Dobitë Selefije @selefit Channel on Telegram

Dobitë Selefije

@selefit


Mbledhja, tubimi dhe publikimi i dobive të ndryshme nga fjalët e dijetarëve të mëdhenj të Ummetit.

Dobitë Selefije (Albanian)

Dobitë Selefije është një kanal i cili ka për qëllim Lidhjen e Vëllezërve dhe Motrave me Dijetarët e Ummetit. Kanali ka si mision përhapjen e njohurive dhe mesazheve nga dijetarët e kohëve të kaluara dhe të sotme, duke ofruar një platformë ku njerëzit mund të mësojnë dhe të diskutojnë rreth temave të ndryshme të besimit. Në këtë kanal do të gjeni artikuj, video, audio dhe shkrime nga studiues të njohur në fushën e Islamit, të cilët do të ndihmojnë në zgjerimin e diturive tuaja për këtë fe. Nëse ju jeni në kërkim të një burimi të besimit, një vend ku mund të mësoni e të diskutoni me të tjerë që ndajnë të njëjtin pasion, atëherë Dobitë Selefije është kanali për ju. Bashkohuni me ne sot për një udhëtim frymëzues drejt njohjes së mëtejshme për Islamin dhe të gjitha aspektet e tij.

Dobitë Selefije

14 Jan, 11:47


💎💎Imam #Ibën_Aun, Allahu e mëshiroftë; në shtratin e vdekjes vazhdonte të thoshte:
💡“Sunneti, Sunneti dhe kini kujdes nga bidatet, vazhdoi të thotë derisa vdiq.”

📚Sherhu esSunnah, fq.137

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

14 Jan, 10:20


Shejh ul-Islām ibën Tejmije (728 H) رحمه الله ka thënë:

"Përpjekja për të ndarë bashkëshortët është një nga ndalesat më të mëdha.”

الفتاوى الكبرى لابن تيمية ٦/‏٣١٥

Përktheu: 'Abdur-Rahman al-Albanī

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

13 Jan, 21:38


#dobi

#Abdullah_Ibën_Mes’ud, radijAllahu ‘anhu, ka thënë:

💡“Thojeni të vërtetën, që të njiheni sipas saj! Punoni me të vërtetën, që të jeni prej njerëzve të saj!
Mos u bëni të
#nxituar, #shpërndarës dhe #llafazanë!”

📙 Transmeton; Ahmedi në Zuhd, Darimiu dhe Ibën Ebi Shejbe.

✍️ Përktheu: Xhemal Jakupi

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

12 Jan, 00:15


💎💎 Imam #Mukbil, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔹”Ajo me të cilën e këshilloj veten time dhe çdo njërin; që të angazhohet me dije, se hallet e dunjasë nuk kanë fund, mjerë ju nëse angazhoheni me problemet e jetës, nëse angazhohemi me to; nuk do jemi në gjendje të kërkojmë dije.”

📚 Elbeshair fi esSemaa elMubashir, fq.21

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

11 Jan, 16:16


Dobitë Selefije pinned «#Abdullah_Ibën_Amr_Ibnul ‘As, radijAllahu 'anhuma, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: ((تَجِيءُ فِتَنٌ يُرَقِّقُ بَعْضُهَا لِبَعْضٍ، تَجِيءُ الْفِتْنَةُ، فَيَقُولُ الْمُؤْمِنُ : هَذِهِ مُهْلِكَتِي، ثُمَّ تَنْكَشِفُ، ثُمَّ تَجِيءُ…»

Dobitë Selefije

10 Jan, 21:34


#Abdullah_Ibën_Amr_Ibnul ‘As, radijAllahu 'anhuma, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

((تَجِيءُ فِتَنٌ يُرَقِّقُ بَعْضُهَا لِبَعْضٍ، تَجِيءُ الْفِتْنَةُ، فَيَقُولُ الْمُؤْمِنُ : هَذِهِ مُهْلِكَتِي، ثُمَّ تَنْكَشِفُ، ثُمَّ تَجِيءُ الْفِتْنَةُ، فَيَقُولُ الْمُؤْمِنُ : هَذِهِ، ثُمَّ تَنْكَشِفُ، فَمَنْ سَرَّهُ مِنْكُمْ أَنْ يُزَحْزَحَ عَنِ النَّارِ، وَأَنْ يُدْخَلَ الْجَنَّةَ، فَلْتُدْرِكْهُ مَوْتَتُهُ وَهُوَ يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ، وَلْيَأْتِ إِلَى النَّاسِ الَّذِي
يُحِبُّ أَنْ يُؤْتَى إِلَيْهِ،))

💎Do të vijnë fitnet duke e zvogëluar njëra-tjetrën. Vjen një fitne dhe besimtari thotë:
“Kjo do të më shkatërrojë”.
Pastaj ajo largohet. Më pas vjen një fitne dhe besimtari thotë: “Kjo!” Pastaj ajo largohet.
Kush dëshiron që të ruhet prej Zjarrit dhe të hyjë në Xhennet, le t’i vijë vdekja duke besuar në Allahun dhe në Ditën e Fundit; dhe le t’ua bëjë njerëzve atë që dëshiron njerëzit t’ia bëjnë atij.”


📘 Transmeton Imam Ahmedi në musnedin e tij.

✍️ Përktheu: Hoxhë Xhemal Jakupi

🎙️ https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

08 Jan, 18:20


💎Imam #Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔹"Kur njerëzit u bënë të pakujdesshëm ndaj lutjeve sherijatike, atëherë u shtuan prekjet nga xhindët dhe lojërat e tyre me njerëzit."

📚Likaa Bab el‘Meftuh, fq.197

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

06 Jan, 17:43


Dhikret dhe duatë gjatë umres:

Ihrami:
لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ عُمْرَةً
Lebbejk Allahumme umraten

Telbija - التلبية:
لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لَا شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ، إِنَّ الْحَمْدَ وَالنِّعْمَةَ لَكَ وَالْمُلْكَ، لَا شَرِيكَ لَكَ.
Lebbejk Allahumme lebbejk. Lebbejke la sherike leke lebbejk. Innel hamde, uen niëmete leke uel mulk. La sherike lek.

Kur e sheh Ka'ben:
اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلَامُ وَمِنْكَ السَّلَامُ، رَبَّنَا حَيِّنَا بِالسَّلَامِ.
Allahumme Entes Selamu we minKes selam. Rabbena hajjina bis selam!

