Hoxha Xhemal Jakupi @xhemal_j Channel on Telegram

Hoxha Xhemal Jakupi

@xhemal_j


Kanali i vetëm zyrtar i Hoxhës Xhemal Jakupi

Hoxha Xhemal Jakupi (Albanian)

Hoxha Xhemal Jakupi është një kanal i vetëm zyrtar në Telegram i autorit të njohur Hoxha Xhemal Jakupi. Kanali i tij është një burim i informacioneve të freskëta dhe të rëndësishme për të gjithë ndjekësit e tij. Xhemal Jakupi është një personalitet i njohur në fushën e studimeve islame dhe ka një bazë të madhe të ndjekësve të tij që e ndjekin për ekspertizën e tij dhe mendimet e tij të guximshme. Kanali ofron artikuj, video, dhe postime të tjera interesante që rrallë gjeni në kanale të tjera. Nëse jeni të interesuar për temat e fesë islame, filozofinë, dhe mendimet e udhëzuesve të njohur në këtë fushë, atëherë kanali i Hoxha Xhemal Jakupi është për ju. Regjistrohuni tani për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me shkrimet dhe analizat e tij të fundit!

Hoxha Xhemal Jakupi

13 Feb, 18:37


[Hadithet për natën e mesme të muajit Shaban]

💎 Ibnul 'Arabij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸Për natën e mesme të muajit Shaban nuk ka asnjë hadith që meriton të dëgjohet.
📚 'Aridatu el-Ahvedhij, 2/201.

💎 Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸Hadithet për natën e mesme të muajit Shaban janë të dobëta.
📚 Mexhmuë elFetaua, 1/192.

💎 Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
🔸Hadithet, që flasin për veçimin e natës së mesme të muajit Shaban me namaz, ose të asaj dite me agjërim, janë të dobëta.
📚 Mexhmuë elFetaua, 7/280.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

12 Feb, 06:25


💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Teuhidi është kështjella më e madhe e Allahut. Kush hyn në të, është i sigurt. Dikush prej selefëve ka thënë: "Kur njeriu i frikësohet Allahut, atëherë atij ia ka frikën çdo gjë, e kur nuk i frikësohet Allahut, atëherë ai ia ka frikën çdo gjëje."

📚 Bedai' el-feuaid, 2/776.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

12 Feb, 06:24


💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Kur robi e pastron Teuhidin, atëherë prej zemrës së tij del frika ndaj kujtdo qoftë përveç Allahut dhe armiku i tij nuk ka aq vlerë që t'i frikësohet krahas Allahut, por e veçon Vetëm Allahun duke iu frikësuar Vetëm Atij.
Kjo e bën të sigurt dhe të pafrikësuar ndaj armikut. Prej zemrës së tij dalin brengosja, angazhimi dhe mendimi për armikun dhe ajo zbrazet dhe pastrohet vetëm për Allahun, e mbushur me dashuri, frikë, kthim me pendesë, mbështetje dhe angazhim Vetëm me Të dhe me askënd tjetër.
Në këtë situatë njeriu ndien se angazhimi i mendimit të tij me çështjen e armikut, frika prej tij dhe preokupimi me të janë mangësi në teuhidin e tij, se përndryshe nëse e kishte pastruar Teuhidin, atëherë i gjithë preokupimi i tij do të ishte vetëm me të, kurse Allahu e ka në Dorë ruajtjen dhe mbrojtjen e tij, sepse Allahu i mbron besimtarët.

📚 Bedai' el-feuaid, 2/775.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

11 Feb, 19:33


[A lejohet gruaja t'u prijë grave në namaz]

Transmetohet nga Rajta elHanefije se Aisha, radijAllahu 'anha, u ka prirë duke qëndruar mes tyre në namaz farz.

📚 AbdurRazzak (5086), Tabekat Ibën Sa'd (8/483). [Sahih]

Tregon Temime bint Seleme se erdhi tek Aisha, radijAllahu 'anha, me disa gra nga banorët e Kufes dhe i thanë:
"Oj Nëna e Besimtarëve! Erdhëm të pyesim për kohët e namazit."
Ajo tha: "Uluni!" - dhe ne u ulëm.
Kur erdhi koha që ju e quani mesditë, u ngrit dhe na priu në namaz, duke qëndruar në mes të rreshtit tonë.

📚 Bejhekiu, 2126. [Hasen]

Transmeton Ummu Hasen se Nëna e Besimtarëve Ummu Seleme, radijAllahu 'anha, u printe në namaz në Ramazan, duke qëndruar me to në saff.
Në transmetim tjetër: ...se Ummu Seleme u printe në namaz duke qëndruar me to në saff.

📚 Ibën Ebi Shejbe (4953). [Hasen]

Transmetohet se Huxhajra bint Husajn ka thënë:
Na priu Ummu Seleme, radijAllahu 'anha, në namazin e ikindisë, duke qëndruar mes nesh.

