Udha e Besimtarëve

@udhaebesimtareve


Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:26


📜 Porosi për nxënësin e dijes

Nxënësi duhet të përfitojë nga mësuesi i tij rregullat dhe parimet, pastaj ai duhet të vazhdojë vetë në lexim dhe kërkim.

Prof. Dr. Muhamed Ebu Musa thotë:

"Nëse do të kesh nevojë për mësues gjatë gjithë jetës tënde, atëherë i bie të jesh nga njerëzit me nevoja të veçanta."

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:26


https://youtu.be/cXCdpYEfDJc?si=k-BlLlbywJJfYRUW

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:26


Teksti i videos: Kuptimi i vërtetë i Islamit

Islami është feja e Zotit të Madhëruar, dhe nuk pranon tjetër fe përveç kësaj feje (Islamit). "Feja (e pranuar) tek Zoti është Islami". Ibrahimi (paqja qoftë mbi të) ishte mysliman. Pra babai i profetëve ishte mysliman. Nuhu (paqja qoftë mbi të) ishte mysliman. Ademi (paqja qoftë mbi të) ishte mysliman. Musa (paqja qoftë mbi të) ishte mysliman. Isa (paqja qoftë mbi të) ishte mysliman. Pra, feja tek Zoti është një, dhe ajo është Islami. Allahu i Madhëruar thotë: "Ibrahimi nuk ishte as hebre dhe as i krishterë, por ishte një besimtar i pastër (nga idhujtaria) dhe mysliman dhe nuk ishte nga idhujtarët.” Është vërtetuar përmes fletushkës së saktë nga Mea’meri e ky nga Hemam ibn Munebih, nga Ebu Hurejra se Profeti (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) ka thënë: "Profetët janë vëllezër me nëna të ndryshme. Feja e tyre është një dhe ligjet e tyre janë të ndryshme". Kjo do të thotë se feja e vetme e pranuar nga Zoti është Islami. Prandaj, themi se feja e vetme që Zoti i Madhëruar e pranon është Islami.
Feja e të gjithë profetëve ishte Islami, dhe secili profet erdhi me fenë e Islamit. Judaizmi është religjion dhe ligj, por religjioni i tij është Islami ndërsa ligji i tij është ligji i Musait (paqja qoftë mbi të). Krishterimi, në esencë, është Islami dhe ligji i tij është ligji i Isait (paqja qoftë mbi të). Isai tha: "Dhe unë erdha për t'ju lehtësuar disa prej asaj që ju ishte ndaluar". "Unë ju kam sjellë një shenjë nga Zoti juaj, kështu që frikësojuni Zotit dhe binduni". Prandaj, këto fe nuk duhet të përkufizohen si "fe qiellore". Kjo është një çështje e rëndësishme që shkakton konfuzion sot. Disa thonë "fetë qiellore" ose "fetë abrahamike". "Ibrahimi nuk ishte as hebre dhe as i krishterë, por ishte një besimtar i pastër (nga idhujtaria) dhe mysliman. Këto fe nuk janë fe qiellore. Po, ato janë fe që i atribuohen popujve të tyre ose profetëve të tyre, por nuk janë fe qiellore. Feja qiellore që i bashkon të gjithë është Islami. Prandaj, mos thoni "fe qiellore" dhe mos mendoni se ka ndonjë fe tjetër të vërtetë përveç Islamit.
Allahu i Madhëruar thotë: "Feja (e pranuar) tek Zoti është Islami". Gjithashtu ka thënë: "Dhe kush kërkon një fe tjetër përveç Islamit, nuk do ti pranohet dhe në botën tjetër do të jetë ndër të humburit". Për këtë arsye, është përhapur një keqkuptim i Islamit tek disa kur thonë "fetë qiellore", por jo, Islami është një. Të gjithë profetët ishin në një fe, cila ishte kjo fe? Është nënshtrimi ndaj Zotit me teuhid, dorëzimi ndaj Tij me bindje (duke iu bindur Allahut dhe të dërguarit që u dërgua tek njerëzit) dhe distancimi nga shirku dhe ithtarët e tij.
Nënshtrimi ndaj Zotit me teuhid, do të thotë të dorëzosh fytyrën dhe zemrën tënde tek Zoti Një dhe i Vetëm, pa adhurim ndaj dikujt tjetër përveç Zotit. Dhe duhet të dish se Ai, i Lartësuari, është Zoti i vetëm që kontrollon gjithçka dhe askush nuk mund të jetë ortak me të në sundimin e Tij.
Askush tjetër nuk mundet ta lëvize universin, mbretërinë, qiellin, tokën, detin ose malin përveç Zotit të Madhëruar. "Ajo që dëshiron Allahu ndodh, dhe ajo që Ai nuk dëshiron nuk mund të ndodhë". Kjo është doktrina e dorëzimit ndaj Allahut përmes njëshmërisë së Tij në rububijje (Zotërim) dhe ibadet (adhurim). Dorëzimi ndaj Allahut nënkupton bindjen ndaj urdhrave të Tij ashtu siç kanë ardhur në Librin e Tij ose përmes të Dërguarit të Tij.
Heqja dorë nga shirku dhe ithtarët e tij është detyrë e domosdoshme. Shirku është një padrejtësi e madhe ndaj Allahut të Lartësuar, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar: "Vërtet, shirku është një padrejtësi e madhe".
Kushdo që i bën shirk Zotit, ka bërë padrejtësi ndaj Tij, prandaj ai që bën shirk, duhet të distancohemi nga kjo padrejtësi e tij.
Përshtati: Fatjon Isufi