Për fillim të Tawafit:
بِسْمِ اللهِ، اللهُ أكْبَرُ. اللَّهُمَّ إيمَانًا بِكَ وَتَصْدِيقًا بِكِتَابِكَ وَوَفَاءً بِعَهْدِكَ وَاتِّبَاعًا لِسُنَّةِ نَبِيِّكَ -صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسًلَّمَ-
Bismil-Lah, Allahu Ekber. Allahumme imanen biKe, we tasdikan bi kitabiKe, we wefaen bi 'ahdike, wet tiba'an li Sunneti NebijjiKe - sal-lAll-llahu 'alejhi ue sel-lem.

Në fillim të secilit rreth tjetër:
بسم الله، الله أكبر.
Bismil-Lah, Allahu Ekber.

Ndërmjet erRukn elJemani dhe Gurit të Zi:
رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ.
Rabbena ātinā fid-Dunía haseneten, we fil-Ākhirati haseneten, we kina 'adhaben Nar!

Kur shkon mbas Mekamu Ibrahim për të falur dy rekate:
وَاتَّخِذُوا مِن مَّقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى
Wet tekhidhu min mekami Ibrahime musal-la!

Kur fillon të hipesh në Safa:
إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِن شَعَائِرِ اللهِ.
أَبْدَأُ بِمَا بَدَأَ اللهُ بِهِ.
Innes Safa wel Merwete min she'āiril-Lah. Ebde'u bima bede Allahu bihi.

Duaja përmbi Safa dhe Merwe:
لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ، وَلَهُ الْحَمْدُ، يُحْيِي وَيُمِيتُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ،
لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ أَنْجَزَ وَعْدَهُ، وَنَصَرَ عَبْدَهُ، وَهَزَمَ الْأَحْزَابَ وَحْدَهُ.
La ilahe il-lAll-llahu wahdeHu la sherike leh. Lehul mulku we lehul hamdu, juhji we jumit, we Huwe 'ala kul-li shej'in Kadir.
La ilahe il-lAll-llahu wahdeh, enxheze wa'deh, we nesara 'abdeh, we hezemel ahzabe wahdeh.

(Këtë e përsërit 3 herë dhe ndërmjet tyre bën lutje.)

✍️ Shkroi: Ustadh #Xhemal_Jakupi, Allahu e ruajttë

Dobitë Selefije

06 Jan, 14:14


💎 Shejhul #Islam_Ibën_Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

📌 "Edhe ai që posedon njohuri më të vogël rreth fesë Islame, e di se rruga e Rafidijve është në kundërshtim me Islamin, prandaj gënjeshtarët që synojnë prishjen e Islamit i bëjnë komplotet e tyre duke shfaqur shi‘izëm dhe hynë nga dera e shi‘izmit për ti realizuar synimet e tyre."

📚Minhaxh esSunnah (8/479)

📝Përktheu: Semir Veliu

🎙️ https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

06 Jan, 12:50


Ka thënë Shejh Salih el-Luhejdan, Allahu e mëshiroftë:

Këtu janë tre persona që njerëzit (kundërshtarët) nuk kanë punë tjetër që të merren përveç se me këta:

- Shejh Albani
- Muhammed Eman El-Xhami.
- Dhe Rabi‘ë El-Medkhali.

Ata janë vëllezërit tanë, ne i njohim mirë, dhe ata janë në mirësi.⁠

_________
⁠ [18 Dhul-Hixhe 1434 Hixhri].

Burimi:faqja zyrtare e Shejhut, Allahu e mëshiroftë.


Përktheu: MuhammedHaki Ibrahimi

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

05 Jan, 14:30


🔹Imam #Ibën_Baz, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Lëmosha e ndalon vdekjen e keqe, e largon belanë dhe e fshin mëkatin.”

📚Mexhmu el‘Fetava (4/183)

📝Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

04 Jan, 21:06


🔹Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Krijesës kur i frikësohesh, i largohesh dhe i ikë, por Zotit të Lartësuar kur i frikësohesh gjen kënaqësi me Të dhe afrohesh sa më shumë tek Ai.”

📚El‘Favaid, fq.34

📝Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

02 Jan, 06:04


💎💎 Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🍯 “Pirja e mjaltit me ujë duke qenë esëll, përmbanë sekret madhështor në ruajtjen e shëndetit, këtë nuk e kupton përveç se një njeri i zgjuar me vlerë.”

📚Zad elMead (4/35)

📝Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

31 Dec, 21:30


✒️#dobi
✒️#përkujtim

#Ibën_Muflih_elHanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 “Është për tu çuditur, se shumë prej njerëzve qajnë për prishjen e shtëpive, pakësimin e riskut, për kohën dhe ngritjen e çmimeve.
🔸 Por ata asnjëherë nuk kanë vajtuar për humbjen e fesë dhe vdekjen e Sunnetit dhe përhapjen e bidateve dhe nuk kanë vajtuar për dobësimin e tyre.
• E gjithë kjo si pasojë e imanit të dobët dhe madhërimi i dynjasë në sytë e tyre.”

📚Eladaab esSherija (3/240)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️ https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

31 Dec, 12:37


Omer ibnul Hattabi, radijAllahu ‘anhu, ka thënë:

Largohuni prej armiqve të Allahut në festat e tyre!

Buhariu, etTarih elKebir, 1804.
Përktheu: Xhemal Jakupi

🔗 https://t.me/selefit

Dobitë Selefije

30 Dec, 22:58


💡💡💡💡

Dobitë Selefije

30 Dec, 09:28


💎 Imami i tabiinëve #Said_Ibën_Musejib, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Bamirësi ndaj prindërve nuk do të ketë vdekje të keqe.”

📚Tarih Ibën Main( 3/ 1203 )

📮 https://t.me/dr_elbukhary/3881

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

30 Dec, 07:52


💡 ••• #Bejhekiu, Allahu e mëshiroftë, thotë:

🔸“Shafiiu, All-llahu qoftë i kënaqur me të, ishte i ashpër ndaj ithtarëve të devijimeve dhe ithtarëve të bidateve duke shfaqur haptas urretjen ndaj tyre dhe bojkotimin e tyre.”
______
📗Menakib eshShafiij 1\469

✍️ Përktheu: Hoxhë #Xhemal_Jakupi, Allahu e ruajttë.

