Hoxha AbdusSamed Meta @abdussamed_meta Channel on Telegram

Hoxha AbdusSamed Meta

@abdussamed_meta


Kanali i vetëm zyrtar i Hoxhës AbdusSamed Meta

Hoxha AbdusSamed Meta (Albanian)

Hoxha AbdusSamed Meta kanali i vetëm zyrtar i Hoxhës AbdusSamed Meta në Telegram! Në këtë kanal do të gjeni informacione të rëndësishme, video, poste të reja dhe shumë të tjera nga Hoxha AbdusSamed Meta. Ky kanal është platforma e vetme zyrtare ku mund të merrni lajmet dhe informacionet më të fundit nga Hoxha AbdusSamed Meta. Nëse jeni një ndjekës i tij apo dëshironi të mësoni më shumë rreth tij, ky kanal është perfekt për ju! Bashkohuni tani dhe bëhuni pjesë e komunitetit të ndjekësve të Hoxhës AbdusSamed Meta në Telegram!

Hoxha AbdusSamed Meta

11 Feb, 20:17


📌⏲️ Optimizmi ndër çelësat për zgjerimin dhe qetësinë e kraharorit

Meali Shejh SALIH AL SHEJH, Allahu e ruajttë, ka thënë:

“Optimizmi zgjeron kraharorin, ngushëllon robin dhe largon ngushtësinë që shejtani pëshpërit dhe shkakton në zemrën e robit.”

📚 Et-Temhid, faqe 340.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta
_ _ _ _ _ _

قال معالي الشيخ صالح آل شيخ حفظه الله:

التفاؤل يشرح الصدر ويُؤنس العبد و يذهب الضيق الذي يوحيه الشيطان و يسببه في قلب العبد.

[ التمهيد : ٣٤٠ ]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

11 Feb, 10:03


🥀 GJYKIMI PËR FESTIMIN E VALENTINIT

✍🏼 Shkëlqesia e tij, Shejh SALIH IBN FEUZAN EL FEUZAN, Allahu e ruajttë, është pyetur:

السؤال: أحسن الله إليكم صاحب الفضيلة، هذه عدة أسئلة حول ما يسمى بعيد الحب يأملون منكم البيان لخطر هذا الاحتفال، وإخراج فتوى من اللجنة الدائمة في هذا الموضوع؟

الجواب: وشه عيد الحب؟ عيد النصارى ما يجوز للمسلمين يشاركوهم، ولا يشجعوهم عليه، ولا يشهدون الزور، هذه أعياد الكفار لا يشجعونهم، حب لمن هذا الحب ؟ حباً لإبليس؟ أو حب للمسيح -عليه الصلاة والسلام-؟ أو حب لما بينهم؟ ما بينهم حب وهم كفار: {تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّى}، قالوا: الحب مع المرأة؟ هذا فاحشة.

📝 Pyetje:

Allahu të dhëntë mirësi, o shejh i nderuar, këtu janë disa pyetje që lidhen me një ngjarje të quajtur “Dita e Valentinit”. Ata (pyetësit) shpresojnë nga ju një shpjegim për rreziqet e kësaj feste (të Ditës së Valentinit) dhe shpresojnë për një fetva nga Komisioni i Përhershëm i Fetvasë në lidhje me këtë gjë?

🎙️ Përgjigje:

Çfarë është dita e dashurisë (së Valentinit), ajo është festë e nesarave. Muslimanët nuk lejohen t’i ndjekin, të marrin pjesë dhe t’i mbështesin në festat e tyre.

Nuk lejohet që muslimanët të dëshmojnë të keqen. Kjo është festë e jobesimtarëve, andaj muslimanët kurrë nuk duhet t’i përkrahin ata.

Dashuri! Për kë është kjo dashuri? Është dashuri për shejtanin? Apo dashuri për Mesihun alejhisselam? Apo është dashuri për njëri-tjetrin?

Në fakt, nuk ka dashuri mes tyre, sepse ata janë jobesimtarë.

Allahu thotë:

{تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّى}

“Ju mendoni se ata janë të gjithë të bashkuar (duke e dashur njëri-tjetrin), por në fakt zemrat e tyre janë të përçara.” [El-Hashr: 14]

E nëse thonë: Është dashuria ndërmjet burrit dhe gruas (jo mahrem), atëherë kjo është vepër e ndyrë.

📎 http://alfawzan.af.org.sa/node/3853

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

10 Feb, 10:41


🤲 I lutem Allahut Tebareke ue Teala të më falë mua dhe juve dhe të na bëjë prej banorëve të Xhennetit më lartë, Firdeusit!

Lexoni fjalët e këtij dijetari që të shtyjnë te vetndërgjegjësimi, se dynjaja është vetëm një ndalesë, jo një destinacion.

Cilatdo qofshin rrethanat tona në këtë jetë, të shëndetshëm apo të sëmurë, të pasur apo të varfër; bëhu një rob i devotshëm që të arrijmë në destinacionin tonë.

O Zoti ynë, mëshirën Tënde shpresojmë!

قال ابن رجب رحمه الله:

هلموا إلى دار لا يموت سكانها، ولا يخرب بنيانها، ولا يهرم شبابها، ولا يتغير حسنها وإحسانها، هواؤها النسيم، وماؤها التسنيم،
يتقلب أهلها في رحمة أرحم الراحمين، ويتمتعون بالنظر إلى وجهه الكريم كل حين.

[اللطائف  ٤٨]

🌅 Hafidh Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Hajdeni të shkojmë te një vend, banorët e të cilit nuk do të vdesin.

• Një vend, ndërtesat e të cilit nuk do të shkatërrohen.

• Një vend, ku rinia nuk do të kalojë në pleqëri.

• Një vend, bukuria dhe mirësia e të cilit nuk do të ndryshojnë kurrë.

• Një vend, ku ajri është i butë dhe rrjedh qetë.

• Vendi, ku pija e tij është nga Tasnimi (pija e tyre është e përzier nga ky burim që është më i larti në Xhennet).

• Banorët e tij jetojnë në mëshirën e më të Mëshirshmit të mëshiruesve.

• Dhe ata kënaqen duke parë Fytyrën e Tij Bujare në çdo kohë.”

📚 El-Letaif: 48.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

09 Feb, 19:54


🔎📁REFLEKTIM I NDËRGJEGJSHËM

▫️Imami Shejh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

يجب على الإنسان أن يستعد لملاقاة الله عز وجل، وأن يعرف كيف يلاقي الله، هل يلاقيه على حال ترضي الله عز وجل، أو على العكس، ففتش نفسك واعرف ما أنت عليه.

❗️“Është detyrë për çdo njeri që të përgatitet për takimin me Allahun Azze ue Xhel-le.

↪️ Dhe duhet ta dijë se si do të jetë gjendja e tij kur të takojë Allahun.

🏷 A do ta takojë Allahun në një gjendje që është e pëlqyer prej Tij apo ndryshe.

📋 Kështu që korrigjoni vetet tuaja dhe jini të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën jeni."

📚 El Erbein En Neueuijeh.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

08 Feb, 08:58


🌑🍜 USHQIMI QË DO TË HAJË IBLISI

💬 Është transmetuar nga Abdil-Lah Ibn Abbas radij-Allahu anhuma se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë për shejtanin, i cili e pyeti Allahun e Lartë-Madhëruar:

كلُّ خلْقِكَ بيَّنْتَ رِزْقَهُ، ففيمَ رِزْقي؟ قال: فيما لم يُذْكَرِ اسْمي عليهِ.

“Ti ke sqaruar furnizimin e të gjitha krijesave të Tua. Ku është furnizimi im? Allahu tha:
“Në ushqimin në të cilin nuk përmendet Emri Im (nuk thuhet Bismil-Lah).”

📚 Es Sahihah, nr. 708.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

07 Feb, 08:43


#️⃣ TRE GRUPET E NJERËZVE NË NAMAZET E XHUMAVE

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

يَحْضُرُ الْجُمُعَةَ ثَلَاثَةُ نَفَرٍ رَجُلٌ حَضَرَهَا يَلْغُو وَهُوَ حَظُّهُ مِنْهَا وَرَجُلٌ حَضَرَهَا يَدْعُو فَهُوَ رَجُلٌ دَعَا اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ إِنْ شَاءَ أَعْطَاهُ وَإِنْ شَاءَ مَنَعَهُ وَرَجُلٌ حَضَرَهَا بِإِنْصَاتٍ وَسُكُوتٍ وَلَمْ يَتَخَطَّ رَقَبَةَ مُسْلِمٍ وَلَمْ يُؤْذِ أَحَدًا فَهِيَ كَفَّارَةٌ إِلَى الْجُمُعَةِ الَّتِي تَلِيهَا وَزِيَادَةِ ثَلَاثَةِ أَيَّامٍ وَذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ يَقُولُ: { مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا }

“Janë tre grupe njerëzish që prezantojnë në namazin e xhumasë:
1⃣ Një person që merr pjesë në namazin e xhumasë duke folur, e ky, të folurin e tij është që merr prej saj për shpërblim.
2⃣ Një person që merr pjesë në namazin e xhumasë duke u lutur, ai është një burrë që vërtetë i lutet Allahut Azze ue Xhel-le, nëse Ai dëshiron, do t’i përgjigjet, e nëse Ai dëshiron, do ta refuzojë atë.
3⃣ Dhe ai që e fal namazin e xhumasë në mënyrë të qetë dhe me vëmendje, duke mos shkelur mbi supet e të tjerëve dhe duke mos shqetësuar askënd, namazi i tij i xhumasë do të jetë shlyerje për gjynahet e tij deri në Xhumanë e ardhshme, plus tre ditë, sepse Allahu Azze ue Xhel-le thotë:
{ مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا }
“Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet sa për dhjetë të tilla.” [El-En’am: 160.]

📚 E nxori Ebu Daud, nr. 1113 nga Abdil-Lah Ibn Amër radij-Allahu anhu.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

06 Feb, 17:14


✒️⚔️ NJERËZIT QË I MBËSHTETEN ALLAHUT DO TË JENË GJITHMONË TË DURUAR NDAJ SULMEVE NGA ARMIQTË E THIRRJES

Allahu i Lartë-Madhëruar thotë:

{وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدۡ هَدَانَا سُبُلَنَاۚ وَلَنَصۡبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيۡتُمُونَا ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ}

“E përse të mos i mbështetemi Allahut, ndërkohë është Ai që na ka udhëzuar në rrugën tonë (të drejtë), e ne do të jemi të duruar ndaj çdo të keqeje që na bëni (do të vazhdojmë t’ju thërrasim). E vetëm tek Allahu të mbështeten të mbështeturit.”

📖 Sure Ibrahim, Ajeti 12.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

05 Feb, 08:36


💠 SIGURIA NUK BIE PËR SHKAK TË DYSHIMIT

Imami Shejh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

إن الإنسان إذا شك في الحدث وهو على طهارة فإنه لا يلزمه الوضوء؛ لأن الطهارة متيقنة، والوضوء باق، والحدث مشكوك فيه، ولا يترك اليقين للشك، هذه قاعدة. وقد أخذ العلماء قواعد منها: أن اليقين لا يزول بالشك، وأن الأصل بقاء ما كان على ما كان ومنها: أن اليقين يزول باليقين الطارئ عليه.

"Nëse dikush dyshon për hadethin (se e ka prishur abdesin apo jo), ndërkohë është i pastër (ka marrë abdes), atëherë nuk ka pse të marrë abdes, sepse pastërtia është diçka e sigurtë dhe abdesi ende ekziston. Ndërsa hadethi është i dyshimtë, atëherë mos e braktis të sigurtën për shkak të dyshimit. Ky është një rregull i rëndësishëm!
Dijetarët kanë nxjerrë disa rregulla të tjera, prej tyre janë:
- siguria nuk hiqet nga dyshimi,
- gjykimi i origjinës së diçkaje mbetet në origjinën e saj,
- e sigurta do të bjerë me të njëjtin siguri që hyn në të.”

❇️ Sherh bulugul meram, 1/431.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

Pra, kush dyshon se e ka prishur abdesin apo jo, nuk merr abdes, sepse origjina është se ai është me abdes.
E kush dyshon se ka marrë abdes apo jo, ai duhet të marrë abdes, sepse origjina është se ai ka qenë pa abdes.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

04 Feb, 09:21


🌴 KOPSHTET E XHENNETIT QË MUND T’I VIZITONI NË DYNJA

La ilahe il-lAllah!
Kopshtet e Xhennetit janë tubimet e diturisë, mexhliset e përmendjes së Allahut. Mexhlisi për kërkimin e diturisë së Kuranit, të Hadithit të Pejgamberit ﷺ, mësimi i fikhut, udhëzimi në Islam. Kudo qofshin, në xhami, musal-la, merkez, apo edhe në shtëpitë e muslimanëve.

Kush dëshiron të jetojë në kopshtet e Xhennetit në dynja, le të zërë vend në mexhliset e dhikrit.

Pse quhen “Kopshte të Xhennetit”? Disa komentues i shpjegojnë ato si xheneti në tokë. Ato janë jetë për zemrat dhe pastrim për shpirtrat. Ato japin rehati, kënaqësi, lumturi, qetësi të brendshme në këtë dynja. Kushdo që hyn në këtë xhenet të kësaj jete, do të hyjë në Xhenetin e jetës tjetër.

✍🏼 Imami Ibn Kajjim el-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“(Disa dijetarë thonë) Vërtet në këtë dynja ka një xhenet si xheneti i ahiretit. Kushdo që hyn në këtë xhenet do të hyjë në atë xhenet. Kush nuk hyn në të, nuk do të hyjë në Xhennetin e ahiretit. Pejgamberi ﷺ na e ka sqaruar në fjalën e tij:

«إِذَا مَرَرْتُمْ بِرِيَاضِ الجَنَّةِ فَارْتَعُوا» قَالُوا: وَمَا رِيَاضُ الجَنَّةِ؟ قَالَ: «حِلَقُ الذِّكْرِ»

“Kur të kaloni te kopshtet e Xhennetit, përfitoni në to (bashkohuni me ta). Sahabët pyetën: Cilat janë kopshtet e Xhennetit? Pejgamberi ﷺ tha: “Tubimet e dhikrit (të diturisë).” (E transmetoi Tirmidhiu, e vlerësoi sahih Shejh el-Albanij) [el-Xheuabul Kafij.]

✍🏼 Shejhu i Islamit Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

ليس في الدنيا من اللذات أعظم من لذة العلم بالله وذكره وعبادته.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe në këtë jetë sesa kënaqësia e njohjes së Allahut, përmendjes së Tij dhe e adhurimit ndaj Tij.” [Es-Safedijeh, 2/272]

Mbledhja e diturisë së vërtetë do t’ju bëjë të njihni më shumë Allahun, t’i afroheni Atij, do t’ju shtojë dashurinë ndaj Tij, do ta madhëroni Atë dhe do t’i frikësoheni Atij. Sepse mexhliset e diturisë bazohen në burimet e dijes, transmetimet e qarta dhe të sakta. Nuk bazohen në trillime, imagjinata, hizbije apo histori të rreme.

✍🏼 Shejh Bin Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Dijetarët thonë se hilaku e dhikrit janë mexhliset në të cilat lexohet Libri i Allahut dhe hadithet e të Dërguarit të Tij ﷺ. Shpjegimi i asaj që Allahu ua ka lejuar robërve të Tij dhe atë që Ai ua ka ndaluar. Duke përfshirë hollësitë e ligjit të sheriatit, të llojeve të tij dhe çështjeve që lidhen me të. Pra, përfitoni në to sa më shumë, Allahu ju begatoftë, duke marrë pjesë në mexhliset e dhikrit, të studioni Kuranin dhe hadithet. Përfitoni nga këto tubime (të diturisë) dhe pyesni për gjërat që nuk i dini, në mënyrë që ta njihni të vërtetën me argumentin e saj, e të veproni me të dhe ta njihni të kotën me argumentin e saj, e të ruheni nga ajo, dhe që ju të gjithë mund të bëheni njerëz të ditur për mësimet e Fesë (i kuptoni drejtë ato).” [Mexhmu’ Fetaua Ibn Baz, 3/251]

A ka ndonjë kopsht të Xhennetit pranë jush që mund ta vizitoni?  Shijojeni atë. Bashkohuni me qëllimin e sinqertë për hir të Allahut. Shijoni ato duke shijuar kështu shijet më të larta në dynja. Hyni në xhenetin e kësaj jete me shpresën për të arritur në Xhenetin e ahiretit, i cili është plot me kënaqësi të pakrahasueshme.

✍🏼 Shkroi: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

03 Feb, 20:33


🍁 SA MË SHUMË AGJËRIM NË MUAJIN SHABAN

Është transmetuar nga Aisheja radij-Allahu anha se ka thënë:

فَمَا رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ اسْتَكْمَلَ صِيَامَ شَهْرٍ إِلَّا رَمَضَانَ وَمَا رَأَيْتُهُ أَكْثَرَ صِيَامًا مِنْهُ فِي شَعْبَانَ.

“Kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të kryejë agjërimin e një muaji të tërë, përveç muajit të Ramazanit, dhe nuk e kam parë të agjërojë më shumë se në muajin e Shabanit.”

📚 Buhari, 1833 dhe Muslimi, 1956.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

01 Feb, 08:23


🌖 MUAJI SHABAN ËSHTË SI HYRJE PËR MUAJIN E RAMAZANIT

Hafidh Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

لما كان شعبان كالمقدمة لرمضان شرع فيه ما يشرع في رمضان من الصيام و قراءة القرآن ليحصل التأهب لتلقي رمضان و ترتاض النفوس بذلك على طاعة الرحمن.

“Për shkak se muaji Shaban është si hyrje për muajin e Ramazanit, janë ligjëruar në të (Shaban) gjëra që janë ligjëruar në muajin e Ramazanit, si agjërimi, leximi i Kuranit, me qëllim për të arritur përgatitjen për të pritur Ramazanin dhe shpirtrat të jenë shtruar nëpërmjet kësaj për t’iu bindur Er-Rahmanit (në muajin e Ramazanit).”

📓 Letaiful Mearif, faqe 258.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

01 Feb, 08:10


🌼 URTËSIA NË AGJËRIMIN E SHABANIT

🍀 Imami Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

صيامه كالتمرين على صيام رمضان لئلا يدخل في صوم رمضان على مشقة و كلفة بل قد تمرن على الصيام و اعتاده ووجد بصيام شعبان قبله حلاوة الصيام و لذته فيدخل في صيام رمضان بقوة و نشاط.

“Agjërimi i muajit Shaban është si stërvitje për të përballuar agjërimin e Ramazanit, në mënyrë që kur të hyni në agjërimin e Ramazanit të mos përjetoni vështirësi dhe rraskapitje. Në fakt, kush është stërvitur për të agjëruar dhe është mësuar me të dhe ka gjetur me Shabanin ëmbëlsinë dhe shijen e agjërimit, ai do të hyjë në agjërimin e Ramazanit i fuqishëm dhe aktiv.”

📓 Letaif el Mearif, faqe 258.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

31 Jan, 16:31


🌙 GJENDJA E SELEFËVE NË MUAJIN E SHABANIT

🌼 Enes Ibn Malik, radijAllahu anhu, ka thënë:

كان المسلمون إذا دخل شعبان، انكبوا على المصاحف فقرؤها، وأخرجوا زكاة أموالهم تقوية للضعيف والمسكين على صيام رمضان.

“Në të kaluarën muslimanët (Sahabët) kur vinte muaji Shaban përqendroheshin në leximin e Kuranit dhe e nxirrnin zekatin e pasurisë së tyre për të forcuar njerëzit që ishin të dobët dhe të varfër për të agjëruar Ramazanin.”

🌼 Selemeh Ibn Suhejl, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

كان يقال شهر شعبان شهر القُرّاء.

“Në të kaluarën, muaji Shaban quhej muaji i lexuesve të Kuranit.”

🌼 Habib Ibn Ebi Thabit, Allahu e mëshiroftë, kur hynte muaji Shaban thoshte:

هذا شهر القُرّاء.

“Ky është muaji i lexuesve të Kuranit.”

🌼 Amër Ibn Kajs el Mulaij kur hynte muaji Shaban, ai e mbyllte dyqanin e tij dhe e kalonte kohën duke lexuar Kuranin.

وكان عمرو بن قيس الملائي إذا دخل شعبان أغلق حانوته و تفرغ لقراءة القرآن.

📙 Letaiful Mearif, faqe 135, 186.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

30 Jan, 12:28


💐 AGJËRIMI I MUAJIT SHABAN

🌼 Shkëlqesia e tij, Shejh SALIH IBN FEUZAN EL FEUZAN, Allahu e ruajttë, është pyetur:

“A ka ndonjë argument për agjërimin në muajin Shaban?

Ai, - Allahu e ruajttë, - u përgjigj:

نعم كان النبي صلى الله عليه وسلم يصوم من شعبان ويصوم أكثره ، فالسنة أن يصام من شعبان ، ويُكثَر من الصيام فيه.

“Po. Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, agjëronte në muajin Shaban, ai agjëronte pjesën më të madhe të muajit.

Pra është sunnet të agjërohet në muajin Shaban dhe të agjërohet sa më shumë në të.”

🎙 Hukmu Sijami Shehri Shaban
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

30 Jan, 12:24


🌙 HËNA QË NJERËZIT E NEGLIZHOJNË

Usamah Ibn Zejd një herë e pyeti Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

يَا رَسُولَ اللَّهِ لَمْ أَرَكَ تَصُومُ شَهْرًا مِنْ الشُّهُورِ مَا تَصُومُ مِنْ شَعْبَانَ؟

“O i Dërguari i Allahut, nuk të kam parë kurrë të agjërosh në një muaj siç agjëron në muajin Shaban?

Ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha:

ذَلِكَ شَهْرٌ يَغْفُلُ النَّاسُ عَنْهُ بَيْنَ رَجَبٍ وَرَمَضَانَ وَهُوَ شَهْرٌ تُرْفَعُ فِيهِ الْأَعْمَالُ إِلَى رَبِّ الْعَالَمِينَ فَأُحِبُّ أَنْ يُرْفَعَ عملي وأنا صائم .

“Ai është muaji që njerëzit e neglizhojnë, muaji që është ndërmjet muajve Rexheb dhe Ramazan. Muaji në të cilin veprat e mira ngrihen te Zoti i të gjitha botrave. Kështu që dua që veprat e mia të ngrihen dhe unë të jem duke agjëruar.”

📗 Sahih EnNesai, vëll.1, nr: 2356.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

30 Jan, 07:35


🍓🍒🌊 FRUTE TË ËMBLA

🔅Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

الآلام والمشاق : إمّا إحسان ورحمة،  وإما عدل وحكمة،  وإما إصلاح وتهيئة لخير يحصل بعدها،  وإما لدفع ألم هو أصعب منها،  وإما لتولدها عـن لذات ونعم .

“Dhimbjet e ndryshme dhe vështirësitë e rënda mund të jenë një formë e mirësisë dhe e mëshirës (nga Allahu), ato gjithashtu mund të jenë drejtësi dhe urtësi, ato gjithashtu mund të jenë përmirësime dhe hapje e rrugës për mirësinë që do të shfaqet pas kësaj, ato gjithashtu mund të jenë për të parandaluar dhimbje, e cila është më e rëndë dhe më e ndërlikuar se ato, si dhe mund të jenë se prej saj do të lindin kënaqësi dhe begati të llojllojshme.”

📙 Shifa’ul Alil, faqe 250.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

29 Jan, 13:01


🌾 VIRTYTI I NJERËZVE QË PËRMENDIN ALLAHUN

📝 Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

أن عمال الآخرة في مضمار السباق، والذاكرون هم أسبقهم في ذلك المضمار، ولكن القتر والغبار يمنع من رؤية سبقهم، فإذا انجلى الغبار وانكشف رآهم الناس وقد حازوا قصب السبق.

“Punëtorët e ahiretit janë në fushë të garës.
Ata që e përmendin Allahun janë në krye të kësaj gare.
Por pluhuri dhe tymi i ka mbuluar, çka pengon që ata të duken.
Kur pluhuri të zhduket, njerëzit do të shohin se ata janë në vijën e finishit të garës.”

📚 El-Uabilu es-Sajjib, faqe 188.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

28 Jan, 16:44


🌃 FUQIA E LUTJES NE KOHËN E SEHURIT

Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur robi i lutet Zotit të tij në kohën e sehurit dhe i kërkon ndihmën Atij në gjendje vështirësie duke thënë:

يَا حيُّ يا قيُّوم لا إلَه إلاَّ أنتَ بِرَحمتِك أستَغِيثُ

“Ja Hajju ja Kajjuum Laa ilaaha il-laa Ente birahmatike estegiith.

Do të thotë:
“O i Përjetshmi, i Përhershëm, nuk ka të adhuruar me të drejtë, përveç Teje, me mëshirën Tënde të kërkoj shpëtim!”

Allahu do t’i japë atij fuqi që askush nuk e di përveç Allahut të Lartësuar.”

