The latest content shared by Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip on Telegram
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
08 Mar, 12:07
455
Disa namazfalës janë më të kujdesshëm për t'i arritur teravitë (prej fillimit) sesa namazin e jacisë. Vetëm namazi farz (obligativ) është më i mirë për ta sesa të gjitha namazet nafile (vullnetare). Allahu thotë (në hadith kudsij): "Robi nuk më është afruar me diçka, sikur ajo që ia kam bërë obligim."
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
🖇 https://t.me/ShejhTarifi
(Shpërndaje së bashku me kanalin e shejhut)
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
08 Mar, 09:30
488
Gruas shtatzënë dhe gjidhënëse i lejohet ta prishë agjërimin nëse ka frikë për veten ose për fëmijën e saj. Kjo sipas mendimit të të gjithë dijetarëve.
Më e sakta është se këto e kanë obligim vetëm t'i zëvëndësojnë këto ditë, pa dëmëshpërblim (ushqim të të varfërve).
Ky është mendimi më i saktë nga Ibn Abasi dhe Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
08 Mar, 04:38
486
Dhikri (përmendja e Allahut) në mëngjes është zahire e shpirtin për përballimin e telasheve dhe vështirësive të ditës, Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij u furnizonin me dhikër, ata uleshin pas namazit të sabahut dhe e përmendnin Allahun derisa të lindë dielli.
Shejh AbdulAziz Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
07 Mar, 16:01
537
Mos e harroni shejhun në lutjet tuaja të sinqerta!
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
07 Mar, 14:08
539
Janë quajtur "teravih" me këtë emër, sepse njerëzit pushonin gjatë namazit për shkak të gjatësisë së tij. Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) I çlodhte njerëzit kur faleshin përafërsisht aq sa një njeri të shkonte nga xhamia në (Sil'a), që është një mal në largësi prej 700 mil (aq sa njeriu të marrë abdes dhe të kryeje nevojën e tij).
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
07 Mar, 09:06
606
Kurora e dhikreve në ditën e xhuma është salavati për të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ue selem). Ai njeri që më shumë e thotë salavatin, më shumë do të përmendet në qiell (te melekët) dhe më shumë qetësi do të ketë në tokë.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
06 Mar, 15:04
622
Kurani është i hapur për atë që e përsiat atë, mirëpo Allahu i vë kyç zemrave si ndëshkim për ndonjë gjynah apo privim për shkak të mendjemadhësisë.” Allahu i Lartësuar ka thënë: “Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!” (Muhamed, 24)
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
05 Mar, 21:34
654
Në bartjen e lajmeve ka një lloj argëtimi, porse në filtrimin e tyre ka vështirësi; për këtë arsye ka ardhur kërcënimi ndaj lëshimit të gjuhës rreth çdo gjëje që kanë dëgjuar veshët; Është përmendur në hadith: "I mjafton njeriut si mëkat, të flet rreth çdo gjëje që ka dëgjuar."
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
🖇 https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
04 Mar, 13:02
865
Dita e Ramazanit është më e mirë se nata e tij, sepse Ramazani është vlerësuar për shkak të agjërimit dhe koha e agjërimit është ditën, kështu që adhurimi gjatë ditës në Ramazan është më i theksuar sesa ai i natës. Kjo është ajo që shumë njerëz e nënvlerësojnë.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
https://t.me/ShejhTarifi
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi - Shqip
03 Mar, 13:33
947
Sqarim me rëndesi në lidhje me iftarin
- Mënyra më e mirë e bërjes iftar është me hurme dhe atë me tri kokërrhurme; kjo është më afër traditës së Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, pastaj të vazhdojë me disa gllënjka ujë.
- Nuk vërtetohet nga i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, që të ketë ngrënë diçka tjetër para se ta falte namazin e akshamit; por në përgjithësi nuk eshte problem që të hajë atë që do (agjëruesi).
- Kurse sa i përket duasë e cila është e përhapur në mesin e njerëzve: ذهب الظمأ وابتلت العروق وثبت اﻷجر إن شاء الله "Kaloi etja, u lagën venat dhe nëse do Allahu u arrit shperblimi". Nuk preferohet përkufizimi vetëm në këtë lutje, por (preferohet) të thuhen edhe lutje të tjera me të cilat iu drejtohemi Allahut për çështje të kësaj dhe botës tjetër.
- Gjatë iftarit, nuk vërtetohet ndonjë lutje e caktuar, drejtimi nga kibleja apo ngritje duarsh nga Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem.
Po të kishte vepruar Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, diç të tillë, kjo do të ishte përcjellë deri tek ne, ku dihet fakti se ai agjëronte shpesh.
Mirëpo më e preferuar është që agjeruesi të bëjë lutje fshehurazi.