O conteúdo mais recente compartilhado por Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip no Telegram
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
03 Mar, 03:26
861
Kush s'ka mundësi të falë namaz nate, të paktën, nuk bën të dështojë në kërkimfalje (istigfar) në atë kohë:
"Dhe ata që në syfyr kërkojnë falje." (Ali Imran, 17)
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
02 Mar, 03:04
1,073
Është pëlqyer që syfyri të bëhet me hurma ose hurma edhe diçka tjetër, ky është një sunet që shumë e neglizhojnë dhe e lenë pas dore dhe mendojnë se hurmat janë sunet vetëm në çeljen e iftarit. Në hadith Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) thotë: "Sa ushqim i mirë është hurma për besimtarin në syfyr!"
E shënon Ebu Davudi me zinxhir të saktë.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
01 Mar, 22:59
975
Ndodh shpesh që njeriu të përqafojë disa ide, jo nga dashuria dhe bindja ndaj tyre, por se ato janë të kundërta me idetë e ndonjërit që ai e urren. Të tillët, shumë shpesh, lëkunden dhe devijojnë.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
28 Feb, 21:40
1,192
Veprat më të mira nafile (vullnetare) janë ato që bëhen në syfyr, dhe istigfari më i mirë është ai që bëhet në kohën e syfyrit, sepse është koha e vetmisë dhe afërsisë me Allahun. Në këtë kohë shfaqet fuqia e lidhjes së zemrës, dashuria, frika dhe shpresa në Allahun.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
🖇 https://t.me/ShejhTarifi
Ftoji të tjerët të përfitojnë!
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
26 Feb, 15:39
1,305
Njeriu mund të mos i kushtojë rëndësi një fjale, por ajo mund të jetë arsyeja që e çon në Xhenet ose në Zjarr. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, na ka mësuar se me një fjalë mund të fitohet kënaqësia ose zemërimi i Allahut, dhe ky ndikim do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit!
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
18 Feb, 17:11
1,690
Njeriu gjatë trazirave forcohet përmes adhurimeve të fshehta, ndërsa rrëzohet si pasojë e rijasë (syefaqësisë). Nëse veprat i shoqëron rijaja, edhe nëse janë të shumta, ato bëhen pluhur. Qëndresa më e fortë dhe më stabile është qëndresa e zemrave.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
14 Feb, 08:01
1,856
Prej njerëzve që më së shumti meritojnë shefatin (ndërmjetësimin) e Profetit Muhamed ﷺ janë ata që më së shumti dërgojnë salavate për të, dhe dita më e mirë për t'i dërguar atij salavate është dita e Xhumasë.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
🖇 https://t.me/ShejhTarifi
Shpërndaje me të tjerët!
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
13 Feb, 17:41
1,780
Shpesh mospajtimet fillojnë me qëllim për të triumfuar e vërteta, por pas një kohe kthehet në një përpjekje për të kënaqur epshin e vet, përveçse në rastin kur shpirtrat janë të pastër dhe të sinqertë.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
11 Feb, 17:20
1,485
"O Zoti im, më fal dhe më dhuro pushtet" (Sad, 35)
Është e ligjësuar që të kërkohet falje dhe pendim kur njeriu kërkon nga Allahu ndihmë për ndonjë nevojë, sepse mund të ketë ndonjë mëkat që pengon që lutja të pranohet.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
11 Feb, 11:36
1,167
Për vlerën e natës së mesit të (muajit) Shaban (natës së Beratit) nuk saktësohet asnjë hadith. Nuk vërtetohet nga sahabët se e kanë favorizuar me ndonjë vepër konkrete. Ajo është sikur netët tjera; Allahu zbret (në qiellin e kësaj bote, ashtu siç i takon Madhështisë së Tij) në të tretën e fundit të natës, e nuk veçohet me diçka kundrejt netëve të tjera.