📚 Mexhmu’ul Fetaua, 28/242.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

El Hajju; i Përjetshmi, jeta e Tij është e plotë, nuk është paraprirë nga mosekzistenca dhe nuk e pason zhdukja.
El Kajjuum; i Përhershmi, që qëndron me Veten e Tij, i pasur ndaj çdokujt dhe i lartë mbi të tjerët. Të gjithë janë të varfër tek Ai dhe i drejton çështjet e tyre.

قال شيخ الاسلام ابن تيمية رحمه الله:

إذا ناجَىٰ العَبد ربَّهُ فِي السَّحَر وَاستغاثَ بِه وقَال: يَا حيُّ يا قيُّوم لا إلَه إلاَّ أنتَ بِرَحمتِك أستَغِيثُ أعطَاه اللهُ مِنَ التّمكِين مَالا يَعلمُه إلَّا الله.

[مجموع الفتاوى ، ٢٨/ ٢٤٢]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

24 Jan, 09:28


💵🥪 Vepër e Selefëve kur shkonin në namazin e Xhumasë

Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“E kam parë Shejhun e Islamit që kur dilte për në namazin e Xhumasë, merrte çfarëdo që të gjente në shtëpi, qoftë bukë apo ndonjë gjë tjetër, për t’ia dhënë sadaka fshehurazi kujtdo që e takonte.”

📚 Zad el-Mead: 1/359.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

قال الإمام ابن القيم رحمه الله تعالى:

شاهدت شيخ الإسلام ابن تيمية إذا خرج إلى الجمعة يأخذ ما وجد في البيت من خبز أو غيره فيتصدق به في طريقه سرا.

[زاد المعاد ١/٣٥٩]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

23 Jan, 13:50


☝🏼 VLERA E TEUHIDIT PËR ÇDO MUSLIMAN

قال سماحة الشيخ صالح الفوزان -حفظه الله-:

لا يعرف قيمة الصحّة إلاّ من ذاق المرض،
ولا يعرف قيمة النّور إلاّ من وقع في الظّلام،
ولا يعرف قيمة الماء إلاّ من عطش،
ولا يعرف قيمة الطّعام إلاّ من مسّه الجوع،
ولا يعرف قيمة الأمن إلاّ من أصابه الخوف.

‏وهكذا إذا  لا يعرف قيمة التّوحيد، وفضل التّوحيد،
وتحقيق التّوحيد إلاّ من عرف الشّرك وأمور الجاهليّة حتى يتجنّبها، ويحافظ على التّوحيد.

[إعانة المستفيد ، باب الخوف من الشرك]

Shkëlqesia e tij, Shejh SALIH IBN FEUZAN EL FEUZAN, Allahu e ruajttë, ka thënë:

“Askush nuk e kupton rëndësinë e shëndetit, përveç atyre që janë të sëmurë.

Askush nuk e kupton rëndësinë e dritës, përveç atyre që kanë rënë në errësirë.

Askush nuk e kupton rëndësinë e ujit më mirë se ata që janë të etur.

Askush nuk e kupton rëndësinë e ushqimit më mirë se ata që janë të uritur.

Askush nuk e kupton rëndësinë e sigurisë përveç atyre që janë të goditur nga frika, e kështu me radhë.

Po kështu, askush nuk do ta kuptojë rëndësinë e Teuhidit, virtytin e Teuhidit dhe realizimin e Teuhidit, përveç atij që e kupton shirkun dhe çështjet e injorancës, në mënyrë që t’u shmanget atyre dhe të ruajë Teuhidin e tij.”

📚 Ianetul Mustefid, Tema: Frika nga shirku.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

23 Jan, 13:30


Hoxha AbdusSamed Meta pinned «1️⃣ LISTA E DISA LIBRAVE TË PËRKTHYER NË TEMËN E TEUHIDIT 🔹️ - TRE BAZAT (teksti), të Shejh MUHAMMED IBN ABDUL-UEHHAB, Allahu e mëshiroftë https://t.me/AbdusSamed_Meta/80 🔹️ - T’U MËSOJMË FËMIJËVE TEUHIDIN (Libri TRE BAZAT, version për fëmijët, pyetje…»

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Jan, 20:10


💥 UDHËZIMI I SHEJH UBEJD EL-XHABIRIT NË KUNDËRPËRGJIGJE NDAJ ETIKETUESVE TË DIJETARËVE TË SUNNETIT

قال العلامة عبيد الجابري:
إذا سمعتم من يطعن في عالم من علماء السنة سواء الشيخ ربيع أو غيره من العلماء المعروفين بالسنة والدعوة إليها؛ فهذه علامة على أنه مبتدع، فاضربوا صفحاً عنه وارفعوا أيديكم عنه وفاصلوه.

📼 كَـلِـمَـةٌ لِلسَّلَفِيِّينَ فِي بِيرْ مِنْجَهَام

✍🏼 Shejhu ynë i dashur, Alameh Ubejd el-Xhabiri Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Nëse dëgjoni dikë që fyen një nga dijetarët e Sunnetit, qoftë kundër Shejh Rabisë apo një tjetër nga dijetarët që janë të njohur me (përkushtimin e tyre ndaj) Sunnetit dhe për thirrjen tek ai, atëherë kjo është shenjë që vërteton se ai është bidatçij, prandaj, shkëputeni, ndahuni dhe rrini larg tij!”

[Fjalë e mbajtur për Selefijtë në Birmingam]

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Jan, 15:51


Tefsiri i SURE EL-IHLAS
nga Alameh Shejh
ABDUR-RRAHMAN IBN NASIR EL SAËDIJ
Allahu e mëshiroftë

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Jan, 06:18


🔍REZULTON NUK ËSHTË SYFAQËSI

Imami Shejh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

وليس من الرياء أن يفرح الإنسان بعلم الناس بعبادته؛ لأن هذا إنما طرأ بعد الفراغ من العبادة. وليس من الرياء أيضاً أن يفرح الإنسان بفعل الطاعة في نفسه، بل ذلك دليل على إيمانه، قال النبي ﷺ : «من سرّته حسناته وساءته سيئاته؛ فذلك المؤمن» وقد سئل النبي صلى الله عليه وسلم عن ذلك؛ فقال: «تلك عاجل بشرى المؤمن».

“Nuk konsiderohet rija që dikush të gëzohet kur të tjerët e dinë për ibadetin e tij, sepse ky (gëzim që adhurimi i tij është i njohur për njerëzit e tjerë) shfaqet pasi ai ka përfunduar kryerjen e adhurimit të tij. Dhe gjithashtu nuk është rija, nëse dikush gëzohet në vetvete për veprimin e bindjes që ka bërë, kjo në të vërtetë është dëshmi e besimit të tij, Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Kush është i kënaqur me veprat e tij të mira dhe i pikëlluar me të këqijat e tij, kështu është besimtari.”

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur u pyet për këtë, tha: “Ky është lajm i mirë që Allahu e përshpejton për besimtarin.”

📘 El Kaulul Mufid, faqe 528.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

21 Jan, 08:54


💐📝 A DUHET TË GËZOHET MUSLIMANI PËR BELATË QË KAPLOJNË VENDET JOMISLIMANE?

Pyetje:

A mund të gëzohet muslimani për belatë që bien në vendet e jomuslimanëve?

💡Përgjigja e Shejh Abdul Aziz Ibn Abdil-Lah Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë:

Le të gëzohet për këtë, nëse është e dobishme për muslimanët. Të gëzohet për këtë (duke lexuar fjalën e Allahut:)

{قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ}

“Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut (me Islamin) dhe me mëshirën e Tij (të udhëzoi t’i bindesh) vetëm me këto duhet të gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo që mbledhin nga dynjaja.” [Junus: 58]

Nëse është e dobishme për muslimanët, (për shembull) ushtria e tyre (e jomuslimanëve) mposhtet, atëherë Allahu i udhëzon ata në Islam, (ai duhet) të gëzohet.

Pyetje: (Po) kur një tërmet ndodh në një vend jomusliman?

Përgjigja e Shejhut: (Ai duhet) të gëzohet, sepse (ajo) ndonjëherë mund të jetë paralajmërim dhe mund të jetë shkak për udhëzim (të disave).

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🇸🇦 Teksti në arabisht:

هل للمسلم أن يفرح بالمصيبة في بلد الكفار؟

السؤال:

إذا صارت مُصيبة للكفار، هل يجوز للمسلم أن يفرح؟

الجواب:

يفرح لها، إذا كان فيها نفعٌ للمسلمين يفرح لها: {قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ} [يونس:58] إذا كان شيء ينفع المسلمين: انهزم جيشهم، هداهم الله للإسلام؛ يفرح.

س: إذا كانت زلزلة مثلًا في بلدٍ كافرٍ؟

ج: يفرح؛ لأنها قد تكون موعظةً، قد تكون فيها هداية.

🌐 Burimi:
https://files.zadapps.info/binbaz.org.sa/fatawa/fatawa_dross/kashf%20alshubuhat%20026.mp3

Hoxha AbdusSamed Meta

21 Jan, 06:40


🔥 RRËNJËT E NDEZJES SË FITNEVE

✍🏼 Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

الفتنة تنشأ تارةً من فهم فاسد، وتارةً من نقل كاذب، وتارةً من حقٍّ ثابت خفيَ على الرجل فلم يظفر به، وتارةً من غرض فاسد وهوى متَّبع، فهي من عمى في البصيرة، وفساد في الإرادة.

“Shfaqja e fitneve vjen ndonjëherë nga një kuptim i prishur, ndonjëherë nga transmetimi i një gënjeshtari, ndonjëherë nga e vërteta e sigurt e qartë, por që është e padukshme për personin, të cilën ai nuk mund ta arrijë, dhe ndonjëherë nga qëllimet dhe dëshirat e këqija që gjithmonë i ndjek, të cilat rrjedhin nga mosshikimi i dijes së sigurt dhe nga qëllimi i prishur.”

📚 Igathetul Lehafan, 534-535.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Jan, 19:22


📚 PYETJE RRETH KUPTIMIT TË AKTUALITETIT

Imami Alameh Mukbil Ibn Hadij El-Uadij, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:

Pyetja:

Çfarë thoni për njerëz që thonë: “Ne e marrim akiden nga Shejh El Albani dhe nga dijetarët e tjerë (të Ehlus Sunneh), por fikhu uakië (kuptimin për aktualitetin bashkëkohor) e marrim nga të tjerët, jo prej tyre?”

Përgjigjja:

“Unë them se kjo është një fjalë e ndytë.
Ju i keni çuar njerëzit në rrugë të gabuar, ju po i mashtroni njerëzit, po i humbni dhe po i mbani injorantë.

Ku është suksesi juaj për kuptimin e aktualitetit?
Në realitet, çështja e luftës së Gjirit ju ka fëlliqur. Çështja e Gjirit jua ka hequr maskën kur sulmuat ulematë, të cilët dhanë fetva për lejimin e kërkimit të ndihmës nga jobesimtarët. Ne i kemi përmendur argumentet për këtë në vende të tjera, siç është fjala e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

إن الله ليؤيد هذا الدين بالرجل الفاجر.

“Vërtet, Allahu do ta përkrahë këtë Fe me njerëzit e shthurur (që nuk synojnë shpërblimin nga Allahu).”

Gjithashtu, fjala e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, siç gjendet në hadithin e Dhi Mihber në Suneni Ebi Daud:

ستصالحون الروم وتقاتلون أنتم وهم عدوا من ورائكم ثم يغدرون.

“Do të bëni marrëveshje me romakët, pastaj ju dhe ata do të luftoni armikun pas jush, pastaj ata do t’ju tradhtojnë.”

Pra, ajo që dua të them është se ju as aktualitetin se keni kuptuar, as dituri fetare nuk keni fituar.

Por, vetëm tek Allahu ankohemi, gjendja juaj mbetet e tillë, e hutuar dhe shumëngjyrëshe çdo ditë.

Ju vini te njerëzit me ngjyra dhe nëse ju mundin dhe zbulohet se keni dështuar dhe se jeni injorantë për fikhul uaki’, atëherë vini me pretekste të ndryshme. Allahul Mustean.

🧊 Esileh el Britanijjin
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

السؤال:

ما تقول فيمن يقول نأخذ العقيدة من الشيخ الألباني وغيره من العلماء ونأخذ الفقه الواقعي من غيرهم ؟

الإجابة:

أقول : هذه كلمة منتنة ، أضللتم الناس ، ولبستم على الناس ، وجهلتم الناس .
أين نجاحكم في الواقع ؟! ، الواقع أن قضية الخليج فضحتهم ، عند أن شنوا هجوماً على من أفتى بجواز الاستعانة بالكافر ، وقد ذكرنا الأدلة في غير هذا الموضع مثل : قول النبي - صلى الله عليه وعلى آله وسلم - : إن الله ليؤيد هذا الدين بالرجل الفاجر .
وقول النبي - صلى الله عليه وعلى آله وسلم - كما في حديث ذي مخبر كما في سنن أبي داود : ستصالحون الروم وتقاتلون أنتم وهم عدوا من ورائكم ثم يغدرون .
فالقصد لا واقع فهمتم ! ولا أيضاً علماً تعلمتم ! ولكن إلى الله المشتكى ، بقيتم هكذا حيارى وتتلونون كل يوم وأنتم تأتون الناس بلون ، وإذا هزمتم واتضح أنكم فشلتم وأنكم جهلتم الواقع أتيتم بمبررات والله المستعان .

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Jan, 09:39


🕌 VAZHDO ME KIJAMU LEJLIN QOFTË EDHE PAK

🎙️ Shkëlqesia e tij, Shejh SALIH IBN FEUZAN EL FEUZAN, Allahu e ruajttë, ka thënë:

🕰️“O musliman! Mos e pengo veten nga falja e namazit të natës, qoftë edhe pak, vazhdo në të, që të arrish shpërblimin e atyre që e falin namazin dhe të atyre që kërkojnë falje në kohën e sehurit.

🗝️Ndonjëherë një vepër e vogël e mirë do të shpie te një vepër e madhe, vërtetë Allahu, Azze ue Xhel-le, nuk ua humbë shpërblimin atyre që bëjnë mirë."

📚 El-Mulehhas el-Fikhi, 1/187.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🎙️الشيخ صالح الفوزان حفظه الله :

أيها المسلم! لا تَحرِم نفسك من قيام الليل ولو بشيءٍ قليل تداوم عليه، لتنال من ثواب القائمين المستغفرين بالأسحار، وربما يدفع بك القليل إلى الكثير، والله لا يضيع أجر المحسنين.

📚الملخص الفقهي ١/١٨٧

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

19 Jan, 17:01


📍📌NDËR VIRTYTET E NËNËS MË BESNIKE AISHE RADIJ-ALLAHU ANHA

🎙️Imam Dhehebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Gruaja më e ditur e këtij umeti është absolutisht Aisheh radijAllahu anha.”

📚 Sijer A’lam en-Nubela, 2/135.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

قال الإمام الذهبي رحمه الله :

أفقه نساء الأمة على الإطلاق عائشة رضي الله عنها.

[سير أعلام النبلاء ١٣٥/٢]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

19 Jan, 10:46


RËNDËSIA E VDEKJES NË SUNNET

قال الإمام أحمد رحمه الله: "من مات على السنة مات على الخير كله".

سير أعلام النبلاء، (١١/٢٩٦)

✍🏼 Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kush vdes duke qenë në Sunnet, ka vdekur në çdo të mirë.”

📚 Sijer Alam en-Nubela, 11/296.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Jan, 06:01


🌊 SHPIFJE NDAJ DIJETARËVE

💡Nga Imami Shejh RABIË IBN HADIJ UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë

Pyetja:

Shpresojmë të na shpjegoni për shpifjen që i vishet Imam Buharit, se ai ka thënë: “Shprehja e dikujt me leximin e Kuranit është një krijesë”?

🎙Ai u përgjigj:

لم يثبت عن البخاري هذا وإنما افتري عليه كما ذكر الإمام الصابوني أنهم افتروا على ابن جرير أنه يخالف أهل السنة, قال الإمام الصابوني: "إن هذا فيه براءة ابن جرير مما نسبه إليه وقذفه به أهل البدع"، وكذلك البخاري قذفوه بأنه يقول: لفظي بالقرآن مخلوق، وهو بريء من ذلك غاية البراءة, وقال: من قال عني هذا فقد كذب كائنا من كان ومن أي بلد كان من الحجاز أو من غيرها فقد كذب علي أنا ما قلته, بل نقل عنه أنه يقول: من يقول: لفظي بالقرآن مخلوق فهو كافر، فبهتوا هذا الإمام -رحمه الله- كما يجري الآن مما يبهتنا به الحداديون الأفاكون الكذابون! هم أكذب من الجهمية الذين كادوا للبخاري وأكذب من الذين كادوا لابن جرير ! يقولون: إننا مرجئة وإننا لا نكفر تارك جنس العمل وأننا نقول بالتنازل عن الأصول، هكذا يقولون : نتنازل عن الأصول فقط!  أنا ذكرت أدلة من كلام الله ومن كلام الرسول ومن كلام السلف ومن مواقفهم وفقههم, ما قلت: نتنازل وسَكَتُّ !! سقت الأدلة عند الحاجة وعند الضرورة.
ما من كلام قلته في هذا إلا مقرونا محفوفا بالأدلة، فيبترون الكلام ويذهبون يسألون بعض العلماء فيقولون : علماء السنة ضد الشيخ ربيع! لا أفجر من هذه الحدادية ولا أكذب منها والله يفوقون الجهمية في الكذب ويفوقون الروافض في الكذب!
فابن جرير لم يخالف السنة، والبخاري لم يخالف السنة، وابن تيمية يكذبون عليه ولم يخالف السنة، وابن عبد الوهاب يكذبون عليه ولم يخالف السنة، وربيع اليوم لم يخالف السنة، وإنما تفتري عليه الحدادية وأمثالها! وأشد أهل البدع افتراءً اليوم على المنهج السلفي هم الحدادية الدسيسة الذين لا أستبعد أن بينهم روافض وباطنية وأقولها وأكررها!!

“Kjo fjalë nga Buhariu nuk është e vërtetë. Është thjesht një gënjeshtër që u shpif ndaj tij. Siç e ka përcjellë këtë Imam Sabuni në lidhje me akuzën e rreme ndaj Ibn Xheririt se ai ka kundërshtuar Ehlu Sunnetin.

Imam Sabuni tha: “... kjo është pastërti/distancim i Ibn Xheririt nga ajo që iu vesh dhe u akuzua nga ehlu bidaë.”

Po kështu, Buhariun, ata e akuzuan se ai thotë: “Shprehja ime kur lexoj Kuranin është një krijesë.” Ai është plotësisht i pastër nga këto akuza.

Ai (Buhariu) ka thënë: “Kushdo që thotë se këto fjalë kanë ardhur nga unë, gënjen kushdo qoftë ai, nga cilido vend që të jetë, qoftë nga Hixhazi apo nga ndonjë vend tjetër. Ai, vërtetë, ka gënjyer. Nuk e kam thënë kurrë.”

Përkundrazi, është transmetuar prej tij se ai ka thënë: “Kush thotë: Shprehja ime me Kuranin është një krijesë, ai është kafir.”

Pra, ata kanë shpifur ndaj këtij Imami, - Allahu e mëshiroftë, - ashtu siç po ndodh tani nga akuzat gënjeshtare të haddadijun el-affaakun (shpifësit), kedhdhabun (gënjeshtarët) kundër nesh (domethënë ndaj Shejh Rabisë, Allahu e ruajttë).

Në fakt, ata janë më gënjeshtar se grupi xhehmije që gënjyen me dinakëri ndaj Buhariut dhe më gënjeshtar se ata që gënjyen ndaj Ibn Xheririt.

Ata thonë për ne se “jemi murxhiah dhe se nuk i bëjmë tekfir atij që braktis llojin e veprës (xhinsul-amel totalisht) dhe se jemi të mendimit se lejohet tënazul (lëshimi) nga usulet (parimet).”

Kështu na akuzojnë se bëjmë tenazul nga usulet!!

Unë i kam përmendur argumentet nga fjala e Allahut, nga fjala e të Dërguarit ﷺ dhe nga fjala e Selefëve, si dhe parimet dhe fikhun e tyre. Unë nuk thashë: “Netenazal, pastaj heshta!!”
I kam shpjeguar argumentet kur duhen, sidomos në raste domosdoshmërie. Nuk kam thënë asgjë fjalë për këtë çështje vetëm se e kam shoqëruar me argumente.

Më pas, ata i kanë prerë fjalët e mia, pastaj shkuan të pyesin disa nga ulematë dhe thanë: “Ulematë e Sunnetit janë kundër Shejh Rabisë!”

Nuk ka më të poshtër dhe më gënjeshtarë se ky grup el-haddadijjeh. Betohem për Allahun, ata ia kalojnë xhehmijve në gënjeshtër dhe ia kalojnë shiitëve rafidave në gënjeshtër!

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Jan, 06:01


*Pra, Ibn Xheriri nuk e ka kundërshtuar Sunnetin dhe Buhariu nuk e ka kundërshtuar Sunnetin. Edhe për Shejhun e Islamit Ibn Tejmijjah gënjejnë ndaj tij, edhe ai nuk e ka kundërshtuar Sunnetin. Po kështu, Shejh Muhammed Ibn Abdul Uehhabi, gënjejnë ndaj tij, edhe ai nuk e ka kundërshtuar Sunnetin.*

Ashtu si Rabië sot, ai nuk e ka kundërshtuar Sunnetin. Këto janë vetëm akuza të bëra nga grupi el-haddadijeh dhe të tjerë si ai.

Bidatçijtë që shpifin më rëndë ndaj Menhexhit Selefij sot janë grupi i të infiltruarve haddadij, që unë nuk bëj çudi që në mesin e tyre ka njerëz shiitë rrafida dhe batinijeh. E kam thënë këtë fjalë dhe vazhdoj ta përsëris!

📚 Fetaua në Akideh dhe Menhexh, takimi 3.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

27 Dec, 12:16


⬇️❌️MUSHRIKËT E KUNDËRSHTUAN ATË PËR TË CILËN ALLAHU I URDHËROI TË DËRGUARIT E TIJ

Allahu Tebareke ue Teala thotë:

{ وَإِذۡ قَالَ ٱللَّهُ یَـٰعِیسَى ٱبۡنَ مَرۡیَمَ ءَأَنتَ قُلۡتَ لِلنَّاسِ ٱتَّخِذُونِی وَأُمِّیَ إِلَـٰهَیۡنِ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالَ سُبۡحَـٰنَكَ مَا یَكُونُ لِیۤ أَنۡ أَقُولَ مَا لَیۡسَ لِی بِحَقٍّۚ إِن كُنتُ قُلۡتُهُۥ فَقَدۡ عَلِمۡتَهُۥۚ تَعۡلَمُ مَا فِی نَفۡسِی وَلَاۤ أَعۡلَمُ مَا فِی نَفۡسِكَۚ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّـٰمُ ٱلۡغُیُوبِ (١١٦) مَا قُلۡتُ لَهُمۡ إِلَّا مَاۤ أَمَرۡتَنِی بِهِۦۤ أَنِ ٱعۡبُدُوا۟ ٱللَّهَ رَبِّی وَرَبَّكُمۡۚ وَكُنتُ عَلَیۡهِمۡ شَهِیدࣰا مَّا دُمۡتُ فِیهِمۡۖ فَلَمَّا تَوَفَّیۡتَنِی كُنتَ أَنتَ ٱلرَّقِیبَ عَلَیۡهِمۡۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَیۡءࣲ شَهِیدٌ (١١٧) إِن تُعَذِّبۡهُمۡ فَإِنَّهُمۡ عِبَادُكَۖ وَإِن تَغۡفِرۡ لَهُمۡ فَإِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِیزُ ٱلۡحَكِیمُ (١١٨) قَالَ ٱللَّهُ هَـٰذَا یَوۡمُ یَنفَعُ ٱلصَّـٰدِقِینَ صِدۡقُهُمۡۚ لَهُمۡ جَنَّـٰتࣱ تَجۡرِی مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَـٰرُ خَـٰلِدِینَ فِیهَاۤ أَبَدࣰاۖ رَّضِیَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُوا۟ عَنۡهُۚ ذَ ٰ⁠لِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِیمُ (١١٩) لِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَـٰوَ ٰ⁠تِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا فِیهِنَّۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَیۡءࣲ قَدِیرُۢ (١٢٠) }

“Dhe kujto kur Allahu do të thotë (Ditën e Gjykimit): - O Isa, i biri Merjemes! A ti u the njerëzve: - Më merrni mua dhe nënën time për dy të adhuruar, veç Allahut? (Allahu e di që Isai nuk e ka thënë atë fjalë të shëmtuar, por e pyet për të kërcënuar e qortuar ata që e bënë Isën dhe nënën e tij dy të adhuruar veç Allahut)? Ai (distancohet prej nesarave, dhe) thotë: - I Lartëmadhëruar e i pastër je Ti (nga çdo ortak, nga mangësia dhe përngjasimi i krijesave). Nuk është e mundur t’u them diçka që nuk është e drejtë për mua (nuk është prej cilësive të mia, as nga të drejtat e mia, sepse askush nga krijesat as melaiket e afërt, as pejgamberët e dërguar, e askush tjetër, nuk ka të drejtë dhe meritë për adhurimin, por të gjithë janë robër të drejtuar, krijesa të nënshtruara, të varfër të pafuqishëm; ky është sukses nga Allahu për edukatën e përgjigjes së plotë), nëse do ta kisha thënë atë, Ti me siguri do ta dije, Ti di çka është në veten time dhe unë nuk di çka është në Veten Tënde. (Kjo është e qartë, sepse Allahu është Krijuesi dhe Isai është krijesa). Vërtet Ti je i Gjithëdijshmi i fshehtësive. (E lartësoi Zotin e tij nga kjo gjë e keqe, plotësisht. Më pas theksoi thirrjen e tij bijve të Israilit.)

Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, ‎pos asaj që Ti më urdhërove (jam rob i nënshtruar, ndjekës i urdhrave të Tua), që: - Veçojeni Allahun me adhurimin, Zotin tim dhe Zotin tuaj, (unë nuk jam i adhuruar të më adhuroni, por të gjithë jemi robër të Allahut nën zotërimin dhe drejtimin e Tij)! Dhe unë kam qenë dëshmues i tyre për sa kohë qëndrova në mesin e tyre, por pasi Ti më more të gjallë me ngrite në qiell, ishe Ti Mbikëqyrësi mbi ta, dhe Ti mbi çdo gjë je Dëshmues (i shpërblen robërit e Tu për të mirën dhe të keqen).

Nëse i dënon ata, ata vërtet janë robërit e Tu (që e merituan dënimin për shkak të mosbindjes së tyre). E nëse i fal ata (që sjellin shkaqet për faljen Tënde), Ti je i Plotfuqishmi Gjykuesi me urtësi. (Fal nga krenaria dhe fuqia e Tij).”

Allahu tha: “Kjo është dita kur të sinqertëve u bën dobi sinqeriteti i tyre (në fjalët dhe veprat). Për ta janë Xhennetet, që nëpër to rrjedhin lumenjtë, në to do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur ndaj tyre (me bindjen që i bënë dhe që iu përgjigjën të Dërguarit) dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij (me shpërblimin që morën për bindjen dhe imanin e tyre). Kjo është fitorja e madhe.” (Ndërsa gënjeshtarët do të jenë krejt ndryshe, ata do të gjejnë dëmin e shpifjes dhe të veprave të tyre të prishura.) [El-Maideh: 116-120].

🔸️Alameh Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ai (Isai) mohoi që t’u ketë thënë atyre veç asaj për të cilën ishte urdhëruar, që është Teuhidi i pastër, thotë:

﴿مَا قُلۡتُ لَهُمۡ إِلَّا مَآ أَمَرۡتَنِي بِهِۦٓ أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمۡۚ﴾

“Unë nuk u kam thënë gjë tjetër atyre, përveç asaj që Ti më urdhërove: - Ta veçoni Allahun me adhurimin, Zotin tim dhe Zotin tuaj.”

Hoxha AbdusSamed Meta

27 Dec, 12:16


✍️ Përktheu Tefsirin e Ajeteve: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

27 Dec, 08:48


Besimi i Ehli Sunneh dhe Xhemaah në ISAIN alejhisSelam

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

26 Dec, 18:38


[SUREH EL-IHLAS]

Allahu Tebareke ue Teala thotë:

بسم الله الرحمن الرحيم

{ قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ (١) ٱللَّهُ ٱلصَّمَدُ (٢) لَمۡ یَلِدۡ وَلَمۡ یُولَدۡ (٣) وَلَمۡ یَكُن لَّهُۥ كُفُوًا أَحَدُۢ (٤) }

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

“Thuaj (o Muhammed): Ai, Allahu është Një (i Veçuari me plotësinë dhe madhështinë, nuk ka të ngjashëm për Të, nuk ka ortak për Të)!

Allahu (i Adhuruari me të drejtë) është EsSamedu (i Ploti në Cilësitë e Tij, Zotëria tek i Cili të gjitha krijesat drejtohen për çdo nevojë. I Pasuri ndaj çdo gjëje, Ai nuk ka nevojë për krijesat, çdo krijesë është e varfër tek Ai).

Ai nuk ka lindur kë, dhe nuk është i lindur (sepse i linduri do të vdesë dhe i vdekuri do të trashëgohet, Ai as ka trashëgimi për dikë dhe as vdes, Ai nuk ka nevojë për dikë, as për bija, as për bir. Ai është i Pari që nuk ka para Tij asgjë).

Dhe Atij askush nuk i është i ngjashëm (në Veten, Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Tij, prandaj dhe i Vetëm meriton të adhurohet).”

✍️ Përktheu Tefsirin e Sures: AbdusSamed Meta          

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

26 Dec, 10:13


RREZIQET E IDEOLOGJISË SË

AbduRrahman AbdulHalik dhe nxënësve të tij

Shkroi:
Imami, Alameh, Dijetari Edukues, Shejhu
Rabië Ibn Hadij Umejr El Med’halij
Allahu e ruajttë


🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

26 Dec, 10:06


https://twitter.com/rabee_almadkhli/status/1302347489740283906?s=09

Hoxha AbdusSamed Meta

25 Dec, 16:43


⬆️ Udhëzimi i të lëkundurve për ndalimin e festimit të vitit të ri “krishtlindjet”

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

25 Dec, 07:09


Allahu Tebareke ue Teala ka thënë:

{ فَأَتَتۡ بِهِۦ قَوۡمَهَا تَحۡمِلُهُۥۖ قَالُوا۟ یَـٰمَرۡیَمُ لَقَدۡ جِئۡتِ شَیۡـࣰٔا فَرِیࣰّا (٢٧) یَـٰۤأُخۡتَ هَـٰرُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ ٱمۡرَأَ سَوۡءࣲ وَمَا كَانَتۡ أُمُّكِ بَغِیࣰّا (٢٨) فَأَشَارَتۡ إِلَیۡهِۖ قَالُوا۟ كَیۡفَ نُكَلِّمُ مَن كَانَ فِی ٱلۡمَهۡدِ صَبِیࣰّا (٢٩) قَالَ إِنِّی عَبۡدُ ٱللَّهِ ءَاتَىٰنِیَ ٱلۡكِتَـٰبَ وَجَعَلَنِی نَبِیࣰّا (٣٠) وَجَعَلَنِی مُبَارَكًا أَیۡنَ مَا كُنتُ وَأَوۡصَـٰنِی بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ مَا دُمۡتُ حَیࣰّا (٣١) وَبَرَّۢا بِوَ ٰ⁠لِدَتِی وَلَمۡ یَجۡعَلۡنِی جَبَّارࣰا شَقِیࣰّا (٣٢) وَٱلسَّلَـٰمُ عَلَیَّ یَوۡمَ وُلِدتُّ وَیَوۡمَ أَمُوتُ وَیَوۡمَ أُبۡعَثُ حَیࣰّا (٣٣) ذَ ٰ⁠لِكَ عِیسَى ٱبۡنُ مَرۡیَمَۖ قَوۡلَ ٱلۡحَقِّ ٱلَّذِی فِیهِ یَمۡتَرُونَ (٣٤) مَا كَانَ لِلَّهِ أَن یَتَّخِذَ مِن وَلَدࣲۖ سُبۡحَـٰنَهُۥۤۚ إِذَا قَضَىٰۤ أَمۡرࣰا فَإِنَّمَا یَقُولُ لَهُۥ كُن فَیَكُونُ (٣٥) وَإِنَّ ٱللَّهَ رَبِّی وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَـٰذَا صِرَ ٰ⁠طࣱ مُّسۡتَقِیمࣱ (٣٦) }

“Pastaj duke e mbajtur atë në krah shkoi te të afërmit e saj (ballëhapur, sepse e dinte që ishte e pastër), ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë mjaft të keqe!

Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme. (Si nuk ishe në moralin e dy prindërve të tu të mirë)!

Atëherë ajo ua bëri me shenjë drejt tij (Isait). Ata të çuditur thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?”

Ai (Isai) tha: “Unë jam robi i Allahut (nuk meritoj adhurimin, nuk jam i adhuruar, e nuk jam biri i të Adhuruarit), dhe ka caktuar të më japë mua Librin dhe më ka zgjedhur Pejgamber.

Më ka bërë të begatë, të dobishëm, kudo që të jem (të ftoj tek Allahu me fjalët dhe me veprat e mia, - çdokush që shoqërohej me të bëhej i lumtur), dhe më ka porositur që ta kryej namazin dhe ta jap zekatin sa të jem gjallë.

Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë mendjemadh, të padëgjueshëm, dhe të mjerë (por më ka bërë të përulur me bindje ndaj Allahut, dhe të thjesht me robërit e Tij).

Selami (shpëtimi prej Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal i gjallë (prej varrit, Ditën e Ringjalljes. Më ka mbrojtur nga e keqja, shejtani dhe dënimi).

Ky është Isai i biri i Merjemes (që i ka këto cilësi), kjo është fjala e vërtetë, për të cilin ata polimizojnë nga dyshimi i tyre (që thonë se ai është Allahu, ose i biri i Allahut, ose i treti i të treve. I Lartë-Madhëruar është Allahu nga shpifja e tyre!).

Nuk i takon Allahut të ketë ndonjë fëmijë (është e pamundur, që ta marrë krijesën e Tij për fëmijë, sepse Ai është i Pasuri në Veten e Tij, Emrat dhe Cilësitë e Tij), i Lavdëruari, i Lartë dhe i pastër është Ai nga mangësia, që kur dëshiron diçka Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet (në ekzistencë, e si qenka habi krijimi i Isait pa baba?!).

(Isai i tha popullit të tij:) “Dhe se Allahu është Zoti (Krijuesi, Furnizuesi, Drejtuesi) im dhe Zoti juaj, pra veçojeni Atë me adhurimin, kjo është rruga e drejtë, (e të Dërguarve dhe e ndjekësve të tyre, e vetmja që të afron tek Allahu).” [Merjem: 27-36].

✍️ Përktheu Tefsirin e Ajeteve: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

24 Dec, 15:52


Asnjëherë mos thuaj “Gëzuar Krishtlindjet”!

O muslimanë! Kini kujdes, sepse kjo kohë është plot fitne dhe gënjeshtra!

Nuk ka tolerancë me shirkun.

Muslimani duhet të ngrihet dhe të ndihet krenar me Fenë e tij.

Si urohet një besim për të cilin Allahu i Lartë-Madhëruar ka thënë:

{ تَكَادُ ٱلسَّمَـٰوَ ٰ⁠تُ یَتَفَطَّرۡنَ مِنۡهُ وَتَنشَقُّ ٱلۡأَرۡضُ وَتَخِرُّ ٱلۡجِبَالُ هَدًّا (٩٠) أَن دَعَوۡا۟ لِلرَّحۡمَـٰنِ وَلَدࣰا (٩١) وَمَا یَنۢبَغِی لِلرَّحۡمَـٰنِ أَن یَتَّخِذَ وَلَدًا (٩٢) إِن كُلُّ مَن فِی ٱلسَّمَـٰوَ ٰ⁠تِ وَٱلۡأَرۡضِ إِلَّاۤ ءَاتِی ٱلرَّحۡمَـٰنِ عَبۡدࣰا (٩٣) }

“Qiejt gati sa nuk copëtohen, toka gati sa nuk çahet dhe malet gati sa nuk shemben e të thërmohen nga ajo (shpifje) që trilluan pë‌r të Gjithe‌me‌shirshmin se ka fëmijë (bir).
Është më se e pamundur që i Gjithëmëshirshmi të marrë fëmijë.
S’ka se si, sepse gjithkush që gjendet në qiejt dhe në tokë (Melaiket, xhinët, njerëzit dhe të tjerët) ka për t’iu paraqitur të Gjithëmëshirshmit i robëruar (i dorëzuar Ditën e Kijametit). (E si paska fëmijë Ai që i Tij është sundimi absolut?!) [Merjem: 90-93].

Imam El-Begaui, Allahu e mëshiroftë, në Tefsirin e tij duke shpjeguar këtë Ajet ka thënë:

يعني :أن الخلق كلهم عبيده.

“Do të thotë se të gjitha krijesat pa përjashtim, - përfshirë edhe Isain alejhisselam, - janë robërit e Tij.”

✍️ Shkroi: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

24 Dec, 14:07


NJË NGA CILËSITË E HIPOKRITËVE

🎍 Imami Alameh Mukbil Ibn Hadij ElUadij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

 فالأخذ بما يوافق الهوى من الفتوى صفة من صفات المنافقين.

“Thjesht dëshira për të marrë fetva që janë në përputhje me dëshirat e dikujt është një nga cilësitë e hipokritëve.”

🌻 Rijadul Xhenneh fir Reddi ala Aëdais Sunneh, faqe 17.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

24 Dec, 13:58


💦 PRANOHET NËSE ËSHTË E PËRSHTATSHME!!

🪐 Imami Alameh Mukbil Ibn Hadij ElUadij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

الناس من يستفتي أهل العلم ، فإن كانت الفتوى توافق هواه قبلها وإلا أعرض عنها ، وهذه صفة من صفات اليهود .

“Është konstatuar se disa njerëz kërkojnë nga ulematë fetva.

Kur fetvaja e kërkuar është në përputhje me dëshirat e tij, ai e pranon atë. Por nëse nuk i përshtatet, ai largohet prej saj.

Kjo është një nga cilësitë e jehudëve.”

☀️ Rijadul Xhenneh fir Reddi ala Aëdais Sunneh, faqe 17.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

24 Dec, 08:58


🎼🎧 ENASHIDET... A JANË NGA ISLAMI?!

🔅 Imami SALIH IBN FEUZAN EL FEUZAN, Allahu e ruajttë, ka thënë:

“Emërtimi i tyre “Enashid Islamijeh” është një gabim fatal! Thjesht thuaj 'enashid' (këngë). Kjo është te sufistat, ata e kanë marrë këngën/muzikën për adhurim!”

“Enashidët (këngët) përdoren nga hizbijtë si mjet për të mbledhur njerëzit rreth tyre.”

📚 Sherh Igatheh el-Lahfan, 25-06-1437 H
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

قال ‏الشيخ صالح الفوزان -حفظه الله- :

تسمية أناشيد إسلامية غلط قل أناشيد فقط هذا عند الصوفية يتخذون الغناء من العبادة...

الأناشيد يتخذها الحزبيون ليجمعوا الناس حولهم.

📚شرح إغاثة اللهفان 25-06-1437هـ

Po ashtu nga fjalët e Shejhut dhe të dijetarëve të tjerë në lidhje me enashidet/këngët:

Ajo që ata bëjnë është prodhimi i sufistave, i bëjnë me zëra melodike muzikore, dhe kërkojnë të afrohen tek Allahu nëpërmjet tyre. Ata e adhurojnë Allahun me to. Këto nuk lejohen, sepse janë pjesë e muzikës. I pari që i ka refuzuar është Imam Shafiu. Po ashtu, sot, ihuansat i morën ato duke u shtuar frymën e euforisë dhe të tekfirit, dhe i quajnë “islamike”. I modernizuan. Ato nuk janë në rrugën e Thirrjes, nuk janë nga Feja e Allahut, por janë bidat, janë fitne.

Nëpërmjet këtyre këngëve i preokupuan dhe i larguan njerëzit nga leximi i Kuranit.

Kurse poezitë e natyrshme arabe që përmbajnë fjalë të mira, jo në kundërshtim me Sheriatin, këto lejohen. Ato ishin poezi dhe jo këngë, ashtu sikurse vepronte Hassan Ibn Thabit, radij-Allahu anhu, dhe të tjerë, në prani të Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që thurnin vargje duke iu kundërvënë me to mushrikëve, me raste, jo gjithmonë.

Ndërsa në lidhje me këngën që disa e marrin për argument për lejimin e enashideve:

طلع البدر علينا من ثنيات الوداع

Shejhu thotë: Nuk ka bazë për këtë ngjarje.
Madje ajo që fakton për këtë është se në të thuhet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem erdhi nga veriu i Medinës, kurse ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, hyri në Medinë nga jugu i saj. Thenijatil Uedaë gjendet në veri të Medinës, jo në jug të saj.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

23 Dec, 13:56


🚧🛡ÇFARË LEJOHET DHE ÇFARË NDALOHET NË LIDHJE ME FETË E TJERA

Imami Abdul Aziz Ibn Abdil-Lah Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në një pjesë të fetvasë së tij:

وليس للمسلم مشاركتهم في احتفالاتهم أو أعيادهم،

“Nuk i lejohet muslimanit të marrë pjesë në festimet e tyre (jomuslimane) apo festat e tyre.

لكن لا بأس أن يعزيهم في ميتهم، إذا رأى المصلحة الشرعية في ذلك بأن يقول: جبر الله مصيبتك، أو أحسن لك الخلف بخير، وما أشبهه من الكلام الطيب،

Megjithatë, nuk ka asnjë të keqe që ai t’u shprehë ngushëllimet e tij për vdekjen e njerëzve të tyre, nëse sheh se kjo do të sjellë dobi të njohura nga Sheriati. Për shembull, ai i thotë: “Allahu të shëroftë nga kjo goditje që të ka ndodhur” ose “Allahu ta zëvendësoftë me më të mirë për ty” ose fjalë të tjera të mira si kjo.

ولا يقول غفر الله له، ولا يقول رحمه الله إذا كان كافرا، أي لا يدعو للميت، وإنما يدعو للحي بالهداية وبالعوض الصالح ونحو ذلك.

Por ai nuk duhet të thotë: “Allahu e faltë të vdekurin.” Gjithashtu, mos thuaj: “Allahu e mëshiroftë”, nëse personi që ka vdekur ka qenë jobesimtar. Pra, mos u lut për mëshirë për të vdekurin (jomusliman). E vetmja gjë që lejohet është të luteni për ata (jomuslimanë) që janë ende gjallë, që të udhëzohen dhe për një zëvendësim të mirë, e gjëra të tilla.”

📚 Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Shejh Ibn Baz, 4/266.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

23 Dec, 09:43


📋 ÇFARË DO TË THOTË EL MESIH?

Imami Shejh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

المسيح لقب لعيسى بن مريم عليه الصلاة والسلام، وسُمِّي بذلك لأنه لا يمسح ذا عاهة إلا برئ، يُبرِئ الأكمه والأبرص بإذن الله عز وجل،

“Mesia është epitet i Pejgamberit Isa Ibn Merjem alejhis-salatu ues-selam. Ai u quajt me të, sepse ai nuk e fshinte me dorën e tij (me mëshirën e Allahut) një person, i cili ishte i verbër nga lindja, veçse do të shërohej (në gjendje të shihte me lejen e Allahut). Shëronte njerëzit, të cilët kishin qenë të verbër që nga lindja, si dhe të sëmurit me lebrozë, me lejen e Allahut.

بخلاف المسيح الدجال؛ فإنما سُمِّي المسيح لأنه ممسوح العين، أي أعورها.

Tjetër është Mesihu Dexhxhal, ai quhet kështu, sepse e ka të fshirë njërin sy, pra i verbër në njërën anë.”

📚 Tefsir Sureh En-Nisa, Ajeti 171.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Dec, 17:54


🌺  NDJEKËSIT E SUNNETIT E DUAN NJËRI-TJETRIN

🎙Fadiletu Shejh Jasin El-Adeni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Bidatçiu nuk do veçse bidatçiun, ndërsa ndjekësi i Sunnetit nuk do veçse ndjekësin e Sunnetit.”

📚 Sherh El-Usul eth-Thelatheh li Shejh Ibnu Uthejmin.

قال الشيخ ياسين العدني رحمه الله تعالى:

المبتدع لا يحب إلا مبتدعا والسني لا يحب إلا سنيا.

📚 شرح الأصول الثلاثة للشيخ محمد بن صالح العثيمين.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Dec, 09:10


⚡️🌋💫 BËJ DURIM, MOS U LUHAT!

🔅 Imami Alameh Mukbil Ibn Hadij ElUadij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

يا إخواننا اصبروا ، فقد قيل في النبي - صلى الله عليه وعلى آله وسلم - بأنه ساحر ، وكاهن ، وشاعر ، فسيقال فيكم ، أتريدون أن تدعوا إلى الله ولا يقال فيكم شيئ ؟ لا ، دعوهم فليقولوا ، إن قالوا: أنتم حداديون وأنتم تعرفون أنفسكم أنكم لستم بحداديين فقولوا لهم: {سَلَامٌ عَلَيْكُمْ لَا نَبْتَغِي الْجَاهِلِينَ}
وإن قالوا أيضاً: إنكم جواسيس لكذا وكذا: {سَيَعْلَمُونَ غَدًا مَّنِ الْكَذَّابُ الْأَشِرُ}، ومن هم الجواسيس .
فاصبروا ، واقبلوا على العلم والتعليم ، ولا تزعزعكم هذه الأمور ، لا تزعزكم عن العلم والتعليم: {يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ ۚ} ، من يرد الله به خيراً يفقهه في الدين، {أَفَمَن يَعْلَمُ أَنَّمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ الْحَقُّ كَمَنْ هُوَ أَعْمَىٰ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ} ، "نضر الله امرء سمع مقالتي فوعاها ثم أداها كما سمعها."

“O vëllezër, bëni durim!
Vërtet, është shpifur ndaj Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se ai ishte magjistar, fallxhor dhe poet. Kështu, do të flitet edhe ndaj jush!

A shpresoni të thirrni tek Allahu dhe të mos këtë asgjë shpifje ndaj jush?
E pamundur!!!
Lërini të thonë!!!

Ata thonë se ju jeni hadadijunë, ndërkohë ju e njihni veten tuaj se nuk jeni hadadijunë.
Prandaj, thuajini atyre:

{سَلَامٌ عَلَيْكُمْ لَا نَبْتَغِي الْجَاهِلِينَ}

“(Nga ne keni vetëm) Selamun alejkum, ne nuk duam të shoqërohemi me njerëz të paditur (nuk ua kthjejmë me të njëjtën monedhë).” [El Kasas: 55]

Gjithashtu, nëse thonë se jeni spiunë për këtë dhe këtë, atëherë thuajini:

{سَيَعْلَمُونَ غَدًا مَّنِ ٱلْكَذَّابُ ٱلْأَشِرُ}

“Në të ardhmen do ta kuptojnë se kush është me të vërtetë gënjeshtari dhe arroganti.” [El Kamer: 26]

Pra, kush janë spiunët?! (Apo akuza të tjera, si harkista, dredharakë!!)

Jini të duruar!!
Preokuponi me dijen dhe mësimdhënien!!
Mos lejoni që këto çështje t’ju luhasin!
Mos u pengoni nga dituria dhe mësimdhënia!

{يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ ۚ}

“Allahu do ti ngrejë ata që besuan dhe ata që kanë dituri prej jush në grada të larta.” [El Muxhadileh: 11.]

مَنْ يُرِدِ اللَّهُ بِهِ خَيْرًا يُفَقِّهْهُ فِي الدِّينِ

“Kujtdo që Allahu ia dëshiron të mirën, i jep atij kuptimin e drejtë në Fe.”

{أَفَمَن يَعْلَمُ أَنَّمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ الْحَقُّ كَمَنْ هُوَ أَعْمَىٰ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ}

“A vallë është njësoj ai që e di se ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt është e vërteta me një të verbër? Vetëm njerëzit që kanë mend janë që kuptojnë.” [Er-Raëd: 19.]

نضر الله امرء سمع مقالتي فوعاها ثم أداها كما سمعها.

“Allahu e ndriçoftë (e nderoftë) dikë që i dëgjon fjalët e mia, pastaj i kupton dhe i mëson ato, pastaj e përmbush përmbajtjen e tyre ashtu siç i dëgjon (punon me to dhe i përcjell).”

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

21 Dec, 10:15


📝VEÇORITË E EMRIT TË ALLAHUT TË LARTË-MADHËRUAR

Imami Ibnul Kajjim, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, ka thënë:

“Ky Emër i Nderuar ka dhjetë veçori në të shprehur” dhe i sjell, pastaj, thotë: “Ndërsa për veçoritë e tij kuptimore, krijesa më e ditur për Të, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Unë nuk mund ta arrijë lavdërimin për Ty, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten Tënde, (Emrat, Cilësitë dhe Veprat e Tua nuk llogariten.)”

E si mund t’i llogarisim të veçantat e një Emri, me të cilin është emërtuar Ai që ka çdo të plotë në mënyrë absolute, që ka çdo falënderim, çdo lavdërim, çdo lavdi, çdo madhërim, çdo madhështi, çdo plotësi, çdo krenari, çdo bukuri, çdo të mirë, çdo bamirësi, që çdo bujari, begati dhe e mirë veprohet për Të dhe vjen prej Tij.