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:26


📜 Kushdo që është i qëndrueshëm, do të korrë frytet e qëndrueshmërisë së tij.

Sheikh Mukbil el-Wadi'i el-Jemeni (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

"Gjatë predikimit të së premtes, më vinin në xhami katër ose pesë persona, dhe nuk e dija se si tu drejtohesha: 'O ju njerëz, kini frikë Allahun', apo të thoja: 'O xhaxha Salihu, o ti filan, dhe o ti filan, kini frikë Allahun!'"

El-Vasabi ka thënë:

Ata filluan të shtoheshin rreth Shejhut, deri sa numri i studentëve që ndiqnin mësimet e tij në Dar el-Hadith arriti mbi njëqind mijë!

✍🏻 Murad Ibrahimi

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:26


Çfarë duhet të kemi parasysh kur ulemi me shoqërinë!

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:26


Pyete veten gjithmonë: A jam gati për takimin me Allahun e Lartësuar?

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:25


Ibn Tejmije kur flet për luftën kundër Tatarëve, tregon për ndikimin e hipokritëve, duke thënë:

Allahu i Lartësuar zbriti suren ‘Et Tevbe’, e cila quhet ‘ekspozuesja’, sepse i ekspozoi hipokritët.
Ibn Abasi ka thënë: 'Ajo është ekspozuesja, pasi vazhdonte të zbriste me fjalët ‘dhe ka prej tyre, dhe ka prej tyre’ aq sa hipokritët menduan se nuk do të mbetej askush pa u përmendur në këtë sure'.

El-Mikdad ibn el-Esved ka thënë: 'Ajo është hulumtuesja, sepse hulumton të fshehtat e hipokritëve'.
Katade ka thënë: 'Ajo është diskretituesja, sepse diskretiton turpet e hipokritëve'.
Nga Ibn Is'hak ka thënë: 'Ajo është trazuesja'. Diskretituesja dhe trazuesja janë të ngjashme.
Nga Ibn Omeri: 'Ajo është kuruesja, sepse kuron nga sëmundja e hipokrizisë. Thuhet: "I sëmuri është kuruar kur shërohet"'

📚 El Ukud ed Durije fq 187

➡️ Nga përsiatja mbi suret e Kuranit, shohim një lidhje mes përmendjes së hipokritëve dhe qëndrimeve të tyre të turpshme gjatë betejave:

🔸 Beteja e Uhudit në suren Al Imran, surja Tevbe për ngjarjet e Betejës së Tebukut dhe surja Ahzab për Betejën e Hendekut.
🔸 Kjo ndodh sepse hipokrizia del në pah gjatë kohëve të trazirave dhe përballjes me jobesimtarët❗️

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:25


https://youtu.be/wHEsXkTzBw4?si=KN68HHwLGuo2bz-3

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:25


Teksti i videos:

Këtë hadith nuk arrita ta kuptoj mire, vetëm pas një historie që e dëgjova nga një person bashkëkohor që m'u tregua nga fqinj i tij. Ai tregon se ky fqinji ishte djalë i ri që nuk e njihte namazin, konsumonte alkool dhe ishte i përfshirë në shumë vese të tjera të këqija.
Ai thotë: Pastaj papritur ai do të ishte më i miri mes nesh në prefeksionimin e namazit të tij, madje deri aty sa qëndronte në xhami deri në kohën e duhasë (paradites), pra deri rreth orës nëntë.
I habitur nga ndryshimi i tij, i thashë: "Çfarë të ndodhi?" Ai më tha: "Këtë namaz, unë nuk e njihja më parë." Dhe përshkroi gjendjen e tij të mëparshme, pra një gjendje të keqe. Ai tha: "Një natë, aty nga fundit të natës, me ezanin e sabahut, dola në një natë të ftohtë dimri. Kisha veshur një pallto të trashë dhe dola për të blerë pak bukë me paratë e pakta që kisha.
Jo se kisha nevojë për bukë, por sepse në shtëpi mbaja alkool dhe nuk mund ta pija atë pa qenë i ngopur. Dola për të blerë bukë për këtë qëllim. Në rrugë, pashë një qen të vogël që dridhej nga uria dhe i ftohti." Ai tha: "Në zemrën time ndjeva mëshirë për të, e mora në pallton time dhe e ngroha. Harrova qëllimin për të cilin kisha dalë dhe bleva qumësht. E çova atë në shtëpi dhe i dhashë të pinte qumësht. Qeni u ngop dhe u ngroh, dhe u qetësua. Ndërsa unë hyra brenda në dhomë dhe fjeta. Kur u zgjova, zemra ime nuk e duronte më alkoolin." Ai tha: "Sikur dëshira për alkoolin u hoq nga zemra ime. Prej kësaj fjale unë arrita ta kuptoj këtë hadithin e gruas lavire të beni Israilëve që i kishte dhënë qenit të pinte ujë. Pra, kjo grua nga Beni Israilët që ishte e përfshirë në prostitucion, duhet ditur se ajo që meret me diçka të tillë, nuk e ka të lehtë të heqë dorë nga kjo praktikë brenda një dite dhe një nate.
Pasi shpirti i saj ishte mësuar të kënaqej në mënyrë të paligjshme, nuk ishte e lehtë të hiqte dorë nga kjo në një çast. Por ai tha: "U hoq nga zemra ime," pra për shkak të mëshirës së tij për këtë qen, Allahu ia hoqi nga zemra e tij dëshirën për të pirë alkool, ndërkohë që dikush tjetër i cili dëshiron ta lërë pijen duhet të përballojë një luftë të madhe deri sa të hiqet nga zemra e tij. Ai u zgjua nga gjumi dhe nuk mund ta duronte më alkoolin, dhe që nga ajo kohë Allahu ia përmirësoi gjendjen.
Prandaj, kjo histori duhet ti tregohet atij që është i përfshirë në mëkate të mëdha dhe vepra të këqija të cilat ia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës dhe moshës së tij. I tregohet për të mos e takuar Allahun me ato mëkate, por të bëjë vepra të mëdha të mira si këto që përmbajnë mëshirë. Pra, mëshirë për të dobëtit, mëshirë për të varfërit, mëshirë për jetimët, mëshirë për vejushat, mëshirë për kafshët. Profeti (alejhi selam) thotë: “Mëshironi ata që janë në tokë që tiu mëshirojë Ai që është në qiell.”
Nëse kjo mëshirë zë vend në zemrën e tij dhe e shtyn atë të tregojë dhembshuri për të varfrit dhe nevojtarët, për këto kafshë, pra nëse i mëshiron ato, kjo është një nga dyert e suksesit për njeriun, zbritjen e mirësisë tek ai, fitimin e faljes nga Allahu, dhe një derë nga dyert e xhenetit.
Ky hadith përmban shumëllojshmërinë e rrugëve të mirësisë nga njëra anë, gjithashtu sqaron çelësat e të mirës, ku ndër të tjera është ti bësh mirë çdo qenie të gjallë që ka shpirt të gjallë dhe të tregosh mëshirë ndaj saj."
Sepse kjo në vetvete është një derë e së mirës dhe një çelës për dyert e mirësisë.

