A ka “marrëveshje të re” për armëpushim?!
Me siguri të gjithë kemi dëgjuar zëra nga mediat ndërkombëtare për një "marrëveshje të re armëpushimi". Pra, do të doja ta sqaroja si vijon:
▫️Ne (Hamasi) tashmë kemi nënshkruar një marrëveshje armëpushimi me 3 faza nën kujdesin e ndërmjetësve të palëve të treta, përfshirë amerikanët.
▫️Ne jemi të përkushtuar ndaj kësaj marrëveshjeje dhe do ta zbatojmë plotësisht dhe me besnikëri.
▫️Ajo që Netanjahu dhe qeveria e tij po bëjnë, me mbështetjen e administratës aktuale amerikane, është një grusht shteti i qartë kundër marrëveshjes së armëpushimit, dhe për këtë arsye ata mbajnë përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin e situatës dhe për jetët e njerëzve nga të dyja palët.
▫️Ata po ngatërrojnë një marrëveshje që pritej të sillte pak stabilitet dhe siguri për të gjithë dhe të hapte rrugën përpara.
▫️Ndërprerja e ndihmave dhe mbyllja e kufijve është një krim lufte në vetvete dhe Netanjahu dhe qeveria e tij duhet të ndëshkohen për këtë.
▫️Tani është radha e komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë dhe të detyrojë "Izraelin" që ta respektojë marrëveshjen e nënshkruar për të parandaluar destabilizimin e mëtejshëm.