"Perla diturie" @perladiturie Channel on Telegram

"Perla diturie"

@perladiturie


¤ ﷽ ¤

وَقُل رَّبِّ زِدۡنِي عِلۡمٗا

"Thuaj! O Zoti im, ma shto diturinë" (20:114)

______________________________

Mësojeni diturinë,
pastaj memorizojeni atë,
pastaj punoni sipas saj
dhe në fund: përhapeni atë.

|Sufjan Eth Theuri|

Perla diturie (Albanian)

Perla diturie është një kanal Telegram që ofron një fokus të veçantë në trashëgiminë islame dhe arritjet e diturisë. Kanali është udhëhequr nga Sufjan Eth Theuri dhe synon të sjellë përmbajtje të rëndësishme dhe frymëzuese për të gjithë anëtarët e tij.

Në "Perla diturie" ju do të gjeni citate të rëndësishme nga Kuranit, si dhe frymëzime të përditshme për të rritur diturinë tuaj. Me një qasje të qartë dhe të thjeshtë, kanali inkurajon lexuesit të mësojnë, të reflektojnë dhe të përhapin diturinë e tyre me të tjerët.

Me një përmbajtje të diversifikuar dhe të përditësuar rregullisht, "Perla diturie" është një destinacion i përshtatshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për trashëgiminë islame dhe për të zgjeruar horizontet e tyre në diturinë e tyre. Nëse jeni në kërkim të frymëzimit dhe motivimit për të rritur diturinë tuaj islame, ky kanal është pikënisja e duhur për ju!

"Perla diturie"

11 Feb, 00:08


6) Dinjiteti i shpirtit tënd.

Pastërtia, fisnikëria dhe natyra e lartë e shpirtit e bëjnë robin të shmangë veprat që e poshtërojnë, e ulin dhe e degradojnë atë.


7) Dija e fortë për pasojat e këqija të mëkateve.

Dija për efektet e tyre të neveritshme dhe dëmet (e mëdha) që vijnë prej tyre.


8) Qëndrimi i tij i shkurtë në këtë botë dhe dija sesa shpejtë do të vdesë.

Robi duhet të kuptojë se ai është si një udhëtar që ndalon përkohësisht në një qytet dhe së shpejti do të largohet.
Nuk ka asgjë më të dobishme për robin sesa të kujtojë qëndrimin e tij të shkurtër në këtë botë dhe asgjë më të dëmshme sesa zvarritja dhe shpresa se e ka jetën e gjatë përpara.


9) Largimi nga teprimi në gjëra.

Në ushqimin dhe pijen e tij, në veshjen, gjumin dhe shoqërimin me njerëzit. Padyshim, forca për të rënë në mëkat zakonisht nga teprimi në këto çështje.


10) Dhe kjo është arsyeja më gjithëpërfshirëse nga të gjitha dhe i përmbledh të gjitha këto.

Të kesh pemën e imanit të mbjellë fort në zemër, sepse durimi i robit për t’u larguar nga mëkati është në përpjesëtim me forcën e imanit të tij. Sa më i fortë të jetë imani i tij, aq më i plotë dhe i përsosur do të jetë durimi i tij; dhe nëse imani dobësohet, atëherë edhe durimi i tij do të dobësohet.

"Perla diturie"

11 Feb, 00:08


🔟 çështje që ndihmojnë robin të jetë i durueshëm ndaj mosbindjes ndaj Allahut!

Nga Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) në Tarik el-Hixhratejn.

Shpjeguar nga shejh Abdurrezak El-Bedr (Allahu e ruajttë!), një prej dijetarëve të Arabisë Saudite, i biri i një dijetari të madh (shejh AbdulMuhsin El-Abbad) i cili është shumë i njohur për moralin e tij të lartë.


1) Dija e robit për natyrën e shpifur, të neveritshme dhe të ulët të mëkatit.

Në mënyrë që ta mbrojë dhe ruajë veten nga poshtërsia dhe ndytësia e mëkatit.


2) Turpi ndaj Allahut të Madhëruar.

Kur robi e di se Allahu po e sheh, e dëgjon dhe ka dijeni për gjendjen e tij, atëherë ai (robi) do të turpërohet ta ekspozojë veten ndaj zemërimit të Tij (përmes mëkatit).


3) Vëmendja ndaj mirësive të Allahut ndaj teje dhe trajtimit të Tij të shkëlqyer ndaj teje.

Me të vërtetë, mëkatet largojnë mirësitë/begatitë e Allahut nga ti.
Dhe nuk ka kohë që robi bën një gjynah veçse ai humbet një mirësi për shkak të tij.


4) Frika ndaj Allahut dhe ndëshkimit të Tij.

Kjo arrihet vetëm atëherë kur robi beson në shpërblimet dhe ndëshkimet e Tij, kur beson në Allahun, Librat e Tij dhe të Dërguarit e Tij.
Sa më e fortë të jetë dija dhe bindja, aq më e fortë do të jetë kjo dhe anasjelltas.


5) Dashuria për Allahun.

Dhe kjo është arsyeja më e fortë që ndihmon në të qenit i duruar nga kundërshtimi i urdhëresave të Tij dhe mosbindjes ndaj Tij.
Sepse me të vërtetë, dashuria për atë që e do, të bën të bindesh ndaj tij dhe sa më shumë që forcohet dashuria në zemër, aq më e fortë dhe më e lehtë do të jetë për robin të zgjedhë bindjen (ndaj Allahut) dhe ta lërë mosbindjen.

"Perla diturie"

11 Feb, 00:03


Bëj shkaqet për të qenë i qëndrueshëm në fe.

1 - Lexo (medito) mbi Kuranin.
2 - Përmende Allahun shpesh (bëj dhikër).
3 - Përkujto mirësitë e Allahut ndaj teje.
4 - Kryej detyrimet e tua ndaj Allahut.
5 - Bëj vepra të mira (vepra të pëlqyera).
6 - Largoju harameve (të ndaluarave).
7 - Largoju dyshimeve në fe.
8 - Merr pjesë në mësime fetare.
9 - Shoqërohu me shokun e mirë.
10 - Mos u shoqëro me njerëz të prishur.

(Këshillë)
Hoxhë Hajredin Dizdari

"Perla diturie"

10 Feb, 17:47


“Ai e di që ka shumë lule pas tij, por nuk do askënd tjetër përveç saj. ”

Përkthim

"Perla diturie"

09 Feb, 21:33


#Estagfirullah 😥🥀

Po flemë dhe po zgjohemi dhe celularët nëpër duart tona...
Mendjet ikën dhe u humbën..., as Kuran, as Sunet, e madje as dhikër!

O Zot! Bëhu i butë me gjendjen tonë dhe kthena kah Ti me kthim të mirë!! #Amiin!

(Hoxhë Irfan Jahiu)

"Perla diturie"

09 Feb, 19:19


A nuk jemi duke jetuar në këtë kohë?!!!😥

"Pranë kijametit do të vijnë vite tradhtie/mashtruese. Në atë kohë do t’i besohet gënjeshtarit, kurse do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i jepet pozita tradhtarit dhe do të akuzohet besniku, si dhe do të flasë “ruvejbidah”. Njëri nga të pranishmit e pyeti të dërguarin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: 'Kush është “ruvejbidah?” Ai tha: “Njeriu mendjelehtë (në një transmetim 'i prishur'), i cili flet për çështje të mëdha të njerëzve".

📚Ahmedi, Ibn Maxhe e të tjerë

"Perla diturie"

09 Feb, 17:19


I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem:

"Nuk thotë dikush "La ilahe Il-lAllah, e të mos përgëzohet dhe nuk thotë dikush " Allahu Ekber" , e të mos përgëzohet."
Të pranishmit thanë:
"Përgëzohet me Xhennet?
Tha: "Po."

📚| Es-Silsile Es-Sahiha,1621 |

"Perla diturie"

09 Feb, 17:03


#Rikujtim!

Nesër është e hënë!
Është sunnet të agjërohet!

#share

"Perla diturie"

09 Feb, 15:19


Aun bin Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë:

"Mexhliset e Dhikrit janë shërim për zemrat."

📚حياة السلف بين القول و العمل

"Perla diturie"

09 Feb, 13:22


Jep...

Jep për hir të Allahut dhe mos u frikëso nga varfëria.

Jep nga ajo që të ka dhënë Ai sado e vogël qoftë ajo.

Jep sepse pasuria nuk pakësohet me dhënie, përkundrazi shtohet.

Jep, sepse Ai është i Cili do të të jep ty.

___

Bëhu si ai i cili jepte sadaka çdo ditë, dhe kur në një nga ditët s'kishte gjë tjetër, ai dhuroi një qepë, eh kur njerëzit i thanë se: "Ti nuk detyrohesh me këtë", -iu përgjigj atyre duke ju thënë:

👉 "Nuk dua që të më ikë një ditë e unë të mbes pa dhënë diçka sadaka!"

------

O Zot! Na bëj të vazhdueshëm në këtë vepër të bukur dhe pranoje prej nesh!
Amiin!

@perladiturie

"Perla diturie"

09 Feb, 11:46


Voto për familjen!
Për ta bërë ndryshimin!
Për ta evituar dëmin më të madh!


Mos qëndro indiferent sepse kjo vetëm kundërshtarëve u bën dobi!


O Zot, sill te ne udhëheqës të drejtë!

"Perla diturie"

09 Feb, 11:43


#Aktuale #Zgjedhjet #Sekret

Në Zvicër, disa vite më parë, u votua për ndalimin e nikabit, ndërsa më herët për ndalimin e minareve. Ata që kanë pasur bindjen e gabuar (zakonisht me metodologji ekstreme, tekfiriste) se nuk lejohet të votohet dhe për këtë arsye nuk kanë marrë pjesë në votime, kanë kontribuar drejtpërdrejt në triumfin e palës kundërshtare. Si një pasojë e mospjesëmarrjes së tyre dhe të tjerëve që kanë braktis për arsye tjera, të dyja ndalimet u miratuan. E megjithatë, po të njëjtët më pas ankohen për pasojat negative. Ky fenomen përsëritet edhe në vende të tjera ku nuk gjykohet me Sheriat, përfshirë Kosovën.

👉🏻Po ju zbuloj një sekret. Kam qenë i pranishëm në shtëpinë e një alimi të Medinës (menjëherë pas studimeve), i cili jepte mësim në xhaminë e të Dërguarit ﷺ. Kur e pyeta (një ndër pyetjet) për pjesëmarrjen në votime, madje konkretisht për Zvicrën, ai më tha qartë se votimi bëhet obligim kur ka të bëjë me çështjet e muslimanëve. Po e përsëris, OBLIGIM. Ai theksoi se duhet të votohet për të minimizuar dëmin dhe për të maksimizuar dobinë për muslimanët. Ky nuk është qëndrimi i vetëm i këtij alimi, por i shumë dijetarëve bashkëkohorë të thelluar në fikh, usul dhe objektivat e Sheriatit.

Duke mbështetur dikë që përpiqet të sjellë dobi për muslimanët dhe të parandalojë dëmin, ti nuk bëhesh pjesë e një partie – aspak! Kuptone këtë, përkundrazi, kontribuon që të realizohet sa më shumë dobia dhe të parandalohet sa më shumë dëmi për Islamin dhe muslimanët, gjë që përkon plotësisht me objektivat e Sheriatit. Islami ka ardhur për të sjellë dobinë për njerëzimin dhe për të larguar dëmin.

Ruajuni bindjeve ekstreme, sepse ekstremizmi çon në shkatërrim!

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Janë shkatërruar ekstremistët, janë shkatërruar ekstremistët, janë shkatërruar ekstremistët!"
📚 [Muslimi (2670)]

Allahu e përmirësoftë gjendjen!
O Allah, mësoji ata që nuk dinë dhe udhëzoji ata që janë të devijuar!

M.A. Ardian Elezi

"Perla diturie"

09 Feb, 11:19


Një lutje e bukur nga sunneti!


اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ أَنْ تُيَسِّرَ لِي فِعْلَ الْخَيْرَاتِ وَتَرْكَ الْمُنْكَرَاتِ.

“O Allah, kërkoj nga Ti që të ma lehtësosh kryerjen e veprave të mira dhe braktisjen e të këqijave.”

#Mësoje! ✅️🤍

"Perla diturie"

09 Feb, 08:19


“Mjerë për ata që kanë dashuruar vetëm trupa, forma, paraqitje. Vdekja do t’ua marrë të gjitha. Mundohuni të dashuroni shpirtra! Do t’i rigjeni!”

✍️🏼 V.H

"Perla diturie"

08 Feb, 20:43


Për t’u regjistruar në këtë kurs plotësoni të dhënat në linkun e mëposhtëm ose na shkruani:

https://igerma.com/reg/kurs-intensiv-online-per-femra-shkurt-2025/

Numri i nxënëseve është i kufizuar.

Kursi është pa pagesë.
Ju mirëpresim!

"Perla diturie"

26 Jan, 02:11


💫Ndëshkimi më i rëndë nga Zoti është... që Ai ta largojë dashurinë tënde nga zemra e një personi që të donte sinqerisht, pasi nuk ke parë prej tij vetëm të mirën dhe bukurën.
🥀Të shndërrohet ajo zemër e cila çdo kënd i saj ishte i joti, në një zemër të re në të cilën nuk ka vend më për ty.

🥀Të shndërrohet ajo zemër që e kalonte natën duke iu lutur Zotit për ty me përgjërim, në një zemër që nuk i intereson çfarë të godet.

🤍Silluni mirë me ato zemra që u deshën me sinqeritet, ajo zemër që respektoj ndjenjat dhe vendimet e tua, sepse ato nëse largohen, nuk kthehen më dhe nëse i heqin shkronjat e emrave tuaj prej saj, nuk do të hyni më kurrë në të.

🔆Kërko mbrojtje prej Allahut nga humbja e mirësive.
💓Disa zemra janë jetë për njëra-tjetrën.. Afërsia e tyre është xhenet dhe e qeshura e tyre, lumturi.. Pa to jeta është bosh....prandaj kujdesuni për zemrat tuaja përpara se të kujdeseni për të tjerët.

