Akidja Ehli Sunnetit

@akidjaehlisunnetit


وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلْءَايَٰتِ وَلِتَسْتَبِينَ سَبِيلُ ٱلْمُجْرِمِينَ

Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij. (El-En'am 6:55)

Akidja Ehli Sunnetit

22 Oct, 18:20


📹Video e re…

Sillu mirë me muslimanët!

Shpërndaje dhe abonohu tek kanali në Youtube

https://youtu.be/dscbNNztAmM?si=gt_Xi7k5xGtY2cqu

Akidja Ehli Sunnetit

22 Oct, 18:20


Njerëzit më shumë kanë nevojë që të shohin Edukatë, Moral, Devotshmëri, Dituri, Drejtësi, Falje (jo-inate), Kreativitet (jo-Glluparina), Transparencë, Gëzim me avancimin e tjetrit (jo-Hased)……..se sa të lexojnë nëpër statuse të Facebook-it për të njëjtat.

Muhamedi salAllahu alejhi ue selem ua mundësoi njerëzve që ta shohin KURANIN me sy duke ecur mbi tokë, mjaftë dëgjuan njerëzit prej neve, le të ua mundësojmë të SHOHIN pak.

Nëse njerëzve ua mësojmë namazin kurse vet nuk e falim, atëherë ndikimi do të jetë ZERO. Njëjtë, nëse njerëzve u flasim për drejtësi duke qenë vetë të padrejtë, u flasim kundër hasedit duke qenë vet Hasedxhi, u flasim për moral duke qenë vetë EDEP-SËZ, u flasim për afërsi me tjerët duke qenë vetë NEGATIV, u flasim për Falje duke qenë SHKELËS, u flasim për zemërgjerësi duke qenë vet në të kundërtën, REZULTATI DO TË JETË ———ZERO———.

Njerëzit që jetojnë me neve na njohin kush jemi dhe çka jemi, kot e kot lodhemi që nëpërmjet statuseve të paraqesim “TË PËRSOSURIN, ME TË DITURIN, MË KREATIVIN, MË LARGËPAMËSIN….” ndërsa njerëzit që kanë pasur ose kanë raport me neve na njohin.

Mjaft lexuan, LE TË SHOHIN TEK NE KURANIN DHE SUNNETIN.

Hoxhë Bajram Beluli


@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

22 Oct, 15:16


VIDEO E RE ᴴᴰ

Islami ka filluar i huaj dhe do të kthehet i tillë, si ka filluar, lum për të huajt.

Hoxhë Bajram Beluli


@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

21 Oct, 19:35


VIDEO E RE ᴴᴰ

Cikël ligjëratash mbi edukatën e hoxhës dhe nxënësit të dijes

Titulli i librit: " Tedhkiratu Es sami'i", nga autori Ibnu Xhema'a El Kinani

Tema: "Edukata me Pejgamberin ﷺ"

Hoxhë Bajram Beluli



https://youtu.be/Rvu8PXt_PsM?feature=shared

Akidja Ehli Sunnetit

20 Oct, 17:48


Nëse umeti sot nuk mund të bëj dallimin mes atyre që luftojnë për realizimin e Teuhidit dhe ngritjen fjalës së Allahut në tokë dhe atyre që luftojnë nën flamurin e interesave nacionaliste me slogane "islame", të cilët demokracinë dhe sekularizmin e kanë marr për kushtetutë dhe sistem, si dhe koncept për realizimin e objektivave të tyre, duke u bërë aleat me këdo për interesat e tyre (edhe me ata të cilët i kanë të përlyer duart me gjakun e muslimanëve në Irak, siri) atëherë kur do të jetë në gjendje të e bëj këtë dallim?!

