Hoxhë Rexhep Memishi

@rmemishi


Kanal zyrtar!

Hoxhë Rexhep Memishi

22 Oct, 19:41


https://youtu.be/LWcMNI_C870?si=2Fm6iuEUohvEHQGv

Hoxhë Rexhep Memishi

22 Oct, 18:20


Thirrja drejt vetes apo thirrja drejt Allahut të Plotfuqishëm – kjo është pyetja që të gjithë duhet t’ia parashtrojmë vetes. Lufta më e madhe që shejtani bën kundër thirrjes së vërtetë është përmes adhurimit të vetvetes. Çdo devijim dhe fe e rreme e kanë rrënjën në adhurimin e vetes dhe në derivatet që burojnë prej tij. Çdo zili, urrejtje dhe fitne lindin nga zëvendësimi i adhurimit të Allahut me adhurimin e egos. Prandaj, dije se çdo i adhuruar përveç Allahut, sa më afër të jetë me vetveten, aq më mashtrues bëhet.

Çdo thirrës drejt Allahut duhet të kuptojë se hapi i parë në thirrjen e tij është shtypja e vetes, pa parë te vetja asnjë meritë. Çdo dhunti dhe begati duhet t’ia atribuojë Allahut, duke folur me përulësi dhe duke përjetuar thellësisht mirësinë që i është dhuruar. Kështu, thirrja bëhet më e sinqertë dhe më e pastër, e mbështetur plotësisht te fuqia e Allahut dhe jo te ambicia apo vetëkënaqësia.

Ekspozimi dhe shprehja e dashurisë së tepruar për vetveten është një nga shkaqet kryesore që bllokon thirrjen e pastër. Kjo thirrje, e cila është shqetësimi më i madh i Iblisit, e bën adhurimin e vetes të dalë përballë thirrjes së vërtetë, e cila është detyra e të Dërguarve (alejhimu selam) dhe trashëgimtarëve të tyre. Kjo vetëdashuri bën që individi të largohet nga misioni hyjnor, duke lënë në hije thirrjen për Allahun dhe duke bërë që adhurimi i vetvetes të bëhet pengesë për përhapjen e mesazhit të Tij. Në Ditën e Kijametit, të gjitha krimet e bëra kundër thirrjes së Allahut, të fshehura nën mantelin e adhurimit të vetvetes, do të dalin në shesh. Andaj, të pendohemi sa nuk është bërë vonë, sepse krimet kundër thirrjes së Allahut janë luftë kundër asaj thirrjeje, dhe hidhërimi i Allahut të Plotfuqishëm është i madh kundër këtij nijeti!

Pikërisht për këtë arsye, Shejh Muhamed ibn Abdul Uehabi (rahimehullah) në “Mes’elet” e Kitabu Teuhidit tha: “Këtu kemi përkujtimin e Allahut për sinqeritetin, sepse shumë njerëz, kur të thërrasin te e vërteta, thërrasin te vetvetja!”

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

22 Oct, 14:22


Njerëzit nuk shqetësohen për interesin tënd në këtë botë, e paramendo sa pak interesohen për interesin tënd të botës tjetër, që mos të të ikë diçka prej saj. Dhe, edhe pas kësaj, vazhdojnë të pretendojnë dhe pretendojnë!

Pasha Allahun, nëse dëshiron të kesh një parametër matës për një mik, hoxhë apo bashkëbisedues, shiko se sa shqetësohet për interesin tënd në këtë botë,po edhe më shumë për atë të botës tjetër. Andaj, bëhu prej bijëve të ahiretit, i cili i matë punët me syrin e asaj bote.

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

22 Oct, 14:22


Imam Fudajl bin Ijadi,rahimehullah,ka thënë:

« Shenja e asketizmit në këtë botë dhe ndaj njerëzve është: që të mos e duash lavdërimin e njerëzve për ty, dhe të mos të bëhet vonë për qortimin e tyre. Nëse ke mundësi që të mos të njihesh, atëherë vepro kështu, nuk është problem nëse nuk njihesh, nuk ka rëndësi nëse nuk lavdërohesh, dhe nuk ka rëndësi të jesh i qortuar nga njerëzit nëse je i lavdëruar tek Allahu ».

|[ Hiljetu’l-Eulija,(90/8) ]|

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 18:25


Live stream finished (46 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 17:39


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 17:05


https://youtu.be/DrVVVInnS3Q?si=EdyIaS9vU22I7dBW

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 14:55


Disa njerëz të urrejnë kur të jesh gjallë dhe të duan kur të vdesësh!