Flutura Gurra
#përkthim

"Perla diturie"

25 Jan, 21:05


Thuaj sa më shumë:

#Estagfirullah
(Kërkoj falje tek Allahu)

#Estagfirullah_we_etuubu_ileji
(Kërkoj falje tek Allahu dhe tek Ai pendohem)

-------------

https://youtu.be/tGCnA2BUH9c?si=r_35dzpA3JumYDnJ

"Perla diturie"

25 Jan, 19:07


Kujdes!

"Kush arrin ndonjë sukses por e shpërdoron, do ta humbasë; dhe kujt i jepet mundësia për të vepruar por vonohet, zor se do ta ketë atë mundësi më."

📚(Raudatul-'Ukala 1/273)

"Perla diturie"

25 Jan, 15:05


Shmangia e njerëzve të caktuar për të mbrojtur shëndetin tuaj emocional nuk është dobësi, përkundrazi është një mençuri.

Hoxhë Suad Shabani

"Perla diturie"

25 Jan, 13:06


Ka thënë el-Hasen el-Basrij:

"Shtoni shokët
besimtarë, sepse ata do te
ndërmjetësojnë Ditën e Kijametit.

📚[Tefsiir el-Begauij, 3/473]

"Perla diturie"

25 Jan, 10:34


"Afrohu tek Allahu me çfarë të kesh mundësi por mos harro se nuk mund të afrohesh tek Ai me asgjë më të dashur për Të sesa fjala e Tij (Kurani)!"

— Habbab b. Eretti r.a., sipas: Usul el-i’tikad, f. 156

"Perla diturie"

24 Jan, 21:07


Sëmundja është zekat i trupit

"Sëmundja është zekat i trupit ashtu sikurse sadakaja që është zekat i pasurisë. Secili trup që nuk ankohet është sikurse pasuria që nuk pastrohet (nuk jipet zekati i saj).''

✍️🏼Hasen Basri رحمه الله
✍️🏼Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi
@hoxhevaldetkamberi

"Perla diturie"

24 Jan, 19:03


{ٱلشَّيۡطَٰنُ يَعِدُكُمُ ٱلۡفَقۡرَ وَيَأۡمُرُكُم بِٱلۡفَحۡشَآءِۖ وَٱللَّهُ يَعِدُكُم مَّغۡفِرَةٗ مِّنۡهُ وَفَضۡلٗاۗ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ}

Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.

[Suretu El Bekare:268]

"Perla diturie"

24 Jan, 17:17


♥️ الله ♥️

Vetëm tek Ai duhet shpresuar dhe vetëm me Të duhet të lidhen zemrat.

📚 Tefsiri i Kuranit | Abdur-rahman Ibn Nasir El Sa'dij

"Perla diturie"

24 Jan, 17:05


https://youtu.be/EVPwpZ6L0Lo?si=YN6iVcIDITcSwGgD

"Perla diturie"

24 Jan, 14:33


Shejhul Islam Ibn Tejmijeh All-llahu e mëshiroftë ka thënë:

Nëse robi mediton, e kupton se veprat e mira që i vepron janë mirësi prej All-llahut atëherë ai e falenderon All-llahun, All-llahu ia shton atij me mirësinë e Tij veprat e mira dhe i jep atij begati dhe kur ai e kupton që sherri nuk i vjen atij vetëm se nga vetvetja e tij me mëkatet e tij atëherë ai kërkon falje dhe pendohet e kështu i largohet atij shkaku i sherrit.

📚El-Haseneh UeS-Sej’jieh (41)
🖋Përktheu: Xhafer Kastrati

"Perla diturie"

24 Jan, 14:33


Elhamdulilah

"Perla diturie"

24 Jan, 11:35


• Hafëzët e hadithit tregojnë: "E pamë imam Ahmedin në tregun e Bagdadit. Ai e bleu një grumbull drunj të prerë dhe i vendosi mbi supe. Kur njerëzit e kuptuan se kush ishte, i braktisën dyqanet e tezgat e tyre dhe ata që kishin dalë në treg ndaluan së ecuri, për t'i dhënë selam. Ata i thoshin:

"Në lër t'i bartim drunjtë në vend teje!".

Mirëpo ai bënte me dorë: "jo", iu skuq fytyra nga zemërimi dhe tha: "Ne jemi njerëz të ngratë. Sikur të mos ishte mbulesa e Allahut ndaj nesh, gjendja jonë e vërtetë do të dilte sheshazi!"

Erdhi një njeri që ta lavdëronte imam Ahmedin, mirëpo ky ia ktheu:

"Allahun e kam dëshmitar se të urrej për këto fjalë. Sikur t'i dije mëkatet e mia, do të më hidhje dhe mbi kokë!"

Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) thoshte: "I mjeri unë! Më mirë të mos isha i famshëm! I mjeri unë! Sikur të isha në ndonjë luginë të maleve të Mekes dhe të mos më njihnin njerëzit."

📚 Hiljetu El-Evlija', 9/181.
Përktheu: Petrit Perçuku.

"Perla diturie"

24 Jan, 06:12


AS FJALA NUK KA DOBI PA VEPËR


Mejmun ibn Mihrani i tha shokëve të tij për një murg të krishterë që e kishte parë:

"A ka ndonjëri prej jush që ka arritur në adhurim aq sa ky murg?"

Ata thanë: "Jo."

Ai tha: "Çfarë i hyn në punë kjo, nëse nuk ka besuar Muhamedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?"

Ata thanë: "Nuk i hyn në punë asgjë."

Ai tha: "Po ashtu, as fjala nuk ka dobi pa vepër."

تهذيب الكمال (٢١٧/٢٩ معلقا)📚

"Perla diturie"

23 Jan, 21:33


💌 🅁🄸🄺🅄🄹🅃🄸🄼 💌

Thuaj sa më shumë:

___
Allahumme sal-li we sel-lim ala nebij-jina Muhammed.

(O Allah, mëshiroje dhe përshëndete të Dërguarin tonë, Muhammedin).
__

"Perla diturie"

18 Jan, 21:05


Format e faljes së namazit të vitrit

🖋 Shejkh Uthejmin

Lejohet që të falet namazi i vitrit me tre (3) rekate, me pesë (5) rekate, me shtatë (7) dhe me nëntë (9). Nëse e fal vitrin me tre rekate, atëherë ai ka dy forma të cilat janë të ligjëruara me Sheriat:

💠 (Format me 3 rekate)

E para: të falë tre rekate me një teshehud (në rekatin e fundit).
E dyta: të japë selam pasi ka falur dy rekate, pastaj të falë një rekat tek.
Të dyja këto forma kanë ardhur në Sunet. Nëse e praktikon herë njërën dhe herë tjetrën, atëherë kjo është gjë e mirë.

💠 (Forma me 5 rekate)
Nëse e falë vitrin me pesë rekate, atëherë bën vetëm një ulje në teshehud në rekatin e fundit dhe pastaj jep selam.

💠 (Forma me 7 rekate)
Nëse e fal vitrin me shtatë rekate, po ashtu ulet në teshehud në rekatin e fundit. Nëse ulet në teshehud në rekatin e gjashtë dhe nuk jep selam, pastaj çohet për në rekatin e shtatë, edhe kjo formë lejohet dhe nuk ka problem.

💠 (Forma me 9 rekate)
Nëse e fal me nëntë rekate, ulet në teshehud dy here: një herë në rekatin e tetë, pastaj çohet dhe nuk jep selam, dhe një herë ulet në teshehud në rekatin e nëntë, pastaj jep selam.

💠 (Forma me 11 rekate)
Nëse e fal me njëmbëdhjetë rekate, atëherë ai ka vetëm një formë: pas çdo dy rekateve jep selam, pastaj në fund fal një rekat tek.

🛑 Pra, lejohet që të falet vitri me një selam, porse me një teshehud, e jo me dy teshehude. Nëse do të falet vitri me dy teshehude, do t’i ngjante namazit të akshamit, ndërsa Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar që vitri t’i ngjajë namazit të akshamit.

📖 Sherhul-Mumtië, 4/14-16
✍️🏼Përktheu: J.Shasivari

"Perla diturie"

18 Jan, 17:36


"وَكَانَ أَبُوهُمَا صَالِحًا".

“dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë”.

Kehf,82.

"Perla diturie"

18 Jan, 15:29


🔸️Kujdesi ndaj librave

"Mbajtja e librave të pastër është shenjë e respektimit të asaj që gjendet brenda tyre, dhe respekt i dispozitave të Allahut, e Allahu i madhëruar ka thënë: (E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave) El Haxh:32. Dhe kur libri është në tefsir, ose sunet, ose fikh (hallalli dhe harami), ose në akide (besim), atëherë shpirti gjallërohet në kujdesin ndaj tij".

✍️Salih Alu Shejh
📚Et Tariku..fq.145.

"Perla diturie"

18 Jan, 14:03


Distanca më e keqe mes dy njerëzve, eshtë "keqkuptimi"...
Dhe labirinti më i rrezikshëm mes tyre eshte "mendimi i keq"...
Midis asaj që ishte për synim, por nuk u fol dhe asaj që u fol por nuk synohej, rrugët e dashurisë dhe mirëkuptimit janë të humbura.

Unejs Sheme

"Perla diturie"

18 Jan, 12:42


8.

#Shkaku_i_tetë

Vijmë tani te motra jonë e tetë e cila thotë:

“Unë e di që hixhabi është detyrim që duhet të kryhet, por do ta vë atë kur të më udhëzojë Allahu”.

Le ta pyesim këtë motër se cilat janë hapat që ajo hodhi për të arritur deri tek ky udhëzim hyjnor?

Ne dimë se Allahu, subhanehu ve teala, me urtësinë e Tij ka bërë që çdo gjë të ketë shkakun e saj. Vallë, vërtet kjo motra jonë punoi me mish e me shpirt për ta arritur këtë udhëzim apo…A iu lut ajo Allahut me sinqeritet: “Udhëzona në rrugën e drejtë”(Fatiha:6)

📖 Ç’të pengon ty të mbulohesh?
✍️🏼 Dr. Huejda Ismail

"Perla diturie"

18 Jan, 10:35


Dyzet vjeçar, nuk vuante nga ndonjë sëmundje as nuk konsumonte alkool, pas orarit të gjatë, i lodhur, i rraskapitur u kthye nga puna në orën 7 të mbrëmjes.
Pas një zënke me gruan, pësoi sulm në zemër, për çka mjekët u detyruan t'i vendosin një stentë.

#Porosia:
Ngacmimet e rënda emocionale shkaktojnë sulm në zemër. 💔

~huazuar
✍️🏼 Hoxhë Rasim Haxha

"Perla diturie"

18 Jan, 07:03


📌 Ditët më të mira për të bërë Hixhame prej çdo muaji hënor janë: Data 17, 19 dhe 21.

🌺 Ka thënë i dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-:

"Ditët më të mira që ju të bëni Hixhame janë: Dita e 17, 19 dhe 21.
Nuk kalova pranë ndonjë grupi engjëjsh natën e (udhëtimit) Israsë sime vetëm se më thanë:
O Muhammed, të porosisim për Hixhame".

📚 Transmeton imam Ahmedi dhe e ka bërë Sahih (të saktë) imam Albani -Allahu i mëshiroftë-.

"Perla diturie"

18 Jan, 05:56


"Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi!"

Hoxhë Irfan Jahiu

"Perla diturie"

17 Jan, 19:48


{۞ وَلَوۡ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزۡقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٖ مَّا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرُۢ بَصِيرٞ}

Sikur Allahu t’i shtonte mjetet e jetesës për robërit e Vet, ata do ta mbushnin Tokën me mbrapshti. Por Ai u jep me masë, sa dëshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet.

📖 [Suretu Esh Shura:27]

"Perla diturie"

17 Jan, 19:06


Hixhabi është pastërti për zemrat e burrave dhe zemrat e grave

Shejhu i nderuar Salih el Feuzani (Allahu e ruajtë!) thotë: Hixhabi është mbulesë për gruan dhe ruajtës për të. Në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar thotë: “O i Dërguar, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës) përreth trupit. Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen e të mos ngacmohen nga të tjerët.” El-Ahzab, 59.

Zbulimi dhe mosveshja e hixhabit është shkak që gruaja të ngacmohet dhe mundohet edhe pse ajo nuk dëshiron imoralitetin, porse ajo kështu ngacmohet nga të prishurit kur e shohin atë të zbuluar apo të zbukuruar. Kështu ata e dëshirojnë atë dhe e ngacmojnë dhe i hedhin fjalë (ngacmojnë me fjalë të pahijshme) siç dihet kjo gjë. E nëse ajo mbulohet atëherë është e ruajtur nga ngacmimet.

“Kjo është mënyra më e përshtatshme që ato të njihen” El Ahzab, 59. D.m.th. të njihen për dëlirësinë (pastërtinë) dhe nuk ngacmohen (apo mundohet).

Prandaj hixhabi është pastërti për zemrat e burrave dhe zemrat e grave. Është pastërti nga el-fahishe (imoraliteti). I Madhëruari thotë: “Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes!” El-Ahzab, 53.

El-Hixhab është çdo gjë që e mbulon femrën (pengon që të shihet) qoftë rrobe, derë apo murë që gjendet (është pengesë) mes burrit dhe gruas (së huaj). Më pas Allahu sqaron dobinë (e hixhabit), e tha: “Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre.” El-Ahzab, 53.

Hixhabi është pastërti për zemrat: zemrat e burrave dhe për zemrat e grave. Mosveshja e hixhabit i njollos zemrat me dashurinë për mëkatin (imoralitetin) dhe rënien në të .

✍️🏼Perktheu: Unejs Sheme
Tg: @islamiautentik

"Perla diturie"

17 Jan, 18:44


Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me këshillimin ndaj bashkëshortëve ka thënë:

“Mos të kërkojnë shumë nga njëri-tjetri, të falin njëri-tjetrin qoftë edhe nëse i bie që të lëshojnë pe ndaj asaj që u takon. ”

📚Fetaua Islamijeh” 3/211.

"Perla diturie"

17 Jan, 15:57


💵Lejohet të japësh lëmoshë prej pasurisë tënde, për të ta larguar Allahu një bela/sprovë/ngushti.

