Hoxhë Valdet Kamberi @hoxhevaldetkamberi Channel on Telegram

Hoxhë Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi


-Ajete e hadithe
-Fetva e thënie të dijetarëve
-Këshilla e përkthime të ndryshme
-Qëndrime subjektive

Hoxhë Valdet Kamberi (Albanian)

Hoxhë Valdet Kamberi është një kanal i Telegramit që ofron një gamë të gjerë të materialeve islame, si ajete dhe hadithe, fetva të dijetarëve, këshilla të përkthime të ndryshme dhe qëndrime subjektive. Kanali është drejtuar nga Hoxhë Valdet Kamberi dhe ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë fenë islame dhe të marrin udhëzim të dobishëm nga burime të besueshme. Me një përmbajtje të pasur dhe të përditësuar rregullisht, kanali siguron informacion të rëndësishëm dhe frymëzon reflektim për të gjithë ndjekësit e tij. Nëse jeni të interesuar për të zgjeruar njohuritë tuaja mbi fenë islame dhe për të marrë udhëzim nga një hoxhë i përkushtuar, kanali 'Hoxhë Valdet Kamberi' është zgjedhja e duhur për ju.

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Feb, 17:24


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Feb, 21:03


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Feb, 20:55


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Feb, 20:51


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Feb, 20:19


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Feb, 11:40


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

17 Feb, 21:05


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

17 Feb, 19:50


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

17 Feb, 17:06


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

17 Feb, 15:47


Përparësitë e daljes nga shtëpia duke qenë me abdes

Merr abdes para se të dalësh nga shtëpia, ndoshta të nxenë koha e namazit në rrugë apo jashtë shtëpisë dhe ti je gati për namaz. Apo edhe mund të hysh në ndonjë xhami për të lexuar Kur'an, dëgjuar ndonjë ligjëratë apo këshillë islame. Gjithashtu mund të takosh ndonjë grup njerëzish që ia falin namazin e xhenazes ndonjë të vdekuri dhe ti merr pjesë në atë namaz. Në një rast Ebu Musa Esharij-Allahu qoftë i kënaqur më të- kishte marrë abdes dhe kishtë dalë nga shtëpia për të qëndruar me Muhamedin alejhi selam.

Përkthim

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

16 Feb, 20:47


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

16 Feb, 12:00


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

13 Feb, 21:02


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

13 Feb, 19:27


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

13 Feb, 15:59


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

13 Feb, 14:54


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

12 Feb, 20:31


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

12 Feb, 19:26


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

12 Feb, 14:28


‎I Dërguari i Allahut thotë ﷺ:

‎Dy gjëra i urren biri i Ademit:

‎1. E urren vdekjen ndërsa vdekja është më e mirë për të se fitneja (sprova).
‎2. E urren pasurinë e paktë ndërsa pasuria e paktë është më pak për llogari.

‎Sahihul xhami

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

12 Feb, 11:20


#po shkojmë në Umre
-
-
#e krymë Umren elhamdulilah
-
-
#duke puthur këmbën e nënës sime
-
-
#hatmeja e parë brenda këtij muaji të bekuar
-
-
#Fukaraja të cilit u përpoqëm t’i ndihmojmë sadopak
-
#Sexhdeja në terrin e natës është momenti më i lumtur i jetës time
-
#foto e përbashkët me disa të ngratë që u bëmë sebep t’i gëzojmë...

#STOP

#pyetje :

Çka mbeti për Allahun?!
Pse nuk i fshehim punët e hairit??
Krejt këto po i tregojmë botës, e çka po bëjmë për Zotin e botëve??

Këshillë nga shejhu i dashur:
Halid bin Othman Sebt حفظه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

11 Feb, 20:31


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

11 Feb, 19:32


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

11 Feb, 10:07


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

11 Feb, 09:54


Tre gjërat...!

Tre gjërat që duhet frenuar janë: gjuha, nefsi dhe nervat.
Tre gjërat që duhet mbrojtur janë: feja, nderi dhe vatani.
Tre gjërat që duhet t`i shmangemi janë : lajkatimi, thashethemet dhe shpenzimi i tepërt.
Tre gjërat që duhet larguar janë: hasedin, të keqen dhe talljen e tepërt.
Tre gjërat që duhet poseduar janë: dashuria, heshtja dhe falja.
Tre gjërat që duhen patjetër janë: vdekja, ajri dhe uji.
Tre gjërat që duhet urryer janë: gënjeshtra, ahmakllëku dhe mendjemadhësia.
Tre gjërat që duhet dashur janë: takva, sinqeriteti dhe trimëria.
Tre gjërat që ndriçojnë janë: besnikëria, vërtetësia dhe përpjekja.