Nëse njerëzit që qartë janë Tavagitë, dhe të cilët haptasi e shfaqin besimin e tyre mbi demokracinë, janë shehid vetëm pse luftojnë për një kauzë nacionaliste dhe popullore dhe për cilën kauzë janë në gjendje të vdesin, kështu duke i mbyllur sytë karshi shirkut dhe kufrit të tyre, atëherë nëse ky është kriteri, a bën ti vendoset etiketa e shehidit Fidel Kastros, edhe ai luftoi dhe sakrifikoi për kauzën e tij nacionaliste?!

Do të thuash; po jo ai ishte kafir në esencë, ishte komunist, këta liderët e hamasit hedhin disa parrulla islamike, falen dhe agjërojnë?! Cili është dallimi mes një komunisti dhe demokrati?!!

Atëherë pse jo peshmergët? Pse nuk i shpallni ata shehida?! Edhe Peshmergët irakianë luftojnë për tokën e tyre dhe ata falen dhe agjërojnë dhe e quajnë veten muslimanë?! Pse të mos i quani ata shehida?!

A mundët të paramendohet Ibn Tejmije të i quante Shehidë tatarët?! Edhe ata faleshin dhe agjëronin?!!

Udhëheqësi i Tatarëve Kazani publikoi Islamin e tij, mirëpo vazhdoi të gjykojë me Jasik (me ligje jashta ligjeve të Allahut), dhe mu për këtë, shejhul Islami dha fetva për LUFTIMIN e tyre (tatarëve).

Hafidh Ibn Kethiri transmetoi fjalën e shejhul Islamit kur njerëzit ishin në DYSHIM për luftimin e tyre, ngase TATARËT kishin PRETENDUAR se janë muslimanë, kjo ishte në luftën e Shak'habit.

Ibn Kethiri thotë: "Ai (Ibn Tejmije) u thoshte njerëzve: Nëse më shihni duke ardhur nga ana e tyre, duke pasur në kokën time mus'haf, më vritni. Kështu, njerëzit morën guxim dhe u trimëruan për luftimin e tatarëve, zemrat morën forcë dhe forcuan nijetin e tyre, falënderimi i takon vetëm Allahut".

Cili është dallimi mes liderëve të Tatarëve dhe liderëve të Hamasit, të parët faleshin dhe agjëronin, ndërkohë që për kushtetutë e kishin marr Jasikun, ndërsa liderët e Hamasit falen dhe agjërojnë, mirëpo për kushtetutë e kan marr DEMOKRACINË?!!

"Aaah shih.. është e gjitha emocionale sepse është Palestina dhe ne dallojmë tokën nga toka...." - Allahu ju udhëzoftë!!

Liderët e Hamasit që nga viti 2006 e kanë pasur mundësinë të e implementojnë Sheriatin, por në mënyrë aktive dhe me dëshirë e kanë injoruar këtë mundësi, ata në fakt i kanë luftuar dhe vrarë ata që kanë bërë thirrje për sherijat!

Nuk mund ta kuptoj pse kjo është kaq e vështirë për t'u kuptuar nga njerëzit që pretendojnë Teuhid dhe menhexh?! Si ka mundësi të jenë liderë legjitim dhe shehidë udhëheqësit demokratik, nacionalistë, të cilët kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) me deklarata dhe veprime??!! Ndërkohë ata që me mjete legjitime, larg shirkut dhe kufrit, angazhohen në ngritjen e fjalës së Allahut, i quani havarixhë??!!

Nëse nuk mund ta njihni Teuhidin dhe njerëzit e tij sot, do të bëhet edhe më e vështirë me kalimin e kohës, ne po shkojmë drejt kohërave shumë më të vështira, plot me fitne të ndryshme.

Ne nuk po thërrasim në braktisjen e muslimanëve në Palestinë, ashtu siç nuk e braktisim asnjë muslimanë askund tjetër. Por në të njëjtën kohë ne e njohim Teuhidin dhe njerëzit e tij dhe e njohim shirkun dhe njerëzit e tij dhe i lëmë mënjanë emocionet tona dhe distancohemi prej çdokujt i cili për fe e ka marr shirkun dhe kufrin, qofshin ata edhe prindërit tanë, dhe e miqësojmë çdo musliman i cili e njëson Allahun në adhurim, larg shirkut!