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

29 Dec, 20:51


💎💎 Sahabiu i nderuar
#Abdullah_Ibën_Abas ,رضي الله عنهما ka thënë:

“U tronditën qiejt, toka, malet dhe të gjitha krijesat pos njerëzve dhe xhindëve dhe sa nuk u shkatërruan, u hidhëruan melaiket dhe mori flakë Xhehennemi, kur thanë se;
{Allahu ka fëmijë}
Sure El‘ Bekara 116”

📚Tefsiir El‘Bagavi, Sure Merjem, ajeti 91

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

28 Dec, 11:32


🔸Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸“Kur prishet zemra, atëherë prishet edhe syri, edhe veshi, edhe gjuha.”

📚E‘da ua Dava (1/495)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

28 Dec, 05:00


💎 Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Kush e dëgjon një ithtar të bidatit duke e ditur, ai del nga mbrojtja e Allahut dhe lihet i mbështetur në veten e tij.
🔸 Kush dëgjon për një bidat, le të mos ua tregojë atë shokëve të tij, që mos ua hedhë atë në zemër!
💎 Pastaj ka thënë:
🔸 Shumica e imamëve të selefit e bënin këtë paralajmërim. Ata ishin të mendimit se zemrat janë të dobëta dhe dyshimet janë rrëmbyese.

📚 Sijer A'lam enNubela, 7/261.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Dobitë Selefije

27 Dec, 10:11


#Dobi
#detaje
#rregulla

💡Imam #Ibën_Rexheb_elHanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔥“Këtu kemi një detaj të imët dhe ai është; Ndodhë që njeriu ta qortojë veten e tij në prani të njerëzve, që të duket modest në sytë e tyre dhe kështu ngritet ai te ata dhe e lavdërojnë për shkak të asaj.
🔥 Dhe kjo është nga çështjet e imta të syefaqësisë, nga e cila selefu es‘salih kanë paralajmëruar.”

📚Sherh hadith ma dhiban xhaian, fq.88

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

26 Dec, 13:39


💡💡Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔥“Kush të do për ndonjë çështje interesi, do të largohet kur do të mbarojë interesi.”
___________________


📚Miftah dar esSeada (1/114)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

25 Dec, 17:18


#Ibën_Rexheb_el‘Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

💡Nga lëmoshat më me vlerë janë:

1. Të mësuarit e injorantit
2. Zgjimi i të pakujdesshmit.”


📚Lataif el‘Marif, fq. 54

📮 https://t.me/dr_elbukhary/3856

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

25 Dec, 05:56


🎙️ https://youtu.be/WAlkFHXToWA

Dobitë Selefije

24 Dec, 23:46


💎💎 Nga porositë e Imam #Ahmedit, Allahu e mëshiroftë, për djalin e tij. 💎💎

#Abdullahu, Allahu e mëshiroftë, i ka thënë Babait të tij:

“Më këshillo o babai im?
Imam #Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, i tha:
Ki qëllim të mirë, se ti do të vazhdosh në mirësi, përderisa ke qëllim të mirë.”
______________

📚Menakib Imam Ahmed të Ibnul Xheuziut, fq. 274

📮 https://t.me/dr_elbukhary/3885

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

22 Dec, 18:23


💎 Kolosi i dijes #Muhammed_Ibën_Ibrahim_Al‘Shejh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

📌 “Fjalia e parë që e lexon në Kur'an përmban Teuhid (Monoteizëm) dhe ajo është fjala e Allahut:
🔸{Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve} kjo është lëvdatë për Allahun, për shkak se e meriton falënderimin vetëm Ai dhe kjo na njofton se Ai është i vetmi i cili e meriton adhurimin.”

📚Sherh Thalathata Usul, fq.104

📝 Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

21 Dec, 14:07


📢Lajmërim

🗓 Sonte, në dashtë Allahu, telelink për vëllezërit në:
🕌 Xhaminë elFet'h - Shkup
🕌 Qendrën Furkan - Belgjikë
📚 Kanali Ehlul Ether uel Hadith - Marok

💎 Me shejhun e nderuar Dr. Arafat Hasen elMuhammedi, Allahu i dhëntë sukses!

🕖 Ora: 21:00 sipas orës së Mekkes; (19:00 Shkup)

🔗 t.me/MiraathAL
🔗 t.me/Arafatbinhassan

Dobitë Selefije

21 Dec, 11:25


💡Është pyetur #Valid_Ibën_Muslim:

“Çka do të thotë shfaqja e dijes?
Ai, Allahu e mëshiroftë, është përgjigjur: Shfaqja e sunnetit.”

📚Itisaam të Shatibi (1/104)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

19 Dec, 16:10


💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Një prej llojeve të rrugëve të fshehta janë ato, me të cilat arrihet te një synim që është haram në vete dhe nuk bëhet asnjëherë hallall me atë shkak.
🔸 Çdo rrugë dhe mjet, me të cilin synohet një haram, është haram dhe për këtë ka pajtim dhe njëzëshmëri mes muslimanëve.
🔸 Rrugë të tilla janë si ato me të cilat bëhen dredhi për t'ua marrë njerëzve pasuritë, për t'u bërë padrejtësi në jetën e tyre, për ta derdhur gjakun e tyre, për të anuluar diçka prej të drejtave të tyre, për të futur grindje dhe përçarje mes tyre, etj.
🔸Këto hile dhe marifete janë të llojit të hileve të shejtanëve, me të cilat mundohen t'i devijojnë Bijtë e Ademit me secilën mënyrë.

📚 I'lam el-muwekki'in, 3/255.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Dobitë Selefije

18 Dec, 21:03


🔥“Ndodhi e mahnitshme”🔥

💎 💎 Ebu Kilabe, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸“Isha në shoqërim në Sham dhe e dëgjova një njeri duke thënë:
🔥 Mjerë unë nga zjarri!
▪️
Shkova tek ai dhe pash një njeri që nuk i kishte as duart e as këmbët dhe ishte i verbëruar, dhe i thash:
▫️ O robi i Allahut qka ka ndodhur me ty⁉️
▪️ Ai mu përgjigj:
Unë isha njëri nga ata të cilët kam hy me dhunë në shtëpinë e Uthmanit( Uthman ibën Affan رضي الله عنه), dhe kur u afrova ta sulmoj, doli gruja e tij dhe iu drejtova asaj dhe i rashë me shuplakë.
💡Atëherë me shikoj Uthmani dhe me tha: Allahu të lashtë pa duar, pa këmbë, pa shikim dhe të fut në zjarrin e xhehen
nemit.
🔺 Aty më kapi frika dhe fillova të dridhem dhe ika, shkaku i lutjes së tij kundër meje.
Dhe sot jam në këtë gjendje, Allahu ia pranoj lutjen dhe nuk ka mbetur prej lutjes së tij vetëm se zjarri. 🔻
Thotë Ebu Kilabe, Allahu e mëshiroftë: Desha ta shty me këmbën time, por e lash, dhe i thash; qofsh i larguar dhe i shkatërruar.”