📚 Shafiij në el-Umm (1/164); AbdurRazzak (5082); Tabekat Ibën Sa'd (8/484); Ibën Ebi Shejbe (4952). [Hasen duke u forcuar me transmetimet e mësipërme]

📝 Mblodhi: Shejh Arafat elMuhammedi

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

08 Feb, 17:39


Përshkrim preciz i realitetit të Dynjasë nga poezitë e Ebul 'Atahijes



Në këtë botë lindim
dhe vijmë të barabartë.
Foshnja e kasolles
si foshnja e pallatit të artë.

Nga kjo botë siç kemi ardhur
të barabartë do të largohemi.
Pasanikë e të varfër
nën tokë nuk dallohemi.

Veprat na e ngrenë pozitën
dhe ato janë shkak i poshtërimit.
Kurse, llogarinë tonë e japim
në Ditën e Gjykimit.

Hyri, kopshte, lumenj
dhe pallate të zbukuruara,
ose zjarr e dënim
dhe flakë të përcëlluara.

Zgjidhe për veten tënde
cilën nga këto e dëshiron
tani përderisa je gjallë
dhe në këtë botë vepron.

Nesër vjen fundi
dhe pas tij s'ka më kthim,
por Xheneti i përhershëm
ose humnera pa mbarim.

Përktheu:
Xhemal Jakupi

Hoxha Xhemal Jakupi

06 Feb, 19:45


💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Shpirtrat asnjëherë nuk kanë nevojë më shumë sesa për njohjen e Krijuesit dhe Shpikësit të tyre, për dashurinë ndaj Tij, përmendjen e Tij, lumturinë me Të dhe kërkimin e afrimit dhe afërsisë tek Ai.
Kjo nuk mund të arrihet ndryshe përveçse me njohjen e Cilësive dhe Emrave të Tij.
Sa më shumë i njeh robi Emrat dhe Cilësitë e Allahut aq më i ditur për Të është, aq më shumë e kërkon Atë dhe aq më afër Tij është. Sa më pak i njeh ato aq më shumë është injorant për Të, e urren Atë dhe aq më larg është prej Tij.
Allahu e vendos robin tek Ai në atë pozitë që robi e ka Allahun te vetja e tij.

📚 Nunije elKafije eshShafije, 1/9.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

28 Jan, 19:55


💎 Ali ibën Ebi Talib, radijAllahu 'anhu, ka thënë:

🔸 Njerëzit janë tre: dijetar edukues, nxënës në rrugën e shpëtimit dhe injorantë mendjelehtë të cilët e ndjekin secilin që pëllet dhe anojnë nga fryn era. Këta nuk janë ndriçuar me dritën e diturisë dhe nuk janë lidhur me shtyllën e fuqishme.
🔸 Dituria është më e mirë se pasuria.
🔸 Dituria të ruan, kurse pasurinë ti e ruan.
🔸 Dituria shtohet duke e shpërndarë, kurse pasuria pakësohet duke e shpenzuar.
🔸 Dituria gjykon, kurse për pasurinë gjykohesh.
🔸 Dashuria ndaj diturisë është fetari.
🔸 Dituria i jep dijetarit bindje dhe respekt sa është gjallë dhe e përmend për të mirë pas vdekjes së tij, kurse zotësia e pasurisë vdes me vdekjen e poseduesit të saj.
🔸 Grumbulluesit e pasurisë kanë vdekur edhe duke qenë gjallë, kurse dijetarët mbeten përgjithmonë. Vetë ata personalisht kanë shkuar, por shembulli dhe përmendja e tyre është e gjallë në zemrat e të mirëve.

📚 Transmeton Ebu Nuajm në elHilje; shih Miftah Dar esSe'adeh, 1/123.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

28 Jan, 18:59


💎 Muadh ibën Xhebel, radijAllahu 'anhu, ka thënë:

