Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku @pyetjedhepergjigje Channel on Telegram

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

@pyetjedhepergjigje


Dobi dhe këshilla nga hoxhë Lulzim Perçuku

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku (Albanian)

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku është një kanal i Telegramit që ofron këshilla dhe udhëzime nga hoxhë Lulzim Perçuku. Hoxhë Lulzim Perçuku është një autoritet në fushën e besimit dhe ka një përvojë të gjatë në dhënien e këshillave të mençura dhe të drejtë. Kanali ofron informacione të rëndësishme për të gjithë ata që janë të interesuar për temat fetare dhe morale. Duke ndjekur këtë kanal, ju do të merrni këshilla të vlefshme për të udhëzuar jetën tuaj në mënyrë të drejtë dhe të harmonishme. Hoxhë Lulzim Perçuku ka njohuri të thella në mësimet fetare dhe është i gatshëm të ndajë dijen dhe eksperiencën e tij me audiencën e tij të ndjekësve. Nëpërmjet këtij kanali, ju do të merrni përgjigje për pyetje të ndryshme që keni në lidhje me temat fetare dhe morale. Nëse jeni në kërkim të udhëzimeve të një hoxhë të respektuar dhe të njohur, atëherë kanali Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku është zgjedhja e duhur për ju.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Jan, 11:09


Allahu thotë: “E, kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm të gjithë.” Zuhruf 55.

Dënimi i Allahut vjen si rezultat i Zemërimit të Tij. Allahu zemërohet ndaj disa krijesave dhe si rezultat i dënon. Dënimi për keqbërësit është argument dhe provë e Zemërimit të Tij ndaj tyre (dënimi nuk është vetë Zemërimi i Tij). Këtu tregohet se Zemërimi i Tij është kusht që të vijë dënimi i Tij. Pra, kur Allahu është zemëruar me ta (keqbërësit) atëherë i ka dënuar.
Nga ky ajet përfitohet Cilësia e Allahut që është Zemërimi dhe Hakmarrja e Tij (Allahu i dënon deri në skajshmëri). Cilësinë e hakmarrjes gjithmonë e hasim në Kuran të kushtëzuar, si: “Vërtet, Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve” Sexhde 22. Kur njerëzit janë keqbërës, atëherë Ai i dënon dhe hakmerret ndaj tyre.
Prej dobive që përfitohen nga ajeti: Duhet të kemi kujdes të mos veprojmë gjëra që e zemërojnë Allahun ngase pastaj Ai dënon dhe hakmerret ashpër.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

23 Jan, 18:02


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

23 Jan, 11:07


Allahu thotë: “Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e Allahut dhe urryen Kënaqësinë e Tij, e kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat.” Muhamed 28.

Në ajet pohohen dy Cilësi të Allahut: Zemërimi dhe Kënaqësia e Tij (duhet të pohohen ashtu siç i takojnë madhërisë së Tij).
Në ajet gjithashtu vërtetohet se pasojat kanë shkaqet e tyre, se çdo gjë është rezultat i shkakut. Prandaj, veprat e mira janë shkak për arritjen e lumturisë, ndërsa veprat e këqija janë shkak për arritjen e mjerimit dhe dënimit.
Ky ajet na mëson se është shumë e nënçmuar dhe e urryer të duash ato gjëra që nuk i do Allahu apo të urresh ato gjëra që i do Allahu. Është obligim për besimtarin të dojë të gjitha gjëra që i do Allahu, me atë lloj dashurie që e shtyn t’i zbatojë ato, e nëse dashuria pastaj shkon në nivele më të larta saqë fillon të veprojë gjërat e pëlqyera, atëherë kjo është një shtojcë për të (dhunti shtesë prej Allahut). Po ashtu e ka për detyrë të urrejë ato gjëra që i urren Allahu duke u ndalur prej tyre dhe duke mos i vepruar, pastaj nëse shkon në nivele më të larta saqë i urren edhe ato që janë vetëm mekruh (të papëlqyeshme), pa qenë të ndaluara, atëherë kjo është shtojcë (dhunti shtesë prej Allahut).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

22 Jan, 13:12


💥Shkëndijë përkujtuese

▪️ Marrja e shënimeve gjatë dëgjimit të ligjëratës është prej metodave më të mira. Është mirë që muslimani kur dëgjon ligjërata të marrë shënime. Nëse vetëm dëgjon, atëherë si rezultat do të mbajë mend pak prej tyre dhe pastaj edhe harrohet pas një kohe. Shënimet kanë qenë metodë në kërkimin e dijes prej kohës së selefit. Ata kanë thënë: "Lidheni dijen me shkrim, se nëse nuk e bëni këtë, atëherë ajo do të ikën."

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

22 Jan, 10:04


Hyrja në zjarr të xhehenemit është dy lloje: 1. E pakufizuar, hyjnë jobesimtarët dhe idhujtarët, do të mbesin aty përherë. 2. E kufizuar, kjo për njësuesit e Allahut që kanë qenë mëkatarë që kanë vdekur pa u penduar, ata do të dënohen (nëse nuk janë falur nga ndonjë shkak paraprak) dhe pas një kohe do të dalin. Nëse do Allahu i fal dhe i fut në xhenet, nëse nuk do atëherë ata do të dënohen për një kohë (aq sa kanë mëkate). Ndërsa, njësuesit e Allahut, që kanë vdekur pa mëkate (janë penduar për to sa kanë qenë në këtë jetë) do të hyjnë në xhenet menjëherë, pa u dënuar.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

21 Jan, 17:59


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

21 Jan, 11:28


Allahu thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” Nisa 93.

Allahu këtu e sjell ajetin në formën e fjalisë kushtore: “Kushdo që e vret një besimtar me qëllim”. Ndërsa, “një besimtar” do të thotë: ai që beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Te pjesa “me qëllim, me paramendim” nuk hyn ai personi që është nën moshën madhore (i cili e vret dikë), as i çmenduri, as ai që vret pa qëllim (pahiri). Këta nuk hyjnë te kërcënimi i ashpër për të cilin flet ky ajet.
“e ka mallkuar” do të thotë Allahu e ka përzënë dhe e ka përjashtuar prej Mëshirës së Tij.
Në ajet përmenden radhazi pesë ndëshkime për atë që e vret një besimtar me qëllim. Qoftë dhe njëra prej tyre, do të mjaftonte për kërcënim e qortim për personin që të ndalet prej kësaj vepre.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

20 Jan, 11:27


Allahu thotë: “Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.” Maide 119.

Ky ajet na tregon se shpërblimi është sipas llojit të veprës. Nëse njeriu vepron vepra me të cilat arrihet kënaqësia e Allahut atëherë Ai do të jetë i kënaqur me të. Po ashtu ky ajet tregon për vlerën e madhe kur njeriu është i kënaqur me Allahun. Nëse arrin që Allahu të jetë i kënaqur me ty, edhe ti duhet të jesh i kënaqur me Atë. Kur e di se je i kënaqur me Allahun? Atëherë kur zemra jote është gjen prehje, është e qetë dhe i nënshtrohet vendimeve/gjykimeve dhe kaderit të Allahut, andaj çfarëdo që të ndodh, ti do t’i nënshtrohesh kaderit të Allahut. Disa dijetarë kanë thënë: “Të jesh i kënaqur me Allahun është kur ia dorëzon çështjen plotësisht Allahut dhe ke mendim të mirë për Atë dhe je i kënaqur me shpërblimin që ka përgatitur për ty në ahiret.” Besimtari, përveç që është i kënaqur me Allahun në këtë botë, do të jetë i kënaqur edhe në botën tjetër. Besimtari do të jetë i kënaqur e i lumtur me atë pozitë që Allahu ia ka dhënë në xhenet, saqë mendon se askujt nuk i është dhënë pozitë më e lartë sesa atij.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Jan, 18:13


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Jan, 12:42


💥Shkëndijë përkujtuese

▪️ Ajo gjë që ndihmon më së shumti në faljen ndaj njerëzve është të mendosh Faljen e Allahut. Ne kërkojmë prej Allahut të na falë mëkatet kurse nuk arrijmë të falim gabimet e njerëzve në raport me neve. Nëse duam të na falë Allahu, edhe ne duhet të falim të tjerët. Ebu Bekri vazhdimisht e ka financuar një prej muhaxhirëve të varfër, por kur ka ndodhur ngjarja e shpifjes ndaj Aishes dhe ai ka rënë në të, atëherë Ebu Bekri ka vendosur të mos e ndihmojë më. Mirëpo Allahu e ka zbritur ajetin: "...le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë." Nur 22. Ajo që ka bërë nuk ka qenë gabim i lehtë: ka shpifur për nderin e vajzës së tij, duke e akuzuar për imoralitet.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Jan, 11:27


Allahu thotë: “Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.” Maide 119.

Ky ajet na flet për Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem dhe për shokët e tij (sahabët) dhe për çdokënd që shkon rrugës së tyre. Ajeti i plotë: Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe!” Maide 119. Allahu përmend se ata kanë bërë vepra me sinqeritet dhe sipas sunetit të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, andaj si shpërblim për to Ai është i kënaqur me ta. Dhe kënaqësia e Allahut ndaj tyre është shpërblimi më i madh i arritur. Nuk ka shpërblim më madhështor sesa të arrish kënaqësinë e Allahut, “...kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh.” Teube 72.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

18 Jan, 17:52


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

18 Jan, 12:39


💥Shkëndijë përkujtuese

▪️Ai që e fal namazin siç kërkohet, nuk ka mundësi të jetë i atillë që nuk jep aty ku e ka obligim të japë. Namazi e mëson të jetë i lidhur me Allahun. Ai që është i lidhur me Allahun dhe i mbështetet Atij është guximtar. Ibën Tejmije ka thënë se lëmosha i ndan njerëzit në dy grupe: guximtarë (japin) dhe frikacakë (nuk japin). Ai që ka mosguxim në zemër nuk jep, sepse frikësohet prej varfërisë dhe prej mangësimit të pasurisë, andaj e shtrëngon dorën. Ndërsa, besimtari i mirë, i devotshëm, që falet me përulje në namazin e tij duke e plotësuar siç duhet, nuk ka mundësi të jetë koprrac, ai patjetër do të japë. Do të japë për familjen e tij për shkak se e ka obligim, por edhe për rastet kur kërkohet të japë. Ebu Bekri e ka dhënë tërë pasurinë e tij në rrugën e Allahut sepse ka qenë besimtari më i mirë dhe me besimin më të plotë (prej njerëzve) pas Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Ai nuk është frikësuar nga pakësimi i pasurisë. Po ashtu, namazi është rregulluesi i jetës së besimtarit. Sa në mirë që e falë atë dhe e plotëson atë, aq më shumë i rregullohet jeta jashtë namazit (p.sh. cilësitë e mira). Allahu thotë: "...por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac. Përjashtim bëjnë ata që falen, e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre; e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre për lypësin dhe për nevojtarin..." Mearixh 21-25.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

17 Jan, 11:24


Allahu thotë: “Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!” Jusuf 64.

