim, ai ka shpërblim, ngase kjo grua do të kujdeset për fëmijën e saj kur te hyjnë në ihram, gjithashtu në tauaf, ne sa'j, pastaj në qëndrimin në Arafat dhe në çdo gjë. I tha: "Po, por edhe ti ke shpërblim."
Njeriu duhet të pyesë për gjërat që nuk i di, nëse e kërkon nevoja, ngase i Dërguari i Allahut sal-la Allahu alejhi ue sel-lem pyeti duke thënë: "Cili popull jeni ju?" I pyeti nga frika se mos ishin armiq dhe i tradhtojnë, por nëse nuk e kërkon nevoja, atëherë nuk pyet.
💎Cilësimi i vetvetes me cilësi të lavdëruara, nëse nuk është për qëllim lavdërimi por njoftimi, nuk është gjë e keqe, ngase këta sahabë kur u pyetën: "Kush jeni ju?", u përgjigjën "muslimanë". S'ka dyshim se Islami është cilësi lavdëruese.
🌴Dobi nga Hadithi🌴
1️⃣ Nëse njeriu e cilëson vetveten me një cilësi që e posedon duke mos u lavdëruar, atëherë kjo nuk llogaritet nga lavdërimi i vetvetes, gjë që e ka ndaluar Allahu në Kur'an, ku thotë: "Prandaj, mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj! Ai i njeh më së miri ata që ruhen nga gjynahet." (En Nexhm: 32)
2️⃣ Njeriu duhet ta shfrytëzojë prezencën e dijetarit për të pyetur ngase këta njerëz kur i Dërguari i Allahut sal-la Allahu alejhi ue sel-lem i lajmëroi se ai është i Dërguari i Allahut, filluan ta pyesin.
3️⃣ Nëse kujdestari i fëmijës bën haxhin me të, ai ka shpërblim, ndërsa haxhi i takon fëmijës e jo kujdestarit, ngase ishte bërë e njohur tek masa e gjerë se haxhi i fëmijës u takon prindërve të tij. Kjo nuk ka bazë.
4️⃣ Fëmijës, apo ndonjërit nën moshën madhore, i shkruhet shpërblimi, por jo mëkati.
📎Disa dijetarë me fjalën "Po, ai ka haxh", argumentuan se nëse vesh ihramin, fëmija atëherë obligohet me të gjitha obligimet e haxhit: i obligohet tauafi, sa'ji, qëndrimi në Arafat, fjetja në Muzdelife dhe Mina, gjuajtja e guralecëve. Ai bën ato që ka mundësi, kurse ato që nuk ka mundësi t'i bëjë, i bën dikush tjetër për të, përpos tauafit dhe sa'jit që duhet të bëhen së bashku me të.
📎Ndërsa disa të tjerë kanë thënë se nuk ka gjë të keqe nëse fëmija lirohet nga ihrami edhe pa ndonjë arsye, ngase për të është ngritur lapsi, nuk është i ngarkuar.
Nuk thuhet se haxhi vullnetar është si ai obligativ, në të cilin nuk lejohet dalja prej tij. E në këtë rast haxhi i këtij fëmije është vullnetar, ndaj nuk lejohet të dalë nga ai. Nuk thuhet kështu ngase parimisht fëmija nuk është i ngarkuar, ndaj nuk e obligojmë me asgjë duke mos qenë i ngarkuar. Ky është mendimi i Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë. Pra, fëmija nuk obligohet ta plotësojë haxhin e as nuk obligohet me detyrat e haxhit dhe as të largohet nga ndalesat e haxhit, ajo që vepron i pranohet, ndërsa për atë që e lë nuk pyetet.
5️⃣ Fëmija edhe nëse është i vogël, nuk i dallon ende gjërat, haxhi i tij është i saktë, mirëpo nuk i pranohet nijeti i tij kur ishte i vogël.
Dijetarët kanë thënë se për të e bën nijet me zemër përgjegjësi i tij kur e fut në ihram dhe përgjegjësi i kryen të gjitha obligimet që ai nuk ka mundësi t'i kryejë.
https://t.me/dobingarijadusalihin