🔸 Mësoni diturinë, sepse mësimi i saj është përulësi ndaj Allahut, kërkimi i saj është adhurim, studimi i saj është tesbih, hulumtimi i saj është xhihad, t'i mësohet ajo dikujt që nuk e di është sadaka, ofrimi i saj për ata që e duan është afrim tek Allahu.
🔸 Me dituri njihet dhe adhurohet Allahu, me të veçohet Allahu, me të njihen hallalli dhe harami, me të mbahen lidhjet familjare.
🔸 Dituria është shoqëruese në vetmi, shok në zbrazëtirë, i afërmi në mesin e të huajve dhe feneri në rrugën e Xhenetit.
🔸 Me diturinë Allahu ngre disa njerëz saqë i bën udhëheqës dhe prijës në të mirën, të cilët merren si shëmbëlltyrë e ndjekur dhe i bën udhëzues në mirësi, që gjurmët e tyre ndiqen. Veprat e tyre dëshirohen, melaiket pëlqejnë që t'i kenë miq ata, i lëmojnë me krahët e tyre dhe për ta kërkon falje tek Allahu çdo e njomë dhe çdo e thatë, madje edhe peshqit në ujë, bishat në egërsi, bagëtitë, qielli dhe yjet në të.
🔸 Dituria është jetë e zemrës pas verbërisë, ndriçim i syve pas errësirës dhe fuqi e trupit pas dobësisë.
🔸 Me dituri njeriu e arrin gradën e bamirësve dhe shkallët e larta.
🔸 Mendimi dhe analizimi në dituri barazohet me agjërimin dhe përsëritja e saj me namazin e natës.
🔸 Dituria është prijësja e veprës, kurse vepra është pasuese.
🔸 Me dituri frymëzohen të lumturit dhe prej saj privohen të dëshpëruarit.

📚 elHilje, Ebu Nuajm, 1/239.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

25 Jan, 22:03


💎 Imam Mukbil ibën Hadi elUadi'ij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Sikur mos ishte zhurma e kundërshtarëve tanë, nuk do të përhapej daveti kështu.

📚 el-Imam el-Elme'ij, 250.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

22 Jan, 08:01


💎 Imam Mukbil ibën Hadi elUadi'ij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Thirrësit selefij i lidhin njerëzit me Krijuesin e tyre. Nuk i lidhin me vetët e tyre.

📚 el-Imam el-Elme'ij, 249.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

17 Jan, 21:56


A mund ta paramendoni sa të dështuar janë Alban Malaj dhe kompania e tij, si dhe të gjithë fitnexhinjtë, manipulatorët dhe gënjeshtarët armiq të davetit dhe thirrësve selefij.

Mundohen me lloj-lloj gënjeshtrash dhe pështjellimesh të na përbaltin dhe të na ngjesin çfarëdo akuze. Herë me montime dhe manipulime, herë me gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta, herë me shpifje dhe të pavërteta të plota, herë me pyetje që sjellin dyshime te njerëzit, herë me përzierje të fakteve që nuk kanë të bëjnë aspak me mua... Të gjitha këto duke dalë me emrat e ushtarëve dhe zagarëve të Alban Malajt, ose duke shkruar vetë ai me emra të rrejshme, siç e ka traditë të vjetër.

Marifeti më i fundit i fëlliqtë i tyre është që më akuzojnë dhe më sulmojnë në bazë të një problemi teknik që kam nga një sulm kibernetik, ku dalin mesazhe publicistike pa dëshirën time.

Nuk ka dyshim se janë më të ulët, më të poshtër dhe më të neveritshëm se haddadijtë. Haddadijtë i sulmojnë selefijtë me dyshime të thurura nga fjalët e tyre të nxjerra nga konteksti, kurse këta më të fëlliqurit se haddadijtë sulmojnë me montazhe dhe me thyerje kibernetike të llogarive në rrjete.

Kjo nuk ka të bëjë me menhexhin selefij, nuk i përket thirrjes selefije dhe nuk ka lidhje me rrugën e dijetarëve. Njeriu, që kritikohet, kritikohet me qartësi, me argument dhe shtjellim të saktë duke dalë me emër dhe me ballë të hapur. Assesi duke u fshehur pas maskave dhe nofkave të rrejshme dhe duke hedhur hi e pluhur për ta shtuar paqartësinë.

Allahut i kërkojmë sukses.

Hoxha Xhemal Jakupi

29 Dec, 16:16


Transmetohet nga Amr ibën Murra elXhuhenij, radijAllahu 'anhu, se një njeri erdhi te Profeti i Allahut ﷺ dhe i tha:

🔸 O i Dërguar i Allahut! Unë kam dëshmuar se nuk ka të adhuruar të drejtë pos Allahut dhe se ti je i dërguar i Allahut, i fal pesë namazet, e jap zekatin e pasurisë dhe e agjëroj Ramazanin.

Profeti ﷺ tha:
من مات على هذا كان مع النَّبيِّين والصدِّيقينَ والشُّهداءِ يومَ القيامةِ هكذا -ونصب إصبعَيه- ما لم يَعَقَّ والدَيه.
Kush vdes në këtë gjendje, në Ditën e Kiametit do të jetë me pejgamberët, të sinqerët dhe dëshmorët kështu - dhe drejtoi dy gishta - përderisa nuk sillet keq ndaj prindërve të tij.

📚 Ahmedi, Ibën Huzejme dhe Ibën Hajjan. Albani thotë: "Sahih".