Përkthim

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

10 Feb, 20:18


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

10 Feb, 19:15


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

10 Feb, 17:01


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

09 Feb, 20:10


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

09 Feb, 18:01


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

09 Feb, 14:03


Kujto para se të mëkatosh..

Nëse të mund epshi yt…
Nëse dëshiron të flasësh dhe nuk e di se ç'flet…
Nëse dëshiron për një rast që të ka shqetësuar, ti nuk je përmbajtur…
Nëse dëshiron të marrësh një vendim që nuk e kënaq Allahun…

Kujto se ajo është një moment që mbaron
Kujto se mëkati e tërheq mëkatin
Kujto se meleku ka regjistruar çdo të keqe që ke bërë
Kujto se Allahu të ka parë në atë punë që nuk e do dhe nuk është i kënaqur.
Kujto se zemra jote ka marrë një pikë të zezë.
Kujto se mëkati te privon nga adhurimi
Kujto se do të dalësh para vëllezërve të tu me poshtërimin e mëkatit.
Kujto se ti nuk ke duruar në momentin e bërjes se mëkatit.
Kujto se ke humbur shpërblime të mëdha atëherë kur nuk ke luftuar me mëkatin.
E ti gjithmonë kujto… para se të bësh mëkat!

Kujto atë ditë kur Allahu i ringjall të gjithë ata dhe i informon se çka kanë punuar. Allahu e ka shënuar atë, por ata e kanë harruar. Allahu është dëshmitar i çdo sendi.” (Muxhadele: 6)

Kujto "…kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjejë pos Allahut, as ndihmës as mik.” (Nisa: 123)

O ti! Po supozojmë se nuk frikësohesh, por i mjeri ti që nuk përmallohesh!

E lusim Allahun të na mbrojë nga çdo e keqe dhe e padëshiruar dhe të na bëjë robër falënderues ditë e natë.

Kur të zgjohesh, mos e prit natën.
Kur fle natën, mos e prit ditën.

InshAllah është këshillë për mua dhe ty.
Me shpresë se do të bjerë në veshët që dëgjojnë dhe mendjet që logjikojnë
Të udhëzohet mëkatari dhe të largohet nga ajo
E atëherë edhe ne do ta kemi shpërblimin.

Përkthim:
Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

08 Feb, 20:36


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

08 Feb, 17:58


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

08 Feb, 15:40


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

08 Feb, 10:31


Vërejtje mbi disa gabime kur prezantojmë në xhenaze

1. Disa njerëz flasin në varreza biseda që mund të shtyhen më pas dhe nuk janë urgjente, bile disa pasha Allahun kam parë duke realizuar thirrje me celuar. Nëse e kërkon nevoja të folurit për selam ose për një çështje të domosdoshme atëherë le të bëhet me zë të ulët. Kajs B Ubad njëri prej tabiinëve të mëdhenjë ka thënë: “Shokët e të dërguarit e pëlqenin uljen e zërit në luftë, në dhikër dhe në prezantimin në xhenaze.” Krahasoje këtë me atë që shohim sot, sikur të ishim në treg.

2. Disa mendojnë se shprehja e ngushëllimit nuk bëhet përveçse pas varrimit të vdekurit. Në fakt ngushëllimi është i lidhur me fatkeqësinë, qoftë nëse bëhet para ose pas varrimit.

3. Disa mendojnë se shpërblimi i ndërlidhur, e që është dy kirat është për namazin dhe prezentimi është i ndërlidhur me ngushëllimin. Kjo s’ka bazë, shpërblimi është i pohuar pa ngushëllimin duke u bazuar në fjalën e të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem: “Kush fal namazin e xhenazes ka shpërblim një kirat, e kush e përcjell derisa të varroset ai ka dy kirat.” Ndërsa ngushëllimi është i legjitimuar pa marrë parasysh se a ka prezantuar në xhenaze.

4. Pengimi i familjarëve në varrosjen e të vdekurit të tyre. Pra, gjenë disa njerëz që rrethojnë varrin dhe japin udhëzime edhe pse ai është prej masës së thjeshtë. Kjo është gabim, njerëzit më meritor për të vdekurin janë familjarët e tij, si në bartjen (e kufomës), varrosjen apo edhe qëndrimit rreth varrit. Pra, le ta kemi parasysh këtë. Allahu ju bekoftë!

