Pasuesit E Sunetit @pasuesitesunetit Channel on Telegram

Pasuesit E Sunetit

@pasuesitesunetit


“Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi”.
[[Dharijat: 55]]

Pasuesit E Sunetit (Albanian)

Pasuesit E Sunetit është një kanal në Telegram që ofron këshilla, udhëzime dhe frymëzim për besimtarët. Nëse jeni në kërkim të udhëzimeve për të jetuar një jetë me kuptim dhe të përparuar në rrugën tuaj besimtare, atëherë ky kanal është për ju. Kjo kanal synon të nxisë dhe të mbështesë më shumë njerëz në rrugën e tyre drejt besimit dhe frymëzimit. Me devizën “Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi”, kanali ofron këshilla të mençura dhe praktike për të ndihmuar komunitetin e tyre të rritet dhe të zhvillohet. Nëpërmjet teksteve të frymëzimit të besimit, Pasuesit E Sunetit synon të sjellë dritë në jetën e të gjithë atyre që e ndjekin atë. Nëse jeni në kërkim të frymëzimit, guximit dhe forcës për të vazhduar përpara në rrugën tuaj besimtare, mos humbisni mundësinë për të bashkëvepruar me komunitetin e Pasuesit E Sunetit. Abonohuni tani për të filluar rrugën tuaj drejt një jetë më të frymëzuar dhe të lumtur në besim.

Pasuesit E Sunetit

21 Nov, 23:05


Me Hoxhën 🤍

t.me/pasuesitesunetit

Pasuesit E Sunetit

21 Nov, 17:36


Kur njeriu e ndryshon menhexhin, ai duhet të dalë dhe të deklarohet publikisht, si rasti i Ebu Hasen el-Esh’arijut dhe shumë të tjerë në historinë islame. Kjo, sepse ndryshimi i metodologjisë që më herët e ke parë si kufër apo bidat në akide, dhe tani e ke përqafuar si metodën tënde të re, krijon hutim te xhemati dhe të bën kontradiktor e konfuz. Qartësia dhe sinqeriteti janë të domosdoshme në këto raste, për të shmangur përhapjen e paqartësive dhe dyshimeve te të tjerët. Ndryshimi i mendimit për çështje të cilat më parë janë parë si kufër i madh e tani si të lejuara apo si vëllezër me të cilët duhet bashkuar, kjo është çështje e madhe dhe nuk mund të kalohet në derë të vogël!

Hamad Hamad

t.me/pasuesitesunetit

Pasuesit E Sunetit

21 Nov, 16:53


Karavani ec..

Allahu e ruajtë dhe e forcoftë Hoxhën 💎

@dritaeteuhidit

Pasuesit E Sunetit

21 Nov, 14:54


VIDEO E RE ᴴᴰ

🄴 🄵🅄🅀🄸🅂🄷🄼🄴

Ofertat e jobesimtarëve kundrejt hoxhallarëve, vetëm e vetëm për t'i ndaluar nga thënia e të vërtetës

Hoxhë Bajram Beluli

t.me/akidjaehlisunnetit

Pasuesit E Sunetit

20 Nov, 20:57


📽️Video e re…

Shkurt…
Nga kodra e Uhudit

-Hoxhë Venhar Rexhepi

Pasuesit E Sunetit

20 Nov, 14:53


Pyetje rreth rukjes.

Hoxhë Arlind Aliu

https://youtu.be/gn1F5aNeMu8?si=bU1FACwqT3Knsv3A

Pasuesit E Sunetit

19 Nov, 21:34


Mençuria, autoriteti, dhe fama, nuk posedojnë forcë që ta parandalojnë dhe ta frenojnë të zotin e saj, nëse ai shfaq tendenca për t’i shfrytëzuar për te keq, e cila e keqe ne definicionin e tyre ka botëkuptime të se mirës!

Çdo ide, çdo rrugë, çdo metodologji, çdo bashkim jashtë parimeve në akide, është e predispozuar që të jete e dështuar, e cila fillimin e ka dështim ndërsa fundin dëshpërim!

Si rezultat i këtij bashkimi (në të kotën) Thirrja islame sot, po kalon dite te vështira, kudo neper bote, le te shpresojmë se te gjithë ne, por vecanerishte predikuesit e të së vërtetës do te nxjerrin konkluzionet e duhura nga ngjarjet e turpshme, dhe te dhimbshme.

Ne fjalorin tone nuk është e panjohur fjala bashkim dhe bashkëpunim, ky nocion bashkim mbetet një aspirate por jo realitet,dhe kjo aspiratë ka të ngjarë të mos realizohet edhe për shumë kohë po qe se refuzojmë t’i themi gjërat ashtu siç janë.