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

29 Dec, 15:05


💎 Ebu Hurajra, radijAllahu 'anhu, thoshte:

🔸 Shtëpia zgjerohet për banorët e saj, melaiket prezantojnë në të, shejtanët ikin prej saj dhe të mirat shtohen në të, nëse në të lexohet Kurani. Kurse ajo ngushtohet për banorët e saj, prej saj largohen melaiket, prezantojnë shejtanët në të dhe pakësohen mirësitë e saj, nëse në të nuk lexohet Kuran.

📚 Musned edDarimi, faqe 2085, nr. 3352.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

21 Dec, 14:07


📢Lajmërim

🗓 Sonte, në dashtë Allahu, telelink për vëllezërit në:
🕌 Xhaminë elFet'h - Shkup
🕌 Qendrën Furkan - Belgjikë
📚 Kanali Ehlul Ether uel Hadith - Marok

💎 Me shejhun e nderuar Dr. Arafat Hasen elMuhammedi, Allahu i dhëntë sukses!

🕖 Ora: 21:00 sipas orës së Mekkes; (19:00 Shkup)

🔗 t.me/MiraathAL
🔗 t.me/Arafatbinhassan

Hoxha Xhemal Jakupi

19 Dec, 16:00


💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Një prej llojeve të rrugëve të fshehta janë ato, me të cilat arrihet te një synim që është haram në vete dhe nuk bëhet asnjëherë hallall me atë shkak.
🔸 Çdo rrugë dhe mjet, me të cilin synohet një haram, është haram dhe për këtë ka pajtim dhe njëzëshmëri mes muslimanëve.
🔸 Rrugë të tilla janë si ato me të cilat bëhen dredhi për t'ua marrë njerëzve pasuritë, për t'u bërë padrejtësi në jetën e tyre, për ta derdhur gjakun e tyre, për të anuluar diçka prej të drejtave të tyre, për të futur grindje dhe përçarje mes tyre, etj.
🔸Këto hile dhe marifete janë të llojit të hileve të shejtanëve, me të cilat mundohen t'i devijojnë Bijtë e Ademit me secilën mënyrë.

📚 I'lam el-muwekki'in, 3/255.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

15 Dec, 21:31


💎 Halil ibën Ahmed ka thënë:

🔸 Tri gjëra të bëjnë t'i harrosh brengat dhe ndodhitë e këqija:
- kalimi i ditëve dhe netëve,
- gruaja e bukur dhe
- biseda me vëllezër.

📚 Behxhetul mexhalis, Ibën AbdilBerr, faqe 198.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

09 Dec, 23:48


[Realiteti i sektit nusajri/ismaili/"alevi"]

💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, është pyetur për sektin nusajri dhe në një pjesë të përgjigjes së tij thotë:

🔸...Ata janë më qafira (femohues) se shumë prej mushrikëve. Dëmi i tyre për Ummetin e Muhamedit ﷺ është më i madh se dëmi i armiqve mosbesimtarë (që luftojnë) si tatarët, frëngët etj.
Ata, në realitet, nuk besojnë në Allahun, të Dërguarin e Tij ﷺ, Librin e Tij, në urdhra dhe ndalime, shpërblime dhe dënime, Xhenet dhe Xhehenem, e as në ndonjë prej pejgamberëve para Muhamedit ﷺ.

📚 Mexhmuë elFetaua, 35/149.

Përktheu: Xhemal Jakupi

💬 Ky është realiteti i nusajrive të cilët sunduan në #Siri për rreth gjysmë shekulli. Atëherë nuk ka pse të habitemi kur shfaqen krimet, barbarizmat dhe egërsitë që i kanë bërë mbi popullin musliman atje.
Ajo që ka ndodhur në burgun #Sajdnaja është përtej kuptimit njerëzor, madje edhe jashtë imagjinatës të mendjeve më të errëta.

Por, krimet mbi muslimanët nuk janë ndonjë lajm i ri.
Kur muslimanët janë dobësuar në Fenë e tyre dhe kanë devijuar nga ndjekja e rrugës së Islamit, kanë ndodhur masakrat e ndryshme nga tatarët, kryqëzatat, inkuizicionet, kolonizimet... kanë ndodhur burgjet si Guantanamo, Abu Grejb, Sajdnaja... etj që nuk dihen dhe nuk publikohen.

Megjithatë, mediat dhe aparatura propagandistike vazhdon t'i akuzojë muslimanët për egërsi dhe krime, duke marrë edhe disa shërbëtorë të armiqve që dalin për t'i shfaqur muslimanët në imazh të shëmtuar.

Islami është i pastër nga shpifjet e tyre. Muslimanët janë të pastër nga moralet e ulëta. Krahas gjithë padrejtësisë dhe barbarizmit muslimanët dinë të falin dhe ta shtrinë dorën e pajtimit, si ka falur udhëheqësi dhe udhëzuesi ynë Muhamedi ﷺ.