Ne e dimë se krijesa më e mëshirshme për krijesat është nëna ndaj fëmijës. Asnjë mëshirë nuk mund të krahasohet me mëshirën e saj, madje as babai (në përgjithësi) nuk mund ta mëshirojë fëmijën e tij ashtu siç e mëshiron nëna. Askush nuk mund të jetë më i mëshirshëm ndaj të tjerëve ashtu siç është një nënë ndaj fëmijës së saj. Por, Allahu është më i mëshirshmi i mëshiruesve. Nëse mblidhen mëshirat e të gjitha krijesave, është një asgjë në krahasim me Mëshirën e Allahut. E njerëzit prapë e humbasin shpresën në Mëshirën e Tij (ky është mendim i keq ndaj Allahut). Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu e ka bërë mëshirën në 100 pjesë, te Vetja e Tij i ka ndalur 99 pjesë, ndërsa në tokë ka zbritur një pjesë me të cilën krijesat e mëshirojnë njëra-tjetrën...” Buhariu dhe Muslimi.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

17 Jan, 11:24


Gjendja e besimtarit në jetën e kësaj bote duhet të jetë mes tri veprave kryesore:
✔️shpërndarja e dijes së dobishme fetare,
✔️urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja
✔️dhe bërja mirë të tjerëve.
Nëse ndalemi të mendojmë për njerëzit që kanë kaluar para nesh, ka të cilët edhe pse nuk jetojnë më nuk kanë lënë as gjurmë. Në anën tjetër, ka të atillë gjurmët e të cilëve ende janë sot edhe pse nuk jetojnë në mesin tonë (të cilët kanë lënë vepra të mira përmes të cilave udhëzohen gjeneratat e reja). Prej mirësive të Allahut ndaj besimtarëve është se ua ka lehtësuar dyert e të mirave dhe bamirësisë ndaj të tjerëve dhe se ato janë të shumta, dhe përmes tyre lënë gjurmë edhe pas vdekjes. Andaj, besimtari duhet të përpiqet fortë që të lërë gjurmë të tilla.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

16 Jan, 16:08


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

16 Jan, 15:26


💥Shkëndijë përkujtuese

Nëse është e nevojshme që gruaja të marrë ndonjë përgjigje nga hoxha apo përmes gruas së tij atëherë lejohet të përmendet vetëm ankesa, pa hyr në detaje. Pra lejohet të përmendet një e metë për të marrë një fetua ose gjykim (vendim), pa u lëshuar në detaje dhe sekrete që janë mes burrit e gruas sepse kjo ndalohet. Lejohet të shkohet te gjykatësi islam apo te dikush që mund t'ia largojë padrejtësinë që ia bën burri, e jo me çdokënd që takohet t'i ankohet e t'ia përmendë sepse kjo hyn pastaj te gibeti. Nuk lejohet t'ia përhapë të metat burri gruas e as gruaja burrit.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

16 Jan, 10:23


Allahu thotë: “Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Junus 107.
Allahu në këtë ajet i ka bërë bashkë këta dy emra, për arsye sepse Falja e Allahut është e ndërlidhur me mosdënimin për mëkatet, pra nëse Allahu të bën magfiret atëherë nuk do të dënojë për mëkatet, kurse përmes Mëshirës së Allahut arrihet ajo që njeriu synon (xheneti). Dhe njeriu është nevojtar për këto dy gjëra: për faljen e mëkateve dhe të shpëtojë prej ndëshkimit të mëkateve dhe është nevojtar për Mëshirën e Allahut përmes së cilës arrihet xheneti. Dhe kështu arrin lumturinë në dunja dhe në ahiret.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

15 Jan, 10:22


Allahu thotë: “Zoti juaj ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën.” Enam 54.
Allahu, për shkak të bujarisë, mirësisë dhe fisnikërisë së Tij, ia ka bërë obligim Vetes Mëshirën ndaj krijesave, e jo se dikush ia ka bërë obligim, si dhe ka bërë që Mëshira e Tij t’i paraprijë dënimit të Tij.
Krijesat nuk kanë të drejtë obligative ndaj Allahut, që për shkak të saj t’i mëshirojë. Argumentet tregojnë se robi me punët e përpjekjet e tij nuk mund ta detyrojë Allahun që ta shpërblejë atë me xhenet, gjithashtu tregojnë se Allahu është Ai i Cili ia ka bërë detyrë Vetes mëshirën dhe futjen e besimtarëve (njësuesve të Tij) në xhenet.
Disa dijetarë kanë shkruar: “Njerëzit nuk kanë ndonjë të drejtë obligative mbi Allahun, gjithashtu tek Ai nuk humbet asnjë vepër dhe përpjekje e tyre. Nëse ata ndëshkohen prej Allahut, kjo është me drejtësinë e Tij. Nëse ata shpërblehen, kjo është me mirësinë e Tij. Allahu është fisniku, bujari.”
Shejhul islam Ibën Tejmije rahimehullah ka thënë: “Fakti që robi i cili e adhuron Allahun meriton shpërblim, është meritë që vjen si rrjedhojë e mirësisë dhe bujarisë së Allahut, e nuk është meritë e barazisë (në kuptimin: ai ka bërë veprën dhe Allahu patjetër do ta shpërblejë në bazë të saj).” Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse Allahu do t’i dënonte të gjithë banorët e qiejve dhe të tokës, Ai do t’i dënonte duke mos iu bërë padrejtësi.” Dhe ka thënë: “Asnjëri prej jush nuk do të hyjë në xhenet me veprat e tij.” Ne nuk e meritojmë xhenetin me veprat dhe adhurimet tona që bëjmë. Ky hadith nuk e kundërshton ajetin: “shpërblim për punët e mira që kanë bërë”.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

14 Jan, 17:47


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

08 Jan, 09:02


Allahu thotë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet!” Ali Imran 31. Kjo kërkon prej nesh t’i kushtojmë kujdes të veçantë pasimit të Muhamedit salAllahu alejhi ue selem dhe të mos pakësojmë e as të shtojmë nga kjo rrugë.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

07 Jan, 17:49


Meleku i vdekjes nuk saktesohet te quhet me emra tjere. Por “melekul meut” - meleku i vdekjes. Emri Azrail nuk eshte saktesuar.

Pjese nga dersi live tani.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

07 Jan, 17:45


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

07 Jan, 13:59


Allahu thotë: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” Bekare 222. Kjo kërkon prej nesh të shtojmë pendimin dhe kthimin tek Allahu me zemër (duke u penduar sinqerisht) dhe me trup (duke shtuar adhurimet). Gjithashtu, kërkon prej nesh të shtojmë pastrimin (e rrobave apo të trupit prej papastërtisë). Shumë prej nesh pastrohemi* (qoftë me pastrim të zakonshëm apo marrim abdes e gusël) pa e pasur ndjesinë se kjo vepër të afron tek Allahu dhe përmes saj arrin dashurinë e Allahut.

* Kur gratë pastrojnë rrobat (e familjes), qoftë me duar apo me mjete, kjo është një gjë që sjell dashurinë e Allahut ndaj saj (duhet ta çojë ndërmend se kjo gjë është shkak për dashurinë e Tij).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

07 Jan, 07:54


Elhamdulilah. Rifillojnë derset e hoxhës Lulzim inshaAllah nga sot.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

06 Jan, 09:59


Allahu thotë: “Sa kohë që ata t’i përmbahen marrëveshjes - përmbajuni edhe ju, sepse Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).” Teube 7. Kjo kërkon prej nesh që medoemos të jemi të devotshëm ndaj Allahut, ta kemi frikë Atë e jo të kemi frikë ndaj krijesave. Dikush i braktis mëkatet për shkak të turpit ndaj njerëzve, por nuk i vjen turp prej Allahut, dhe në momentin që nuk i ka pranë ata njerëz u kthehet mëkateve. Shumë njerëz kanë probleme/konflikte me njerëz (me familjarë apo me të tjerë), por këto (mund) të jenë pasoja të mëkateve të tyre. Nëse e përmirëson raportin me Allahun, atëherë Ai do të përmirësojë raportin tënd me të tjerët.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

05 Jan, 09:59


Allahu thotë: “...pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.” Huxhurat 9. Kjo kërkon prej nesh të jemi të drejtë, sepse Allahu i do ata që janë të drejtë. Allahu e do drejtësinë, por nuk e do padrejtësinë.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

04 Jan, 09:58


Allahu thotë: “...por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” Bekare 195. Kjo kërkon që ne të jemi bamirës ndaj të tjerëve e të sillemi me mirësi. Allahu e do bamirësinë dhe ata që janë bamirës, andaj ti duhet të jesh bamirës ndaj çdokujt, si: ndaj njerëzve më të afërt, familjes etj.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

03 Jan, 10:52


Ato gjëra që shtojnë dashurinë ndaj Allahut

-Të shtojë njeriu përmendjen e Allahut (dhikrin), me zemër, me mendje dhe me gjuhë. Kjo e shton dashurinë ndaj Allahut.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

02 Jan, 10:52


Ato gjëra që shtojnë dashurinë ndaj Allahut

-Të dojë njeriu atë që e do Allahu (qofshin vepra të zemrës, apo fjalë, apo vepra me gjymtyrë). Nëse e do atë që e do Allahu, patjetër se do ta duash Atë (Ai do të vendosë dashuri ndaj Tij në zemrën tënde). Shembuj prej kësaj: të duash veprat e mira, apo vendet që i do Allahu, apo kohët që i do Ai, apo të duash Pejgamberët e Allahut, të sinqertit, të devotshmit etj. Këto njëkohësisht janë edhe shkaqe që sjellin dashurinë e Allahut ndaj personit.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

01 Jan, 10:49


Ato gjëra që shtojnë dashurinë ndaj Allahut

-Të shikojë njeriu se kush është Krijuesi i tij, furnizuesi (i Cili e ka furnizuar prej kohës kur ka qenë fetus në barkun e nënës së tij), kush është Ai që largon prej tij sprovat dhe fatkeqësitë etj. Kjo e shtyn atë ta dojë më shumë Allahun. Nëse dikush do ta dhuronte një laps (ndonëse është një gjë e vogël), atëherë do të fillosh të ndjesh dashuri ndaj tij. E nëse shikojmë në mirësitë e shumta të Allahut ndaj nesh, që nuk mund të numërohen, atëherë kjo do të na shtyjë ta duam Allahun më shumë.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

31 Dec, 15:14


*Per rifillimin e derseve te hoxhes Lulzim, do t’ju njoftojme inshaAllah me kohe.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

31 Dec, 15:12


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

31 Dec, 10:46


Allahu thotë: “Ai është Falësi i madh, i Dashuri” Buruxh 14.