📚Keramat el Eulija të Lalakai, fq. 132

✍️ Përktheu: Semir Veliu

🎙️https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

18 Dec, 15:39


https://youtu.be/Cr8njePwxFY?si=KnyMnEp-vPNH6QXc

Dobitë Selefije

17 Dec, 17:09


💎 Halil ibën Ahmed ka thënë:

🔸 Tri gjëra të bëjnë t'i harrosh brengat dhe ndodhitë e këqija:
- kalimi i ditëve dhe netëve,
- gruaja e bukur dhe
- biseda me vëllezër.

📚 Behxhetul mexhalis, Ibën AbdilBerr, faqe 198.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Dobitë Selefije

15 Dec, 21:30


💎💎 Imami i selefëve #Is’hak_Ibën_Rahuje, Allahu e mëshiroftë, i ka shkruajtur Ebu Zura‘s duke i thënë:

🔥“Mos të të frikësojë e kota, sepse e kota bën një xhiro (merr një hov) dhe pastaj zbehet.”

📚Xherh ua Tadil të Ibën Ebi Hatim,vëllimi 1,fq.342

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

13 Dec, 06:21


💎 Thotë Allahu i Lartësuar:
{E magjistarët ranë në sexhde}.

📌 #El_Merveziu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Allahu nuk bëri për ata mburojë tjetër përveç namazit, sepse namazi është mburojë e çdo penduesi të sinqertë.”

📚Tadhim kadra esSala, fq.75

📝Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

11 Dec, 22:54


💎 Imam #Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ne kemi vëllezër që nuk i shohim përveç se njëherë në vit, por ne jemi më të sigurt për dashurinë e tyre, se sa dikë që e shohim çdo ditë.”

📚Menakib të Ibnul Xheuzijut, fq.157


✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

11 Dec, 11:39


🔥 Mustafa Mebram në Twitter ka thënë: Dëgjova Shejh #Salih_alFauzan-in(Allahu e ruajtë) të thotë:

⚖️ "Nënçmimi i njerëzve me vlerë është argument i mendjelehtësisë."

🎙️Më datë 23/1/1436 pas namazit të magribit.

✍️ Përktheu: Kamer Abazi

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

10 Dec, 14:37


https://youtu.be/3NK2uwyip88?si=8TGcdBjv0HHM9fNX

Dobitë Selefije

05 Dec, 15:15


💎 Imam #Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Për dashurinë ndaj grave nuk qortohet njeriu. Përkundrazi, ajo është shenjë e përsosmërisë së tij. Allahu i Lartësuar e ka përmendur dhuntinë e Tij ndaj robërve të Tij dhe ka thënë:
{وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ} [الروم: ٢١]
"Prej argumenteve të Tij është që nga vetë ju i ka krijuar bashkëshortet tuaja, në mënyrë që të gjeni prehje tek ato, dhe mes jush ka bërë dashuri dhe mëshirë. Në këtë na argumente për njerëzit që mendojnë." (erRum: 21)

🔸 Pra, gruan e ka bërë prehje dhe qetësi për burrin, ku atij i prehet zemra, si dhe mes tyre e ka vendosur dashurinë e kthjellët, që është dashuri e bashkuar me mëshirë.

🔸 Pas përmendjes së grave, me të cilat lejohet martesa dhe atyre me të cilat nuk lejohet martesa, ka thënë:
{يُرِيدُ اللَّهُ لِيُبَيِّنَ لَكُمْ وَيَهْدِيَكُمْ سُنَنَ الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ وَيَتُوبَ عَلَيْكُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ (٢٦) وَاللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الشَّهَوَاتِ أَن تَمِيلُوا مَيْلًا عَظِيمًا (٢٧) يُرِيدُ اللَّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمْ ۚ وَخُلِقَ الْإِنسَانُ ضَعِيفًا (٢٨)} [النساء: ٢٦ - ٢٨]
"Allahu do që t'jua sqarojë dhe t'ju udhëzojë në rrugët e atyre që ishin para jush, dhe t'jua mundësojë të pendoheni. Allahu është i Gjithëdijshmi i Urti. Allahu do që t'jua mundësojë të pendoheni (dhe t'jua pranojë pendimin), kurse ata, të cilët i ndjekin epshet e tyre, duan që ju të devijoni me devijim të madh. Allahu do që t'jua lehtësojë, e njeriu është krijuar i dobët." (enNisa': 26 - 28)

📚 Sëmundja dhe ilaçi, faqe 552.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Dobitë Selefije

05 Dec, 13:06


💎Çka është #Selefije💎
🎙️ Shejh #Ebu_Musab_Mexhdi_Hafala, Allahu e ruajttë, ka thënë:

💡“Thirrja selefije, është thirrje që (njerëzit e saj) nuk lakmojnë pas karrikeve dhe as nuk gërmojnë nëpër korridore të politikës, as nuk kërkojnë çanta ministrie dhe as vend në parlament.
🔸Thirrja selefije është nga Libri i Allahut për te Libri i Allahut dhe nga sunneti i Pejgamberit صلى الله عليه وسلم për te sunneti i Pejgamberit صلى الله عليه و سلم. 🔹Thirrja selefije është thirrje e pastër e qartë, e pastër nga çdo lloj ndotje dhe papastërtie. Ajo është feja e Allahut, që është i kënaqur të jetë feja juaj. Në të nuk ka fitim personal për askënd.”

📼 [Çka është Selefije]

✍️ Përktheu: Hoxhë Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

03 Dec, 21:57


💎💎 Kolosi i dijes #Ahmed_enNexhmi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸‘’Dashuria për sunnetin, për njerëzit e saj dhe mbartësit e saj dhe besimi se ata janë; që Allahu me to e mbron fenë e tij.
🔸 Allahu i ka zbukuruar zemrat e njerëzve të sunnetit me dashuri për dijetarët e sunnetit, kjo është mirësi prej Allahut.”

