Këshilla të Dobishme

@keshilla_te_dobishme


Këshilla të Dobishme

Këshilla të Dobishme

22 Oct, 13:13


https://www.youtube.com/live/EDHz1tXotNg?feature=shared

Këshilla të Dobishme

22 Oct, 10:53


https://udhezimi.com/parim-kuranor-do-te-deshtojne-me-siguri-ata-qe-trillojne-genjeshtra/

Këshilla të Dobishme

21 Oct, 19:44


Papritur do ta gjesh veten se e ke lënë gjithë këtë zhurmë dhe rrëmujë në këtë botë për ta takuar Allahun e Lartësuar dhe për të kaluar në jetën e re të përjetësisë, si një individ i vetëm..

Do ta kuptosh më vonë se shumica e betejave që ke luftuar ishin thjesht ngjarje dytësore që të kanë shpërqendruar nga përgatitja për jetën tënde reale.

Kuptoje këtë më herët, ndërsa je ende në këtë botë dhe përgatitu për jetën e përjetshme duke bërë vepra të mira.

“Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele, 7-8)

(Shejh Sa’d El-Hathlan)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://t.me/keshilla_te_dobishme

Këshilla të Dobishme

21 Oct, 16:22


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Petrit Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!

Linku për ders dhe pyetje:

https://udhezimi.com/live/

Këshilla të Dobishme

21 Oct, 11:49


❁ Stresi që ta shkaktojnë fëmijët

Kjo kthehet tek karakteri i personit, nga aspekti se si i merr këto gjëra (afër zemrës). Dikush të njëjtën situatë e merr me qetësi, nuk ia rrit vetes, nuk ia shton. Duhet t'i marrësh gjërat qetësisht dhe të kuptosh se natyra e fëmijës është e atillë (lëvizë, bën sherre, kërcet, bërtet etj.). Duhet të dish se janë gjëra prej të cilave nuk mund të shpëtosh (si prind), sikur prej të nxehtit (në verë) dhe të ftohtit (në dimër). Këto janë gjëra me të cilat Allahu i sprovon njerëzit. Selefi ka thënë: "Janë disa gjynahe të cilat nuk i fshin asgjë përveç merakut (stresit) për fëmijët..." Sado që mundohesh, fëmija natyrën e ka të atillë (nuk mund të rrijë pa bërë asgjë). Kur ta pranosh këtë (se është diçka e paevitueshme), atëherë të vjen më lehtë ta kalosh. Ndërsa, e dyta është të lutësh Allahun të të ndihmojë, të të japë fuqi t'i përballosh këto dhe të ta largojë nervozen (apo acarimin).

Hoxhë Petrit Perçuku - Transkriptim.

Këshilla të Dobishme

20 Oct, 19:35


Në raportet familjare secili individ ka të drejta dhe obligime që duhet t’i përmbush, si: të drejtat dhe obligimet martesore, të drejtat dhe obligimet prindërore, të drejtat dhe obligimet e fëmijëve, të drejtat dhe obligimet e vëllezërve dhe motrave.

Andaj, secilit i kërkohet të njohë detyrat dhe të drejtat e tij, e pastaj t’i kryejë detyrat e veta.

Nëse secili prej tyre kryen detyrën e vet, shtëpia do jetojë në lumturi e harmoni, dhe në një xhenet në përshpejtuar, derisa janë në këtë botë.

Nëse ndonjëri prej tyre dështon në detyrën e tij, ai duhet të këshillohet dhe t’i kërkohet që ta bëjë atë; nëse ai përgjigjet, atëherë elhamdulil-lah, e nëse nuk përgjigjet, atëherë kjo nuk është arsye që pala tjetër të tregohet e shkujdesur në detyrat e saj; sepse Allahu do ta pyesë çdo njeri në Ditën e Kijametit për detyrat e tij. Andaj, nuk ka arsye për neglizhencë ngaqë bashkëshorti, apo prindi, apo fëmija apo vëllai i kanë lënë pas dore detyrat e veta.

Një nga shkaqet e lumturisë së njeriut është kur ai i kryen detyrat që i ka përsipër në formën më të plotë, pavarësisht nëse dikush tjetër e kryen detyrën e vet apo jo.

Ndërsa një nga shkaqet e mjerimit të tij është kur vazhdon t'u kushtojë vëmendje detyrave të njerëzve, nëse ata i kanë përmbushur ato apo jo? Pastaj bën mirë nëse ata bëjnë mirë, dhe tregohet i shkujdesur nëse ata tregohen të shkujdesur.


Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://t.me/keshilla_te_dobishme

Këshilla të Dobishme

20 Oct, 14:04


❁Rritja e fëmijëve në mënyrën islame

-Të japësh mundë dhe sakrificë. Allahu e lehtëson nëse prindi ka nijet të sinqertë dhe nuk ia humbet mundin. Prej shkaqeve janë: të afrosh fëmijën me xhamitë, me Kuranin, me librat fetare, me ligjëratat fetare, të merresh me fëmijën dhe kjo nuk është vetëm përgjegjësi e nënës, por edhe e babait (babai ashtu siç është i obliguar të sjellë rrizk në shtëpi është i obliguar edhe me edukimin e fëmijëve). Nëse fëmija ka diçka defekt, atëherë kjo është pasojë e neglizhencës, mirëpo nëse prindi ka vepruar të gjitha shkaqet e prapë fëmija nuk është i tillë, atëherë prindi nuk ka gjynah para Allahut. Në anën tjetër është e rrezikshme dhe duhet të kemi kujdes nga kjo gjë (mospërmbushja e përgjegjësisë) sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Kur Allahu i jep nën përgjegjësi diçka robit të Tij dhe ai nuk ia jep hakun siç duhet, Ai ia ndalon xhenetin Ditën e Gjykimit." Dhe: "Njeriu do të pyetet për çdo gjë, edhe për anëtarët e shtëpisë, Ditën e Gjykimit." Gjëja e parë për të cilën do të pyetet është ajo se a ua ka ofruar fenë atyre, a i ka edukuar sipas fesë së Tij.