💰 Lejohet të japësh sadaka nga pasuria pasi të ka kaluar ajo sprovë, në shenjë falënderimi ndaj Allahut.

🌺 Dera e sadakasë është e gjerë, jo vetëm para (kesh), por mund të jetë një ndihmesë me gjësende, apo një pagesë për ndonjë gjë, apo dhuratë, apo blerje e diçkaje etj., qoftë ndaj të varfërve, apo nevojtarëve, apo familjarëve, apo në kërkimin e dijes, apo në davet etj.

"Perla diturie"

17 Jan, 11:52


7.

#Shkaku_i_shtatë

E shtata thotë:

“Unë nuk mbulohem, sepse Allahu thotë:”Dhe me të mirat që të dha Zoti yt fol”.(Ed Duha:11).E si pra ta fsheh unë këtë mirësi që më dha Allahu, subhanehu ve teala, me këto flokë të ndritshme dhe këtë bukuri provokuese?

Motra jonë kapet mbas Librit të Allahut dhe urdhërave të Tij aty ku i përshtaten dëshirat! Dhe po kjo është ajo që i lë këto urdhëra kur nuk i pëlqejnë asaj. Në mos kështu atëherë pse nuk i bindesh fjalës së Allahut:

“Dhe të mos i nxjerrin bukuritë e tyre përveç asaj që është e dukshme”(Nur:31)

📖 Ç’të pengon ty të mbulohesh?
✍️🏼 Dr. Huejda Ismail

"Perla diturie"

17 Jan, 06:30


#SubhanAllah

#Dërgo_Salawate 🥰

Shejh Esh-Shenkiti (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "Me të vërtetë dërgimi i salavateve për Profetin (salAllahu alejhi ue selem) konsiderohet bamirësia e personit për babanë e tij. Ngase engjëlli i cili është caktuar për t’i përcjellur Profetit (salAllahu alejhi ue selem) salavatet e njerëzve thotë: “O Muhamed! Filani i biri i filanit ka dërguar salavat për ty.” Kështu personi bëhet shkak që të përmendet emri i babait të tij te i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). E kjo është prej bamirësisë më të madhe."

------‐-‐---------‐-------

Transmetohet nga Ebu Bekr es-Siddiku (radijAllahu anhu) se: Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “E shtoni dërgimin e salavateve për mua. Ngase Allahu ka ngarkuar një engjëll për mua te varri im që kur ndonjë person nga umeti im më dërgon salavat, ky engjëll më thotë: O Muhamed! Filani i biri i filanit të ka dërguar salavat.”

📚 Hadithin e ka konsideruar të mirë (hasen) shejh Albani në “Sahihul-Xhami” dhe “Es-Sahihah” vëll. 4

"Perla diturie"

17 Jan, 06:23


"Le të mos ju nxitë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë, si dhe frikësojuni Allahut." (El Maide,8).

Besimtari, i cili përgatitet që një ditë të dalë para Zotit, dallon në mendim dhe në të folur nga ata që nuk besojnë në një paraqitje të tillë para të Madhëruarit.

Në këtë ajet, Allahu na flet për kujdesin në të folur, në gjykim, në mbrojtje, apo edhe në kundërshtim të çdokujt.

Urrejtja, çfarëdo lloj qoftë ajo, nuk guxon të na nxit të jemi të padrejtë në fjalët dhe gjykimet tona.

Kujdes se çka flisni, kënd e mbroni dhe kënd e sulmoni! Periudhat e caktuara përfundojnë, por mbesin regjistrat e asaj që bëjmë ne.

Hoxhë Blerim Musliu

"Perla diturie"

16 Jan, 21:00


Marrëveshja për armëpushim në Gaza

👉🏻Elhamdulilah, më në fund po vjen lehtësimi për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza. Marrëveshja për armëpushim u realizua pas 467 ditësh gjenocid para syve të botës. Më shumë se 46,000 njerëz u vranë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Mbi 70,000 të tjerë u plagosën, disa rëndë e disa pak më lehtë. Mijëra janë ende të pagjetur nën rrënoja; vetëm Allahu e di numrin e tyre.

Mbi 70% e infrastrukturës në Gaza është shkatërruar.

Gjithë ky zullum dhe krim ndodhi para syve të botës.

👉🏻Lusim Allahun që të rënët t’i pranojë si dëshmorë, të plagosurve t’u dhurojë shërim, dhe gjithë popullit të Gazës t’i ndihmojë në hapat e ardhshëm të ndërtimit dhe kthimit në jetën normale.

👉🏻Gaza i mësoi botës kuptimin e vërtetë të qëndrueshmërisë, rezistencës, besimit të fortë në Allahun, moshumbjen e shpresës në mëshirën e Tij, durimin e bukur dhe optimizmin. Gaza ishte inspirim për shumë njerëz që të pranojnë Islamin, dhe ky proces po vazhdon, elhamdulilah.
Gaza demaskoi shumë shtete, shumë njerëz dhe shumë hipokrita.
Allahu ju shpërbleftë dhe ju bekoftë o banorë të Gazës!

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut për këtë armëpushim, me shpresën se lufta dhe gjenocidi do të ndalen plotësisht.

Pikat kryesore të marrëveshjes janë:

1. Marrëveshje për një armëpushim të plotë midis palëve.
2. Tërheqja izraelite nga Rripi i Gazës: Përfundimi i çdo pranie ushtarake izraelite brenda Rripit të Gazës.
3. Kthimi i të zhvendosurve dhe garantimi i lirisë së lëvizjes: Lejimi i të zhvendosurve të kthehen në shtëpitë e tyre dhe sigurimi i lëvizjes së lirë brenda dhe jashtë Rripit.
4. Hyrja e ndihmave humanitare në Gaza: Lehtësimi i hyrjes së ndihmave humanitare me:
(600 kamionë në ditë për ushqim dhe mjete shëndetësore.
50 kamionë në ditë për karburant dhe mjete të tjera si tenda etj.)
5. Shkëmbimi i të burgosurve/pengjeve midis palëve: Lirimi i 33 izraelitëve dhe 1500-2000 palestinezëve. [Burimi: Al Jazeera]

Elhamdulilah. Shpresojmë që paqja, siguria, mirëqenia, prosperiteti dhe jeta dinjitoze të mbretëroi gjithka në botë.

"...Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët. Për ndihmën (triumfin) e Allahut; Ai ndihmon kë të dojë dhe është i Plotfuqishëm e Mëshirëplotë." [Kurani famëlartë 30:4,5]

"Perla diturie"

15 Jan, 13:37


#Kujdes!

"Përngjasimi (me pabesimtarët) në sipërfaqe, shkakton dashurinë në brendi (zemër)".

✍️🏼Ibn Tejmije rahimehullah
📚El Iktida 1/221.

"Perla diturie"

15 Jan, 08:46


Uekij Ibnul Xherrah All-llahu e mëshiroftë ka th‏ënë:

Nëse dëshiron që të memorizosh një hadith atëherë puno me të.

📚الباعث [١٥٨]
🖋️Përktheu: Xhafer Kastrati

"Perla diturie"

15 Jan, 05:28


Nuk mund ta falësh namazin e sabahut me xhemat sepse është ftohtë.

Pastaj, nuk do të mundesh sepse është shumë herët.

Më vonë, nuk do të mundesh sepse është shumë vonë, dhe nuk do të kesh kohë për në punë.

Kështu kalon jeta pa falur asnjë namaz të sabahut në xhami! 😔

Pash Allahun, dëshiroj ta di gjendjen e zemrës tënde!!

O Allah, na fal!
Na fal dhe mos na ndëshko!
Na kthe tek Ti me një kthim të bukur! Amiin!

"Perla diturie"

14 Jan, 14:04


#Mos_u_ndal_në_kërkimin_e_diturisë

"Mashtrimi i parë që shejtani i bën njeriut është ta largojë nga dija, sepse dija është dritë, e kur t'i shuajë rrezet e saj ndriçuese, atëherë fillon u flet atyre në erresirë si të dojë."

📚[Telbis Iblis, ibn Xheuzi fq.310]

"Perla diturie"

14 Jan, 12:34


Shejhul Islam Ibnul Tejmijeh All-llahu e mëshiroftë ka thënë:

Shtimi i dhikrit (përmendjes se All-llahut) dhe i duasë (lutjes) është çelësi i çdo mirësie.

📚الفتاوى [661/10]
🖋Përktheu: Xhafer Kastrati

"Perla diturie"

14 Jan, 11:12


4.

#Shkaku_i_katërt

Erdhi radha e së katertës e cila tha:

”Në vendin tim temperaturat janë të larta dhe ajri është mjaft i nxehtë dhe unë nuk e duroj dot, andaj si i bëhet halli nëse unë vesh edhe hixhabin?”

Një njeriu të tillë si puna e kësaj motreje, Allahu, subhanehu ve teala, i thotë:

“Thuaju: Zjarri i Xhehenemit është akoma më i fortë në nxehtësi (se vapa e Diellit) veç sikur mund ta kuptonit!”(Teube:81).

Si pra mund ta marrësh në konsideratë nxehtësinë e kësaj bote para nxehtësisë së Xhehenemit! Dije motër se ti me këto mendime ke rënë pre në një nga rrjetat e djallit për të të nxjerrë ty nga nxehësia e kësaj bote dhe për të të hedhur në zjarrin e Xhehenemit! Shpëto pra veten tënde nga kjo rrjetë e tij dhe konsideroje nxehtësinë e Diellit një mirësi dhe jo një vuajtje, e cila do të të kujtojë ndëshkimin e Allahut, subhanehu ve teala, sakrifikoje pra rehatinë e kësaj bote për të shpëtuar veten nga zjarri i xhehenemit.

📖 Ç’të pengon ty të mbulohesh?
✍️🏼 Dr. Huejda Ismail

"Perla diturie"

14 Jan, 05:56


"Perla diturie" pinned «Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatehu Vëllezër të nderuar, 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐊𝐮𝐫'𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐊𝐞𝐫𝐢𝐦 "𝐎𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞", hap regjistrimet për të gjithë të interesuarit për të kërkuar dituri islame përmes internetit. ︎ 𝑵𝒊𝒗𝒆𝒍𝒊 𝒊 𝒑𝒂𝒓𝒆̈ 𝒊 𝒎𝒆̈𝒔𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒐𝒏𝒍𝒊𝒏𝒆 𝒗𝒊𝒋𝒐𝒏 𝒎𝒆 𝒍𝒆̈𝒏𝒅𝒆̈𝒕…»

"Perla diturie"

14 Jan, 05:48


Muhamed bin Euzai ka thënë: Babai im më tha:

“O biri im, nëse do t'u besonim e pranonim prej njerëzve gjithçka që ata ofrojnë, do të përfundonim duke u bërë të pavlerë për ta.”

📚[Sijer A’lam en-Nubela, 7/117]

"Perla diturie"

13 Jan, 21:37


Elhamdulilah!
HasbunAllahu we ni'mel wekiil! 🌷

"Perla diturie"

13 Jan, 19:32


📌Këshillë Madhështore…

Ibrahijm Ibn Ed'hem kaloi nga tregu i basras dhe u mblodhën njerëzit rreth tij dhe i thanë:

O Ebu Is'hak si është puna me ne që lutemi dhe nuk na pranohet lutja?

Ai tha: Sepse në zemrat tuaja kanë vdekur dhjetë gjëra.

I thanë: Cilat janë ato?

Ai tha: Ju e njohët All-llahun porse nuk ia dhatë hakun e Tij,

Pretenduat se e doni të Dërguarin e All-llahut Sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem porse e braktisët sunetin e tij,

E lexuat Kur'anin porse nuk punuat me të,

U ushqyet me mirësinë e All-llahut porse nuk u treguat falenderues për të,

Thatë se shejtani është armiku juaj porse ju e pasuat atë,

Thatë që Xheneti është i vërtetë porse nuk punuat për të,

Thatë që zjarri është i vërtetë porse nuk ikët prej tij,

Thatë që vdekja është e vërtetë porse nuk u përgatitët për të,

U zgjuat nga gjumi dhe u angazhuat me të metat e të tjerëve porse i harruat të metat tuaja,

I varrosët të vdekurit tuaj por nuk morët këshillë prej tyre.

📚جامع البيان العلم و فضله ٢/١٢٢

🖋Përktheu: Xhafer Kastrati

"Perla diturie"

13 Jan, 18:03


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatehu

Vëllezër të nderuar, 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐊𝐮𝐫'𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐊𝐞𝐫𝐢𝐦 "𝐎𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞", hap regjistrimet për të gjithë të interesuarit për të kërkuar dituri islame përmes internetit.

︎ 𝑵𝒊𝒗𝒆𝒍𝒊 𝒊 𝒑𝒂𝒓𝒆̈ 𝒊 𝒎𝒆̈𝒔𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒐𝒏𝒍𝒊𝒏𝒆 𝒗𝒊𝒋𝒐𝒏 𝒎𝒆 𝒍𝒆̈𝒏𝒅𝒆̈𝒕 𝒆 𝒎𝒆̈𝒑𝒐𝒔𝒉𝒕𝒎𝒆:

•𝙁𝙞𝙠𝙝
•𝙃𝙖𝙙𝙞𝙩𝙝
•𝙈𝙤𝙧𝙖𝙡
•𝘼𝙠𝙞𝙙𝙚
•𝙎𝙞𝙧𝙖
•𝙏𝙚𝙛𝙨𝙞𝙧

︎ Niveli i parë zgjat 4 muaj, mësimi zhvillohet 3 ditë në javë (martë, mërkurë, enjte).

︎ Në përfundim të semestrit, nxënësit e rregullt që kalojnë provimet, pajisen me dëshmi nga instituti.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦, 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐰𝐡𝐚𝐭𝐬𝐚𝐩𝐩:

+355673574777

𝑺𝒉𝒑𝒆̈𝒓𝒏𝒅𝒂𝒋𝒆𝒏𝒊, 𝒔𝒆𝒑𝒔𝒆 𝒕𝒓𝒆𝒈𝒖𝒆𝒔𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 𝒑𝒖𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒊𝒓𝒂, 𝒔𝒉𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒍𝒆𝒉𝒆𝒕 𝒔𝒊𝒄̧ 𝒔𝒉𝒑𝒆̈𝒓𝒃𝒍𝒆𝒉𝒆𝒕 𝒗𝒆𝒑𝒓𝒖𝒆𝒔𝒊!