Ky emër nuk përmendet te diçka e pakët vetëm se e shumon, as në frikë vetëm se e largon, as në vështirësi vetëm se e heq, as në hidhërim e brengë vetëm se e largon, as në ndonjë vështirësi vetëm se e zgjidh. Të dobëtin që lidhet me Të i jep fuqi, të poshtëruarit i jep krenari, të varfërin e kthen të pasur, të vetmuarin e afron, të mundurin e përkrah dhe e ndihmon, atij që ka rënë në vështirësi e çliron, të braktisurin e strehon.

Ai është Emri, që me të hiqen vështirësitë, me Të zbresin begatitë, me Të përgjigjen lutjet, me të mbushen mangësitë, me Të largohen të këqijat dhe afrohen të mirat.

Ai është Emri që me Të janë ngritur toka dhe qiejt, me Të janë zbritur Librat, me Të janë dërguar të Dërguarit, me Të janë ligjëruar Sheriatet, me Të janë ngritur kufijtë, me të është ligjëruar xhihadi, me të janë ndarë krijesat në të lumtur dhe në të mjeruar, me të do të realizohet e Vërteta dhe do të ndodhë Ngjarja, me Të janë vendosur peshoret e drejtësisë dhe është vendosur Sirati, me Të do të ngrihet turma e Xhennetit dhe e Zjarrit, me Të adhurohet dhe falënderohet Zoti i të gjitha botërave, për të drejtën e Tij janë dërguar të Dërguarit, për Të do të jetë pyetja e varrit, Dita e Ringjalljes dhe e Kthimit, për Të do të grinden dhe tek Ai do të jetë gjykimi mes tyre, për Të është miqësia dhe armiqësia, me Të është lumturuar ai që e njohu dhe e përmbushi të drejtën që i takon Atij, me Të është mjeruar Ai që nuk e njohu dhe e braktisi të drejtën që i takon Atij.

Ai Emër është sekreti i krijimit dhe i urdhrit, me Të janë ngritur dhe qëndrojnë, dhe tek Ai që të dyja përfundojnë. Krijimi i krijesave është për atë Emër (për adhurimin e Allahut), drejtuar Tij dhe për Të. Nuk ekziston asnjë krijesë, asnjë urdhër, asnjë shpërblim dhe asnjë ndëshkim, vetëm se fillimin e ka prej Tij dhe përfundimin e ka tek Ai. Dhe kjo është çka kërkon ky Emër dhe e përmban.

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

قال الإمام ابن القيم -رحمه الله-:

لهذا الاسم الشريف عشر خصائص لفظية - ثم قال - : وأما خصائصه المعنوية فقد قال أعلم الخلق به ﷺ { لا أحصي ثناء عليك أنت كما أثنيت على نفسك } وكيف نحصي خصائص اسم لمسماه كل كمال على الإطلاق، وكل مدح وحمد، وكل ثناء وكل مجد، وكل جلال وكل كمال، وكل عز وكل جمال، وكل خير وإحسان، وجود وفضل وبر فله ومنه، فما ذكر هذا الاسم في قليل إلا كثره، ولا عند خوف إلا أزاله، ولا عند كرب إلا كشفه، ولا عند هم وغم إلا فرجه، ولا عند ضيق إلا وسعه، ولا تعلق به ضعيف إلا أفاده القوة، ولا ذليل إلا أناله العز، ولا فقير إلا أصاره غنيا، ولا مستوحش إلا آنسه، ولا مغلوب إلا أيده ونصره، ولا مضطر إلا كشف ضره، ولا شريد إلا آواه. فهو الاسم الذي تكشف به الكربات، وتستنزل به البركات، وتجاب به الدعوات، وتقال به العثرات، وتستدفع به السيئات، وتستجلب به الحسنات. وهو الاسم الذي قامت به الأرض والسماوات، وبه أنزلت الكتب، وبه أرسلت الرسل، وبه شرعت الشرائع. وبه قامت الحدود، وبه شرع الجهاد، وبه انقسمت الخليقة إلى السعداء والأشقياء، وبه حقت الحاقة، ووقعت الواقعة، وبه وضعت الموازين القسط ونصب الصراط، وقام سوق الجنة والنار، وبه عبد رب العالمين وحمد، وبحقه بعثت الرسل، وعنه السؤال في القبر ويوم البعث والنشور وبه الخصام وإليه المحاكمة، وفيه الموالاة والمعاداة، وبه سعد من عرفه وقام بحقه، وبه شقي من جهله وترك حقه، فهو سر الخلق والأمر، وبه قاما وثبتا، وإليه انتهيا، فالخلق به وإليه ولأجله، فما وجد خلق ولا أمر ولا ثواب ولا عقاب إلا مبتدئا منه منتهيا إليه، وذلك موجبه ومقتضاه.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Dec, 16:21


ISLAMI NDALON NGA PREZANTIMI NË FESTAT E MUSHRIKËVE, PJESA 3

Enes Ibn Malik, radij-Allahu anhu, ka thënë:

قدم رسول الله صلى الله عليه وسلم المدينة، ولهم يومان يلعبون فيهما، فقال: ما هذان اليومان؟ قالوا: كنا نلعب فيهما في الجاهلية، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: إن الله قد أبدلكم بهما خيرا منهما يوم الأضحى ويوم الفطر.

[رواه أبو داود، والنسائي وصححه الألباني]

“Kur Resuli i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem mbërriti në Medinë, i gjeti njerëzit se kishin dy ditë (festa), të cilat zakonisht i festonin duke luajtur. Kështu i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, pyeti: “Çfarë janë këto dy ditë?” U përgjigjën: “Ne kemi luajtur në këto dy ditë në kohën e injorancës.”

Atëherë, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: “Vërtet, Allahu jua ka zëvendësuar ato të dyja me dy që janë më të mira, pra me festën e Kurban Bajramit dhe festën e Fitër Bajramit.”

📚 Ebu Daudi dhe En-Nesai, të gjykuar sahih nga Imam El-Albani në Es-Sunen.

Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

أن اليومين الجاهليين لم يقرهما رسول الله صلى الله عليه وسلم، ولا تركهم يلعبون فيهما على العادة، بل قال: إن الله قد أبدلكم بهما خيرا منهما يوم الأضحى ويوم الفطر. والإبدال من الشيء يقتضي ترك المبدل منه؛ إذ لا يجمعوا بين البدل والمبدل منه، ولهذا لا تستعمل هذه العبارة إلا فيما ترك اجتماعهما … لا سيما قوله: خير منهما، يقتضي الاعتياض بما شرع لنا عما كان في الجاهلية.

[اقتضاء الصراط المستقيم ، ١٦١-١٦٢]

“Në të vërtetë, dy festat e xhahilijetit nuk u njohën nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe nuk i lejoi ata të luanin në ato ditë siç e kishin zakonin. Ai tha: “Vërtet, Allahu i ka zëvendësuar ato dy ditë për ju me dy që janë më të mira, pra me Kurban Bajramin dhe Fitër Bajramin.”

Zëvendësimi i diçkaje tregon se ajo që zëvendësohet duhet të braktiset, sepse është e pamundur të kombinosh mes zëvendësuesit dhe të zëvendësuarit. Pra, kjo shprehje (zëvendësimi) përdoret vetëm për gjërat që nuk duhen bashkuar.

Për më tepër, fjala e tij: “më të mira se ato të dyja”, tregon detyrën për të zëvendësuar traditat e periudhës së injorancës me Sheriatin Islam që Allahu e ka ligjëruar për ne.”

📚 Ndjekja e Rrugës së Drejtë, faqe 161-162.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

19 Dec, 07:30


ISLAMI NDALON NGA PREZANTIMI NË FESTAT E MUSHRIKËVE, PJESA 2

Imam El Bejhaki ka transmetuar nga Umer Ibnul Hattab, radij-Allahu anhu, se ka thënë:

اجتنبوا أعداء الله في عيدهم، فإن السخطة تنزل عليهم.

“Larg armiqve të Allahut në ditën e festës së tyre, atë ditë zbret mbi ta zemërimi i Allahut.”

📚 Es-Sunen El-Kubra: 18641.

📎 Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

وإذا كان السخط ينزل عليهم يوم عيدهم بسبب عملهم، فمن يشركهم في العمل أو بعضه أليس قد تعرض لعقوبة بذلك؟!
ثم قوله: "اجتنبوا أعداء الله في عيدهم" أليس نهيا عن لقائهم والإجتماع بهم فيه، فكيف بمن عمل عيدهم؟

[اقتضاء الصراط المستقيم ص١٧٢]

“Nëse në ditët e festave të tyre bie zemërimi për shkak të veprave të tyre, atëherë kushdo që merr pjesë me to në ato vepra, apo në ndonjë pjesë të tyre, a nuk kërcënohet edhe ai me atë dënim?!
Pastaj, në fjalën e Umerit: “Larg armiqve të Allahut në festat e tyre”, - a nuk tregon kjo ndalim për takimin apo mbledhjen me ta në atë ditë?! E çfarë mund të thuhet për njerëzit që janë të përfshirë drejtpërdrejt në festën e tyre?”

📚 Ndjekja e Rrugës së Drejtë, faqe 172.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Dec, 16:41


💐📝SHPJEGIMI I SHKURTËR I SHEJH MUKBILIT, ALLAHU E MËSHIROFTË, LIDHUR ME PËRNGJASIMIN ME JOBESIMTARËT

Pyetje:

Cilat janë kriteret e përngjasimit me jobesimtarët?

💡Përgjigja e Shejh Mukbil Ibn Hadij ElUadij, Allahu e mëshiroftë:

“Imitimi i modës, të visheni siç vishen ata. Të dukeni si ata. Disa veshje konsiderohen përngjasim me jobesimtarët. I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ مِنْهُمْ.

“Kush përngjason me një popull, ai është prej tyre.” [Ebu Daud]

Dijetarët thonë: Nëse dikush u përngjason jobesimtarëve dhe beson se veshja e tyre është më e mirë, atëherë ai ka bërë kufër. E nëse i vesh rrobat e tyre, por nuk beson se ato janë më të mira, ai ka bërë haram.”

🇸🇦Teksti i fetvasë në arabisht

ما هي ضوابط التشبه بالكفار ؟

نص الإجابة:

أن يكون الزي زيهم ، ومثل المظاهرة تشبه بالكفار ، وبعض الألبسة تشبهاً بالكفار ، والرسول - صلى الله عليه وعلى آله وسلم - يقول: "من تشبه بقوم فهو منهم"، والعلماء يقولون : إذا تشبه الشخص بالكفار ويعتقد أن زيهم أفضل فقد كفر ، وإذا لبس لباسهم من غير اعتقاد أنه أفضل فهو مرتكب لمحرم .

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Dec, 07:45


💥 MOSMARRËVESHJET E SHUMTA NË MESIN E SELEFIJVE DO TË DOBËSOJNË DAVETIT SELEFIJ

🎙️Imami Shejh RABIË IBN HADIJ UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

“Mosmarrëveshjet, poteret dhe thashethemet e shumta do ta dobësojnë davetin selefij, do ta bëjnë atë të brishtë dhe do t’i kënaqin armiqtë e tij.

Prandaj, mos e shtoni numrin e njerëzve në pritë (që ju gjurmojnë fshehurazi dhe janë armiqësorë ndaj davetit tuaj), as me veprimet tuaja, as me thirrjen tuaj.
Jini njerëz të mençur, të zgjuar dhe fisnikë.”

📚 El-Uasaja El-Menhexhijeh, faqe 333.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🎙️قال الشيخ ربيع المدخلي -حفظه الله-:

كثرت الخلافات، كثر الشغب، كثر القيل والقال فأوهن الدعوة السلفية وأضعفها وأفرح خصومها، فلا تكثروا بأنفسكم ولا بدعوتكم المتربصين، كونوا عقلاء ونبهاء وشرفاء.

📚الوصايا المنهجية (٣٣٣)

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Dec, 04:58


ISLAMI NDALON NGA PREZANTIMI NË FESTAT E MUSHRIKËVE, PJESA E PARË

Allahu, i Lartë-Madhëruar, thotë:

{وَالَّذِينَ لَا يَشْهَدُونَ الزُّورَ وَإِذَا مَرُّوا بِاللَّغْوِ مَرُّوا كِرَامًا}

“Dhe ata që nuk marrin pjesë (nuk frekuentojnë) gënjeshtrën, të kotën, dhe kur kalojnë pranë diçkaje që nuk ka dobi, ata kalojnë duke e ruajtur nderin e tyre.” [El-Furkan: 72]

▪️Imam El Kurtubij sjell në transmetim nga Abdil-Lah Ibnu Abbasi, radij-Allahu anhuma, se ka thënë:

أن المراد بالزور في هذه الآية: أعياد المشركين.

“Qëllimi me “gënjeshtrën” në këtë Ajet janë festat e mushrikëve.”

▪️Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

وأما أعياد المشركين فجمعت الشبهة والشهوة والباطل، ولا منفعة فيها في الدين، وما فيها من اللذة العاجلة، فعاقبتها إلى ألم، فصارت زورا، وحضورها شهودها.

“Sa i përket festave të mushrikëve, ato përmbajnë dyshimin, epshin dhe gënjeshtrën. Nuk kanë kurrfarë dobie në Fe. Ndërsa çfarë është kënaqësi momentale në to, fundi i saj është vuajtja, kështu që kthehet në gënjeshtër. Të marrësh pjesë në to do të thotë të dëshmosh gënjeshtrën.”

📚 Ndjekja e Rrugës së Drejtë, faqe 160.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

17 Dec, 09:25


⛔️ I ADHURUARI I VËRTETË KA TË PLOTËN ABSOLUTE, NUK KA TË META DHE MANGËSI

Allahu i Lartë-Madhëruar thotë:

{مَّا الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ الرُّسُلُ وَأُمُّهُ صِدِّيقَةٌ ۖ كَانَا يَأْكُلَانِ الطَّعَامَ ۗ انظُرْ كَيْفَ نُبَيِّنُ لَهُمُ الْآيَاتِ ثُمَّ انظُرْ أَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ}

“Mesihu, i biri i Merjemes, ishte vetëm një i Dërguar, ashtu si të Dërguarit e tjerë para tij, dhe nëna e tij ishte besnike, e sinqertë. Që të dy hanin ushqim. Shih se si ua shpjeguam atyre (ehlu kitabit) argumentet (se Isai ishte i dërguar nga i Adhuruari), pastaj shih se si ata largohen nga e vërteta (nuk u kushtojnë rëndësi ajeteve Tona).” [El Maideh: 75]

El Hafidh Ebul Fida’ Ismail Ibnu Kethir (v. 774 H), në Tefsirin e tij shpjegon:

وقوله: {كَانَا يَأْكُلَانِ الطَّعَامَ} أي: يحتاجان إلى التغذية به، وإلى خروجه منهما، فهما عبدان كسائر الناس وليسا بإلهين كما زعمت فرق النصارى الجهلة، عليهم لعائن الله المتتابعة إلى يوم القيامة.

“Sa për Fjalën e Tij,

{كَانَا يَأْكُلَانِ الطَّعَامَ}

“... që të dy hanin ushqim... ”

Kjo do të thotë: që të dy kanë nevojë për marrjen e ushqimit dhe që të dy kanë nevojë që mbetjet të dalin prej trupit të tyre. Pra, është e qartë se ata të dy janë dy robër si gjithë njerëzit e tjerë dhe nuk janë dy të adhuruar, siç pretendojnë grupet e nesarave injorantë. Mallkimet e njëpasnjëshme të Allahut rënçin mbi ta deri në Ditën e Kijametit.”

📚 Tefsir El Kuran El Adhim, 3/159.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

29 Nov, 09:43


  BËNI SA MË SHUMË SALAVATE TË XHUMAVE [DHE NË ÇDO KOHË]

Është transmetuar nga Aus Ibn Aus radij-Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

إِنَّ مِنْ أَفْضَلِ أَيَّامِكُمْ يَوْمَ الْجُمُعَة فَأَكْثِرُوْا عَلَيَّ مِنَ الصَّلاة فِيْهِ فَإِنَّ صَلاتَكُمْ مَعْرُوْضَةٌ عَلَيَّ.

“Me të vërtetë, nga ditët tuaja më të mira është dita e Xhuma. Prandaj, bëni sa më shumë salavate për mua në atë ditë, sepse lutjet tuaja për mua më paraqiten.”

📗 Ebu Daud, nr. 1528.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

29 Nov, 07:53


🍃 LEHTËSIA PËR TË BËRË SALAVATE PËR PEJGAMBERIN ﷺ ËSHTË SHENJË E MIRËSISË

📌 Imami Ibnul Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur Allahu ﷻ e dëshiron të mirën për robin e Tij, Ai do t’ia lehtësojë gjuhën robit për salavate për Pejgamberin Muhammed ﷺ.”

📖 Bustanul Uaidhiin, 1/300.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال الإمام ابن الجوزي:

إِذَا أَرَادَ اللهُ بِعَبْدِهِ خَيْرًا يَسَّرَ لِسَانَهُ لِلصَّلاَةِ عَلَى النَّبِيِّ مُحَمَّدٍ ﷺ.

📚 بستان الواعظين  (١/٣٠٠)

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

28 Nov, 18:06


🚧 ZGJEDHJA E BESIMTARIT

🎙 Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“E tillë është gjendja e besimtarit nga Umeti i Muhammedit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ai zgjedh shqetësimin në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar sesa krenarinë në mosbindjen ndaj Tij.”

📚 Mexhmu’ul Fetaua, 15/137.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال شيخ الإسلام رحمه الله:

وكذلك المؤمن من أمة محمد صلى الله عليه وسلم، يختار الأذى في طاعة الله تعالى على الإكرام مع معصيته.

[مجموع الفتاوى ١٣٧/١٥]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

28 Nov, 06:29


🌅🏕  MES KËRKUESVE TË JETËS SË AHIRETIT DHE KËRKUESVE TË DYNJASË

Imami Shejh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ajo që është e mahnitshme është se ai që kërkon jetën e ahiretit, jeta e tij e kësaj bote gjithashtu do të jetë e mirë. Por ai që kërkon jetën e kësaj bote, atij do t’i ngushtohet dynjaja dhe jeta tjetër.”

📔 Tefsiru El-Bekareh, 3/23.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

‏قال الشيخ ابن عثيمين رحمه الله:

والعجيب أن من طلب عيش الآخرة طاب له عيش الدنيا، ومن طلب عيش الدنيا ضاعت عليه الدنيا والآخرة.

📔تفسير سورة البقرة،  ٣/٢٣.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

27 Nov, 18:12


KËTO JANË NDËR CILËSITË E NJË BESIMTARI

Hafidh Ibnu Haxher, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Besimtari ka gjithmonë frikë dhe ndihet i mbikëqyrur. Veprat e tij të mira i konsideron të vogla dhe druhet për të këqijat e vogla.”

📚 Fet’hul Bari, 11/105.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

‏قال ابن حجر - رحمه الله - :

المؤمن دائمُ الخوف والمراقبة، يستَصغر عمله الصالح، ويخشى من صغيرِ عمله السيء.

[ فتح الباري ١١/١٠٥ ]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

27 Nov, 16:21


📎 KUSH ZOTOHET PËR DIKË TJETËR VEÇ ALLAHUT KA BËRË SHIRK

El Edhruʼi, EshShafiij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Për sa i përket zotimeve që bëhen për tyrbet, që janë ndërtuar mbi varrin e një robi të mirë, apo shejhu, apo për emrin e një ueliu, apo për një uelij që ka kaluar në atë vend; nëse zotuesi ka për qëllim një gjë tillë, - dhe kjo është ajo që ndodh nga masat, madhërojnë vendin, tyrben, apo pjesën e një toke, apo madhërojnë atë që është varrosur në të, apo i është dedikuar atij, apo është ndërtuar në emrin e tij, - ky zotim është i kotë dhe i pavlefshëm, sepse ata besojnë se këto vende kanë gjëra të veçanta; besojnë se ato largojnë belatë dhe afrojnë mirësitë, dhe nëpërmjet zotimit që bëjnë për to kërkojnë shërimin prej sëmundjeve, saqë zotohen për disa gurë, kur u thuhet se në të është mbështetur një rob i mirë. Zotohen për varre se do të vendosin pishtarë, qirinj dhe vaj dhe thonë: Varri i filanit dhe vendi i filanit e pranon zotimin. Kanë për qëllim se prej tij arrihet qëllimi i shpresuar: që është shërimi i të sëmurit, ose ardhja e njeriut të humbur, ose shpëtimi i pasurisë, e të tjera nga lloji i zotimit në këmbim. Ky zotim në këtë mënyrë pa dyshim se është i kotë, madje zotimi për vajin, për qirinjtë dhe të tjera, që bëhet për varret është i kotë absolutisht. Në këtë bën pjesë zotimi për qirinjtë e shumtë të vendosur në varrin e Halilit, Mikut të Ngushtë të Allahut, alejhisselam, si dhe në varret e disa Pejgamberëve dhe të eulijave, sepse zotuesi nuk ka për qëllim me këtë ndezje vetëm se kërkimin e bereqetit dhe madhërimin, duke menduar se kjo është afrim. Kjo pa dyshim që është e kotë dhe se ndezja e përmendur është e ndaluar, qoftë se përfiton nga kjo dikush atje apo jo.”

📚 Sherh El-Minhaxh
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

27 Nov, 14:27


🧭🤲 GJITHMONË KËRKONI QËNDRUESHMËRI TË IMANIT DHE MBYLLJE TË MIRË

Alameh AbduRrahman Ibn Nasir Es-Saëdij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

ينبغي للعبد أن يلح دائما على ربه في تثبيت إيمانه وأن يحسن له الخاتمة وأن يجعل خير أيامه آخرها وخير أعماله خواتمها.

“Çdo rob duhet pandërprerë t’i lutet Zotit të tij që t’ia forcojë besimin, t’i japë husnul hatimeh (një fund të mirë të jetës) dhe t’ia bëjë ditët e tij më të mira ditët e tij të fundit dhe veprat e tij më të mira mbyllje të jetës së tij.”

📚 Kasasul Enbija, faqe 204.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

26 Nov, 12:05


🚧 QËNDRIMI I SAKTË DHE I MESËM

🎙Imami Muhammed NasirudDin El Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Qëndrimi i mesëm në të gjitha çështjet është qëndrimi i duhur, kjo është e vërteta.
E lusim Allahun, Azze ue Xhel-le, të na forcojë për ta përhapur Islamin dhe për ta zbatuar atë në mënyrë gjithëpërfshirëse në çdo vend, in sha Allahu.” (Amin!)

📚 Silsileh el-Huda uen Nuur, 393.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال الإمام محمد ناصر الدين الألباني رحمه الله :

التوسط في الأمور هو الحق نسأل الله عزوجل أن يمكننا أن ندعو إلى الإسلام وأن نطبقه بحذافيره في كل مكان إن شاء الله.

[سلسلة الهدى والنور ٣٩٣]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

25 Nov, 17:48


🛡️🇵🇸 JEHUDËT DO TË DËBOHEN PËRFUNDIMISHT NGA TOKA E PALESTINËS

🎙️ Shejhu Alameh Muhaddith Muhammed NasirudDin El Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Për jehudët nuk do të ketë stabilitet në Palestinë, nuk do të vazhdojnë të jenë në Palestinë. Nuk e them këtë fjalë nga optimizmi, por e them për shkak të kuptimit tim të haditheve të shumta të Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ndër to është ky hadith. Kjo luftë do të zhvillohet në Palestinë dhe Allahu do t’i përkrahë dhe do t’u japë fitoren muslimanëve ndaj jehudëve. Ky është një aspekt.

E në një aspekt tjetër është që ne shohim se në disa hadithe të sakta gjendet se në kohën kur të dalë Dexhali, del nga vendi iranian Hurasan, i shoqëruar nga shtatëdhjetë mijë (70.000) jehudë, që kanë veshur tajalis/shall (veshje tipike jehude).

Më pas ata do të shkojnë në tokën e Palestinës, ndërkohë Pejgamberi Isa, alejhisselam, gjendet në Bejtul Makdis, pastaj Dexhali dhe këta jehudë që janë me të e rrethojnë. Pastaj, Pejgamberi Isa, alejhisselam, del e gjuan me shtizë Dexhalin. Kështu e vret dhe ai Dexhali shkrihet siç shkrihet kripa në ujë.

Kuptimi i hyrjes së Pejgamberit Isa alejhisselam si dhe kur Dexhali e rrethon atë në Bejtul Makdis tregon se atje nuk do të ketë jehudë në atë kohë.

Prandaj, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, Azze ue Xhel-le, sepse në të vërtetë nuk e humbin shpresën nga mëshira e Allahut, përveç se jobesimtarët.”

📚 Silsileh el-Huda uen Nuur, 633.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

قال الشيخ العلامة المحدث الألباني - رحمه الله :

اليهود لا استقرار لهم في فلسطين لا أقول هذا تفاؤلًا، بل أقول هذا تفقها في أحاديث كثيرة وكثيرة جدًا منها هذا الحديث، هذه المقاتلة ستقع في فلسطين و سينصر الله المسلمين على اليهود، هذا من جهة.
و من جهة أخرى أننا نشاهد في بعض الأحاديث الصحيحة أنه حينما يخرج الدجال يخرج من نحو إيران من نحو خرسان ومعه سبعون ألفا من اليهود عليهم الطيالس.

