❀ADELINA KUÇANA❀ @adelinakucana Channel on Telegram

❀ADELINA KUÇANA❀

@adelinakucana


🖊 Ky është kanali i doktores në akide: Adelina Kuçana, në të cilin gjeni mësimet e saj, perfitime dhe dobi rreth çdo gjëje që ka lidhje me jetën e një muslimaneje.
❥ Lusim Allahun që të bëjë dobi!

❀ADELINA KUÇANA❀ (Albanian)

Ky është kanali i doktores në akide: Adelina Kuçana, në të cilin gjeni mësimet e saj, perfitime dhe dobi rreth çdo gjëje që ka lidhje me jetën e një muslimaneje. Adelina Kuçana është një eksperte në fushën e akides islame dhe në këtë kanal ajo ndan njohuritë e saj me të gjithë ndjekësit. Kanali ofron mësime të hollësishme dhe informacione që mund t'ju ndihmojnë në rritjen dhe thellimin e besimit tuaj. Për të mësuar më shumë rreth besimit islam dhe për të gjetur këshilla të rëndësishme në lidhje me jetën e një muslimaneje, kanali i Adelina Kuçana është destinacioni i duhur. Lusim Allahun që të bëjë dobi!

❀ADELINA KUÇANA❀

13 Feb, 11:49


•|

Çdo vështirësi e përballuar me durim është një mundësi për të fituar shpërblimin e madh.
Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّمَا يُوَفَّى ٱلصَّـٰبِرُونَ أَجْرَهُم بِغَيْرِ حِسَابٍۢ
"Me të vërtetë, vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë."
(Ez-Zumer: 10)

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

12 Feb, 19:24


Të qenurit besimtar i drejtë, në një kohë krize virtytesh, është një përgjegjësi e madhe dhe një dëshmi e sinqeritetit dhe përkushtimit ndaj së vërtetës.
Një besimtar i tillë nuk përdor intrigat apo padrejtësitë për të ruajtur pozitën e tij; përkundrazi, ai është gjithnjë i ndershëm, i drejtë dhe besnik ndaj amanetit që i është dhënë, duke qenë kështu shembull i virtytit dhe sjelljes së moralshme.
Ai e di se drejtësia dhe ndershmëria janë udhërrëfyesit më të sigurt drejt kënaqësisë së Allahut dhe rruga për të zgjidhur çdo problem që mund të lindë në jetën e tij dhe në shoqëri.
Lufta kundër së vërtetës dhe kundër meritokracisë është një cilësi e njerëzve të padrejtë dhe e atyre që ndjekin pasionet e ulëta, duke e kthyer shoqërinë në një vend ku mbizotëron hipokrizia dhe dyfytyrsia dhe humbet vlera e ndershmërisë, e mbajtjes së premtimit dhe thënies së vërtetës.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Shenjat e munafikut (dyfytyrëshit) janë tre: kur flet, gënjen; kur premton, e thyen premtimin; dhe kur i besohet diçka, e tradhton.”
(Buhariu dhe Muslimi)

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

08 Feb, 21:13


Prej kohësh kam dashur t'i këshilloj motrat që shpërndajnë në rrjetet sociale thëniet e Rumit: kujdes sepse ai nuk ishte thjesht poet, por një përfaqësues i fuqishëm i misticizmit sufist, i cili devijoi nga kuptimi i pastër i Teuhidit (Njësimit të Allahut).
Disa nga thëniet dhe poezitë e Rumit japin idenë e manifestimit të Zotit në krijesat e Tij (hulul) dhe idenë e bashkimit të njeriut me Zotin ose të shkrirjes në të (ittihad), që është një devijim i madh në akide dhe bien ndesh me Fjalën e Allahut:
لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ
“Asgjë nuk është si Ai.” (Shura: 11)
Dhe Fjala e Allahut:
سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَصِفُونَ
“Ai është i Lartësuar mbi gjithçka që ata i përshkruajnë Atij.” (El-En’am: 100)

Në veprat e Rumit, dashuria hyjnore përshkruhet shpesh në mënyrë emocionale dhe romantike, duke përdorur simbole dhe metafora të dykuptimta (si vera, trëndafili, malli, bashkimi), që çojnë në keqinterpretime serioze duke e reduktuar marrëdhënien me Allahun në një përvojë emocionale ose ndjenjë personale. Islami na mëson se marrëdhënia me Allahun bazohet në Teuhid (Njësim), Ibadet (adhurim) dhe Takua (devotshmëri), jo në ndjenja abstrakte ose përvoja mistike të pakontrolluara.

- Nëse thuhet se nuk na interesojnë gabimet e Rumit, sepse zgjedhim vetëm thëniet që na duken të bukura dhe të dobishme; themi shkurtimisht se besimtarja e ka detyrë të ruajë besimin e saktë (akiden).
Kur një person lexon ose merr ide nga burime që përmbajnë gabime të mëdha në akide, është shumë e lehtë që ato ide të përzihen me të vërtetën, duke shkaktuar paqartësi dhe devijime.
Allahu i Lartësuar thotë:
{وَلَا تَلۡبِسُواْ ٱلۡحَقَّ بِٱلۡبَٰطِلِ وَتَكۡتُمُواْ ٱلۡحَقَّ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ }
“Mos e përzieni të vërtetën me të kotën dhe mos e fshehni të vërtetën me vetëdije.” (El-Bekare, 2:42)
Po shtoj edhe një shembull llogjik për tu kuptuar rreziku i asaj, që shumë motra muslimane nuk arrijnë ta kuptojnë edhe pse besoj s'ka munguar këshilla: nëse një ushqim ka pak helm në të, a do ta hash, duke menduar se pjesa tjetër është e shëndetshme?
Një ide e gabuar, sado e vogël, mund të ndikojë në mënyrën se si një person e kupton fenë, duke futur gradualisht devijime të rrezikshme në zemrën dhe mendjen e tij.
Ibn Tejmije ka kritikuar ashpër rrymat sufiste që promovojnë ittihad dhe hulul, duke i konsideruar si devijime të rënda nga rruga e pastër e Teuhidit. Ai thotë:
“Ata që thonë se Zoti është i bashkuar me krijesat e Tij (ittihad) ose që Zoti inkarnon te krijesat (hulul), kanë devijuar nga Islami i pastër dhe kanë rënë në kufër të qartë.”
(Mexhmu’ el-Fetaua, vëll. 2, fq. 172)

Ai paralajmëron gjithashtu për përdorimin e gjuhës së dykuptimtë në poezi, që mund të mashtrojë njerëzit e thjeshtë dhe t’i çojë drejt mendimeve të gabuara për Zotin, sepse besimi duhet të jetë i bazuar në Kuran dhe Sunet, jo në përvoja shpirtërore të paverifikuara.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

04 Feb, 09:40


•|

Kur njeriu i dorëzon vështirësitë dhe sprovat e tij tek Allahu me besim të palëkundur, ai gjen një forcë dhe siguri të brendshme që askush tjetër nuk mund t’ia japë.

|•

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

26 Jan, 10:38


•|

Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

(أنا زعيمٌ ببيتِ في رَبَضِ الجنةِ لمَن تَرَكَ المِراءَ وإن كان مُحِقًّا وببيت في وسطِ الجنةِ لمَن تركَ الكذبَ وإن كان مازحًا وببيتٍ في أعلى الجنةِ لمَن حَسُنَ خُلُقُه)
“Unë garantoj një shtëpi në periferi të Xhenetit për atë që lë debatin (argumentin), edhe kur ka të drejtë; një shtëpi në mes të Xhenetit për atë që lë gënjeshtrën; dhe një shtëpi në pjesën më të lartë të Xhenetit për atë që ka sjellje të mirë.”


Fjala "debati" (المِراء): Këtu ka për qëllim argumentimin e panevojshëm, që shpesh nuk ka për qëllim të arrihet e vërteta, por thjesht të mbizotërojë egoja.
Hadithi përmend tre nivele shpërblimi, shtëpi në periferi të xhenetit, në mes të tij dhe në gradën më të lartë duke treguar se lënia e debatit, shmangia e gënjeshtrës dhe përmirësimi i sjelljes janë vepra të mëdha në Islam.
Fjala "أنا زعيم" tregon se Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) vetë garanton këtë shpërblim, duke e bërë këtë një inkurajim të fortë për besimtarët.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

26 Jan, 10:16


•|

#Këshillë!

Mos merrni pjesë në diskutime që nuk sjellin përfitim dhe që mund të çojnë në konflikte ose përçarje. Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

"Unë e garantoj një shtëpi në periferi të xhenetit për atë që lë debatet, edhe nëse ka të drejtë."
(Ebu Daudi).

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

24 Jan, 15:11


•|

اللهم يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك

O Allah! O rrotullues i zemrave, forcoje zemrën time në fenë Tënde!

Lutja që Allahu të na mbajë të qëndrueshëm në fenë e Tij tregon se vetë udhëzimi dhe qëndrueshmëria janë dhurata që Allahu i jep atyre që Ai dëshiron.

|•

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

24 Jan, 10:48


•|

“‘Elhamdulilah’ është fjala e çdo personi mirënjohës.

Mirënjohja është një cilësi e bukur që duhet të jetë gjithmonë pjesë e jetës sonë.
Çdo falënderim, qoftë me zemër, gjuhë apo vepra, duhet të jetë i drejtuar tek Allahu, dhe fjala “Elhamdulilah” është simboli dhe kulmi i mirënjohjes së sinqertë.

|•

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

23 Jan, 10:46


#Martesa_një_besëlidhje_e_shenjtë

•|

Martesa si një besëlidhje e shenjtë hyjnore është një nga themelet më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore.
Në epokën tonë, është bërë e domosdoshme të flitet për rëndësinë e saj, sepse po përballet me një sërë sfidash, ndër të cilat më të rrezikshmet janë:

1- Martesa po paraqitet si një koncept i vjetruar që kufizon lirinë personale. Ky është një mesazh i promovuar nga disa lëvizje bashkëkohore që përpiqen të portretizojnë martesën si një burim shqetësimesh dhe kufizimesh të autonomisë individuale, duke harruar dimensionin e saj shpirtëror dhe shoqëror.

2. Lëvizjet feministe dhe ideologjitë moderne, të cilat promovojnë një rrëfim ku martesa shihet si një institucion që i nënshtrohet grave dhe i mohon ato si qenie të pavarura dhe si rrjedhojë bëhet promovimi i homoseksualizmit dhe formave të tjera të bashkëjetesës.

Por në të vërtetë martesë e bazuar në natyrën e pastër njerëzore është një dëshmi e refuzimit të shtrembërimeve intelektuale dhe sociale të imponuara nga ideologjitë moderne. Ajo është një akt i mbështetjes së sensit të shëndoshë dhe vlerave, që respektojnë natyrën njerëzore dhe hyjnore.