📌 𝐊𝐮𝐫𝐬𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐥𝐚𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐣𝐞𝐦.
Regjistrimet janë të hapura deri më datë 20.01.2025.


Hoxhë Ismail Bardhoshi

#share

"Perla diturie"

13 Jan, 17:52


🌺 Ka thënë i dërguari i Allahut -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-:
"O Allah, Zoti ynë! Unë kërkoj prej Teje #udhëzim dhe #devotshmëri...".

📚 Transmeton imam Muslimi -Allahu e mëshiroftë- 2721.

Ka thënë dijetari i nderuar, Ibn Sa'dij -Allahu e mëshiroftë-:

"#Udhëzimi është dija e dobishme.
#Devotshmëria është vepra e mirë.


📒 بهجة قلوب الأبرار (260).
📨 @hoxhebrulindcallari

"Perla diturie"

13 Jan, 17:43


#Shkaku_i_tretë

Përsa i përket të tretës ajo thotë:

“Mundësitë e mia materiale nuk më mjaftojnë që të zëvendësoj rrobat që kam me të tjera”.

Kjo motra jonë ose është me të vërtetë e sinqertë në atë që thotë ose gënjen për t’i ikur vjedhurazi përgjigjes apo ajo ndoshta dëshiron një hixhab (mbulesë) që të shkoj edhe me modën si dhe të jetë i shtrenjtë në kosto.
Por le të fillojmë me të parën: A di ti moj motër se gruas muslimane nuk i lejohet të dalë nga shtëpia në çfarëdo lloj rasti përderisa veshja e saj të mos ketë plotësuar kushtet e parashikuara për hixhabin nga ana e Sheriatit të cilat çdo muslimane duhet detyrimisht t’i dijë. Nëse ti je e gatshme të mësosh çeshtje që i përkasin kësaj dynjaje, pse nuk tregohesh po aq e preokupuar për të mësuar ato gjëra të cilat do të shpëtojnë ty nga ndëshkimi i Allahut, subhanehu ve teala, dhe zemërimi i Tij mbas vdekjes?!…
A nuk thotë Allahu i Lartësuar:

“Pyesni njerëzit e dijes nëse nuk dini”.

Mësoji pra këto gjëra, motra ime, se vërtet të duhen. Nëse është e domosdoshme që të dalësh, atëherë mos dil veçse duke qenë e mbuluar sipas rregullave të fesë që të kënaqesh Zotin tënd e të poshtërosh djallin. Dëmet që sjell dalja jote e zbuluar dhe e pispillosur janë shumë më të mëdha sesa përfitimet që mund të kesh në raste nevoje.
Motra ime! Nëse vërtet do kishe nijetin e pastër dhe do të ishe e vendosur, drejt teje do të ishin zgjatur me mijëra duar bamirësie dhe Allahu, subhanehu ve teala, do të ta kishte lehtësuar ty punën, a nuk është Ai që thotë:

“Dhe kushdo që ka frikë Allahun, Ai atij do t’i jap rrugëdalje dhe do ta furnizoj andej nga se pret”(Talak:2-3)

📖 Ç’të pengon ty të mbulohesh?
✍️🏼 Dr. Huejda Ismail

"Perla diturie"

13 Jan, 17:43


3.

"Perla diturie"

13 Jan, 17:34


Po ashtu, nga aspektet në të cilat Ligjvënësi e ka madhëruar namazin është ndodhia e Pejgamberit صلى الله عليه وسلم kur njëherë u ul me sahabët e tij dhe u solli një shembull. Hadithi është përmendur në Sahihun e Buhariut. U tha atyre:

“Çfarë mendoni për dikë që ka një lumë pranë derës së shtëpisë, në të cilin lahet çdo ditë nga pesë herë, a i mbetet atij ndonjë papastërti?”...

Paramendo një njeri që lahet pesë herë në ditë, vallë do t’i mbetet ndonjë papastërti? ... S’do t’i mbetet asnjë njollë.

Ndaj, i Dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم vazhdoi:

“Kjo shëmbëllen me pesë kohët e namazit. Allahu me to i fshin mëkatet.”

✍️🏼Shejh Ibrahim Sekrani
📚(Porosia e fundit fq. 30)

"Perla diturie"

13 Jan, 14:27


Shndërrimi në formën e majmunëve dhe derrave do të ndodhë patjetër edhe në këtë ummet. Ky shndërrim do të ndodhë në dy grupe:

• Tek dijetarët e këqij, që gënjejnë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata që kanë përmbysur fenë dhe ligjin e Allahut të Lartësuar. Allahu i shndërron pamjet e tyre, ashtu siç ata kanë përmbysur fenë e Tij.
• Tek ata që hapur dhe pa turp shfaqin imoralitet dhe shkelin kufijtë e ndaluar.

Kush nuk përjeton këtë shndërrim në dynja, do ta përjetojë në varr ose Ditën e Kiametit.

📚Ibn Kajim | Igathat al-Lahfan

"Perla diturie"

13 Jan, 06:44


Zoti ynë! 🤍

Ashtu sikurse nxorre Jusufin nga thellësia e pusit dhe e bëre të drejtojë Egjiptin.
Edhe ne të gjithë kemi rënë në thellësite e puseve; dikush në pusin e borxheve; dikush në pusin e mërzitjeve, shqetësimeve; dikush në pusin e sëmundjeve...

Zoti im, na largo nga këto puse të thella sikurse nxorre Jusufin nga pusi dhe e lartësove... Amin! 😢

🌸SubhanAllahi we bihamdihi,
🌸SubhanAllahil Adhim.

"Perla diturie"

13 Jan, 05:54


💢"Shoqëria ka nevojë për grua të devotshme, e cila kujdeset për motrat e saj muslimane, në mënyrë që të mos i rrëmbejnë thirrësit drejt prishjes."
📚(El-Intisar li hukuk El-Mu'minat, 6)
✍️Mukbil El-Uadi'ij (Allahu e mëshiroftë)

"Perla diturie"

13 Jan, 00:11


E hene + Dite e Bardhe = 2 sunnete! 🥰


#Agjëro!🌷🤍

"Perla diturie"

12 Jan, 21:37


Gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja- bija më e bukur e Harb b. Ummejes, motra e Ebu Sufjanit- aspak nuk ngecte mbrapa burrit të saj në armiqësi ndaj Resulullahut salAllahu alejhi ue selem.

E kishte zakon të mblidhte gjemba dhe t'i hidhte ato në rrugë para Resulullahut salAllahu alejhi ue selem dhe para derës së tij natën. Ishte llafazane gojëkeqe e cila ia nxinte jeten nga çdo anë, i bënte shpifje të llojllojshme dhe i shtinte poetët që ta përgojojnë, prandaj Kur'ani e ka quajtur Hammeletul-Hattabi (Gruaja e cila thurte intriga).

Kur dëgjon gruaja e Ebu Lehebit se çka ka shpallur Kur'ani për të dhe burrin e saj, vajti tek Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në mesxhid në Ka'be ku rrinte ulur pranë Ebu Bekrit.

Gruaja e Ebu Lehebit në dorë mbante një gur të madh sa grushti dhe kur u doli para këtyre dyve, Allahu subhanehu ue teala, ia mori shikimin dhe para vetes e shihte vetëm Ebu Bekrin, e jo edhe Resulullahun salAllahu alejhi ue selem.

Ajo pyeti: "O Ebu Bekër, ku e ke shokun tënd? Dëgjova se flet keq për mua. Për Zotin, nëse e shoh, gojën do t'ia thërrmoj me këtë gur. Le ta di ai se edhe unë jam poete". -dhe recitoi:
"Dëgjesën e të qortuarit nuk e pranuam, urdhërin e tij e refuzuam, dhe fenë e tij nuk e përqafuam."

Pas kësaj ajo shkoi, kurse Ebu Bekri tha :" O i dërguari i Allahut, a e pe se ç'ndodhi? Ajo nuk të vërejti!". Resulullahu salAllahu alejhi ue selem tha: "Allahu ia tërhoqi të parët nga unë."
[ Siret-Ibni Hisham: I/335,336]

Libri: Nektari i vulosur i xhennetit.
Autor: Safijurrahman El-Mubarekfuri

"Perla diturie"

12 Jan, 19:35


#Estagfirullah
(Kërkoj falje tek Allahu)


Ibn Tejjmije Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Istigfari(kërkimi i faljes) bëhet me zemër së bashku me gjuhën.

📚Maxhmu el-Fataua 11/700

"Perla diturie"

12 Jan, 17:32


Mos e harro këtë lutje!


{رَبِّ ٱجۡعَلۡنِي مُقِيمَ ٱلصَّلَوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتِيۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلۡ دُعَآءِ}

O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!

[Suretu Ibrahim:40]

"Perla diturie"

12 Jan, 11:07


2.

#Shkaku_i_dytë

Thotë e dyta:

“Unë jam e kënaqur që të vë hixhabin (mbulesën), por nëna ime nuk më lejon ta vë atë dhe nëse nuk i bindem asaj do të hyj në zjarr”.

Këtij justifikimi të kësaj motreje i përgjigjet krijesa më fisnike e Allahut, i Dërguari i Tij ﷺ, me fjalën e tij të urtë:

“Nuk lejohet t’i bindesh krijesës duke bërë mëkat ndaj Krijuesit”.

Bindjes ndaj prindërve asgjë nuk i del përpara përveç nëse ata të urdhërojnë për diçka që është mosbindje ndaj Allahut, subhanehu ve teala.
I Lartësuari thotë: “Por nëse ata të dy përpiqen me ty që ti të më bësh ortak Mua në adhurim për të cilët nuk ke asnjë dije atëherë mos iu bind atyre”(Lukman:16).

Në përfundim themi: Si mund t’i bindesh nënës tënde duke mëkatuar ndaj Allahut subhanehu ve teala, i Cili të ka krijuar ty dhe nënën tënde?!

📖 Ç’të pengon ty të mbulohesh?
✍️🏼 Dr. Huejda Ismail

"Perla diturie"

12 Jan, 08:41


💦Thuaj:

SubhanAllah
La il lahe ilAllah
Allahu Ekber
Elhamdulilah
Estagfirullah

💦Sepse shperblehesh! 😊

"Perla diturie"

12 Jan, 05:34


"Fjala La ilahe ilAllah, është fjalë e cila ngritet lartë në qiell.
Është fjalë e ëmbël dhe fjalë e madhe.
Thuni La ilahe ilAllah kudo që jeni dhe kah t'sillni, thuni La ilahe ilAllah se Allahu shumë e don fjalën La ilahe ilAllah dhe jetoni me fjalën La ilahe ilAllah dhe punoni me fjalën La ilahe ilAllah.
Allahu na marrtë shpirtin me fjalën Laaa ilahe ilAllah!"

Dr. Shefqet Krasniqi (Allahu e ruajttë)

"Perla diturie"

26 Dec, 21:44


اللهم بلغنا رمضان وبارك لنا فيه

“Allahumme beligna Ramadane we barik lena fih!” 🌙

“O Allah, na e mundëso ta arrijmë Ramazanin dhe na jep bereqet në të!”

------

"Nëse e ke lutur Allahun ta arrish muajin e Ramazanit, mos harro ta lutësh të të bëj të bereqetshëm në të, sepse nuk është qëllimi në arritjen e Ramazanit, por qëllimi është se çfarë do të bësh në këtë muaj."

✍️🏼 Imam Es-Sa'dij رحمه الله

"Perla diturie"

26 Dec, 21:39


Festave të huaja iu bashkangjitet vetëm ai që nuk e vlerëson fenë e tij.

✍️🏼 Ibnul Kajjim رحمه الله

"Perla diturie"

26 Dec, 21:38


O ju që e lini pas dore namazin, të gjitha arsyetimet tuaja janë të rreme.

Ju do të mbani përgjegjësi para Allahut!

Arabe

"Perla diturie"

26 Dec, 21:35


Thabit Ibn Kurah All-llahu e mëshiroftë ka thënë:

Rehatia e Trupit është në ngrënjen e pakët,

Rehatia e Shpirtit është në pakësimin e gjynaheve,

Rehatia e Gjuhës është në pakësimin e fjalëve.

|[ #زاد_المعاد / لابن القيم (١٨٦/٤ ) ]|

🖋Përktheu: Xhafer Kastrati

"Perla diturie"

26 Dec, 17:30


Xhuzzi Amme!



https://youtube.com/playlist?list=PLzRGl_QHjOyz3N74zac2es5yElZOCyIK2&si=J43ztbJvmf0hf9IO

"Perla diturie"

26 Dec, 10:38


Poeti arab thotë:

"نرقع دنيانا بتمزيق ديننا
فلا ديننا يبقى ولا ما نرقع"

"E qepim dunjanë dinin tu e coptu
As dini s'met, po dhe dunjaja u avullu".

[ Jahja H. ]

"Perla diturie"

26 Dec, 10:22


#Rikujtim!
#Shpërndaje!


Ibn Rexheb رحمه الله ka thënë:

"Kujt i kanë mbetur ditë të pa agjëruara nga Ramazani, ai e ka për detyrë t'i agjërojë ato nëse ka mundësi, dhe nuk i lejohet të vonojë agjërimin e tyre deri pas Ramazanit (të radhës)."

📚 Letaifu El-Me'arif 134.

"Perla diturie"

26 Dec, 05:40


🥰 Përgëzim për ty që e fale sabahun! 🥰


Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:

“Kush e fal sabahun, ai është në mbrojtjen e Allahut.”

📘[ Muslimi, 1525 ]

"Perla diturie"

25 Dec, 21:21


Dashuria eshte te duash nje shpirt qe banon brenda shpirtit tend dhe sa here qe perpiqesh te qendrosh larg tij, zbulon se shpirti yt po e kerkon ate.