El Gafuur është ai i Cili ua mbulon mëkatet robërve të Tij dhe ua fal ato. Ky emër tregon për hiperbolizim, pra Allahu ka shumë magfiret ndaj krijesave të Tij (d.m.th. ua mbulon mëkatet, pastaj ua fal/shlyen mëkatet dhe gjurmët e tyre dhe i mbron nga pasojat e atyre mëkateve). Çdokush që pendohet sinqerisht, atij Allahu ia mbulon mëkatin dhe pastaj ia fal.

El wud është dashuria e pastër. El Weduud d.m.th.: Allahu i do robërit e Tij e pastaj u jep prej mirësive të Tij dhe ua fal mëkatet atyre që pendohen, qëllimi është se i do shumë ata që i binden dhe e adhurojnë Atë, i do ata dhe i shpërblen, i ndihmon, u jep, i përkrah etj. Gjithashtu el Weduud d.m.th. Allahun e duan robërit e Tij. Ky emër pra përfshin këto dy kuptime.
Allahu i ka bërë bashkë këta dy emra ngase Ai e do robin e Tij pasi t’ia falë mëkatin (kur kthehet e pendohet tek Ai).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

30 Dec, 13:10


Allahu thotë: “Unë kam hedhur në ty dashurinë Time, që të rritesh nën Syrin (kujdesin) Tim.” Ta he 39.

Allahu thotë për Musain alejhi ue selem: “Unë kam hedhur në ty dashurinë Time...” Ta he 39. Disa dijetarë kanë thënë se për qëllim është se Allahu e ka dashur atë shumë, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se është për qëllim se e kanë dashur të tjerët, andaj kushdo që e ka parë Musain e ka dashur atë (të dy kuptimet janë të lidhura me njëra-tjetrën ngase kur Allahu e do dikë, atë do ta duan edhe njerëzit).

Terbija (kujdesi) që Allahu ia bën dikujt nga ana fizike: ushqyerja, furnizimi etj. Terbija e mendjes është: morali etj. Musai i ka pasur të dyja këto. Allahu vazhdimisht është kujdesur për të, në mënyrë që kur të rritet të jetë i përgatitur për të bartë mesazhin me të cilin do të ngarkohet.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

30 Dec, 10:37


Allahu thotë: “O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan…” Maide 54.
Ride është kur bën mohim pas Islamit (del prej fesë). Kjo bëhet përmes gjuhës (thotë ndonjë fjalë që e nxjerr nga feja), ose përmes besimit (beson me zemër diçka të kotë e cila është në kundërshtim me fenë), ose përmes dyshimit (për fenë), ose përmes veprimit (vepron një vepër kufri). Çdokush duhet të dijë se nëse e braktis fenë (nuk e ndihmon, nuk vepron me të, nuk e ngritë atë), atëherë Allahu do të sjellë të tjerë më të mirë sesa ai, që ndjekin rrugën e drejtë, që i do dhe e duan.
Ajeti na paralajmëron të mos tregohemi të pabindur ndaj Allahut, ngase si jobesimtari edhe mëkatari dëmtojnë vetët e tyre (me atë që veprojnë), e Allahun nuk mund ta dëmtojnë, Ai është i vetëmjaftueshëm. Ajeti gjithashtu tregon për Fuqinë e madhe të Allahut (Ai ka fuqi t’i zëvendësojë njerëzit me të tjerë, krijon shkaqe që të vijnë të tjerë të cilët e ndihmojnë fenë e Allahut).
Më tej ajeti (siç vazhdon) na tregon se ata që e meritojnë këtë Dashuri të Allahut kanë këto katër cilësi: “...të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luft.ojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi.”
Ky ajet tregon se është obligim që njeriu ta veçojë vetëm Allahun me dashurinë e adhurimit. Dashuria ndaj Allahut është origjina e fesë Islame. Sa më shumë që e plotëson atë, aq më shumë të plotësohet feja. Ibën Rexhebi rahimehullah ka thënë: “Adhurimi ndërtohet në tri baza: Frika, shpresa dhe dashuria ndaj Allahut. Secila është obligim (farz), i prerë, ato duhet të bëhen bashkë gjatë adhurimit ndaj Allahut.”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

29 Dec, 09:33


Erdhi një njeri te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe i tha: “Më këshillo!” Ai ia ktheu: “Mos u zemëro!” Ai e përsëriti disa herë kërkesën dhe prapë i tha: “Mos u zemëro!” Buhariu.

Kjo këshillë “Mos u zemëro!” duhet të jetë gjithmonë para syve tanë, në raportet tona me familjen, me bashkëshorten, me bashkëshortin, me vëllezërit muslimanë, me të moshuarit, me të rinjtë, me fëmijët etj. Sa më shumë që jemi të durueshëm, të vetëpërmbajtur e të matur, jemi më afër Allahut.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

28 Dec, 15:04


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

28 Dec, 13:08


Allahu thotë: “...duro për gjykimin e Zotit tënd se, me të vërtetë, ti je nën Sytë Tanë”. Tur 48.

Ky ajet pohon se Cilësi e Allahut janë dhe Sytë e Tij. Ai me dy Sytë e Tij i sheh të gjitha krijesat. Formën se si janë Sytë e Allahut, ne nuk e dimë. Kjo Cilësi e Allahut është e vërtetë, ashtu siç i takon madhështisë dhe madhërisë së Tij. Është Cilësi e Qenies së Allahut, Ai gjithmonë e ka pasur atë dhe vazhdon ta ketë pa fund. Prej argumenteve që tregojnë se Allahu i ka dy Sy si cilësi e tij është hadithi sahih që transmetohet te Buhariu dhe Muslimi: “Dexhali është awar, kurse Zoti juaj (Allahu) nuk është awar.” Fjala awar do të thotë: Kur dikush i ka dy sy por njërin e ka të verbër. Pra, Allahu sheh me sy Sytë e Tij. Sikur Allahu të kishte më shumë se dy Sy, atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem do ta sqaronte këtë gjë në këtë hadith e do të thoshte se Zoti juaj ka shumë Sy, mirëpo ka thënë “nuk është awar”, që do të thotë se Ai sheh me dy Sy, e nuk është si Dexhali i cili njërin sy e ka të verbër.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

28 Dec, 09:36


Allahu thotë: “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet!” Ali Imran 31.
Selefi këtë ajet e ka quajtur “Ajeti i provimit”. Shumë njerëz pretendojnë se e duan Allahun, dhe në kohën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem kanë pretenduar kështu, andaj Allahu i ka sfiduar me këtë ajet. Nuk lejohet një muslimani t’i japë përparësi dikujt tjetër ndaj Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, duke vepruar me atë që nuk ka ardhur ai dhe duke futur në sheriat diçka që nuk është pjesë e tij. Sa më shumë që ai e pason Muhamedin salAllahu alejhi ue selem aq më shumë do ta dojë Allahu.
Ajeti na jep shenjë dhe provë se kush janë ata që e kanë arritur dashurinë e Allahut. Dhe ata janë ata të cilët e kanë pasuar (shumë) Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

27 Dec, 09:33


Feja Islame është fe madhështore, ajo ndalon prej veseve të këqija siç është zemërimi. Ndalimi prej tyre nënkupton realisht (nga ana tjetër) urdhërimin e pajisjes me tipare të bukura. Gjithmonë njeriu duhet ta edukojë veten e tij të jetë i vetëpërmbajtur, të mos zemërohet. Pejgambejri salAllahu alejhi ue selem ka qenë i durueshëm dhe ka pasur qëndrime të buta me njerëzit, saqë ka ndodhur që një beduin ta tërheqë për rrobën e tij duke e lënduar në qafën e tij dhe ai është kthyer me buzëqeshje duke e pyetur se çfarë dëshiron. Nëse kjo do t’i ndodhte ndonjërit prej nesh, atëherë më e pakta do të zemërohej (e më keq ndoshta do ta ofendonte, fyente etj.).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

26 Dec, 16:26


Fotografimi para zbukurimeve të festave të fundvitit

Përderisa këto zbukurime bëhen për shkak të festave të cilat janë të ndaluara në Islam, atëherë besimtari nuk duhet të shkojë e të dalë në fotografi aty, sepse kjo i bie miratim i tyre (miratim e kënaqje me ato zbukurime), e të cilat simbolizojnë festa të ndaluara dhe mohim.
Njëra prej tyre pohon se në këtë ditë ka lindur "djali i Zotit", kurse Allahu ka treguar në Kuran: "Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar..." Merjem 88-90. Kjo  për shkak se ajo është një fjalë shumë e shëmtuar dhe e rëndë.
Andaj, si ka mundësi t'i duash zbukurimet (dekorimet) e bëra për këtë festë dhe të ndihesh mirë e të shkrepësh foto para tyre?! Kjo tregon se besimi dhe feja (e personit) është e dobët.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Dec, 15:47


✏️

Rreth festës së Vitit të Ri

•  Dhuratat që u dhurohen fëmijëve për këtë festë duke qenë të ambalazhuara për këtë festë, ato nuk ua jep fëmijëve, por ia largon ambalazhimin dhe ia jep tjetër kujt. Nuk themi që të hidhen në plehra, sepse ajo gjë është ushqim, pasuri, nuk hidhet dëm.  E kur ia jep dikujt, ai e merr si dhuratë prej teje. Andaj, lejohet për të që ta hajë. E ndërsa ty të ka ardhur në rrugë të ndaluar, të është dhuruar për diçka që nuk lejohet, andaj ti dhe fëmija yt nuk e ha. Në rast se të japin para, atëherë nëse bëhen me nijetin për Vit të Ri, njëjtë është, pra ia jep dikujt tjetër, jo si sadaka, porse si ndihmë, pa shpresuar shpërblim për këtë. 🎁🔍

•  Para se të vije festa e Vitit të Ri, bëjua të tjerëve me dije se ti nuk i ha ato ushqime që t’i sjellin. E kur vjen festa, ata e dinë, që edhe nëse ua refuzon nuk u mbetet hatri, e dinë që ti nuk i merr ato. Kjo festë përsëritet çdo vit dhe ti duhet të jesh i qartë me ta fillimisht, duke u treguar se nuk i ha ato ushqime e as nuk i pi ato pije që t’i sjellin, dhe in shaa Allah nuk do të insistojnë të t’i sjellin.🔊

•  Ushqimi që është blerë për festimin e natës së Vitit të Ri apo ëmbëlsirat, nuk lejohet të hahen, edhe nëse kanë tepruar dhe ka kaluar ajo natë. Përderisa janë dedikuar për atë festë, edhe nëse kanë mbetur një apo dy ditë pas, mos i ha, kjo është më e sigurt dhe më e mirë për fenë tënde.💡

•  Në rast se ndokush ta uron këtë festë, mos ia kthe urimin.