Martesa është më shumë sesa një marrëdhënie personale; ajo është një institucion shenjtëror që ndihmon individët të përmbushin rolin e tyre në jetë, jo vetëm si bashkëshortë, por edhe si prindër dhe anëtarë të përgjegjshëm të shoqërisë. Ajo përfaqëson një akt nënshtrimi ndaj urdhërave të Allahut dhe një shfaqje të dashurisë dhe përkushtimit, duke e bërë çdo martesë të natyrshme adhurim.

Për shkak të sulmeve të shumta që po përjeton martesa, bëhet jetike që njerëzit të kuptojnë dhe të promovojnë rëndësinë e saj. Diskutimi për martesën nuk është thjesht një angazhim intelektual, por një përpjekje për të mbrojtur vlerat e shëndosha dhe për t'i qëndruar kundër çdo forme shtrembërimi.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

20 Jan, 10:26


•|

Lufta kundër vetes, e njohur si "Xhihadi më i madh", nuk kufizohet vetëm te përpjekja për të larguar veten nga mëkatet dhe tundimet. Ajo përfshin një proces të thellë dhe gjithëpërfshirës, ku njeriu i bën ballë sfidave të brendshme dhe të jashtme për të ruajtur lidhjen me Allahun dhe për të qëndruar në rrugën e drejtë.

Në këtë luftë, një nga elementët kryesorë është të ndihmosh veten për të duruar çdo sprovë që Allahu mund të sjellë. Çdo njeri përballet me vështirësi dhe sfida, por forca e vërtetë qëndron në aftësinë për të qëndruar i qetë dhe i qëndrueshëm, duke e parë çdo sprovë si një mundësi për t'u afruar më shumë me Allahun dhe për të pastruar veten.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë:
"Asnjë e keqe nuk e godet besimtarin – as lodhje, as sëmundje, as brengë, as hidhërim, as dëm dhe as shqetësim – përveçse Allahu i fal atij disa nga mëkatet e tij për këtë."
(Buhariu dhe Muslimi)

Gjithashtu inkurajimi i vetes për të vazhduar në veprat e mira, pavarësisht pengesave që mund të dalin përpara. Allahu shpesh lehtëson rrugë të mira për robërit e Tij, por është përgjegjësi e njeriut të kapet pas këtyre mundësive dhe të mos devijojë nga udha e drejtë.

Mbi të gjitha, kjo luftë kërkon që në çdo moment të kujtojmë Allahun, sepse Ai është ndihma dhe forca jonë më e madhe.
Allahu i Lartësuar thotë:
وَٱلَّذِينَ جَـٰهَدُوا۟ فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَمَعَ ٱلْمُحْسِنِينَ
"Ata që përpiqen për Ne, Ne me siguri do t’i udhëzojmë në rrugët Tona. Vërtet, Allahu është me besimtarët (vepruesit e veprave të mira)." (Ankebut: 69)

Lufta kundër vetes është një proces i përhershëm që kërkon përkushtim, durim dhe sinqeritet. Kjo luftë nuk është një barrë, por një mundësi e mirë për të fituar shpërblimet e kësaj bote dhe të Botës tjetër.


•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

18 Jan, 16:13


A nuk mendoni se ka ardhur koha për rikthimin e rolit të gruas në shoqëri si edukatore e familjes së saj dhe përgatitja e gjeneratave për përgjegjësitë dhe rolet e tyre jetike?!
Gjendja jonë do të përmirësohet vetëm atëherë kur gruaja të rifitojë rolin e saj të natyrshëm si një ndërtuese e brezave të ardhshëm, edukatore dhe mbështetëse e vlerave të shëndosha, në vend që të përqendrohet vetëm te paraqitja e jashtme, e cila po merr një vëmendje të tepruar në rradhët e grave dhe me keqardhje dhe të muslimaneve, duke lënë pas dore rolet e saj më të rëndësishme, si edukimi i fëmijëve dhe ndërtimi i një gjenerate të ardhshme me vlera fetare, morale dhe intelektuale.

#Roli_i_gruas
#Edukimi_i_Familjes

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

16 Jan, 14:20


#Sqarim

Kujdes nga postimet, që me keqardhje në rrjetet sociale përhapen me vrull të madh, por kanë probleme që lidhen me besimin e drejtë në kader (paracaktimin e Allahut).

Kur dikush në këto postime thotë: “Këtë e kam arritur 10% me përpjekjet e mia dhe 90% me ndihmën e Allahut,” kjo tregon një kuptim të mangët të tij për kaderin. Kjo lloj shprehjeje krijon idenë se përpjekjet njerëzore mund të ekzistojnë të pavarura nga vullneti dhe ndihma e Allahut, gjë që bie ndesh me besimin e qartë Islam. Në të vërtetë, çdo përpjekje, sukses apo rezultat ndodh vetëm me lejen dhe vullnetin e Allahut. Allahu është Ai që krijon çdo gjë, përfshirë dëshirën dhe veprat e njeriut.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Përpiqu për atë që të bën dobi, kërko ndihmë nga Allahu dhe mos u bë i paaftë.”
Në këtë hadith, Profeti ﷺ nxit përpjekjen dhe kërkimin e ndihmës prej Allahut, duke na treguar se të dyja janë të pandashme. Çdo gjë që bëjmë është rezultat i fuqisë dhe ndihmës që Allahu na ka dhënë, dhe për këtë arsye, njeriu duhet ta lidhë çdo sukses apo arritje me Allahun.
Çdo sukses dhe arritje është rezultat i mëshirës dhe mirësisë së Allahut. Edhe përpjekjet tona janë dhuratë prej Tij, sepse Ai na ka dhënë aftësitë, mundësitë dhe fuqinë për t’i realizuar ato. Prandaj, çdo njeri duhet të jetë mirënjohës ndaj Allahut dhe të mos mendojë se suksesi i tij është rezultat i përpjekjeve të tij.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

16 Jan, 07:51


#Sfidat_me_të_cilat_përballet_muslimani_në_jetën_bashkëkohore

1- Problemet mendore.

Problemet mendore me të cilat përballet muslimani janë të shumta dhe të ndërlikuara, duke reflektuar ndikimin e fortë të ideologjive dhe mënyrave të reja të të menduarit që kanë ndryshuar perceptimet për individin, shoqërinë dhe botën.
Po përmendim më të rrezikshmet prej tyre me të cilat përballet muslimani në jetën bashkëkokore:

1. Individualizmi
• Individualizmi e vë individin mbi komunitetin dhe e zhvendos fokusin nga përgjegjësitë kolektive drejt një jete të përqendruar vetëm te vetja.
• Ky koncept kundërshton thelbin e Islamit, i cili i jep rëndësi solidaritetit, bashkësisë dhe ndërveprimit shoqëror.

2. Feminizmi radikal
• Ndërsa feminizmi ka ngritur çështje për barazinë gjinore, ai shpesh nxit një konflikt gjinor që e sheh burrin si kundërshtar të gruas.
• Kjo qasje radikale krijon tensione brenda familjeve dhe shoqërive, duke minimizuar rolin e balancuar të burrit dhe gruas që Islami parashikon.

3. Fluiditeti moral dhe kulturor
• Koncepti i fluiditetit nënkupton mungesën e normave të qëndrueshme morale, ku çdo gjë perceptohet si relative dhe e ndryshueshme.
• Muslimanët ndihen të hutuar dhe të pasigurt në një shoqëri ku vlerat ndryshojnë vazhdimisht dhe normat tradicionale sfidohen. Kjo mund të ndikojë në identitetin dhe integritetin fetar.

4. Sekularizmi
• Sekularizmi përpiqet të ndalojë fenë nga sfera publike, duke e reduktuar atë në një çështje personale.
• Ky mendim e bën të vështirë për muslimanin të praktikojë Islamin në mënyrë të plotë, pasi Islami nuk është thjesht fe e adhurimit, por një sistem i plotë jete që përfshin politikën, ekonominë dhe shoqërinë.

5. Liberalizmi ekstrem
• Liberalizmi ekstrem promovon idenë se liria personale është absolute, pavarësisht pasojave sociale apo morale.
• Ky koncept bie në kundërshtim me parimet islame, të cilat kufizojnë disa liri për të mbrojtur mirëqenien individuale dhe kolektive. Për shembull, kufizimi i konsumit të alkoolit apo i marrëdhënieve jashtëmartesore bazohet në mbrojtjen e shoqërisë.

6. Konsumizmi dhe materializmi
• Shoqëritë moderne promovojnë konsumizmin dhe materializmin si burime të lumturisë.
• Kjo e largon muslimanin nga vlerat shpirtërore dhe thellon lidhjen me këtë botë (dunjanë), duke e bërë atë të harrojë synimin e tij për ahiretin. Për më tepër, varësia nga gjërat materiale krijon pasiguri dhe konkurrencë të tepruar.

7. Digjitalizimi i njeriut
• Përmes teknologjisë dhe rrjeteve sociale, individët po transformohen në entitete të varura nga ekranet dhe algoritmet, duke humbur lidhjen me realitetin.
• Kjo ka krijuar një kulturë të sipërfaqshme dhe të fragmentuar, ku vëmendja ndaj fesë dhe vetvetes është zvogëluar ndjeshëm.

8. Sekularizimi i shkencave
• Shkencat moderne janë distancuar nga morali dhe feja, duke krijuar një botëkuptim të ftohtë dhe shpesh materialist.
• Kjo ndikon te muslimanët që shpesh e perceptojnë shkencën si kundërshtare të fesë, ndonëse Islami i inkurajon hulumtimet shkencore me ndjenjë përgjegjësie ndaj Krijuesit.

9. Admirim i të fortit dhe humbja e vetëbesimit
• Në kulturën globale, fuqia dhe pasuria shpesh admirohen verbërisht, pavarësisht mënyrave se si janë arritur.
• Kjo i bën muslimanët të ndihen inferiorë nëse nuk i përmbushin këto standarde dhe shpesh i shtyn drejt imitimit të kulturave dominuese, duke humbur identitetin e tyre islam.

Këto probleme mendore kërkojnë një qasje të thelluar, duke filluar nga edukimi i individit në vetëdije islame, mbrojtjen e identitetit kulturor dhe ruajtjen e lidhjes me Zotin dhe me shoqërinë.