Shkroi: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

05 Dec, 15:15


💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Për dashurinë ndaj grave nuk qortohet njeriu. Përkundrazi, ajo është shenjë e përsosmërisë së tij. Allahu i Lartësuar e ka përmendur dhuntinë e Tij ndaj robërve të Tij dhe ka thënë:
{وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ} [الروم: ٢١]
"Prej argumenteve të Tij është që nga vetë ju i ka krijuar bashkëshortet tuaja, në mënyrë që të gjeni prehje tek ato, dhe mes jush ka bërë dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (erRum: 21)

🔸 Pra, gruan e ka bërë prehje dhe qetësi për burrin, ku atij i prehet zemra, si dhe mes tyre e ka vendosur dashurinë e kthjellët, që është dashuri e bashkuar me mëshirë.

🔸 Pas përmendjes së grave, me të cilat lejohet martesa dhe atyre me të cilat nuk lejohet martesa, ka thënë:
{يُرِيدُ اللَّهُ لِيُبَيِّنَ لَكُمْ وَيَهْدِيَكُمْ سُنَنَ الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ وَيَتُوبَ عَلَيْكُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ (٢٦) وَاللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الشَّهَوَاتِ أَن تَمِيلُوا مَيْلًا عَظِيمًا (٢٧) يُرِيدُ اللَّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمْ ۚ وَخُلِقَ الْإِنسَانُ ضَعِيفًا (٢٨)} [النساء: ٢٦ - ٢٨]
"Allahu do që t'jua sqarojë dhe t'ju udhëzojë në rrugët e atyre që ishin para jush, dhe t'jua mundësojë të pendoheni. Allahu është i Gjithëdijshmi i Urti. Allahu do që t'jua mundësojë të pendoheni (dhe t'jua pranojë pendimin), kurse ata, të cilët i ndjekin epshet e tyre, duan që ju të devijoni me devijim të madh. Allahu do që t'jua lehtësojë, e njeriu është krijuar i dobët." (enNisa': 26 - 28)

📚 Sëmundja dhe ilaçi, faqe 552.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

27 Nov, 06:20


💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Shkaku kryesor i dobësimit të Fesë dhe ligjeve të Allahut, si dhe i përhapjes së kufrit dhe mëkateve, është #përngjasimi me #mosbesimtarët. Ndërsa burimi i çdo të mire qëndron në ruajtjen dhe zbatimin e suneteve dhe sheriateve të pejgamberëve.
Prandaj, #bidati sjell një dëm të hatashëm në Fe, edhe kur nuk përmban përngjasim me mosbesimtarët. E ç'të thuhet kur bashkohen të dyja këto cilësi?!

📚 Iktida esSirat elMustekim, 210.

Përktheu: Xhemal Jakupi.

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

20 Nov, 16:56


💎 Amir ibën Jesaf, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

💎 el-Euza'iu më tha:
🔸 Kur të të vijë një fjalë nga i Dërguari i Allahut ﷺ, atëherë assesi mos merr, o Amir, ndonjë qëndrim (mendim) ndryshe nga fjala e tij, sepse i Dërguari i Allahut e ka kumtuar atë që i ka ardhur nga Allahu i Lartësuar.

📚 elBejhekij, elMedkhal ila esSunen elKubra, faqe 234.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

18 Oct, 16:49


[Kush nuk mund të falet ulur, falet shtrirë.]

Transmetohet nga 'Imran ibën Husajn, radijAllahu 'anhu, të ketë thënë:

Kisha hemorroide dhe e pyeta Profetin ﷺ për namazin. Ai më tha:

《صَلِّ قَائِمًا، فإنْ لَمْ تَسْتَطِعْ فَقَاعِدًا، فإنْ لَمْ تَسْتَطِعْ فَعَلَى جَنْبٍ.》
Falu në këmbë! Nëse nuk mundesh, falu ulur, e nëse nuk mundesh, atëherë shtrirë në krah!

📚 Sahih elBuhari; kapitulli 18, tema 19; nr. i hadithit: 1117.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

07 Oct, 22:08


💎 Dijetari kolosal Shejh #Rabië ibën Hadi elMedkhali, Allahu e ruajttë, ka thënë:

🔸 Pasha Allahun! Allahu e ruan këtë Fe vetëm me njerëz të #sinqertë. Nuk ruhet Feja me gënjeshtarë, pështjellues, mashtrues dhe devijues. Ruhet vetëm me të sinqertët.
Të sinqertët njihen prej fjalëve, veprave, shkrimeve dhe takimeve të tyre. Njihet dhe dallohet #sinqeriteti i tyre.

📚 elMexhmuë erRaik, 453.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

01 Oct, 10:10


💎 Abdullah ibën Mes'ud, radijAllahu 'anhu, ka thënë:

🔸 Zemrat janë enë. Mbushini ato me Kuran dhe mos i mbushni me gjëra të tjera!

