Përkujtuesi Ditor @perkujtuesi_ditor Channel on Telegram

Përkujtuesi Ditor

@perkujtuesi_ditor


Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin

Përkujtuesi Ditor (Albanian)

Përkujtuesi Ditor është një kanal në Telegram që synon të aktivizojë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin. Ky kanal ofron materiale, citate, dhe refleksione të ndryshme që inkurajojnë përkujtimin e Zotit në pjesën më të rëndësishme të jetës sonë. Në këtë kanal do të gjeni frymëzim, mbështetje, dhe ndihmë për të thelluar marrëdhënien tuaj me Zotin. Përkujtuesi Ditor ju fton të bëheni pjesë e kësaj komuniteti të përkujtuesve të përditshëm që janë të përqendruar në rritjen e ndjenjës së besimit dhe përkujtimit të Zotit. Nëse jeni në kërkim të frymëmarrjes së përditshme dhe nxitjes për të përkujtuar Zotin në jetën tuaj, ky kanal është pikërisht për ju. Bashkohuni me ne për të ngritur mendjen, shpirtin, dhe zemrën tuaj drejt Zotit.

Përkujtuesi Ditor

14 Jan, 13:02


”Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi) që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë: …” – Çdo gjë që Ai e dëshiron mund ta realizojë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë. Nga këto çështje janë edhe shtesat dhe ndryshimet që Ai bën në disa nga krijesat e Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për faktin se Ai është i vetmi që përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave, që jep dhe privon, ashtu siç e kërkon urtësia e Tij. Ai thotë:

”Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri. ” –Kjo është një nxitje për ta lidhur zemrën veçse me Allahun e Madhëruar dhe që t’i shprehësh Atij varfërinë dhe nevojën e madhe, në të gjitha aspektet. Vetëm Atij t’i përgjërohesh dhe t’i lutesh dhe vetëm Atij t’i frikësohesh dhe tek Ai të shpresosh. Ai është Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm, që ka nënshtruar çdo krijesë. Ai është i Urti, që çdo gjë e vendos në vendin e vet dhe i jep atë që meriton.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

14 Jan, 12:14


Mos harro❤️

Përkujtuesi Ditor

14 Jan, 07:09


“Sipas sasisë që shqetësohesh për Dunjanë [jetën e kësaj bote], shqetësimi për Ahiretin [botën tjetër] do të largohet nga zemra jote, dhe sipas sasisë që shqetësohesh për Ahiretin, shqetësimi për Dunjanë do të largohet nga zemra jote.”

— Malik ibn Dinar, Allahu e mëshiroftë!

Përkujtuesi Ditor

13 Jan, 19:57


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

13 Jan, 14:22


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

13 Jan, 06:00


Ka raste kur bashkëshorti mund të mos ketë para 💰.

Nga besnikëria dhe mirëkuptimi ndaj tij është:

- T’i lehtësosh lodhjen dhe stresin,

- Të marrësh parasysh gjendjen e tij,

Gruaja e mençur është ajo që e mbështet atë emocionalisht duke pakësuar kërkesat e tepërta.

— Islami Autentik

Përkujtuesi Ditor

13 Jan, 05:27


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

12 Jan, 19:57


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

12 Jan, 14:28


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

12 Jan, 14:23


Lehtësoja, Zoti im çdo hallexhiu, çdo borxhliu, çdo të brengosuri.
Qetësoji zemrat e pikëlluara dhe të trazuara. Na e mundëso që të dalim faqebardhë.

— Hoxhë Ekrem Avdiu

Përkujtuesi Ditor

12 Jan, 13:39


Nëse ata vendosin ahiretin në plan të parë, sigurisht që do të angazhohen maksimalisht për të bërë punë të mira dhe të mbara. Nëse e kujtojnë vazhdimisht qëndrimin para Allahut të Lartësuar, do t’u shtohet dëshira dhe vullneti për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat.

Në këtë mënyrë, ata do të pastrojnë veprat e tyre dhe do të kapërcejnë çdo pengesë që i ndalon ose devijon nga qëllimi i lartë. Ky vullnet u shtohet akoma më shumë nëse kujtojnë dhe binden se Allahu i Lartësuar është i Ditur për gjithçka që ata punojnë. Allahut nuk i fshihet asgjë prej veprave të tyre, sado të imta dhe të fshehura qofshin ato. Ai kurrë nuk ka për t’i shpërfillur dhe nuk ka për t’i lënë pa i shpërblyer për punët e tyre.

Ky ajet është një bazë e fuqishme, që e ndihmon robin në vetëkontroll dhe vetëllogaritje. Adhuruesi duhet ta kontrollojë vazhdimisht veten, në çdo mendim, fjalë apo punë që kryen. Nëse shikon mangësi dhe gabime, përpiqet seriozisht për t’u larguar prej tyre dhe për t’u penduar me sinqeritet. Ai i mbështetet e i kërkon ndihmë Zotit të tij, që ta plotësojë atë urdhër. Besimtari vazhdimisht krahason mirësitë që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar, me mangësitë e tij. Kjo i ngjall në zemër atij turpin ndaj Allahut të Madhëruar.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

12 Jan, 13:00


“O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni!” – Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të kryejnë çdo punë që u dikton imani i tyre, si edhe për devotshmëri ndaj Tij, haptazi dhe fshehtazi, në të gjitha gjendjet. Sipas këtij urdhri, ata duhet të përpiqen të realizojnë sa më mirë çdo porosi të Allahut. Ata duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm për të ruajtur të paprekura kufijtë e vendosura nga Ai.

Për këtë, ata duhet të kenë dituri të plotë për të drejtat e tyre, por edhe për përgjegjësitë që rëndojnë mbi ta. Gjithashtu, ata duhet të llogarisin vetveten vazhdimisht, duke e mbajtur atë nën mbikëqyrje të rreptë, për të vëzhguar se çfarë të mirash dhe të këqijash kanë bërë. Qëllimi kryesor i tyre duhet të jetë kënaqja e Allahut dhe arritja e lumturisë në jetën e përjetshme.