Shejh Abdurrezak el Bedr

Përshtati: Fatjon Isufi

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:25


Shpesh na ndodh që ta fillojmë ditën me vendosmërinë për të përmbushur shumë detyra:

Do ta bëj këtë, do të shkruaj, do ta përfundoj, do ta realizoj, do të lexoj, do të vizitoj," dhe kështu me radhë.

Por kur mbrëmja vjen dhe i rishikojmë qëllimet tona, e kuptojmë se nuk kemi bërë asgjë.

Në këtë pikë, duhet të reflektojmë mbi këtë ajet kuranor:

﴿وَلَا تَقُولَنَّ لِشَا۟یۡءٍ إِنِّی فَاعِلࣱ ذَ ٰ⁠لِكَ غَدًا ۝٢٣ إِلَّاۤ أَن یَشَاۤءَ ٱللَّهُۚ وَٱذۡكُر رَّبَّكَ إِذَا نَسِیتَ وَقُلۡ عَسَىٰۤ أَن یَهۡدِیَنِ رَبِّی لِأَقۡرَبَ مِنۡ هَـٰذَا رَشَدࣰا ۝٢٤﴾

"Dhe mos thuaj kurrë për diçka: ‘Unë do ta bëj këtë nesër’, përveç nëse thua ‘Nëse do Allahu’. Dhe kur të harrosh, kujtoje Zotin tënd dhe thuaj: ‘Shpresoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e drejtë."

Shpesh e kujtojmë rëndësinë e thënies "Inshallah" kur flasim me të tjerët, por ky ajet është më gjithëpërfshirës dhe mëson një sjellje që njeriu duhet ta përvetësojë në mendimet dhe qëllimet e tij të brendshme, jo vetëm në fjalët e thëna me zë të lartë.
Ajeti i udhëzon njerëzit të mbështeten në vullnetin e Zotit në çdo vendim dhe plan që bëjnë, qoftë publik apo privat.

Profeti Sulejman (alejhi selam) përmendet në hadith si shembull: ai kishte vendosur brenda vetes të kryente një veprim, por pa përmendur vullnetin e Zotit.
Kjo tregon se njeriu duhet ta kujtojë gjithmonë vullnetin hyjnor, edhe kur nuk ia komunikon të tjerëve planet e tij.

Dr Abdullah bin Belkasim

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:24


🔹Fuqia dhe kënaqësia shpirtërore!

Ka thënë hafiz Ibn Rexhebi:

"Fuqia e shpirtit, kënaqësia, gëzimi dhe lumturia e tij qëndrojnë në njohjen e Krijuesit, Shpikësit dhe Formuesit të tij, dhe në çfarë e afron atë më pranë Tij, përmes bindjes së Tij, përmendjes së Tij, dashurisë për Të, qetësimit me Të dhe dëshirës për ta takuar Atë.

Për këtë arsye, shumë nga ata që janë të pasur dhe në bollëk u japin trupave të tyre pjesën e tyre të kënaqësisë, por më pas ndiejnë dhimbje dhe vetmi në zemrat e tyre.