📚 ezZuhd, Imam Ahmed, nr. 891.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

24 Sep, 14:37


Në kohërat e fundit pasuesi i Kuranit dhe Sunnetit nuk ka vlerë te njerëzit, por është i nënçmuar dhe i shpërfillur

💎 Ubade ibën Samit, radijAllahu 'anhu, ka thënë:

🔸 Në paçi jetë do të shihni ndonjë burrë nga mesi i muslimanëve, i cili e lexon Kuranin siç e ka lexuar Muhamedi ﷺ, e përsërit, e lexon mrekullueshëm, atë që është hallall në të e merr për hallall, atë që është haram në të e llogarit për haram, ndalet aty ku urdhëron Kurani të ndalet dhe i merr besimet dhe bindjet sipas tij, mirëpo në mesin tuaj nuk do të ketë vlerë as sa koka e gomarit të ngordhur.

📚 Musned Imam Ahmed, 17140. Ibën Kethir thotë: Zinxhiri i tij është i mirë.

Përktheu: Xhemal Jakupi
Në këtë fjalë të sahabiut të nderuar tregohet për nënvlerësimin e pasuesve të Sunnetit nga ana e njerëzve në kohërat e përhapjes së fitneve dhe bidateve. Vini re si ka thënë: "E lexon Kuranin siç e ka lexuar Muhamedi ﷺ"! Ai e mëson Kuranin sipas Sunnetit dhe e zbaton atë plotësisht në praktikë, por te njerëzit është i shpërfillur dhe i papranuar.
Bëhuni të qëndrueshëm, durimtarë dhe të paluhatshëm, sepse shpërblimi tek Allahu është madhështor, kurse gjykimi i njerëzve nuk është i rëndësishëm!

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

15 Sep, 06:12


💎 Hamza enNejsaburi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Njeriu me fetari:
- mediton dhe logjikon dhe kështu e mbulon qetësia;
- qetësohet, bëhet modest dhe i kënaqur me atë që ka dhe kështu i largohen brengat;
- e braktis Dynjanë, prandaj shpëton prej të keqes;
- vetmohet, prandaj shpëton prej pikëllimit;
- u largohet ëndjeve dhe dëshirave dhe bëhet njeri i lirë;
- e braktis zilinë dhe i shfaqet dashuria;
- është bujar, duke dhënë çdo gjë që është kalimtare dhe kështu mendja e tij bëhet e plotë.

📚 el'Adhame, Ebu Shejh el-Asbahani, 1/220.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

28 Aug, 19:20


💎 Hafidh Hatib elBagdadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Kanë thënë disa prej dijetarëve:
🔸 Libri të edukon me çuditë e tij, të gëzon me njohuritë e tij dhe të bën të qeshësh me fjalët e këndshme që gjinden rrallë.
Libri për të edukuarin është ekskursion në kënaqësi, lumturi në vetmi, pasurim në zellshmëri, shoqëri në rehati, çlodhje në mërzi dhe ngushëllim në brengë.
Libri është mirësi që e zëvendëson shokun e keq, dëshirat e padobishme dhe ëndjet e fëlliqura.
Është lulishte e kuvendit, kopsht që e mban në dorë dhe shoqërues që vjen me ty ngado që rrotullohesh.

📚 Takjiid el'Ilm, faqe 128.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

26 Aug, 15:13


💎 Këshilla, të cilat e gjejnë vendin e vet -2-

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
((الدِّينُ النَّصِيحَةُ))
“Feja është këshillë”
🔸 Ajo që duhet të thuhet për një vëlla tonin në Mekke, Allahu na udhëzoftë ne dhe atë në rrugën e drejtë, si këshillë për disa njerëz që mendojnë se ne – unë dhe disa për të cilët aludoj – pajtohemi me të, është si në vazhdim:
1 – Ai ndërhyn në disa tema që i prekin selefijtë në përgjithësi, me një mënyrë të papranueshme dhe të pasaktë;
2 – Ka folur për një numër të vëllezërve tanë prej nxënësve të dijes në Sudan, Palestinë dhe në vende të tjera;
3 – Ka folur, gjithashtu, për një numër të vëllezërve tanë në Xhidde, Medine etj.;
Kjo që them nuk nënkupton mohim se secili mund të bjerë në gabim, mirëpo rruga e ndjekur nga ky vëlla në Mekke është rrugë që largon nga e vërteta dhe përçan. I përgojon vëllezërit e tij në takime të veçanta dhe flet kundër tyre këtu e aty, pa këshillë sipas mënyrës sheriatike.
4 – Është këshilluar nga një numër i shujuhëve dhe nxënësve të dijes, por vazhdon në pamaturinë e tij.