فيأتون إلى فلسطين وعيسى عليه السلام في بيت المقدس فيحاصره الدجال ومعه أولئك اليهود، فيخرج عيسى و يرميه بحربة فيقتله فيذوب الدجال كما يذوب الملح في الماء.

معنى دخول عيسى ومحاصرة الدجال له في بيت المقدس ليس هناك يهود يومئذ، ولذلك لا تيأسوا من روح الله إنه لا ييأس من روح الله إلا القوم الكافرون.

📚 سلسلة الهدى والنور (٦٣٣)

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

25 Nov, 06:33


📎SHKALLA E GJYNAHUT ËSHTË SI PIRJA E HELMIT

🎙Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Shkalla e gjynahut është si pirja e helmit, kurse pendimi është kundërhelmi dhe ilaçi.
Ndërsa te bindja është shëndeti dhe shpëtimi.”

📚 Medarixh Es Saalikin, 1/222.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال ابن القيم رحمه الله:

الذنب بمنزلة شرب السم، والتوبة ترياقه ودواؤه، والطاعة هي الصحة والعافية.

📚 مدارج السالكين (١/٢٢٢)

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

25 Nov, 06:14


💠 LËRINI SHIJET QË JANË HARAM PËR HIR TË ALLAHUT

🎙Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kushdo që e braktis shijen haram për hir të Allahut, ai sigurisht që do ta marrë atë në Ditën e Kijametit në formën më të përsosur.”

📚 Haadil Eruah, 1/526.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال ابن القيم رحمه الله:

ومن ترك اللذة المحرمة لله استوفاها يوم القيامة أكمل ما تكون.

📚 حادي الأرواح (1/526)

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

25 Nov, 06:08


🌤💥⚠️ EFEKTET E KËQIJA TË SHOQËRIMIT ME NJERËZIT E KËQINJ

🎙 Një nga Selefët, - Allahu i Lartësuar i mëshiroftë, - ka thënë:

“Shoqërimi me njerëzit e këqinj trashëgon mendimin e keq për njerëzit e mirë.”

📚 El Uzlah Lil Hattabij, faqe 31.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال بعض السلف - رحمهم الله تعالى - :

معاشرة الأشرار تورث سوء الظن بالأبرار .

📙العزلة للخطابي (ص٣١)

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

24 Nov, 10:00


📎DO TE GËNJEJË DETYRISHT DHE MIZOR NESE DEL NGA RRUGA E PEJGAMBERËVE

🎙Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Çdokush që kundërshton Rrugën e Pejgamberëve sigurisht që do ta gjejë veten gënjeshtare dhe të padrejtë, qoftë e qëllimshme apo e paqëllimshme.”

📚 En Nubuuat, 2/1077.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال شيخ الإسلام إبن تيمية رحمه الله :

فكل من خالف طريق الأنبياء، لابد له من الكذب والظلم، عمداً وإما جهلاً.

[النبوات، ١٠٧٧/٢]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

24 Nov, 04:45


🌴🟣🖇 HIZBIJA ËSHTË BURG PËR MENDJEN

🎙 Imami Shejh Mukbil Ibn Hadij ElUadiij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Hizbija është thirrje që fton në shkatërrim, injorancë, robëri të njerëzve dhe i kufizon mendjet e tyre.
Pra, hizbija është një burg për arsyen.”

📚 Garetul Eshritah, 1/47.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال الشيخ ‎مقبل الوادعي - رحمه الله - :

الحزبية دعوة إلى الدمار، وإلى الجهل، وإلى استعباد الناس، والتحجير على أفكارهم، فهي سجن للأفكار.

[غارة الأشرطة ٤٧/١].

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

23 Nov, 09:30


🚨 JO THJESHT ME FJALË, POR DUHET DËSHMUAR ME VEPËR, O VËLLAI IM!

🎙 Imami Shejh RABIË IBN HADIJ UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

“Ti po thua se je në hak dhe në menhexhin selefij, por në realitet je me bartësit e kotës dhe të bidateve. 
Jo kështu, vëllai im!
UAllahi, ndoshta nuk do të të besoj derisa të ma vërtetosh me veprimet, hutbet, shkrimet, miqësinë dhe armiqësinë tënde.
Nëse e shoh këtë të konkretizuar nga ti, atëherë do të mjaftohem me atë që duket. Kjo është ajo që duket.
Atëherë, unë do të them, ti je në hak dhe je selefij in sha Allahu.
Kjo rrugë është normë e asaj që është ruajtur në zemër, pra të shihet në vepër çka është prej besimit.
Kur dikush beson në diçka, pjesët e trupit të tij do të lëvizin për t’i shërbyer gjësë në të cilën ai beson.”

📚 Mirë se erdhe, o kërkuesi i diturisë, faqe 38-39.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال الإمام ربيع بن هادي المدخلي حفظه الله تعالی:

أنت تقول إنك على حق وإنك على منهج سلفي وإذا بك مع أهل الباطل مع أهل البدع، لا يا أخي والله يمكن ما أصدقك صراحة حتى تبرهن لي فعلا في مواقفك و بخطبك وبكتاباتك وبولائك وبخصومتك فإذا رأيت ذلك منك متحققا اكتفيت بالظاهر هذا الظاهر و أقول إنك على الحق وإنك إن شاء الله سلفي هذا من لوازم ما في القلب يظهر في العمل من لوازم الإيمان إذا كان الإنسان يؤمن بشيء فجوارحه تتحرك في خدمة ذلك الإيمان الذي يؤمن به.

📚 مرحبا يا طالب العلم ص ٣٨ - ۳۹.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

23 Nov, 09:05


🌿🌾 DASHURIA PËR HIR TË ALLAHUT, FORMË E BESIMIT TË SINQERTË

🎙️ Sahabi i Nderuar ABDULLAH IBN MES’UDI, radij-Allahu anhu, ka thënë:

إن الإيمان أن يحب الرجل الرجل ليس بينهما نسب قريب ، ولا مال أعطاه إياه، لا يحبه إلَّا لله.

“Imani i vërtetë është kur dikush e do një person tjetër pa ndonjë prejardhje të afërt (pasardhës/të afërm) dhe jo për shkak të pasurisë që i ka dhënë. Ai nuk e do atë vetëm se për hir të Allahutﷻ.”

📚 Es-Sunneh lil Hal-lal, 1205.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Nov, 08:00


🗺️ GJYKIMI PËR BASHKIMIN E NAMAZIT TË XHUMASË DHE NAMAZIT TË ASRIT PËR NJERËZIT QË JANË NË UDHËTIM

حكم جمع صلاة الجمعة والعصر للمسافر

السؤال:
إذا كان يوم جمعة هل تجمع وتقصر صلاة الظهر والعصر معًا في السفر؟

الجواب:
المسافر ليس عليه جمعة، وإنما يصلي ظهرًا ولا بأس أن يجمع بين الظهر والعصر.
أما إذا صلى المسافر مع الناس الجمعة في أي بلد فإنه لا يجمع إليها العصر، بل عليه أن يصلي العصر في وقتها.

[مجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز ٣٠/٢١٥]

📑 Pyetja:

Kur është ditë e Xhuma, a lejohet falja e namazit të drekës dhe e namazit të ikindisë të shkurtuara dhe të bashkuara gjatë udhëtimit?

✍🏼 Shejh Abdul Aziz Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë, është përgjigjur:

“Udhëtarit nuk i kërkohet të falë namazin e Xhumasë, vetëm namazi i drekës është detyrë. Nuk ka asgjë të keqe të bashkojë namazin e drekës me namazin e ikindisë.

E nëse udhëtari fal namazin e Xhumasë me njerëzit në cilindo vend qoftë, atëherë nuk mund t’i bashkojë asaj namazin e ikindisë, por e ka për detyrë që ta falë namazin e ikindisë në kohën e saj.”

📚 Mexhmu’ul Fetaua, 30/215.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Nov, 05:49


🕌 VEPRA TË SUNNETIT TË XHUMAVE

🎙 Alameh Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ndër veprat e Sunnetit që kryen ditën e Xhuma janë:

1⃣ Leximi i Sures El-Kehf.
2⃣ Larja për Xhuma.
3⃣ Pastrimi i dhëmbëve me misvak.
4⃣ Lyerja me parfum.
5⃣ Shkuarja herët për Xhuma.
6⃣ Veshja e rrobave më të bukura.
7⃣ Synimi i duasë.
8⃣ Bërja sa më shumë salavate mbi Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

📚 Lika el-Bab el-Maftuh (11/105) me shkurtim.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

─━─━─━◆━─━─━─

🎙 ‏قال العلامة ابن عثيمين رحمه الله:
من سنن يوم الجمعة

1⃣ قراءة سورة الكهف
2⃣ الاغتسال
3⃣ السواك
4⃣ الطيب
5⃣ التبكير إليها
6⃣ أن يلبس الإنسان أحسن ثيابه
7⃣ أن يتحرى الدعاء
8⃣ أن يكثر من الصلاة على النبي ﷺ

📚 لقاء الباب المفتوح (١٠٥/١١).

✹•━━━✿🍃🌸🍃✿━━━•✹

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

21 Nov, 16:22


🔥 NJË VËSHTRIM I SHKURTËR RRETH DISA GRUPEVE DHE SEKTEVE TË HUMBURA

Pjesa e Pestë

📝 Alameh Zejd Ibn Muhammed El-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

17. El-Batinijjeh

Ata janë një popull zindik¹. Ata nuk besojnë në Ditën e Ringjalljes dhe në shpërblimin sipas veprave të robërve.

١٧ - الباطنية:
وهم قوم قوم زنادقة لا يؤمنون بالبعث والجزاء على الأعمال.

18. El-Keramitah

Ata janë një degë e Batinijve.

١٨ - القرامطة:
وهم من فروع الباطنية.

19. El-Ilmanijjeh (laicizmi)

Ata janë një grup që e kanë ndarë Fenë nga jeta dhe e konsiderojnë atë një mashtrim për njerëzit.

١٩ - العلمانية:
هم الذين فصلوا الدين عن الحياة، واعتبروه ضلالا للبشر.

20. Masonët

Ky është grupi më i lig prej grupeve shkatërruese të rekrutuara në shërbim të jehudëve.

٢٠ - الماسونية:
وهي شر فرقة من الفرق الهدامة المجندة لخدمة اليهود.

📖 El-Exhuibeh El-Etherijjeh, 198/200.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

¹> Fusnota:

Zindik është një term tjetër që përdoret për hipokrizinë, shfaqin Islamin dhe fshehin kufrin, siç shpjegohet nga Imami Ibnu Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

21 Nov, 07:37


💠 JETA E DYNJASË DO TË MBAROJË SHPEJT, NDAJ GARO

Imami Alameh Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Të shohësh fytyrën e Allahut është fryti i fitores për të cilën garuesit garojnë dhe përpiqen ta arrijnë. Ajo është kulmi i të gjitha synimeve që duhet arritur.”

📚 Akideh Uasitijeh, faqe 459.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال الإمام العلامة ابن عثيمين رحمه الله:

النظر إلى وجه الله هو الثمرة التي يتسابق فيهـا المتسابقون، ويسعى إليها الساعون وهي غاية المرام من كل شيء.

[العقيدة الواسطية، ص ٤٥٩]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

21 Nov, 07:09


‼️ SA LEHTË BIEN NË GËNJESHTËR !

🎙Imami Shejh RABIË IBN HADIJ UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

“Ne shohim shumë të rinj, të cilët nuk kanë turp të gënjejnë dhe nuk përmbahen nga rrëzimi i nderit të thirrësve selefij, të cilët janë mbrojtës të së vërtetës, nuk janë thirrës hizbinj apo mbrojtës të batilit. Këta të rinj e prekin me lehtësi nderin e thirrësve dhe i shajnë me gënjeshtra dhe shpifje të ndryshme.”

📚 El Uesaja El Menhexhije, faqe 287-288.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

‏قال الإمام ربيع المدخلي حفظه الله :

فإنا نرى كثيرا من الشباب لا يتورعون عن الكذب، ولا عن تمزيف أعراض الدعاة السلفيين أهل الحق لا دعاة التحزب والباطل، يمزقون أعراضهم ويشوهونهم بالأكاذيب والافتراءات.

[الوصايا المنهجية ص٢٨٧-٢٨٨]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Nov, 09:04


☄️🌠 HEQJA E DYSHIMIT SE DIJETARËT NDIKOHEN NGA NJERËZIT E BESUAR DHE TË AFËRT TË TYRE

Shkëlqesia e tij, Shejh SALIH IBN FEUZAN EL FEUZAN, Allahu e ruajttë, është pyetur:

مانصيحتكم لمن يطعن في بطانة العلماء وحواشيهم، فيقول إن العلماء يؤثر فيهم بطانتهم وحواشيهم؟

Çfarë këshille keni, o Shejh, për ata që flasin keq për njerëzit e besuar dhe njerëzit e afërt të ulemave duke thënë se ulematë ndikohen nga njerëzit e tyre të besuar dhe njerëzit e afërt?

Përgjigjja:

هذا كلام باطل، العلماء المعتبرون لايؤثر فيهم التشكيك والتضليل، ولايتأثرون بطلابهم ومن يجتمع إليهم، وإنما العكس، طلابهم يتأثرون بهم؛وكل من حضر إليهم يتأثر بهم، فهذا الكلام الذي يتهم طلبة العلم بأنهم يضللون العلماء ويغوونهم هذا كلام باطل، وتثبيط من الشيطان

"Kjo është një thënie e kotë. Ulematë që njihen për dituri dhe devotshmëri nuk ndikohen nga dyshimet dhe mashtrimet. Ata nuk ndikohen nga nxënësit dhe njerëzit që janë pranë tyre, madje është e kundërta, janë nxënësit e tyre që ndikohen dhe të gjithë të pranishmit në mexhliset e tyre, po ashtu, që ndikohen nga ulematë. Pra, kjo thënie, e cila i akuzon nxënësit e dijes se mashtrojnë ulematë dhe i largojnë ata nga e vërteta është një fjalë e rreme/batil dhe pengim që bën shejtani.”

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Nov, 07:22


🔥 NJË VËSHTRIM I SHKURTËR RRETH DISA GRUPEVE DHE SEKTEVE TË HUMBURA

Pjesa e Katërt

📝 Alameh Zejd Ibn Muhammed El-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

13. Shijat Rrafidat

Ata janë që kundërshtojnë muslimanët në të gjitha (çështjet fetare), në mënyrë të përgjithshme dhe të detajuar.

14. Es-Sufijeh (sufijtë)

Disa prej tyre janë ekstremë dhe disa jo. Ekstremistët besojnë në njëshmërinë e ekzistencës (uahdetul-uxhud), domethënë: pandashmërinë e Krijuesit dhe të krijesave (janë një). Këta janë pasuesit e Ibn Arabiut, Ibn Seb’init dhe të tjerëve si këta.

15. El-Mufeuuideh

Ata janë që thonë: “Kuptimin e Cilësive të Allahut, të Krijuesit, ia lëmë vetë Allahut.” Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, për këtë besim (tefuidin), ka thënë: “Tefuidi është lloji më i keq i ilhadit (i devijimit).”

16. El-Uakifeh

Ata janë që thonë (besojnë): “Ne nuk themi se Kurani është krijesë dhe as që nuk është krijesë.”

[Besimi i Ehlis Sunnetit në lidhje me Kuranin:

القرآن كلام الله غير مخلوق.

Kurani është fjalë e Allahut dhe nuk është i krijuar.]

📖 El-Exhuibeh El-Etherijjeh
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🇸🇦 Teksti në arabisht

قال العلامة زيد بن هادي المدخلي رحمه الله:

١٣ - الرافضة:
وهي التي تخالف المسلمين في كل شئ جملة وتفصيلا.

١٤ - الصوفية:
وهم غلاة وغير غلاة والغلاة منهم يقولون بوحدة الوجود أي: لا انفصال بين الخالق والمخلوق وهم أتباع ابن عربي وابن سبعين وأمثالهما.

١٥ - المفوضة:
وهم الذين يقولون: نفوض معاني صفات الباري إلى الله. والتفويض قال فيه ابن تيمية رحمه الله: هو أشر أنواع الإلحاد.

١٦ - الواقفة:
وهم الذين قالوا: لا نقول القرآن مخلوق ولا غير مخلوق.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Nov, 06:11


🔥 TË SHPIFËSH NDAJ BESIMTARIT ËSHTË MË MIZORE SE TË GËNJESH NDAJ TIJ

✍🏻 Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Të gjitha gënjeshtrat që thuhen në emër të dikujt janë haram, qoftë ai person musliman apo kafir, njeri i mirë apo i keq. Por të shpifësh ndaj një besimtari është shumë më keq.”

📚 Mexhmu’ul Fetaua, 28/223.

▪️▪️▪️

قال شيخ الإسلام ابن تيمية رحمه الله :

الكذب على الشخص حرام كله، سواء كان الرجل مسلمـا أو كافرا، برا أو فاجرا، لكن الافتراء على المؤمن أشد.

[مجموع الـفـتـاوى ٢٨/٢٢٣]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

19 Nov, 09:50


🔊 Lexim i Këndshëm!

📖 Sure Ibrahim, lexon:

🎙Fadiletu Shejh HUSEJN AL SHEJH

Allahu e ruajttë

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

19 Nov, 08:08


📻 HESHTJA NDAJ GIBETIT ËSHTË GJYNAH, POR TË GËZOHESH ME TË ËSHTË MË E RËNDË

Ibnul Xheuzi (XhemaludDin AbdurRahman Ibn Ali, vdiq në vitin 597 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

ﻭﻛﻢ ﻣﻦ ﺳﺎﻛﺖ ﻋﻦ ﻏﻴﺒﺔ اﻟﻤﺴﻠﻤﻴﻦ ﺇﺫا اﻏﺘﻴﺒﻮا ﻋﻨﺪﻩ ﻓﺮﺡ ﻗﻠﺒﻪ ﻭﻫﻮ ﺁﺛﻢ ﺑﺬﻟﻚ ﻣﻦ ﺛﻼﺛﺔ ﺃﻭﺟﻪ ﺃﺣﺪﻫﺎ اﻟﻔﺮﺡ ﻓﺎﻧﻪ ﺣﺼﻞ ﺑﻮﺟﻮﺩ ﻫﺬﻩ اﻟﻤﻌﺼﻴﺔ ﻣﻦ اﻟﻤﻐﺘﺎﺏ ﻭاﻟﺜﺎﻧﻲ ﻟﺴﺮﻭﺭﻩ ﺑﺜﻠﺐ اﻟﻤﺴﻠﻤﻴﻦ ﻭاﻟﺜﺎﻟﺚ ﺃﻧﻪ ﻻ ﻳﻨﻜﺮ.

“Ka shumë njerëz që rrinë të heshtur ndaj gibetit që bëhet për muslimanët, dhe u gëzon zemra kur vëllezërit e tyre përgojohen. Në fakt, ai është gjynahqar për qëndrimin e tij për tre gjëra; E para është ndjenja e gëzimit, edhe pse ndodhi për shkak të ekzistencës së këtij gjynahu nga ana e përgojuesit. Së dyti, gëzimi që ai ka për fyerjen që u bëhet muslimanëve. Së treti, sepse nuk e refuzon këtë të keqe.”

📚 Telbis Iblis, faqe 117.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

19 Nov, 07:06


🔥 NJË VËSHTRIM I SHKURTËR RRETH DISA GRUPEVE DHE SEKTEVE TË HUMBURA

Pjesa e Tretë

📝 Alameh Zejd Ibn Muhammed El-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

9. El-Murxhi-ah

Ata përbëhen nga disa grupe. Në mesin e tyre ka nga ata që besojnë se kundërshtimi/gjynahu nuk i bën dëm imanit, ashtu siç nuk ka dobi bindja bashkë me kufrin.

Në mesin e tyre ka nga ata që besojnë se besimi-imani është vetëm njohja (e Allahut) me zemër (d.m.th. nuk ka nevojë për ta thënë Shehadetit me gjuhë dhe as për të bërë vepra të mira me gjymtyrët e trupit).

Midis tyre ka edhe nga ata që besojnë se besimi shprehet vetëm me gjuhë.

Midis tyre ka nga ata që e kanë hequr veprën nga përkufizimi i besimit (nuk e konsiderojnë veprën pjesë të besimit).

10. El-Muëtezileh

Ky sekt beson se Kurani është krijesë. Dhe beson se ata muuahhidinë (veçues të Allahut me adhurimin) që bëjnë kundërshtime do të mbeten përgjithmonë në Xhehennem nëse vdesin pa u penduar.

11. El-Hauarixh (tekfirsat)

Ata janë bartësit e menhexhit të tekfirit. Domethënë, ata e gjykojnë kafir dikë që kryen një gjynah të madh, edhe pse vepruesi i këtij gjynahu është njeri me Teuhid. Dhe gjykojnë për të (sahibul-kebiren) se është përjetësisht në Zjarr nëse vdes në atë gjynah.

12. El-Eshaireh, el-Kul-labijeh, dhe el-Maturidijeh

Këta kanë devijime të njohura për Ehlus Sunnetin uel Xhemaah;
- në temën e Emrave dhe të Cilësive të Allahut,
- në temën e besimit/të imanit, dhe në të tjerë kapituj të dijes, që mund t’i kërkoni në burimet e tyre.

📖 El-Exhuibeh El-Etherijjeh
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🇸🇦 Teksti në arabisht

قال العلامة زيد بن هادي المدخلي رحمه الله:

٩ - المرجئة:
وهم طوائف، منهم القائلون: إنه لا يضر مع الإيمان معصية كما لا تنفع مع الكفر طاعة
ومنهم من يقول: الإيمان المعرفة بالقلب فقط ومنهم من يقول: هو النطق باللسان ومنهم من اختزل العمل من مسمى الإيمان.

١٠ - المعتزلة:
وهم القائلون بخلق القرآن وخلود عصاة الموحدين في النار إذا ماتوا ولم يتوبوا.

١١ - الخوارج:
وهم أصحاب منهج التكفير الذين يكفرون بالكبيرة ولو كان فاعلها من أهل التوحيد ويحكمون عليه بالخلود في النار إذا مات عليها.

١٢ - الأشاعرة والكلابية والماتردية:
وهؤلاء لهم مخالفات شهيرة لأصحاب السنة والجماعة في باب أسماء الله وصفاته وباب الإيمان وغيرها من أبواب العلم، تطلب من مظانها.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Nov, 15:00


🚆 FIGURA E THIRRËSIT QË I NEVOJITET DAVETIT SELEFIJ

Imami RABIË, PRANVERA E SUNNETIT në këtë kohë, Allahu e ruajttë, ka thënë:

“UAllahi, ky davet kërkon burra që i peshojnë fjalët e tyre. Që nuk i nxjerrin fjalët vetëm atëherë kur besojnë se ato janë hak (të vërteta).”

📚 El-Mexhmu’ Er-Raik, 20.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال الإمام ربيع السنة في هذا العصر حفظه الله:

هذه الدعوة والله، تحتاج رجالاً يزنون الكلام، ولا يقول الكلمة إلا إذا اعتقد أنها حق.

[المجموع الرائق ص20]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Nov, 10:35


🔻 I SPROVUARI NUK GJEN DOBI NGA ARGUMENTET

🎙 Shejh Alameh Hamd Ibn Nasir Ibn Maëmer, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ai që dëshiron Allahu të goditet nga fitneja, nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar prej saj. Madje, nuk do t’i shtojnë atij argumentet e shumta vetëm se dyshime dhe humbje.”

📚 Ed Durer Es Senijjeh, 3/68.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال الشيخ العلامة حمد بن ناصر بن معمر رحمه الله تعالى:

من أراد الله فتنته، فلا حيلة فيه؛ بل لا تزيده كثرة الأدلة إلا حيرةً وضلالاً.

‏[الدرر السنية ٦٨/٣ ]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Nov, 09:59


🔥 NJË VËSHTRIM I SHKURTËR RRETH DISA GRUPEVE E SEKTEVE TË HUMBURA

Pjesa e Dytë

📝 Alameh Zejd Ibn Muhammed El-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

5. El-Xhehmijjeh

Ata mohojnë Emrat dhe Cilësitë e Allahut. Dhe mohojnë tekstet e Kuranit dhe të Sunnetit (për Emrat dhe Cilësitë e Allahut).

6. El-Mushebbiheh

Ata janë që e përngjasojnë krijesën me Krijuesin, si nesarat. Po kështu edhe ata që e përngjasojnë Krijuesin me krijesat e Tij. Siç bëhet nga grupet e shpikura, bidatçijtë. Ata pohojnë për Allahun cilësi që janë cilësitë e krijesave të dobëta.