📚Itmam elMina biSherh Usulu esSunnah, fq.80

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

01 Dec, 20:24


💎💎 Imam #Mukbil, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔥“Nuk na dëmton copëtimi i rrobave tona dhe as nuk na dëmton të rrimë të uritur, por na dëmton të na merret feja për ndonjë vlerë të dunjasë.’’

📚El Favakih el Xhenija (1/149)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

30 Nov, 23:12


💎💎 Tregon Imam #Sufjan_Ibën_Ujejne, Allahu e mëshiroftë, se Hishami Ibën
Abdulmelik(Halifja) hyri te Qabja dhe e takoj Salim Ibën Abdullah Ibën Umar رضي الله عنهم dhe i tha: Më kërko çfarë do lloj nevoje!
🔸Salimi i tha:
Unë kam turp nga Allahu që në shtëpinë e Tij, ti kërkoj dikujt tjetër përveç Tij.
🕋 Atëherë kur dolën nga Qabja, përsëri Hishami i tha: Tani thuaje kërkesën!
🔸Salimi i tha:
A mendon ndonjë nevojë të dunjasë ose të ahiretit?
🔹Hishami i tha:
Prej nevojave të dunjasë!
🔸Salimi i tha:
Pasha Allahun unë nuk ia kam kërkuar dunjanë Atij që e posedon, e si t’ia kërkoj njërit që nuk e posedon.

📚Sijer ealam enNubela ( 4/466 )

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

29 Nov, 21:51


💎 Sinqeriteti 💎

#Bishër_Ibnul_Harith, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

💡“Mos puno që të përmendesh!
Fshihe veprën e mirë, ashtu siç e fsheh veprën e keqe.”


📚Sijer ealam enNubela (10/476)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

27 Nov, 23:10


💎💎 Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë,ka thënë:

💡“Humbja e kohës është më e keqe se vdekja, sepse humbja e kohës të largon prej Allahut dhe ahiretit, kurse vdekja të largon prej dunjasë dhe njerëzve të saj.”

📚El Fevaid, fq. 458

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

27 Nov, 06:21


💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Shkaku kryesor i dobësimit të Fesë dhe ligjeve të Allahut, si dhe i përhapjes së kufrit dhe mëkateve, është #përngjasimi me #mosbesimtarët. Ndërsa burimi i çdo të mire qëndron në ruajtjen dhe zbatimin e suneteve dhe sheriateve të pejgamberëve.
Prandaj, #bidati sjell një dëm të hatashëm në Fe, edhe kur nuk përmban përngjasim me mosbesimtarët. E ç'të thuhet kur bashkohen të dyja këto cilësi?!

📚 Iktida esSirat elMustekim, 210.

Përktheu: Xhemal Jakupi.

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Dobitë Selefije

26 Nov, 20:03


💎💎 Kolosi i dijes #AbdurRahman_esSadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

💡“Kush i braktis mëkatet për hir të Allahut, edhe pse nefsi i tij ia kërkon, Allahu ja kompenson me besim dhe lumturi në zemrën e tij, me bereqet në furnizim dhe shëndet në trupin e tij.”

📚El Kavaid elFikhijah (1/138)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

25 Nov, 06:35


💎 #Malik_Ibën_Dinar Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

⚖️“Ta lërë njeriu një dirhem që e ka haram, është më mirë për të se sa të jap lëmoshë 100 mijë dirhem.”

📚Xhevahirul ilm ( 5/1125)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

24 Nov, 20:08


💎Vlera e tesbihut 💎
🎙️ Hoxhë #Xhemal_Jakupi, Allahu e ruajttë.

Dobitë Selefije

23 Nov, 20:51


💡Imam #Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur prishet akideja(besimi), atëherë humbet lidhja e muslimanëve me Zotin e tyre, pastaj bëhen prej popujve më të dobët.”

📚Tefsir surah esSafaat, fq.38

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

22 Nov, 23:09


🎙️Pretendimi i rrejshëm për liri dhe barazi!
🎙️Hoxhë
#Xhemal_Jakupi, Allahu e ruajttë.

Dobitë Selefije

22 Nov, 13:56


💎💎Sahabiu i nderuar #Abdullah_Ibën_Umerرضي الله عنهما ka thënë:

‘’Më së shumti që meriton njeriu të pastrohet është gjuha e tij.”

📚Jahja Ibën Main në Favaid 109

📮 https://t.me/Arafatbinhassan

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

21 Nov, 17:19


💎 Shejhul Islam #Ibën_Tejmije,
Allahu e mëshiroftë,
ka thënë:

🔸“Allahu ka lajmëruar se nuk e dënon njeriun i cili lutet për falje, sepse istigfari e fshin mëkatin i cili është shkak për dënim, kështu largohet dënimi.”

📚Mexhmua elFetava (8/163)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

20 Nov, 17:49


💎 Amir ibën Jesaf, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

💎 el-Euza'iu më tha:
🔸 Kur të të vijë një fjalë nga i Dërguari i Allahut ﷺ, atëherë assesi mos merr, o Amir, ndonjë qëndrim (mendim) ndryshe nga fjala e tij, sepse i Dërguari i Allahut e ka kumtuar atë që i ka ardhur nga Allahu i Lartësuar.

📚 elBejhekij, elMedkhal ila esSunen elKubra, faqe 234.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j

Dobitë Selefije

19 Nov, 21:57


Çka do të thotë Selefije

📎 Imam Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Selefije është pasimi i metodologjisë së Pejgamberit صلى الله عليه وسلم dhe shokëve të tij, sepse ata na e kanë parakaluar dhe ishin para nesh.
📌Kështu pra pasimi i tyre është Selefije💎

📚Likaa bab elMeftuh, fq.57

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

18 Nov, 18:30


Dijetari kolosal Shejh Rabi' ibën Hadi elMedkhali, Allahu e ruajtë, ka thënë:

"Kjo da'ue ka nevojë për burra, të cilët dinë t'i masin fjalët dhe nuk thonë gjë deri sa të jenë të bindur se ajo është e vërteta."

el-Mexhmu' erraik, 20.
Përktheu: Xhemal Jakupi

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

18 Nov, 13:26


💎💎 Sahabiu i nderuar #Ebu_Derda رضي الله عنه،
ka thënë:

“Kërkoni mbrojtje tek Allahu nga përulësia hipokrite.
I thanë; O Ebu Derda e çka është përulësi hipokrite?
Ai u përgjigj رضي الله عنه duke thënë:
Të duket trupi i përulur, kurse zemra nuk është e tillë.