🔸 E kam këshilluar për disa çështje dhe kundërshtime të veçanta të tij, ose që kanë të bëjnë me veprimin e tij ndaj vëllezërve të tij prej shujuhëve dhe nxënësve të dijes, mirëpo, me keqardhje, kam parë vetëm këmbëngulje në kotësinë e tij.
🔸 Një numër i nxënësve të dijes më kanë treguar se edhe ata, gjithashtu, e kanë arritur rezultatin e njëjtë dhe kanë parë mospranim të këshillës.
🔸Si mund t’i pranohen këshillat dhe t’i merret fjala këtij mekkasi, kur ai nuk i pranon këshillat e një numri të shujuhëve dhe nxënësve të dijes?!

Prandaj them:
🔸 Ja ku është njëri nga dijetarët, për ndjekjen e të cilëve ti porosit, siç porosit secili selefij, e ky është Shejh Dr. Abdullah ibën AbdirRahim elBuhari, Allahu e ruajttë, prandaj hajde tek ai që t’i shfaqim ato që i ke ti dhe ato që i kam unë dhe të mësojmë dhe përfitojmë prej tij, e ta braktisim këmbënguljen në pamaturi dhe në të kotën.
Si sqarim them: Këtë më lart e shkrova për dy qëllime:
1 – Të dihet se me të dhe me rrugën e tij nuk pajtohet askush nga ata, për të cilët aludova;
2 – Të shfaqet publikisht qortimi i tij, pasi është këshilluar privatisht dhe nuk e ka pranuar këshillën, megjithëse i është bërë i qartë gabimi, në mënyrë që të mos i vishet gabimi i tij shujuhëve dhe nxënësve të vlershëm të dijes.

🔸 E gjithë lavdia i takon Allahut Zotit të botëve.

Shkroi: Dr. Abdul-Ilah erRifai, Allahu i dhëntë sukses!
https://t.me/alrfaee1440/415

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

26 Aug, 14:30


💎 Këshilla, të cilat e gjejnë vendin e vet -1-

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit Mëshiruesit
🔸 I këshilloj vëllezërit e mi, që kanë probleme dhe grindje, të drejtohen me to te dijetarët, të cilët njihen për diturinë dhe eksperiencën e tyre në përmirësim dhe pajtim; dhe të largohen nga disa njerëz, që veçohen me veprimet e tyre, pa i shfaqur ato te njerëzit e dijes.
🔸 Këta të fundit kanë njëkohësisht dituri të pakët, mungesë eksperience, dobësi në urtësi dhe veçim në zgjidhjen e çështjeve; kurse, prej fryteve të tyre i njihni.
🔸 Për më tepër, ky njeri dhe të ngjashmit me të postojnë shkrime, në të cilat porositin për ndjekje të dijetarëve dhe afrim rreth tyre, siç është dijetari dhe muhaddithi Shejh Abdullah ibën AbdirRahim elBuhari, Allahu e ruajttë, por i kundërshtojnë këshillat e tij.
🔸 Ç’është kjo kundërthënie e çuditshme!?
🔸 Allahun e lus t’i udhëzojë këta njerëz që të veprojnë sipas asaj që vetë e thonë.

🔸 Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e Tij të përgjithësi!

Shkroi: Dr. Abdul-Ilah erRifa'i, Allahu i dhëntë sukses!
https://t.me/alrfaee1440/413

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

24 Aug, 09:10


https://youtu.be/KNzKwR7Fezk

Hoxha Xhemal Jakupi

20 Aug, 11:25


Të Allahut jemi dhe tek Ai kthehemi.
Sot ka vdekur dijetari i madh dhe edukatori eminent Shejh Ali ibën Nasir elFekihi, ish-profesor në Fakultetin e Akides dhe Da'ues në Universitetin Islamik të Medines dhe mësimdhënës në Xhaminë e Pejgamberit ﷺ. Pas vete ka lënë një numër të konsiderueshëm të librave të dobishëm në fusha të ndryshme të diturive islame, mësime të shumta dhe nxënës.
Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë, ia faltë gabimet dhe e ngrittë në gradat më të larta të Xhenetit.

Në këtë periudhë dyvjeçare ka vdekur një numër i madh i dijetarëve dhe shumë të tjerë i ka rënduar sëmundja dhe nuk janë aktivë në fushën e mësimdhënies dhe shkrimit. Me këtë është larguar sasi e madhe e diturisë dhe sqarimit.
Zemra pikëllohet dhe syri digjet nga nxehtësia e lotëve, por i flasim vetëm fjalët të cilat e kënaqin Allahun.

Hoxha Xhemal Jakupi

13 Jul, 03:00


💎 Hasen elBasri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Shtoni istigfarin (kërkimin e faljes), sepse nuk mund ta dini kur zbret mëshira.