Përshtati: Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

15 Jan, 07:00


Mos u mashtro nga dukja e mirë e gjërave, sidomos kur veprat e tua janë të këqija, sepse ndëshkimi mund të vijë papritur.
Ja se si Allahu na tregon shembullin e popullit të Adit, që panë retë që vinin drejt tyre si shenjë të shiut që do të sillte mirësi dhe begati, por në të vërtetë ato ishin shkaktaret e shkatërrimit të tyre:
﴿فَلَمَّا رَأَوۡهُ عَارِضࣰا مُّسۡتَقۡبِلَ أَوۡدِیَتِهِمۡ قَالُوا۟ هَـٰذَا عَارِضࣱ مُّمۡطِرُنَاۚ بَلۡ هُوَ مَا ٱسۡتَعۡجَلۡتُم بِهِۦۖ رِیحࣱ فِیهَا عَذَابٌ أَلِیمࣱ﴾
"Kur e panë atë si një re, që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: ‘Kjo re do të na sjellë shi!’ Por jo, ajo është ajo që e kërkuat me ngut: një stuhi që mbart dënim të dhembshëm."
[Ahkaf: 24]

Nga ky shembull kuptojmë se suksesi dhe begatia nuk janë gjithmonë shenja të kënaqësisë së Zotit, sidomos kur shoqërohen me mëkate dhe largim nga rruga e Tij. Prandaj, shpresa për të mirën duhet të jetë e lidhur gjithmonë me veprat e mira dhe përpjekjen për të ndjekur urdhrat e Allahut. Vetëm atëherë begatia është e dobishme dhe sjell bereqet, përndryshe mund të jetë shkatërrim i fshehur nën maskën e mirësisë.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

12 Jan, 08:38


Për vajzën time…

Bija ime e dashur,

Kur të rritesh dhe të bëhesh më e madhe, kur të mësohesh të përballesh me botën dhe të marrësh vendime për jetën tënde, dëgjo këto këshilla nga zemra ime, që janë në përputhje me parimet tona fetare, të udhëhequra nga fjala e Allahut dhe suneti i Profetit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe dashuria ime për ty:
1. Nëse të pëlqen një veshje, zgjidhe atë që është e bukur, por edhe e mbuluar dhe modeste, siç na ka mësuar Allahu. Kujdesu që ajo që vesh të tregojë respektin tënd për veten dhe fenë tënde.
2. Nëse dëshiron të zbukurohesh, bëje këtë për kënaqësinë e Allahut dhe për të ruajtur dinjitetin tënd. Dije se bukuria e vërtetë buron nga zemra e pastër dhe devotshmëria.
3. Nëse të pëlqen një këngë apo një aktivitet, pyet veten: “A është kjo diçka që Allahu do të kënaqet me mua?” Çdo zgjedhje bëje duke u mbështetur te udhëzimet e Allahut.
4. Ndiq ëndrrat e tua që të ndihmojnë të bëhesh një grua muslimane e fortë dhe e dobishme për veten, familjen dhe shoqërinë. Mos harro se suksesi i vërtetë është kur Allahu është i kënaqur me ty.
5. Vetëbesimi yt duhet të bazohet te dashuria për Allahun dhe te bindja ndaj Tij dhe pasimi i traditës së Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Asnjëherë mos e sakrifiko kënaqësinë e Allahut për të kënaqur të tjerët dhe mos lejo që të tjerët të të largojnë nga rruga e drejtë.

Nëse do të mund të të lija tre dhurata, ato do të ishin këto: dashuria për Allahun, forca për të qëndruar në rrugën e Tij, dhe qetësia që buron nga mbështetja te Ai. Për të qenë e lumtur, bija ime, gjithmonë vendose Allahun dhe kënaqësinë e Tij në qendër të jetës tënde.

Të dua dhe gjithmonë lutem për ty.
Me dashuri,
Nëna jote.

#Replikë

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

12 Jan, 08:22


#Replikë
#Reflektim

Këshillat e një nënë muslimane për vajzën e saj duhet të jenë të bazuara në atë që na mëson feja dhe të ndihmojnë në formimin e karakterit të vajzës sipas moralit të lartë islam.
Si prind është përgjegjësi e madhe të edukosh fëmijët në mënyrë që ata të ndjejnë dashuri për Allahun dhe bindjen ndaj Tij dhe pasimin e traditës së Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).
- Këshillat e nënës duhet të ndihmojnë vajzën të forcojë lidhjen e saj me Allahun, duke e bërë fenë bazën e çdo vendimi.
- Nëna duhet ta mësojë vajzën të ndiejë krenari për identitetin e saj si muslimane dhe të mos ndjekë verbërisht modën ose trendet shoqërore.
- Fjalët e nënës duhet të jenë të shoqëruara nga veprime që pasqyrojnë përkushtim dhe dashuri për fenë.
- Një nënë që këshillon me dashuri dhe përkushtim do ta ndihmojë vajzën e saj të gjejë balancën midis lirisë personale dhe përgjegjësive ndaj Allahut.
Nëse këshillat janë të bazuara në parimet e fesë Islame, një vajzë ka më shumë gjasa të rritet si një grua e devotshme, e pjekur dhe e respektuar, duke ndërtuar një jetë të qetë dhe të lumtur.

O Allah! Na udhëzo neve dhe fëmijët tanë në rrugën Tënde të drejtë! Mbushi zemrat tona me dashuri për Ty dhe për fenë Tënde, dhe na bëj nga ata që e jetojnë jetën e tyre sipas kënaqësisë Tënde. Jepu vajzave tona urtësi, modestinë dhe devotshmëri, dhe mos i lër të bien pre e rrugëve që të largojnë nga mëshira Jote. O Allah! Na ndihmo t’i edukojmë ata me dashuri dhe udhëzim, që të jenë prej atyre që ndjekin dritën e Kuranit dhe Sunetit. Amin!

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

03 Jan, 10:08


•|

#Këshillë!

Para se të shprehni mendimin tuaj, veçanërisht në çështje fetare, sigurohuni që ajo që thoni të jetë e bazuar në dije dhe të jetë në përputhje me Kur'anin dhe Sunetin. Nëse nuk jeni të sigurt, është më mirë të heshtni dhe të kërkoni njohuri nga ata që janë më kompetentë.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

01 Jan, 19:04


Muslimanët duhet të kujdesen për fjalët e tyre, të flasin me dije dhe urtësi, dhe të heshtin kur nuk dinë.

- "Sikur të heshtin ata që nuk dinë do të pakësoheshin mosmarrveshjet."

Nga thëniet më të bukura që tregon rëndësinë e heshtjes për ata që nuk kanë njohuri mbi një çështje, qoftë ajo fetare, shkencore, familjare apo sociale.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

31 Dec, 10:40


•|

Në shoqërinë e sotme, ku mëkatet me keqardhje janë normalizuara, shpesh mungon ndërgjegjësimi për mosshkeljen e dispozitave të Allahut dhe shumë njerëz e humbasin ndjenjën e turpit, duke ndjekur dëshirat dhe ndikimet e jashtme. Gjëra që më parë konsideroheshin të papranueshme për muslimanin tani janë bërë pjesë e përditshmërisë.

▪️Ibn Kajim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Ndër shkaqet e durimit ndaj mëkatit është turpi ndaj Allahut të Madhëruar dhe të Lartësuar."

Turpi ndaj Allahut do të thotë të ndjesh përgjegjësi morale dhe frikë të bësh diçka që Allahu e ka ndaluar, duke e parë veten si rob të Tij dhe duke e njohur madhështinë dhe mëshirën e Tij. Duke pasur parasysh këtë, turpi ndaj Allahut bëhet një cilësi e domosdoshme për t’u ruajtur nga mëkatet. Një musliman që ndjen turp ndaj Allahut do të mendojë dy herë para se të shkelë kufijtë e Tij, edhe kur ndodhet larg syve të njerëzve, sepse ky turp dhe respekti ndaj Allahut e ndalon atë nga një gjë e tillë.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

27 Dec, 11:49


•|

Gjykimi i lutjes për mëshirë për një jobesimtar të vdekur

Të lutesh për mëshirë për një jobesimtar që ka ndërruar jetë është një temë që haset shpesh sot, veçanërisht mes të rinjve muslimanë për shkak të mos njohjes të gjykimeve fetare.
Disa mendojnë se të lutesh për mëshirë për një jobesimtar është diçka e thjeshtë ose një akt njerëzor që pasqyron mëshirë dhe butësi, duke argumentuar se Islami është një fe e paqes dhe bashkëjetesës. Kjo është e vërtetë, Islami është kështu; por jo në mënyrën e gabuar që paraqet një version të mangët të fesë, duke e bërë atë të duket e dobët. Në këndvështrimin islam, ky veprim ka një gjykim të qartë që duhet të kuptohet sipas Kuranit dhe Sunetit.

Allahu i Lartëruar thotë:
{مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَن يَسْتَغْفِرُوا لِلْمُشْرِكِينَ وَلَوْ كَانُوا أُولِي قُرْبَىٰ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُمْ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ}
"Nuk i ka hije Profetit dhe atyre që kanë besuar të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe sikur të jenë të afërmit e tyre, pasi u është bërë e qartë se ata janë banorë të zjarrit."
[Teube: 113]

✔️Ky ajet ndalon rreptësisht lutjen për mëshirë për jobesimtarët dhe idhujtarët, madje edhe nëse janë të afërmit tanë. Kështu, kërkimi i faljes apo mëshirës për ta pas vdekjes nuk është i lejuar nga pikëpamja fetare, sepse ata nuk kanë besuar në Allahun dhe kanë mohuar Atë.

Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë:
"Mos kërkoni falje për jobesimtarët, sepse ata nuk janë të denjë për falje."
✔️Ky hadith tregon se Islami ndalon kërkimin e mëshirës apo faljes për jobesimtarët pas vdekjes së tyre. Kërkimi i faljes është një akt adhurimi dhe përulësie ndaj Allahut, dhe Allahu ka përcaktuar që kjo të jetë vetëm për ata që besojnë në Të dhe e ndjekin udhëzimin e Tij.

▪️Arsyet pse është e ndaluar lutja për mëshirë për një jobesimtar?

1- Jobesimtarët refuzojnë të besojnë në Allahun dhe të ndjekin urdhrat e Tij:
Nëse dikush nuk e ka pranuar ekzistencën e Allahut ose ka bërë shirk (t'i shoqërojë Atij të tjerë), atëherë është në kundërshtim me parimet islame të kërkosh për të mëshirë pas vdekjes. Allahu i Lartësuar thotë:
{إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ ۚ وَمَن يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا بَعِيدًا}
"Vërtet, Allahu nuk fal t'i bëhet shirk Atij, ndërsa përveç kësaj fal kë të dojë. Kushdo që i shoqëron Allahut të tjerë, ka devijuar larg nga e vërteta.
" [Nisa: 48]

2- Besimi është kushti për mëshirën dhe faljen e Allahut:
Në Kuran, Allahu qartëson se mëshira e Tij është për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Jobesimtarët që kanë refuzuar udhëzimin hyjnor nuk përfshihen në këtë mëshirë.

3- Nënvlerësimi i parimeve të akides (besimit):
Të kërkosh mëshirë për një jobesimtar pas vdekjes mund të konsiderohet një nënvlerësim i rëndësisë së Teuhidit (besimit në Njësinë e Allahut). Muslimanët duhet të kuptojnë se të kërkosh mëshirë për një jobesimtar është në kundërshtim me drejtësinë e Allahut, siç është përcaktuar në Kuran dhe Sunet. Nëse një person ka zgjedhur mosbesimin gjatë jetës së tij, nuk lejohet të lutemi për mëshirë ose falje për të pas vdekjes së tij.