7. El-Kaderijjeh

Ata janë një grup që mohojnë kaderin. Ata thonë:
A. Se Allahu nuk e ka krijuar të mirën dhe të keqen (grupi i parë).
Ose:
B. thonë se Allahu ka krijuar vetëm të mirën dhe nuk ka krijuar të keqen (grupi i dytë).

8. El-Xhebrijjeh

Ata janë që besojnë se njeriu është i detyruar të bëjë vepra të këqija, si pema që fryhet nga era.

📖 El-Exhuibeh El-Etherijjeh
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🇸🇦 Teksti në arabisht

٥ - الجهمية:
الذين جحدوا أسماء الله وصفاته وكذبوا نصوص القرآن والسنة.

٦ - المشبهة:
الذين شبهوا المخلوق بالخالق كالنصارى والذين شبهوا الخالق بالمخلوق من الفرق المبتدعة فأثبتوا له من الصفات ما هو من خصائص المخلوقات الضعيفة.

٧ - القدرية:
وهم نفاة القدر الذين قالوا: إن الله لم يخلق الخير والشر أو خلق الخير ولم يخلق الشر.

٨ - الجبرية:
وهم الذين قالوا: إن العبد مجبور على فعل الشر كالشجرة في مهب الرياح.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

17 Nov, 16:40


⚠️🔇 GJENDJA E MUKALIDIT ËSHTË MË RËNDË SE E KAFSHËS

قال الشيخ تقي الدين الهلالي -رحمه الله- :

لأن البحث مع المقلد كالكلام مع البهيمة، بل بعض البهائم يفهم ما يقال له و يستجيب إذا دعي؛ كالكلب المعلَّم و القرد، والمقلد لا يكاد يفهم ولا يجيب.

📚 سبيل الرشاد في هدي خير العباد (3/ 174)

Shejh TakijudDin El Hilalij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Për shkak se të diskutosh me një mukalid (pasues të verbër) është si të flasësh me kafshën, madje disa kafshë kanë instinkt për të kuptuar atë që u thuhet dhe përgjigjen nëse thirren, sikurse janë qeni i stërvitur dhe majmuni.

Ndërkohë, mukalid nuk arrin të kuptojë (qoftë edhe një argument) dhe nuk mund t’i përgjigjet atij (e jo më të jetë në gjendje për të argumentuar).”

📚 Sebilur Reshad Fi Hedji Hajril Ibad, 3/174.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

17 Nov, 09:03


🔥 NJË VËSHTRIM I SHKURTËR RRETH DISA GRUPEVE E SEKTEVE TË HUMBURA

Pjesa e Parë

Hyrje: Një poet ka thënë:

عرفت الشر لا للشر ولكن لتوقيه
ومن لا يعرف الشر من الخير يقع فيه

E njoha të keqen jo të bëj të keqen, por që të mund të mbrohem prej saj
Sepse njerëzit që nuk e dallojnë të keqen nga e mira bien në të

📝 Alameh Zejd Ibn Muhammed El-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

1. El-Uethenijjeh (idhujtaria-mushrikët)

Ata janë që adhurojnë dikë a diçka përveç Allahut. Ose adhurojnë të tjerë me Allahun.
Dhe ky është shirku që Allahu nuk do ta falë (kush vdes në të pa u penduar).

2. En-Nasranijjeh (nesarat)

Ata janë njerëzit që besojnë në trininë se Zoti përbëhet nga 3 (Isain dhe nënën e tij i morën për dy të adhuruar me Allahun), për të cilët Allahu ka thënë:

{لَّقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ ثَالِثُ ثَلَاثَةٍ ۘ وَمَا مِنْ إِلَٰهٍ إِلَّا إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۚ}

“Ata që thonë se Allahu është njëri prej tre (të adhuruarve) vërtetë që kanë mohuar. Sepse nuk ka të adhuruar që ka të drejtë të adhurohet, përveç të Adhuruarit të Vetëm.” [El-Maideh: 73]

3. El-Hululijjeh:

Ata janë njerëz që besojnë se Allahu është kudo, në çdo vend (besojnë në futjen e Krijuesit te krijesa). I lartësuar dhe larg është Allahu nga fjalët e tyre me lartësi dhe madhështi (që nuk ka krahasim).

4. El-Ittihadijjeh:

Ata besojnë në uahdetul uxhud (njëshmërinë e ekzistencës, që është një realitet i vetëm, s’ka një dhe tjetër, Ai është vetë gjithësia). Domethënë, nuk ka dallim ndërmjet Krijuesit të Madhërishëm dhe krijesave të Tij, që Ai i ka krijuar. Siç ka thënë njëri prej tyre, - që Allahu e shkatërroftë, - (në poezinë e tij):
“Qeni dhe derri nuk janë tjetër veçse i adhuruari ynë.
Dhe Allahu nuk është tjetër veçse një murg në kishë.”

📖 El-Exhuibeh El-Etherijjeh, 198/200.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🇸🇦 Teksti në arabisht

قال العلامة زيد بن محمد المدخلي رحمه الله:

١ - الوثنية:
التي تتجلى في عبادة غير الله أو عبادة غيره معه وذلك هو الشرك الذي لا يغفره الله .

٢ - النصرانية :
وهم أهل القول بالتثليث الذي قال الله عنه:
{ لقد كفر الذين قالوا إن الله ثالث ثلاثة }

٣ - الحلولية:
القائلون، إن الله حال في كل مكان، تعالى الله عن قولهم علوًّا كبيرًا.

٤ - الإتحادية:
وهم القائلون بوحدة الوجود، أي: لا فرق بين الخالق والمخلوق، كما قال قائلهم قاتله الله:
وما الكلب والخنزير إلا إلهنا     
وما الله إلا راهب في كنيسة

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

16 Nov, 20:55


☝🏼🍂🔥 ZEMËRIMI I ALLAHUT NDAJ NJË POPULLI

قال مالك بن دينار رحمه الله تعالى :

ما ضُرب عبد بعقوبة أعظم من قسوة قلب، وما غضب الله عزَّ وجلَّ على قوم إلا نزع منهم الرحمة.

✍🏼 Imami Malik Ibn Dinar, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, ka thënë:

“Nuk ka dënim më të rëndë për robin sesa ngurtësimi i zemrës dhe Allahu nuk zemërohet me një popull vetëm se atyre u heq ndjenjën e dhembshurisë.”

📚 Tefsir El Begaui, 5/115.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

15 Nov, 08:18


📜 CILAT JANË PËRFITIMET E NJOHJES SË MENHEXHIT DHE TË BESIMIVE TË GRUPEVE TË DEVIJUARA?

Imami Shejh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:

ما فائدة تعلم طلاب العلم فرق المعتزلة والجهمية والخوارج مع عدم وجودها في هذا العصر؟

Cilat janë përfitimet për kërkuesit e dijes nga studimi dhe njohja e grupeve të humbura si Muëtezilit, Xhehmijjet dhe Havarixhët? Edhe pse këto grupe nuk ekzistojnë në ditët e sotme?

Ai, Allahu e mëshiroftë, u përgjigj:

تعلُّم فِرَق المبتدعة في هذا الزمان فيه فائدة وهي: أن نعرف مآخذ هذه الفرق لنرد عليهم إذا وُجدوا، وهم موجودون فعلا،

Studimi rreth grupeve të devijuara të ehlu bidaë sot ka dobitë e veta, domethënë se ne do t’i njohim mendimet dhe parimet e tyre, në mënyrë që t’i hedhim poshtë ato kur të zbulohen, dhe ato në fakt ekzistojnë edhe sot.

وقول السائل: إنه لا وجود لهم الآن مبني على علمه هو، ولكن المعلوم عندنا وعند غيرنا ممن يطلعون على أحوال الناس أن هذه الفِرَق موجودة وأن لها نشاطًا أيضًا في نشر بدعهم؛

Sa i përket thënies së pyetësit se ato grupe nuk ekzistojnë më, kjo është sipas asaj që ai di. Por, ne dhe gjithashtu të tjerë që i kushtojnë vëmendje gjendjes aktuale të njerëzve e dimë se këto grupe ekzistojnë ende, dhe ato gjithashtu kanë aktivitet në përhapjen e bidateve të tyre.

ولذلك لا بد من أن نتعلم هذه الآراء حتى نعرف زيفها ونعرف الحق ونرد على من يجادلون فيها.

Për shkak të kësaj, ne duhet t’i studiojmë mendimet e tyre, në mënyrë që të njohim devijimet e tyre, të dallojmë të vërtetën prej tyre dhe të mund t’i kundërpërgjigjemi atij që debaton për to.

📚 Kitabul Ilmi, faqe 95.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

15 Nov, 07:27


Hoxha AbdusSamed Meta pinned «⚠️⛔️ HESHTJA, MES SHPËRBIMIT DHE GJYNAHUT 🎙 Alameh Shejh Prof. Dr.  ABDULLAH IBN ABDIRRAHIM EL-BUHARIJ, Allahu e ruajttë, në një nga mësimet e tij të regjistruara ka thënë: “Vëre! Pejgamberi ﷺ ka thënë, siç është transmetuar në “EsSahihajn” (Sahih Buhari…»

Hoxha AbdusSamed Meta

14 Nov, 17:43


❗️BËNI DURIM O EHLUL HAK

🎙 Shejhu Muhammed Halil Harras, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Pra, bëni durim o vëllezër që luftoni për të vërtetën për pak kohë dhe mos u shqetësoni për mungesën e njerëzve që ju përkrahin dhe për armiqtë e shumtë që keni, sepse këto janë ditë të shkurtra dhe kjo jetë do të mbarojë.

Dijeni se çdo bela që përjetoni në këtë botë dhe ajo që vuani nga shqetësimet e njerëzve injorantë, është e gjitha në mënyrë që të fitoni kënaqësinë e Zotit tuaj.

Prandaj, mos lejoni që ehli-batil të jenë më të duruar me të kotën e tyre sesa ju me të vërtetën, sepse edhe ata vuajnë sikurse ju vuani, dhe janë të duruar, por kjo është në bindje të shejtanit.

Pra, bëjeni durimin tuaj në bindje të ErRahmanit.”

📚 Sherh Kasideh Nunijjeh, 2/239.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

قال الشيخ محمد خليل هراس - رحمه الله:

فاصبر يا أخ الحق قليلا، ولا تجزع من قلة الأعوان وكثرة الأعداء، فإنَّما هي أيام قليلة وينقضي العمر واعلم أنَّ ما تلقاه في هذه الدنيا من بلاء، وما تقاسيه من أذى الجهلاء، إنما هو في مرضاة ربك، فلا يكن أهل الباطل أصبر على باطلهم منك على حقك، فإنَّ القوم مثلك يألمون كما تألم ويصبرون، لكن في طاعة الشيطان، فاجعل صبرك أنت في طاعة الرحمن.

[شرح القصيدة النونية - ج ٢ ص ٢٣٩]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

14 Nov, 08:08


🪔🔥 MASHTRIMET E POPULLIT JEHUDIT

Është transmetuar nga sahabiu i shquar Ebu Musa el-Eshari radij-Allahu anhu se ka thënë:

كانت اليهودُ تَعاطس عند النَّبيِّ ﷺ رجاءَ أن يقولَ لها: يرحمُكُم اللهُ فكان يقولُ: يهديكُم اللهُ ويصلحُ بالَكم.

“Ishin jehudët që synonin të teshtinin pranë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke shpresuar që t’u thoshte: “Allahu ju mëshiroftë”, por ai u thonte: “Allahu ju udhëzoftë dhe e përmirësoftë gjendjen tuaj.”

📚 Ebi Daudi, nr. 5038. E vlerësoi sahih Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

13 Nov, 12:21


🔰 KËSHTU BËNË MUSHRIKËT KUREJSHITË ME IDHUJT E TYRE

📝 Imami Alameh esh-Sheukani, Allahu e mëshiroftë, (1255 H), ka thënë:

“Dhe sa shumë ndikime negative dhe dëme që janë përhapur për shkak të ngritjes së varreve, të tyrbeve dhe zbukurimit të tyre, gjë që e bën Islamin të qajë për shkak të kësaj. Prej tyre: është besimi i njerëzve injorantë që kanë për varret si besimi i jobesimtarëve që adhurojnë idhujt. E akoma më i madh është (në zemrat e tyre), ata besojnë se ato kanë fuqi të sjellin dobi dhe të largojnë të keqen. Ata kthehen te ta duke u lutur për nevojat e tyre dhe për përmbushjen e lutjeve të tyre. U luten të vdekurve për çdo gjë që i luten robërit Zotit të tyre. Udhëtojnë për adhurimin e varreve dhe të vdekurve, i fërkojnë për bereqet dhe iu luten atyre për shpëtim. Në thelb, nuk kanë lënë asgjë që xhahilijeti bënte me idhujt e tyre veçse e kanë vepruar. Të Allahut jemi dhe tek Ai kthehemi.”

📚 Nejlul Eutar, 1/515.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🇸🇦 Teksti në arabisht

قال الإمام العلامة الشوكاني رحمه الله:

وكمْ قد سَرَى عن تشييدِ أبنيةِ القُبورِ وتحسينها من مفاسدَ يَبكي لها الإسلامُ، منها: اعتقادُ الجهلَةِ لها كاعتقادِ الكفَّارِ للأصنامِ، وعَظُمَ ذلك فظنُّوا أنها قادرةٌ على جلبِ النَّفع، ودفْع الضَّرَرِ، فجعلُوها مقصداً لطَلَبِ قضاءِ الحوائجِ ومَلْجأً لنجاح المطالبِ، وسألُوا منها ما يسألُهُ العبادُ من ربِّهم، وشدُّوا إليها الرِّحالَ، وتمسَّحُوا بها، واستغاثُوا. وبالجملةِ: أنهم لم يَدَعُوا شيئاً ممَّا كانت الجاهليَّةُ تفعلُهُ بالأصنامِ إلاَّ فعلُوهُ، فإنا لله وإنا إليه راجعونَ... .

[ نيل الأوطار (٥١٥/١ ) ]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

13 Nov, 08:15


⛔️ GRUPI I SHEJTANIT I MBRON GABIMET DHE E REFUZON TË VËRTETËN

Imami Ibnu Battah el-Ukberij, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, ka thënë:

“Kush e ka dëgjuar të vërtetën dhe e mohon atë pasi e di, ai është prej mendjemëdhenjve ndaj bindjes së Allahut.

Dhe kush i mbron gabimet, ai është prej grupit të shejtanit.”

📚 El-Ibaneh el-Kubra, 2/545.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️

‏قال الإمام ابن بطة العكبري -رحمه الله تعالى-:

«فَمَن سَمِعَ الحَقَّ فَأنْكَرَهُ بَعْدَ عِلْمِهِ لَهُ فَهُوَ مِنَ المُتَكَبِّرِينَ عَلى اللَّهِ، ومَن نَصَرَ الخَطَأ فَهُوَ مِن حِزْبِ الشَّيْطانِ.»

[الإبانة الكبرى لابن بطة ٢/٥٤٥]

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

12 Nov, 10:04


🫵KUJDES ME NDERIN E MUSLIMANIT*

🎙Imami Ibn Dekik el-Iid, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nderi i muslimanëve është një humnerë nga humnerat e Xhehennemit.”

📚 El Iktirah fii Bejani’l Istilah, 1/61.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

*Nderi i muslimanit tek Allahu është më i madh se i Kabes, sipas hadithit të Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Es-Sahihah, nr. 3420.

─━─━─━ ◆ ━─━─━─

قال الإمام ابن دقيق العيد رحمه الله :

وأعراض المسلمين حُفرة من حفر النار.

📚 الاقتراح في بيان الاصطلاح (1/61)


🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

12 Nov, 08:02


🌤💫🌠 SEKRETET E ZEMRËS DO TË ZBULOHEN

🎙Imami Shejh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🍃 ملامح الوجه تدل علىٰ القلب، وما أبطن إنسان سريرةً إلا أظهرها الله تعالىٰ علىٰ صفحات وجهه، وفلتات لسانِه، مهما كتَم الإنسان، فلا بد أن يظهر الله تعالىٰ عيبه علىٰ وجهه، أو كماله علىٰ وجهه، والوجه صفحة القلب، ومِرآةُ القلب.

“Mimikat e fytyrës së një personi janë pasqyrim i përmbajtjes së zemrës së tij. Askush nuk mban sekrete në zemrën e tij, por Allahu patjetër do t’i shfaqë ato te pamja e fytyrës dhe te rrëshqitjet e të folurit të tij verbal. Sido që të jenë përpjekjet e tij për t’i fshehur ato, Allahu me siguri do ta zbulojë mangësinë apo përsosmërinë e tij në fytyrën e tij. Fytyra është imazhi dhe pasqyra e zemrës së dikujt.”

📘 Sherh El Kauaid El Muthlaa, faqe 192.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

11 Nov, 07:55


STANDARDI I REALITETIT TË XHAHILIJETIT

💎 Shkëlqesia e tij, Shejh SALIH IBN FEUZAN EL FEUZAN, Allahu e ruajttë, ka thënë:

من مسائل الجاهلية: أنهم يستدلون أن ما كان عليه الأقوياء من الناس وأصحاب الجاه وأصحاب الذكاء، أنه هو  الحق. فهذا هو الضابط عندهم لمعرفة الحق؛ أنهم ينظرون في الناس، فما كان عليه أهل القوة والمال والترف والجاه اعتبروه هو الحق، وما كان عليه الضعفاء والفقراء يعتبرونه باطلاً. هذه هو حالة أهل الجاهلية.

“Një nga gjërat e xhahilijetit është se ata argumentohen se diçka që mbahet dhe besohet nga njerëzit e fortë, njerëzit që kanë pozita dhe janë intelektualë, është e vërteta.

Ky është standardi sipas tyre për njohjen e të vërtetës.

Që ata të gjykojnë në qëndrimin dhe gjendjen e njerëzve, shohin, nëse është diçka që mbahet dhe besohet nga njerëzit e fuqishëm, që kanë pasuri, luks dhe pozitë, kjo është e vërteta.

Ndërsa ajo që besohet nga njerëzit e dobët dhe të varfër, kjo është e kota.

Kjo është gjendja që ekziston tek njerëzit e xhahilijetit.”

📡 Sherh Mesail el Xhahilijjeh.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

11 Nov, 07:49


🌆📖🔍 ARSYETIMI ME SHUMICËN ËSHTË MORAL I XHAHILIJETIT

🌾 Shkëlqesia e tij, Shejh SALIH IBN FEUZAN EL FEUZAN, Allahu e ruajttë, ka thënë:

◀️ من مسائل الجاهلية: أنهم يستدلون بالأكثرين على الحق، ويستدلون بالأقلين على غير الحق، فما كان عليه الأكثر عندهم فهو الحق، وما كان عليه الأقل فهو غير حق، هذا هو الميزان عندهم في معرفة الحق من الباطل. وهذا خطأ، لأن الله يقول: {وَإِن تُطِعۡ أَكۡثَرَ مَن فِي ٱلۡأَرۡضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ}

☑️ “Prej çështjeve të xhahilijetit është argumentimi me shumicën e ndjekësve për të përcaktuar të vërtetën, dhe argumentimi me pakicën për të përcaktuar të pavërtetën. Sipas tyre, ajo që ka shumicën është e vërteta, dhe ajo që ka pakicën është e kota. Kjo është shkalla e tyre në njohjen e të vërtetës dhe të pavërtetës, edhe pse kjo është peshore e gabuar. Sepse Allahu i Lartësuar thotë:

{وَإِن تُطِعۡ أَكۡثَرَ مَن فِي ٱلۡأَرۡضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ}

“Dhe nëse i bindeni shumicës së njerëzve në tokë, ata me siguri do t’ju devijojnë nga rruga e Allahut. Ata nuk kanë gjë tjetër vetëm se ndjekin hamendësimet dhe gënjejnë (ndaj Allahut).” [El En’am: 116.]

📕 Sherh Mesail Xhahilijjeh, faqe 60.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

10 Nov, 18:50


📱⌚️🕹NJË ADHURIM QË PO FILLON TË BRAKTISET

🎙 Nëna e Besimtarëve, Aisheh, radijAllahu anha, ka thënë:

إنكم لتغفلون أفضل العبادة: التواضع.

“Vërtet, ju keni lënë pas dore adhurimin më të mirë, thjeshtësinë.”

📚 Ez Zuhd të Imamit Ibnul Mubarek, 1/132.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

10 Nov, 06:44


✔️ I LAVDËRUAR, APO I PËRÇMUAR

▪️ Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

وانتقال الإنسان من قول إلى قول لأجل ما تبين له من الحق هو محمود فيه بخلاف إصراره على قول لا حجة معه عليه وترك القول الذي وضحت حجته أو الانتقال عن قول إلى قول لمجرد عادة واتباع هوى فهذا مذموم.

“Ndryshimi i qëndrimit të njeriut nga një fjalë në tjetrën për shkak se ai ndjek të vërtetën që i është bërë e qartë, është një çështje e lavdërueshme. Është ndryshe nëse ai;
▶️ qëndron në një fjalë të pabazuar në argument
▶️ dhe braktis fjalën që e ka argumentin të qartë
▶️ ose ndryshimi nga një fjalë në tjetrën vetëm për shkak të ndjekjes së zakoneve dhe të dëshirave.
Pra, diçka e tillë është një gjë e përçmuar.”

📕 El Fetaua El Kubra, 5/125.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

09 Nov, 07:31


🏡🖥SHPJEGIMI I TË VËRTETËS DHE I TË KOTËS ËSHTË PJESË E BUTËSISË

🎙Shejh Alameh, Dr. Muhammed Eman El Xhamij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nuk do të thotë të jesh i butë me njerëzit të fshehësh të vërtetën dhe të mos e shpjegosh atë.

Si dhe gara për të mbledhur njerëzit nën emrin e Islamit pa shpjeguar se ka një akide të saktë dhe ka edhe akide të gabuar, ka grupe të muslimanëve në rrugë të devijuara dhe ka edhe grup të besimtarëve në rrugë të drejtë.

Në fakt, kjo duhet shpjeguar.”

📚 Sherh Fetua El Hameuijjeh El Kubra, 7.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️▪️

قال الشيخ العلامة الدكتور محمد أمان الجامي رحمه الله:

ليس معنى الرفق بالناس إخفاء الحق وعدم بيان الحق وتجميع الناس تحت اسم الإسلام دون أن تبين أن هناك عقيدة صحيحة وعقيدة سقيمة، وهناك فرق ضالة وهناك منهج سليم، لا بد من بيان ذلك.

[شرح الفتوى الحموية الكبرى، ٧].

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

09 Nov, 07:22


🍂💧💫 KRENARIA FITOHET KUR MËSOHET DHE PUNOHET ME SUNNETIN

🌤 Imami Muxheddid Muhammed NasirudDin El Albanij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

تعرفوا إلى سنة نبيكم، واعملوا بها، فإن فيها شفائكم وعزكم.

“Studiojeni sunnetin e Pejgamberit tuaj ﷺ dhe veproni me të, sepse vërtetë në të gjendet shërimi dhe krenaria juaj.”

📕 EsSilsileh EsSahihah, vëll. 1, fq. 236.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

08 Nov, 09:12


🕌🎙 HYTBEJA E XHUMASË DUHET TË NDAHET NË DY PJESË

Shejh Abdul-Aziz Ibn Abdil-Lah Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë, ka dhënë fetva në lidhje me dikë që e mban hytben e Xhumasë në kundërshtim me Sunnetin. Ai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

نعم، لا بد من خطبتين، من شرط صحة الجمعة خطبتان، كما كان النبي يفعل ﷺ وإذا لم يخطب إلا خطبة لم تصح الجمعة، بل عليه أن يأتي بالخطبة الثانية، ويعيد صلاة الجمعة، نعم. 

“Po (është në kundërshtim me Sunnetin), duhet patjetër të mbahen dy hutbe. Prej kushteve për vlefshmërinë e namazit të Xhumasë janë dy hutbet. Siç bëri Pejgamberi ﷺ. Pra, nëse ai mban vetëm një hutbe, namazi i tij i Xhumasë është i pavlefshëm, patjetër që ai duhet ta sjellë hutben e dytë dhe ta përsërisë namazin e Xhumasë.”

📚 Sumber:
https://binbaz.org.sa/fatwas/15552/حكم-الاكتفاء-بخطبة-واحدة-في-الجمعة

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

08 Nov, 06:43


📝✔️SHENJA E KEQE E DIKUJT

▪️Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

فثبت أنه لا شيء أقبح بالإنسان من أن يكون غافلا عن الفضائل الدينية والعلوم النافعة والأعمال الصالحة.

“Është konstatuar se nuk ka gjë më të keqe për njeriun sesa shkujdesja ndaj virtyteve të Fesë, diturisë së dobishme dhe veprave të mira.”

📚 Miftah Daaris Seadah, 1/304.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

08 Nov, 05:40


📝💡📚 DITURIA NUK ËSHTË E DOBISHME PA E VEPRUAR

💎 Imami Shejh RABIË IBN HADIJ UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

ونحن لا نقرأ القرآن للبركة، بل نقرأ القرآن لنعمل به ونقرأ السنة لنعمل بها ونتعلم العلم لنعمل. فالإسلام دين تطبيق وعمل وليس دين نظريات.