📚 Letaif elMe'arif, faqe 376.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

10 Jul, 20:57


💎 Transmeton Ebu Nuajm me zinxhirin e tij se Omer ibnul Hattab, radijAllahu 'anhu, ka thënë:

🔸 Mos hyr në tema që nuk janë puna jote, largohu prej armikut tënd dhe ruhu prej mikut, përveç atij që është besnik! Me njeriun besnik nuk barazohet asgjë.
Mos u shoqëro me mëkatarin sepse ai ta mëson mëkatin e tij dhe mos ia zbulo atij sekretin tënd!
Për çështjet tua konsultohu vetëm me ata që i frikohen Allahut të Lartësuar!

📚 Hiljetul Eulija, 1/55.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

30 Jun, 11:59


Tri ajete që na e vizatojnë rrugën:

1⃣
{اتَّبِعْ مَا أُوحِيَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ} [الأنعام: ١٠٦]

Ndiqe atë që të është shpallur nga Zoti yt, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar të drejtë, dhe distancohu nga mushrikët. (el-En'am: 106)

2⃣
{وَاتَّبِعْ مَا يُوحَىٰ إِلَيْكَ وَاصْبِرْ حَتَّىٰ يَحْكُمَ اللَّهُ ۚ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ} [يونس: ١٠٩]

Ndiqe atë që të shpallet ty dhe duro, deri sa të gjykojë Allahu; e Ai është Gjykuesi më i mirë. (Junus: 109)

3⃣
{وَاتَّبِعْ مَا يُوحَىٰ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا * وَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَكِيلًا} [الأحزاب: ٢ - ٣]

Ndiqe atë që të shpallet nga Zoti yt. Me të vërtetë Allahu e di imtësisht atë që veproni ju. Mbështetju Allahut, e Allahu mjafton për mbështetës. (el-Ahzab: 2 - 3)

Allahu na dhëntë sukses dhe na ndihmoftë për ndjekjen e Kuranit dhe Sunnetit, sipas kuptimit të sahabeve!

Hoxha Xhemal Jakupi

15 Jun, 12:03


O Zoti im! Më bëj gjithmonë ta fal namazin të plotësuar dhe, gjithashtu, bëji fëmijët e mi! O Zoti ynë, pranoje lutjen time!

O Zoti ynë! Më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët në Ditën kur do të jepet llogaria!

Hoxha Xhemal Jakupi

15 Jun, 10:19


💎 Imam Ibën AbdilBerr, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Në shumicën e rasteve të gjitha lutjet në Ditën e Arafatit janë të pranuara.

📚 etTemhid, 4/40.

💎 Po ashtu ka thënë:

🔸 Disa dijetarë kanë thënë: #Lutja e Ditës së Arafatit është lutje që shpresohet të përgjigjet dhe është e preferuar, si në #Arafat ashtu edhe në çdo vend tjetër.

📚 etTemhid, 13/347.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

05 Jun, 15:15


Transmetohet nga Muavije, radijAllahu 'anhu, se ka thënë:

I Dërguari i Allahut ﷺ doli te një grup i sahabeve të tij (që ishin ulur bashkë) dhe u tha:

🔸 Për çka jeni ulur?

Ata thanë:
🔸 U ulëm ta përmendim Allahun dhe t'i shprehim lavdi që na ka udhëzuar në Islam.

Ai u tha:
🔸 Ju përbetoj për Allahun! A nuk jeni ulur për diç tjetër, por vetëm për këtë?

Ata thanë:
🔸 Për Allahun, nuk jemi ulur për asgjë tjetër, por vetëm për këtë.

Ai u tha:
أَمَا إنِّي لَمْ أَسْتَحْلِفْكُمْ تُهْمَةً لَكُمْ، وَلَكِنَّهُ أَتَانِي جِبْرِيلُ فأخْبَرَنِي أنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ يُبَاهِي بكُمُ المَلَائِكَةَ.
🔸 Unë nuk ju përbetova pse nuk ju besoj. Mirëpo, më erdhi Xhibrili dhe më lajmëroi se Allahu mburret me ju para melaikeve të Tij.

📚 Muslimi në Sahih, nr. 2701.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

04 Jun, 13:21


Disa #fjalë_të_selefëve për #përmirësimin_e_vetes dhe #edukimin_e_fëmijëve

💎 Uehb ibën Munebbih, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Për shkak të një robi të devotshëm Allahu e ruan një fis të tërë prej njerëzve.

📚 Hiljetul Eulija, 4/58.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Hoxha Xhemal Jakupi

04 Jun, 13:20


Disa #fjalë_të_selefëve për #përmirësimin_e_vetes dhe #edukimin_e_fëmijëve

💎 Muhamed ibnul Munkedir, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Robit të devotshëm Allahu ia ruan fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve, e ruan shtëpinë e tij dhe shtëpitë përreth tij (lagjen). Të gjithë janë të ruajtur dhe të mbrojtur përderisa ai është në mesin e tyre.

📚 Hiljetul Eulija, 3/148.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j