Thotë Sulltan el Utejbi: Kujdes nga SHENJTËRIMI (Tekdis) dhe TEPRIMI (Ta'dhim); Përkundrazi, bëjeni që MADHËRIMI i Librit të Allahut subhanehu ue teala dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij, salla Allahu alejhi ue selem, të vijnë përpara të gjithëve dhe kujtdo, kushdo që të jetë. Dhe mos u MAHNITNI (mashtroni) nga EMËRTIMET dhe TITUJT (d.m.th. Dr. Mr. Mufti etj).

Nga ana tjetër, nga ata që u sprovuan dhe qëndruan në të vërtetën, e gjithë kjo situatë do të duhej të merrej si një rast për ta forcuar besimin, dhe për të qenë më të guximshëm në misionin Islam.

“E kur muslimanët e panë ushtrine aleate thanë: Kjo është ajo që na premtuan Allahu dhe i dërguari i Tij, e Allahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që panë) vetëm se ua shtoi besimin dhe mbështetjen. Prej besimtarëve kishte burra që e vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën. Dhe ka prej tyre që janë duke pritur (t’a zbatojnë), dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.”

t.me/akidjaehlisunnetit

Pasuesit E Sunetit

19 Nov, 21:34


Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota.” Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.“ (el-Isra, 81)

Rruge e vështirë, metodologji qe kërkon durim, qëndrim, dhe stabilitet ne parime.
Është rruge qe kërkon mund ,ambicie, sakrificë, përpjekje të vazhdueshme, ballafaqim me sfida, ndërsa të gjitha këto duhet te stolisen me durim permanent..
Është rruge e durimtarëve, vetëm ata mund te I bëjnë ballë sfidave dhe peripecive qe dalin nga kjo rrugë.
Faktori kohe në këtë rrugë, në realizimin e objektivave të davetit dhe misionit Islam në përgjithësi, është i predispozuar të jetë i gjatë, por suksesi është i sigurt..
Në momentin kur ndokush nga pasuesit e këtij menhexhi "lodhet", e kaplon plogështia, i duket rrugë e gjatë, ngase natyra e njeriut është e tille që kërkon rezultate të shpejta, pra është i ngutshëm, i tilli nuk heziton ta “shkurton” këtë rruge, në emër të davetit duke u futur neper rrugica, qorrsokake, dhe ajo qe është me e keqja këtë devijim e quan"hikmet", "largpamësi".

Shumë nga ata që i proklamojnë dhe i pretendojnë strategjitë demode, kane dështuar dhe vazhdojnë të dështojnë. Aspiratat e tyre për bashkim po bëhen realitet. Jemi dëshmitarë se si kokat e bidatçive po bashkohen, ata që kanë shembur shtyllat e fesë Islame! Bashkim në çka?! Bashkimi i atyre që në prapavijë mbajnë kishën gjatë predikimeve të tyre, apo i atyre që dalin në foto me priftërinjtë në kuadër të projektit për tolerancë dhe bashkim të feve, apo atë atyre që marrin pjesë nëpër seminare të orkestruara nga armiqtë e Islamit, e që në fokus kanë sulmin ndaj të vërtetës dhe pasuesve të saj, apo të atyre që sheriatin e Allahut e quajnë sheriat i havarixhve dhe pasuesit e saj havarixh, apo të atyre që u urojnë festat jobesimtarëve nëpër media të ndryshme, apo të atyre që me gojët e tyre kanë dëshmuar se do ta ndihmojnë fenë e demokracisë, apo të atyre që janë të gatshëm të sulmojnë myslimanët, për të mbrojtur të krishterët, duke dëshmuar me gojët e tyre se do të flijonin edhe jetën e tyre për të mbrojtur të krishterët, ndërkohë që shajnë dhe ofendojnë heronjtë e umetit?!! Çfarë bashkimi na qenka ky?? Bashkim i imamëve të devijuar, bashkim në të kotën, në një qëllim, në një objektivë, në një flamur, për të sulmuar të vërtetën dhe pasuesit e saj. Ata po bashkohen sepse kanë qenë të paaftë dhe të pafuqishëm, pavarësisht tendencave të tyre, duke menduar se bashkimi i tyre do tu sjell fuqi, duke harruar se ky bashkim i tyre do të jetë fundosje, dhe që të gjithë do të mbarojnë në koshin e mbeturinave!

“Le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të dërguarit) se ata do t’i zërë ndonjë telash ose do t’i godasë dënimi i idhët.” (Nur,63)

I Dërguari alejhi selam ka thënë:

“Më së shumti frikësohem për Ummetin tim nga IMAMËT DEVIJUES”

Sot po pastrohen safet, e vërteta dhe pasuesit e saj në njërën anë, dhe e kota dhe pasuesit e saj në anën tjetër. Andaj kujdes në cilën palë do të jesh!