Hoxhë Petrit Perçuku - Transkriptim.

Këshilla të Dobishme

20 Oct, 08:07


❁Rritja e fëmijëve në mënyrën islame

-Të jesh shembull për fëmijën tënd, ngase ai më shumë imiton veprimet sesa që t’i merr fjalët që ia thua, të mos i thuash diçka dhe të kundërshtosh ato fjalë me veprimet e tua. Prindi fillimisht duhet të jetë i lidhur me Allahun, i kapur për fenë e Tij, ka frikë Atë, kryen obligimet e largohet prej ndalesave. Kur është i tillë, Allahu nuk do t'ia humbasë fëmijët e tij. Dijetarët kanë thënë se njeriut të mirë Allahu ia ruan fëmijët.

-Ta lutësh Allahun vazhdimisht për përmirësimin e fëmijëve, në sexhde, në pjesën e tretë të natës etj.

Hoxhë Petrit Perçuku - Transkriptim.

Këshilla të Dobishme

19 Oct, 14:29


https://www.youtube.com/watch?v=Z21ahxphJys

Këshilla të Dobishme

19 Oct, 05:26


Shpeshtimi i istigfarit (kërkimit të faljes prej Allahut) ka ndikim të mrekullueshëm në largimin e vështirësive e gjendjeve të rënda, arritjen e synimeve, largimin e urrejtjes e dashakeqësisë nga zemra, largimin e brengave e pikëllimeve, shërimin e sëmundjeve, zbritjen e bereqetit, përmirësimin e vetes, familjes e të fëmijëve, zbritjen e shiut, shtimin e pasurisë e të fëmijëve, shtimin e sevapeve, ngritjen e gradave dhe arritjen e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://t.me/keshilla_te_dobishme

Këshilla të Dobishme

19 Oct, 05:13


“Kujtdo që Allahu i jep sukses dhe ia lehtëson thënien e të gjitha dhikreve e lutjeve të mëngjesit e të mbrëmjes, le ta dijë se kjo është një begati e mirësi prej Allahut të Lartësuar, andaj lum ai!”

(Neveviu, “El-Edhkar”, 76)

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://t.me/keshilla_te_dobishme

Këshilla të Dobishme

18 Oct, 16:26


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Petrit Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!

Linku për ders dhe pyetje:

https://udhezimi.com/live/

Këshilla të Dobishme

18 Oct, 14:41


❁Për salavatet në natën dhe ditën e xhumah, qëllimi është që shenjë dalluese e jote të jetë dërgimi i salavateve, vazhdimisht, sa më shumë. Ka njeri që dërgon salavate deri në 10.000 herë brenda ditës. Kjo tregon për dashurinë që ka ndaj Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem.

Hoxhë Petrit Perçuku - Transkriptim.

Këshilla të Dobishme

18 Oct, 11:52


https://udhezimi.com/qellimet-dhe-dobite-e-studimit-te-biografise-se-profetit/

Këshilla të Dobishme

17 Oct, 13:07


https://www.youtube.com/watch?v=O1XP9U1g0Vc

Këshilla të Dobishme

17 Oct, 08:40


https://udhezimi.com/rendesia-e-biografise-se-profetit/

Këshilla të Dobishme

16 Oct, 16:27


Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Ligjëron: Petrit Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!

Linku për ders dhe pyetje:

https://udhezimi.com/live/

Këshilla të Dobishme

15 Oct, 18:23


Të jesh i kënaqur me Allahun për Zot

Do të thotë:
• Të pajtohesh dhe të jesh i kënaqur me atë që Allahu të godet, qoftë në furnizim, shëndet dhe në të tjera, qoftë diçka që të pëlqen apo që nuk të pëlqen, dhe të jesh i kënaqur me atë që e ligjëson mbi ty.

Njeriu kur goditet me sprova dhe nuk mund t'i pranojë ato, atëherë kjo do të thotë se ka mangësi në këtë pikë (në pranimin se Allahu është Zoti i tij). Prej kujt i ka ardhur kjo sprovë? Prej Allahut, prej Atij që është Zoti i tij.
Kur ti e pranon se Allahu është Zoti yt, duhet të pranosh çdo gjë që të vjen prej Tij dhe të pranosh çdo zgjidhje që Allahu e ka zgjedhur për ty. Shembull: kush nuk ka fëmijë, apo nuk mund të martohet, apo është goditur me sprova të rënda, nuk duhet të rebelohet ndaj Caktimit të Allahut, ngase kështu tregon se ka mangësi në pajtimin me zotërimin e Allahut.

Hoxhë Petrit Perçuku - Transkriptim.

Këshilla të Dobishme

15 Oct, 15:43


https://udhezimi.com/zoteria-i-istigfarit-kerkim-faljes-tek-allahu/