Një cilësi e neveritshme dhe e kahmotshme te njerëzit është që, kur të jesh gjallë, nuk ta dinë vlerën dhe flasin për ty me fjalë të pavlera. Por të njëjtët njerëz, kur të ndërrosh jetë, i dëgjon duke bërë deklarata ku të fusin në xhenet me lavdëratat e tyre. Madje, disa folës në xhenaze të frikësojnë t’i thërrasësh, sepse me deklaratat e tyre super lavdëruese te varret duket sikur e fusin të vdekurin në xhenet.

Gjithashtu, disa të tjerë të duan shumë sa je i burgosur, por kur lirohesh dhe je i lirë, fillojnë të ndihen të penguar prej teje, sikur të kishe dalë nga varri. Kështu janë sjelljet e njerëzve që ndryshojnë sipas situatave në jetë, dhe shpesh këto ndryshime ua rrëzojnë maskat, duke zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë. Duke parë këtë cilësi, poeti Ibn el-Mu’tez, rahimehullah, ka thënë:

“E pashë se jeta e njeriut ia ul vlerën…
Por, kur ai vdes, e shtrenjtojnë vdekjet që përhapen.”

[“Behxhetu el-Mexhalis”, f. 19].

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 12:29


Sonte pas namazit të jacisë Live!

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 12:01


Armiqësia i verbon sytë dhe shtrembëron dukjen e realitetit!

“Abdur-Rahman ibn Ebi Lejla ka thënë: ‘Mos rri me armikun tënd, sepse ai i mban mend gabimet e tua dhe të kundërshton edhe kur ke të drejtë.’”
(Bahxhet el-Mexhalis, f. 20)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

21 Oct, 12:01


Ibën Batta, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ta dini, o vëllezër të mi, se kam menduar për arsyen që i largoi disa njerëz nga Suneti dhe xhemati, dhe i çoi ata në bidat dhe shëmtim … dhe e gjeta atë për dy arsye:

• E para: Kërkimi dhe hulumtimi i thellë, dhe pyetjet e shumta për atë që nuk ka rëndësi, që nuk i sjell dëm njeriut të mençur nëse nuk e di, as nuk i sjell dobi besimtarit që e kupton.
• E dyta: Shoqërimi me ata që nuk janë të sigurt nga sprova e tyre, dhe qëndrimi me ata të cilët, nëse rri me ta, të prishet zemra.”

(el-Ibane el-Kubra, 302)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 22:28


Ibn Tejmija, rahimehullah,thotë:

“Çdo kush që është më afër të Dërguarit të Allahut ﷺ, shokëve të tij dhe tabi’inëve që i pasuan ata me mirësi, është më afër përkryerjes së teuhidit, besimit, mençurisë dhe njohjes.

Dhe çdo kush që është më larg prej tyre, është më larg nga këto cilësi.”

Minhaxhu s-Sunneh, vëll. 2, fq. 293.

Hoxhë Rexhep Memishi


https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 21:16


https://youtu.be/IJbkwAoblGw?si=Mw0ZXmNLBqa9p0wS

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 18:22


Live stream finished (46 minutes)

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 17:36


Live stream started

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 13:38


Njoftim❗️

🔴 Sonte pas namazit të Jacisë do të vazhdojmë me shpjegimin e librit të akides "Hakaik në Teuhid" të Ali Hudejrit, me transmetim të drejtëpërdrejtë vetëm në Telegram.

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 13:09


Brenga e Muhamedit ﷺ

Hoxhë Rexhep Memishi

20 Oct, 11:50


Të ftuarit në Islam nuk janë njerëz që nuk e kuptojnë tendencat dhe nijetet tona, ata poashtu e kuptojnë edhe nivelin e drejtësisë dhe njerëzillëkut tonë. Kjo është ajo që ndikon te ata më së shumti. Andaj, është e rëndësishme të hyjmë në mendjet dhe zemrat e tyre para se t’u flasim. Mjafton të mendosh për periudhën kur nuk dije asgjë për Islamin; kështu edhe sot, shumë nga punët e Islamit na janë të panjohura. Prandaj, le të lëmë një hapësirë për mësim dhe të mos sillemi me njerëzit sikur ne jemi në xhenet dhe ata janë akoma në këtë botë.