“Ne nuk e lexojmë Kuranin për bereqet, por e lexojmë Kuranin për të vepruar me të, e lexojmë Sunnetin për të vepruar me të dhe e kërkojmë diturinë për të vepruar me të. Pra, Islami është Feja e punës, që duhet zbatuar dhe vepruar, dhe nuk është fe e teorive.”

📚 Mexhalis Tedhkirijjeh, faqe 39.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

07 Nov, 17:28


🍃🍃 TË PARËT E EHLIS SUNNETIT

‏قال الحافظ الصابوني رحمه الله تعالى :

*"قد زيّن الله ﷻ قلوب أهل السُنَّة ونوَّرها بحب علماء السنة فضلاً منه".*

[عقيدة السلف وأصحاب الحديث، (١٢١)]

✍🏻 Hafidh Es-Sabunij, - Allahu i Lartësuar e mëshiroftë, - ka thënë:

“Allahu i Lartë-Madhëruar nga mirësia e Tij i ka zbukuruar zemrat e Ehlus Sunnetit dhe i ka ndriçuar me dashurinë për dijetarët e Sunnetit.”

📚 Akidetu’s Selef ue As’habul Hadith, 121.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

07 Nov, 07:25


2️⃣ DY GRUPE QË NUK NGOPEN-KËNAQEN KURRË

AbdAllah Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë:

منهومان لا يشبعان: صاحب العلم و صاحب الدنيا ولا يستويان، اما صاحب العلم فيزداد رضا الله وأما صاحب الدنيا فيزداد في الطغيان.

“Dy njerëz janë shumë lakmitarë dhe kurrë nuk ndihen të ngopur; kërkuesi i diturisë (fetare) dhe kërkuesi i dynjasë. Mirëpo, këta të dy nuk janë të barabartë. Sa i përket kërkuesit të diturisë, kënaqësia e Allahut do të rritet për të. Nga ana tjetër, kërkuesi i dynjasë do të zhytet gjithnjë e më shumë në tejkalimin (arrogancën).”

📚 Ahlakul Ulema të Imam el-Axhurrit
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

06 Nov, 18:39


🌠💐📚 BAZAT E DASHURISË DHE TË ARMIQËSISË

💫Imami Shejh RABIË IBN HADIJ IBN MUHAMMED UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

المؤمن الصادق لا يوالي ويعادي إلا على الحق، على كتاب الله وسنة رسول الله ﷺ وما كان عليه السلف.

“Besimtari i vërtetë nuk miqëso dhe as nuk armiqëso ndaj (njerëzve të tjerë) përveçse duke u bazuar në El Hak, në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe në rrugën e ndjekur nga Selefët.”

📚 Bahxhetulkarrij, faqe 78.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

06 Nov, 08:06


☝️‼️ NGJASHMËRIA MES SHIJAVE DHE JEHUDËVE

🎙️ Alameh Shejh ABDULLAH IBN ABDURRAHIM EL BUHARI, Allahu e ruajttë, ka thënë:

ذكر الإمامُ ابنُ رجبٍ جملةً مِن خِصال اليهودِ الّتي ذمَّها تعالى في كتابه،ثمّ قال:"ولهذا تَشبّهت الرَّافضةُ باليهودِ في نَحوٍ مِنْ سَبعين خَصلةٍ"
(الحكم الجديرة بالإذاعة، ص٤٤)

فلا تُخدعْ أيُّها المؤمن بما يَتظاهرُ به الرّافضة مِن مُعاداةٍ لليهود.

“Imami Ibn Rexheb, - Allahu e mëshiroftë, - kur përmendi një sërë sjelljesh të popullit jehudit që Allahu ﷻ i përçmon në Kuran, tha:

“Pra, ka ngjashmëri midis shijave/rrafidave dhe jehudëve në rreth 70 karakteristika.”

📚 URTËSI QË VLEJNË TË PUBLIKOHEN, faqe 44.

🔻 Prandaj, mos u mashtroni, - o besimtarë, - nga propagandat që bëjnë shiitët rrafidat duke u shtirur se janë në armiqësi me popullin jehudit.”

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🌐 Burimi:
https://twitter.com/dr_albukhary/status/1717901185791734223?t=D--fae8x7CqrqgdpNp5RyQ&s=19

Hoxha AbdusSamed Meta

05 Nov, 05:26


💎 KUSHTOJI VËMENDJE

Shejhu i Islamit Ibnu Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nevoja e banorëve të tokës për të Dërguarin ﷺ nuk është si nevoja e tyre për diellin, hënën, erën dhe shiun. As nuk është si nevoja e njeriut për jetën. As nuk është si nevoja e syrit për dritën dhe as e trupit për ushqimin dhe pijen. Në fakt (nevoja e njerëzve në tokë për të Dërguarin e Allahut ﷺ) është më e madhe se e gjithë kjo, dhe më e madhe nga sa mund të mendohet.”

📚 Mexhmu’ul Fetaua, 19/101.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

قال شيخ الإسلام ابن تيميّة رحمه الله:

وليستْ حاجةُ أهل الأرض إلى الرّسول ﷺ كحاجتِهم إلى الشّمس والقمر والرّياح والمطر، ولا كحاجة الإنسان إلى حياته، ولا كحاجة العين إلى ضوئها والجسم إلى الطّعام و الشّراب بل؛ أعظمُ مِن ذلك وأشدُّ حاجةً مِن كل ما يُقدّر ويخطر بالبال.

المجموع (١٩/ ١٠١)

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

04 Nov, 15:06


‏[الرّافضةُ واليهودُ بَيت المَكرِ]
تكلّم الإمامُ ابن القيّم عن الحيل وأقسامها، وقال:
"وكحِيلِ اليهودِ وإخوانِهم مِن الرّافضةِ؛فإنّهم بَيتُ المَكرِ والاحتيالِ،ولهذا ضُرِبتْ على الطّائفتَيْنِ الذِّلَّةُ، وهذه سُنّةُ الله في كُلِّ مُخادعٍ مُحتالٍ بالباطلِ"
(إعلام الموقّعين)(٤/ ٢٩٧)

💎 Rrafidat/Shijat dhe Jehudët janë foletë e dinakërisë

📝 Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, kur foli për hilet, pabesitë dhe llojet e ndryshme të tyre, tha:

“Ashtu siç janë hilet e jehudëve dhe të vëllezërve të tyre, rrafidave. Sepse në fakt ata janë strofkë e dinakërisë dhe e pabesisë. Prandaj, poshtërimi ka rënë mbi këto dy grupe. Ky është gjykimi i Allahut për çdo të pabesë që kryen hile me të pavërtetën.”

📚 Iëlamul Muuakkin, 4/297.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

Dobi nga Alameh Shejh, Prof.  Dr. AbdAllah Ibn AbduRrahim El-Buharij, Allahu e ruajttë

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

04 Nov, 06:18


[Rregulli që një burrë del nga Ehli Sunneti dhe Xhemati]

Nga Alameh, Dr. ABDULLAH IBN ABDURRAHIM EL-BUHARI, - Allahu i Lartësuar e ruajttë, u kujdestë për të dhe i dhëntë sukses.

Pyetja: Cili është rregulli që një burrë del nga Ehli Sunneti dhe Xhemati? Allahu ju begatoftë.

Përgjigjja: Unë them: të dashtë Allahu që për Të ti na do ne, e lus të Lartë-Madhëruarin që t’ju bashkojë gjithmonë në të vërtetën.
Ehli Sunneti, - Allahu ju begatoftë, - dhe dijetarët e Ehli Sunnetit kanë folur qysh herët dhe sot, dhe ende vazhdojnë të konstatojnë dhe të nxjerrin rregulla, njeriu matet dhe i njihet qëndrimi i tij në rrugën e drejtë me përmbajtjen e tij në Sunnet, përderisa ecën në ether dhe është i qëndrueshëm në Sunnet, thërret tek ai, e mbron atë, ai është prej Ehli Sunnetit, e në momentin që kundërshton një bazë prej bazave të Ehli Sunnetit dhe Xhematit, ata për të thonë që ka kundërshtuar, nëse bazat e tij janë sunnijeh selefijeh; ata e refuzojnë këtë të kotë dhe e këshillojnë atë, mbase i ka rrëshqitur këmba dhe i ka rrëshqitur gjuha, me shpresën që ai t’i kthehet e të kthehet, pastaj nëse kthehet, lavdërimi i takon Allahut, e nëse jo bashkëngjitet me ndjekësit e tekave.

Përse them: këshillohet dhe i kërkohet të kthehet?
Sepse është transmetuar saktë se dikush nga dijetarët kishte rënë në kundërshtim të disa bazave të Sunnetit, i është kërkuar të kthehet, e më pas ai kthehet, prej këtyre është Imam Ali Ibn AbdilLah Ibn Xhaëfer ElMedinij, ai u përgjigj në “fitnen e krijimit të Kuranit”, dhe rreth kësaj historie janë disa çështje, por ajo që dëshmon është se ai u kthye tek e vërteta pasi dijetarët e rishikuan atë, u kthye para vdekjes së tij, - Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë, megjithëse Imam Ahmedi, - Allahu e mëshiroftë, - i cili ishte shok dhe shoqërues i tij, kur dëgjoi se Ali Ibn ElMedinij ishte përgjigjur në fitne, e urdhëroi djalin e tij AbduLlahun që t’i heqë nga Musnedi çdo hadith që e kishte transmetuar prej tij, lexo tani këtë Musned, - dyzet e pesë vëllime, - nuk do të gjesh në të një hadith të transmetuar nga Ali Ibn AbdilLah Ibn Xhaëfer ElMedinij kurrë, u zemërua Imam Ahmedi, vallë si ky Imam të përgjigjet, mbase u sprovua kur e pyetën, ai ka thënë: “Më burgosën saqë për pak sa nuk e humba shikimin dhe isha afër vdekjes.” Nëntë muaj i hedhur në një gropë si pus, ai tha: “Për pak sa nuk e humba shikimin”, kjo është ajo që shkaktoi përgjigjen, dhe pasi doli ai nuk u mjaftoi, - Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë, - sepse ai u përgjigj, vetëm se ai filloi të përhapë disa hadithe të gabuara, dhe për këtë gjë kur iu kërkua të kthehet ai u pendua nga ato dhe u kthye, e për këtë nuk është transmetuar nga Imam Ahmedi që ta ketë bërë bidatçi, pra ai këshillohet sikurse e thamë, njeriu mund të gabojë, të rrëshqasë dhe i kërkohet të kthehet nga kjo, nëse kthehet, lavdërimi i takon Allahut, e nëse njeri kundërshton një nga bazat e Ehli Sunnetit, shkëputet.

Po e tillë është ajo që përmend Shejhu i Islamit, - Allahu e mëshiroftë, - dhe të tjerë se disa njerëz mendojnë se shpikja në Fe është vetëm atëherë kur kundërshton një bazë të Sunnetit, po, kjo është e dukshme, por mbetet një çështje tjetër, e cila është se njeriu mund të kundërshtojë në një çështje të pjesshme, pra nuk është nga bazat e Ehli Sunnetit, mirëpo ai ngre flamujt e dashurisë dhe urrejtjes mbi bazë të kësaj, këtu ai bashkëngjitet me bidatçijtë dhe del nga Sunneti, sepse ai dashurinë dhe urrejtjen e ka ngritur mbi diçka që nuk lejohet, dashuria dhe urrejtja është ngritur mbi të. Qartë!

🎙 Marrë nga adresa e Alameh, Dr. ABDULLAH IBN ABDURRAHIM EL-BUHARI, - Allahu i Lartësuar e ruajttë.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔗 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

03 Nov, 19:38


🔑🚪JI ÇELËS QË ZHBLLOKON TË MIRËN DHE MOS E LEJO VETEN TË JESH ÇELËS QË ZHBLLOKON TË KEQEN

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

إن من الناس مفاتيح للخير مغاليق للشر وإن من الناس مفاتيح للشر مغاليق للخير. فطوبى لمن جعل الله مفاتيح الخير على يديه وويل لمن جعل الله مفاتيح الشر على يديه.

“Vërtet, në mesin e njerëzve ka nga ata që janë çelësa të hapjes së të mirës dhe të bllokimit të së keqes.

Dhe vërtet, në mesin e njerëzve ka nga ata që janë çelësa të hapjes së të keqes dhe të bllokimit të së mirës.

Lum për atë që Allahu i bën çelësat që hapin të mirën përmes duarve të tij.

E mjerë për atë që Allahu i bën çelësat që hapin të keqen përmes duarve të tij.”

📚 Ibn Maxheh, nr. 237, dhe e ka vlerësuar hasen Shejh El Albani, Allahu e mëshiroftë.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

03 Nov, 08:28


📜 PËRPJEKJA PËR TË NDALUAR PËRÇARJEN ËSHTË PREJ LLOJIT MË TË MIRË TË XHIHADIT

📝 Shejh Alameh AbduRrahman Ibn Nasir Es-Saëdij, Allahu e mëshiroftë, (1376 H) ka thënë:

وهل السعي في جمع كلمتهم وإزالة ما بينهم من الشقاق المبني على ذلك الأصل الباطل، إلا من أفضل الجهاد في سبيل الله وأفضل الأعمال المقربة إلى الله؟

“A nuk është përpjekja për unitetin e muslimanëve dhe përpjekjet për eliminimin e të gjitha mosmarrëveshjeve që ngrihen mbi parime të kota mes tyre, prej llojit më të mirë të xhihadit në rrugën e Allahut dhe veprave më të mira që na afrojnë tek Allahu?”

📚 Tejsirul Kerimir Rrahman, Sure ErRrum, Ajeti 32.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

02 Nov, 07:04


ATA JANË TË GJITHË NË XHENNET

Dhjetë të Përgëzuarit me Xhennet janë:

قال رسول الله ﷺ :

أبو بكر في الجنة
و عمر في الجنة
و عثمان في الجنة
و علي في الجنة
و طلحة في الجنة
و الزبير في الجنة
و عبد الرحمن بن عوف في الجنة
و سعد بن أبي وقاص في الجنة
و سعيد بن زيد في الجنة
و أبو عبيدة بن الجراح في الجنة.

(صحيح الجامع، حديث رقم ٥٠)

💢 Mësoni përmendësh emrat e tyre, Allahu ju begatoftë të gjithëve!

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

1⃣. Ebu Bekri është në Xhennet.

2⃣. Umeri (Ibn Hattab) është në Xhenet.

3⃣. Uthmani është në Xhennet.

4⃣. Aliu është në Xhennet.

5⃣. Talha (Ibn Ubejdil-Lah) është në Xhennet.

6⃣. Ez-Zubejr (Ibnul Auuam) është në Xhennet.

7⃣. Abdur Rrahman Ibn Auf është në Xhennet.

8⃣. Saëd Ibn Ebi Uekkas është në Xhennet.

9⃣. Seid Ibn Zejd është në Xhennet.

🔟. Ebu Ubejdeh Ibnul Xherrah është në Xhennet.

📚 E transmetoi Ahmedi dhe EdDija ElMakdisij nga Seid Ibn Zejd radijAllahu anhu, dhe Tirmidhiu nga AbduRrahman Ibn Auf radijAllahu anhu. E vlerësoi sahih Shejh El-Albani, Allahu e mëshiroftë, në Sahihu’l Xhamië, nr. 50.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

01 Nov, 11:50


🚧🚦🛖 VONIMI I PENDIMIT !

Imami Ibn Rexheb El Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

تأخير التوبة في حال الشباب قبيح ، ففي حال المشيب أقبح وأقبح ، اللهم ألهمنا رشدنا.

“Vonimi i pendimit në moshë të re është gjë e shëmtuar.
Por vonimi i pendimit në pleqëri është edhe më i shëmtuar.
O Allah, na frymëzo udhëzimin dhe suksesin!”

📚 Letaifu’l Mearif, faqe 737.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

01 Nov, 06:48


🧶🧵ÇDO BELA QË I NDODH BESIMTARIT

🎙Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

وكل ما يصيب المؤمن من الشر فإنما هو بذنوبه.

“Çdo gjë e keqe që i ndodh besimtarit shkaktohet nga gjynahet që ai ka bërë.”

📚 Xhami’ul Mesail, 6/274.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

31 Oct, 18:38


🛡 QËNDRIMI ME XHEMATIN E MUSLIMANËVE DHE RREZIKU I PËRÇARJES

🎙️  قال الإمام ابن باز رحمه الله:

ولا ريب أن هذا الموضوع موضوع جدير بالعناية، وهو موضوع خطير غلط فيه كثير من الناس، فشقوا العصا، وفرقوا الجماعة، ووقعوا في معصية عظيمة وعواقب وخيمة وأضروا بالعالم ضررًا كثيرًا، والله عز وجل في كتابه العظيم وعلى لسان رسوله الكريم عليه الصلاة والسلام أمر جل وعلا بلزوم الجماعة وترك الفرقة. وسمعتم من الأدلة ما سمعتم ومن أهم ذلك قوله جل وعلا: {وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا}، وقوله سبحانه: {إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ}، وقوله سبحانه: {يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌ}، قال ابن عباس رضي الله تعالى عنهما: "تبيض وجوه أهل السنة والائتلاف، وتسود وجوه أهل البدعة والاختلاف"، والواجب على أهل الإسلام أينما كانوا أن يجتمعوا على الحق، وأن يلزموه، وأن يتواصوا به، وأن يتعاونوا على تحقيق الجماعة على طاعة الله ورسوله، وأن يحذروا أسباب الفرقة والاختلاف من الشحناء والعداوة والتهمة من بعضهم لبعض.

🎙️ lmam lbnu Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nuk ka dyshim se kjo temë (përçarja) është një temë që ia vlen t'i kushtohet vëmendje. Për shkak se kjo temë është tepër e rrezikshme. Shumë njerëz gabojnë në këtë çështje deri në atë pikë sa e thyejnë shkopin e unitetit dhe e përçajnë unitetin. Kanë rënë në mosbindje të madhe dhe pasoja të rënda. Kanë shkaktuar shumë dëme të mëdha në botë.

Allahu, Azze ue Xhel-le, në librin e Tij të Madh dhe përmes fjalëve të të Dërguarit të Tij Kerim, alejhissalatu uesselam, ka urdhëruar të qëndrohet me Xhematin dhe të braktisen ndarjet.

Dhe ju i keni dëgjuar argumentet e shumta, ndër argumentet më të rëndësishme në këtë çështje janë fjalët e të Lartë-Madhëruarit:

 {وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا}

“Dhe kapuni që të gjithë për litarin e Allahut (Kuranin dhe bashkimin në të  vërtetën), e mos u përçani (nga xhemati, duke u larguar nga bindja e Allahut dhe bindja e të Dërguarit, Rruga e Sahabëve)!” [Al Imran: 103].

Dhe fjala e të Lartësuarit:

{إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا لَسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ}

“Sigurisht, ata që u përçanë në fenë e tyre (me të cilën ishin të urdhëruar, për Teuhidin, Feja e vetme e Ibrahimit), e kundërshtuan atë dhe u shpërbënë në sekte e grupacione (si shkak i ndjekjes së pasioneve, bidateve e lajthitjeve, qofshin edhe nga ky umet), ti (O Muhammed) nuk ke të bësh aspak me ta (qofshin përçarësit apo të përçarët, sepse ata tashmë ndaj teje tregojnë kokëfortësi).” [El En’am: 159].

Dhe fjala e të Lartësuarit:

{يَوْمَ تَبْيَضُّ وُجُوهٌ وَتَسْوَدُّ وُجُوهٌ}

“Atë ditë kur do të ketë fytyra të bardha, të ndritshme dhe do të ketë edhe fytyra të zeza, të nxira.” [Ali lmran: 106].

Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, ka thënë: “(Atë ditë) zbardhen e ndrisin fytyrat e Ehlus Sunnetit dhe të unitetit, dhe nxihen fytyrat e Ehlu Bidaë dhe të përçarjes.

Pra, është detyrë për të gjithë popullin e Islamit kudo që të jenë të bashkohen në el-Hak duke iu përmbajtur asaj, të këshillojnë njëri-tjetrin me të dhe të bashkëpunojnë në realizimin e unitetit (el-Xhemat) bazuar në bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Ashtu sikurse është detyrë për ta që të ruhen nga shkaqet e përçarjes dhe të mosmarrëveshjes, siç janë dashakeqësia, urrejtja dhe armiqësia, si dhe akuzat (gënjeshtrat) nga disa prej tyre ndaj të tjerëve.”

✍🏼 Përktheu: AbdusSamed Meta

🗓 Tiranë, 28 Rabiu’l Ahir 1446 H / 31 Tetor 2024 M

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

31 Oct, 08:37


🔥 PËRULJA DHE POSHTRIMI PËR ATA QË NGUROJNË T’I KTHEHEN TË VËRTETËS

🌟 Alameh Shejh ABDULLAH IBN ABDURRAHIM EL BUHARIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

ثق تماما متى تكبّرت عن الرجوع إلى الحق أذلّك الله، وأهانك، وما ازددت من الناس أو عند الناس إلا ذُلاًّ ومهانةً، وكلما رجعت إلى الحق، ونصرت الحق، وقلت بالحق، واحتكمت إليه رفع الله من شأنك، وأعلى من ذكرك.

“JI I SIGURT PLOTËSISHT!

Sa herë që të tregohesh kryeneç për t’u kthyer tek e vërteta, Allahu do të të përulë dhe do të të poshtërojë!
Po kështu, qëndrimet e njerëzve ndaj teje nuk do të shtohen veç me përbuzje dhe përçmim!

Por, kur kthehesh tek e vërteta, ta përkrahësh të vërtetën, ta thuash të vërtetën dhe të gjykosh me të, Allahu do të të ngre në gradë dhe do ta lartësojë famën tënde.”

🧩 Sherh Risaleh Adab el Mual’limin ue el Muteal’limin
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

26 Oct, 04:50


📚 PREZANTIMI NË MEXHLISET E ULEMAVE

🎙️ قال إبراهيم بن حبيب بن الشهيد:

قال لي أبي: يا بني، إيت الفقهاء والعلماء، وتعلم منهم، وخذ من أدبهم وأخلاقهم وهديهم، فإنَّ ذاك أحبُّ إليَّ لك من كثير من الحديث.

📚 الجامع لأخلاق الراوي وآداب السامع (١/٨٠)

☝️ Ibrahim Ibn Habib Ibnush Shehid ka thënë:

“Babai më ka lënë amanet: - O biri im, eja te fukahatë dhe dijetarët, mëso prej tyre dhe merr nga sjelljet, morali dhe udhëzimet e tyre. Sepse kjo është më e dashur tek unë për ty sesa transmetimi i shumë haditheve.”

📘 El Xhami’ Li Ahlakir Raui ue Adabis Sami’, 1/80.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

25 Oct, 16:31


🚅🚊MORALI I SELEFËVE

سب رجل الإمام وكيع رحمه الله؛ فلم يجبه فقيل له: ألا ترد عليه؟ قال: ولم تعلمنا العلم إذاً.

(روضة العقلاء ، ص١٦٦)

“Një herë një burrë fyen Imam Uekinë, Allahu e mëshiroftë, por ai nuk i kushtoi vëmendje. Dikush nga të pranishmit pyeti: A nuk po i përgjigjesh?

Ai tha: “Atëherë, përse kemi kërkuar diturinë?!”

📚 Reudatul Ukala, faqe 166.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

25 Oct, 04:39


📖 MËSIMI PËRMENDËSH I KURANIT

☀️ Është transmetuar nga AbdAllah Ibn Amër, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

يقال لصاحب القرآن اقرأ وارتق ورتل كما كنت ترتل في الدنيا فإن منزلتك عند آخر آية تقرأ بها.

“Do t’i thuhet ndjekësit të Kuranit: “Lexo dhe ngjitu! Lexoje me tertil ashtu siç e lexoje me tertil në dynja. Sepse me të vërtetë pozita jote do të jetë te Ajeti i fundit që lexon.” [Tirmidhi dhe Ebu Daud]

🌿 Imam El Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

واعلم أن المراد بقوله: "صاحب القرآن" حافظه عن ظهر قلب على حد قوله صلى الله عليه وسلم : يؤم القوم أقرؤهم لكتاب الله. أي أحفظهم، فالتفاضل في درجات الجنة إنما هو على حسب الحفظ في الدنيا، وليس على حسب قراءته يومئذ واستكثاره منها كما توهم بعضهم، ففيه فضيلة ظاهرة لحافظ القرآن، لكن بشرط أن يكون حفظه لوجه الله تبارك وتعالى، وليس للدنيا والدرهم والدينار، وإلا فقد قال صلى الله عليه وسلم: أكثر منافقي أمتي قراؤها.