"Perla diturie"

25 Dec, 20:22


https://youtu.be/Jssy2gzsmVs?si=km8Fl2C9KNZBmYwV

"Perla diturie"

25 Dec, 18:57


Ishte Imam Ahmedi All-llahu e mëshiroftë që kur shihte ndonjë të krishter mbyllte sytë, është pyetur për këtë?

Dhe ka thënë: Nuk mund të shikoj tek ai që ka shpifur për All-llahun dhe ka gënjyer për Të.

📚طبقات الحنابلة [١٢/١]
🖋Përktheu: Xhafer Kastrati

"Perla diturie"

25 Dec, 17:01


⚠️🚫 #Kujdes! 🚫⚠️

“Sa i përket urimit për festat e jomuslimanëve, kjo është e ndaluar “haram” kategorikisht dhe për ketë ka një unanimitet mes dijetareve. Urimi është tu thuash p.sh “gëzuar festen” apo “gëzofshi në ketë festë” etj. Në këtë rast, edhe nëse thanësi i këtyre fjalëve shpëton prej daljes nga islami, ai ka rënë në haram të madh, sepse është njësoj sikur atë e uron duke i thënë “urime për përuljen para kryqit”. Madje këto urime janë më të mëdha dhe më të urryera tek Allahu i Lartësuar sesa ta urosh dikë për pirjen e alkoolit, vrasjen e njerëzve apo bërjen e gjynaheve.

Shumë prej njerëzve që nuk kanë madhështi për fenë e tyre bien në këtë gabim, pa e ditur ndyrësinë e veprës që kanë bërë. Prandaj, kush uron dikë për gjynahun, bidatin, apo kufrin e tij, e ka merituar urrejtjen e Allahut dhe zemërimin e Tij”

📚 [Ibnul Kajjimi r.a, në Ahkam Ehli edh-Dhimmeh]

"Perla diturie"

25 Dec, 15:50


I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Gruaja martohet për katër gjëra:

-për #pasurinë e saj,
-për #prejardhjen e saj
-për #bukurinë e saj
-dhe për #fenë e saj.

Zgjidhe atë që është #fetare, të lumtë dora."

📚|Buhariu&Muslimi|

"Perla diturie"

25 Dec, 14:35


Transmetohet nga Ebu Hurejre رضى الله عنه se Pej­gam­be­ri ﷺ ka thënë:

"Nuk është pasuri malli i shumtë, por pasuri është pasuria e shpirtit“.

📚(Mutte­fekun alejhi)

"Perla diturie"

24 Dec, 19:31


🌟 Mos e humbisni! 🌟


https://youtu.be/cmeznznO0GQ?si=ozQqN_e-gcvV55pw

"Perla diturie"

24 Dec, 18:45


👍😁✋️

Injorantët bëhen shumë nervoz kur shohin femër me nikab se s'kanë çka me pa, se ato ua kanë bërë #BLLOK.

"Perla diturie"

24 Dec, 18:38


Kujdes: "Pasha...!!"

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

👉"Me të vërtetë Allahu ﷻ iu ndalon të betoheni në baballarët tuaj, kush betohet le të betohet në Allahun ﷻ apo le të heshtë"
📚[Buhari dhe Muslim]

Në një tjetër hadith i cili transmetohet poashtu nga Ibn Umeri gjejmë:

👉"Kush betohet në diçka tjetër pos Allahut ﷻ ai veçse ka bërë shirk (idhujtari)"
📚[Tirmidhiu, Ahmedi dhe Hakim me zinxhir të saktë]

Sahabiu i ndershëm Abdullah ibn Mes'udi ka thënë:

👉"Që të betohem në Allahun ﷻ rrejshëm është më e dashur për mua sesa të betohem në diçka pos Allahut ﷻ duke e thënë të vërtetën!"

👉Pra, kujdes në çfarë po betohesh vëlla, mos u beto në diçka tjetër pos Allahut ﷻ, mos thuaj:"Pasha filanin e pasha alanin, pasha fmijët, pasha jetën, pasha atë edhe këtë!"

Është rreptësisht e ndaluar!

Ardian Elezi

"Perla diturie"

24 Dec, 14:48


"Tevekuli është prej shkallëve më të larta të fesë, madje është vetë gjysma e fesë.
Tevekuli i përnjëmendtë është bashkimi i dyshes së pandashme, ku njëra ka të bëjë me gjymtyrët, e tjetra me zemrën. Ajo që i takon gjymtyrëve, janë shkaqet që duhen bërë, kurse ajo që i takon zemrës, është që t'i mbështetet Allahut të Lartë dhe t'ja dorëzojë çdo çështje Atij".

Kapitulli që flet për fjalën e Allahut: "Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!" (Kuran ; 5:23).

📖; Muhamed Ibn Abdulvehab el-Temimi
(Libri i Teuhidit )
🖋; Mirsim Maliqi
🏷; 343

"Perla diturie"

24 Dec, 10:18


➖️ِAllahu nuk e fëlliq njeriun që në herën e parë.

●Ky është nga fikhu i Omerit dhe intuita e tij e mprehtë..

▫️Njëherë i sollën një djalë që kishte vjedhur. I riu tha: Për Zotin nuk kam vjedhur kurrë para kësaj. Omeri i tha: Gënjen, për Zotin, Allahu nuk e dorëzon njeriun që në herën e parë.

📚 E përcjell Ibn Kethiri në musnedin e Farukut (Omerit) nga hadithi i Enesit, dhe ka thënë për të: Zinxhirin e ka të saktë.

"Perla diturie"

26 Nov, 14:31


✨️✨️✨️✨️✨️✨️

Kujdes o vëlla!

Kujdes vëlla nga dijetarët e Facebook-ut,
kujdes mos të biesh në gojën e ujkut,
kujdes nga kush ti sot merr dituri,
kujdes nga çdokush që bën kurthë për ty.

Kujdes nga ata që shajnë dijetarët,
kujdes nga ata që nënçmojnë hoxhallarët,
kujdes nga ata që shkruajnë në tastierë,
e në dituri të pastër as që marrin erë.

Kujdes nga ata që i shpallin bidatçi,
dijetarët, hoxhallarët, mua edhe ty,
që ditën dhe natën merren me gibet,
dhe veten e quajnë besimtarë të vërtetë.

Kujdes nga ata që nuk kanë kontrollë,
që nuk kanë dituri e nuk kanë as shkollë,
që askund nuk lënë një njeri të mirë,
por gjithë botën mbarë e bëjnë tekfir.

Kujdes nga ata dhe ruaju prej tyre,
që nuk njihen në emër e as për fytyre,
që shkruajnë dhe vetëm fshihen pas ekranit,
e ndoshta nuk dijnë as shkronjat e Kuranit.

✍️🏼 Hoxhë Omer Bajrami

"Perla diturie"

26 Nov, 12:19


💎O bija ime❗️
🔳Të prishurit bëjnë kurthe natë e ditë për ty.
🔳Shtëpitë e modave shpikin veshjet më joshëse dhe nudo..
🔳Dhe mjeshtrat e artit të ulët, kërkojnë role sa më emocionuese për ty!!
🔳Të shthururit e kësaj toke vazhdojnë të përkëdhelin mendjen tënde me pretekset e shtypjes dhe barazisë me burrat aq sa thuajse u zbrazën shtëpitë nga ti dhe motrat e tua!!
🔳Të ashtëquajturit ftuesit për lirinë tënde vazhdojnë të paraqesin ty në forma të ndryshme ato gjëra që dikur i shikoje të shëmtuara, gjëra të cilat bien në kundërshtim me natyrën dhe dëlirësinë që të ka krijuar Allahu.
Dhe nuk e bëjnë këtë vetëm se ata e dinë se nuk do të depërtojnë në umet veçse nëpërmjet teje.
💥Prandaj mos e lejo këtë, oj bija e Hatixhes.
☔️Asnjë shoqëri nuk është drejtuar veçse me drejtimin e grave të saj, dhe nuk është devijuar vetëm se me devijimin e tyre!!
💎O bija ime❗️
🔳Nënat tona na mësonin në të kaluarën se nëse gratë e një shtëpie vdesin, ato shtëpi humbasin, dhe nëse burrat vdesin, ato shtëpi qëndrojnë.
Sepse gruaja përkundër dobësisë së trupit të saj, Zoti e ka pajisur me një aftësi mahnitëse që e ndihmon të përmbledhë fëmijët e të përfundojë misionin e saj!!
💎O bija ime❗️
🔳Sikur ta dish sa shumë ndjen dhimbje dëlirësia për ty dhe sa shumë qan për ty pastërtia, do të vdiste nga dhimbja çdo pjesë e trupit tënd!
💎O bija ime❗️
🔳Mos u mashtro nga bukuria e fytyrës dhe butësia e trupit tënd, e të thuash:
Bukuri e përhershme dhe trup në të cilin jam e lirë.
💥Dhënësi i diçkaje është në gjendje ta marrë atë.
Ai që krijoi bukurinë e femrës, vuri rregulla për ruajtjen e kësaj bukurie dhe i dënon ata që e kanë këtë mirësi dhe e përdorin në çka e hidhëron Mirëbërësin.
💎O bija ime❗️
🔳Personi i parë që besoi Pejgamberin tënd ﷺ ishte grua, dhe personi i fundit që ishte me të ishte grua, vdiq me kokë të mbështetur në prehrin e nënës tënde Aishes -radijAllahu anha-.
Është e mjaftueshme të shikosh jetën profetike e cila filloi me një grua dhe përfundon me një grua, që ta kuptosh se sa shumë e ka nderuar Islami gruan....dhe pastaj ajo ia dorëzon mendjen e saj dinakqarëve
💎O bija ime❗️
🌷Biseda ime me ty vazhdon, o porosia e Allahut dhe të Dërguarit ﷺ
✍🏻خالد_حمدي
📝Përktheu F.Gurra

"Perla diturie"

26 Nov, 12:19


💎 O bija ime❗️

"Perla diturie"

26 Nov, 12:18


Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve.”

📚 Mutefekun alejhi

"Perla diturie"

26 Nov, 05:58


📍A më dëgjon Zoti?

Po...

📍Atëherë, pse nuk ma jep atë që kërkoj?

Sepse mjeku të jep ilaçin që të mjekon, jo atë që të pëlqen.

Përkthim

"Perla diturie"

25 Nov, 19:02


Allahu na dhëntë përfundim të mirë!
Amiin!

"Perla diturie"

25 Nov, 17:01


Ali ibn Ebu Talibi ka thënë:

“Dija e thërret #veprën: ajo ose i përgjigjet, ose i ikën."


📚 Iktidaul ilmi elamel, Hatibi fq.36

"Perla diturie"

25 Nov, 16:43


Merjemja عليها السلام, gruaja më e pastër e tokës, ishte shembull i një modeli të shkëlqyer për devotshmëri, durim, nënshtrim dhe moral për të gjitha motrat që kërkojnë të afrohen më shumë me Allahun سبحانه و تعالى.

Në koment të ajetit:

يَا مَرْيَمُ اقْنُتِي لِرَبِّكِ

"Oj Merjeme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd..."

(Ali Imran: 43)

Muxhahidi thotë: "Ajo qëndronte në namaz derisa i ënjteshin këmbët."

Pra, ajo përkushtohej shumë në adhurim.

Allahu na mundësoftë të marrim diçka prej kësaj cilësie që me të Merjemja عليها السلام u përmend në Kuran duke u dalluar prej çdo gruaje tjetër! 🤲🌸💌

🔗 Qendra Sened 🔗

"Perla diturie"

25 Nov, 12:02


#Mos_harro!
-----------

"Me të vërtetë lodhja e adhurimit kalon ndërsa mbetet #shpërblimi i tij, dhe kënaqësia e mëkatit shkon ndërsa mbetet #dënimi i tij."

📚 (Ibnul Xhewzi رحمه الله, në Sajdul Khatir)

"Perla diturie"

25 Nov, 09:01


Jeta është e mërzitshme pa Kuran!

O Allah!
Bëje Kuranin pranverë të zemrave tona! Amiin! 🫀

"Perla diturie"

25 Nov, 05:41


Çudi me disa njerez! 😕💁🏻

Ata jepen pas bidateve me pretekstin se janë të mira dhe i braktisin sunetet me pretekstin se nuk janë obligim!

"Perla diturie"

24 Nov, 22:55


✨️ #Elhamdulilah ✨️

"I dashur Zot, këtë herë nuk po të kërkoj asgjë, por të falënderoj për gjithçka që kam."

Përkthim

"Perla diturie"

24 Nov, 22:54


SubhanAllah! 😥

Hasan el Basri ka thënë: Sikur të dëgjoja një zë nga qielli që thotë:

‘Të gjithë do të hyni në Xhenet përveç njërit,’ do të frikësohesha se jam unë ai njeri.”

📚“Sifatu Safwah” nga Ibn Xhevzi.

"Perla diturie"

24 Nov, 19:40


Tha Ibn Tejmijeh Allahu e mëshiroftë:

“Kush mposht dëshirat e tij, bëhet i nderuar dhe i respektuar.”

📚(Gadhaul Edeb 2/458)


-----------------

Tha Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë:

“Ai që fillimin e ka me kundërshtimin e dëshirave të tij dhe bindjen ndaj thirrjes së drejtë, fundi i tij do të jetë nderimi, fisnikëria, pasuria dhe autoriteti, si tek Allahu, ashtu edhe te njerëzit.”

📚(Roudatul Muhibbin)

"Perla diturie"

24 Nov, 17:39


Nuk ia lejoj askujt të përcaktojë lidhjen time me të tjerët. Nëse ata i ndërpresin lidhjet me dikë, duan që edhe unë t'i ndërpres, e nëse i mbajnë, duan që edhe unë t'i mbaj.

Jo, i dashur, unë nuk kam lidhje me konfliktet e tua me të tjerët. Përndryshe, më konsidero të shkëputur prej teje, sepse nuk jam njeri që e jep mendjen me qira dhe nuk lejoj të tillë si ti të kufizojnë lidhjet e mia me askënd.

✍️🏼 Dr. Sumejri

"Perla diturie"

24 Nov, 17:01


📌 Nesër e hënë!
📌 Është sunnet të agjërojmë!