Përkujtuesi Ditor

12 Jan, 05:42


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

11 Jan, 19:52


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

11 Jan, 14:36


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

11 Jan, 14:35


Ditët e bardha të muajit Rexheb

Prishtinë 🇽🇰

E Hënë • Syfyri: 05:19, Iftari: 16:33

E Martë • Syfyri: 05:19, Iftari: 16:34

E Mërkurë • Syfyri: 05:19 , Iftari: 16:35

Tiranë 🇦🇱

E Hënë • Syfyri: 05:22, Iftari: 16:40

E Martë • Syfyri: 05:22, Iftari: 16:41

E Mërkurë • Syfyri: 05:22 , Iftari: 16:42

Shkup 🇲🇰

E Hënë • Syfyri: 05:17, Iftari: 16:31

E Martë • Syfyri: 05:16, Iftari: 16:32

E Mërkurë • Syfyri: 05:16 , Iftari: 16:33

Përkujtuesi Ditor

11 Jan, 13:15


”Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i numëroni ato. ” – Ju as që nuk mund t’i numëroni dhe përkufizoni të mirat e Allahut, e jo më t’i jepni hakun mirënjohjes ndaj Tij.

Ata tregohen mirënjohës për mirësitë e Allahut, e njohin mirë hakun e Tij dhe përkushtohen me gjithë shpirt për ta plotësuar atë. Në këto ajete përmenden shumë mirësi të Allahut të Lartësuar, prandaj Ai i fton robërit e Tij që të përkushtohen sinqerisht për të qenë falënderues dhe mirënjohës. Allahu i Madhëruar i nxit adhuruesit që të kujtojnë vazhdimisht mirësitë e Tij dhe i mëson që t’i luten Atij natën dhe ditën, për të përfituar nga begatia dhe bujaria e Tij. Ashtu sikurse mirësitë e Zotit përsëriten dhe vijnë pandërprerë në të gjitha kohët, ashtu le të përsëriten dhe të shtohen edhe lutjet e robërve dhe mirënjohja e tyre ndaj mirësive të Tij.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

11 Jan, 06:00


Sikur të hartohej një kodeks për qetësinë e shpirtit, neni i parë i tij do të ishte: të vlerësosh dhuntitë e pranishme dhe të shijosh ato në hollësi. Pasi shumica e brengave burojnë nga shqetësimi për atë që ende s’ka ndodhur, ose nga mosbalancimi mes kënaqësisë me atë që kemi dhe dëshirës për atë që mungon. Ndaj bëhu mik i mirë i çastit dhe ruaje rendin e vazhdimësisë me falënderim dhe lavdërim. Sa për të ardhmen, ajo i takon Zotit të së nesërmes që e mbron.

— Hoxhë Agim Bekiri

Përkujtuesi Ditor

11 Jan, 05:40


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

10 Jan, 19:52


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

05 Jan, 19:54


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

05 Jan, 14:17


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

05 Jan, 06:00


Kërko dituri fetare, sepse kërkimi i saj për hir të Allahut është adhurim. Dija rreth saj të bën t’i druhesh Allahut më tepër, dhe kërkimi i saj është xhihād, mësimi i saj atyre që nuk dijnë është sadaka, përsëritja dhe mësimi i saj është si tesbihu. Përmes diturisë, Allahu njihet dhe adhurohet.

— Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë!

Përkujtuesi Ditor

05 Jan, 05:33


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

04 Jan, 19:46


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

04 Jan, 14:27


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

04 Jan, 13:47


Një shenjë që tregon frikërespekt dhe përkushtim serioz ndaj Allahut të Lartësuar, është kur e bën veprën sipas mënyrës që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti a. s. Allahu i Lartësuar thotë: “… jo me zë të lartë”, pra, të mos e ngresh zërin shumë kur fal namazin e bën dhikër, dhe as ta ulësh fare, por gjej rrugën e mesme. Dhe këtë bëje: “…në mëngjes e në mbrëmje…”.

Siç shihet, në këto dy momente të ditës, përmendja e Allahut të Lartësuar ka vlerë e mirësi të veçantë. Pastaj thuhet: “…mos u bëj i shkujdesur”, si ata që kanë harruar Allahun e Lartësuar dhe Ai i ka bërë që të harrojnë vetveten, prandaj humbin mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Ata i përkushtohen totalisht kësaj bote, duke harruar ahiretin, prandaj bien në dëshpërim dhe humbje. Ky ajet mëson edukatën që duhet të ketë çdo besimtar. Ai duhet të kujtojë e përmendë shpesh Allahun e Lartësuar, ditën dhe natën, sidomos në mëngjes e në mbrëmje. Këtë duhet ta bëjë me sinqeritet, drojë e përunjësi ndaj Zotit, me gjuhë dhe me zemër, që adhurimi të jetë sa më i plotë.

Profeti (a. s) ka thënë: “Allahu nuk i përgjigjet duasë që bëhet me zemër të shkujdesur dhe të pavëmendshme”. Allahu i Lartësuar thotë se Ai ka krijuar njerëz që janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në adhurimin që i kushtojnë Atij, tërësisht në bindje dhe në shërbim të urdhëresave të Tij. Prandaj çdokush ta kuptojë se, kur Allahu i Lartësuar kërkon që të shtosh adhurimet dhe dhikrin, nuk do të thotë se Ai ka nevojë që të shtojë adhuruesit e Tij apo se kështu shtohet pushteti i Tij. Ajo që Ai dëshiron është thjesht që ne të përfitojmë sa më tepër për veten tonë.


— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

04 Jan, 13:00


“Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërrespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur!” – Përmendja e Allahut të Lartësuar bëhet me zemër ose me gjuhë, por bëhet edhe me të dyja njëkohësisht, dhe kjo është më e mira dhe më e shpërblyeshmja. Allahu i Lartësuar urdhëroi së pari adhuruesin dhe profetin e Tij të dashur, Muhamedin a. s, dhe pastaj të gjithë umetin, që ta përmendin Atë në vete, duke qenë të sinqertë dhe të përqendruar për të fituar kënaqësinë e Tij.