•  Viti si vit, apo koha si kohë, nuk ta ndryshon jetën për të mirë, nuk ta ndryshon gjendjen. Nëse ti uron, a do të thotë kjo se 2024-a do të jetë më e mirë?! (Jo). Është Zoti Ai të Cilit duhet t'i lutesh që jeta jote të ndryshojë për të mirë.❗️

•  Dalja për t’i shikuar fishekzjarret e hedhura për Vitin e Ri, konsiderohet si festim. Andaj, nuk lejohet. Ibn Abbasi radijAllahu anhu kur e ka komentuar ajetin kuranor: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët...” Muminun, 1, thotë se një prej cilësive të tyre është se ata nuk dëshmojnë (të keqën, qoftë fjalë apo vepër) dhe nuk prezantojnë në festimin e festave të jobesimtarëve. E dalja për fishekzjarre, duke i shikuar dhe duke u kënaqur me to, është prezantim dhe dëshmim ndaj të keqes që ata janë duke e bërë. 🎇🎆⚠️

•  Të dalësh në dritare e t’i shash ata që kërcasin me mjete piroteknike nuk bën, sepse me këtë nuk arrin asgjë. Mund të ta kthejnë me sharje ndaj fesë tënde, apo ndaj Allahut. Kjo gjë ndalohet. thotë Allahu: “Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija.” Enam 108. Kur një vepër bëhet shkak të sjellë diçka të keqe, atëherë ndalohet. E nëse i shan dhe i nënçmon duke qenë në dhomën tënde, as kjo gjë nuk është e mirë. Duhet ta lutësh Allahun që Ai t’i udhëzojë, e jo t’i nënçmosh dhe shash. Ndoshta ata nuk e dinë të vërtetën, ndoshta askush nuk u ka folur për këtë gjë (se ndalohet festimi i kësaj feste). Dhe gjithashtu duhet ta falënderosh Allahun që të ka shpëtuar dhe udhëzuar prej kësaj të keqeje/fatkeqësie. Ka pasur nga sahabët dhe dijetarët që kanë thënë: “Kur njeriu e nënçmon/akuzon dikë për veprimin e një mëkati, është rrezik që Allahu ta sprovojë atë me të njëjtin mëkat.” ⚠️

•  Rroga e 13-të nuk dhurohet për shkak të festave të fund vitit, por jepet si shpërblim për punën që ka bërë punëtori gjatë vitit dhe si inkurajim që për vitin tjetër të jetë i motivuar dhe me ambicie për të punuar më shumë. Andaj, nuk ka të keqe të merret kjo rrogë sepse nuk dhurohet për shkak të festave, por për shkak të përmbylljes së vitit. ✔️

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Dec, 14:24


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Dec, 13:05


Allahu thotë: “...duro për gjykimin e Zotit tënd se, me të vërtetë, ti je nën Sytë Tanë”. Tur 48.

“me të vërtetë, ti je nën Sytë” – Allahu i tregon Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem se ne kujdesemi për ty e të mbrojmë. Nuk ka diçka më të ndershme sesa kur i thua dikujt “Ti je në sytë e mi, në zemrën time!” duke treguar me këtë kujdes të veçantë ndaj tij. Kjo është formë e njohur e të shprehurit në gjuhën arabe që tregon se kujdesi, ruajtja dhe mbrojtja është e plotë, kur i drejtohesh dikujt me këtë fjalë. Pra, Allahu i thotë se je i ruajtur, ke siguri e mbrojtje të plotë prej Tij, Sytë e Mi vazhdimisht do të jenë mbi ty, do të ruaj, do të siguroj, do të mbroj dhe do të përkujdesem për ty, andaj të mos i kushtosh rëndësi lëndimeve e ofendimeve që t’i bëjnë jobesimtarët.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Dec, 09:26


Allahu thotë: “Sa kohë që ata t’i përmbahen marrëveshjes - përmbajuni edhe ju, sepse Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).” Teube 7.
Ky ajet nga ana tekstuale obligon besimtarët t’i përmbahen marrëveshjeve me jobesimtarët për aq sa i përmbahen ata. Nga ana kuptimore ajeti tregon se nëse ata (jobesimtarët) nuk i përmbahen asaj, atëherë as besimtarët nuk janë të detyruar t’i përmbahen. Nuk na lejohet t’i premë të tjerët në besën e dhënë.
Pse duhet t’i përmbahemi marrëveshjes? Sepse “Allahu i do ata që i frikësohen Atij”, pra për shkak të frikës që kanë ndaj Tij i përmbahen marrëveshjes (nuk tradhtojnë).
Muttekuunë janë ata të cilët ndërmjet tyre dhe dënimit të Allahut kanë vendosur mburojë duke kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave (devotshmëria përmbledh këto dy gjëra). Prej veprave të njerëzve të cilët i do Allahu, që janë muttekunë (kanë frikë Allahun), është përmbajtja ndaj marrëveshjeve me të tjerët.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

23 Dec, 21:01


esselamu alejkum ue rahmetullah,

Ju njoftojme se prej kesaj jave do te kete ndryshim te diteve ne te cilat do te mbahen derset e Akides dhe Fikhut. Domethene, dersi i Fikhut do te mbahet te marten, kurse dersi i Akides te enjten.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

23 Dec, 09:31


Kura për zemërimin

-Kërkimi i mbrojtjes tek Allahu prej shejtanit të mallkuar. Transmetohet se dy burra filluan të fyenin njëri-tjetrin dhe njëri u zemërua aq shumë saqë ju skuq fytyra dhe iu frynë damarët e qafës. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: “Unë e di një fjalë të cilën nëse e thotë do t’i largohet zemërimi që e ka kapluar, ajo është: “Eudhu bilahi minesh-shejtanirr-rraxhim – Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej shejtanit të mallkuar!”
- Heshtja. Për çdo gjë që e thotë njeriu gjatë zemërimit apo për shumicën e saj, do të pendohet. Për këtë na ka këshilluar vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në një hadith: “Kur ndonjëri zemërohet, le të heshtë!”
-Largimi prej vendit (shtëpisë, dhomës etj.). Aliu radijAllahu anhu një rast është zemëruar me Fatimen radijAllahu anha dhe ka dal prej shtëpisë dhe ka shkuar të flejë në xhami.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

22 Dec, 17:49


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

22 Dec, 14:25


Allahu thotë: “...pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.” Huxhurat 9.

Allahu urdhëron në këtë ajet që njeriu të jetë i drejtë së pari në raport me Allahun (si: të jetë falënderues për mirësitë që ia ka dhënë Allahu, të punojë me të vërtetën të cilën ia ka sqaruar Allahu etj.) dhe gjithashtu në raport me njerëzit (të sillet me të tjerët siç do të sillen ata me të, të jetë i drejtë ndaj fëmijëve në dhënien e dhuratave, të jetë i drejtë në trashëgimi, të mos e ngarkojë veten me më shumë adhurime të cilat nuk mund t’i përballojë etj.). Ky ajet na nxit t’i përmbahemi drejtësisë dhe se çfarë vlere të madhe ka ajo. Nëse ti je i drejtë, atëherë do të arrish dashurinë e Allahut. Nëse dëshiron të të dojë Allahu, bëhu i drejtë (në raport me Allahun dhe me krijesat). Nëse je i drejtë me ata që janë nën pushtetin (përgjegjësinë) tënde, kjo është prej veprave më të mira me të cilat afrohesh tek Allahu (qoftë nëse je udhëheqës i shtetit, apo i një kompanie, apo i familjes etj.).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

21 Dec, 17:31


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

21 Dec, 09:31


Kura për zemërimin

-Ulja nëse je në këmbë, apo shtrirja nëse je ulur. Kjo largon pasojat që mund të dalin prej zemërimit, ngase në këtë mënyrë arrin ta qetësosh vetveten. Është vërtetuar se ndryshimi i gjendjes së jashtme ka efekt në ndryshimin e gjendjes së brendshme. Nëse i zemëruari është në këmbë dhe ulet, atëherë është më larg të hakmerret ndaj tjetrit (si: ta sulmojë etj.), apo nëse shtrihet (pasi ishte në pozitën ulur kur është zemëruar) atëherë nuk mund të veprojë njëjtë sikur të ishte ulur (sepse tani i kufizohen veprimet për hakmarrje). Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse dikush prej jush zemërohet dhe është në këmbë, atëherë le të ulet e nëse nuk i kalon, atëherë le të shtrihet.”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

20 Dec, 14:23


Allahu pohon për Veten e Tij se ka dashuri, pra i do disa prej njerëzve, disa prej veprave, disa prej moraleve etj.

Allahu disa prej besimtarëve i do më shumë sesa disa të tjerë (p.sh.: bamirësit i do më shumë sesa ata që nuk janë bamirës). Ai i do disa gjëra dhe nuk i do disa të tjera, kjo në varësi të urtësisë së Tij.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Dec, 17:37


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Dec, 09:31


Kura për zemërimin

-Marrja abdes. Përmes abdesit ftohet zemërimi, ftohet nxehtësia e tij, ngase ai është gacë prushi dhe atë e ftohë abdesi. Gjatë abdesit besimtari tregon përulje e adhurim ndaj Allahut. Andaj, ai e qetëson zemërimin, dhe kur merr abdes veçse e harron gjendjen në të cilën ishte (i zemëruar) pak më parë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtet, zemërimi vjen prej shejtanit dhe ai (shejtani) është krijuar prej zjarrit, ndërsa zjarrin e shuan vetëm uji. Andaj, kur dikush prej jush zemërohet, le të marrë abdes.”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

18 Dec, 13:54


Shpërblimi është sipas llojit të veprës. Nëse ti je bamirës, atëherë Allahu do të jetë i mirë me ty dhe do të të dojë. Bamirësia është prej shkaqeve më madhore me të cilat njeriu e arrin dashurinë e Allahut.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

17 Dec, 16:05


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

17 Dec, 09:29


Dijetarët kanë dhënë shpjegime të ndryshme për fjalën “Mos u zemëro”, si:
-Të mos zemërohesh fare (është fjala për zemërimin i cili është në natyrën e njeriut), të mundohesh të qëndrosh i qetë, i ftohtë, të mos e kesh pjesë tënde zemërimin. Edhe pse kjo gjë është e vështirë, porse mund të arrihet. Allahu kur i përshkruan besimtarët e mirë, thotë: “...e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve”. Ali Imran 134.
-Të mos veprosh me zemërimin, të mos e vësh në praktikë atë që e kërkon zemërimi. Ndalohet veprimi nën zemërim.
-Të mos veprosh shkaqet që të shkaktojnë zemërimin. Nëse ti e di se një gjë (e caktuar) të shtyn të zemërohesh, atëherë mos iu qas asaj gjëje; largohu prej gjërave që ta shkaktojnë zemërim.*

*Andaj, shumë nga selefi e kanë lavdëruar bërjen kinse nuk po i sheh apo nuk po i dëgjon disa gjëra (tegaful). Uthman ibën Zejdi ka thënë: “Mirëqenia është dhjetë pjesë, nëntë prej tyre (vijnë) janë prej tegaful.” Ndërsa imam Ahmedi ka thënë: “Mirëqenia është dhjetë pjesë, të gjitha (vijnë) janë prej tegaful.”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

16 Dec, 12:09


Allahu thotë: “...por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” Bekare 195.