❀ADELINA KUÇANA❀

27 Dec, 11:49


4- Emocionet nuk duhet të mbizotërojnë mbi fenë:
Është e natyrshme të ndjejmë emocione për të afërmit ose miqtë që nuk kanë besuar në Allahun, veçanërisht nëse kanë qenë njerëz të sjellshëm apo të mirë. Por feja na mëson të dallojmë midis ndjenjave tona personale dhe kufijve të vendosur nga Islami, sepse në akide (besim) nuk ka vend për kompromis (nuk ka vend për të bërë lëshime në kurriz të fesë).
Në këto raste, duhet të kujtojmë se feja islame nuk është thjesht një grup emocionesh; përkundrazi, ajo është një angazhim i vërtetë ndaj vlerave dhe udhëzimeve që Allahu i Lartësuar ka përcaktuar. Islami na mëson se mëshira e vërtetë buron nga besimi në Allahun, dhe të lutesh për mëshirë për jobesimtarin bie ndesh me bazat mbi të cilat e kemi ndërtuar besimin tonë. Islami është i tëri mëshirë dhe bashkëjetesë, por jo në kurriz të themeleve dhe rregullave të tij. Islami nuk kërkon të injorojmë emocionet tona, por na drejton që mëshira e vërtetë të jetë e bazuar në besimin tonë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kush e refuzon këtë besim, vetë ka zgjedhur fundin e tij.

Si përfundim:
Lutja për mëshirës për jobesimtarët e vdekur bie ndesh me bazat e akides islame dhe drejtësinë e Allahut. Secili njeri zgjedh rrugën e tij në këtë jetë, dhe Allahu ka bërë të qartë pasojat e mosbesimit. Muslimanët duhet të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj këtyre çështjeve, duke u udhëhequr nga parimet fetare dhe jo nga emocionet ose ndjenjat personale, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:
أَمْ نَجْعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ كَٱلْمُفْسِدِينَ فِى ٱلْأَرْضِ أَمْ نَجْعَلُ ٱلْمُتَّقِينَ كَٱلْفُجَّارِ

"A mendoni se do të jenë të njëjtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë? Apo mendoni se do të jenë të njëjtë ata që janë të devotshëm me ata që janë mëkatarë?"
[Sad: 28]

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

26 Dec, 16:43


•|

Ngrënia hallall
dhe prej gjërave që Allahu i ka lejuar ka rol të rëndësishëm në jetën e besimtarit. Allahu i Lartësuar thotë:
﴿یَـٰۤأَیُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُوا۟ مِنَ ٱلطَّیِّبَـٰاتِ وَٱعۡمَلُوا۟ صَالِحًاۖ﴾


“O ju të dërguar! Hani atë që është hallall dhe e mirë dhe bëni vepra të mira!" [El-Muminë: 51]

Ka thënë Ibn Kethijri, Allahu e mëshiroftë:
"Ky ajet është argument se hallalli është ndihmës për vepra të mira."

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

23 Dec, 09:42


•|

Nëse do të përkujtonim përgjegjësinë e shqisave tona dhe të përmbajturit në mospërfshirjen në ato gjëra që nuk kemi dije dhe nuk na interesojnë, jeta jonë do të ishte ndryshe.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
{ولا تقفُ ماليسَ لكَ بهِ علمٌ انّ السمعَ والبصرَ والفؤادَ كلُّ اولئكَ كانَ عنهُ مسئولاً}

"Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke dijeni. Me të vërtetë, të dëgjuarit, shikimi dhe zemra; të gjitha këto do të merren në përgjegjësi."[El-Isra: 36]

"Shumica e njerëzve nuk përmbahen nga përfshirja në atë që nuk i përket atyre, dhe nuk flasin me vërtetësi për atë në të cilën përfshihen. Pikërisht kjo ka prishur fenë dhe dynjanë. Allahu e mëshiroftë atë që flet me dije ose hesht me urtësi!"

Ibnul-Uezir (Allahu e mëshiroftë)

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

16 Dec, 11:20


#Mashtrimet_e_Internetit

Pasi përfunduam namazin dhe xhamia u zbraz nga xhemati,
brenda hynë dy të sapomartuar, të veshur me rrobat e tyre të dasmës, të shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Thashë me vete: “Ma sha Allah, ndoshta kanë vendosur ta nisin jetën e tyre me dy rekate në Shtëpinë e Allahut!”

Por ja që ndodhi e papritura!
Dhëndri u ul menjëherë, duke bërë sikur ishte në uljen e teshehudit, ndërsa pas tij u ul nusja.
Ata dy personat – që u kuptua se ishin ekipi i fotografimit dhe inçizimit – nisën punën e tyre: fotografuan, inçizuan, dhe përgatitën çdo detaj që “adhurimi” të dukej i përkryer!

Po, është adhurim, por jo për Allahun!
Një “adhurim” që synon kënaqësinë e njerëzve, një “ibadet” për të fituar vëmendjen dhe admirimin e të tjerëve!

Ku mbeti frika ndaj Allahut?
Ku është madhërimi i të Madhërishmit, Zotit të gjithësisë?

Është zëvendësuar Allahu me çdo gjë tjetër dhe është rritur aq shumë në zemrat e njerëzve, saqë sot e adhurojnë në vend të Allahut, edhe pse nuk e ndjejnë!
Po, është e vërtetë, skena më tronditi, edhe pse në botën e Instagramit, Facebook-ut dhe TikTok-ut, nuk është më diçka e pazakontë.

Por çudia më e madhe është kjo: si mundet një nuse të pranojë një burrë që, me gjuhën e gjestit të tij, i thotë: “Unë jam gënjeshtar e mashtrues; ja ku po e dëshmoj para teje!”?
Dhe njësoj, si mundet një burrë të pranojë një grua që para të gjithëve dëshmon të njëjtën gjë?
Çfarë mund të pritet nga një shtëpi që ndërtohet në Shtëpinë e Allahut mbi gënjeshtra dhe mashtrime?

Urime për mashtruesin dhe mashtruesen hapjen e një shtëpie mashtrimi!
Allahu na udhëzoftë ne dhe ata, dhe na ruajtë nga kjo sprovë që ka mbërthyer botën e sotme!

(E përkthyer dhe e përshtatur nga një rrëfim i një vëllai në Turqi)

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

14 Dec, 11:01


Sqarim!

• Fjala “Nexhd” në arabisht do të thotë “tokë e ngritur” ose “lartësi”. Në kohën e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Nexhd njihej si një rajon malor dhe i ngritur. Në kontekstin e hadithit të përmendur i referohet rajonit gjeografik të Arabisë Qendrore, që përfshin kryesisht:
1. Pjesët qendrore të Arabisë Saudite, përfshirë:
- Rijadin (kryeqyteti i sotëm i Arabisë Saudite)
- Burajdah, Unaizah dhe qytete të tjera në rajonet qendrore.
2. Rajonet përreth që shtrihen drejt kufijve të sotëm me Irakun dhe disa pjesë të Kuvajtit.
• Ndërsa Shami përfshinte Sirinë, Palestinën, Jordaninë dhe Libanin e sotëm.
• Jemeni përfshinte rajonet jugore të Gadishullit Arabik.

🔗 Shumë dijetarë të hadithit, si Imam Buhariu në shpjegimin e tij, dhe të tjerë si Shejhul Islam Ibn Tejmije dhe Ibn Haxher El-Askalani, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë se:
"Nexhd në këtë hadith i referohet Irakut, sepse atje ndodhën shumë trazira, sprova dhe u shfaqën ideologji dhe konflikte të mëdha."
• Në kohën e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), Iraku ndodhej në lindje të Medines, që është drejtimi në të cilin gjendet Nexhdi. Historikisht, termi Nexhd nuk kishte kufij të prerë dhe përdorej për të përshkruar tokat e ngritura në lindje të Gadishullit Arabik, përfshirë edhe Irakun.
Disa nga fitnet dhe konfliktet e mëdha që ndodhën pas vdekjes së Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ndodhën pikërisht në Irak. Siç ishte:
• Lufta e Siffinit midis Aliut dhe Muaviut -Allahu qoftë i kënaqur me ta-.
• Beteja e Kërbelasë ku u vra Husejni -Allahu qoftë i kënaqur me të).
• Shfaqja e Havarixhëve, të cilët u përhapën në ato rajone.

Edhe pse termi Nexhd në kuptimin e tij gjuhësor përfshin rajonet e ngritura të Arabisë Qendrore, në këtë hadith, shumë dijetarë mendojnë se ka për qëllim Irakun, për shkak të ngjarjeve dhe fitneve që ndodhën më vonë në atë rajon.

Allahu e di më së miri!

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

14 Dec, 10:22


Vetëdija e besimtarit për fjalët dhe veprat e tij.

Besimtari musliman jeton me vetëdijen se çdo fjalë dhe vepër e tij, e bërë haptas apo fshehtas, natën apo ditën nuk është harruar, por është ruajtuar me korrektësi dhe është e regjistruar, ashtu siç thotë Allahu në Kur’an:

{وَوَجَدُوا۟ مَا عَمِلُوا۟ حَاضِرࣰاۗ}
"Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë."
[Kehf: 49]

Kjo e nxit të shmangë gjynahet, të bëjë mirë dhe të pendohet për gabimet, duke u përgatitur për Ditën e Gjykimit.
Ky ajet është një thirrje për të jetuar një jetë të ndershme, të drejtë dhe të përkushtuar ndaj Allahut. Siç thotë edhe Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
(الكَيِّس مَنْ دَانَ نَفْسَهُ، وَعَمِلَ لِما بَعْدَ الْموْتِ)
"I mençur është ai që i llogarit veprat e tij dhe punon për jetën pas vdekjes."

(Tirmidhiu).

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

14 Dec, 10:05


•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

12 Dec, 15:50


•|

Ibn Umeri, Allahu qoftë i kënaqur ne të, tregon se Profeti, alejhi selam, ka thënë:
"O Allah! Bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë!" Njerëzit thanë: "Edhe Nexhdin (tokat e ngritura në vendet e arabëve deri në tokën e Irakut) tonë." Ai alejhi selam, tha: "O Allah! Bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë!" Njerëzit thanë: "Edhe Nexhdin tonë." Ai alejhi selam tha: "Atje do të shfaqen tërmetet dhe fitnet (sprovat, mundimet etj.) dhe që atje do të shfaqet briri i kokës së shejtanit."