Fjala ‘tedarruan’ e përdorur në ajet do të thotë: “me përunjësi e duke përsëritur vazhdimisht fjalët me gjuhë’. Por dhikri bëhet edhe ‘hifeten’, domethënë, me drojë e respekt të sinqertë ndaj Zotit, sepse ndoshta punët e tua nuk pranohen nga Ai.

Përkujtuesi Ditor

04 Jan, 06:00


I Dërguari alejhisselam, nuk i afrohej Allahut vetëm me ruku e sexhde, por edhe me sjellje të mirë 🤍

Përkujtuesi Ditor

04 Jan, 05:41


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

03 Jan, 19:43


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

03 Jan, 14:27


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

03 Jan, 05:48


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

02 Jan, 19:56


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

02 Jan, 14:37


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

02 Jan, 13:00


Pasi na mësoi se si t’i kundërvihemi dhe të shpëtojmë nga armiqësia e njerëzve, pra, duke ua kthyer të keqen me të mirë, Allahu i Lartësuar vijon të na mësojë si të mbrohemi nga armiqësia e xhindëve. Prej tyre mund të mbrohesh dhe të ruhesh veçse duke ia kërkuar këtë ndihmë Allahut të Madhëruar. Thotë i Lartësuari:

“E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërkoi mbrojtje Allahut, …” – Nëse në ndonjë moment ndien ndonjë ngacmim prej Shejtanit të mallkuar, i cili ta zbukuron të keqen dhe të josh për ta vepruar atë, ose ta shëmton të mirën dhe të dembelos a të pengon që ta kryesh atë, ose të mbush me lloj-lloj vesvesesh të ndryshme të tij, atëherë menjëherë kërko mbrojtje tek i Gjithëmëshirshmi i Gjithëpushtetshmi, duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim!”. Lutju Allahut me përgjërim e përulje të plotë, si një rob i pafuqishëm, që të të ruajë prej sherrit të Shejtanit. Gjithashtu, dije mirë se po i lutesh Atij që dëgjon gjithçka dhe di gjithçka:

“… sepse Ai është Gjithëdëgjues

Përkujtuesi Ditor

01 Dec, 14:04


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

01 Dec, 13:00


“A nuk të gjeti të paudhëzuar dhe të udhëzoi?” – Ti nuk e dije se ç’është Shpallja dhe as imani. Zoti yt të mësoi atë që nuk e dije. Ai të bëri të gatshëm dhe të inspiroi që të bësh veprat më të mira dhe të stolisesh me virtytet më të larta.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

01 Dec, 06:00


“Morali i mirë me gruan nuk kufizohet në moslëndimin e saj, por në vetëpërmbajtjen ndaj lëndimeve që vijnë prej saj dhe maturinë kur ajo zemërohet, duke ndjekur në këtë mënyrë shembullin e Profetit salAllahu alejhi ue selem.”

— Muhtesar minhaxh el Kasidin

Përkujtuesi Ditor

01 Dec, 05:22


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

30 Nov, 19:31


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

30 Nov, 14:11


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

30 Nov, 13:00


“Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh. ” – Nuk ka shprehje më të plotë për të treguar mirësitë e mëdha që i premtohen Profetit në ahiret, sesa kjo shprehje e dhënë nga i Madhëruari. Pastaj Allahu i Lartësuar i kujton Profetit të Tij mirësitë e veçanta që i dhuroi atij dhe përkujdesin e veçantë që tregoi për të në faza të ndryshme të jetës së tij.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

30 Nov, 09:43


Në sytë e mbarë njerëzve ai ekzekutoi vendimin me të cilin i kishte shpëtuar jetën këtij njeriu të pafajshëm. Masat e njerëzve me të parë një skenë të tillë nxituan të thoshin për dijetarin, se ai ishte një zullumqar dhe njeri i keq, përderisa ai me dorën e tij godiste një njeri, që nuk meritonte të goditej.

Me këtë shejh Ibn El-Uthejmini donte t’u tërhiqte vëmendje njerëzve, që nuk dinë se ç’luhet pas kuintave të mos nxitohen në gjykimin e tyre negativ ndaj njerëzve të dijes.

Është e natyrshme, se cilido prej nesh në ato momente do të zgjidhte të shpëtonte jetën e këtij njeriu, edhe pse kjo do t’i kushtonte atij sakrifikimin e imazhit të tij mes njerëzve. A nuk thotë i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam), se veprat vlerësohen sipas qëllimit? Dhe të shpëtosh një jetë njerëzore nuk është pak.

E gjitha kjo që përmenda deri këtu është një këshillë për besimtarët, sesi ata duhet të jenë të matur para se të gjykojnë për hoxhën e tyre, të cilin e njohin për përkushtimin, ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij, se ai është njeri i keq apo u bë i tillë vetëm me një veprim të caktuar.

Tani le t’i kthehemi hoxhallarëve duke përdorur të njëjtin shembull që dhamë më lart, si këshillë për ta. Në situata kur dëmi dhe dobia janë kaq të vështira për t’u dalluar, dhe për të marrë një vendim të prerë, se cilën anë duhet të mbajnë është e domosdoshme, që krahas përgjërimit para Zotit për ta shpënë në zgjidhjen më të mirë hoxhallarët duhet të konsultohen në një rreth sa më të kualifikuar njerëzish të fesë dhe jo të tillë, në mënyrë që zgjedhja të jetë më e mira e mundshme.