📚Musanef Iben Ebi Shejba, Hadith 35711

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

16 Nov, 21:22


💡 Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Disa njerëz u frymëzuan nga shpresat e tyre për faljen e mëkateve, sa që dolën nga dunjaja pa u penduar.
Dikush prej tyre ka thënë:
Unë kam mendim të mirë për Zotin tim. Ka gënjyer, sepse të kishte pasur mendim të mirë, do të kishte pasur vepra të mira.”

📚EdDau ua edDava, fq. 78

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

15 Nov, 19:03


💎 Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Këto janë 6 cilësi në lidhje me namazin, që tregojnë shenja të hipokrizisë:

🔸1.Përtacia, kur do me u falë
🔸2.Syefaqësia
🔸3.Vonimi i namazit
🔸4.Falja me shpejtësi
🔸5.Mungesa e paktë në përmendjen e Allahut gjatë namazit
🔸6.Mos falja me xhemat

📚EsSalatu ua hukmu tarikuha (1/173)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

15 Nov, 15:49


▪️ #havarixhët janë më të këqinj për muslimanët se çifutët dhe të krishterët ▪️

💎 #Shejhul_Islam #Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, pas përmendjes së hadithit të Profetit ﷺ:

«شَرُّ قَتْلَى تَحْتَ أَدِيمِ السَّمَاءِ، خَيْرُ قَتِيلٍ مَنْ قَتَلُوهُ» ".
"Të vrarët më të këqinj janë të vrarët e tyre (nga mesi i tyre) dhe i vrari më i mirë është ai të cilin ata e vrasin."

- thotë:

🔸 Do të thotë se ata (havarixhët) janë më të këqinj për muslimanët se çdokush tjetër. Askush nuk është më i keq ndaj muslimanëve sesa ata - as çifutët dhe as të krishterët - ngase ata mundohen ta vrasin secilin musliman që nuk pajtohet me ta, duke e bërë hallall derdhjen e gjakut të muslimanëve, marrjen e pasurive të tyre, vrasjen e fëmijëve të tyre dhe duke i bërë tekfir (duke i shpallur për mosbesimtarë). Gjithë këtë ata e llogarisin fetari, për shkak të injorancës së tyre të madhe dhe bidatit të tyre devijues.

📚 Minhaxh esSunne, 248.
📝 marrë nga Shejh Arafat elMuhammedi, Allahu e ruajttë!

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗https://t.me/xhemal_j

Dobitë Selefije

13 Nov, 22:40


💎💎 Shejhul #Islam_ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nga adhurimet më madhështore janë; përmbushja e kërkesës (ndaj nevojtarit) dhe kryerja e kërkesave.”

📚Mexhmua elFetava (28/ 243)


✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

12 Nov, 22:21


💡Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸“Le ta dije i mençuri; se i varuri nga epshet kalon në një gjendje që nuk ndjen më kënaqësi në veprimin e tyre, dhe me gjithë faktin e kësaj gjendje, ata nuk janë në gjendje ti braktisin.”

📚Raudatu Muhibin ( 1/ 470)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

10 Nov, 09:52


💎💎 Shejhul #Islam_Ibën_Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Lëmosha është prej llojit të fushëbetejës; frikacaku dridhet, kurse trimi qëndron.”

📚Mexhmua elFetava 14/95

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

07 Nov, 21:56


💡”Për ata që u thonë selefive - Rabijovca- (Medakhila)”

Në Islam nuk ekziston diçka që i thuhet; Rabijovca(Medakhila).

💎 Dijetari, Kolosi i Dijes, Shejh #Rabië_Ibën_Hadi_elMedkhali, Allahu e ruajttë, është në moshë 96 vjeç, është Doktor në shkencën e hadithit dhe Profesor i katedrës.

▪️Por a e di pse e urrejnë Shejh Rabiën???

1. Sepse Shejh Rabië nuk i lejon revolucionet, demonstratat dhe kryengritjet.
2. Sepse Shejh Rabië i zbuloi planet dhe komplotet e ihvanul musliminëve.
3. Sepse Shejh Rabië nuk i lejon atentatet dhe vet
ëvrasjet.
4. Sepse Shejh Rabië këshillon për bindje ndaj pushtetarëve.
5. Sepse Shejh Rabië e zbuloi babain e tyre të devijuar - Sejid Kutubin i cili është koka e havarixhëve të sotëm po ashtu e zbuloi koken e ihvanul musliminëve - Hasan el Bena.
6. Sepse Shejh Rabië është i çiltër ndaj muslimanëve, duke i këshilluar se ‘‘pranvera arabe“ është në realitet shkatërrim i arabëve dhe muslimanëve dhe vendeve të tyre…
Dhe shkaqe të tjera që i djegin zemrat e ihvanul musliminëve.

🔸Shejh Rabië është prej dijetarëve më të shquar të Ehli Sunnah uel Xhemah.
Dijetarët e Islamit dhe Muslimanëve të kohës sonë e kanë lavdëruar dhe e kanë vërtetuar, si shembulli i Imam Albanit, Imam Ibën Bazit, Imam Uthejminit….

✍️ Shkroi: Hoxhë Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

07 Nov, 09:52


💎💎 Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸”Në ditën e gjykimit kur njerëzve do tu zbulohet mosdija për shpërblimin e veprave të tyre, nuk do të shohin vepër me shpërblimin më të mirë se sa për dhikrin. Atëherë disa njerëz do ndjejnë keqardhje duke thënë: Nuk kishte për ne gjë më të lehtë se dhikri.”

📚Vabilu Sajib, fq.111

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

06 Nov, 11:07


💎 #Shejhul_Islam Muhamed #ibën_AbdulUehhab, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸 Selefët kanë qenë të rreptë në armiqësimin e njerëzve të bidatit, edhe pse ata nuk kanë bërë kufr me bidatet e tyre. Rreptësia e tyre ka qenë për dy shkaqe:
1. Bidati në vete është dëm i rëndë në Fe. Ata e kanë llogaritur bidatin më të rëndë se gjynahet e mëdha;
2. Bidati e çon njeriun deri te dalja e qartë prej Feje, siç i ndodh atij që e adhuron Allahun pranë varrit të ndonjë njeriu të mirë.