(Buhariu, nr. 1037)


•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

12 Dec, 08:06


#Fletë_nga_ditari

Dhjetor 2015

Kishim hapur programin zoom dhe filluam mësimet online, me peripecitë e fillimit ashtu siç çdo fillim i ri.
Motrat akoma s'ishin mësuar se si futej në klasën zanore, interneti shpesh shkëputej dhe orari i mësimeve për disa motra ishte i papërshtatshëm.
Kisha lajmëruar për mësimim javor të akides dhe orarin e mësimit.
Në klasë nuk futen vetëm se 10 nxënëse.
Se di pse për momentin mu kujtua hadithi i Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, në të cilin thotë:
”Mu paraqitën popujt (sipas mendimit të saktë se kjo ndodhi gjatë udhëtimit të Israsë), pashë profet me një grup njerëzish (1-9 pasues), pashë profet tjetër me një burrë (pasues), një profet tjetër me dy pasues dhe një profet pa asnjë pasues."
Sa mësim madhështor për thirrësit, të cilët duhet të përpiqen për hirë të Allahut dhe të mos brengoset se sa persona i përgjigjen thirrjes së tij.


Adelina Kucana

❀ADELINA KUÇANA❀

11 Dec, 16:42


Këshillë për motrat në rrjetet sociale.

Motra të dashura, ju përkujtoj me dashuri dhe kujdes se rrjetet sociale nuk janë vendi i duhur për të shpalosur problemet tona familjare apo personale.

Le të ndalojmë pak, të drejtojmë disa pyetje dhe të reflektojmë:

1. A është rrjeti social vendi më i përshtatshëm për tu ankuar?
Kur ndodhemi përballë sfidave familjare ose personale, përhapja e tyre në një platformë publike aspak nuk sjell zgjidhje të dobishme, përkundrazi mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi. Problemet private kërkojnë zgjidhje të urta dhe të matura, që më mirë në një rreth të kufizuar njerëzish të besueshëm, jo në sy të publikut.

2. Cili është rezultati i publikimit të këtyre çështjeve?
Kur një motër muslimane shpalos problemet e saj në rrjetet sociale, aq më tepër duke folur me një gjuhë fyese, nuk e largon dhimbjen apo stresin, por përkundrazi e përkeqëson situatën.

3. Çfarë imazhi po japim si muslimane?
Pyetje që do të doja që secila tia drejtojë vetes në çdo moment kur bën postime dhe shpalime të historisë së saj në këto rrjete sociale.
Si muslimane, kemi për detyrë të ruajmë dinjitetin tonë. Publikimi i problemeve personale mund të krijojë një perceptim të gabuar për fenë dhe moralin tonë, duke u bërë pengesë për përfaqësimin e bukur të Islamit. Allahu na ka mësuar që problemet dhe sprovimet tona t’ia besojmë Atij dhe të kërkojmë ndihmë në sabër (durim) dhe namaz:
وَٱسۡتَعِينُواْ بِٱلصَّبۡرِ وَٱلصَّلَوٰةِۚ
“Kërkoni ndihmë përmes durimit dhe faljes.”
(El-Bekare:45).

🔗Çfarë mund të bëjmë në vend të saj?
1. Kur përballesh me vështirësi, gjëja e parë dhe më e sigurt është drejtimi tek Allahu. Lutja është arma më e fortë e besimtarit. Shpalos problemet e tua para Atij që i di të gjitha, edhe ato që nuk i shpreh me fjalë.
2. Nëse ke nevojë për mendime ose ndihmë, drejtohu një personi të besueshëm: një familjar, një mikeshë e afërt ose një mësuese fetare. Ata mund të të japin këshilla më të dobishme dhe të sinqerta sesa një audiencë anonime në internet.
3. Ruajtja e dinjitetit është pjesë e hijeshisë së një muslimaneje. Përfaqëso Islamin me pjekuri dhe maturi, duke treguar se sprovat të forcojnë dhe jo të dobësojnë. Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka mësuar:
“I fuqishëm nuk është ai që mposht të tjerët, por ai që mban veten nën kontroll në momentin e zemërimit.”
(Mutefekun alejhi).
4. Në raste të caktuara, ndihma profesionale nga një psikologe mund të jetë e dobishme për zgjidhjen e problemeve më të ndërlikuara.

Së fundi: Rrjetet sociale janë një platformë publike që kërkon maturi dhe përgjegjësi. Përfaqësimi i Islamit nuk ndodh vetëm përmes veshjes apo fjalëve të bukura, por edhe përmes mënyrës se si menaxhojmë sfidat dhe ruajmë dinjitetin tonë sidomos në këto platforma.
Le të tregojmë se jemi muslimane që kemi frikë Allahun, duke e reflektuar këtë bindje në çdo aspekt të jetës sonë.

Allahu e përmirësoftë gjendjen tonë!

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

11 Dec, 15:48


Es-Selamu alejkum motra të nderuara!

Lus Allahun që të jeni mirë!

Kemi nevojë, që ne si muslimane të jetojmë në çdo moment të jetës sonë me këtë përfaqësim, kudo qofshim në fshehtësi dhe në publik.
Nga dukuritë shqetësuese, që me keqardhje po përhapen si kërpurdhat pas shiut, është paraqitja jo e denjë e motrave muslimane në rrjetet sociale; të folurit dhe të shkruarit e tyre me një gjuhë që aspak nuk është e hijshme për një muslimane.
U këshilloj motra të dashura që të përfaqësoni fenë tuaj me hijeshi dhe maturi dhe kjo përgjegjësi është e njëjtë si në jetën e përditshme ashtu edhe në atë virtuale. Nëse një motër flet apo shkruan në mënyrë që bie ndesh me moralin islam, kjo jo vetëm që mund të ndikojë negativisht tek të tjerët, por gjithashtu dëmton edhe imazhin e Islamit. Allahu na ka urdhëruar që të flasim gjithmonë me fjalë të mira:
وَقُل لِّعِبَادِي يَقُولُواْ ٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُۚ
“Thuaj robërve të Mi që të flasin vetëm atë që është më e mira…”
(El-Isra :53).
Të flasësh apo të shkruash me një gjuhë të ashpër, tallëse, përbuzëse, fyesë ose provokuese nuk përputhet aspak me etikën islame. Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) na ka mësuar se muslimani është ai që të tjerët janë të sigurt nga gjuha dhe duart e tij. Në rrjetet sociale, ku fjalët kanë forcën e tyre të madhe, është e domosdoshme që të tregojmë maturi dhe përmbajtje në çdo postim, koment apo mesazh. Është e frikshme ndonjëherë kur lexojmë disa komente të shkruara nga motrat tona me një gjuhë që as një injorante nuk do ta kishte përdorur.
Është detyrë për ne që të ndihmojnë njëra-tjetrën për të përmirësuar sjelljen tonë dhe manifestimin e denjë si muslimane. Nëse një motër shikon që një tjetër është duke gabuar në mënyrën e të shprehurit apo sjelljes në rrjetet sociale, ajo duhet ta këshillojë me dashamirësi dhe butësi dhe mundësisht në privat.
Si muslimane, duhet të jetojmë me bindjen se Allahu na shikon në çdo moment, qoftë në fshehtësi apo publikisht. Rrjetet sociale janë një pasqyrë e karakterit tonë dhe një hapsirë për të dëshmuar moralin islam duke folur me fjalë të hijshme, të shkruajmë me maturi dhe të shpërndajmë postime të dobishme, këto janë disa nga mënyrat më të mira për të përfaqësuar denjësisht Islamin.


Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

08 Dec, 16:03


•|

Teksa shikoni videot lidhur me burgjet dhe të burgosurit e liruar në #Siri, meditoni ata me kujdes dhe ndiqni historitë e tyre, kushtet e tyre, gëzimin dhe ankthin e tyre, për të kuptuar historinë e shtypjes dhe tiranisë më të madhe në epokën moderne dhe për të parë fuqinë e Allahut dhe fitoren e Tij, kur të vijë, si do të jetë.

Nëse i ndjeni ata dhe historitë e tyre, dijeni se ka dhjetëra mijëra si ata që janë të burgosur padrejtësisht dhe në mënyrë agresive në shumë vende, që lusim Allahun që t'i lirojë edhe ata së shpejti dhe Allahu qoftë Ndihmësi i tyre.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

08 Dec, 07:05


Në momenten e shkatërrimit të tiranëve dhe zhdukjes së errësirës së padrejtësisë është detyrë falënderimi i Allahut.
Regjimi tiran në Siri ra dhe u zhduk familja tirane!

فَقُطِعَ دَابِرُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ۚ وَٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ
"Ndaj u zhduk mbeturina e popullit mizor, pra falënderim i qoftë Allahut Zotit të botërave."

الله أكبر ولله الحمد
Allahu është më i madhi dhe falënderimi i takon Allahut!

Gëzohuni me fitoren e muslimanëve në #Siri dhe luteni Allahun që të na gëzojë me fitore edhe në #Gaza dhe #Palestinë

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

04 Dec, 15:01


•|


Pyetje që i drejtojmë të gjithë atyre që dalin në emër të fesë dhe e njollosin përfaqësimin e tyre

‏﴿ ما لَكُمْ لَا تَرْجُون لِله وَقارًا ﴾
"Ç'është kështu me ju, që nuk i shprehni Allahut madhërinë që e meriton?"
A nuk keni në zemrat tuaja shenjë të madhërimit të Allahut?

Madhërimi për Allahun e Plotfuqishëm nuk bëhet vetëm me fjalë që lëvizin gjuhët, por është frika në zemër që manifestohet në veprime me përulësi, që e ruajnë fytyrën dhe pamjen e një muslimani.
Dhe prej madhërimit të Allahut është që muslimani, i cili pretendon se ka dije, të ketë turp të bëjë veprime të njëjta me ato që bëjnë injorantët dhe jomuslimanët.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

04 Dec, 12:43


Muslimani në çdo moment të jetës së tij jeton duke e pasur parasysh mbikëqyrjen e Allahut dhe ka turp prej Tij që të veprojë vepra që nuk janë aspak të moralshme.
Sa herë që tronditemi nga veprime të tilla gjithnjë më kujtohet hadithi i Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të:
"Nëse ske turp bëj ç'të duash."

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

29 Nov, 09:35


•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

29 Nov, 06:56


•|


Nëse dikush prej muslimanëve debaton me ty për realitetin në të cilën po jetojmë dhe si kundërpërgjigje të thotë:
"Besimi është në zemër."; thuaj atij:
"Po, kështu në zemër është kufri (mosbesimi), hipokrizia dhe dëshirat e shfrenuara, ndërsa veprat janë ato që na i zbulojnë!"

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

28 Nov, 17:38


Teksa përjetojmë ditët e 28-29 nëntorit, vërej me dhimbje se shumë muslimanë i japin këtyre ditëve një rëndësi që nuk i takon besimit tonë. Shumë nga ne i përfshijnë këto festa në jetën e tyre, duke harruar se identiteti ynë si muslimanë duhet të lidhet vetëm me fenë e Allahut dhe të Dërguarin e Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.