I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kush agjëron një ditë për hirë të Allahut, Allahu e largon fytyrën e tij 70 vite larg zjarrit të xhehenemit, (si shpërblim për agjërimin e asaj dite)."
📚 Shënon Buhariu dhe Muslimi
_

#Agjëro dhe shpërndaje, ndoshta dikush agjëron si shkas i përkujtimit tënd!
Allahu i Lartësuar na bëftë nga praktikuesit dhe bashkëvepruesit në vepra të mira.🥰🌹

Mundi kalon, veprat e mira mbesin!

"Perla diturie"

24 Nov, 15:30


#Namazi

@materialeperpostime

"Perla diturie"

24 Nov, 15:28


Kur dikush më pyet: "Pse je gjithmonë vlerësues dhe mirënjohës për gjërat e vogla?!"

Unë përgjigjem: "Unë u rrita duke ngrënë atë që ishte në pjatën time dhe duke veshur atë që prindërit e mi mund të përballonin. Kështu mësova të jem mirënjohës dhe vlerësues."

Përkthim

"Perla diturie"

24 Nov, 13:37


💡Këshillë e dobishme 💡

“Nëse e shihni veten të përkeqësuar në iman, ngrijeni veten duke u penduar dhe duke kërkuar faljen e Allahut, duke i kërkuar Atij t’ju mbajë të qëndrueshëm.

Dhe mos u bëni të pakujdesshëm, dhe as mos thoni: “InshaAllah, imani im do të forcohet. (pa bërë asgjë për këtë).”

Përkundrazi, që nga ky moment, nga çasti që ndjeni se jeni “sëmurë” – duhet të filloni të zbatoni shërimin.”

— Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

"Perla diturie"

24 Nov, 10:40


“I vetmi njeri që mund të sakrifikojë gjithçka për ty është babai yt. ”

Përkthim

"Perla diturie"

23 Nov, 18:49


📋 Në fjalën e Allahut të Lartësuar:

"Sa për anijen, ajo ishte e disa të varfërve që punonin në det, dhe unë desha ta dëmtoj atë, sepse pas tyre ishte një mbret që merrte çdo anije me forcë." El-Kehf: 79

— Në këtë ajet tregohet lejueshmëria e kryerjes së dëmit më të vogël për të shmangur atë më të madhin. Sa më shumë që njeriu është i vetëdijshëm për dëmet, aq më i matur është në përzgjedhjen e veprimeve që sjellin siguri. Profeti ﷺ ishte njeriu më i ditur rreth dëmeve, prandaj lënia e Qabes duke mos e prishur atë (për ta rikthyer në themelet e Ibrahimit) ishte nga ky parim, po ashtu edhe lejimi i beduinit që urinoi në xhami ishte për të shmangur një dëm më të madh.

Sa më i ditur të jetë një dijetar apo një sundimtar për dëmet, aq më shumë mund të kundërshtohet nga ata që janë nën të, sepse ai sheh atë që ata nuk e shohin, zgjedh atë që ata nuk do ta zgjidhnin dhe kritikohet për atë që ai di. Prandaj, atij i duhet durim në atë që di, duke shpjeguar realitetin nëse ka mundësi për këtë... Njohja e dëmeve është shumë e rëndësishme dhe është e ndryshme nga njohja e dobive, sepse shpirtrat priren drejt njohjes së dobive dhe dëshirojnë t'i arrijnë ato.

📚 "Et Tefsir uel Bejan li Ahkam el Kuran" 4/1718.

"Perla diturie"

23 Nov, 18:32


ZEMRA E PRISHUR

Imam Ibnul Kajimi, Allahu e pastë mëshiru, ka thënë:

"Syfaqësia, vetëpëlqimi, mendjemadhësia, vetëlavdërimi, arroganca, dëshpërimi nga mëshira e Zotit, siguria nga kurtha e Zotit,
gëzimi dhe kënaqësia për dëmin e muslimanëve, ngazëllimi për fatkeqësinë e tyre, dëshira që amoraliteti të përhapet në mesin e tyre, zilia për atë që Zoti u ka dhënë të tjerëve nga mirësitë e Tij dhe duke dëshiruar që kjo t'u hiqet atyre është më haram se zinaja, pirja e alkoolit dhe mëkatet e tjera të mëdha të dukshme.

Nuk ka mirësi për zemrën dhe trupin, përveçse duke u shmangur nga ato dhe duke u penduar prej tyre. Përndryshe, ( nëse nuk largohet nga këto cilësi) ajo është një zemër e prishur."

📚 "Medarixhus-Salikin", 1/402.

"Perla diturie"

23 Nov, 17:15


Mund të mahnitesh dhe të dashurohesh me bukurinë e një vajze, por dije se duhet të jetosh me dinin, moralin dhe sjelljen e saj.

✍️🏼 Hoxhë Enis Arifi

"Perla diturie"

23 Nov, 14:15


#Kujdes!

..."të vajtosh për të vdekurin"- të shfaqësh hidhërimin e mërzinë siç kanë vepruar njerëzit e xhahiljetit, ata kanë qarë për të vdekurin me zë apo e kanë vajtuar duke ia numëruar të mirat. Kjo është prej mëkateve të mëdha. Kjo tregon për mosdurim me fatkeqësinë që e ka goditur, hidhërohet e zemërohet me caktimin e Allahut.

📚 Durimi në sprova
✍️🏼 Hoxhë Lulzim Perçuku

"Perla diturie"

23 Nov, 11:15


Ai drejton të gjitha çështjet (e të gjitha krijesave) që nga qielli e deri në Tokë.”
(Sure Es-Sexhde: 5)

– Ai ka në dorë të gjitha ligjet, si ato të krijimit ashtu edhe vendosjen e ligjeve të fesë dhe besimit. Ai rregullon të gjitha çështjet në këtë gjithësi dhe kujdeset për krijimin e Tij. Ligji dhe urdhëresat zbresin nga qielli nga Ai që është Mbreti, Sunduesi i Plotfuqishëm, drejt Tokës. Me këto urdhëresa ai lumturon kë dëshiron, pasuron e varfëron, krenon e nënshtron, nderon e poshtëron, i ngre disa njerëz dhe i ul të tjerë dhe e zbret rizkun e Tij.

📚Tefsir i Saadit

--------
🤍

O Allah, që drejton çdo çështje nga qielli në tokë, rregullo për ne punët tona në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
O Allah, na dhuro urtësinë dhe udhëzimin Tënd, bëna ndër ata që jetojnë sipas urdhëresave dhe ligjeve të Tua.
O Allah, lumturo ata që janë në vështirësi, pasuro ata që kanë nevojë, dhe ndero ata që kërkojnë mbrojtjen Tënde.
O Allah, na përfshi në mëshirën Tënde të gjerë, zbukuro jetën tonë me devotshmëri dhe fundin tonë me falje dhe shpëtim.
O Allah, me urdhrin Tënd, plotësoji zemrat tona me paqe dhe begatoi duart tona me rrizkun e Tënd të pastër.
Ti je Mbreti, i Plotfuqishmi, i Mëshirshmi, ndaj në Ty vendosim të gjitha shpresat tona.

Amiiin, o Zot i botëve!

"Perla diturie"

23 Nov, 05:50


Sikur t'ju hiqeshin të gjitha kënaqësitë e kësaj bote dhe të mbetej nga ajo vetëm Kurani, me kënaqësinë e leximit të tij, me ëmbëlsinë e meditimit të tij dhe me gëzimin e dëgjimit të tij, do të mjaftonte për ty si dëmshpërblim dhe kompensim për gjithçka që ke humbur.

"Perla diturie"

23 Nov, 05:22


Dobitë e lëmoshës

1- Engjëjt (melektë) luten që të shtohet pasuria edhe më shumë.
2- Shuan hidhërimin e Allahut.
3- Shërim për çdo sëmundje.
4- Mbron nderin.
5- Zbukuron përfundimin tënd para vdekjes.
6- Të mbron nga zjarri i Xhehnemit.
7- Hije për ty në Ditën e Gjykimit.
8- Begaton dhe shton pasurinë.
9- Zbutë zemrën tënde.
10- Shlyen mëkatet dhe gabimet.
11- Lagron sprovat nga dorëdhënësi dhe familja e tij.

Përshtati:Hoxhë Valdet Kamberi

"Perla diturie"

21 Nov, 16:29


"Perla diturie" pinned «Selam alejkum vëllezër dhe motra të nderuara! Rast i konfirmuar i një vëllau që ka nevojë për ndihmën tonë sado të vogël. Po e postojmë kërkesën e tij duke shpresuar se Allahu do na bëjë sebeb për të mira. 👇👇👇👇👇👇 Kam një shok që ka nevojë për ndihmëm…»

"Perla diturie"

21 Nov, 15:10


Në një hadith Kudsij, Allahu i Lartësuar thotë:

“Kush i bën armiq miqtë e Mi, Unë e shpall në luftë atë. Robi im nuk më afrohet me diçka më të dashur për Mua sesa me ato që i kam bërë obligim, dhe vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta dua. Kur ta dua atë, Unë bëhem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi i tij me të cilin shikon, dora e tij me të cilën punon dhe këmba e tij me të cilën ecën. Nëse më kërkon diçka, Unë ia jap, dhe nëse kërkon mbrojtjen Time, Unë e mbroj.”

📚(Transmeton Buhariu)

----‐------‐-----------------

🌿 Dobi nga ky hadith:
1. Rëndësia e ibadeteve obligative: Allahu i Lartësuar e thekson se veprat obligative (farzet) janë mënyra më e dashur për t’u afruar tek Ai. Kjo tregon se përmbushja e obligimeve është themeli i devotshmërisë.

2. Vlera e veprave vullnetare (nafile): Pas përmbushjes së obligimeve, veprat vullnetare janë mjet për të arritur dashurinë e Allahut. Ato përfshijnë namazin nafile, agjërimin vullnetar, dhënien e sadakasë dhe vepra të tjera të mira.

3. Afërsia me Allahun: Sa më shumë të përkushtohet robi në adhurim ndaj Allahut, aq më i afërt është me Të.

4. Përkushtimi ndaj Allahut në çdo aspekt të jetës: Kur Allahu e do robin, ai bëhet “dëgjimi, shikimi, dora dhe këmba” e tij. Kjo metaforë tregon se Allahu e udhëzon robin në përdorimin e tyre për të mirën dhe në bindje ndaj Tij.

5. Pranimi i lutjeve: Dashuria e Allahut për robin çon në pranimin e lutjeve të tij dhe sigurimin e mbrojtjes së Tij në situata të vështira.

6. Luftimi i armiqve të miqve të Allahut: Në fillim të hadithit Allahu paralajmëron ata që dëmtojnë miqtë e Tij (evlijatë). Kjo tregon se dashuria e Allahut për robërit e Tij të devotshëm sjell edhe mbrojtjen e tyre nga armiqtë.

🌿 Mesazhe për praktikë:
- Përqendrohu fillimisht në përmbushjen e obligimeve ndaj Zotit tënd.
- Mos neglizho veprat vullnetare, pasi ato janë çelësi për të fituar dashurinë e Allahut.
- Përpiqu që çdo aspekt i jetës të jetë në përputhshmëri me udhëzimet e Allahut.

@Dija_e_dobishme_fetare

"Perla diturie"

21 Nov, 12:02


#Ajete_Kuranore

https://t.me/materialeperpostime

"Perla diturie"

21 Nov, 06:53


إن من يسمع عقله قبل عاطفته هو من يصل إلى الحكمة. لا تجعل عواطفك تتحكم بك، بل اجعل من العقل قائدا لها.

Ai që e dëgjon mendjen para emocioneve të tij është ai që arrin urtësinë. Mos lejoni që emocionet tuaja t'ju kontrollojnë, por lëreni mendjen t'i udhëheqë ato.

"Perla diturie"

20 Nov, 23:47


Lutja kur bie shi:
اللَّهُمَّ صَيِّباً نَافِعاً
Allahumme sajjiben náfi’an.

O Zot bëje këtë shi të begatshëm, të dobishëm.

📚Buhariu "Fet-hul Bari" 2/518.

"Perla diturie"

20 Nov, 22:07


#Tefsir

"...prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi..." (El Felek, 2)

E ku mund të gjesh ruajtje dhe strehim prej sherrit të krijesave, më mirë se te Krijuesi i tyre?!

📚 Tefsiri i Kuranit, vëll. 4, fq. 633-634
✍️🏻 Abdur-rahman Ibn Nasir El Sa'dij

"Perla diturie"

20 Nov, 17:15


🥀

Shumë prej mosmarveshjeve dhe debateve vijnë si pasojë e mendimit të keq dhe keqkuptimeve, prandaj arabët kaherë thoshin:

"Të mendosh mirë dhe të gabosh është më mirë se të mendosh keq dhe t'ja qëllosh".

Dr. Jassem al Mutawa

"Perla diturie"

20 Nov, 14:07


Selam alejkum vëllezër dhe motra të nderuara!

Rast i konfirmuar i një vëllau që ka nevojë për ndihmën tonë sado të vogël.

Po e postojmë kërkesën e tij duke shpresuar se Allahu do na bëjë sebeb për të mira.

👇👇👇👇👇👇

Kam një shok që ka nevojë për ndihmëm tuaj i ka kushtet jo të mira dhe eshte student ne UP.
Tani e disa kohe disa shoke dhe une ia kemi siguruar pagesen e konviktit dhe menses, mundohet dhe punon gjate vikendit çfaredo lloj pune por nuk e ka nje pune te vazhdueshme (kur kane nevoje e therrasin), pershkak te orarit ne fakultet dhe nganjeher mezi ia del deri ne fund te javes.

Kush ka mundesi sado pak t'ndihmoje per hir te Allahut, qe ta kaloje kete krizen, per te do te ishte shume.

Shuma qe i duhet per çdo muaj eshte rreth 50€, sikur vetem per nje muaj t'ia paguaje dikush, do ishim shume mirenjohes.

Per çdo gje qe keni, konfirmim apo qartesim, ju lutem me shkruani ne nr tel:

+38343841223

Allahu ju shperblefte me miresi ne dynja dhe ahiret!