📚 edDurar esSenije, 9/432.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 https://t.me/xhemal_j

Dobitë Selefije

04 Nov, 22:02


#Shumejt_Ibën_Axhlan, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸“Allahu e bëri që fuqia e besimtarit të jetë në zemrën e tij dhe nuk e bëri atë në gjymtyrët e trupit të besimtarit.
🔸A nuk e keni parë se si njeriu në moshë të shtyer është i dobët në trupin e tij, por agjëron dhe fal namaz nate, kurse të rinjtë nuk janë në gjendje të tillë.”

📚Shuab el iman të Bejhekiut (2905)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

03 Nov, 13:34


💎 Imami i Tabiinëve #Saiid_ibën_Musejib, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔹”I bëra 80 vjet dhe nuk i frikësohem asgjëje sikurse i frikësohem (sprovës) grave. (Dhe gati i kishte humbur shikimi)”

📚Ibën Sad, ne Tabakaat (6948)

✍️ Përktheu: Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

02 Nov, 07:46


💎 Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Shkaku i shqetësimeve, trishtimeve dhe depresioneve vinë nga dy aspekte:
▫️I pari; Dëshira për dunjanë dhe përpjekja për të.
▫️I dyti: Nëglizhenca në vepra të mira dhe në bindje.”


📚Idatu Sabiriin, fq.512

✍️ Përktheu: #Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

31 Oct, 13:13


💎 Imam #Ibën_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
💎 E kam dëgjuar Shejhul Islam #Ibën_Tejmijen duke thënë:

💡“Nëse nuk ndien në zemër ëmbëlsi dhe kënaqësi kur bën vepra të mira, atëherë akuzoje zemrën (zemra jote ka mangësi), sepse Zoti i Lartësuar është Mirënjohës (ia shpërblen vepruesit në Dynja me kënaqësi në zemër).”

📚Medarixh es Salikiin (2/68)

✍️Përktheu: #Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

31 Oct, 07:09


Kharijah ibn Musab ka thenë:

„Unë e kam shoqëruar Ibn Aun për njëzet e katër (24) vjet dhe nuk e di që engjëjt të kenë regjistruar ndonjë gabim prej tij.“

Al-Qanabi ka thenë:

„Ibn Aun nuk kishte zakon të zemërohej, edhe kur një njeri e nervozonte, thoshte: Barak Allāhu fik (Allahu te bekoft).“

Nëna e tij e thirri, ai iu përgjigj dhe zëri i tij ishte më i lartë se zëri i nënës, për atë ai liroj dy rob.

سير أعلام النبلاء ٣٦٦/٦

Përktheu: 'Abdur-Rahman al-Albanī

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

29 Oct, 10:22


💎 Imami i Selefijes #Ubejd_el_Xhabiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Nga belaja është, që të kesh bindje(mendim) se njeriu i sunnetit nuk gabon.”

📚Mexhmua resail el Xhabirija, fq.61

✍️ Përktheu: #Semir Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

29 Oct, 09:35


💎 Dijetari kolosal Shejh #Rabië ibën Hadi elMedkhali, Allahu e ruajttë, ka thënë:

🔸 Shumë njerëz duan të jetojnë me ide të bidatçinjve, pastaj nuk duan të thuhet se ata janë bidatçinj.

📚 Mexhmu elFetaua, 14/211.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 https://t.me/xhemal_j

Dobitë Selefije

27 Oct, 09:51


💎 #Ibën_Semak, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔸“Mos ki frikë nga ai i cili kujdesesh prej tij, por ki kujdes nga ai i cili ndjehesh i sigurt prej tij.”

📚El irshaad, 2/596
📮 https://t.me/dr_elbukhary

✍️ Përktheu: #Semir_Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

26 Oct, 05:28


💎💎 Ibën Ebi Zejdi thotë:

“Një njëri i tha Malikut: O Ebu Abdullah!
“I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit.”
Si u ngrit?
Ai tha:
“Ngritja mbi Arsh (Fron) nuk është diçka e pakuptimtë. Dituria për mënyrën nuk mund të arrihet.
Të pyesësh për mënyrën është bidat. Të besosh se All-llahu është mbi Arsh është obligim. Unë mendoj se ti je ithtar i bidateve.” Pastaj urdhëroi që të nxirrej prej xhamie.”

📚 Menakib Malik faq. 134
Libri: Konsensusi i Dijetarëve


✍️ Përktheu: Hoxhë #Xhemal_Jakupi.

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

24 Oct, 21:47


💎💎 Shejh, Alamah #Abdullah_el_Buhari, Allahu e ruajttë, ka thënë:

💡“Një njeri i ka thënë #Abdullah_Ibn_Mubarekut, më këshillo o Imam?
Ai u përgjigj duke i thënë:
Njihe vlerën tënde!

▫️Kjo është ajo porosi, njihe vlerën tënde, sepse nëse e njeh vlerën tënde do të lehtësohen çështjet, do të dish se ku të ndalesh.
Por nëse nuk e njeh vlerën tënde, atëherë do ta hedhësh veten në shkatërrim dhe do të futesh në çështje të pa ndodhura në të kaluarën(nevazil) duke dhënë gjykime, rrallë shpëton prej tyre!
▫️Se këto trazira dhe tronditje janë si kur se zjarret!

▪️A nuk e keni parë se zjarrëfiksi ka pajisje mbrojtëse nga zjarri, dhe disa me gjithë kompetencën, përpjekjen dhe pajisjen prap ndodh që të lëndohen!
▫️Si është puna e atij që futet në këto shkatërrime të trazirave dhe navazil dhe ai nuk posedon kompetenca, as nuk është prej njerëzve të dijes, as nuk e njeh të vërtetën në mënyrë të detajuar e as të kotën në mënyrë të detajuar. ▫️E rëndësishme, ja ku jam unë, më njihni!
Fitne në Algjeri futet në të, fitne në Maroko futet në të, fitne në Jemen futet në të…, Allahu të ka mbrojtur, pse ia sjell vetës këto zjarre, sikur të ishin kthyer (nga këto fitne) sepse kotësia e tyre është bërë e qartë, por vazhdojnë në fitne.
E lusim Allahun për shpëtim dhe mbrojtje.”