Sa shpesh e vërejmë këtë te të udhëzuarit, duke mos e shprehur asnjëherë? Pasha Allahun, kjo është një nga shkaqet kryesore të mossuksesit në thirrjen me njerëzit!

Shumica e thirrësave, pas 10 vjetësh udhëzimi, harrojnë këto ndjenja dhe flasin me njerëzit sikur ata vetë ishin po aq të udhëzuar. Harrojnë se edhe ne jemi ndikuar nga ndonjë rast të veçantë që na ka prekur. Njerëzit shpesh kanë paragjykime të mëdha për Islamin; mos e humb mundësinë për t’ua demantuar ato me fjalët, veprat dhe qasjet që kemi para tyre. Ata kanë shumë komplekse që duhet të hiqen që të udhëzohen. Kjo nuk bëhet me një fjalë, por me bisedë dhe me detektimin e problemeve që ka çdo njeri. Kjo është urtësia që është obligim në thirrje: “Atij që i është dhënë urtësia, i është dhënë një mirësi shumë e madhe.” (Surja Bekare, 269)

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi

Hoxhë Rexhep Memishi

19 Oct, 19:51


Si ta ruajmë shëndetin e zemrës përmes tryezës së Allahut?

Shejhul Islam Ibn Tejmije,Allahu e mëshiroftë,thotë:

“Shëndeti ruhet me të ngjashmen, ndërsa sëmundja largohet me të kundërtën. Shëndeti i zemrës ruhet me besim, duke e ushqyer atë me gjëra që i sjellin besim, siç janë dituria e dobishme dhe veprat e mira. Ato janë ushqime për zemrën, ashtu siç thuhet në hadithin e transmetuar nga Ibn Mesudi, (qoftë merfu apo meukuf): ‘Çdo mikpritës dëshiron që tryeza e tij të vizitohet nga vizitorë dhe tryeza e Allahut është Kur’ani.’ Mikpritësi është Allahu dhe kjo është mikpritja e Tij për robërit e Tij.

Shembuj të këtyre janë:

• Lutja në pjesën e fundit të natës,
• Kohët midis ezanit dhe ikametit,
• Gjatë sexhdes,
• Dhe pas faljes së namazit.

Gjithashtu, duhet shtuar istigfari (kërkimi i faljes), pasi ai që kërkon falje prej Allahut dhe pastaj pendohet sinqerisht, Allahu do ta begatojë me një jetë të mirë deri në një kohë të caktuar.

Duhet të bëhet zakon recitimi i ‘dhikreve’ gjatë ditës dhe para gjumit, dhe të kihet durim ndaj çdo pengese që mund të dalë përpara, sepse, nuk kalon shumë kohë derisa Allahu ta mbështesë atë me shpirtin e Tij dhe të shkruajë besimin në zemrën e tij.

Po ashtu, duhet të kihet kujdes për përmbushjen e obligimeve fetare, si pesë namazet, të cilat duhet kryer si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, sepse ato janë shtylla e fesë.

Fjalët e zakonshme të tij duhet të jenë ‘La haule ve la kuvete ila bil-lah’, sepse me to njeriu bart peshat e rënda, përballon vështirësitë dhe arrin gjendje të larta.

Të mos lodhet nga lutja dhe kërkesa, sepse robi i Allahut do t’i pranohet lutja përderisa nuk ngutët duke thënë: ‘Kam lutur dhe lutur, por nuk më është përgjigjur.’

Duhet ta dijë se fitorja vjen me durim, lehtësimi vjen me vështirësinë dhe se me çdo vështirësi vjen edhe lehtësimi. Askush nuk ka arritur diçka të madhe nga të mirat e fundit, qoftë ai një i Dërguar apo të tjerët pas tij, përveçse me durim.”

[Mexhmu’ul Fetaua 10/136-137].

Hoxhë Rexhep Memishi

https://t.me/rmemishi