#Share

"Perla diturie"

20 Nov, 11:08


Hafidh ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur njeriu e sheh shokun e tij në ankth, mërzi a pikëllim, atëherë rekomandohet t’i flasë atij diçka që e liron nga pikëllimi i tij dhe ta disponojë, e kjo si rezultat e thënies së Umer ibnul Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

“Unë thosha diçka për ta bërë të qesh të Dërguarin e Allahut ﷺ.”

📚 Fet’hul Bari 9/292.

"Perla diturie"

20 Nov, 09:00


"Dikush me gruan e vet është njeriu me moralin më të keq, më trimi me të dhe më pa hair. Ndërsa me të huajt është i butë, me sjellje të mirë, serioz dhe i hairit shumë! Pa dyshim se i tilli është i privuar nga suksesi dhe ka lajthitur nga rruga e drejtë. Allahu na ruajttë!"

✍️Imam Shevkani, rahimehullah
📚"Nejlul evtar", 2/264

"Perla diturie"

20 Nov, 06:18


🌺 Thotë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë (kuptimi i ajetit):

"Dhe frikësojuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi".

📖 Surja El-Bekare, ajeti 281.

✍️ Shejkhu dhe dijetari i madh, Muhammed bin Salih El Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

🌿 "Këto janë disa ditë (pra, ditët që jetojmë në këtë botë), pastaj fillon shpërngulja.
Mbaron koha e punës dhe fillon koha e shpërblimit. Prandaj: #DURONI_DHE_BËHUNI_TË_QËNDRUESHËM (në këtë fe) derisa të arrini atë që arrijnë durimtarët". 🌿

📚 Sherh El Kafijjetu Esh Shafijjeh 4/459.


📨@hoxhebrulindcallari

"Perla diturie"

20 Nov, 05:51


Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë në një lutje drejtuar Allahut: “Bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të kraharorit tim!”

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Stina e pranverës (përmes rënies së shiut) i jep tokës jetë. Kurani përmendet me stinën e pranverës ngaqë zemrave u jepet jetë me Kuran.” (El Feuaid).

📚Trajtimi i shëndetit mendor sipas Islamit
✍🏻Abas Ebu Jahja

"Perla diturie"

19 Nov, 23:35


Thuaj:

33x #SubhanAllah
33x #Elhamdulilah
34x #Allahu_Ekber

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kush e thotë këtë dhikër kur shtrihet në shtrat për të fjetur, është më mirë për të sesa të ketë një shërbëtor”.

📚 Buhariu dhe Muslimi

-------‐------------------------------------

Allahu ju dashtë! 💛

السلام عليكم ورحمة الله وبركاته 🌙✨️

"Perla diturie"

19 Nov, 20:02


Zëri i matur gjatë të folurit!

Hoxhë Ekrem Avdiu

"Perla diturie"

19 Nov, 17:02


📌

Cilido që e ka zemrën të mbushur me dashuri ndaj Allahut dhe me sinqeritet ndaj Tij, nuk do të ketë aty hapësirë për ndonjë (pasion të verbër) tjetër.
--------------------------------‐-

Shejhul-Islam, duke bërë një krahasim midis Jusufit (alejhi selam) dhe gruas së Azizit, thotë:

"Pejgamberët ﷺ janë dërguar për të konfirmuar dhe plotësuar natyrshmërinë njerëzore (fitran), dhe jo për ta ndryshuar apo devijuar atë. Prandaj, kur zemra është e mbushur me dashuri për Allahun e vetëm dhe me sinqeritet ndaj Tij, nuk sprovohet kurrë me dashuri për dikë tjetër, aq më pak me dashuri të verbër (pasion të tepruar).
Nëse dikush sprovohet me dashuri të tillë, kjo ndodh vetëm për shkak të mangësisë së dashurisë së tij për Allahun e vetëm. Për këtë arsye, Jusufi, duke qenë se dashurinë e Tij për Allahun e kishte të plotë dhe të sinqertë, nuk u sprovua me këtë (dashuri të verbër), siç thotë Allahu i Lartësuar: ‘Kështu bëmë që të largonim prej tij të keqen dhe imoralitetin; me të vërtetë ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë.’ Jusuf, 24.

Ndërsa gruaja e Azizit ishte idhujtare, ashtu si populli i saj, prandaj u sprovua me dashuri të verbër. Kësisoj, askush nuk sprovohet me dashuri të tillë, përveç atyre që kanë mangësi në teuhidin (njëshmërinë e Allahut) dhe besimin e tyre. Zemra e kthyer drejt Allahut dhe e mbushur me frikë ndaj Tij ka dy forca që e largojnë atë nga kjo dashuri e verbër."

📚 "El-Fetaua" 10/135.

"Perla diturie"

19 Nov, 14:00


Më mësoi Hixhreti

Se mikun tënd duhet ta zgjedhësh
me shumë kujdes, pasi jeta është udhëtim i vështirë dhe netët e saj janë të mundimshme.

Ne kemi nevojë për një mik që të na thotë: "Mos u trishto, sepse Zoti është me ne".

Dr. Bledar Haxhiu

"Perla diturie"

02 Nov, 20:04


Në këtë kuptim e ka përkufizuar adhurimin Shejhulislam Ibn Tejmije:

👉 Adhurimi (ibadeti) është një emërtim që përmbledh/përfshin të gjitha fjalët dhe veprat, të dukshmet dhe të fshehtat, të cilat i do dhe i pëlqen Zoti."

📚Shkëputje nga libri: "Komentar i xhuzit Amme"
Autor: Muhamed Ibn Salih EL-UTHEJMIN

"Perla diturie"

02 Nov, 19:33


Motër, burri është një krijesë e thjeshtë...

Nevojat e tij janë të pakta dhe plotësohen lehtë. Kur kthehet në shtëpi nga puna, ai dëshiron të shohë një vakt të shijshëm dhe një grua mbështetëse, të buzëqeshur që është në dispozicion të tij për ta plotësuar imanin e tij.

Kjo është e gjitha!

Përkthim

"Perla diturie"

02 Nov, 17:15


📌 "Andaj, kur i bëhet e ditur i ndërpret ato dhe pendohet prej tyre." 📌

-----------‐--------------------------------
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Shumë njerëz (prej muslimanëve) besojnë diçka apo pajisen me besime e morale, të cilat në origjinë janë prej moraleve të jobesimtarëve dhe të munafikëve (hipokritëve), edhe pse këtë nuk e dinë. Ashtu siç shumë prej tyre marrin pjesë së bashku me të krishterët në festat e tyre, dhe i madhërojnë vendet, kohët e veprat që i madhërojnë ata (të krishterët). Ndodh që ai (muslimani) të mos e ketë për qëllim shprehjen e madhërimit ndaj kufrit (mosbesimit) me këto vepra të tij, madje ndoshta edhe nuk e di se këto vepra janë prej veçorive të tyre (të krishterëve). Andaj, kur i bëhet e ditur i ndërpret ato dhe pendohet prej tyre."

📚(Mexhmu'u El-Fetaua, 27/487)

"Perla diturie"

02 Nov, 11:12


#Hadith

"Muxhahidi në rrugë të Allahut, haxhiu dhe ai që bën umre janë delegacioni i Allahut. I ka thirrur i Lartmadhërishmi e ata i janë përgjigjur Atij".

📚Silsiletu sahiha 4/433

"Perla diturie"

02 Nov, 10:02


📌

Koha e vizitës së varrezave

Për vizitën e varrezave nuk ka ndonjë kohë të caktuar, por pëlqehet çdo kohë qoftë natë ose ditë. E veçimi i vizitës ditën e xhuma dhe ditëve të festës nuk ka bazë.

✍️🏼 Shejh Feuzan, Allahu e ruajtë

"Perla diturie"

02 Nov, 10:00


Ibn Kajjim el Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Zemra e Gafilit (të shkujdesurit) është vendbanimi i shejtanit."

📕 (Miftah Daru Seadeti:1/112)

"Perla diturie"

01 Nov, 23:26


MJAFTOHU ME NJOHJEN E ARGUMENTIT

Nëse E DI URTËSINË e një adhurimi thuaj: Elhamdulilah- Falënderimi i takon Allahut, e nëse nuk e di, atëherë ti nuk je i obliguar të hulumtosh urtësitë e adhurimeve, por je i obliguar të dish #argumentin e adhurimit që e vepron, e derisa e din argumentin je i obliguar të veprosh me atë e të mos ndalet veprimi yt në njohjen e urtësisë.

Disa prej adhurimeve ua dimë urtësinë e disave nuk ua dimë, por kjo nuk do të thotë që atyre që nuk ua dimë urtësinë të mos i veprojmë, edhe pse dijetarët vazhdimisht janë munduar të na tregojnë dhe zbulojnë urtësinë e disa adhurimeve.

Allahu ka thënë: ” Kur Allahu dhe i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, atëherë nuk i takon asnjë besimtari e besimtareje që në atë çështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër”. Ahzab:36

Përmblodhi: Hoxhë Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

"Perla diturie"

01 Nov, 23:06


I thashë: “Po, kjo është për shkak se unë të pashë që Allahu e pranoi lutjen tënde për shi.”

Ai tha: “Unë mendoj se ti je njeri i mirë, sepse Allahu nuk ia zbulon gjendjen e robërve të Tij të zgjedhur, përveç atyre që i do dhe me të cilët Ai është i kënaqur.”

Pastaj tha: “A mund të më presësh pak që t’i fali disa rekate namaz nafile, të cilat më kanë mbetur nga dita e djeshme?”

Unë i thashë atij: “Ne gati kemi arritur te shtëpia e Fudajl ibn Ijadit.”

Ai u përgjigj: “Jo, dua të falem këtu, në xhami.”

Pastaj hyri në xhami dhe u fal derisa e përmbushi atë që donte, e pastaj u kthye kah unë dhe më pyeti: ‘O Ebu Abdurrahman, a ke ndonjë nevojë?’

Unë e pyeta: “Pse?” Ai tha: “Sepse dua të shkoj.”

E pyeta: “Ku?” U përgjigj: “Për në botën tjetër.”

Unë i thashë: ‘Mos e bëj, më lejo të të shërbej!’

Ai më tha: “Jeta ishte e bukur, derisa marrëdhënia ime ndaj Allahut ishte vetëm mes meje dhe Allahut të Plotfuqishëm, kurse pastaj, kur ti këtë e ke zbuluar dhe e ke parë, do ta shohin edhe të tjerët, dhe unë për atë nuk kam nevojë.”

Pastaj ra me fytyrë në sexhde, dhe më pas e dëgjova duke thënë: “O Allahu im, më vdis mua në këtë moment, në këtë moment!”

Kur iu afrova, e pashë se ai tashmë kishte vdekur.

Pasha Allahun, saherë që e kam kujtuar, jam pikëlluar, dhe këtë botë në sytë e mi e kam përçmuar.”

📚Abdusamed Nasuf Bushatliq; Burimi: Ibnul-Xhevzi, El-muntedham fi tarihil-muluk vel-umem, VIII/223-225;

"Perla diturie"

01 Nov, 23:06


#SubhanAllah, rrëqethëse! 😥
---

Njerëzit mahniten me lloj lloj mashtrues e nuk mahniten me të dashurit e Allahut!

Rob i zi, por evlija!

Transmetohet nga Abdullah ibn Mubarek se ka thënë:

“E kam vizituar Mekën gjatë kohës së një thatësire të madhe, dhe njerëzit po bënin lutje për shi në Qabe (Mesxhidul-haram). Unë isha me një grup te dera ‘Benu Shejbe’, kur u shfaq një rob i zi, me dy copa rroba të trasha prej liri. Me njërën pjesë e kishte mbuluar trupin, kurse tjetrën e kishte hedhur mbi shpatullat e tij, pastaj u largua mënjanë, ndërsa unë e dëgjova duke bërë lutje, në të cilën thoshte:

“O Allahu im, njerëzit janë rraskapitur dhe lodhur nga mëkatet e shumta dhe veprat e këqija, andaj Ti na e ke ndalur shiun si masë paralajmëruese dhe edukative. Të lutem, o Zot i Butë dhe i Mëshirshëm, nga i Cili na vjen vetëm e mira dhe e bukura, na lësho shiun në këtë moment!”

Dhe nuk po ndalej duke thënë: “në këtë moment, në këtë moment!”, derisa qielli u vesh me re dhe shiu filloi të binte. Pastaj u ul në vendin e tij dhe e falënderoi Allahun, kurse unë qava. Kur doli nga Mesxhidul-harami unë e ndoqa për të mësuar se ku jeton.

Pas kësaj shkova te Fudajl ibn Ijadi, i cili kur më pa, më tha: “Çka ke, pse je kaq i shqetësuar?”

Unë iu përgjigja: “Të tjerët na kanë paraprirë tek Allahu, o Fudajli im, dhe Allahu i zgjodhi ata për të dashur të Tij (evlija).

Ai më pyeti: ‘Kush është ai, për kënd e ke fjalën?’

Unë ia tregova tregimin për robin e zi dhe lutjen e tij, kurse ai duke dënesur ra në dysheme, pastaj tha: “Më dërgo tek ai robi i zi.”

Unë i thashë: “Tash nuk kam kohë, por unë do të pyes e do të interesohem për të”.

Ditën tjetër, e fala sabahun dhe shkova deri te shtëpia në të cilën dje hyri robi i zi. Para shtëpisë ishte ulur një plak dhe kur më pa mua, më njohu dhe më tha:

“Mirë se erdhe, o Ebu Abdurrahman! Çfarë nevoje të solli tek unë?”

Unë i thashë: “Po e kërkoj një rob të zi.”

Atëherë ai më tha: “Unë i kam disa, por ti vet zgjidhe cili të pëlqen.” Pastaj ai thirri dhe para nesh u shfaq një rob i zi, i ri dhe i fuqishëm, ndërsa pronari më tha: ‘Ja, merre këtë.’

Unë iu përgjigja: ‘Nuk më nevojitet ky.’

Pastaj dolën një nga një disa robër, derisa doli robi i zi, të cilin e pashë në Mesxhidul-haram. U gëzova dhe i thashë: “E dua këtë rob.’