Situatat me të cilat përballen hoxhallarët e këtij vendi në këtë kohë është e vështirë të thuash, se i shëmbëllejnë ngjarjes së sipërpërmendur. Sot imazhi i moralit publik të një hoxhe është gjëja e fundit që duhet t’i shkojë nëpër mend atij ta sakrifikojë. Një njeri tinëzar, si mbreti apo prijësi i mësipërm do të bënte gjithçka për të vazhduar në zullumet e tij. Dhe nëse pengesë për këto veprime do të bëhej autoriteti i mirë i një hoxhe në popull, pikësëpari ai do të kërkonte rrënimin e këtij autoriteti me çdolloj mjeti. Për këtë dhe një hoxhë i mençur nuk duhet të bjerë asnjëherë në kurthe të tilla, pasi duke sakrifikuar imazhin e tij publik mes besimtarëve më shumë se një herë, ai rrezikon të etiketohet si njeri me dy fytyra, si njeri i cili u mëson të tjerëve atë që nuk e bën vetë. Për rrjedhojë vetë hoxha do të jetë fajtor në humbjen e njerëzve dhe keq-udhëzimin e tyre. Nëse vetë hoxha fillon dhe e koncepton veprimtarinë e tij jo vetëm si shpirtërore dhe parimore, por edhe si politike dhe administrative, atëherë do ta vendosë imazhin e tij në thepin e pushkës së publikut të mbarë besimtarëve, ku gabimi më i vogël do t’i kushtojë atij një kosto të pariparueshme për imazhin moral, që duhet të paraqesë një njeri i Zotit. Njerëzit për nga natyra e tyre të dobët dhe të lëkundur janë të prirë të anojnë gjithmonë nga ata më të qëndrueshmit, më stoikët, gabim apo mirë qofshin ata. Ata duan të gjejnë tek ta atë që u mungon atyre vetë. Kur ata nuk e gjejnë këtë te lideri i tyre shpirtëror janë të prirë ta braktisin atë nga çasti në çast, sidomos kur në skenë shfaqet dikush tjetër, i cili me dashje apo dashje i servir publikut imazhin stoik të kërkuar. Dhe jo gjithmonë ky zëvendësues është më i miri i mundshëm.

Zoti na udhëzoftë në atë çka është më e mira.*

*(Ky artikull është shkruar nga autori në vitin 2010)

Autori është kreu i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.

Përkujtuesi Ditor

30 Nov, 06:00


Këshillë drejtuar besimtarëve dhe hoxhallarëve

Nga Justinian Topulli

Çdo njeri në këtë jetë, sipas paracaktimit të Zotit, do të përudhet me lehtësi në rrugën e veprave për të cilat ai është krijuar. Ky realitet nuk vlen vetëm për veprat e mira dhe të këqija, por vlen edhe për prirjen dhe profilin e çdo njeriu në këtë jetë. Duke u nisur nga ky realitet, si dhe nga realiteti, se njerëzit janë qenie shoqërore, të cilët plotësojnë nevojat e njëri-tjetrit arrihet në përfundimin logjik dhe natyror, se njerëzit duan apo nuk duan janë të ndërvarur mes tyre për prirjet dhe profilin e gjithsecilit. Kështu bujku ka nevojë për kovaçin, që ai të prodhojë veglën me të cilën ai punon tokën, kovaçi dhe mbarë njerëzit kanë nevojë për ushqimin që mbjell dhe rrit bujku, e kështu me radhë.

Në këtë botë ka edhe njerëz, të cilët kanë si detyrë udhëzimin e shpirtrave të njerëzve dhe në mesin e këtij rrethi të vogël njerëzish janë edhe hoxhallarët.

Askush në këtë botë nuk është i përkryer, as bujku, as kovaçi, ku të gjithë bëjnë gabime dhe të gjithë kanë mundësi të përmirësohen, por nuk është aspak e udhës që njerëzit të braktisin, qoftë bujkun qoftë kovaçin për gabimet e tyre, përderisa ata vetë nuk janë, as bujq dhe as kovaçë; përtej gabimeve të tyre nevoja për këta njerëz ngelet përhershme. Hoxha nuk bën dallim në këtë drejtim, edhe pse përgjegjësia e tij e kalon përgjegjësinë e shumë prej profileve njerëzore në këtë jetë. Të kërkosh një hoxhë të përkryer, që t’i afrohet Profetit (alejhi salatu ue selam), apo Ebu Bekrit dhe Omerit sot dhe mot është diçka e vështirë, për më tepër edhe kur vetë besimtarët që e rrethojnë janë shumë larg këtyre shembujve, e megjithatë ata kanë nevojë për hoxhën dhe nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin.

Autoriteti i hoxhës në mesin e besimtarëve vihet në pikëpyetje apo tronditet në situata të vështira, në momente kur hyn në veprim jo më aftësia profesionale e hoxhës, si një njeri që jep fetva dhe u mëson njerëzve rregullat e fesë, por në momente kur sprovohet urtësia, mençuria, karakteri dhe natyra e tij, të cilat janë të lidhura ngushtë më së shumti me paracaktimin e Zotit, sesa me dijen apo njohuritë e tij. Nëse bëhet ky dallim i rëndësishëm, mes të parës dhe të dytës arrijmë të kuptojmë pse hoxhallarët nuk duhen braktisur apo bojkotuar tërësisht, sepse gabimet e dobësisë njerëzore janë shumë më të vështira për t’u shmangur dhe aspak të lehta për t’u ndrequr.

Njeriu mund të vihet në situata aspak të volitshme, të atilla që vetëm një ndërhyrje hyjnore e drejtpërdrejtë udhëzimi mund ta nxjerrë atë pa i hyrë një gjemb në këmbë, në mungesë të kësaj ndërhyrje hyjnore, njeriu duhet të zgjedhë atë çka duket për të më pak e dëmshme dhe natyrisht që këtu mundësia për të gabuar është shumë e madhe.

Kur studioja në Mekë, gjatë Ramazanit më binte shpesh të dëgjoja mësimet e një dijetari të shquar të kësaj kohe, shejh Muhamed ibën Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë. Ai u tërhiqte shpesh vëmendjen njerëzve, se nuk duhet të përgojonin njerëzit e dijes, sepse përgojimi i tyre ua ul autoritetin në sytë e njerëzve dhe kjo në fund do të rezultojë në largimin e njerëzve nga feja, pasi gjithsecili do të bëhet hoxhë i vetvetes, pasi ka braktisur më parë hoxhallarët për shkak të gabimeve të tyre.