5. Disa njerëz medojnë se shpërblimi i dy kirateve (dy kodrave me shpërblime) është i ndërlidhur me pjesëmarrjen në varrim dhe hedhjen e tre grushtave me dhe (mbi xhenazen), edhe kjo s’ka asnjë bazë. Hadithi për hedhjen e tre grushtave me dhe e ka klasifikuar të dobët imam ebu Hatim er-Razi, e sikur të jetë i saktë atëherë për qëllim është vlera, por kjo s’ka të bëjë me shpërblimin e dy kirateve me shpërblime.

6. Disa mendojnë se të huajit nuk i lejohet ta varros femrën, dmth pa qenë mahremi (i saj), por këtë gjë e kundërshton Suneti. Në “Sahihun” e Buhariut transmetohet se një nga bijat e të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, e ai ju tha shokëve të tij: “Kush prej jush nuk ka fjetur me grua (natën e kaluar)? Ebu Talha el-Ensari, Allahu qoftë i kënaqur me atë, u përgjigj: unë. I dërguari i Allahut i tha: zbrit.” Kështu sahabiu zbriti dhe e varrosi atë, pra kjo nuk nënkupton cënim i të drejtës së tyre për varrosjen e të vdekurës së tyre. Këtë ua përkujtoj që kur është nevoja lejohet që jomahremi ta varros atë që nuk e ka mahrem.

7. Prej vërejtjeve në kapitullin e ngushëllimit, e cila është e legjitimuar për të lehtësuar të prekurit nga fatkeqësia është se disa nuk mjaftohen me të folurit për dore, por merren në grykë, ndoshta edhe i thotë fjalë që e tërbon të prekurin nga fatkeqësia dhe kjo është në kundërshtim me atë që kërkohet.

8. Disa e zgjasin qëndrimin te varri në dua. Ata privojnë të tjerët dhe të afërmit nga lutja për të vdekurin, sunet është që të lutet tri herë: o Allah forcoje dhe largohet. E sa i përket asaj që ka transmetuar imam Muslimi nga Amr b As, Allahu qoftë i kënaqur me atë, se ka lënë trashëgim fëmijëve të qëndrojnë te varri për aq kohë sa therret deveja dhe të shpërndahet mishi i saj. Ky është një ixhtihad i tij që nuk ka patur sukses në të, Allahu qoftë i kënaqur me atë.

Shejh Omer Mukbil, Allahu e ruajt.
Përkthim: Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

07 Feb, 17:53


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

06 Feb, 21:01


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

06 Feb, 17:10


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

06 Feb, 14:58


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Feb, 17:38


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

26 Jan, 18:45


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

26 Jan, 11:48


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Jan, 21:06


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Jan, 18:58


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Jan, 17:51


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Jan, 16:16


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Jan, 15:15


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Jan, 14:42


Shejtani po ndërhyn mes meje e mes namazit.

Ebu Alai tregon se Othman ibn Ebu Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut! Shejtani po ndërhyn mes meje e mes namazit dhe leximit tim nga Kurani, si dhe po m'i ngatërron.

- "Ai është një shejtan që quhet Hinzeb. Kur ta vëresh praninë e tij, kërko mbrojtjen e Allahut ndaj tij dhe pështyj tri herë lehtë nga ana jote e majtë!” - i tha Pejgamberi ﷺ.
Më pas Othmani tha: “Ashtu veprova dhe Allahu ma largoi atë.”


Imam Muslimi رحمه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Jan, 10:08


Të xhelozosh për Sunetin, të sakrifikohesh për të, ta përhapësh dhe të identifikohesh me të është prej veçorive themelore të sidikëve të Umetit, prej te Ebu Bekri, -radijallahu anhu!-, e tutje.

Ndaj, shiko në cilin saf po rradhitesh!

Hoxhë Mirsim Maliqi
Allahu e ruajtë

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

24 Jan, 20:47


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

12 Jan, 10:00


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

10 Jan, 12:59


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

10 Jan, 11:59


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

10 Jan, 10:01


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

10 Jan, 08:57


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

09 Jan, 20:33


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

09 Jan, 20:32


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

09 Jan, 15:18


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

09 Jan, 12:08


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

08 Jan, 21:47


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

08 Jan, 18:02


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

08 Jan, 12:37


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

07 Jan, 20:40


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

07 Jan, 16:12


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

07 Jan, 10:55


8 KËSHILLA PËR SHTIMIN E IMANIT

1. Falja e namazit në kohën e tij, sepse ajo është prej punëve që na afron tek Allahu, azze we xhel-le.
2. Përmendja e Allahut, azze we xhel-le, qoftë edhe një pesëminutësh në ditë, duke thënë “SUBHANALLAH”, “ELHAMDULILAH”, “ALLAHU EKBER”, “LA HAVLE VE LA KUVETE ILA BILAH”, “LA ILAHE ILALLAH”.
3. Lutje ditore me vendosmëri dhe mbështetje tek Allahu, azze we xhel-le.
4. Leximi i një pjese nga Kur’ani çdo ditë, që të mos llogaritësh nga të shkujdesurit.
5. Qëndrimi larg shoqërisë së keqe!
6. Dërgimi i salavateve mbi Muhamedin, alejhi selam, së paku 10 herë në ditë.
7. Të thuash “ESTAGFIRULLAH” brenda 24 orëve, të paktën 100 herë.
8. Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte sipas mundësisë, apo tre ditët e bardha nga çdo muaj.