E lus Allahun të na mundëson të e shohim hakun si hak dhe të na frymëzojë ta ndjekim atë dhe e lus Allahun që të na bëjë të e shohim të pavërtetën si të pavërtetë dhe të na frymëzojë ta shmangim atë.

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

20 Oct, 12:00


🄽🄹🄾🄵🅃🄸🄼

░Ç░D░O░ ░T░Ë░ ░D░I░E░L░L░E░

PAS NAMAZIT TË JACIS

Esselamu alejkum.

Vëllezër të nderuar, ju njoftojmë se sonte pas namazit të JACIS do të mbahet ligjëratë me hoxhën e nderuar Bajram Beluli.

Titulli i librit: "Tedhkiratu Es Sami’i”, nga autori Ibnu Xhema’a el Kinani.

Ka vend edhe për motra.

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

19 Oct, 19:17


Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.

Ti i sheh ata me zemra të #sëmura, sesi vrapojnë për t’u lidhur me ata duke thënë: “#Kemi frikë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë #fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të #pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre.
Atëherë besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë #ishin me ju?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë humbësit.
O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të #përulur me besimtarët dhe të #ashpër me kafirat, që luftojnë në #rrugën e Allahut dhe #nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi.
Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur.

#Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.

Ata që marrin për #mik e #mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) #pa dyshim, #pala e Allahut do të jetë #fituese.

O besimtarë! #Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej #kafirave; frikësojuni Allahut, #nëse jeni besimtarë!

Kur thërrisni për namaz, ata tallen dhe luajnë, sepse janë njerëz që nuk kuptojnë.
Thuaj: “O ithtarët e Librit! A na #urreni për ndonjë arsye tjetër, #përveç asaj se besojmë në Allahun dhe në shpalljet që na janë zbritur neve dhe se #shumica prej jush janë të pabindur ndaj Allahut?”

Thuaj: “A doni t’ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që #adhurojnë Tagutin.
Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe janë më larg rrugës së vërtetë”.

Kur vijnë te ju, #thonë: “Besojmë”. Në të vërtetë, ata jobesimtarë hynë e jobesimtarë dolën! Allahu e di mirë çfarë fshehin ata.
#(EL - MAIDE, 51 - 61)

Ebu Amir

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

19 Oct, 19:17


"Shehidat" e demokracisë!

Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka qëllu qafir i krishterë, se përndryshe nuk ishim çudit nëse dikush nga hoxhallarët do ta shpallte atë shehid.

Edhe Ataturku e ka luftuar haptazi Islamin dhe ezanin, namazin, se edhe për të nuk ishim çudit nëse e kishin shpall për shehid.

Të tjerët që përkatësohen në islam, ndërsa punët i kanë me shejtan, për ta "e lehtë është çështja" - Muxhahida derisa janë gjallë, ndërsa shehida edhe në qoftë se vdesin për shejtanin.

E këtillë është peshorja e atyre që muxhahidat e vërtetë i shajnë.

Në peshoren e atij që njeriu i cili është kryeparlamentar i tempullit demokratik shpallet shehid, mos u befaso kur atij peshorja ia nxjerr se edhe rafidiu është shehid, edhe nacionalisti komunist ose ai demokrat apo socialist i del të jetë shehid. Mos u befaso!

Të vërtetën e ka thënë "halifja" e demokratëve i cili i quajti shehida të demokracisë ata që vdiqën në mbrojtjen e shtetit të tyre demokratik.

Shumë e thjeshtë dhe e qartë.

Qesharake dhe e palogjikshme është që luftëtari për demokraci të quhet shehid i komunizmit.
Ndërsa sa shumë e dhimbshme është që të njëjtin me e quajt shehid i islamit.
Edhe më e dhimbshme kur del kjo nga goja dhe pena e hoxhës.