Një herë shejhu na tregoi një ngjarje nga historia për ta përdorur si shembull sesi njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në gjykimin e hoxhallarëve. Ai tregoi, se një herë një mbret apo një prijës kishte dënuar një njeri me vdekje dhe me sa duket ai nuk e meritonte këtë gjë, për këtë arsye një dijetar padyshim me reputacion në popull ndërhyri pranë këtij mbreti apo prijësi, që ai të mos e dënonte. Mbreti apo prijësi në fjalë pranoi të mos e ekzekutonte, por vetëm ta rrihte atë në sy të publikut dhe si kusht për këtë kërkoi nga ky dijetar, që të ishte ky vetë ai që do të vinte i pari dorën mbi të. Dijetari i vënë në pozitë të vështirë në mes jetës dhe vdekjes së këtij njeriu pranoi të ishte ai i pari që do të godiste me kamxhik të dënuarin në fjalë dhe kështu u bë. Në sytë e mbarë njerëzve ai ekzekutoi vendimin me të cilin i kishte

Përkujtuesi Ditor

30 Nov, 05:20


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

29 Nov, 21:20


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

29 Nov, 18:00


Kliko këtu, për videon e plotë!

Përkujtuesi Ditor

29 Nov, 13:50


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

29 Nov, 13:00


”Dhe çdo gjë që jepni (për Hir të Tij), Ai do ta kompensojë. Ai është më i Miri Furnizues”. – Kurrë të mos mendoni se shpenzimi për hir të Allahut e pakëson pasurinë. Përkundrazi, Allahu ka premtuar se do t’ia zëvendësojë me diçka më të mirë atij që shpenzon për hir të Tij.

Ai që ju premton t’jua zëvendësojë e shtojë pasurinë është pikërisht Ai që ia shton pasurinë atij që Ai do dhe ia pakëson atij që Ai do dhe Ai që është më i miri Furnizues. Kërkojeni pasurinë prej Tij dhe, që të bëhet e mundur shtimi i saj, bëni të gjitha ato vepra që Ai i ka bërë si shkak për të shtuar pasurinë, e për të cilat Ai ju ka urdhëruar.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

29 Nov, 06:00


Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi.
 
Enbija - 33

Përkujtuesi Ditor

29 Nov, 05:06


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

28 Nov, 19:30


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

25 Nov, 14:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

25 Nov, 13:00


“Dhe për hir të Zotit tënd, duro!” – Me durimin tënd, syno vetëm shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut! Profeti (a. s. ) i zbatoi menjëherë urdhrat e Zotit të tij. Ai i paralajmëroi njerëzit, u sqaroi të gjitha urdhrat hyjnorë dhe i njohu ata me madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ai i ftoi të gjithë që ta madhëronin Allahun, të pastronin veprat e fjalët e tyre, të dukshmet dhe të fshehurat, ashtu sikurse ai vetë i pastroi ato nga çdo ndyrësi.

Ai u distancua nga çdo gjë që e largonte nga Allahu i Madhëruar: nga idhujt dhe idhujtaria, nga e keqja dhe nga të këqijtë. Profeti (a. s. ) ishte bamirësi më i madh ndaj njerëzve, pas mirësisë së Allahut Bujar dhe të Gjithëmëshirshëm, pa u kërkuar atyre asnjë shpërblim e vlerësim për këtë. Ai duroi për hir të Allahut të Madhëruar, me mënyrën më të mirë. Ai duroi për të qenë i bindur dhe zbatues i urdhrave të Allahut, duroi kundrejt poshtërsive dhe gjynaheve, duke u larguar prej tyre, duroi edhe në përcaktimet e dhembshme të Allahut të Urtë. Me këto cilësi, ai i tejkal

Përkujtuesi Ditor

25 Nov, 07:22


Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim shpërblim më të mirëse puna që kanë bërë.
 
Ankebut - 7

Përkujtuesi Ditor

25 Nov, 05:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

24 Nov, 19:20


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

24 Nov, 14:02


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

24 Nov, 13:00


”O Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi nga ata që kryejnë namazin rregullisht, dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynë!” – Kjo tregon edhe njëherë për rëndësinë e madhe të këtij adhurimi të mrekullueshëm, i cili është lidhja e ngushtë e robit me Zotin e Tij.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

24 Nov, 06:00


Buzëqeshja është prej edukatës së mirë, dhe kuptimit të plotë.

— Ibn Kajimi

Përkujtuesi Ditor

24 Nov, 05:00


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

23 Nov, 19:39


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

23 Nov, 14:10


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

23 Nov, 13:00


”Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë ka midis tyre. ” – Zoti ka krijuar qiejt e tokën me rregullin më të përkryer, ku nuk sheh asnjë pakujdesi apo shpërfillje, as rastësi a kotësi. A nuk tregon kjo që dituria e Tij është e plotë e gjithëpërfshirëse? Atëherë, mos e shqetëso veten për këtë çështje, por merru me diçka të dobishme, pra, me adhurimin e Zotit tënd si Një të vetëm:

”Prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin për Të!” – Nështroje veten dhe me durim ushtrohu që të përkushtohesh më tepër në adhurime. Përpiqu me të gjitha forcat që t’i kryesh sa më mirë adhurimet! Angazhimi me adhurime është qetësi e kënaqësi për njeriun, sepse ia largon të gjitha përjetimet mashtruese të kësaj bote, të cilat të lodhin shpirtin dhe zemrën. Allahu ka thënë në një ajet tjetër: “Prandaj, ti bëj durim ndaj fjalëve që thonë ata dhe përlëvdoje duke e falënderuar Zotin tënd, para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, me shpresë që të gjesh kën

Përkujtuesi Ditor

23 Nov, 06:00


Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan:

"Kur njeriu ka mendim të mirë për Allahun, shpreson se do të gjejë mirë tek Ai dhe i mbështetet sinqerisht Atij, atëherë Ai nuk e zhgënjen kurrë atë, sepse Allahu nuk i zhgënjen shpresat e atij që shpreson në Të dhe nuk ia humbë mundin askujt që ka bërë vepra... Pas besimit, asgjë nuk e hap e zgjeron më shumë kraharorin se bindja në Allahun, shpresa tek Ai dhe mendimi i mirë për Të."

— Medarixh Es-Salikin.