O Allah, na udhëzo dhe përforco në atë që je i kënaqur (Ti), prej punëve tona. Amin

Përktheu: Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

07 Jan, 10:49


Disa gabime të Namazlinjëve

1. Ngrënia e ushqimit me erë të keqe (hudhra, qepë) para vajtjes në xhami.
2. Vajta në xhami duke ecur shpejt ose duke vrapuar nga frika se do të ikë namazi pa u falur.
3. Thënia e tekbirit fillestar në ruku (duhet thënë në kijam).
4. Murmuritja e nijetit ose shqiptimi i tij me zë të ulët.
5. Mosthënia e duasë hyrëse të namazit .
6. Mosfalja drejt sutrës.
7. Mosdashja për të qëndruar në rreshtin e parë në namazin me xhemat.
8. Të shikuarit lart gjatë namazit, ose shikimi i imamit apo shikimi majtas-djathtas.
9. Lënia e zbrazëtirave në rreshta në namazin me xhemat.
10. Leximi i sures Fatiha shpejt, pa u ndalur në fund të çdo ajeti.
11. Lëvizja e pavënd gjatë namazit, shikimi në orë, loja me gishtërinj a me rroba, ose lëvizja e këmbëve dhe e pjesëve të tjera të trupit me nervozizëm.
12. Lëvizja me imamin ose para tij në namazin me xhemat.
13. Ulja e tepërt e kokës, apo ngritja e tepërt e saj dhe harkimi i shpinës gjatë rukusë.
14. Ngjitja e duarve (e krahëve) për trupi, në ruku dhe në sexhde, si dhe ngjitja e stomakut për kofshë në sexhde.
15. Vendosja vetëm e majës së kokës në tokë gjatë sexhdes.
16. Kryerja e nxituar e namazit, që nuk lejon prehjen dhe qetësinë e duhur në ruku dhe në sexhde.
17. Bërja e tesbihëve me dorën e majtë.
18. Largimi në fund të namazit, pa bërë dhikrin.
19. Kalimi para personit që falet
20. Mosfalja e namazit gjatë sëmundjes etj.

E huazuar

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

06 Jan, 18:54


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Jan, 20:12


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Jan, 18:10


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Jan, 13:21


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Jan, 11:39


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Jan, 09:28


22 SHENJAT E MORALIT TË MIRË

1- Që njeriu të jetë i turpshëm.
2- Të mos jetë i padrejtë.
3- Të jetë përmirësues.
4- Të jetë i sinqertë në fjalë.
5- Të mos flasë shumë.
6- Të jetë me punë të shumta.
7- Të mos gaboj shumë.
8- Të jetë bamirës.
9- Të jetë i durueshëm.
10- Të jetë falënderues.
11- Të jetë i kënaqur.
12- Të jetë i urtë.
13- Të jetë i shoqërueshëm.
14- Të jetë i ndershëm.
15- Të mos jetë mallkues.
16- Të mos jetë ofendues.
17- Të mos jetë bartës i fjalëve.
18- Të mos jetë gënjeshtar.
19- Të mos jetë koprrac.
20- Të mos jetë ziliqar.
21- Të mos jetë përgojues.
22- Të dojë dhe të urrejë vetëm për Allah.

Përshtati: Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

04 Jan, 20:12


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

04 Jan, 19:07


“Kur jeni në ruku madhërojeni Zotin e Lartësuar, kurse në sexhde përpiquni të bëni dua sa më shumë, se me siguri do t'ju pranohen.”

Imam Muslimi رحمه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

04 Jan, 16:45


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

04 Jan, 12:08


https://www.youtube.com/watch?v=d8Fw45YVFdQ

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

04 Jan, 11:57


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Jan, 19:55


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Jan, 19:06


Nëse i ngrit duart drejt qiellit dhe gjuha fillon të lëvizë me lutje, bindu se ti je në njërën nga këto 3 kategori:

1. OSE TË PRANOHET LUTJA.
2. OSE TË LARGOHET NJË E KEQE.
3. OSE RUHET NË AHIRET PËR TY.

Përkthim

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Jan, 16:06


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Jan, 08:58


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

02 Jan, 16:02


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Dec, 20:00


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Dec, 13:43


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

05 Dec, 11:57


Eshte pyetur Shejh Abdulkerim Hudajri حفظه الله

Shejh i nderuar:
A ka sot dijetare qe meriton t'i thuhet fjala Hafidh, psh-sikur Hafidh Ibn Haxher رحمه الله , etj.