Por elhamdulilah që do të jetë gjithnjë një grup prej muslimanëve, që nuk tundohen nga presioni shoqëror dhe qëndrojnë të palëkundur në bindjen e tyre. Ata e dinë se çdo festim që nuk është pjesë e fesë nuk i shton asgjë besimit të tyre, por përkundrazi mund të bëhet shkak për devijim. Për këta muslimanë, dua t’ju kujtoj fjalët e Allahut të Madhëruar:
وبشر الصابرين
“E përgëzoji ata që bëjnë durim!”
(Sure Bekare: 155)

Bëni durim dhe mos u mashtroni nga festimet që nuk sjellin dobi, por përkundrazi mund të dëmtojnë zemrat tona. Ju jeni shembull për të tjerët, ndaj qëndroni të përqendruar dhe përhapeni të vërtetën me urtësi dhe fjalë të bukura.

Ndërkohë që shumë motra dhe vëllezër, me qëllim të mirë apo pa vetëdije, përfshihen në këto festa dhe i konsiderojnë si të padëmshme. Ata harrojnë se çdo veprim që bëjmë duhet të jetë në përputhje me kënaqësinë e Allahut dhe larg shpikjeve në fe.
Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është prej saj, ajo do të refuzohet.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

A ia vlen, o musliman, që për një flamur apo një festim të shkelësh urdhrat e Allahut? A ia vlen të humbasësh pastërtinë e besimit tënd për një traditë që nuk ka vend në Islam?
Flamuri që ngrin lart dhe festimi që bën sot, a do të të shpëtojnë nesër në Ditën e Gjykimit?
A po të afrojnë këto festa tek Allahu, apo po të largojnë prej Tij?

O motër muslimane!
Zgjidhe besimin dhe kthehu te Allahu dhe përkujto se identiteti ynë si muslimanë nuk ka nevojë për ngjyra dhe simbole, por për vepra që na afrojnë tek Ai.
Zgjidhe shpërblimin e ahiretit mbi kënaqësitë e kësaj bote, sepse vetëm kështu do të jesh fitimtare në të dy botët.

Ruaje fenë tënde dhe mos e ndot atë me zakone që nuk të përkasin si muslimane!

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

27 Nov, 08:54


•|

Teksa lexon shqetësimet e motrave për pjesëmarjen e muslimanëve në festat e 28-29 nëntorit duke i festuar dhe duke u veshur kuq e zi sikur të jetë pjesë e fesë tonë, gëzohem dhe hidhërohem.

Gëzohem se elhamdulilah ka motra, që edhe pse jetojnë në mesin e një tundimi të tillë, siç është festimi i festave të tilla, ato e kanë kuptuar të vërtetën, që nuk lejohet festimi i tyre dhe janë të përqëndruar në këtë vertetë dhe nuk janë tunduar.
I përgëzoj këto motra dhe i përkujtoj me këshillën më me vlerë që është dhënë për përqëndrimin në të vërtetën, thënia e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të:
(فاصْبِرُوا حتَّى تَلْقَوْنِي)
"Bëni durim derisa të më takoni mua (Ditën e Ringjalljes)."
(Transmeton Buhariu)

Bëni durim motra në mosfestimin tuaj dhe përqëndrohuni në këtë vërtetë dhe përhapeni atë në mesin e muslimanëve, sepse ka zemra që kanë nevojë për përkujtim!

Hidhërohem për faktin se si shumë prej motrave tona të dashura ranë dhe po bien pre e këtyre tundimeve, dhe aq më e dhimbshme kur nuk ju duket se ka gjë në këtë festim.

Dhe u kujtoj atyre që kanë rënë pre e festimeve dhe gjërave të shpikura, me një hadith shumë kërcënues, në të cilën Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, thotë:

“Do të vijnë njerëz nga pasuesit e mi tek Haudi. Sapo ti njoh ata, do të largohen prej meje. Atëherë unë do të them: “Shokët e mi!” Pastaj Ai më thotë: “Ti nuk e dini se çfarë ata kanë shpikur (vepruar) pas teje”.
(Transmeton Buhariu)

Dijetarët kanë thënë se, të gjithë ata që dalin nga feja e Allahut ose shpikin në të diçka që nuk është prej fesë, diçka që Allahu nuk është i kënaqur apo e cila nuk lejohet, të gjithë ata do të largohen nga Haudi.

A ja vlen motër e dashur festimi yt i këtyre festave, pjesëmarrja në këto festime që të jetë shkak i largimit tënd nga Huadi?
A ja vlen që veshja jote me ngjyrat e flamurit në këto ditë, të jenë shkak i largimit të tënd nga Haudi?

Qëndro momente meditimi rreth këtij hadithi dhe më pas jepi përgjigje këtyre pyetjeve.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

27 Nov, 08:08


•|

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë më të fortë, që kur kam rënë në këtë çështje (d.m.th. sprovën me të cilën u sprovua në lidhje me Kuranin) se sa fjala që më tha një beduin. Ai më tha:
"O Ahmed! Nëse vritesh për hir të vërtetës, do të vdesësh si dëshmor, dhe nëse jeton, do të jetosh i lavdëruar."
Dhe kjo ma forcoi zemrën time.

📚 [Biografitë e figurave fisnike (11/242)].

Sot në sprovat dhe sfidat me të cilat përballet muslimani, ka nevojë që dikush t'i flasë që ta kujtojë për t'u përqëndruar në të vertetën.

Sado të forta të jenë sfidat me të cilat përballeni motra të dashura përqëndrohuni fort në të vertetën e qartë, sepse vetëm kështu do të jetoni të lavdëruara!

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

22 Nov, 08:58


•|

Aq e lehtë është bërë në gjuhët e disave mallkimi, saqë nuk ju duket se po thonë diçka të rrezikshme.
Fjala: "Zoti të mallkoftë!" po të përzihej me ujin e detit, do ta ndryshonte ngjyrën e tij.
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ka krahasuar mallkimin me vrasjen, duke thënë:
“Të mallkosh besimtarin është si ta vrasësh atë."
Dhe gjithashtu, i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka sqaruar se:
"Ata që mallkojnë nuk do të jenë dëshmues e as ndërmjetësues në Ditën e Kijametit."
Ata që mallkojnë përveç kësaj janë të përjashtuar nga mëshira e Allahut, prandaj mos e quani si diçka të lehtë mallkimin, por luteni Allahun që tju ruajë nga rënia në mallkim dhe tua pastrojë gjuhën nga mallkimi.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

21 Nov, 06:37


‏•|

Jo të gjithë ata që mbajnë libra janë të pajisur me mençuri, sepse dija nuk është në peshën e letrave, por në lartësinë e të kuptuarit dhe thellësinë e perceptimit.

#Këshillë
A përfiton një gomar nga librat që mban në shpinë?
A meriton ai të nderohet për shkak të ngarkesës që bart?

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

18 Nov, 05:39


•|

Kjo dynja është veçse një përjetim i shkurtër dhe kalimtar.
Besimtari i familjes së Faraonit, ja si e paralajmëron popullin e tij:

{يَا قَوْمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَإِنَّ الْآخِرَةَ هِيَ دَارُ الْقَرَارِ}
"O populli im, jeta e kësaj bote është veçse një përjetim i shkurtër. Jeta Tjetër, ajo është Shtëpia e perhershme." [El-Gafir: 38, 39]

Paralajmërim që meriton të jetë përkujtues i çdo dite të jetës sonë në këtë dynja. Kjo është një këshillë që duhet menduar dhe ndalur në çdo fjalë në të. Kjo është e vërteta nga e cila jemi shpërqendruar, se kjo botë është vetëm një kënaqësi e përkohshme dhe në ahiret do të përfundojnë të gjithë, prandaj atij duhet t'i japim përparësi dhe rëndësi. Për atë jetë të pafundme duhet të përpiqemi e të punojmë sinqerisht dhe me këmbëngulje, sepse ajo është shtëpia e përhershme.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

16 Nov, 17:41


"Janë vetëm disa ditë dhe do të kalojnë, prandaj mos u mërzit!"

Kështu e ngushëlloi Ebu Ubejde bin El-Xherrah Umer bin El Hatabin, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, që e bëri Umerin, të qante dhe i tha:
"Ne të gjithve na ka ndryshuar jeta e kësaj bote, përveç teje, o Ebu Ubejde!"

Medito!
Të gjithve na ka ndryshuar jeta e kësaj bote, përveç atyre që e kuptuan se jeta e vërtetë është jeta e Ahiretit (botës së përtejme) dhe për të u angazhuan, punuan dhe shpresuan.

O Allah!
Të kërkojmë falje dhe shpëtim në këtë botë dhe në Ahiret!

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

14 Nov, 15:23


•|

Është e ligjësuar të mbështetemi tek Allahu për të gjitha kërkesat dhe kjo është prej gjërave të obligueshme të besimit.
Allahu i Lartësuar thotë:
{وَعَلَى ٱللَّهِ فَتَوَكَّلُوٓا۟ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ}
"Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!” [El Maide: 23]

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

13 Nov, 10:02


Turpi është një nga karakteristikat e femrës muslimane dhe një nga gjërat më të rëndësishme që e dallon, e lartëson dhe e ruan atë. Baza e virtytit tek gruaja është turpi, sepse nxit për dëlirësi dhe mirësjellje, e largon atë nga çdo ves dhe e ruan nga kryerja e gjynaheve, prandaj Profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Turpi nuk sjell vetëm se të mira”.
Prandaj, e dashur motër, bëhu prej atyre grave që Allahu i ka stolisur me turp në mënyrën se si flasin, komunikojnë, sillen me njerëzit dhe ruajnë veten nga gjynahet, fjalët e kota dhe moralit të ulët. Dhe mos harro se turpi është degë e besimit, dhe sa më e turpshme të jesh, aq më afër Zotit tënd, më afër fesë tënde dhe natyrshmërisë së pastër me të cilën Allahu të ka krijuar, do të jesh.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

07 Nov, 14:10


Njerëz apo robotë!