Por ajo që na habit më së shumti, është fakti, se si disa pretendus të hakut, ua kane lakmi, dhe për njëherë i shikon ata bëhen “largpamës”, duke gjurmuar pas rrugicave të cilat sipas tyre do të mundësonin arritje dhe realizim sa më të shpejtë të objektivave të thirrjes Islame. Mjerim!

Dhe si rezultat kemi ndryshim te kursit te thirrjes Islame, fasadës dhe thelbit te metodologjisë, e gjithë kjo ne vete ngërthen zgjidhjen e imponuar nga jashtë. Kanë zgjedhur të heshtin për çështjet thelbësore të fesë, ndërsa nga ana tjetër krenohen me “heronjtë” e futbollit!!! Pra, kjo te kujton një shfaqje teatrale, qe e kthen umetin ne spektator pasiv te dramës, e gjeja me e madhe qe mund te beje spektatori ne një shfaqje është te duartrokasë apo te shpreh pakënaqësi, sipas rrjedhës se subjektit dhe mesazhit te tij.

Daveti nuk mundë të jetë i frytshëm, nëse nuk flitet apo heshtet për çështjet bazike, kështu duke anashkaluar elementet bazë, pa te cilat nuk mund të jep fryt daveti.

Aq më shumë paqartësia e pozicionit të predikuesve të saj, shfaq ne skene shumë elemente te cilat nuk mund të jenë premisa për një të ardhme të mire dhe te shëndoshë Islame.

Pasuesit E Sunetit

19 Nov, 14:01


“Sa te keqij janë njerëzit e bidatit (risive), ne nuk u japim atyre selam”.

Imam Maliku

t.me/pasuesitesunetit

Pasuesit E Sunetit

19 Nov, 10:51


Nëse do të ishte haku (e vërteta) në bashkimin me hoxhallarët e devijuar dhe të shitur dhe në formën e davetit të tyre, më së shumti në hak do të ishin munafikët.

@dritaeteuhidit

Pasuesit E Sunetit

18 Nov, 17:05


قال الفضيل بن عياض - رحمه الله :

مَن وقى خمساً فقد وقي شر الدُّنْيا والآخِرة:

العجب، والرّياء، والكبر، والإزراء، والشهوة.

Ka thënë Fudejl ibn Iljadi All-llahu e mëshiroftë:

Kushdo që i shmanget pesë gjërave, me të vërtetë është i mbrojtur nga e keqja (sherri) i dunjasë dhe ahiretit:

Vetëpëlqimi, Syfaqësia, Mendjemadhësia, Fuqia dhe Fama.

حلية الأولياء لأبي نعيم (٩٥/٨)

Hoxhë Arlind Aliu

t.me/pasuesitesunetit

Pasuesit E Sunetit

17 Nov, 13:51


http://t.me/riniaislamee

Pasuesit E Sunetit

17 Nov, 00:06


VIDEO ᴴᴰ

"Frytet" e fetvave të gabuara të imamëve të devijuar!

(Cilët "dobi" i kanë arrit ata Hoxhallarë të cilët e kanë leju kufrin dhe shirkun në emër të dëmit dhe dobisë?!)

Hoxhë Bajram Beluli

@akidjaehlisunnetit

Pasuesit E Sunetit

16 Nov, 22:50


قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِنْ أَصْبَحَ مَآؤُكُمْ غَوْرًا فَمَن يَأْتِيكُم بِمَآءٍ مَّعِينٍۭ

Thuaj: “Mendoni: nëse ujërat tuaja ju shteren, kush (përveç Allahut) do t’ju sjellë ujë rrjedhës?!”

Mulk, 30

Pasuesit E Sunetit

16 Nov, 19:21


T'a kesh një #Hoxhë të Sunnetit, është nga mëshira e Allahut

Sufjan Eth'theuri, Allahu e mëshiroftë

Hoxhë Bajram Beluli 💎

t.me/pasuesitesunetit

Pasuesit E Sunetit

16 Nov, 14:49


Si duhet bërë rukje fëmijëve për msysh sipas Kur’anit dhe Sunetit?

Hoxhë Arlind Aliu

t.me/pasuesitesunetit

Pasuesit E Sunetit

16 Nov, 09:42


"Kur ata qëndrojnë për orë, netë dhe ditë të tëra në "Black Friday" për të kursyer disa dollarë të prishshëm, ju qëndroni para All-llahut për të fituar Firdeusin e përjetshëm".

Shejh Ahmed Xhibril (حفظه الله تعالى)

t.me/pasuesitesunetit