Ihsani është niveli më i lartë i adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut. Qëllimi është: Bërja e veprave në mënyrën më të përsosur. Kjo përfshin të gjitha veprat e njeriut: ato që bëhen në raport me Allahun dhe në raport me krijesat. Gjithashtu këtu përfshihen edhe obligimet edhe të pëlqyerat.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

15 Dec, 20:31


Te gjitha keto botime te reja i gjeni ne Qendrën "Udhëzimi".

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

15 Dec, 20:30


Elhamdulilah
Botim i ri.

Perkthim - I kontrolluar nga hoxhe Lulzim Percuku.

Edhe ky liber gjendet ne Qendren Udhezimi ne Prishtine (vetem per burrat).

Grate porosite i bejne te perkthyesja e librit.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

01 Dec, 16:50


Nuk na lejohet të themi se dikush është khalilull-llah (i dashur i Allahut) për askënd prej krijesave, madje edhe nëse është fjala për Pejgamberët, përveç nëse kemi argument sheriatik, dhe argumenti është pohuar vetëm për Ibrahimin alejhi selam dhe për Muhamedin salAllahu alejhi ue selem. Këta janë ata që e kanë arritur këtë nivel të dashurisë.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

01 Dec, 13:23


Allahu thotë: “Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.” Iu lidhshin duart atyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thonë! Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura. Ai dhuron dhe jep si të dojë.” Maide 64.
Hebrenjtë janë njerëzit më arrogantë dhe mendjemëdhenj, madje janë të tillë edhe ndaj Allahut. Në këtë ajet, tregohet se ata e kanë përshkruar Allahun me mangësi, duke thënë: “Dora e Allahut është e shtrënguar”, me qëllimin se Allahu është koprrac e nuk jep. Pse kanë thënë kështu? Ngase sipas tyre sikur të mos ishte kështu atëherë të gjithë njerëzit do të ishin të pasur. Ky është mendim i keq për Allahun, akuzë dhe shpifje ndaj Tij.

“Duart e Tij janë të hapura” – Allahu jep vazhdimisht, prej mirësive e dhuntive të Tij, jep shumë, ajo që jep është e shumtë. Bujaria dhe dhënia prej Allahut kanë arritur kulmin. Ai është Bujari, i cili jep vazhdimisht. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Dora e Allahut është plotë, jep shumë (ditën e natën). A e ke parë çfarë ka dhënë Allahu prej që ka krijuar Qiejt dhe Tokën, e megjithatë kjo nuk e ka pakësuar aspak furnizimin që është në Dorën e Tij të djathtë?”
Tek ajo që Allahu u jep krijesave hyn çdo mirësi, qoftë të mira në fe apo në dunja. Edhe pikat e shiut që Allahu i zbret janë prej mirësi prej Tij.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

30 Nov, 15:39


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

30 Nov, 13:16


"Por, kur të vijë Ushtima” – e cila shurdhon të dëgjuarit, ajo del kur t’i fryhet Suri. Por çfarë do të ndodhë atë Ditë?

"nga e ëma dhe nga i ati” – nga nëna, gjyshja, stërgjyshja, katragjyshja, dhe nga i ati, gjyshi, stërgjyshi, katragjyshi.

"nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet” – do të ikë nga gruaja e tij, që është njeriu më i dashur për të sot, do të ikë nga fëmijët e tij.

Pse ikë prej tyre? Ikë që të mos ia kërkojnë ndonjë të drejtë të paplotësuar sa ka qenë në dunja (si: nëse nuk i ka edukuar mirë fëmijët, nëse nuk është sjell mirë me gruan apo me prindërit e me radhë). Ai nuk do të mund të ikë, por do të mundohet të ikë në atë Ditë.

"Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë” – çdo njeri do të jetë i angazhuar me veten e tij, dhe kjo do t’i mjaftojë, nuk do t’i interesojë për të tjerët.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

29 Nov, 15:13


Thirrja që ua bën të tjerëve duhet të jetë e bazuar mbi mëshirë. Duhet të ketë mëshirë ndërmjet thirrësit dhe xhematit, apo mësuesit dhe nxënësit etj. Mëshira është shkaku kryesor për raport të fortë ndërmjet tyre. Allahu thotë: "Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed)." Ali Imran 159.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

29 Nov, 12:30


Ebu Bekri radijAllahu anhu ka thënë: “Do doja të isha një qime në krahun e një njeriu besimtar.” Aq shumë e ka përulur veten, sa ka dëshiruar të ishte një qime që nuk ka përgjegjësi tek Allahu.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

28 Nov, 17:22


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

28 Nov, 13:15


"Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet” Surja Abese – Kur njeriu të hajë një ushqim duhet të mendojë se kush është Ai që ia ka sjell atë, a është dikush tjetër përveç Allahut që e ka krijuar atë për të? Askush. Andaj duhet të tregohesh mirënjohës për këtë mirësi kaq të madhe.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

28 Nov, 10:19


Vetëpëlqimi i rrënon veprat e mira të besimtarit, i asgjëson adhurimet e tij, e ndërpret lidhjen mes tij dhe Allahut dhe bën të ketë mendjelehtësi. Një prej dijetarëve ka thënë: “Ruaju prej vetëpëlqimit sepse ai fshin veprat e pronarit të tij ashtu siç lumi që vërshon dhe shkatërron çdo gjë që gjen përpara.”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

27 Nov, 11:11


Kur pastron trupin dhe rrobat, apo kur pastrohesh prej xhunubllëkut dhe papastërtisë së vogël, çoje ndërmend se je duke bërë një vepër me të cilën arrihet dashuria e Allahut (që është pastërtia).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

26 Nov, 17:34


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

26 Nov, 13:13


"Mallkuar qoftë njeriu! Sa mohues i madh që është ai!” – Surja Abese.

- U vraftë, d.m.th: mallkuar qoftë, ose u shkatërroftë. Këtë formë e kanë përdorur arabët kur kanë dashur të tregojnë se sa e shëmtuar është një vepër që e bën dikush. Disa dijetarë kanë thënë se qëllimi me “njeriu” këtu është fjala për jobesimtarin, e disa të tjerë kanë thënë se qëllimi është për njeriun si lloj, por prej kësaj përjashtohen besimtarët (me argumente të tjera). Pse Allahu e ka sjell këtë ajet në formë të habisë e çudisë? Përgjigja: Së pari, Allahu i ka dhënë njeriut intelekt, logjikë, duke e dalluar prej krijesave të tjera, e pastaj i ka zbritur Libra, i ka dërguar Pejgamberë, për t’ia bërë të qartë besimin, udhëzimin, të vërtetën dhe mosbesimin. E me gjithë këto argumente njeriu është mohues, mohon Allahun e nuk i bindet Atij. Prej mohimit (kufrit) është mohimi i ringjalljes (jobesimtarët e mohojnë atë, thonë se nuk ka mundësi të ringjallemi kur eshtrat tanë të jenë kalbur).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

25 Nov, 13:49


Dashuria ndaj Allahut duhet të jetë e shoqëruar me përulje dhe nënshtrim ndaj Tij, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave të Tij.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Nov, 17:42


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Nov, 11:12


"Ai është veçse këshillë për botët" - Kurani është këshillë që kthjellë. Kush do të marrë këshillë e të përfitojë prej Kuranit, do të përfitojë prej tij. “për botët” qëllimi është ata të cilët është dërguar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem.

"për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë”
– Kush do, le të ndjekë rrugën e drejtë. Ky Kuran nuk është tjetër veçse përkujtim dhe këshillë për ata të cilët dëshirojnë të drejtohen në rrugën e drejtë. Ai që dëshiron të udhëzohet në rrugën e drejtë, atëherë duhet të kërkojë këshilla e dobi nga Kurani, përndryshe nuk ka mundësi të drejtohet në këtë rrugë. Rruga e drejtë është feja e Allahut. E kundërta e saj janë dy gjëra (ekstreme): teprimi dhe shkujdesja. Ajo që kërkohet prej nesh është mesi, rruga e mesme (e Kuranit dhe sunetit), që është rruga e drejtë, mes teprimit dhe shkujdesjes. Drejtimi në rrugën e drejtë është në raport me Allahun (të mos ketë as teprim e as shkujdesje) dhe në raport me njerëzit (të mos jesh arrogant e i ashpër e as i përulur/i dobët.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

23 Nov, 17:30


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

23 Nov, 12:43


Mexhliset e dijes janë dhikër (vijnë në rend të parë) ngase dhikri më i madh bëhet aty, në to mësohet se cilat janë ato gjëra me të cilat është i kënaqur Allahu dhe cilat nuk i do Ai. Mexhliset e dijes janë mexhliset më të rëndësishme të dhikrit. Në to përfiton vetë personi (që e mban ligjëratën) dhe të tjerët që e dëgjojnë (dobia është e shumëanëshme).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

22 Nov, 11:09


"Shoku juaj nuk është i marrë” – Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Thotë shoku juaj sepse ata e kanë njohur atë para Shpalljes. Ai ka qëndruar në mesin e tyre 40 vite dhe ata e kanë njohur mirë, e kanë njohur sinqeritetin dhe besnikërinë e tij, madje e kanë quajtur “el emin-besniku”. Ai nuk është i marrë, përkundrazi është më i mençuri, nuk ka pasur njeri më të ditur e nuk do të ketë; ai ka pasur intelektin më të kompletuar.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

21 Nov, 17:25


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

21 Nov, 13:47


Ndodh që disa muslimanë nuk e llogarisin se janë në adhurim ndaj Allahut përderisa janë duke prezantuar në ligjërata (ku mësohet feja). Vijnë të përfitojnë dije dhe dobi, mirëpo nuk e kanë ndjenjën (përjetimin) se janë në adhurim ndaj Allahut kur prezantojnë në ligjërata. Shumë njerëzve nuk u shkon kjo gjë ndërmend.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