Pas përhapjes në masë të përdorimit të chatGPT është i frikshëm fakti i informacioneve që merr, saqë lind natyrshëm pyetja: ku është roli i njeriut dhe ndikimi i tij në shoqëri për të qënë i dobishëm për njerëzit dhe për të vepruar me atë që ka mësuar?
Me keqardhje shoqëria islame po rrënohet nga prodhimi i atyre robotëve, që kanë njohuri rreth Islamit dhe flasim shumë bukur për dispozitat fetare, por nuk kuptojnë apo nuk veprojnë sipas asaj që thonë!
Kur i japim rëndësi mësimit përmendësh të një numri të madh të ajeteve të Kuranit, haditheve dhe shkencave islame, pa i kuptuar tekstet dhe pa vepruar sipas asaj që ato urdhërojnë, ne kemi formuar në këtë mënyrë grupe të mëdha robotësh dhe kompjuterësh, sepse janë thjesht një mjet për ruajtjen e të dhënave dhe informacioneve, që i nxjerrim kur na duhen dhe më pas i kthejmë në vendin e ruajtjes. Fatkeqësisht, kjo është e vërteta kur fokusohemi në përsëritjen e ajeteve Kuranore me qëllim mësimin e tyre përmendsh dhe mosfunksionimin e tyre në jetën tonë; kështu rritën breza që mësojnë përmendësh, por nuk janë në gjendje të punojnë!
Sa prej tyre kanë mësuar përmendësh një numër të madh të haditheve, dhe ndoshta janë diplomuar në universitetet e Sheriatit dhe kanë marrë diploma të avancuara në leximet e Kuranit, por ka boshllëqe të mëdha mes kësaj dije dhe të vepruar me të; a thua se jemi thjesht kompjuterë për të ruajtur sasinë maksimale të dijes dhe njohurive.
Aspak nuk nënvlerësojmë rëndësinë e kërkimit të dijes në shkencat e Islamit dhe për të mësuar përmendësh Kuranin dhe hadithet e Profetit, alejhi selam, por shpresojmë që të mos e kthejmë veten në robotë apo kompjuterë, që ruajnë informacione, por të jemi qenie njerëzore që punojmë shumë dhe mësojmë të punojmë me atë që kemi mësuar!

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

07 Nov, 11:01


•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

01 Nov, 10:23


Tregti e rëndomtë!

Në një shfletim të shpejtë të rrjeteve sociale do të gjesh postime shumë domëthënëse, përkujtuese të ajeteve Kuranore dhe haditheve të Profetit, alejhi selam dhe këshilla të vyera e megjithatë kanë numrin më të vogël të likeve (pëlqimeve).
Ndërsa postime mediokre, thënie të rëndomta, përditshmëria e disa njerëzve me fotot e tyre, kanë lajka marrëmendëse, them lajka dhe jo like se ska si të jetë ndryshe.
(Po marr vetëm këtë dukuri virtuale si shembull, sepse ka dukuri të shumta sidomos ato reale që janë të ngjashme).
A thua kaq shumë e ndotur është bërë natyrshmëria e pastër që Allahu e krijoi njeriun saqë nuk e dallon më të mirën dhe të bukurën nga e keqja dhe e shëmtuara?
Apo në tregun kapitalist po shiten lirë vlerat dhe moralet e bukura njerëzore ndërsa të shëmtuarën, të keqen njerëzit po i pasojnë ato verbërisht?!
Dekada më parë, njerëzit ankoheshin për dobësinë e fesë në mesin e njerëzve dhe nuk kaluan vite derisa kjo u pasua nga ankesat e tyre për një dobësi të përgjithshme në moralet e tyre.
Sot duhet të ankohemi për mungesën e arsyes në jetë, deri në atë pikë sa sipërfaqësia është përhapur në mesin e njerëzve dhe veset kanë zënë vend.
Kemi nevojë për një rizgjim të bazave fetare në mesin tonë, të cilat e edukojnë shoqërinë dhe e ruajnë llogjikën e shëndoshë të individëve nga degradimi.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

31 Oct, 14:21


Mos u angazho me ndjekjen e përditshmërisë të njerëzve dhe të asaj që u ka dhuruar atyre Allahu, në mënyrë që të mos fillojë ndonjë shqetësim apo pakënaqësi në zemrën tënde për caktimin e Allahut dhe furnizimin e Tij, dhe kështu fillon dhe krahasohesh me ta; dhe nëse vepron kështu zemra fillon dhe venitet, të tërheq jeta e kësaj bote, e harron jetën e përtejme dhe mbetesh si një i dëshpëruar nga mëshira e Allahut. Prandaj mos shihni ata që janë më lart se ju nga mirëqënia, por shihni ata që janë poshtë jush dhe kënaquni me atë që Allahu ju ka furnizuar.
Mos u dëshpëroni për atë që ata kanë arritur nga kënaqësitë e kësaj bote dhe ju nuk e keni arritur, përkundrazi, shiko ata që janë të përqëndruar në fe, kanë arritur grada të larta të diturisë dhe po garojnë për jetën e përtejme, ndërsa ju ende vajtoni fatin tuaj!

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

30 Oct, 13:18


•|

Shejtani e urren vendosmërinë tënde dhe e lufton atë me shumë forcë, duke u përpjekur gjithmonë t'ju vendosë në një situatë, që e bën më të lehtë të tërhiqesh nga mirësitë, të largohesh prej punëve të mira dhe të bën të shmangesh nga angazhimet tuaja.

Ndërsa Zoti ynë, i Lartësuar qoftë Ai, e do shumë vendosmërinë dhe ata që janë të vendosur në qëllimet dhe përqëndrimin e tyre në të vërtetën.
Allahu nxit duke thënë:
(وسارعوا..)
"Dhe nxitoni (në veprat e mira)"
(وسابقوا..)
"Konkurroni (për të arritur shpërblimet)"
(فإذا عزمت فتوكَّل على الله إنَّ الله يُحبُّ المتوكِّلين)،
"Dhe kur të vendosni, mbështetuni në Allahun. Me të vërtetë, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai."

Dhe gjithashtu Allahu inkurajon disa veprime dhe i cilëson ato si (veprime të vendosura).
Madje, kur deshi të emërojë robërit e Tij më të veçantë dhe me shumë të nderuar, i quajti (أُولي العزم)
(Ata të vendosurit).
Në këtë emërim është një tërheqje vëmendjeje për cilësinë për të cilën ata arritën këtë pozitë, që është durimi dhe përballja me durim e vështirësive, kështu Allahu inkurajon ndjekjen e gjurmëve të tyre duke thënë:
(فاصبر كما صبرَ أولو العزمِ من الرُّسل)
"Kështu bëhu i durueshëm ashtu siç duruan ata që ishin më të vendosurit nga të dërguarit." [El-Ahkaf: 35]

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

30 Oct, 07:20


•|

Në vështrimin e parë kjo foto secilës prej jush mund t'i lërë përshtypje të ndryshme, në bazë të gjendjes së saj emocionale apo psikologjike..

Cila është përshtypja e parë që të dha kjo foto?
(Mundohu ta japësh atë pa u menduar shumë dhe pa filozofuar).

💌Në jetën tonë të përditshme hasemi me pamje, dukuri dhe veprime që janë të pashmangshme, mundohu që t'i jetosh ato ashtu siç të shfaqen pa u futur në detaje të thella, që të mos marrin kohën tënde të vyer dhe pa i dhënë rëndësi çdo gjëje të rëndomtë, që të mos sjellin shqetësime as shpirtërore dhe as psikologjike.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

29 Oct, 10:36


•|

Të ngushëllosh zemrat është adhurim.

Sa herë që sheh dikë që është i lodhur dhe me zemër të thyer, fliti për cilësitë e tij të mira, për moralet dhe mirësinë e tij.
Flit shumë derisa të ngrihet dhe të rikthehet përsëri në gjendjen e tij të mëparshme, biles më aktiv.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

29 Oct, 06:27


-

Mund tju ndodhë që të qepni plagët e njerëzve ndërsa jeni shumë të lodhur.
Por mos harroni se për shkak të kësaj vepre vazhdoni të shpërbleheni nëse keni qënë të sinqertë; prandaj mos neglizhoni asnjë vepër të mirë sado të lodhur mund të jeni.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

28 Oct, 06:09


Nëse në zemrën tuaj ka sado pak zili për të tjerët dhe atë që ata posedojnë, lutjuni Allahut që t'ju lumturojë me atë që keni, t'ju bëjë të shihni mirësitë dhe bekimet që Ai ju ka dhënë dhe t'i shijoni ato siç duhet. Dhe lutuni t'ju japë bindje se ajo që Allahu ju ka dhënë ua bën jetën më të gjerë dhe më të lehtë nga ajo që lakmoni tek të tjerët.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

27 Oct, 14:26


•|

Udhëzimi në rrugë e drejtë:
- nuk arrihet përmes inteligjencës apo njohurive të shumta që mund të ketë njeriu, sepse sa shumë prej atyre që janë të zgjuar dhe kanë dije, por ka qënë shkak i humbjes dhe jo i udhëzimit të tyre;
- nuk arrihet as përmes përvojës, sepse ka njerëz që kanë shumë përvojë por janë të paudhëzuar në rrugën e drejtë;
- nuk arrihet përmes gradës dhe pozitës së njeriut në shoqëri, sepse ka pasur profetë që bijtë e tyre ka qënë të devijuar dhe nuk e kanë pasur të vërtetën me të cilën Allahu i ka dërguar;
- nuk arrihet as në bazë të vendit dhe vlerës së këtij vendi, sepse njerëzit e Mekës devijuan edhe pse e shikonin Qaben çdo ditë.
Por ska dyshim që njeriu është i humbur përveç atij që Allahu e udhëzon dhe i jep sukses për udhëzim, ashtu siç Allahu thotë në hadithin kudsij:
(يَا عِبَادِي كُلُّكُمْ ضَالٌّ إِلاَّ مَنْ هَدَيْتُهُ فَاسْتَهْدُونِى أَهْدِكُمْ)
"O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, përveç atij që e udhëzoj Unë, prandaj kërkoni udhëzimin nga Unë, do t'ju udhëzoj ju."

Kërkoni nga Allahu udhëzimin dhe përqëndrimin në këtë udhëzim që të mos devijoni!

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

22 Oct, 21:37


Rikthehemi pak në kohë, në një histori të njohur, që na jep mësime të vlefshme edhe në këtë kohë.

Ibrahimi, paqja e Allahut qoftë mbi të, në vizitën që i bëri të birit të tij Ismailit, që kishte kohë pa e parë, i dha një porosi gruas së tij, pa u identifikuar si babai i burrit të saj: “Ndrysho pragun e derës”, teksa e dëgjoi atë që u ankua për vështirësitë e jetës, që po jetonin.
Kur Ibrahimi, paqja e Allahut qoftë mbi të, erdhi për herë të dytë, që ta vizitonte të birin, ai gjeti një grua tjetër, që ishte falënderuese dhe e kënaqur për gjithçka që kishin. Kësaj radhe, Ibrahimi, paqja e Allahut qoftë mbi të, i tha asaj që ti thoshte Ismailit:
“Lëre pragun e derës ashtu siç është”, pêr tu kuptuar se e miratonte zgjedhjen e re të tij.