Dhe injorantët mendojnë se kjo kalon me shtimin e këtyre kënaqësive fizike, ndërsa disa mendojnë se kalon duke e hequr mendjen përmes dehjes. Por e gjitha kjo vetëm sa shton dhimbjen dhe vetminë."

📚 (Shpjegimi i hadithit "Lebejke Allahumme Lebejk", fq. 59-60)

https://t.me/hoxhemirandishehaj

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:23


Në ajetin kuranor: لَا تَقْصُصْ رُؤْيَاكَ عَلَى إِخْوَتِكَ

"Mos u trego vëllezërve të tu për ëndrrën tënde", imam Sujuti transmeton: El Keja ka thënë: Kjo tregon lejueshmërinë e mosshfaqjes së mirësisë për dikë nga i cili mund të pritet zili dhe dredhi.

Ibn el-Arabi el Maliki ka thënë: Në këtë ka një gjykim që bazohet në zakonet se vëllezërit dhe të afërmit ndiejnë zili.
Ai gjithashtu tha: Dhe në këtë tregohet se Jakubi e kishte kuptuar interpretimin e ëndrrës dhe nuk i kushtoi rëndësi kësaj, pasi njeriu dëshiron që fëmija i tij të jetë më i mirë se ai, ndërsa vëllai nuk e dëshiron këtë për vëllain e tij."

Po ashtu, në ajetin kuranor: يَوْمَ نَدْعُو كُلَّ أُنَاسٍ بِإِمَامِهِمْ

"Ditën kur do t'i thërrasim çdo grup njerëzish me imamët e tyre", disa prej selefëve kanë thënë: "Ky është nderi më i madh për dijetarët e hadithit, sepse imami i tyre është Profeti ﷺ."

📚 Referencat janë nga libri "El-Iklil" i Sujuti-t: fq. 868 dhe 920.

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:23


📜 Dëshmia e Ibn Haxherit për veprat e Ibn Kajimit në biografinë e tij ndaj Shejkhul Islamit:

“Edhe sikur Shejkh Tekijuddin (Ibn Tejmije) të mos kishte ndonjë meritë tjetër përveç nxënësit të tij të famshëm, Shejkh Shemsuddin Ibn Kajim el-Xheuzijes, autor i veprave të dobishme dhe të përhapura, nga të cilat kanë përfituar si mbështetësit ashtu edhe kundërshtarët e tij, kjo do të ishte dëshmi e mjaftueshme për madhështinë e pozitës së tij.
E si të mos jetë kështu, kur dijetarët e kohës së tij, qoftë nga shafi’itët apo të tjerë, përveç hanbelive, kanë dëshmuar përparësinë e tij në shkencat islame dhe shquarjen në të shprehur dhe në të kuptuar?”

📚 Vlerësimi i tij për veprën "Er-Radd el-Vafir" përfshirë në përmbledhjen e biografisë së Shejkhul Islamit: (f. 552).

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:21


Shejhul Islam (Ibën Tejmije) në lidhje me krahasimin (vlerësimin) mes atij që ka lindur në Islam dhe atij që është udhëzuar apo ka pranuar Islamin më vonë thotë:

Ajo që mendojnë disa njerëz, se ai që ka lindur në Islam dhe nuk ka qenë kurrë josbesimtar është më i mirë se ai që ka qenë josbesimtar e pastaj ka pranuar Islamin, nuk është e saktë.
Më shumë rëndësi ka fundi i njeriut, dhe kushdo që është më i devotshëm ndaj Allahut në fundin e tij është më i mirë. Sepse është e ditur që pararendësit e parë prej muhaxhirëve dhe ensarëve, pasi kishin qenë josbesimtarë, janë më të mirë se ata që kanë lindur në Islam prej fëmijëve të tyre. Në fakt, ai që e ka njohur të keqen dhe e ka shijuar, pastaj ka njohur të mirën dhe e ka shijuar, mund të ketë një njohuri më të plotë për të mirën, një dashuri më të madhe për të dhe një urrejtje më të madhe ndaj së keqes, krahasuar me atë që nuk i ka njohur dhe shijuar të dyjat.
Ai që njeh vetëm të mirën mund të mos e dallojë të keqen kur ajo vjen tek ai, dhe mund të bjerë në të ose të mos e mohojë ashtu siç do ta mohonte ai që e njeh.
Për këtë arsye, Umer ibn Hattabi ka thënë: 'Nyjet e Islamit do të zgjidhen një nga një, kur të rriten në Islam njerëz që nuk e kanë njohur xhahilitetin (periudhën para Islamit)...'
Umeri gjithashtu thoshte: 'Nuk jam mashtrues dhe nuk më mashtron mashtruesi.'
Zemra e shëndoshë dhe e lavdëruar është ajo që e dëshiron të mirën dhe jo të keqen, dhe përkryerja e saj është që ti njohë të dyja, të mirën dhe të keqen. Sa i përket atij që nuk e njeh të keqen, kjo është një mangësi që nuk është për t'u lavdëruar...
Ne’im ibn Hamad el-Khuzai, i cili ishte shumë i ashpër ndaj xhehmive, thoshte: 'Unë jam i ashpër me ta sepse isha pjesë e tyre.'
Kjo fjalë dhe të tjera tregojnë se vlerësimi bëhet në bazë të përfundimit të përkryer, jo në bazë të mangësive të fillimit."

🔸Ky tekst është jashtëzakonisht i bukur dhe gjendet në 📚 "El Fetawa": (300/10).

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:21


📜 Me të vërtetë, Zoti yt ka mëshirë të gjerë

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë thotē:

Në momentin kur niveli i ujit po rritej, populli i Nuhut nuk u pendua, nëse do të pendoheshin siç u pendua populli i Junusit, Allahu do t'ua pranonte pendimin e tyre, por ata nuk e bënë diçka të tillë.

Po ashtu, populli i Adit, kur panë retë dhe thanë: "هَذَا عَارِضٌ مُمْطِرُنَا" – "Kjo është një re që do të sjell shi" (El-Ahkaf: 24), por era i shkatërroi ata duke fryrë për shtatë net dhe tetë ditë të pandërprera, e megjithatë ata nuk u penduan.

Po ashtu, populli i Salihut, kur therën devenë, Allahu tha: "تَمَتَّعُوا فِي دَارِكُمْ ثَلَاثَةَ أَيَّامٍ ذَلِكَ وَعْدٌ غَيْرُ مَكْذُوبٍ" –

"Shijoni jetën në shtëpitë tuaja edhe tri ditë, ky është një premtim që nuk do të shkelet" (Hud: 65), por ata përsëri nuk u penduan."

Udha e Besimtarëve

21 Jan, 00:20


Ibën Ashur citon nga Zemakhsheri:

Allahu i hodhi poshtë fjalët e hebrenjve në tre ajete të kësaj sureje (El-Xhuma).

1- Ata u krenuan duke thënë se janë miqtë dhe të dashurit e Allahut, por Ai i përgënjeshtroi me fjalën e Tij: 'Atëherë, dëshirojeni vdekjen nëse jeni të sinqertë' (El-Xhuma, 6).

2- Ata u mburrën se janë ithtarë të Librit, ndërsa arabët janë analfabetë dhe nuk kanë libër, prandaj Allahu i krahasoi ata me gomarin që mbart libra. "Shembulli i atyre që iu ngarkua Teurati (Ligji), e nuk e mbajtën atë (nuk e zbatuan), është si shembulli i gomarit që mbart libra. (El Xhuma 5).

3- Po ashtu, ata u mburrën me të shtunën, duke thënë se nuk ka ditë të tillë për muslimanët, ndaj Allahu ua ligjësoi muslimanëve ditën e xhuma."