20 Nov, 11:07


"që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit (Arshit)” – e përshkruan Xhibrilin me forcë të madhe. Zoti dhe Pronari i Arshit është Allahu. Arshi është mbi çdo gjë në këtë univers, e mbi Arsh është Allahu, Zoti i botëve. Xhibrili është engjëlli me pozitën më të lartë tek Allahu, kjo sepse atë e ka veçuar Ai me mirësinë më të madhe me të cilën ka begatuar robërit e Tij, që është Shpallja (kjo është begatia më e madhe për njerëzit). Andaj edhe engjëlli që ka sjellë këtë Shpallje duhet të ketë pozitë shumë të lartë tek Allahu.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Nov, 16:06


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Nov, 14:57


Nëse mëkati rritet në zemrën e besimtarit (e sheh të madh), kjo është rezultat i dijes rreth madhështisë dhe madhërisë së Allahut. Andaj, sado që mëkati të jetë i vogël, atij do t’i duket i madh. Sa më i fortë që është besimi i tij, atëherë në zemrën e tij do të rritet mëkati. Sa më i dobët që është besimi i tij, atëherë aq më i vogël do të jetë mëkati në sytë dhe zemrën e tij, derisa ta shohë si diçka shumë të lehtë.
Nga mëkatet e mëdha të cilat një pjesë e muslimanëve i konsiderojnë të vogla, janë:
-Namazi me xhemat në xhami.
-Mashtrimi.
-Gënjeshtra etj.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

18 Nov, 11:04


"atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë)” – do ta ketë përpara atë që ka vepruar prej të mirave apo të këqijave, “(Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe.” Ali Imran 30. Andaj, kur njeriu lexon këto ajete kaq madhështore, e ka obligim të meditojë rreth tyre dhe të marrë këshillë e të përfitojë prej tyre.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

17 Nov, 17:43


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

17 Nov, 14:57


Nënvlerësimi i mëkateve, edhe nëse janë të vogla, tregon për frikën e paktë që personi e ka në raport me Allahun dhe është shenjë e hipokrizisë.
Pejgamberi salAllahu alehhi ue selem ka thënë: “Besimtari i sheh mëkatet sikur dikush që është i ulur nën një mal dhe ka frikë se mos i bie. Ndërsa, mëkatari i madh i sheh ato sikur një mizë që i kalon kah hunda dhe e largon me dorë (i sheh të vogla ato).”
Selefi ka thënë: “Mos shiko në vogëlsinë e mëkatit, por shiko Madhështinë e Atij të Cilit je duke i bërë mëkat!”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

16 Nov, 17:34


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

16 Nov, 11:03


"dhe Xheneti të afrohet” – Xheneti është banesa e të devotshmëve. Në të Allahu ka përgatitur atë që syri s’e ka parë, veshi s’e ka dëgjuar dhe atë që zemra nuk mund ta parafytyrojë (ai është më i përsosur). Ai do të afrohet afër besimtarëve të mirë dhe do të zbukurohet.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

15 Nov, 14:56


Nëse njeriu është i pakujdesshëm ndaj mëkateve të vogla, atëherë gradualisht ato e dërgojnë në mëkate të mëdha. Andaj, nuk duhet t’i konsiderojmë mëkatet e vogla si të parëndësishme.
Në parim, Islami, e fton njeriun të marrë veten në llogari për çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël. Allahu thotë: “...e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”. Surja Zelzele.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kini kujdes prej mëkateve të cilat i nënvlerësoni, ngase ato mblidhen te personi derisa ta shkatërrojnë.”
Ibën Betali rahimehullah ka thënë: “Kur mëkatet e vogla janë të shumta dhe janë të vazhdueshme, atëherë llogariten mëkate të mëdha.”

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

14 Nov, 17:35


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

14 Nov, 11:01


"kur fletët të shpërndahen” – Fletët apo regjistri ku janë shkruar fjalët dhe veprat tona. Ato të gjitha shkruhen (nga engjëjt besnikë), nuk mbetet asgjë pa u shkruar, madje shënohen edhe ofshamat e njeriut gjatë sëmundjes apo agonisë së vdekjes. Kjo në mënyrë që njeriu të përballet me veprat e tij kur të dalë para Allahut.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

13 Nov, 12:42


Hadithi: “Nuk ka besuar askush prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e tij.” Buhariu dhe Muslimi.

-“Nuk ka besuar askush prej jush” – tregon se ato gjëra që vijnë pas këtyre fjalëve janë gjëra të urdhëruara në fe, ose urdhëresa të obligueshmërisë ose të preferencës. Mohimi i besimit këtu: “Nuk ka besuar askush” tregon për mohimin e plotësueshmërisë së besimit obligativ (do të thotë: Nuk ka besuar me besim të plotë). Andaj, kur besimi mohohet në hadithe për shkak të një vepre, kjo tregon se ajo vepër është obligative të kryhet. Në këtë hadith, tregohet se të duash për vëllain musliman atë që do për veten tënde, është gjë obligative, ngase mohimi i besimit nuk mund të ndodhë për diçka që është e preferuar (mustehab).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

12 Nov, 17:44


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

12 Nov, 11:01


"kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet” – foshnja e gjinisë femërore e mbytur ose e varrosur për së gjalli tek arabët e xhahiljetit (periudha para Islame). Ata kanë vepruar kështu sepse kanë pasur mendim negativ ndaj Allahut, nuk kanë mundur të përballojnë turpin para të tjerëve (atë të cilit i ka lindur vajzë e kanë nënçmuar dhe turpëruar). Kur ndonjëri ka marrë lajmin për lindjen e vajzës, fytyra i është nxirë dhe ka filluar të brengoset se çfarë të veprojë, “Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit, apo ta varrosë në dhé.” Nahl 59. Disa i kanë varrosur për së gjalli (pa kurrfarë mëshire në zemër).

"për çfarë faji ishte vrarë” – Do të pyeten se për çfarë faji ato janë vrarë, kjo në prezencën e atyre që i kanë varrosur për së gjalli në këtë dunja, si qortim dhe poshtërim për ta.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

11 Nov, 18:42


Nëse sprova që të ka ndodhur për pak ditë të dunjasë, është bërë shkak të fitosh lumturinë e rehatinë e jetës së përjetshme, atëhetë ia vlen.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

11 Nov, 13:41


Hadithi: “Nuk ka besuar askush prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e tij.” Buhariu dhe Muslimi.

Ky hadith na flet për dy nivele:
1. Të duash të mirën për tjetrin në çështjet e fesë (kjo është obligim). Nëse nuk e ke këtë dashuri, atëherë të është mohuar plotësueshmëria e besimit obligativ.
2. Të duash të mirën për tjetrin në çështjet e dunjasë (kjo është e preferuar), si: në pasuri, pozitë, gjendje të mirë etj.
Prej kësaj pastaj degëzohet altruizmi – dhënia përparësi tjetrit para vetes, që ndahet në:
-Altruizëm apo favorizim në çështje të adhurimeve: kjo është e papëlqyer (mekruh), si: dhënia përparësi në safat e parë për namaz, apo lirimi i vendit në saf, apo dhënia përparësi tjetrit për të dhënë lëmoshë/ndihmë etj. Ne duhet të garojmë me njëri-tjetrin në vepra të mira dhe të mundohemi t’ua kalojmë të tjerëve.
-Altruizëm apo favorizim në çështje të kësaj bote, si: në ushqim, veshje, automjete, ulje në krye të vendit etj., kjo është e pëlqyer.*

*Ndërsa, ndihma në provime për përgjigjet e sakta, duke dëshiruar për tjetrin kalimin e provimit, nuk hyn në këtë hadith sepse kjo gjë është mashtrim dhe mashtrimi është prej gjynaheve të mëdha në Islam. Me këtë nuk e ndihmon vëllain tënd, por e dëmton duke e mësuar me mashtrimin, gjithashtu nga ana tjetër e ke tradhtuar atë ngase ai do të bartë një diplomë që nuk e meriton.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

10 Nov, 17:46


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

10 Nov, 10:59


"dhe egërsirat të tubohen” – Tekwir 5.

Qëllimi është çdo kafshë. Të gjitha kafshët do të tubohen para Allahut dhe njerëzit do t’i shohin. Në mes tyre (kafshëve) do të vendoset drejtësia: kafsha e therur do të hakmerret ndaj asaj që e ka therë. Drejtësia do të vendoset edhe ndërmjet kafshëve, e lëre më ndërmjet njerëzve. Askush nuk do të mbetet pa marrë të drejtën e tij.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

09 Nov, 17:36


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

03 Nov, 12:40


Pyetje: Si i këshilloni të rinjtë që shpeshherë ndjejnë monotoni?

💡Përgjigjje:

⌛️ Kjo vjen si pasojë e besimit të dobët, kur njeriu ndjen monotoni dhe jo vullnet për jetën. Nëse ai e adhuron dhe e përmend Allahun, nuk ka mundësi të ndjejë monotoni, por gjithmonë do të jetë aktiv dhe i fuqishëm për të vepruar, ngase ai e di se nuk është krijuar për të ndenjur, por për ta adhuruar Allahun e Madhërishëm. Sa më shumë që e adhuron Atë, aq më shumë i shtohet shpërblimi në ahiret. Ibn Kajjim rahimehullah ka thënë: “Sa është njeriu duke e përmendur Allahun, engjëjt e ndërtojnë/zbukurojnë xhenetin e tij (pallatet, shtëpitë). Kur ai ndalet nga kjo, ndalen edhe engjëjt. Kur ai fillon, fillojnë edhe engjëjt.” Kur njeriu e di këtë nuk ka mundësi të ketë monotoni, por shton sa më shumë prej adhurimeve dhe përmendjes së Allahut.

✳️Ai që ndjen monotoni, duhet të lexojë më shumë rreth Allahut, Cilësive të Tij, Madhështisë së Tij, ta kujtojë Atë sa më shpesh, t’i shtojë adhurimet ngase në adhurime është gjallëria. Kur njeriu e adhuron Allahun me përqendrim dhe ashtu siç duhet, e jo shkel e shko, kjo ia gjallëron zemrën. E pas kësaj nuk ka mundësi të ketë monotoni.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

03 Nov, 11:16


"Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet duke shikuar nga kolltukët”- kolltukë të bukur e të stolisur, të zbukuruar me stolisje të ndryshme, luksozë. Do të ulen në ta dhe do të shikojnë begatitë dhe shpërblimet që Allahu ka përgatitur për ta në xhenet, të cilat nuk mund t’i parafytyrojë zemra në këtë dunja.

"Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e kënaqësisë”- shkëlqimin për shkak të kënaqësisë, gëzimit dhe lumturisë që janë duke përjetuar (kjo u vërehet në fytyrat e tyre). Nuk ka lumturi e kënaqësi më të madhe sesa ajo të cilën e përjetojnë banorët e xhenetit.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

02 Nov, 14:51


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

02 Nov, 13:42


Prej shkaqeve të shtimit të shpërblimeve për njeriun deri në shtatëqind fish për një vepër të mirë që kryen, është se përmirësimi apo përsosja e Islamit të tij ka qenë shumë e madhe.* Veprat i shumëfishohen dhjetëfish deri në shtatëqindfish në varësi të nivelit që ka arritur në përsosjen e Islamit të tij. Njerëzit sa i përket përsosjes së Islamit të tyre janë në nivele dhe shkallë të ndryshme. Ata që janë mëkatarë, që i bëjnë vetes padrejtësi me mëkate (mëkatimin e kanë cilësi të tyre), nuk llogariten prej atyre që e kanë përsosur Islamin.

* Allahu thotë: “Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish.” Enam 160. Ibën Umeri radijAllahu anhu ka thënë: “Kjo është për beduinët në mesin e besimtarëve, ndërsa ai që e përsos Islamin e tij do të ketë shpërblim shumë më të madh, siç thotë Allahu: “...nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.” Nisa 40.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

01 Nov, 11:15


Allahu thotë: "Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet” Mutaffifinë 22.

– Berr është ai njeri në të cilin ka mirësi të shumta, ka bërë adhurime të shumta, është larguar prej të këqijave, ka ihsan në adhurime dhe bamirësi ndaj krijesave. Këta punëmirë (ebrar) do të jenë në një kënaqësi të madhe, të trupit dhe të zemrës.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

31 Oct, 16:14


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

31 Oct, 13:31


Hadithi: “Prej Islamit të mirë (përsosur) të personit është braktisja e gjërave që nuk i interesojnë.” Tirmidhiu dhe të tjerët.

Ky hadith është prej katër haditheve për të cilët një pjesë e dijetarëve kanë thënë: “E gjitha edukata përmblidhet në katër hadithe.” Hadithi flet se si duhet të jetë edukata dhe morali i besimtarit.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

30 Oct, 11:13


Sa më shumë që njeriu tregohet modest për hir të Allahut, aq më shumë do ta ngrehë dhe do ta lartësojë atë. Sa më shumë që tregon përulje ndaj Allahut, aq më shumë do ta ngritë atë. Dhe disa njerëz Allahu i ka ngritur më lartë se disa të tjerë, “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” Muxhadile 11.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

29 Oct, 16:54


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

29 Oct, 13:28


Hadith: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin” – me sjellje e tipare ndershmërie e të lavdëruara përmes të cilave arrin të realizosh të drejtën që ka mysafiri. Prej tyre: pritja me buzëqeshje, me çehre të mirë, me fjalë të mira, sidomos me shërbim të ushqimit. Mysafir është udhëtari që vjen dhe hyn në shtëpinë tënde. Është obligim në këtë rast t’i shërbesh ushqim një ditë e një natë (kjo është obligim kur nuk gjen ku të strehohet), ndërsa dy ditë pas saj janë të preferuara.
Besimtari e ka obligim t’i shërbejë mysafirit (ushqim aq sa e kalon urinë) atë që është në mundësinë e tij, me të cilin ushqehet vetë dhe anëtarët e familjes), por jo ta ngarkojë veten më tepër sesa që mundet.
Obligueshmëria e nderimit të mysafirit është për atë që ka pasuri tepricë (me shumë sesa mbulimi i nevojave të familjes). E nëse ai dhe familja e tij ka nevojë për atë ushqim atëherë ata vetë janë më parësor për atë ushqim sesa mysafiri dhe ai nuk e ka për obligim t’i ofrojë ushqim.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

28 Oct, 11:11


"...e do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!” el Mutaffifinë 17.

- Bëhet bashkë ndëshkimi i trupit (me zjarr) dhe ndëshkimi shpirtëror (me qortim dhe humbje të shpresës për të dalë ndonjëherë nga aty).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

27 Oct, 13:27


Ai që e kemi ngjitur me shtëpi ka të drejtën më të madhe obligative ndaj nesh, e pastaj ai që është më larg. Nëse komshiu afër teje, apo pak më larg, është i afërm (ke lidhje familjare me të) dhe është musliman, atëherë ai ka tri të drejta ndaj teje: të drejtën e fqinjësisë, të lidhjes farefisnore dhe të Islamit.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

27 Oct, 08:58


Sjellja ndaj grave duhet të jetë e ngritur dhe e bazuar mbi vepra të mira, bamirësi, raport të mirë, vlerësim etj. Kush ka kujdes që në raportin e tij me bashkëshorten të jetë i drejtë, korrekt, e meriton të arrijë faljen e Allahut.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

26 Oct, 15:09


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

26 Oct, 10:09


"Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre” Mutafifinë 15

– Një pengesë do të jetë ndërmjet, në Ditën e Gjykimit nuk do të mund ta shohin Allahun. Ashtu siç ka pasur pengesë mes tyre dhe fesë së Allahut në këtë botë, ashtu do të ketë pengesë mes tyre dhe Allahut në ahiret. Sa kanë qenë në dunja ajetet i kanë konsideruar sikur të ishin përralla të popujve të lashtë. Ehli suneti me këtë ajet argumentojnë se besimtarët do ta shohin Allahun në Ditën e Gjykimit (ka edhe argumente të tjera nga Kurani e suneti). Ata, ndërmjet të cilëve dhe Allahut nuk ka pasur pengesë në këtë botë, nuk do të pengohen prej shikimit në Allahun në ahiret, duke qenë të kënaqur e duke shijuar kënaqësitë që Ai ka përgatitur në xhenet. Allahu i veçon këta njerëz në këtë ajet se do të pengohen nga shikimi i Allahut në ahiret, për të treguar se ka disa të tjerë që i kanë parë ajetet për të vërteta dhe të cilët nuk do të pengohen, por do ta shohin Allahun në ahiret.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

26 Oct, 09:19


Prej Mëshirës së Allahut është: Dërgimi i Pejgamberëve dhe zbritja e Librave (përmes tyre arrihet jeta e zemrave dhe e shpirtrave).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

25 Oct, 12:27


Hadith: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë komshiun e tij”- sjellja apo raporti të jetë sipas tipareve që i kërkon ndershmëria. I ndershëm (kerim) gjuhësisht është ai i cili ua ka kaluar të tjerëve në tiparet e mira, të përsosura njerëzore. Nderimi i komshiut është dhënia mund e përpjekje për të realizuar tiparet e përsosmërisë që i kërkon fqinjësia e mirë. Komshiu nderohet duke i folur fjalë të mira, të bukura, duke e ruajtur në nderin e në familjen e tij, duke bërë kujdes të mos shikosh në shtëpinë e tij, duke ruajtur të drejtat e përgjithshme (kujdesi ndaj murit që ndan me të, dritares që ke nga ana e tij- të mbulohen me perde, kujdesi të mos ia nxësh vendin e parkingut të automjetit të tij etj.), duke mos lejuar që fëmija të ushtrojë dhunë ndaj tij, duke e ndihmuar financiarisht (me para, veshje, ushqim e të tilla) etj. Në hadith nuk kufizohet nderimi ndaj komshiut, por vjen në mënyrë të pakufizuar, në mënyrë që kjo të kthehet tek tradita e vendit. Nderimi i komshiut qenka një fjalë e përgjithshme në të cilën futen shumë gjëra, siç shpjeguam, si: plotësimi i të drejtave të tyre, mos dëmtimi apo mos lëndimi i tyre, dhënia kur kanë nevojë apo në formë dhurate.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Oct, 15:06


Esselamu alejkum ue rahmetullah

Ju njoftojme se sonte nuk do te mbahet dersi ne Qendren Udhezimi ne Prishtine.

Allahu ju shperblefte per mirekuptim!

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

24 Oct, 10:06


..."e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!” Mutafifine 13

– Atyre dikush tjetër ua lexon ajetet, e jo që i lexojnë vetë. Këtyre as nuk u shkon ndërmend të lexojnë ajetet e Kuranit, por dikush ua sjell si argument për t’iu treguar se si duhet të besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, e ata thonë për to: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!” Thonë kështu sepse kanë tejkaluar kufijtë dhe janë mëkatarë.

"Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat” – Ajeti 14. Kurrsesi nuk janë përralla të popujve të lashtë, por gjynahet ua kanë mbuluar zemrat, u janë bërë pengesë mes tyre dhe udhëzimit, u janë bërë derë e hekurt ndërmjet. Zemra e atij që është njollosur me papastërtinë e mohimit dhe mëkateve, nuk ka mundësi t’i shohë ajetet për të vërteta, por i sheh sikur të ishin përralla të popujve të lashtë.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

23 Oct, 12:25


Hadithi: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë fjalë të mira ose le të heshtë."

Në hadith ka nxitje për ruajtjen e gjuhës prej fjalëve të tepërta, tek të cilat nuk ka mirësi. E para që njeriu duhet të zgjedhë është të flasë fjalë të mira. Nëse nuk gjen fjalë të mira, atëherë hesht, dhe kjo është prej besimit në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Nëse njeriu lirohet në biseda e fjalë që janë të lejuara (mubah), atëherë kjo do ta dërgojë gradualisht të familjarizohet edhe me fjalët që janë të papëlqyera, apo me ato që janë të ndaluara. Në këtë rast heshtja është flori. Besimi në Allahun dhe në Ditën e Fundit e nxit njeriun ta ruajë gjuhën e tij dhe kur vepron kështu, si rrjedhojë do të ruajë edhe gjymtyrët e tjera, ngase siç thamë ruajtja e gjuhës është më e vështira për njeriun. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai që më garanton mua se do ta ruajë atë që është ndërmjet dy nofullave të tij (gjuhën) dhe atë që është ndërmjet dy këmbëve të tij (organin gjenital), unë ia garantoj xhenetin!” Buhariu.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

23 Oct, 10:43


Ndërmjetësimi (shefati) i mohuar në Kuran:
-Ai ndërmjetësim që nuk ka leje prej Allahut dhe as nuk është i kënaqur me të (as me ndërmjetësuesin dhe as me të ndërmjetësuarin). Allahu ka mohuar që idhujt/zotat të ndërmjetësojnë për idhujtarët. Po ashtu ka mohuar që të ndërmjetësohet për idhujtarët/jobesimtarët.