Ia ktheu shejhu: Po, eshte njeri qe meriton emrin e Hafidh.

Pyetesi: Kush eshte ai ?

Shejhu:
Hafidh Abdulaziz Tarifi حفظه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

04 Dec, 18:53


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

04 Dec, 17:44


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

04 Dec, 11:46


"A dëshiron të ta tregoj një grua që është banore e Xhenetit?"

Ata ibn Ebu Rebahu tregon: "Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më tha: "A dëshiron të ta tregoj një grua që është banore e Xhenetit?" - Posi, - i thashë. Ai vazhdoi: Kjo grua e zezë pati ardhur te Pejgamberi ﷺ e i pati thënë: "Unë herë pas here alivanosem, kështu që zbulohem, andaj lute Allahun për mua!" Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: "Nëse do, duro, do ta kesh Xhenetin, e, nëse do, do ta lus Allahun të të shërojë.” Ajo tha: "Do të duroj, pra. Por, unë zbulohem, andaj lute Allahun që të mos zbulohem." Ibn Abasi tha: "Kështu, Pejgamberi ﷺ u lut për të." Mutefekun alejhi

Sahabikja e nderuar edhe pse alivanosej herë pas here, as në atë gjendje nuk dëshironte që dikush prej burrave të huaj ta shoh të zbuluar, edhe pse sheriatikisht është e arsyetuar, sepse alivanosja nuk është në dorën e saj. Pra, pranoi të alivanoset e të bëj durim që të hyjë në xhenet, por jo edhe të alivanoset e zbulohet, kështu që të Dërguarit ﷺ
i tha: “lute Allahun që të mos zbulohem”.

Ky hadith njëherit tregon edhe për turpin e sahabikes së nderuar, ndërsa femrat tona sot zbulohen me qejf dhe vetëdije të plotë.

Në hadith tregohet se gruaja që alivanosej ishte e zezë, por ishte e devotshme, pra në fe nuk luan rol ngjyra, por devotshmëria me Allahun, e për fat të keq sot gjejmë disa njerëz që ende mendojnë se do të hynë në xhenet për shkak të ngjyrës së tyre të bardhë.

Sahabikja eshe pse ishte e përgezuar me xhenet duke qenë ende gjallë në dynja, prap ecte me këmbë në tokë dhe asnjëherë nuk u mburrte me këtë e as nuk u bë mendjemadhe e nënçmuese e njerëzve.

Dynjaja në sytë e imanlive është e pavlerë, edhe në sytë e sahabikes bota ishte e pavlerë.
Nuk kishte rëndësi dynjaja, as sëmundja, as alivanosja, as të qenit e fyer për shkak të alivanosjes, por ajo që i interesonte më së shumti ishte të mos zbulohej para burrave të huaj.

Hoxhë Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Dec, 21:56


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Dec, 21:32


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Dec, 19:15


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Dec, 16:04


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Dec, 14:17


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Dec, 09:01


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

02 Dec, 21:27


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

02 Dec, 19:33


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

02 Dec, 12:16


Si ta kuptoj që gruaja më do mua?!


Një bashkëshort e pyeti një dijetar duke i thënë:
Si mundem ta di se bashkëshortja ime më do?!

Ai u përgjigj: Nëse ajo i bën këto 14 punë, bindu se ajo të do:

1. Nëse i do të dashurit e tu dhe biografinë tënde.
2. Nëse nuk hidhërohet kur e kundërshton mendimin e saj.
3. Nëse solidarizohet me ty kur je në brenga dhe pikëllime.
4. Nëse përpiqet gjithmonë të hap tema për bisedë me ty.
5. Nëse konsultohet para se të veprojë apo ndërmarrë diçka.
6. Nëse gëzohet me dhuratën tënde sado e thjeshtë që është ajo.
7. Nëse mundohet të të ndihmojë vullnetarisht në punët tua.
8. Nëse e brengos mosprezenca jote.
9. Nëse kujdeset për punët që do ti dhe u shmanget atyre që i urren.
10. Nëse brengoset së bashku me ty për të ardhurat e dobëta.
11. Nëse bart barrët për hatrin tënd.
12. Nëse përpiqet të bashkëngjitet dhe të përkrahë në ide, hobi, etj.
13. Nëse nuk turpërohet nga puna jote, cilado qoftë ajo.
14. Nëse çdo herë të jep lajme që të gëzojnë për veten e saj.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

01 Dec, 20:59


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

01 Dec, 19:38


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

01 Dec, 16:09


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

01 Dec, 13:18


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Nov, 20:39


Kapu për sunetin!