“Dije se kuptimi i fjalës së tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, “Ndjekësi i Kuranit” (صاحب القرآن) është personi që e mëson atë përmendësh, siç gjendet në fjalën e tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Le t’u prijë njerëzve në namaz ai që është më i ditur për Librin e Allahut.” Domethënë, ai që di më shumë përmendësh.

Pra, nivelet e gradave në Xhennet do të jenë sipas mësimit përmendësh në dynja, jo me leximin dhe sasinë e leximit siç mendojnë disa njerëz.

Në këtë hadith jepet qartë vlera që ka mësimi përmendësh i Kuranit. Mirëpo, me kusht që ta mësojë përmendësh për Fytyrën e Allahut Tebareke ue Teala, jo për synimet e kësaj dynjaje, të dirhemit dhe të dinarit. Sepse Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Shumica e hipokritëve të Umetit tim janë lexues (hafiza) të Kuranit.”

📚 Silsileh El Ehadith Es Sahihah, nr. 2240.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

24 Oct, 06:55


🌎 MERRNI TË TËRË DYNJANË

🌕 Është transmetuar nga Ubejdil-Lah Ibn Mihsan el Ensari, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

مَنْ أَصْبَحَ مِنْكُمْ آمِنًا فِي سِرْبِهِ مُعَافًى فِي جَسَدِهِ عِنْدَهُ طعام يَوْمِهِ فَكَأَنَّمَا حِيزَتْ لَهُ الدُّنْيَا.

“Kush gdhin në siguri në banesën dhe familjen e tij, me shëndet në trupin e tij dhe ka ushqim për atë ditë, është sikur ka marrë të tërë dynjanë.”

📚 E transmetoi Buhari në El Edebul Mufred, nr. 300.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

─━─━─━ ◆ ━─━─━─

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

23 Oct, 09:14


📚 TË FOKUSOHEMI NË MEMORIZIMIN E KURANIT

✍🏼 Imami RABIË IBN HADIJ UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

أقبلوا على حفظ القرآن واستغلوا أوقاتكم في حفظه ثم حفظ السنة، ثم حفظ ما تيسر من المتون التى ذكرتها لكم، ثم تلقي العلم على العلماء والسير على هذا المنوال وفي هذا المنهج الواضح الطيب، وبعد ذلك تصبحون أنتم رجال الأمة، وأنتم إن شاء الله تقودونهم إلى الخير بالعلم والحجة والبرهان والتربية الصحيحة.

“Përqendrohuni në mësimin përmendësh të Kuranit, shfrytëzojeni kohën tuaj për ta mësuar përmendësh atë, pastaj mësoni përmendësh hadithin, pastaj mësoni përmendësh tekstet e shkurtra të librave që i përmendëm. Pastaj merrni dituri nga ulemaja dhe vazhdoni në këtë rrugë dhe menhexh të qartë, të mirë.

Pas kësaj, do të bëheni shembull për njerëzit dhe in sha Allahu do të jeni ju ata që do t’i udhëhiqni në rrugën e mirësisë me dituri, argumente dhe fakte, si dhe me terbijjen e saktë.”

📚 El Lubab min Mexhmuë Nesaih uet Teuxhihat Shejh Rabië Lish Shebab, faqe 197.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

23 Oct, 06:39


♻️📍 ETIKA KUR NDODH GROMËSITJA NË NAMAZ

🎙️ قال الإمام أحمد في رواية أبي طالب:

إذا تجشأ الرجل وهو في الصلاة، فليرفع رأسه إلى السماء حتى يذهب الريح، فإذا لم يرفع رأسه أذى من حوله من ريحه.

(الآداب الشرعية ٢/٣٢٩)

✍🏼 Imam Ahmedi, në transmetimin që sjell Ebu Talib, ka thënë:

“Nëse dikush gromësit gjatë namazit (me xhemat), ai duhet të ngrejë kokën lart derisa të zhduket era (e gromësirës). E nëse nuk e ngre kokën, do të shqetësojë njerëzit përreth për shkak të erës.”

📚 El Adab Esh Sher’ijjeh, 2/329.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Oct, 07:47


🤲🏼 LUTJU ALLAHUT DIREKT

قال الشيخ محمد بن صالح العثيمين رحمه الله :

‏إذا أردت الدُّعاء فادع الله بنفسك ، لا تعتمد على غيرك ؛ لأنَّ دُعاءك الله عبادة ، وربما يحدث لقلبك من الإنابة إلى الله والرجوع إليه ، والافتقار إليه ما هو أفضل بكثير من إجابة دعوتك التي تُريد .

أحكام القرآن : ١ / ٢٥٠

✍🏼 Imami Shejh Muhammed Ibn Salih El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nëse dëshiron të lutesh, atëherë lutju Allahut drejtpërsëdrejti, mos u bazo te njerëzit e tjerë, sepse lutja jote drejtuar Allahut është adhurim.

E ndoshta në zemrën tënde do të shfaqet një përpjekje për t’u penduar dhe për t’u kthyer në rrugën e Allahut të Lartë-Madhëruar, dhe gjithashtu do të lindë një ndjenjë e nevojës së madhe për Të, e cila është shumë herë më me vlerë sesa realizimi i lutjes tënde.”

📚 Ahkamul Kuran, 1/250.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

22 Oct, 04:35


🌠💫📚 LLAMBA E ULEMAVE PËR NJERËZIT

💎 Sufjan Ibn Ujejnah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Vërtet, dijetarët janë si llambat, kushdo që i vjen atij do të fitojë dituri pa ia pakësuar as sadopak diturinë, ashtu si ai që ndez një llambë nuk ia pakëson dritën aspak.”

📚 El-Ikdu’l Ferid, 2/83.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

─━─━─━ ◆ ━─━─━─

‏قال سفيان بن عيينة رحمه الله:

إنما العالم مثل السراج: من جاءه اقتبس من علمه، ولا ينقصه شيئا، كما لا ينقص القابس من نور السراج شيئا.

العقد الفريد، ٨٣/٢

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

21 Oct, 11:27


☎️💥 NJË BOJKOT I DUHUR ËSHTË NJË VEPËR ADHURIMI, NUK DUHET TË JETË PËR SHKAK TË INTERESAVE PERSONALE

Shejhu i Islamit, Ibn Tejmijjah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

فالهجرة اﻟﺸﺮﻋﻴﺔ ﻫﻲ ﻣﻦ اﻷﻋﻤﺎﻝ اﻟﺘﻲ ﺃﻣﺮ اﻟﻠﻪ ﺑﻬﺎ ﻭﺭﺳﻮﻟﻪ. ﻓﺎﻟﻄﺎﻋﺔ ﻻ ﺑﺪ ﺃﻥ ﺗﻜﻮﻥ ﺧﺎﻟﺼﺔ ﻟﻠﻪ ﻭﺃﻥ ﺗﻜﻮﻥ ﻣﻮاﻓﻘﺔ ﻷﻣﺮﻩ ﻓﺘﻜﻮﻥ ﺧﺎﻟﺼﺔ ﻟﻠﻪ ﺻﻮاﺑﺎ.

“Bojkoti i ligjëruar është një nga veprat që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Pra, (kryerja) bindja duhet bërë sinqerisht vetëm për Allahun dhe në të njëjtën kohë në përputhje me urdhrin e Tij, pra të jetë e sinqertë për Allahun dhe e saktë sipas Sunnetit.

ﻓﻤﻦ ﻫﺠﺮ ﻟﻬﻮﻯ ﻧﻔﺴﻪ ﺃﻭ ﻫﺠﺮ ﻫﺠﺮا ﻏﻴﺮ ﻣﺄﻣﻮﺭ ﺑﻪ: ﻛﺎﻥ ﺧﺎﺭﺟﺎ ﻋﻦ ﻫﺬا. ﻭﻣﺎ ﺃﻛﺜﺮ ﻣﺎ ﺗﻔﻌﻞ اﻟﻨﻔﻮﺱ ﻣﺎ ﺗﻬﻮاﻩ ﻇﺎﻧﺔ ﺃﻧﻬﺎ ﺗﻔﻌﻠﻪ ﻃﺎﻋﺔ ﻟﻠﻪ.

Kështu që njerëzit që kryejnë hexhrin për shkak të dëshirave të tyre, ose bojkotojnë për (arsye) që nuk janë të urdhëruara (jo sheriatike), ata kanë dalë jashtë kësaj (bindjeje). Në fakt, të shumta janë veprimet që kryejnë njerëzit sipas dëshirave të tyre, (edhe pse) mendojnë se po i bëjnë ato si një formë bindjeje ndaj Allahut.

والهجر ﻷﺟﻞ ﺣﻆ اﻹﻧﺴﺎﻥ ﻻ ﻳﺠﻮﺯ ﺃﻛﺜﺮ ﻣﻦ ﺛﻼﺙ ﻛﻤﺎ ﺟﺎء ﻓﻲ اﻟﺼﺤﻴﺤﻴﻦ ﻋﻦ اﻟﻨﺒﻲ ﺻﻠﻰ اﻟﻠﻪ ﻋﻠﻴﻪ ﻭﺳﻠﻢ ﺃﻧﻪ ﻗﺎﻝ: «لا يحلُّ لمسلمٍ أنْ يهجُرَ أخاهُ فوق ثلاثٍ ، يلتقيانِ فيصُدُّ هذا ويصُدُّ هذا وخيرُهما الذي يبدأُ بالسلامِ.»

Hexhri për shkak të interesave personale nuk duhet bërë më shumë se tre (ditë). Siç është përmendur në dy Sahihet (Buhari dhe Muslim), se Pejgamberi ﷺ, ka thënë:

«لا يحلُّ لمسلمٍ أنْ يهجُرَ أخاهُ فوق ثلاثٍ، يلتقيانِ فيصُدُّ هذا ويصُدُّ هذا وخيرُهما الذي يبدأُ بالسلامِ.»

“Nuk i lejohet muslimanit të mos e përshëndesë vëllanë e tij më shumë se tre (ditë), dhe kur takohen të dy del se njëri largohet dhe tjetri nguron të takohet. Më i miri prej të dyve është ai që fillon me selamin (e thyen bojkotin).”

ﻓﻠﻢ ﻳﺮﺧﺺ ﻓﻲ ﻫﺬا الهجر ﺃﻛﺜﺮ ﻣﻦ ﺛﻼﺙ.

Pra, nuk ka lejesë për këtë lloj hexhri për më shumë se tre ditë.”

📚 Mexhmu’ul Fetaua, 28/207.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

21 Oct, 05:50


💎 TRAJTIMI I BUKUR I EHLUS SUNNETIT

✍🏼 Imami UBEJD IBN ABDIL-LAH EL-XHABIRIJ, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

أهل السنة وأهل السلف :
لا يستعجلون، ولا يأخذهم الطيش، ولا الشطط، يوصي بعضهم بعضا بالصبر
ينالهم ما ينالهم من اﻷذى، ومع هذا يصبرون ويصابرون ويتواصون بالصبر.

“Ehlus Sunneti dhe Ehlus Selef:

Ata nuk janë të nxituar. Ata nuk janë të pamatur. Ata nuk i tejkalojnë kufijtë. Ata e porosisin njëri-tjetrin për durim.

Atyre u ndodh ajo që i ka ndodhur prej shqetësimeve të ndryshme, por në të njëjtën kohë, ata qëndrojnë të duruar, të vetëpërmbajtur dhe gjithmonë këshillojnë për durim.”

📚 Ithaful Ukul, faqe 27.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Oct, 18:44


Ata që Allahu i ka mëshiruar nuk do të kenë mosmarrëveshje

Imam Umer Ibn Abdul Aziz dhe Imam Malik Ibn Enes, këta dy imamë kanë thënë:
أهل الرحمة لا يختلفون.
“Ata që janë të mëshiruar nuk kanë mosmarrëveshje.”

Kjo fjalë do të thotë se ata që janë të mëshiruar nga Allahu i Lartë-Madhëruar nuk kanë asnjë mospajtim që i dëmton. Andaj këshilla për selefijtë, është të bashkohemi, mos u përçani! Të frikësuar se do të privohemi nga mëshira e Allahut të Lartë-Madhëruar ndaj nesh, neudhubil-Lah! Të bashkohemi, le ta bëjmë këtë sinqerisht për Allahun! Ata që e kanë gabim, i ftojmë të pendohen tek Allahu, korrigjoni gabimet, mos vazhdoni të mbani përçarje, mosmarrëveshje!

Ata që janë të mëshiruar nga Allahu nuk kanë mosmarrëveshje që shkakton urrejtje, e cila shkakton armiqësi.

Shkroi: AbdusSamed Meta
E diel, 17 Rabi’ul Ahar 1446 H / 20 Tetor 2024 M

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Oct, 18:38


📚 DUHEN DETAJE TË QARTA

📝 Imami Shejh RABIË IBN HADIJ UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

فالصواب أنه لابد من تفسير الجرح المجمل كما هو الراجح عند أئمة النقد والجرح والتعديل ولا سيما في هذا الوقت الذي كثرت فيه الفتن والإشاعات والقيل والقال وكثرت فيه التعصبات ولاسيما إذا كان الجرح فيمن اشتهر بالسلفية.

“Pra, e sakta është se duhet detajuar xherhu (kritika) e natyrës së pashpjeguar. Sikurse është bërë e qartë kjo nga dijetarët kritikë, të Xherhut dhe të Taëdilit.

Sidomos në këtë kohë ku ka shumë fitne, thashetheme, kila ue kale (ky ka thënë, e ai ka thënë), përhapje të thashethemeve dhe një shtim të qëndrimeve fanatike të verbëra.

Kjo është më se e nevojshme kur kritika i drejtohet dikujt që shquhet me selefizëm.

📋 El Mexhmu’ul Uadih fii er Red ala Falih (Përmbledhja e qartë në refuzimin ndaj Falihut).
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Oct, 18:10


✔️⚠️ VDEKJA ËSHTË E SIGURT, POR SHKUJDESJA VAZHDON ENDE

🔅 Imam Abdul Aziz Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

قد يكون الأجل قد قرب ودنا وأنت في غفلة، قد يصبح الإنسان ولا يمسي. ويمسي ولا يصبح، وقد ينام ولا يقوم، فَالعاقل والحازم هو الذي يعد العدة دائمًا، ويكون دائمًا على حذر وإعدادٍ للآخرة.

شرح رياض الصّالحين (٢٤٥/١)

“Mund të ndodhë që vdekja është afër dhe do të vijë, ndërsa ju jeni në neglizhencë. Ndonjëherë dikush gdhin në mëngjes, por nuk e sheh pasditen (sepse vdekja e merr), dhe anasjelltas, ai është pasdite, por nuk e sheh mëngjesin. Ndonjëherë dikush fle dhe nuk zgjohet më. Kështu që një person i mençur dhe i fortë gjithmonë pajiset (me vepra të mira), dhe është gjithmonë vigjilent dhe i përgatitur për ahiretin.”

📘 Sherh Rijadu’s Salihiin, 1/245.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

20 Oct, 07:51


⛓️ Seri Pyetje dhe Përgjigje të Përgjithshme me Imamin Salih El Feuzan, Allahu e ruajttë (15)

A është kafir ai që pi alkool?

Pyetja:

Allahu të dhëntë të mira, Shejhu i Nderuar. Dikush pyet: Duam një sqarim në lidhje me fjalën e Pejgamberit ﷺ:
«شارب الخمر كعابد وثن.»
“Ai që pi pije alkoolike është si adhuruesi i idhullit.”¹ Dhe për fjalën e tij ﷺ:
«لا يدخل الجنة مدمن خمر.»
“Nuk do të hyjë në Xhennet ai që vazhdon të pijë hamr (pije dehëse, vdes pa u penduar).”² A nuk janë të gjitha këto argumente se ai që pi alkool është kafir, sepse nga Xhenneti është i ndaluar dhe është përngjasuar me adhuruesin e idhullit?

📌 Përgjigje:

Jo. Këtu hadithet përfshihen në temën e kërcënimit (për vepruesit e gjynaheve të mëdha). Ai nuk është mohues për shkak të argumenteve të tjera që faktojnë se vepruesi i gjynaheve të mëdha, poshtë shirkut, nuk bën kufër. Alkooli është prej gjynaheve të mëdha që janë poshtë shirkut, pra, ai nuk bën kufër. Ne nuk mjaftohemi me këto argumente, por i bashkojmë (i mbledhim) ato me argumentet e tjera (që ju i përmendët), që argumentojnë se vepruesi i gjynahut të madh nuk bën kufër.³ Në kohën e Pejgamberit ﷺ, ai që pinte alkool sillej tek ai ﷺ dhe më pas e fshikullonin, zbatohej masa ndëshkuese ndaj tij. Po të kishte qenë kafir, do ta vriste dhe nuk do të mjaftohej vetëm me zbatimin e dënimit ndaj tij, sepse hududet, masat ndëshkuese, zbatohen ndaj muslimanëve që i meritojnë. Ndërsa personi që ka dalë nga Feja, ai vritet (d.m.th. nëse pirësi i alkoolit do të ishte kafir, sigurisht që nuk mjafton vetëm të goditet me kamxhik, por ai duhet vrarë. Në kohën e Pejgamberit ﷺ, ai zbatoi ligjin e fshikullimit ndaj pirësve të alkoolit).

#seripyetjepërgjigje

✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

✏️ Fusnotat:

1. E vlerësoi sahih Shejh El-Albani, Allahu e mëshiroftë, në Sahihul Xhamië, nr. 3701.

2. E vlerësoi sahih Shejh El-Albani, Allahu e mëshiroftë, në Sahih Ibn Maxheh, nr. 2737.

3. Përveç nëse vepruesi i gjynahut e beson të lejuar gjynahun që ka bërë. Atëherë, ky person dënohet se është jobesimtar, sepse bën të lejuar atë që Allahu e ka bërë të ndaluar.

─━─━─━ ◆ ━─━─━─

🇸🇦 Teksti në arabisht

أحسن الله إليكم صاحب الفضية هذا سائل يقول: نريد بيانا عن قوله ﷺ «شارب الخمر كعابد الوثن.» وقوله ﷺ «لا يدخل الجنة مدمن الخمر.» أليس في هذا أدلة على أنه كافر بتحريم الجنة عليه وتشبيهه بعابد الوثن؟

الجواب: لا هذا من باب الوعيد ولا يكفر لأدلة أخرى أن مرتكب الكبيرة التي دون الشرك لا يكفر والخمر من الكبائر التي دون الشرك فلا يكفر، ما نقتصر على هذه الأدلة بل نجمع بينها وبين الأدلة الأخرى التي تدل على أن مرتكب الكبيرة لا يكفر، وشارب الخمر، في عهد النبي ﷺ جيء به وجلد أقيم عليه الحد ولو كان كافرا لقتله ولم يكتفي بإقامة الحد عليه فالحدود إنما تقام على المسلمين أما المرتد فإنه يقتل.

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

19 Oct, 09:39


📢 DREJTËSIA MË E MADHE

Imami Ibn Ebil Izz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

أظلم الظلم على الإطلاق الشرك، وأعدل العدل التوحيد.

“Absolutisht, padrejtësia më e madhe është shirku, ndërsa drejtësia më e madhe është Teuhidi (Veçimi i Allahut me adhurimin).”

📚 Sherh El-Akideh Et-Tahauijeh, 1/41.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

19 Oct, 06:28


🔗 NDËSHKIM I DHEMBSHËM

✍🏼 Imam Malik Ibn Dinar, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

ما عاقب الله تعالى قلباً بأشدّ مِن أن ينزع منه الحياء.

“Allahu i Lartësuar kurrë nuk e dënon zemrën e një personi me një dënim më të dhembshëm sesa largimi i turpit nga ajo zemër.”

📚 Vërejtje ndaj të mashtruarve, 186.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Oct, 19:48


🌻 SINQERITETI I VËRTETË

Imami Ibn Kajjim El-Xheuzijeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

الإخلاص أن لا تطلب على عملك شاهدا غير الله، ولا مجازيا سواه. ‎

“Sinqeriteti është që të mos kërkosh dëshmitarë për veprat tuaja pos Allahut dhe të mos prisni që t’ju ​​shpërblejë askush tjetër pos Tij.”

📚 Medarixhus Salikin, 2/92.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

18 Oct, 12:51


⏳️ ORA E PËRGJIGJES DITËN E XHUMA

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

يومُ الجمعةِ ثِنْتَا عشرةَ ساعةً ، منها ساعَةٌ لا يوجَدُ عبدٌ مسْلِمٌ يسألُ اللهَ فيها شيئًا إلَّا أتاهُ اللهُ إيَّاهُ ، فالْتَمِسوها آخِرَ ساعَةٍ بعدَ العصرِ.

“Dita e Xhuma është dymbëdhjetë orë, ndër to është një orë që nuk gjen rob musliman duke iu lutur Allahut për diçka, vetëm se Allahu do t’ia japë, prandaj kërkojeni atë në orën e fundit pas Asrit.”

📚 Sahihu’l Xhamië, 8190.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

17 Oct, 12:16


🍀 SHOQËROJE DITURINË ME VEPËR DHE SINQERITET TË ZEMRËS

‏قال الإمام ابن القيم رحمه الله:

لو نفع العلم بلا عمل لما ذمّ الله سبحانه أحبار أهل الكتاب، ولو نفع العمل بلا إخلاص لما ذمّ الله المنافقين.

الفوائد ص ٦٥

🎙 Imami Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Sikur dituria të kishte dobi pa vepruar me të, me siguri Allahu nuk do t’i qortonte dijetarët e ithtarëve të librit. Dhe sikur vepra të ishte e dobishme pa sinqeritetin, me siguri Allahu nuk do t’i qortonte hipokritët."

📚 El-Feuaid, faqe 65.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta

Hoxha AbdusSamed Meta

16 Oct, 10:30


🤲 KËRKOJI ALLAHUT QËNDRUESHMËRI!

✒️ Imami Shejh RABIË IBN HADIJ UMEJR EL MED’HALIJ, Allahu e ruajttë, ka thënë:

والمؤمن يخشى دائمًا أن تتغير حاله، فقد ثبت عن عائشة وأنس رضي الله عنهما: كان رسول الله صلَّى الله عليه وسلم يكثر أن يقول :

«يَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ ثَبِّتْ قَلْبِى عَلَى دِينِكَ.»

فقلت: يا رسول الله آمنا بك وبما جئت به فهل تخاف علينا؟

قال: «نعم إن القلوبَ بين أُصبُعينِ من أصابعِ الله -عز وجل- يُقلبُها كما يشاء.»

هذا والله هو الفقه: ألا يأمن الإنسان على نفسه، لأن «الشيطان يجري من ابن آدمَ مجرىٰ الدم.»

فليكن حارسًا لقلبه وعقله وعلمه حراسةً شديدة ,أشد مما يحرس مالَهُ وعِرضَه ومن أُسنِدَ إليه ولايةُ أمره، يجب أن يهتم بحراسة قلبه قبل كُلِّ شيء، {رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ}

“Besimtari duhet të shqetësohet gjithmonë se gjendja e tij mund të ndryshojë.

Është transmetuar nga Aishja dhe Enesi radij-Allahu anhuma se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, shpesh lutej me këtë dua:

«يَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ ثَبِّتْ قَلْبِى عَلَى دِينِكَ.»

“O Drejtuesi i zemrave (herë te bindja dhe herë te kundërshtimi) bëje zemrën time të qëndrueshme në Fenë Tënde (pa devijuar nga Feja e Drejtë).”

I thashë: “O i Dërguari i Allahut, ne besojmë në ty dhe në atë me të cilën ke ardhur, a je ende i frikësuar për ne?”

Ai tha:

«نعم، إن القلوب بين أصبعين من أصابع الله عز وجل يقلبها كيف يشاء.»

“Po, vërtet zemrat janë mes dy gishtave prej gishtave të Allahut, Azze ue Xhel-le, të cilat Ai i drejton si dëshiron.”

UAllahi, ky është fikhu (të kuptuarit e drejtë të Fesë):

Që askush të mos ndihet i sigurt për veten e tij, sepse shejtani qarkullon te biri i Ademit si qarkullimi i gjakut.

Ai gjithmonë duhet ta vëzhgojë zemrën, mendjen dhe diturinë (veprat) e tij me një mbikëqyrje të fortë, më shumë se mbikëqyrjen e pasurisë dhe të nderit të tij, si dhe të njerëzve nën udhëheqjen e tij.

Është detyrë që ai të ketë përparësi mbikqyrjen e zemrës së tij para çdo gjëje tjetër.

{رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ}

“(Të thelluarit në dijen thonë:) O Zoti ynë, mos na i devijo zemrat tona (nga e vërteta) mbasi na ke udhëzuar (na bëj të qëndrueshëm në Rrugën Tënde të Drejtë, të udhëzuar dhe udhëzues), na dhuro nga mirësia Jote mëshirë të madhe (sukses dhe qëndrueshmëri), sepse vërtet Ti je Dhuruesi i Madh.” [Ali Imran: 8.]

📚 Mirë se erdhe, o kërkuesi i diturisë. Faqe 75.
✍️ Përktheu: AbdusSamed Meta

🔰 https://t.me/AbdusSamed_Meta