Luftëtarët e Tagutit mund të jenë vetëm shehida të Tagutit dhe assesi të Islamit.

الَّذِينَ آمَنُوا يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۖ وَالَّذِينَ كَفَرُوا يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ الطَّاغُوتِ فَقَاتِلُوا أَوْلِيَاءَ الشَّيْطَانِ ۖ إِنَّ كَيْدَ الشَّيْطَانِ كَانَ ضَعِيفًا

"Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Allahut, kurse ata që nuk besojnë, luftojnë në rrugën e Tagutit.
Luftoni kundër ithtarëve të shejtanit, sepse vërtet, dinakëria e shejtanit është e dobët!"
(EN - NISA, 76)

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَىٰ أَوْلِيَاءَ ۘ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
فَتَرَى الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ يُسَارِعُونَ فِيهِمْ يَقُولُونَ نَخْشَىٰ أَن تُصِيبَنَا دَائِرَةٌ ۚ فَعَسَى اللَّهُ أَن يَأْتِيَ بِالْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍ مِّنْ عِندِهِ فَيُصْبِحُوا عَلَىٰ مَا أَسَرُّوا فِي أَنفُسِهِمْ نَادِمِينَ وَيَقُولُ الَّذِينَ آمَنُوا أَهَٰؤُلَاءِ الَّذِينَ أَقْسَمُوا بِاللَّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ ۙ إِنَّهُمْ لَمَعَكُمْ ۚ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فَأَصْبَحُوا خَاسِرِينَ
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا مَن يَرْتَدَّ مِنكُمْ عَن دِينِهِ فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ أَذِلَّةٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى الْكَافِرِينَ يُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَلَا يَخَافُونَ لَوْمَةَ لَائِمٍ ۚ ذَٰلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ وَمَن يَتَوَلَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا فَإِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا الَّذِينَ اتَّخَذُوا دِينَكُمْ هُزُوًا وَلَعِبًا مِّنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَالْكُفَّارَ أَوْلِيَاءَ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

ذَا نَادَيْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ اتَّخَذُوهَا هُزُوًا وَلَعِبًا ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَعْقِلُونَ
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّا إِلَّا أَنْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَاسِقُونَ
قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَٰلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللَّهِ ۚ مَن لَّعَنَهُ اللَّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ ۚ أُولَٰئِكَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضَلُّ عَن سَوَاءِ السَّبِيلِ
وَإِذَا جَاءُوكُمْ قَالُوا آمَنَّا وَقَد دَّخَلُوا بِالْكُفْرِ وَهُمْ قَدْ خَرَجُوا بِهِ ۚ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا كَانُوا يَكْتُمُونَ
وَتَرَىٰ كَثِيرًا مِّنْهُمْ يُسَارِعُونَ فِي الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَأَكْلِهِمُ السُّحْتَ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

"O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata.

Akidja Ehli Sunnetit

18 Oct, 19:29


“Tirani (taguti) nuk i frikohet asgjëje ashtu siç i frikohet zgjimit të popujve, kthjelltësisë së zemrave dhe nuk e urren askënd ashtu siç i urren thirrësit për në vetëdije dhe zgjuarsi dhe nuk e dënon askënd ashtu siç i dënon ata që i gjallërojnë zemrat e mpira”.

Sejjid Kutub

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

18 Oct, 19:14


#Kujdes

Na ka informuar Allahu se si devijuan dijetarët e pasuesve të librit para nesh, duke e përzier të vërtetën me të kotën, duke e fshehur të vërtetën prej pasuesve të tyre, derisa arriti gjendja i ndryshuan librat dhe shënuan libra me duart e tyre!

Thotë Allahu Teala: "O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vërtetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe fshihni realitetin?"[Ali Imran 71]

dhe tha Allahu Teala: " ...ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e All-llahut)..."[Maide 41],

dhe tha Allahu teala: "Thuaju: “O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërsi prej rrugës së drejtë. "[Maide 77].