📚 https://t.me/dr_elbukhary

✍️ Përktheu: #Semir_Veliu

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

24 Oct, 08:23


📌 Nga Atai, All-llahu e mëshiroftë, transmetohet të këtë thënë:

🔹“Shkova tek Ibën Abassi radiaAllahu anhuma. E gjeta duke nxjerrë ujë prej Zemzemit dhe teshat i kishte të lagura poshtë.
▫️I thashë:
“Po flitet për kaderin(caktimin e Allahut).”
Ai më tha:
“A paska folur dikush a?”
▪️I thashë: ”Po”
Atëherë më tha:
Pasha All-llahun, ky ajet:
(e do t’u thuhet):
🔸 “Shijoni zjarrin e Xhehnemit!
Vërtetë, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.”
ka zbritur vetëm për këta.
🔺Ata janë më të këqijtë e këtij Ummeti.
Kur të sëmuren mos i vizitoni dhe kur të vdesin mos ua falni xhenazen. Në e pafsha dikë prej tyre, do t’ia nxjerr sytë me këta dy gishta.”


📚Sherhus Sunneh nga Lalekai(4\712);esSunen elKubra i Bejhekiut(10\205).
Libri: Konsensusi i Dijetarëve.


✍️ Përktheu: Hoxhë #Xhemal_Jakupi, Allahu e ruajttë.

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

22 Oct, 12:50


💎Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem është ai që ia ka bërë të ligjshëm Ummetit të vet paralajmërimin për ithtarët e bidatit me emra.💎

▫️Ai Sal-lAll-llahu alejhi sel-lem, duke bërë shenjë kah Dhul Huvejsire ka thënë:

“Prej këtij do të dalin disa njerëz, që namazi i juaj do t’ju duket asgjë para namazit të tyre. Ata do ta lexojnë Kur’anin por Kur’ani nuk ju shkon më thellë se fyti i tyre. Ata dalin prej Fesë sikur që del shigjeta prej harkut.” Dmth: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë “Prej këtij” duke caktuar qartë për kë bëhet fjalë.”

📚 Buhariu 3610 dhe Muslimi 2452.
Libri: Konsensusi i Dijetarëve.


✍️ Përktheu: Hoxhë #Xhemal_Jakupi, Allahu e ruajttë.

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

22 Oct, 11:57


https://youtu.be/szitSiAo2pg?feature=shared

Dobitë Selefije

20 Oct, 10:01


#poezi_arabe

1 -▪️Gomari pëllet edhe kur ka luan anës.
Qeni i leh edhe dritës së Hënës.

2 -🔸Thuaju gomarëve,
edhe nëse kullotën e kanë të lartë:
Gomarë do të mbeteni,
edhe po e vutë frenën e artë.

3 -▪️Nuk e kaloni dot kalin
në mejdan me shpejtësi,
Edhe nëse ushqeheni
me tërshërë e tagji.

4 -▪️Te ne në fshat
kuajt janë rralluar,
e me shala elegante
gomarët i kanë zbukuruar.

✍️Shkroi; Ustadh #Xhemal_Jakupi, Allahu e ruajttë.

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

20 Oct, 05:49


#Ibnul_Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔹“Pasimi i verbër e anuloj vlerën e logjikës, sepse ajo është krijuar për të qenë i logjikshëm dhe për të medituar.
🔸E shëmtuara e kësaj është, sikur atij që i është dhënë qiri që të ndriqohet me të dhe ai e shuan dhe ec në errësirë.’’

📚Telbis ibliis, fq.80

✍️ Përktheu: #Semir Veliu elMakedoni, Allahu e ruajttë.

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

19 Oct, 11:38


💎💎Imam #Ubejd_el_Xhabiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

🔹“Qëllimi është se prej rregullave që nuk mundet me heq dorë ai i cili angazhohet me përvetësimin e dijes, dhe prej metodave më shembullore të argumentimit është; përmbledhja e kapitujve, përmbledhja e argumenteve.
💡Si ka thënë ibnul Medini, Allahu e mëshiroftë:
🔸Temës nëse nuk i përmbledhën argumentet, nuk do të zbulohet gabimi. Dhe nëse e shohim zanafillën e devijimit e grupacioneve të devijuara, e gjejmë se shumica prej tyre janë në këtë rrugë dmth ata që pretendojn dije prej tyre, shumica janë në këtë rrugë; nuk i kan përmbledhur argumentet e temës.”


📮 https://t.me/ShobaidAljabree

✍️ Përktheu: #Semir Veliu elMakedoni

✍️ ✳️Shënim nga përkthyesi:
🛑 Ku janë ata me këto rregulla, që këmbëngulin në mos përmbledhjen e argumenteve, që këmbëngulin me kokëfortësi në domethënien e parë, që këmbëngulin në ndjenjat e tyre, e gjitha kjo duke ua shitur vëllezërve si dije dhe kompetencë⁉️

🛑Sa e sa gjykime janë bërë ndaj vëllezërve duke i kundërshtuar këto rregulla madhështore???

🛑Sa e sa kundërshtime janë bërë kundrejt davetit selefij duke i kundërshtuar këto rregulla madhështore???

Thotë Allahu i Lartësuar:

‎فَيَوْمَئِذٍ لَا يَنْفَعُ الَّذِينَ ظَلَمُوا مَعْذِرَتُهُمْ وَلَا هُمْ
‎يُسْتَعْتَبُونَ
{Atë ditë atyre që kanë bërë zullum nuk do tu bëjë dobi arsyetimi dhe as nuk do tu lejohet që të kërkojnë falje}

Sure Ruum, ajeti 57. 📜

https://telegram.me/selefit

Dobitë Selefije

18 Oct, 16:50


[Kush nuk mund të falet ulur, falet shtrirë.]

Transmetohet nga 'Imran ibën Husajn, radijAllahu 'anhu, të ketë thënë:

Kisha hemorroide dhe e pyeta Profetin ﷺ për namazin. Ai më tha:

《صَلِّ قَائِمًا، فإنْ لَمْ تَسْتَطِعْ فَقَاعِدًا، فإنْ لَمْ تَسْتَطِعْ فَعَلَى جَنْبٍ.》
Falu në këmbë! Nëse nuk mundesh, falu ulur, e nëse nuk mundesh, atëherë shtrirë në krah!

📚 Sahih elBuhari; kapitulli 18, tema 19; nr. i hadithit: 1117.

Përktheu: Xhemal Jakupi

------------------------------
🔗 linktr.ee/xhemal_j