Sehl b Abdullah Testeri رحمه الله: thotë:

"Kapuni fort pas traditës dhe sunetit, sepse kam frikë se shumë afër do të vijë një kohë, kur njeriu do të kujtojë Profetin ﷺ dhe ndjekjen e shembullit të tij në të gjitha situatat dhe ata që janë rreth tij do ta qortojnë, do ta braktisin, do të distancohen, do ta poshtërojnë dhe do ta turpërojnë atë."


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Nov, 20:10


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Nov, 19:15


I Dërguari i Allahut ﷺ bëri një vizë me dorën e tij, pastaj tha: "Kjo është rruga e drejtë e Allahut". Pastaj bëri disa viza në të djathtë të kësaj vize dhe në të majtë të saj e tha: "Këto rrugë nuk ka ndonjë prej tyre që në krye të saj të mos qëndrojë një shejtan, që bën thirrje drejt së saj." Pastaj lexoi: "Dhe se kjo është Rruga Ime e Drejtë, pra, ndiqeni atë, e mos ndiqni rrugë të tjera...""

-Muxhahidi thotë: "Mos ndiqni rrugë të tjera" do të thotë bidatet dhe epshet.

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Nov, 17:20


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Nov, 13:28


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Nov, 21:47


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Nov, 20:39


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Nov, 17:17


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Nov, 15:45


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Nov, 13:30


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Nov, 11:29


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Nov, 10:43


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Nov, 14:38


8 me 2

Ti s'ke guxim ti thuash dikujt 'mos ha me dorën e majtë', duke e pasur në tavolinë atë, e flet për 'heshtjen' e dijetarëve!

Shejh Halid Sebti حفظه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Nov, 12:09


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Nov, 10:02


“Ku është Allahu?”

Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selen e pyeti atë (robëreshën e zezë): “Ku është Allahu?” Ajo u përgjigj: “Mbi qiell.” Ai sal-Allahu alejhi ve selen i tha: “Kush jam unë?” Ajo u përgjigj: “Ti je i Dërguari i Allahut.”
I Dërguari i Allahut, alejhi selam i tha atij: “Liroje atë se vërtetë ajo është besimtare.” (Muslimi 1136, Ebu Davudi, Ahmedi)

Imam Darimiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ("En-Nakd") ka thënë: "Fjala e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “ajo është besimtare" është argument që nëse ajo nuk beson se Allahu është në qiell nuk është besimtare.

Imam Darimiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Err-Rredu alel xhehmije” thotë: "Në fjalën e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem “Ku është Allahu?” ka përgënjeshtrim të atyre që thonë se Ai është në çdo vend, nuk cilësohet (përshkruhet) me "ku"?"

Imam Darimiu, Allahu e mëshiroftë librin e tij “En-Nakd alel Merrisi” thotë: "Ndërsa fjala yte: nuk cilësohet me "ku"? - kjo është baza e fjalës së Xhehm (b Safvanit), kjo është në kundërshtim me atë që ka thënëAllahu i Lartësuar, i dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi ve selem dhe besimtarët, sepse Allahu ka thënë:

‎أَأَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ
“ A u garantuat ju prej Atij që është në qiell”. (Mulk, 16),

Melekeve ju ka thënë:
‎يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوْقِهِمْ
“I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta”.(Nahl, 50) dhe ka thënë:

‎الرَّحْمَٰنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَىٰ
“Allahu u ngrit mbi arsh”.(Ta ha, 5).

Allahu i ka njoftuar robërit se ku është Allahu dhe se ku është vendi i Tij, gjithashtu edhe i dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi ve selem në më shumë se një hadith.

Përkthim: Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

17 Nov, 21:25


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

17 Nov, 20:29


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Nov, 21:08


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Nov, 20:08


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Nov, 17:57


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

03 Nov, 14:48


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

02 Nov, 19:04


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

02 Nov, 14:58


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

02 Nov, 13:33


Lutja është adhurim

Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Duaja-lutja është ibadet (adhurimi).”
Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith i saktë.