Pronari i tij tha: ‘Jo, atë nuk dua ta shes.’

‘Pse?’ e pyeta unë.

Ai u përgjigj: “Ai më sjell bereqet në shtëpi dhe nuk më kushton asgjë.”

Unë e pyeta: “Si ushqehet ai?”

Më tha: “E fiton një dërhem nga thurja dhe blen ushqim për vete, nëse nuk fiton, atë ditë nuk han asgjë. Robërit e tjerë më kanë thënë se ai natën fle shumë pak, kurse pjesën më të madhe të saj e kalon duke falur namaz nate. Kur është i lirë, nuk e kalon kohën me ta në biseda boshe, por është i angazhuar me ibadet, kështu disi më ka hyrë në zemër.”

Unë i thashë: “Në rregull, atëherë po shkoj te Sufjan Thevriu dhe Fudajl ibn Ijadi pa kryer punë.”

Atëherë ai më tha: “Për mua ka rëndësi ardhja jote. Merre këtë rob me vete.”

Unë e mora robin me vete dhe u nisëm për në shtëpinë e Fudajlit. Derisa po ecnim rrugës, ai për një moment, më thirri: ‘O zotëri!’ Unë i thashë: “Urdhëro!”

Kurse ai më tha: “Ti nuk duhet t’i përgjigjesh robit me: ‘urdhëro’, këtë duhet ta thotë robi!”

Unë e pyeta: “A ke ndonjë nevojë?”

Ai u përgjigj: “Unë kam trup të dobët dhe të thatë, nuk mund të shërbejë si duhet, ju keni pasur mundësi që ta blini ndonjë rob shumë më të fortë se unë, pse nuk e keni bërë?”

Unë i thashë: “Unë nuk të kam blerë për të më shërbyer mua, por unë dua lirimin tënd, dua ta blej një shtëpi për ty dhe që ti të martohesh, pastaj unë dua që të jam në shërbimin tënd, dhe jo ti të më shërbesh mua!”

Atëherë ai qau, kurse unë e pyeta: “Pse po qan?”

Ai u përgjigj: “Ti nuk e ke bërë këtë, përveç pasi më ke parë dhe mi ke zbuluar disa begati, të cilat mi ka dhuruar Allahu për shkak të ibadetit tim, përndryshe me siguri do ta kishte zgjedhur një rob më të fortë dhe më të shëndetshëm.”

Unë i thashë atij: “Nuk ka nevojë që ta përmendim këtë tani.”

Në këtë ai më tha: “Pash Allahun, më jep përgjigje në pyetjen time?”

"Perla diturie"

01 Nov, 18:37


Nëse shkon diku, thuaje ketë dua!

--------------------------------------

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Atij që shkon në një vend dhe thotë:

أَعُوْذُ بِكَلِمَاتِ اللهِ التَّآمَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

-“Eudhu bikelimati lahi tamati min sherri ma halak.”

-(Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga dëmi që ka krijuar)!"

- nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend.”
--------------------------------------------------

📚 Imam Muslimi رحمه الله

"Perla diturie"

01 Nov, 18:35


O vëlla, jep sadaka qoftë edhe pak, do të çuditesh me sasinë e lumturisë të cilën e hedh Allahu në zemrën tënde.

Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi

"Perla diturie"

01 Nov, 18:34


Sufjan Ibn Ujejneh All-llahu e mëshiroftë ka thënë:

Besimtari ka nevojë për durimin ashtu siç ka nevojë për ushqimin dhe pijen.

📚كتاب الصبر ٨٤

🖋️Përktheu: Xh. Kastrati

"Perla diturie"

01 Nov, 11:01


#SubhanAllah 🫀
Allahu na bëftë prej xhennetlive!🥰



{نَحۡنُ أَوۡلِيَآؤُكُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَكُمۡ فِيهَا مَا تَشۡتَهِيٓ أَنفُسُكُمۡ وَلَكُمۡ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ}

Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni,

{نُزُلٗا مِّنۡ غَفُورٖ رَّحِيمٖ}

dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.”


📖 [Suretu Fussilet:31-32]

"Perla diturie"

01 Nov, 05:43


Ndër të parët që do ti përfshij shefati ndërmjetësimi nga Profeti ﷺ janë ata që dërguan më shumë salavate mbi të, dhe dita më e mirë për të dërguar salate përshëndetje selame mbi të - është dita e Xhuma.

Shejh Abdul Aziz Et-Tarifi حفظه الله

..............🌹🌹🌹..............
Thuaj sa më shumë:

Allahumme sal-li we sel-lim ala nebij-jina Muhammed.

(O Allahu im, mëshiroje dhe përshëndete të Dërguarin tonë, Muhammedin).

T.me/perladiturie

"Perla diturie"

31 Oct, 22:34


Ka thënë imam Hafidh Edh Dhehebij -Allahu e mëshiroftë-:

🌺 "Shejkhu ynë Ibn Tejmijjete (Allahu e mëshiroftë- qëndroi më shumë se një vit duke komentuar Suren Nuh.
Ai ishte det, të cilin nuk e pakësonin kovat (që merreshin prej tij)".

Thotë përsëri imam Dhehebiu -Allahu e mëshiroftë-:

🌺 "Nuk është larg të themi se shkrimet e tij të arrijnë në 500 vëllime".
📚 تاريخ الإسلام 3/226.

E megjithë këtë ndjente keqardhje siç ka thënë nga fundi i jetës së tij:

🌺 "Jam penduar që kam shpenzuar më të shumtën e kohës sime në gjëra të tjera dhe jo në shpjegimin e kuptimeve (e fjalëve) të Kuranit".
📚 العقود الدرية 47.

📨@hoxhebrulindcallari

"Perla diturie"

31 Oct, 21:32


Aishja r.a thotë:

Kur i Dërguari ngrihej për t'u falur natën, fillonte me dy rekate të shkurtra.

📚 Shënon Muslimi, nr. 767

"Perla diturie"

31 Oct, 20:58


📝 #Kushtet_e_mbulesës

Motra ime muslimane!

Nëse i plotëson këto kushte në veshjen tënde:

✔️- Që të mbulojë tërë trupin
✔️- Që të mos e vizatojë trupin dhe të mos jetë e tejdukshme
✔️- Që të mos jetë zbukurim në vetëvete
✔️- Që të mos jetë e parfymosur
✔️- Që të jetë e gjërë dhe assesi e ngushtë
✔️- Që të mos i përngjajë rrobave të burrave
✔️- Që të mos ketë për qëllim me ato famën mes njerëzve apo reklamimin, atëherë dije se...

➡️... Mbulesa (Hixhabi) jote është në rregull!

✍️Nga arabishtja: Ardian Elezi

"Perla diturie"

23 Oct, 04:35


Kërkoj falje nga Allahu për çdo gjynah që e kam bërë në mes të ditës apo natës, fshehtas apo haptas.

Përkthim: V.K

"Perla diturie"

22 Oct, 20:05


Më pëlqeu kjo që lexova:📚

🔖Kur të kalosh vështirësi në jetën tënde....
Mendja bëhet shumë më e madhe se mosha...
Çdo lëndim është një nivel i ri pjekurie.
"Ai që nuk lëndohet nuk mëson".
#përkthim

"Perla diturie"

22 Oct, 14:02


7📎Çdo të thotë fjala "furkan" e përmendur në ajetin:

☆《O ju që besuat, nëse i frikësoheni Allahut ai do të vërë furkan (në zemrat tuaja), do t'jua mbulojë të këqijat, do t'jua falë mëkatet. Allahu është Dhurues i madh.》 Enfal: 29.

•Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me kuptimin e fjalës "furkan" në këtë kontekst. Prej kuptimeve (të cilat janë të përafërta me njëra tjetrën) kanë përmendur:

1- Furkan- rrugëdalje
2- Furkan- shpëtim
3- Furkan- dallim

Kuptimi i ajetit është:

•O ju besimtarë, nëse i frikësoheni Allahut në bindje dhe kryerjen e detyrave, në largimin nga mëkatet, në lënien e tradhtisë ndaj Tij, në lënien e tradhtisë ndaj Profetit dhe tradhtisë ndaj emaneteve, ai ju jep juve furkan, dmth aftësi për të ndarë dhe dalluar mes të vërtetës tuaj dhe të kotës së atyre që kërkojnë t'ju bëjnë keq nga armiqtë paganë, duke ju ndihmuar juve kundër tyre dhe ju jep juve fitoren mbi ta. Ai ju fal juve mëkatet e kaluara që janë mes jush e mes Tij. Jua fal juve dmth jua mbulon e jua fsheh pra nuk ju merr juve në llogari për to. Dhe Allahu është Dhurues i madh.

📚Referuar tefsirit të Tabariut.

Teuta Xeka

"Perla diturie"

22 Oct, 06:48


Fjala “Kalb" (قلب), që d.m.th "zemra," rrjedh nga fjala "Jetekal-lab" (يتقلب), që përkthehet si "diçka që ndryshon shpejt."

Ndaj duhet kujdes i veçantë për zemrat tona.

Le të lutemi me lutjen profetike: “Jaa Mukalibel kuluub, thebbit kalbi alaa diinik!”
“O Rrotullues i zemrave, ma përqëndro zemrën time, në fenë Tënde! 🤲🏻

"Perla diturie"

22 Oct, 00:19


"Asnjë dhunti prej asnjërit nuk është larguar përveçse nga mëkatet."

✍️🏼 Ibnul Kajjimi رحمه الله

"Perla diturie"

21 Oct, 19:17


"Zemra jote e mirë qoftë në duar të mira. " 🤍

Përkthim

"Perla diturie"

21 Oct, 16:31


🌺 Ka thënë i Lartësuari në Kuranin Famëlartë (kuptimi i ajetit):

"Ata janë të gëzuar me atë që ua dha Allahu nga të mirat e Tij...".

📖 Surja Ali Imran, ajeti 170.

👉 Mos e lidh lumturinë tënde me dikë tjetër veç Allahut të Lartësuar, sepse edhe njeriu i dashur të bëhet i keq, i afërti të bëhet i largët, i gjalli vdes, pasuria zhduket, shëndeti ikën dhe nuk mbetet veçse I Gjalli I Përjetshmi, Allahu i Lartmadhëruar.

📨@hoxhebrulindcallari

"Perla diturie"

21 Oct, 14:40


Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Përpiqu t'i largohesh çdo gjëje që sjell trishtim, mërzitje dhe stres, në mënyrë që të jesh gjithmonë i qetë, i paqtë, i drejtuar nga Allahu ﷻ dhe adhurimi i Tij, i angazhuar me punët e tua të dynjasë dhe Ahiretit. Nëse e provon këtë gjë qetësohesh.

Ndërsa nëse e lodh veten me atë që ka kaluar, apo duke treguar kujdes të tepruar për të ardhmen ndërkohë që feja nuk na ka urdhëruar, atëherë dije se do ta lodhësh veten dhe do të humbasësh mirësi të madhe".

📚 Fet'hu Dhil Xhelali uel Ikram 3/533

"Perla diturie"

20 Oct, 16:20


Luteni Allahun duke qenë të bindur se do t'ju përgjigjet...🫀

Hoxhë Ekrem Avdiu

"Perla diturie"

20 Oct, 13:20


Nëse nuk mund ta mbash dot barrën e fatkeqësisë së ardhur prej Zotit, kërko ndihmë prej Tij, e nëse të sjell dhimbje halli i zgjidhjes së Tij, atëherë dije se je para Zotit dhe mos u velit nga mëshira e Tij, edhe nëse laku i fatkeqësisë të shtrëngon fort.

📚 Gjuetia e meditimeve
✍🏻 Ibn Xhevzi رحمه الله

"Perla diturie"

20 Oct, 10:20


"Kush tregohet i pakujdeshëm ndaj suneteve, shejtani i bën të lehtë lënjen e farzeve (obligimeve) të mëdha".

📚[el-Mua'li-mij el-mal el-kamileh, 22/109]

"Perla diturie"

20 Oct, 04:45


Ebu Hurejre i tha Profetit (ﷺ):
"Kush do të jetë njeriu më i lumtur me ndërmjetësimin tënd?" Ai iu përgjigj: "Kush thotë la ilahe il-lAllah, sinqerisht dhe me zemër."

📚Komentar i Librit Kitabu Teuhid
✍️Salih Ibn Abdulaziz Alu Esh-Shejh

@mesrreshtash

"Perla diturie"

20 Oct, 04:07


“Në detit e turbullt të kësaj bote,
hip në varkën e Islamit,
hap velën e imanit
dhe besoji erës së Rrahmanit.”

(Përkujtim)❤️

"Perla diturie"

20 Oct, 00:11


#Thënie #Dua_lutje

📥 @materialeperpostime

"Perla diturie"

19 Oct, 20:45


🛌 Çfarë të thotë ai që shikon ëndrra të frikëshme?

🪷 Erdhi një burrë tek Pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- dhe ju ankua për gjëra të frikëshme dhe të tmerrshme që i shikonte në gjumë.

🌺 -Ai i tha:
"Kur të shtrihesh në krevatin tënd, atëherë thuaj:

"Kërkoj mbrojtje me Fjalët e Plota të Allahut, prej Inatosjes dhe Ndëshkimit të Tij. (Kërkoj mbrojtje) Prej të keqes së robërve të Tij dhe prej cytjeve (përshpëritjeve, dhe ngacmimeve) të shejtanëve (djajve) dhe të mos më afrohen".

📚 عمل اليوم و الليلة لابن السني ص 671, السلسلة الصحيحة 264.

📨 @hoxhebrulindcallari

"Perla diturie"

19 Oct, 19:15


Kaq e thjeshtë!
Kaq e lehtë!

Allahu ekber!
Elhamdulilah!

"Perla diturie"

19 Oct, 16:01


🍂🍂🍂

"Në këtë botë je në provim. Nga çasti në çast, mund të të tërhiqet fleta e provimit dhe të përfundojë kështu koha që Allahu veçoi për ty.
Prandaj, përqendrohu te fleta jote dhe lëri fletët e të tjerëve."

🍂🍂🍂

2,115

subscribers

7,695

photos

510

videos