Ndërmjetësimi i pohuar në Kuran:
-Ai ndërmjetësim që ka leje prej Allahut dhe me të cilin është i kënaqur (me ndërmjetësuesin dhe me të ndërmjetësuarin). Allahu ka pohuar që Pejgamberi salallahu alejhi ue selem të ndërmjetësojë (ai ka disa ndërmjetësime të veçanta). Po ashtu Ai ka pohuar që të ndërmjetësohet për mëkatarët nga ithtarët e teuhidit (që kanë vdekur në teuhid por pa u penduar për mëkatet e mëdha).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

22 Oct, 16:22


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

22 Oct, 10:15


Një prej arsyeve pse idhujtarët e Mekës kanë adhuruar idhujt e tyre është sepse kanë besuar se ata ndërmjetësojnë për ta tek Allahu. Pse kështu? Sepse kanë besuar se ata (që i adhuronin në vend të Allahut) janë njerëz të mirë, të devotshëm, kanë pozitë tek Allahu, kurse ata (vetë mushrikët) janë mëkatarë dhe se nuk u lejohet të kërkojnë direkt prej Allahut, andaj sipas tyre lutjet e kërkesat duhet t’i dërgojnë tek Allahu përmes ndërmjetësve që i kanë adhuruar (qofshin idhuj, engjëj, Pejgamber etj.).

Edhe sot, ata që adhurojnë të vdekurit apo njerëzit e devotshëm, duke besuar se janë ndërmjetës mes tyre dhe Allahut, kanë të njëjtin dyshim (si të mushrikëve të parë), pra mendojnë se ata janë krijesa me pozitë aq të lartë tek Allahu saqë munden të ndërmjetësojnë tek Ai për ta kur të dëshirojnë, pa iu dhënë leje Allahu. Mirëpo, Allahu e mohon këtë gjë.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

22 Oct, 10:03


"...të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!” Mutafifinë 11.

E shohin të gënjeshtërt, e përgënjeshtrojnë. Ai që nuk e beson Ditën e Gjykimit, por beson se vetëm kjo jetë ekziston, ai nuk shqetësohet se çfarë do të ndodhë pas saj dhe nuk vepron për jetën e ardhme (nuk përgatitet për të). Jeta e tij në këtë jetë është sikur jeta e kafshës (e pa vëmendshme ndaj jetës tjetër). Allahu gjithmonë besimin tek Ai e sjell bashkë me besimin në Ditën e Gjykimit (Fundit). Këtë e gjejmë shumë edhe në hadithet e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Njeriu duhet të besojë atë Ditë dhe të veprojë për të, sepse ahireti do të jetë vendqëndrimi përfundimtar i tij. Në këtë dunja askush nuk mund të jetojë përherë.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

21 Oct, 12:25


Fjalët e mira ndahen në dy grupe: 1. Ato që janë të mira në veten e tyre (përmendja e Allahut, leximi i Kuranit, të mësuarit e dijes të tjerëve, urdhërimi për të mirë e ndalimi nga e keqja, urdhërimi për çdo vepër të mirë etj.), 2. Ato që janë të mira për shkak të qëllimit të tyre, prej të cilave ka rezultate të mira, si: afërsia, dashuria, largimi i mërzisë, futja e gëzimit tek të tjerët etj.).*

*Rastet: kur je në një ndejë (mexhlis), apo kur familjari hyn në shtëpinë e tij dhe jep selam, u flet familjarëve me fjalë me të cilat fut gëzim e lumturi në zemrat e tyre etj.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

20 Oct, 18:17


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

20 Oct, 09:52


Allahu thotë: "Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok, i cili më thoshte: “Vallë, edhe ti je nga ata që besojnë se, kur të vdesim e të bëhemi eshtra e pluhur, do të japim llogari vërtet?!” A doni ta shikoni (atë që më qortonte për shkak të besimit tim)?” Dhe ai do të shikojë poshtë dhe do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues e do t’i thotë: “Për Allahun! Për pak më shkatërrove edhe mua. Po të mos ishte dhuntia e Zotit tim, edhe unë do të isha në zjarr (bashkë me ty)”. Saffat 51-57.

Kjo tregon për rrezikshmërinë e qëndrimit me njerëz që janë mosbesimtarë dhe që ndikojnë për të keq tek ti.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Oct, 16:25


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Oct, 10:24


Njeriu do të merret në llogari për çdo gjë që flet. Allahu thotë: “S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve.” Nisa 114. Dhe fjalët e mira ndërlidhen me këto tri gjëra që përmenden në këtë ajet.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

19 Oct, 10:20


Të mos mendosh se Allahu i zhgënjen shpresat e atyre që janë besimtarë të vërtetë. Kurrsesi! Allahu nuk ua humbet shpërblimet vepërmirëve, të atyre që janë vënë në lëvizje për të lartësuar Fjalën e Allahut dhe për të thirrur të tjerët në rrugën e Tij.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

18 Oct, 12:28


“që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” Talak 12. Dija e Allahut ka përfshirë çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, qoftë nëse ka të bëjë me veprat e Tij apo të krijesave; qoftë nëse janë të gjëra kaluara, të tashme apo të ardhme. Ashtu siç njerëzit nuk mund të dalin jashtë fuqisë dhe krijimit të Allahut po ashtu nuk kanë mundësi të dalin jashtë dijes dhe dëshirës së Tij.
Dobia kur njeriu mëson këto dy Cilësi të Allahut (Fuqia dhe Dija), i forcohet ndjenja se është nën mbikëqyrjen e Tij. Kudo që është, Allahu e sheh dhe e di çfarë vepron. Kjo shton frikën ndaj Allahut që të mos i bëjmë mëkat as në publik e as në vetmi.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Akide uasitije - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

17 Oct, 16:31


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

17 Oct, 11:23


Hadithi: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë fjalë të mira ose le të heshtë."

Ruajtja e gjuhës është prej gjërave më të vështira (nga aspekti i zbatimit të tyre për njeriun) për ta realizuar këtë bindje/besim (se je nën mbikëqyrjen e Allahut). Andaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na tërheq vërejtjen në këtë hadith. Ai (sa i përket formulimit të fjalisë në këtë hadith) na inkurajon që ose të flasim fjalë të mira ose të heshtim, sikur na thotë: nëse pretendon dhe thua se e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit atëherë e ke njërën nga këto dy opsione. Heshtja këtu është në nivel më të ulët sesa thënia e fjalëve të mira (nëse nuk gjen fjalë të mira atëherë hesht).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

16 Oct, 15:27


“Dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as nuk lind pa dijeninë e Tij.” Fatir 11. Këtu hyjnë të gjitha femrat (qofshin nga lloji njerëzor apo nga gjallesat), edhe kafshët që çelin përmes vezëve. Allahu e di fillimin e një shtatzënie dhe përfundimin e saj (lindjen).

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

15 Oct, 16:31


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

15 Oct, 15:22


Hadithi: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë fjalë të mira ose le të heshtë. Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë komshiun e tij. Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë mysafirin.” Buhariu dhe Muslimi.

Ky hadith flet për disa edukata (edebe) islame që janë prej edukatës madhështore. Këto që janë përmendur në hadith janë urdhra dhe urdhrat tregojnë për obligueshmëri (këto janë obligime).
Hadithi na tregon se prej tipareve të besimtarit, i cili beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, që frikësohet prej Tij dhe dënimeve e tmerreve të asaj Dite dhe shpreson të jetë i shpëtuar, është se: ose thotë fjalë të mira ose heshtë dhe e nderon komshiun dhe mysafirin. Nga ky hadith kuptojmë se të drejtat ndahen në dy grupe:
1. Ato të drejta që janë karshi Allahut- lidhen me besimin në mbikëqyrjen e Allahut ndaj nesh.
2. dhe ato të drejta që janë karshi njerëzve.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

15 Oct, 07:56


Tri obligime

-Kur të ndihmosh të tjerët, ta bësh këtë me gëzim e hare, e jo duke qenë i rënduar dhe duke e urryer ndihmën ndaj tyre.

-Të mos tregohesh kryelartë për të mirat që t'i ka dhënë Allahu dhe të mos ua përmendësh të tjerëve se u ke ndihmuar.

-Mundin që jep në ndihmën ndaj të tjerëve të mos e bësh bashkë me qortimin ndaj tyre për gabimet/lëshimet që bëjnë në raport me ty.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

14 Oct, 13:26


Dija e Allahut ka përfshirë çdo gjë, Atij nuk mund t’i fshehët diçka. Ai i di gjërat në tërësinë e tyre dhe në detajet e tyre. Çdo gjë që ka qenë, që është dhe që do të ndodhë, Ai e di, madje e di edhe një gjë që nuk është se sikur të ishte si do të ishte.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Akide uasitije - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

14 Oct, 07:49


𝑭𝒂𝒍𝒆𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒎𝒊

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Ai që ha dhe është falënderues, ka shpërblim sikur ai që agjëron dhe është durimtar." Tirmidhiu. Dhe: "Allahu është i kënaqur me robin kur ha dhe e falënderon Allahun apo pi dhe e falënderon Atë."

Aliu radijAllahu anhu ka thënë: "Mirësia është e lidhur me falënderimin, ndërsa falënderimi është i lidhur me shtimin (sa më shumë që e falënderon Allahun të shtohen mirësitë)."

Mutarrifi rahimehullah ka thënë: "Të jem në mirëqenie dhe të jem falënderues, është më mirë për mua se sa të sprovohem e të bëj durim."

Shashiu rahimehullah ka thënë: "Falënderimi është gjysma e besimit, kurse bindja është i gjithë besimi."

Fudajl ibën Ijadi rahimehullah: "Atij që njeh mirësitë e Allahut me zemër dhe e falënderon me gjuhën e tij, ende pa i kërkuar shtesë, Allahu ia shton të mirat."

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

13 Oct, 18:34


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Lulzim Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!
Linku për ders dhe pyetje:
https://udhezimi.com/live/

Dobi dhe këshilla - Hoxhë Lulzim Perçuku

13 Oct, 16:21


Hadithi: “Feja është nasiha.” E pyetën: “Për kë?” Tha: “Për Allahun, për Librin e Tij, për Pejgamberin e Tij, për udhëheqësit e muslimanëve dhe për muslimanët në përgjithësi.” Muslimi.

-“për muslimanët në përgjithësi”- duke i drejtuar në atë që është e mirë për ta në këtë botë dhe tjetrën, duke i dashur për hir të Allahut, duke bashkëpunuar me ta në mirësi e jo në mëkat e armiqësi, duke ua sqaruar të vërtetën, duke i këshilluar në të vërtetën (me fjalë e vepra) kur bëjnë të këqija e mëkate, duke gjykuar mes tyre mes tyre me ligjet e Allahut etj. Këtu hyjnë të gjitha të drejtat (ndërmjet muslimanëve) që janë përmendur në hadithe.

Hoxhë Lulzim Perçuku - Transkriptim.