Duaja është ibadet dhe lutja e dikujt tjetër përveç Allahut është shirk i madh.
Kush i lutet të dërguarit (Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selam) ose i lutet melekëve, ose pejgamberëve, ose njerëzve të mirë, ose i lutet disa prej sahabëve (shokëve të Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selam) p.sh të lutet o Husejn, o Ali, etj., që e gjitha kjo është shirk i madh që të nxjerr nga mileti (feja). Thënësi i kësaj nëse nuk pendohet dhe të kthehet në teuhid e vdes ai është përgjithmonë në xhehenem, kjo me ixhma të ehli sunetit dhe ixhma të ehli islamit.

Shejh Mensur Simari
Allahu e ruajtë

Përshtati: Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

02 Nov, 10:02


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

01 Nov, 20:05


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

31 Oct, 20:27


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

31 Oct, 19:34


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

31 Oct, 19:09


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

31 Oct, 15:07


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

31 Oct, 12:43


Kur t'vjen vakti me falë namazin
Lëri t'gjitha, ndale hazin
Të gjitha sendët janë kaluese
Po të iku namazi, është shkatërruese

Ibrahim Maxharri

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

30 Oct, 21:12


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

30 Oct, 16:20


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

30 Oct, 13:04


Gratë janë shkaku i lumturisë së zemrës 👌🤗

Gratë janë shkaku i lumturisë së zemrës kjo është arsyeja pse ato janë quajtur kështu, gjithashtu janë edhe arsyeja për lumturinë e shpirtit.
Allahu thotë: "Nga argumentet e Tij është se Ai krijoi për ju nga vete bashkëshortet që ju mund të gjeni qetësi në to".

Ibn Kajim رحمه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

30 Oct, 13:01


Koha e vizitës së varrezave

Për vizitën e varrezave nuk ka ndonjë kohë të caktuar, por pëlqehet çdo kohë qoftë natë ose ditë. E veçimi i vizitës ditën e xhuma dhe ditëve të festës nuk ka bazë.

Shejh Feuzan
Allahu e ruajtë

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

30 Oct, 09:41


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

29 Oct, 20:41


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

29 Oct, 16:20


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

29 Oct, 14:59


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

29 Oct, 12:17


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

28 Oct, 20:03


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

28 Oct, 16:28


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

28 Oct, 11:52


Imam Buhariu e ka filluar librin e tij me kapitullin e shpalljes, për t'i treguar lexuesit se Suneti është shpallje.

Shejh Mensur Simari
Allahu e ruajtë

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

28 Oct, 11:50


Imani tek shijat

Imani tek shijat është dashuria për familjen e Muhamedit, alejhi selam, edhe nëse braktisë gjithë fenë, edhe nëse bën kufër dhe shirk, por nëse e do familjen e Muhamedit, alejhi selam, ti je i shpëtuar.

Shejh Mensur Simari
Allahu e ruajtë

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

28 Oct, 09:22


"Prishja e zemrave shkaktohet prej gjashtë gjërave:

1. Bëjnë mëkate me shpresë të pendimit;
2. E mësojnë diturinë dhe nuk veprojnë me të;
3. Kur të veprojnë nuk janë të sinqertë;
4. E hanë furnizimin e All-llahut dhe nuk falenderojnë;
5. Nuk janë të kënaqur me caktimin e All-llahut;
6. I varrosin të vdekurit e tyre dhe nuk marrin mësim".

Hasen Basri رحمه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

27 Oct, 21:27


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

27 Oct, 19:27


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

27 Oct, 16:17


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

27 Oct, 15:18


*Praktiko këto sunete kur fillon të bjerë errësira e natë 👌

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mbuloni enët, lidhni grykat e enëve të lëkurës, mbyllni dyert dhe fikni fanarët, sepse shejtanët nuk i zgjidhin enët e lidhura, nuk i hapin dyert dhe nuk i zbulojnë enët. E, nëse dikush nga ju nuk gjen me çfarë t'i mbulojë, përveçse duke vënë ndonjë shkop sipër tyre, ose duke thënë "bismilah", le ta bëjë, sepse gjallesat e dëmshme mund t'ua vënë zjarrin shtëpisë bashkë me banorët.”

Imam Muslimi رحمه الله

Në një transmetim tjetër:
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kur fillon të bjerë errësira e natës, mbani fëmijët tuajbrenda, sepse atëkohë shpërndahen shejtanët. Pasi të kalojë një pjesë e mbrëmjes, lejoni të dalin.

Mutefekun alejhi

Pse ti mbulojmë enët?

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Mbuloni enët dhe lidhni grykat e enëve të lëkurës, sepse gjatë vitit ndodhet një natë në të cilën zbret epidemia dhe nuk lë enë të pambuluar nëpër të cilën kalon e të mos zbresë aty një pjesë e kësaj epidemie.”