Përkujtuesi Ditor

23 Nov, 05:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

22 Nov, 19:40


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

20 Nov, 19:50


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

20 Nov, 13:50


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

20 Nov, 12:46


Kanë mbetur përafërsisht edhe 100 ditë inshaAllah deri në Ramazan. Allahu na e mundesoftë ta arrijmë! 🤲🏻

Përkujtuesi Ditor

20 Nov, 06:00


Bëhuni burime të dijes, ndriçues të mençurisë, qetësi e shtëpive, ndriçues të natës, riperteritës së zemrave, të sjellshëm në veshje, të njohur në qiell dhe të panjohur në tokë.

— Ibn Mes'udi, radijallahu anhu

Përkujtuesi Ditor

20 Nov, 05:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

19 Nov, 19:41


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

19 Nov, 14:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

19 Nov, 13:14


“Është Allahu Ai që jep jetë dhe sjell vdekje. ” – Allahu është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Çdonjë që vdes, me shkak apo pa shkak, vdes veçse me lejen dhe caktimin e Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh). Dhe kjo është e lehtë për Allahun. ”. ”. [Fatir 11].

“Kur dëshiron diçka, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet. ” – Nëse Ai dëshiron të kryhet a të ndodhë diçka, e madhe apo e vogël, e rëndësishme apo jo në dukje, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet: asgjë nuk mund ta ndalojë, ta kthejë apo ta ndryshojë atë.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

19 Nov, 06:00


Nese robi i Allahut ben gjynah dhe pastaj pendohet, ai vecse afrohet me Allahun.

— Hasan el Basriu, Allahu e meshirofte!

Përkujtuesi Ditor

19 Nov, 05:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

18 Nov, 19:10


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

18 Nov, 14:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

18 Nov, 13:00


”(Kujto) Edhe Dhen-nunin (Junusin) …” – Ky ishte profeti Junus, djaloshi i peshkut. Përmende me nderim dhe respekt historinë e tij. Allahu i Madhëruar e dërgoi te populli i tij, por ata nuk e besuan, prandaj ai i kërcënoi se do t’i godiste dënimi në një kohë të caktuar. Kur dënimi filloi të zbriste dhe ata po e shihnin me sytë e tyre, ata nisën të qanin dhe të shprehnin pendimin tek Zoti i tyre. Allahu dëshiroi që t’ua largonte dhe t’i shpëtonte nga dënimi i Tij. Ky është i vetmi popull që Allahu ua largoi dënimin pasi ai nisi të zbriste. I Madhëruari thotë: “Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar. ” [Junus 98].

Gjithashtu: “Ne e dërguam atë te njëqind mijë (njerëz) e më shumë, dhe ata i besuan. Ne i lamë të jetojnë, deri në kohën e caktuar. ” [Safat 147, 148]. Ky popull i madh e besoi Zotin pasi ishte ftua

Përkujtuesi Ditor

18 Nov, 11:01


Kliko këtu!

Përkujtuesi Ditor

18 Nov, 06:00


O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhevdisni vetëm duke qenë myslimanë!
 
Ali Imran - 102

Përkujtuesi Ditor

18 Nov, 05:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

17 Nov, 19:30


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

04 Nov, 06:00


O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrinengjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnëurdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.
 
Tahrim - 6

Përkujtuesi Ditor

04 Nov, 04:50


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

03 Nov, 19:35


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

03 Nov, 14:44


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

03 Nov, 13:00


Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre.

Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.


— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

03 Nov, 06:00


Ibën Amri ka thënë: “Nëse Allahu të ka marrë diçka, angazhoje veten me çkado që nuk të lë të mendosh rreth asaj që të ka ndodhur.”

Përkujtuesi Ditor

03 Nov, 04:42


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

02 Nov, 19:55


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

02 Nov, 14:55


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

02 Nov, 13:00


– Ata, së pari, besojnë me zemër, me korrektësi e sinqeritet. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira. Ata veprojnë sipas besimit të sinqertë, me qëllimin që të kënaqin Zotin dhe ashtu si i mëson Ai. Këta kanë një premtim të mirë: se do të jenë në Xhenetin e mirësive. Atje do të kënaqen e gëzohen me mirësi të shumta: ushqime e pije të këndshme, marrëdhënie të mrekullueshme dhe pamje të bukura, si dhe zëra të papërshkrueshëm. Por mbi të gjitha, atje do të lumturohen duke parë Zotin Bujar dhe duke dëgjuar Fjalën e Tij.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

02 Nov, 06:00


Ibën Abasi, radiallahu anhu, transmeton nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, se ka thënë: "Kujtoje Allahun dhe Ai do të të mbrojë. Kujtoje Allahun dhe do ta gjesh Atë para se ta gjesh veten. Njihe kur je në mirëqenie, që Ai të të njohë në vështirësi.”

Transmeton Tirmidhiu 2516; Ahmedi (1: 307-308); Bejheki në Shu'ub el-Iman dhe në El-Esma' ue'l-Sifat.

Përkujtuesi Ditor

02 Nov, 04:48


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

01 Nov, 21:53


Ndërsa përgëzimi në ahiret fillon që në momentin e marrjes së shpirtit, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës e Mëshirëplotë. ”[Fussilet 30 – 32].

Pastaj përgëzimet vazhdojnë në varr, ku robi do të përgëzohet se Zoti është i kënaqur me të dhe ai do të kënaqet me Zotin dhe mirësitë e përjetshme. Megjithatë, përgëzimi i plotë do të jepet në ahiret, në momentin kur të hyjë në Xhenetet e mirësisë dhe të shpëtojë përfundimisht nga ndëshkimi i dhembshëm.

”Premtimet e Allahut nuk mund të ndryshohen. ” – Ajo që Zoti ka premtuar është e vërtetë e sigurt dhe askush nuk mund ta ndryshojë, tjetërsojë dhe as ta zëvendësojë. Ai është më i vërteti në fjalën dhe premtimin e Tij. Askush nuk ka mundësi që ta kundërshtojë e ndryshojë atë që Zoti e ka përcaktuar dhe vendosur në ligjin e tij.