Këto dhe ajete tjera argumentojnë për devijimin e dijetarëve të pasuesve të librit (të krishterët dhe jehudët). Duhet pasur parasysh se Allahu nuk e largoi mëkatin nga popullata (pasuesit) e tyre, përkundrazi i gjykoi edhe ata edhe ulematë e tyre me kufër para Pejgamberisë së Muhammedit salAllahu alejhi ue selem, pos atyre që kishin mbetur në fenë e pastër të Ibrahimit alejhi selam siq na informoi I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem: "Allahu shikoi banorët e tokës dhe i urreu arabët prej tyre dhe jo arabët, pos disave nga pasuesit e librit"[Muslimi].

Thotë Imam Neveviu Allahu e mëshiroftë: "(El Mektu) është urrejtja më e madhe që ekziston, pra Allahu i shikoi banorët e tokës para dërgimit të Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, POS DISAVE NGA PASUESIT E LIBRIT, është për qëllim, pasuesit e librit (krishterët dhe jehudët) të cilët mbetën të kapur për fenë e vërtetë të pandryshuar"[Sherh Sahihil Muslim 17/197-198].

E gjithë kjo argumenton se neglizhenca e dijetarit në transmetimin e diturisë apo devijimin që ai e përhap tek popullata, pasuesve (popullatës) nuk i largohet obligimi për kërkimin e të vërtetës përderisa kërkimi është i mundshëm, pra ata janë të obliguar të kërkojnë të vërtetën.

Tha Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: "Do t’i pasoni ata që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe dhe krah pas krahu, madje sikur ata të hynë në vrimën e hardhucës do të hyni edhe ju”. E pyetën: “Ke për qëllim çifutët dhe krishterët?” “Po kë tjetër?!” – u përgjigj Ai "[Buhariu dhe Muslimi].

Thotë Ibën Haxheri Allahu e mëshiroftë: "Thotë Ijadi (Allahu e mëshiroftë): pëllëmbë, krah, rrugë, na informon Allahu se do ti pasojnë në çdo send që e ndaloi dhe qortoi sheriati....(deri tek fjala e Ibën Haxherit): Thot Ibën Battal (Allahu e mëshiroftë): Na informoi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem se ummeti i tij do ti pason risitë dhe devijimet që ndodhën tek popujt para tyre dhe po ashtu na informoi se fundi do të jetë i keq dhe se Kijameti do të ndodhë vetëm në prezencën e njerëzve të këqij, e feja (e pastër nga devijimet) do të mbet vetëm tek disa njerëz të veçantë.

Thotë Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë): Është realizuar shumica e asaj që na paralajmëroi Ai salAllahu alejhi ue selem dhe do të realizohet edhe ajo që ka mbetur "[Fet-hul Bari 13/301].

Ky hadith argumenton se ajo e cila ndodhi me pasuesit e librit ajo do të ndodh edhe me këtë ummet, kështu që për shkak se dijetarët nuk e transmetuan të vërtetën apo se ata i devijuan njerëzit, muslimanët nuk arsyetohen për mos kërkimin e të vërtetës, njëjtë sikur që popullata e të krishterëve dhe jehudëve nuk u arsyetuan, përkundrazi edhe popullata edhe dijetarët e morën dispozitën e njëjtë për shkak të devijimit.

[El Xhamiu fi Talebil Ilmi Esh-Sherif 1/100]

Hoxhë Bajram Beluli

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

18 Oct, 19:13


#Kujdes nga “Dijetarët e devijuar dhe të humbur”.

Keni kujdes nga Ulematë zemrat e të cilëve janë të lidhur me këtë dunja, të cilët me pamjen dhe retorikën e tyre e mashtrojnë umetin dhe e devijojnë atë nga rruga e Hakkut. Sot, këta ulema janë më të njohurit dhe më të famshmit, sepse Tavagitët dhe aleatët e tyre nga kryqtarët u japin hapësirë mediatike, i promovojnë ata në një mënyrë cilësore, në TV satelitore dhe në mediat sociale (Facebook, Twitter etj.)