Imam Muslimi رحمه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

27 Oct, 14:50


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

26 Oct, 19:01


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

26 Oct, 16:01


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

26 Oct, 14:14


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Oct, 20:46


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Oct, 19:00


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Oct, 13:55


Rrafidat dhe havarixhët janë më të dëmshëm për umetin se sa jehudët dhe të krishterët. Ata mbysin myslimanët në emër të Islamit, ata s'kanë të bëjnë asgjë me Islamin.

Shejh Mensur Simari
Allahu e ruajt.

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Oct, 09:46


Dërgo salavate

💎Allahumme sal-li ve selim ala nebijina Muhamed

“Kush dërgon salavat për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavat për të dhjetë herë.”

«مَنْ صَلَّى عَلَيَّ وَاحِدَةً, صَلَّى الله عَلَيْهِ عَشْرًا»

#Muslimi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

25 Oct, 09:09


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

22 Oct, 20:15


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

22 Oct, 16:13


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

22 Oct, 11:49


Mbulesa

Urdhëri për mbulesën gjendet tek jehudët, krishterët dhe myslimanët, çka vërteton se pejgamberët në thirrjen e tyre janë përputhur në rregulla të përgjithshme, sikurse: rujatja e fesë, nefsit, nderit dhe pasurisë.

Përkthim


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

22 Oct, 08:57


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

21 Oct, 18:54


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

21 Oct, 16:13


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

21 Oct, 14:34


Durimi i të mëdhenjëve

Kam dhënë mësim në xhaminë e Pejgamberit ﷺ për 10 vjet dhe vetëm një student afrikan përfitoi nga unë!

Shejh Bekr Ebu Zejdi رحمه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

21 Oct, 14:08


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

21 Oct, 09:05


Shko te gruaja e jote

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Nëse ndonjërit prej jush i pëlqen një femër, e cila i mbetet në zemër, atëherë le të shkojë te gruaja e vet dhe le të bëjë marrëdhënie me të, sepse kështu e shuan atë që është ndezur në brendinë e tij.”

Imam Muslimi رحمه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Oct, 20:59


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Oct, 19:04


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Oct, 16:23


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

20 Oct, 11:52


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Oct, 19:17


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Oct, 15:20


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Oct, 10:32


Shejh Albani رحمه الله ka thënë:

“Bazat e thirrjes selefije ngritën mbi tre parime:

1- Kur’ani fisnik;.
2- Suneti i saktë;.
3- dhe kuptimi i tyre është sipas metodologjisë së selefit nga sahabët (radijAllahu anhum), tabi’inët dhe tabiu tabi’inët (Allahu i mëshiroftë)..

Dhe shkaku i devijimit te të gjitha grupeve –si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen- është mos kapja e tyre për këto tre parime”

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Oct, 10:31


Mos përgojo

I Dërguari i Allahut ‎ﷺ ka thënë:

"Kur unë u ngrita (mbi qiej), hasa në një grup njerëzish që i kishin thonjtë prej bakri me të cilët i gërvishnin fytyrat dhe gjoksat e tyre.
Kështu që une pyeta: 'Kush janë këta njerëz, o Xhibril'?
Ai tha: 'Ata janë të cilët hanë mishin e njerëzve (përgojojnë) dhe nëpërkëmbin nderin e të tjerëve".

Hadith Sahih ، imam Ahmedi رحمه الله

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Oct, 10:24


MJAFTOHU ME NJOHJEN E ARGUMENTIT

Nëse E DI URTËSINË e një adhurimi thuaj: Elhamdulilah- Falënderimi i takon Allahut, e nëse nuk e di, atëherë ti nuk je i obliguar të hulumtosh urtësitë e adhurimeve, por je i obliguar të dish #argumentin e adhurimit që e vepron, e derisa e din argumentin je i obliguar të veprosh me atë e të mos ndalet veprimi yt në njohjen e urtësisë.

Disa prej adhurimeve ua dimë urtësinë e disave nuk ua dimë, por kjo nuk do të thotë që atyre që nuk ua dimë urtësinë të mos i veprojmë, edhe pse dijetarët vazhdimisht janë munduar të na tregojnë dhe zbulojnë urtësinë e disa adhurimeve.

Allahu ka thënë: ” Kur Allahu dhe i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, atëherë nuk i takon asnjë besimtari e besimtareje që në atë çështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër”. Ahzab:36

Përmblodhi: Hoxhë Valdet Kamberi

@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

19 Oct, 09:54


@hoxhevaldetkamberi

Hoxhë Valdet Kamberi

18 Oct, 20:05


@hoxhevaldetkamberi