Nga ky fragment historie përfitohen shumë dobi dhe mësime, do të pêrzgjedh tre më të dobishmet (në këndvështrimin tim):
1- Jeta bashkëshortore përballet shpesh me vështirësi të mëdha dhe përmirësimi i tyre kërkon gjithnjë të jemi mirënjohës për ato që kemi dhe të bëjmë durim në vështirësi. Nëse arrijmë të jemi falënderues Allahut për atë që kemi dhe të jemi durimtar në përballimin e vështirësive, do të jetojmë të qetë dhe të kënaqur, pavarësisht rrethanave që mund të kemi.
2- Marrëdhëniet, sidomos ato familjare dhe martesore, janë thelbësore për jetën e njeriut, prandaj duhet të zgjedhim njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ne, në mënyrë që të krijohen baza të forta që këto marrëdhënie të jenë qëndrueshme e të lumtura.
3- Këshilla me mençuri dhe me dashuri është mjet i fuqishëm për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë rrugën e duhur në jetë. Sot, ashtu si dhe në kohën e Ibrahimit, paqja e Allahut qoftë mbi të, këshillat që jepen me takt dhe maturi janë më të pranuara dhe mund të ketë një ndikim të madh.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

21 Oct, 02:50


•|


Amër bin Abdul Kajs, Allahu e mëshiroftë, kur zgjohej në mengjes thoshte:
“O Allah! Njerëzit janë shpërndarë për të përmbushur nevojat e tyre, ndërsa nevoja ime është që Ti të më falësh mua!”

📗 Ez-Zuhd (Asketizm), Ibn Ebi Asim, fq.225.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

20 Oct, 09:34


#Korrigjim_konceptesh

•|

“Feja nuk i fshin instinktet, por i zbut ato, ndërsa edukimi fetar nuk e ndryshon karakterin, por e përsos atë.”

Mustafa Es-Sibeai

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

20 Oct, 06:39


•|


Ibn Kutajbe, rahimehullah, ka thënë:

'Njeriu me ambicie, edhe nëse vendoset poshtë, shpirti i tij nuk pranon veçse lartësinë, ashtu si flaka e zjarrit që përpiqet ta ulë zotëruesi i saj, por ajo nuk pranon veçse ngritjen.'"

📚Ujun el-Akhbar, vëll 3, fq 231.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

18 Oct, 04:56


E drejta ndaj fesë!

Nga detyrimet dhe të drejtat që keni si musliman është të respektoni, mbroni dhe përkrahni fenë e Allahut.
Kjo përkrahje, mbrojtje dhe respekt nuk bëhet vetëm në beteja dhe në fronte lufte; por është detyra e çdo muslimani/eje në çdo forum, në çdo takim, në çdo tokë dhe nën çdo qiell.

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

16 Oct, 15:32


•|

Detajet e historisë të tre atyre, që mbetën pas dhe nuk dolën në luftën e Tebukut me muslimanët duhet të na tronditin dhe të na shtyjnë për të marrë mësime dhe për të përfituar kuptime madhështore.

Shpesh ndalemi në detajet e historisë së Ka'b bin Malikut, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe qajmë për mënyrën e përpjekjes së tij edhe pse njerëzit largoheshin prej tij dhe nuk i kthenin as selamin.
Por, në tregimin e njërit prej të treve, Hilal ibn Umeje, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka një mësim më tronditës në lidhje me realitetin, që jetojmë sot.
Gruaja e Hilal bin Umejjes erdhi tek i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Hilal Ibn Umeje është i shtyrë në moshë dhe nuk ka shërbëtorë. A më lejon që t'i shërbej atij?" Ai tha: "Mirë, por nuk duhet të të afrohet." Ajo i tha: "Betohem në Allahun se ai nuk lëviz nga vendi. Ai vazhdon të qajë që nga dita që ndodhi ajo që ndodhi."
Hilal bin Umejje, Allahu qoftë i kënaqur me të, u dënua për neglizhencë të daljes së tij në luftë, edhe pse ishte i moshuar dhe kishte nevojën e shërbimit të gruas dhe mund të justifikohej për këtë! Mirëpo, ai i jetoi momentet më të vështira si dy shokët e tij, saqë toka iu bë e ngushtë, aq sa ia merrte frymën, madje nuk po duronte dot as veten e vet. Kjo gjendje nuk mund të përshkruhet me fjalë. Hilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, i dha përparësi kënaqësisë së Allahut dhe Profetit të Tij dhe këmbënguli për të qenë i sinqertë me Të. Ai dhe dy shokët e tjerë ishin të sigurt dhe të palëkundur në bindjen se askush tjetër nuk të shpëton prej ngushtive, veçse Allahu i Madhëruar. Ata humbën çdo shpresë dhe mbështetje nga krijesat, për t'iu dorëzuar dhe mbështetur tërësisht Allahut të Madhëruar. Ata e kuptuan shumë mirë se, për t'i shpëtuar ndëshkimit të Tij, duhet të vraposh pa u vonuar drejt Tij. Pritja e tyre e dhimbshme, që Allahu t'ua pranonte pendimin zgjati rreth 50 ditë e net të gjata si shekuj për ta.
E gjitha kjo për të kuptuar madhështinë e xhihadit për hir të Allahut në Islam dhe mëkati i madh i moskryerjes së këtij detyrimi fetar dhe sa e fortë ishte dhimbja e tyre për mos vajtjen në luftë!
O Allah!
Na furnizo zemra si zemrat e sahabëve, që rrahin me sinqeritet, pendim dhe çiltërsi!

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

16 Oct, 05:06


•|

O Allah!
Jemi kaq të dobët dhe nuk na forcon asgjë përveç besimit te Ti dhe tek Premtimi Yt!
Zbrit mëshirën Tënde mbi muslimanët në Gaza!
Forcoi zemrat e tyre dhe bëji të qëndrueshëm në pritjen e lehtësimit Tënd!

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

14 Oct, 17:02


•|

Allahu i Lartësuar kur flet për xhenetin, atje ku ka mirësi të përjetshme, pranë Zotit Bujar dhe Mëshirëplotë, tregon se është trashëgimi për robërit adhurues të Allahut, që i përmbahen ligjit të Tij:

{ تِلۡكَ ٱلۡجَنَّةُ ٱلَّتِی نُورِثُ مِنۡ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِیࣰّا}
"Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgimi robërve Tanë që ishin të devotshëm" [Merjem: 63]

Përfitojmë nga ky ajet kuranor madhështor një rregull të rëndësishëm se nëse trashëgimia e Xhenetit është për shkak të devotshmërisë dhe veprave të mira, atëherë pjesa e secilit trashëgimtar në të është sipas pjesës së tij të devotshmërisë dhe veprave të tij të mira.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

14 Oct, 16:46


•|

Kujtoje veten me çdo rrahje të zemrës
"Xheneti është më i çmuar se çdo gjë që të largon prej tij."

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

12 Oct, 15:29


•|

Nga sëmundjet e zemrës më të përhapura në jetën tonë bashkëkohore, me keqardhje është zilia, e cila dëmton më shumë ziliqarin se sa atë që ai e ka zili.

El-Asmai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

"#Zilia është një sëmundje e drejtë, e cila prek më shumë ziliqarin sesa atë që ziliqari e ka zili."

Prandaj, ruajuni nga kjo sëmundje dëmtuese e vetes suaj!

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

12 Oct, 15:13


•|

"Personi ziliqar është më i dashur për shejtanin se magjistari, sepse ziliqari i dëmton njerëzit pa asnjë kusht apo marrëveshje me shejtanin.”
Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë.

O Allah!
Ne kërkojmë strehim te Ti nga e keqja e ziliqarit që ka zili.
Amin!

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

08 Oct, 15:39


•|

Për sa kohë që ecni drejt dhe jeni në rrugë të drejtë mos u brengosni për mendjet që anojnë nga kjo rrugë dhe as thirrjet që duan të të largojnë nga përqëndrimi në të vërtetën.
Lute Allahun që të jesh e fortë dhe e rreptë në kapjen pas së vërtetës dhe largimin dhe ikjen nga e kota.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

07 Oct, 12:53


•|


Nëse njeriu mendon për një kohë të gjatë për çështjet e kësaj jete, angazhimet dhe garimin pas saj dhe lidhet me të, në mendjen e tij mungon gjithnjë e më shumë jeta e përtejme (ahireti).
Muslimani duhet ta bëjë këtë botë në të cilën jeton një fazë të përkohshme në jetën e tij, ndërsa bota e përtejme është jeta e vërtetë për të ose fitore dhe hyrje në xhenet ose humbje dhe hyrje në xhehenem.
Prandaj, atij që Allahu i jep sukeses e shikon këtë botë si një vendkalim, që duhet kaluar derisa të arrijë qëllimin, që është Xheneti. Dhe kështu nëse i vjen ndonjë mirësi, e falënderon Allahun e Madhëruar, e nëse goditet me ndonjë fatkeqësi, bën sabër, e nëse bën gjynahe kërkon falje për veten dhe gabimet e tij.
Nëse besimtari e vë botën tjetër (ahiretin) para syve dhe punon për të, fatkeqësitë, vuajtjet dhe dhimbjet e kësaj bote do t'i bëhen më të lehta.

O Allah!
Të kërkojmë xhenetin dhe çdo gjë që na afron tek ai!
Dhe mbrohemi me Ty nga xhehenemi dhe çdo gjë që na afron drejt tij!

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

07 Oct, 10:22


🍃📮

Jeta në të cilën jetojmë është shumë e shkurtër...

Secili prej nesh mund të jetojë 60-70 vite ose më pak ose më shumë, ashtu siç ka thënë Profeti, paqja dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të:
"Mesatarja e moshës së umetit tim është 60 deri në 70, dhe të paktë e kalojnë këtë"

Muslimanët e mëparshëm, ecnin me parimin:
”Jeto në këtë botë si një i huaj, ose si një kalimtar.”
Le të jetë ky parim edhe për ne!!

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

05 Oct, 13:38


•|

A ju ka ndodhur që të qëndroni disa momente meditimi dhe të çuditeni nga mënyra e rregullimit të çështjeve tuaja nga Allahu, i Cili është Zotëruesi dhe Poseduesi i çdo gjëje ekzistuese në kosmos?
Mjafton në një ngjarje të vetme të jetës suaj të meditosh dhe të kuptosh mëshirën e Allahut ndaj krijesave të Tij, lehtësimin e çështjeve dhe zgjidhjen e tyre në një formë që ndoshta kurrë se kishe menduar të ishte e tillë.
E pra, kjo quhet mbështetje tek Allahu, adhurim që sa më shumë kultivohet në zemrat tona aq më shumë lehtësime dhe rregullime të çështjeve tona do të kemi.

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

03 Oct, 08:20


•|

Përgëzim për çdo vështirësi:

سَيَجْعَلُ ٱللَّهُ بَعْدَ عُسْرٍۢ يُسْرًۭا
"Pas vështirësisë Allahu sjell lehtësim."

•|

Adelina Kuçana

❀ADELINA KUÇANA❀

01 Oct, 05:26


•|


Kujdesja për njeri- tjetrin dhe butësia me njerëzit që i duam është shumë e nevojshme.

Adelina Kuçana