Qëndroni larg kategorisë së këtyre ulemave. Dëgjoni dijetarët e drejtë, edhe nëse janë napër burgje edhe nëse janë pak në numër dhe jo të famshëm. Kjo kategori e dijetarëve të devijuar, janë më të këqij dhe më të rrezikshëm se Dexhalli.

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) na përkujtoi dhe na paralajmëroi në një hadith, në Musnedin (kolekcion i haditheve) e Imam Ahmedit se:

Ebu Dheri tha: "Isha me Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) një ditë dhe e dëgjova duke thënë: "Ka diçka që kam frikë për Umetin tim (më shumë) sesa Dexhalli." Kjo më frikësoi, kështu që thashë. : “O Resul Allah! Cila është ajo?” Ai (صلى الله عليه و آله و سلم) tha: “Dijetarët e devijuar dhe të humbur”.

Këta dijetarë të humbur dhe të devijuar u përshkruan nga Profeti (صلى الله عليه و آله وسلم) si "thirrës në portat e Xhehenemit" dhe se "ata janë prej lëkurës sonë dhe flasin gjuhën tonë".

Prandaj, keni kujdes!

@akidjehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

18 Oct, 19:10


📢 Lajmrim!

Pas 30 minuta do të jemi Live me Hoxhë Zekerija Qazimi.

Ju faleminderit!

Me rrespekt Stafi përgjegjës i Hoxhë Zekerija Qazimi!

https://t.me/zekerijaqazimi1

Akidja Ehli Sunnetit

18 Oct, 13:58


VIDEO E RE ᴴᴰ

(HUTBE) Qëndrueshmëria dhe llojet e saj

Hoxhë Bajram Beluli


https://youtu.be/24qjGU9jmZw?feature=shared

Akidja Ehli Sunnetit

18 Oct, 12:21


🄽🄹🄾🄵🅃🄸🄼

░Ç░D░O░ ░T░E░ P R E M T E

PAS NAMAZIT TË JACIS

Esselamu alejkum.

Vëllezër të nderuar, ju njoftojmë se prej sot Hoxhë Bajram Beluli do të vazhdojë me vargun e ligjeratave rreth historisë së Pejgamberit Alejhi selam, Mesxhidi "Nur" në Gostivar.

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

17 Oct, 11:43


📹Shkëputje…

Ta pasojmë sunnetin e
pejgamberit ﷺ!

Shpërndaje

Akidja Ehli Sunnetit

16 Oct, 11:19


🄽🄹🄾🄵🅃🄸🄼

░Ç░D░O░ ░T░E░ ░M░E░R░K░U░R░E░

PAS NAMAZIT TË JACIS

Esselamu alejkum.

Vëllezër të nderuar, ju njoftojmë se sonte pas namazit të JACIS do të mbahet ligjëratë me hoxhën e nderuar Bajram Beluli.

Titulli i librit: " Mearixhul kabul”- vëllimi i tretë, nga autori Hafidh ibn Ahmed el Hakemi (Allahu e mëshiroftë)

Ka vend edhe për motra.

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

15 Oct, 17:10


Akidja është themeli mbi të cilën qëndron ngrehina e umetit. Përmirësimi i çdo populli dhe përparimi i tij është i lidhur ngushtë me pastërtinë e besimit dhe mendimeve të tyre. Për këtë shkak u dërguan Pejgamberët – mbi ta qoftë lëvdata dhe shpëtimi – të cilët thirrën në rregullimin e akides. Çdo i dërguar, kur e ftonte popullin e tij, fillimisht i thoshte:

 اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ 

Adhuroni Allahun, nuk keni ndonjë të adhururar tjetër përveç Tij”. (El Earaf: 59)