”Kjo është fitorja e madhështore. ” – Sepse ajo përmban shpëtimin nga çdo gjë që ti i druhesh dhe fitimin e çdo gjëje që ti e synon dhe e dëshiron. I Madhëruari e përkufizon “fitoren” me këta fatlumë, sepse askush tjetër nuk meriton të jetë i fituar dhe i sigurt, përveç atyre që kanë të plotë imanin dhe devotshmërinë. Si përfundim, përgëzimi përfshin çdo mirësi dhe mbarësi që Zoti e ka premtuar në dynja dhe në ahiret, për ata që kanë iman dhe devotshmëri. Zoti e solli fjalën “përgëzim” të papërcaktuar, pikërisht që ajo të përfshijë të gjitha llojet e përgëzimit, por me kusht, aritjen e imanit dhe të devotshmërisë.



— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

01 Nov, 21:52


”Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. ” – Çdokush që është i devotshëm ndaj Allahut, është edhe i dashuri ose miku i zgjedhur i Allahut. Përgëzimet që jepen në këtë botë janë fama dhe emri i mirë ndër njerëz, dashuria në zemrat e besimtarëve, ëndrrat e mira që shihen për ta dhe shumë e shumë shenja të butësisë, mëshirës dhe bujarisë së Zotit. Formë tjetër përgëzimi janë edhe lehtësimet e krijuara, udhëzimi për të kryer shumë vepra të mira, pajisja me morale të larta, si dhe largimi nga rrugët e ligësisë dhe veset.

Përkujtuesi Ditor

01 Nov, 19:50


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

01 Nov, 14:50


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

25 Oct, 18:35


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

25 Oct, 17:01


Allahu i përmbajtur dhe i butë!

Kliko këtu, për të shikuar videon e plotë.

Përkujtuesi Ditor

25 Oct, 15:00


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

25 Oct, 12:00


Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre.

Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.


— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

25 Oct, 05:00


O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjellndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos ibërë dëm ndokujt pa dashje, e të pendoheni pastaj për atë qëkeni bërë.
 
Huxhurat - 6

Përkujtuesi Ditor

25 Oct, 04:18


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

24 Oct, 18:40


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

24 Oct, 15:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

24 Oct, 12:04


Kjo dua është në dobi të të gjithë muslimanëve, sepse rregullimi i këtyre që u përmendën, është shkak që sjell rregullim edhe për të tjerët.

“… e na bëj udhëheqës të të devotshmëve!“ – Na ngrij, o Zoti ynë, në këtë gradë të lartë, në gradën e siddikinëve të sinqertëve dhe atyre adhuruesve që janë të kompletuar. Kjo është grada e imamit në fenë e Zotit dhe grada e të qenurit shembull për të devotshmit, në fjalë dhe vepra. Njerëzit marrin shembull nga veprat e tyre dhe gjejnë qetësi me fjalët e tyre. Njerëzit e mirë ecin pas tyre, gjejnë udhëzimin e drejtë dhe bëhen udhëzues të të tjerëve. Sigurisht që lutja për diçka është dhe lutja për gjithçka, pa të cilën ajo nuk mund të arrihet.

Dhe kjo gradë, pra, grada e udhëheqësit në fenë e Zotit mund të arrihet veçse me sabër dhe jakin, siç thotë Zoti: “Prej tyre Ne bëmë prijës që, me urdhrin Tonë, udhëzojnë (në udhën e drejtë), pasi ata ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të sigurt. [Sexhde 24]. Pra, kjo është lutja që Zoti të të bëjë ty durimtar në bindjen ndaj Tij, durimtar që të ruhesh nga gjynahet dhe mosbindja, durimtar gjatë fatkeqësive dhe belave të caktuara nga Zoti. Është dua që Zoti të të japë diturinë e plotë që e çon robin në gradën e jakinit sigurisë së plotë. Këto cilësi dhe punët e mira i sjellin robit mirësi të shumta dhe dhurata të mëdha nga Zoti. Ata do të jenë në gradat më të larta që mund të arrijnë krijesat pas profetëve. Duke qenë se synimet dhe ambiciet e tyre ishin të larta, Allahu i shpërbleu sipas punës së tyre me grada të larta në xhenet.

— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

24 Oct, 12:00


“Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë, …“ – Na jep shoqëri, miqësi dhe bashkëshorte të mira! Na jep edhe pasardhës të mirë, që të na kënaqin sytë dhe shpirtin tonë! Nëse lexojmë mirë gjendjen e këtyre fatlumëve, i kuptojmë mirë ambiciet dhe vullnetin e tyre të lartë. Me këtë gradë të lartë të besimit, ata nuk qetësohen, derisa t’i shohin qartë miqtë dhe fëmijët e pasardhësit e tyre të bindur ndaj Zotit dhe adhurues të mirë. Ata duan t’i shohin të ditur dhe punëtorë të palodhur me diturinë e tyre.

Në fakt, duke u lutur për miqtë, gratë dhe pasardhësit e tyre, ata luten edhe për veten e vet, sepse dobia e gjithë kësaj kthehet tek ata vetë. Prandaj po të vëresh me kujdes, kur u lutën për këtë, ata e konsideruan si dhuratë për vetë ata, prandaj thonë heb lena – Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë. Kjo dua është në dobi të të gjithë muslimanëve, sepse rregullimi i këtyre që u përmendën

Përkujtuesi Ditor

24 Oct, 05:00


Kush është si ti?

“Kush është si ti, o bir dhe bijë e Ademit? Kurdo që dëshiron, përdor ujin për t’u pastruar, pastaj shkon në vendin e adhurimit dhe hyn në praninë e Zotit tënd (fillon të falesh) pa asnjë përkthyes, ndërmjetës, apo pengesë mes teje dhe Atij!”

— Ebu Bekr bin Abdullah el Muzani, Allahu e mëshiroftë!

Përkujtuesi Ditor

24 Oct, 04:11


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

23 Oct, 18:15


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

23 Oct, 17:01


Kliko këtu, për të shikuar videon e plotë!

Përkujtuesi Ditor

23 Oct, 15:03


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

23 Oct, 12:00


“O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që kurrë të mos kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri. Në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, unë do të jem, vërtet ndër të humburit. ”

– Vetëm me faljen dhe mëshirën e Zotit, robi mund të shpëtojë nga shkatërrimi.