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ

Vërtetë Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (për t’i thënë): “Adhuroni Allahun dhe largohuni Tagutit (çdo gjëje që adhurohet veç Tij)“. (En-Nahl:36)

Kjo, sepse Allahu i Patëmetë i krijoi krijesat që ta adhurojnë të vetëm e të pa shok, ashtu siç I Lartësuari thotë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

Xhinët edhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë Mua”. ( Edh-Dharijat: 56)

Adhurimi është e drejta e Allahut mbi robërit e tij, ashtu siç i tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Muadh ibën Xhebelit radij Allahu anhu: “A e di cila është e drejta e Allahut mbi robërit dhe e drejta e robërve tek Allahu?” Tha: “E drejta e Allahut mbi robërit është që ta adhurojnë dhe të mos t’i shoqërojnë asgjë në të, kurse e drejta e robërve tek Allahu është që mos të dënojë atë që nuk i shoqëron asgjë (në adhurim).” (Buhariu 13/300 dhe Muslimi 30)

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

15 Oct, 17:03


“Rilindësve” apo “garniturës të hoxhallarëve largpamës” , me mendësi dhe ideologji të ndikuar nga dijetarët dhe shërbëtoret e tagutëve, si dhe strukturave të tyre me një  “sërë personalitetesh intelektuale”, po nga spektri i tyre, një zë po më pëshpërit se atyre do t’u  duhet për t’u reformuar mirëfilli, pavarësisht pretendimeve të tyre se janë më të dalluarit dhe të vetmit meritorë dhe legjitim për tu marrë me punët e Dinit. Vërtetë është e nevojshme që më në fund kjo garniturë me mendësi sururite të tipit saudit, të shkojë drejt çsururizmit (d.m.th. heqjes përfundimisht dorë nga  mendësitë, metodat e praktikat e tyre) dhe të krijojë një profil serioz HOXHE, ashtu siç i ka hije.

Ndonëse kjo zgjedhje atyre mundë të u duket si një dilemë tipike hamletiane, i njëjti zë më pëshpërit se ajo, me shumë gjasë, nuk do të jetë e lehtë, për të  mos thënë e parealizushme... Por, këtu në këtë përsiatjen time, më shumë kam në fokus xhematin e tyre që qorrazi i pasojnë ata. Këtë e provon edhe vetë fanatizmi i tyre.

Me siguri dhe me të drejtë, lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm mund të pyesë: – Përse “sururijë” dhe jo “murxhi”?  Sepse, do t’i përgjigjesha unë, për të qenë “murxhi”, plotësisht “murxhi”, denjësisht “murxhi”, të paktën do të ishin më të sinqertë dhe më besnik karshi parimeve të tyre të pretenduara.

Pra, mos cilësimi i tyre si “murxhi”,  është për shkak të pranisë së mendësive, metodave e praktikave sururite ose kriptosururite  në strukturat dhe programet e tyre.

Ky rrezik e kërcënon edhe xhematin e tyre. Sepse kur qelbet koka, kjo do të thotë se menjëherë pas saj do të qelbet edhe trupi (siç dihet, fjala “krye”, nga rrjedh fjala “kryesi”, ka për sinonim fjalën “kokë”) dhe, natyrisht, falë efektit domino, do të qelbet edhe xhemati  që i pason ata.

Ky rrezik e kërcënon realisht atë, sepse, siç thotë populli, peshku qelbet nga koka. Prandaj, e vetmja këshillë që mund t’u jap me shumë modesti xhematëve të këtyre “reformatorëve” për të shmangur infektimin nga idetë dhe mendësitë e tyre sururite, është që mos të rrinë pas bishtit të peshkut që po qelbet nga koka, në mënyrë që askush të mos u thotë, pas qelbëzimit të padëshiruar, “koka bën, koka pëson”!

@akidjaehlisunnetit

Akidja Ehli Sunnetit

15 Oct, 16:59


Kush quhet xhemat?

Hoxhë AbduRrahim Balla, Allahu e liroftë

@dritaeteuhidit