Kjo tregon se Nuhu (a. s. ) nuk e dinte se lutja e tij për shpëtimin e djalit ishte e ndaluar dhe përfshihej në fjalën e Allahut: “…e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten. ” Duke u mbështetur në fjalën e Zotit: “Ngarko në të nga një çift prej çdo krijese, familjen tënde… “, Nuhu mendoi se në “familjen” bënte pjesë edhe djali i tij jobesimtar. Por pas kësaj, atij iu bë e qartë se është e ndaluar lutja dhe ndërmjetësimi për mohuesit.


— Tefsiri i Sadit

Përkujtuesi Ditor

23 Oct, 05:00


Kur të vjen të përmendësh të metat e dikujt, kujtoj tuat.

— Ibn Abasi, Allahu e mëshiroftë!

Përkujtuesi Ditor

23 Oct, 04:06


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

22 Oct, 18:31


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

22 Oct, 15:08


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

22 Oct, 12:00


”Mos u dëshpëro nga fjalët e tyre!” – Mohuesit flasin e shpifin kundër teje, duke të cenuar ty dhe fenë tënde. Por ti mos u trishto për fjalët e tyre! Ata nuk mund të arrijnë lavdinë e vet me këto fjalë dhe as dëmtimin tënd.

”Pa dyshim, e gjithë krenia i takon vetëm Allahut. – Allahu ia jep krenarinë atij që Ai dëshiron dhe e privon nga ajo atë që Ai dëshiron. I Madhëruari thotë: “Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë se), e tërë krenaria i takon Allahut (pra, vetëm prej Tij le ta kërkojë)! [Fatir 10]. Atëherë, kërkojeni krenarinë përmes bindjes ndaj Zotit, sepse menjëherë pas këtij ajeti i Lartësuari thotë: “Tek Ai ngjiten (të gjitha) fjalët e mira. Është Ai që i ngre lart punët e mira. Ata që kurdisin komplote të së keqes, ata do të kenë një dënim të rëndë dhe komplotet e tyre do të dështojnë. ” (Fatir 10).

Adhurime nëpërmjet të cilave mund të synohet dhe të arrihet krenaria janë edhe ato që Allahu i Lartësuar i ka quajtur el kelimuŧ-ŧaj-jibu, domethënë fjalët e mira. Këtu bëjnë pjesë: leximi i Kur’anit,

Përkujtuesi Ditor

22 Oct, 05:00


Fjala “Kalb" (قلب), që d.m.th "zemra," rrjedh nga fjala "Jetekal-lab" (يتقلب), që përkthehet si "diçka që ndryshon shpejt."

Ndaj duhet kujdes i veçantë për zemrat tona.

Le të lutemi me lutjen profetike: “Jaa Mukalibel kuluub, thebbit kalbi alaa diinik!”
“O Rrotullues i zemrave, ma përqëndro zemrën time, në fenë Tënde! 🤲🏻

Përkujtuesi Ditor

22 Oct, 04:00


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

21 Oct, 18:40


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

21 Oct, 15:07


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

21 Oct, 12:00


Shfrytëzimi i kohës për mësim dhe kohët më të mira për nxënie

Kërkuesi i diturisë duhet të ndajë kohën gjatë natës dhe ditës dhe të menaxhojë në mënyrë maksimale kohën e jetës së tij të cilat e ndalojnë nga dituria, sepse koha e kaluar nga jeta në të cilën nuk mëson diçka të re nga dituria, është e humbur.

Koha më e mirë për të mësuar përmendësh është mëngjesi i hershëm dhe për të hulumtuar është mbrëmja, ndërsa për shkrim është mesdita, për përsëritje është nata.
Khatibi thotë: “Koha më e mirë për të memorizuar është mëngjesi i hershëm, pastaj mesdita, pastaj mbrëmja.”

El Bagdadij thotë: “ Hafidhi i natës është më i mirë sesa hafidhi i ditës dhe koha kur je i uritur është më e mirë sesa koha kur je i ngopur.”
Ai shton dhe thotë se vendi më i mirë për memorizim janë dhomat, dhe çdo vend tjetër që është larg nga dëfrimet.

Nuk është e përshtatshme të mësosh aty ku ka lule dhe gjelbërim, apo lumenj, apo udhëkryqe dhe zhurma të ndryshme, sepse këto e pengojnë zemrën nga përkushtimi i plotë ndaj diturisë.

Përkujtuesi Ditor

21 Oct, 09:33


https://youtu.be/bm3xF_bz1iQ

Përkujtuesi Ditor

21 Oct, 05:00


Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur dhe nukbesojnë.
 
Merjem - 39

Përkujtuesi Ditor

21 Oct, 04:01


Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

20 Oct, 18:55


Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

20 Oct, 15:03


Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu

Përkujtuesi Ditor

20 Oct, 12:00


“Atëherë faleni rregullisht namazin dhe jepeni zekatin …“ – Allahu i Lartësuar urdhëron për ta përkryer namazin duke plotësuar në mënyrën më të mirë shtyllat, kushtet, detyrat e synetet e tij, si dhe edukatën e shpirtin e namazit, qoftë në lidhje me fjalët dhe veprat e shfaqura, qoftë me ato të brendshme e të fshehta. Ai na urdhëron edhe për të dhënë zekatin prej pasurisë që Zoti na bëri kujdestarë dhe na i la në dorën tonë.

Duhet të shpenzojmë nga mirësitë që na ka dhënë Zoti e t’ua japim të varfërve dhe çdo kategorie në nevojë, ashtu siç na udhëzon i Gjithëmëshirshmi. Këto dy punë, namazi dhe zekati, janë dy adhurimet më të mëdha, që i përkushtohen Zotit në shenjë bindjeje ndaj Tij. Madje, ato janë treguesit më të mëdhenj të bindjes ndaj Allahut, sepse janë plotësim i hakut të Allahut dhe i hakut të krijesave. Ato tregojnë sinqeritetin ndaj të Adhuruarit të vetëm me meritë, Allahut të Madhëruar, dhe tregojnë bamirësinë ndaj krijesave. Pastaj Allahu i Madhëruar na jep një urdhër të përgjithshëm:

“… dhe bi